Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 97
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Sot 1 vit nga tragjedia e Gėrdecit

    Mė 15 mars tė vitit tė vitit 2008, ndodhi tragjedia e Gėrdecit, shpėrthimi mė i madh qė kishte ndodhur ndonjėherė nė Shqipėri. Atė ditė, e gjitha Tirana u lėkund sikur tė kishte tė rėnė tėrmet, ndėrsa nė rrethinat e saj, pikėrisht nė Gėrdec tė Vorės, armėt luftarake, shpėrthenin nė tė gjitha drejtimet, duke lėnė pas 26 tė vdekur, mbi 250 tė plagosur. Shtėpitė nė fshatin e shpėrthimit, u rrafshuan, sikur tė ishte luftė.

    Sot pas njė viti, pikėrisht nė kėtė opozita ka zgjedhur protestėn pėr tė pėrkujtuar kėtė ditė tragjike pėr qindra familje. Partia Socialiste nė njėrėn anė dhe Lėvizja Socialiste pėr Integrim nė anėn tjetėr, kanė zgjedhur tė protestojnė tė ndarė nė kėtė ditė, njofton Gazeta Start.

    Perimetri i vatrės se shpėrthimit ishte 3.5 kilometra, ndėrsa zona e kraterit 18 ha. Zona qė ndjeu ndikimin maksimal te kėtij shpėrthimi shokoi deri nė 3 mije hektarė pėrreth punishtes sė Gėrdecit, ndėrsa tronditi mijėra banorė.

    Lėkundjet qe shkaktoi nė tokė ishin ato tė njė tėrmeti 4 ballė. Forca tė shumta ushtarake dhe policore rrethuan zonėn 2 orė pas shpėrthimit pėr tė mos lejuar askėnd tė kalonte, pėr shkak se zona ishte e mbjellė me predha tė pashpėrthyera.


    Tgf
    Sui generis

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gėrdeci, PS, manifestuesit nisin marshimin drejt Tiranės

    Asnjė deklaratė politike, asnjė fjalė vetėm heshtje, lot dhe lule pėr kujtimin e 26 tė vdekurve tė pafajshėm qė humbėn jetėn nga shpėrthimi , nė Gėrdec tė Vorės. Manifestuesit nisin marshimin nė kėmbė drejt kryeqytetit. Nė marshimin paqėsor edhe kryetari i PS-sė Edi Rama, Gjinushi dhe Milo.

    TIRANE- Nis marshimi paqėsor drejt Tiranės
    Ora 12: 55 Pasi hodhen lule pranė postbllokut tė parė tė zonės sė kraterit nė Gėrdec, rreth orės 12: 45 minuta manifestuesit
    startuan marshimin paqėsor pėr tė pėrfunduar sot pasdite nė orėn 18:00 nė sheshin kryesor tė Tiranės. Manifestuesit do tė pėrshkruajnė nė kėmbė tė gjithė autostradėn Vorė- Tiranė. Grupet e interesit, ku bėjnė pjesė ish-ushtarakėt, minatorėt, veteranėt, pensionistėt, tė rinjtė, sindikatat, etj, do tė kalojnė kilometėr pas kilometri flamujt kombėtarė deri nė mbėrritjen tek mbikalimi pranė Kthesės sė Kamzės. Mė pas stafeta do tė kalojė vullnetarėve tė bashkimit pėr ndryshim. Nė autostradė prite tė shtrihet dhe flamuri shqiptar 40 metra i gjatė dhe 22 metra i gjerė, aq sa ėshtė dhe gjerėsia e autostradės Vorė- Tiranė.
    Nė marshimin paqėsor janė tė pranishėm edhe kryetari i PS-sė Edi Rama, anėtarė tė tjerė tė Partisė Socialiste, kryetari i PSD-sė Skėnder Gjinushi, kryetari i PDS, Paskal Milo, si dhe politika tė tjerė tė krahut tė opozitės

    Gėrdeci, lule, muzike funebre pėr 1 vjetorin e tragjedisė
    Ora 12:38 Njė minute heshtje mė pas tingujt vajtues tė njė violine dhe vargjet e recituara me mjeshtėri nga aktorja Luiza Xhuvanit... “Shtėpinė e pashė kur mu dogj/ Fėmijėn e pashė kur mu poq/ Sa u pėrpoqa o zot, sa u pėrpoqa o zot....”.
    Nė 12: 25 minuta nisi manifestimi i organizuar nga PS nė kujtim tė 1 vjetorit tė tragjedisė sė Gėrdecit, pėr tė pėrfunduar nė orėn 18:00 nė sheshin qėndror tė kryeqytetit. Asnjė deklaratė politike, asnjė fjalė vetėm heshtje, lot dhe lule pėr kujtimin e 26 tė vdekurve tė pafajshėm qė humbėn jetėn nė shpėrthimin e fabrikės sė demontimit Alba Demil, nė Gėrdec tė Vorės.

    Gėrdec, nis protesta e PS-sė
    Ora 12: 20 Dhjetėra familjarė tė viktimave dhe tė plagosurve tė shpėrthimit tė 15 marsit 2008, me lule nė dorė, qėndrojnė pranė zonės sė kraterit tė rrethuar me gjemba si zonė e sigurisė sė lartė. Protesta e organizuar nga Partia Socialiste nis me njė minutė heshtje. Nė protestė
    i pranishėm edhe vetė kryetari i partisė mė tė madhe nė opozitė Edi Rama, i shoqėruar nga djali i tij.
    Nga sa ėshtė planifikuar protesta pritet tė fillojė brenda pak minutash. Nėn tingujt e muzikės funebre manifestuesit, nėse do tė lejohen nga Ministria e Mbrojtjes do tė realizojnė rrethimin e kraterit me tė rinj qė do tė hedhin lule nė atė vend ku humbėn jetėn 26 njerėz tė pafajshėm.

    Gėrdeci, 1 vit nga tragjedia. PS, LSI tė ndarė nė protestė
    Ora 07:00 PS-ja dhe LSI-ja shmangin pėrplasjen para selisė sė Kryeministrisė. Organizatorėt e protestave tė dy partive tė majta pritet tė koordinojnė nė heshtje detajet e protestave, nė pėrkujtim tė 1-vjetorit tė tragjedisė sė Gėrdecit. LSI-ja pritet qė tė mbledhė mbėshtetėsit e saj nė orėn 16.30, nė sheshin “Nėnė Tereza” e rreth orės 17.00, turma e drejtuar nga LSI-ja do tė jetė para selisė sė Kryeministrisė, ku kryefjala do tė jetė largimi i Berishės. Nė bandera tė mėdhenj do tė shkruhet pikėrisht “Berisha ik”, por edhe parulla tė tjera. Po para Kryeministrisė do tė mbahen edhe fjalimet e rastit. Kjo ėshtė menduar qė tė zgjasė pėr rreth njė orė. Madje, burimet bėjnė tė ditur se edhe leja nga policia ėshtė dhėnė pėr kėtė periudhė kohe. Ndėrsa, manifestimi i PS-sė nė fakt, do tė zgjasė shumė mė gjatė. Ai do tė nisė nė orėn 12.20 nė Gėrdec, pikėrisht pranė kraterit tė shpėrthimit, ku nuk dihet nėse do tė lejohen nga Ministria e Mbrojtjes tė realizojnė rrethimit e kraterit me tė rinj qė do tė hedhin lule nė atė vend ku humbėn jetėn 26 njerėz tė pafajshėm. Po aty do tė jetė nė sfond muzika funebre. Mė pas pritet tė nisė njė stafetė e vėrtetė.
    Grupet e interesit, ku bėjnė pjesė ish-ushtarakėt, minatorėt, veteranėt, pensionistėt, tė rinjtė, sindikatat, etj, do tė kalojnė kilometėr pas kilometri flamujt kombėtarė deri nė mbėrritjen tek mbikalimi pranė Kthesės sė Kamzės. Ajo qė ėshtė e veēanta e kėsaj stafete, ėshtė se njė flamur kuq e zi me pėrmasa gjigante do tė shpaloset. Flamuri do tė jetė 40 metra i gjatė dhe 22 metra i gjerė, aq sa ē’ėshtė edhe gjerėsia e autostradės nga Vora nė Tiranė. Flamuri do tė valėzojė mbi kokat e manifestuesve, nė shenjė respekti pėr viktimat e kėsaj tragjedie, por edhe pėr tė treguar se aty, tė gjithė ata njerėz do t’i bashkojė interesi i pėrbashkėt, dhe jo interesat e partive politike. Nė intervalin e rrugės nga Kthesa e Kamzės e deri nė sheshin “Skėnderbej”, stafeta e flamurit do t’i kalojė vullnetarėve tė bashkimit pėr ndryshim. Ata do ta ēojnė nė sheshin qendror tė kryeqytetit, mendohet rreth orės 18.00. Nė kėtė moment, pritet tė mbahen edhe fjalimet e rastit. Dhe, pikėrisht pėr tė shmangur kontaktet e papėlqyeshme me pjesėn e LSI-sė, nė momentin qė ajo tė pėrfundojė protestėn e saj, PS-ja dhe ata qė do t’i bashkohen sot, do tė nisen drejt Kryeministrisė. Aty do tė ketė parulla kundėr kryeministrit Berisha, si njė nga pėrgjegjėsit kryesorė tė tragjedisė. Gjatė gjithė kėtyre ditėve, partitė kanė bėrė thirrje nė kryeqytet e nė gjithė Shqipėrinė, qė njerėzit tė bashkohen nė kujtim tė tragjedisė mė tė madhe, por edhe pėr tė kėrkuar largimin e kėsaj qeverie. Fillimisht, PS-ja dhe LSI-ja kishin lėnė orare gati tė pėrafėrta pėr protestat e tyre, por pėr tė mos degjeneruar nė njė pėrplasje thjesht pėr interesa elektorale, toleruan dhe ndryshuan diēka nė axhendėn e tyre. Ndėrkaq, policia ka marrė masa pėr bllokimin e rrugėve nga ora 7.00 deri nė orėn 20.00.

    (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Sui generis

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Reportazh, Tragjedia e Gėrdecit

    Sot mbushet njė vit nga ajo qe quhet tragjedia mė e rėndė e viteve te fundit e shkaktuar nga shperthimi i predhave ne nje fabrike demontimi qe ndodhej shume prane Tiranės, nė Gėrdec. NEWS 24 kujton momentet e tmerrit tė pėrjetuar nė mesditė qė shkaktoi 26 tė vdekur dhe 300 tė plagosur.

    TIRANE- Njėzet e gjashtė tė vdekur, 300 te plagosur, mbi 2000 shtepi te shkaterruara nga ku kane mbetur vetem gure dhe rrenoja. 91 biznese teresisht te rrenuara dhe mbi 1000 shtepi te demtuara rende. Tymi, plasjet sporadike te predhave te mbetura pa plasur e bashke me to edhe ulerimat e banoreve, qe me deshperim presin te mesojne dicka per familjaret e tyre te mbetur nen rrenoja, jane e vetmja tablo qe shoqeroi tragjedine e shperthimit ne Gerdec te shtunen e 15 Marsit te nje viti me pare.

    Ai qe dikur konsiderohej si nje fshat i krijuar me lagje dhe shtepi te vjetra dhe te reja, dy dhe trekateshe, me banore te vjeter por edhe te ardhur rishtazi aty, sidomos nga krahinat malore te Shqiperise, tani i ngjan vetem nje pjese qe dukej sikur kishte dale nga Stalingradi. Ngado neper fshatin e shkaterruar, poshte atyre qe kishin mbetur nga rrenojat e shtepive te shkaterruara, syri te kapte edhe bageti, kafshe, madje edhe gjurme gjaku te njerezve te plagosur.

    Shperthimi i pare i ores 11: 40 i shoqeruar me pas nga nje i dyte alarmoi Marqinetin e Gerdecin nderkohe qe nga fabrika famekeqe, dilte zjarr dhe tym baruti, por shperthimi i terte dhe me tragjiku i ores 12:05 minuta shkaterroi shtepite por dhe jetet e mjaft shqiptareve.

    Te paret qe hyne ne zonen e fatkeqesise ishin bluzat a bardha por dhe trupat RENEA-s dhe te Nderhyrjes se Shpejte. Ne duart e Spitalit Ushtarak vershuan njerez te djegur e te lenduar rende. Vullkani i korrupsionit shteterore nuk kurseu as femijet, 2 prej te cileve humben jeten mbi 30 te tjerė u gjymtyan perjete, as grate shtatzėna, prej te cilave 4 abortuan, dhe njera humbi jeten ne oborrin e shtepise bashke me foshjen 7 muajshe ne barkun e saj.
    Tragjedia njerezore u prek nga afer nga mjeket e infermieret por edhe nga trupat ushtarake te cilet me ore te tera mes predhave qe vazhdonin te shperthenin gjate gjithe dites, kane kerkuar te mbijetuar dhe njerez qe kerkoheshin nga familjaret e tyre.

    Sensibilizimi i shqiptareve arriti majat e tij kur qindra shqiptare vershuan drejt spitaleve per te ndihmuar me gjak por dhe veshje e ushqime ata te cileve jeta iu shkrumbua ne pak minuta ne mes te nje dite pranvere me diell.

    Sipas te dhenave zyrtare te asaj koha rrezja ne te cilen u shperndane predhat ishte 6 km larg Gerdecit duke shkuar prane pikave te gazit ne Vore por dhe depozitave te karburantit pertej Marqinetit.

    Per tre dite qielli mori ngjyre gri ndersa banoret ruajne ende ne kujtimin e tyre eren e rende te barutit dhe ulerimat dritheruese te femijeve,grave, te rinjve dhe pleqve.

    Ky ishte Gerdeci qe gjetem me 15 mars 2008 por e dhe ai qe te gjithe do ta ruajne ne kujtesen e tyre si Hiroshima, 18 km larg Tiranes zyrtare.

    (NEWS24/BalkanWeb)
    Sui generis

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    a dihet gja kush jane fajtoret e vertete
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #5
    Cuditerisht e njejta parti qe shkaterroi nje komb per 50 vjet, te njejtet njerez qe shkallmuan nje popull, sot kujtohen te derdhin lot krokodili.

    Cuditerisht ata ende nuk kane marre qofte dhe formalisht guximin te kerkojne falje per mijera gerdecat nga viti 1941 e ne vazhdim, nuk kane shprehur qofte dhe nje pike dhimbje per nje tragjedi kombetare qe e luajten kunder kombit te tyre dhe qe per fat te keq po vazhdojne ta luajne ende.

    Babai i Rames, Kristaqi, nenshkroi pa pike dhimbje per varjen e nje mesuesi-poet ne litar!

    Babai i Gjinushit, Ethemi, ka qene pjesemarres direkt i masakrave ne fshatra te Kukesit dhe ne Kosove!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    po sala a qau ndopak
    se jozi ju premtoi varrim luksi te vdekurve
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #7
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar mė parė nga goldian Lexo Postimin
    po sala a qau ndopak
    se jozi ju premtoi varrim luksi te vdekurve

    Lotėt lumė ore. Qante i shkreti Sali, tė kėpuste shpirtin kur e shikoje kaq tė prekur dhe kaq tė dėrrmuar shpirtėrisht.
    Pale tė shikoje Shkėlzenin si i iknin rrėketė e lotėve, sė bashku me tė 5 kalamajt e tij. Qante Shkėlzeni dhe qante Saliu, mundoheshin tė mbanin njėri tjetrin por e kotė.
    O Shkėlzen i thoshte Saliu, po ēna bėre kėshtu more bir, ētė duhet ty qė ngatėrrohesh me kontraband armėsh, pse nuk meresh me pronat publike? Meru ore me plazhet! Ja jot-motėr Argita i ka vėnė syrin Jalės ti shko dhe meru me Velipojėn!
    Ē'tė duhet ty me armatimet?
    Ti nuk mer vesh nga armatimet.
    Nė vitin 1997 kur e ndeza unė Shqipėrinė nė flakė ti ishte kalama.
    Njė vit mė vonė kur e vrava unė xhaxhi Azemin ti ishte akoma kalama.
    Pastaj ike nė Suedi, u martove dhe pėr 2 vjet u bėre me 5 kalamaj, ku mer vesh ti nga armatimet?
    Ēi hyn kot kontrabandės sė armėve?
    Lotėt i iknin rrėke edhe Argitės bashk me Jamarber Malltezin, qanin tė shkretėt, gjynah.
    U trondit e gjithė familja kryeministrore! Qanin e qanin e nuk kishte kush ti ngushėllonte. Ishte mbushur dyshemeja e shtėpisė me lotė.
    Qanin tė gjithė!
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  8. #8
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Krim te madh beri Shkelzen e Sali Berisha or lum miku. Ne sot diskutojme lart e poshte, po jete njerezish iken. Femije mbeten pa prinder, e anasjelltas. Shtepi e pasuri mbare u shkaterrua. Sot skenaristet e regjizoret e asaj tragjedie, luajne role aktoresh. Mjere Shqiperia ne doren e kujt ka rene...

    5 kelysh ka bere Xeni? 5 veta e shtuan faren Berishiane? Medet, duhet menduar qe tani per pensionin e pas 30 vitesh te shkojme te jetojme diku larg, larg e me larg se mamaja Shqiperi u perdhunua.

  9. #9
    Deklaratė pėr shtyp e Zėdhėnėses sė Kryeministrit, Juela Meēani


    Sot ėshtė njė ditė nderimi dhe respekti pėr 26 burra dhe gra, tė cilėt humbėn jetėn nė aksidentin tragjik tė Gėrdecit.
    Qeveria shqiptare nė 1 vjetorin e kėsaj ngjarjeje tragjike, shpreh edhe njėherė ngushėllimet mė tė thella, solidaritetin mė njerėzor familjeve tė viktimave, tė plagosurve dhe tė lėnduarve tė kėtij aksidenti tragjik dhe ndan me ta dhimbjen e humbjes sė pakompensueshme pėr ta.

    Qeveria i siguron ata tė gjithė se sikundėr deri mė sot ajo do tė jetė bashkė me ta , do tė ofrojė tė gjithė mbėshtetjen dhe solidaritetin pėr kapėrcimin e pasojave afatmesme dhe afatgjata tė kėtij aksidenti tragjik.
    Qeveria falėnderon familjet e viktimave dhe tė gjithė komunitetin e zonės sė Gėrdecit si dhe qeverinė vendore , pėr kontributin dhe bashkėpunimin e frytshėm dhe luajal me kėtė qeveri, nė tė gjithė trajtimin e problematikės sė zonės.

    Qeveria vlerėson fisnikėrinė e banorėve tė Gėrdecit qė me pėrēmim refuzuan pėrpjekjet pėr tė manipuluar me shpirtrat e njerėzve tė tyre tė dashur pėr qėllime politike dhe vlerėsuan bashkėpunimin me qeverinė dhe qėndrimin e kėsaj qeverie qė nė minutat e para pas aksidentit e deri nė ditėt e sotme.

    Qeveria qė nė minutat e para pas aksidentit organizoi operacionin e kėrkim-shpėtimit mė tė shpejtė dhe mė tė suksesshėm nė historinė e vendit, mijėra trupa tė njėsive tė ushtrisė dhe policisė si dhe qindra banorė tė zonės, u pėrballėn me vetėmohim dhe heroizėm tė pashoq , pėr ēdo minutė pėr 48 orė rresht me vdekjen dhe shpėtuan dhjetėra e dhjetėra jetė.

    Qeveria sė bashku me komunitetin dhe qeverinė vendore tė Vorės, mori tė gjitha masat organizative dhe financiare pėr rindėrtimin nė kohė rekord tė mbi 4000 banesave dhe objekteve tė rrėnuara apo tė dėmtuara nė zonė.
    Qeveria ka bėrė ēdo pėrpjekje dhe ka dhėnė ēdo ndihmė me dokumentacion dhe mbėshtetje pėr hetim tė shpejtė, tė pavarur dhe tė gjithanshėm dhe vendosjen para ligjit tė autorėve tė tragjedisė.

    Ajo nuk ėshtė pajtuar dhe nuk pajtohet me akuzat e formuluara vetėm e vetėm pėr tė fshehur pėrgjegjėsit e vėrtetė tė kėtij aksidenti tragjik, nuk ėshtė pajtuar dhe nuk pajtohet me zgjatjen e hetimit dhe pazaret politiko-mediatike me dosjen e kėsaj tragjedie.
    Pėr qeverinė shqiptare zbardhja e tė vėrtetės mbi Gėrdecin ėshtė me rėndėsi kapitale pėr drejtėsinė shqiptare.


    15/03/2009

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Jam dakort me ata qe pesuan humbjen.
    Sjam dakort me ata qe mundohen te perfitojne nga kjo tragjedi.
    Po autostrada pse duhet bllokuar?
    Ka qene ndonjeher ne ndonje shtet perendimor ky Edvini me Skendere? Qe te mos flasim per Ameriken dhe si behen demonstratat atje...

  11. #11
    Zogbythet edver rama,erion velia, skender gjinushi, paskal milo etj etj hiena te politikes se "re" bejn homazhe per te vdekurit e gerdecit....pupupupu po si su doli ndonje familjar aty perpara e te ju zhpraste plot nji karikator me "vota"...ptuuu shkerdhata ptu farr e keqeee.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Ika per te sheshi une , do rrudhet gjithe Tr aty

  13. #13
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220
    Tani nje vit nga kjo tragjedi banoret shprehen te kenaqure me ndihmen e dhene nga Qeveria dhe nuk ja vejne veshin shume Politikes

    Dhe sot Gerdeci ka rilindur
    Zona qe dikur para nje viti ishte bere shkrete tani ajo ka lulzuar me mbi 600 shtepi te reja

  14. #14
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Citim Postuar mė parė nga RaPSouL Lexo Postimin
    Gėrdeci, PS, manifestuesit nisin marshimin drejt Tiranės

    Asnjė deklaratė politike, asnjė fjalė vetėm heshtje, lot dhe lule pėr kujtimin e 26 tė vdekurve tė pafajshėm qė humbėn jetėn nga shpėrthimi , nė Gėrdec tė Vorės. Manifestuesit nisin marshimin nė kėmbė drejt kryeqytetit. Nė marshimin paqėsor edhe kryetari i PS-sė Edi Rama, Gjinushi dhe Milo.

    Po lexoja nje artikull pasi kisha lexuar kete per perkujtimin nga PS te tragjedise se Gerdecit dhe po thoja me vete: te shkretet njerez, se kush ua perdhunon kujtimin.


    Rama mbron shkaktarin e tragjedisė sė Gėrdecit

    Kryetari i Partisė Socialiste njėkohėsisht kryetar i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, nė mėnyrė paradoksale bėn mitingje me rastin e njė vjetorit tė tragjedisė sė Gėrdecit, ndėrkohė qė mbron me tė gjitha mjetet njė prej shkaktarėve kryesorė tė kėsaj tragjedie, Mihal Delijorgji njė nga tre personat e vėnė nėn akuzė nga Prokuroria pėr ngjarjen e rėndė. Nė mėnyrė tė hapur, kreu i PS po shfrytėzon tragjedinė e 26 familjeve tė fshatit tė Gėrdecit, tė cilėn humbėn jetėn e tyre pėr shkak tė aksidentit nė shpėrthimin e depove tė demontimit tė armėve, ndėrkohė qė vetė banorėt e Gėrdecit janė shprehur publikisht kundėr kėsaj proteste. Pėrveē kėsaj, me pafytyrėsi Rama mbron persona, tė cilėt janė tė implikuar nė aksidentin e rėndė tė ngjarjes dhe kjo vetėm pėr interesat e ngushta tė tij si kryetar bashkie lidhur me dhėnien e lejeve tė ndėrtimit, duke pėrfituar pėrqindje tė mėdha parash. Pronari i firmės "Albademil", Mihal Delijorgji ka qenė njė nga njerėzit kryesorė tė Edi Ramės dhe mė i mbėshteturi nga ana e tij nė dhėnien e lejeve tė ndėrtimit. Dokumentet konfirmojnė se janė tre leje ndėrtimi qė Rama i ka firmosur gjatė vitit 2007 dhe 2008 pėr Mihal Delijorgjin pėr ndėrtimin e pallateve nė Tiranė. Leja e parė qė mban firmėn e Ramės, ėshtė dhėnė me vendimin e KRT-sė sė Tiranės numėr 557 nė rrugėn e Kavajės nė sipėrfaqen e truallit 2 801 metėr katrorė. Leja e dytė pėr Delijorgjin ėshtė dhėnė po nga Edi Rama dhe mban numrin e vendimit tė KRRT 394, edhe kjo nė rrugėn e Kavajės, me sipėrfaqe 3 123.35 metėr katrorė, ndėrkohė qė leja e tretė ėshtė dhėnė sėrish nė rrugėn e Kavajės nė truallin me sipėrfaqe 3 549 metėr katrorė. Delijorgji rezulton si njė nga biznesmenėt mė tė afėrt tė Ramės dhe PS-sė. Ai ka nisur karrierėn e tij me shitjen e skrapit tė tankeve tė ushtrisė gjatė qeverisjes socialiste, duke i blerė ato me njė vlerė qesharake, dhe duke i shitur pėr skrap, ndėrkohė qė nė vlerėn e tyre reale tanket kapnin shifrat e miliona dollarėve. Sicc mund tė konstatohet lehtėsisht Rama ėshtė pėrfshirė nė afera korruptive me Mihal Delijorgjin, pasi i ka siguruar atij privilegje, duke i krijuar lehtėsira pėr leje dhe sheshe ndėrtimi pėr pallate nė Tiranė. Vetėm pak ditė mė parė, kjo lidhje u bė publike nė seancėn parlamentare ku Kryetarja e Kuvendit, i kėrkoi publikisht Ramės tė zbardhė raportet e tij me Delijorgjin dhe udhėtimin sė bashku me tė nė Kretė. "Dy pyetje kanė mbetur pa pėrgjigje gjatė gjithė kėsaj kohe: e para, pse emri i Delijorgjit nuk pėrmendet kėtu? Pyeteni kryetarin tuaj: Me kė ishte Delijorgji nė Kretė? E dyta, pėrse nuk janė hequr lejet e ndėrtimit qė Delijorgji ka nė mes tė Tiranės, tė dhėna nga kryetari juaj? Sa pjesė janė aty brenda", ėshtė shprehur Kryetarja e Kuvendit. Pyetja e kreut tė legjislativit ka mbetur pa pėrgjigje pėr faktin se, asnjė nga deputetėt e PS-sė nuk ka guxuar tė japė shpjegime pėr lidhjet e Ramės me Delijorgjin, lidhje qė tashmė janė tė njohura publikisht. (RD)




    Kush beson ne Zot e ka te lehte te besoje, se mallkimet qe jane leshuar qe prej nje viti ne adrese te atyre qe jane shkaktare per kete tragjedi, do gjejne heret a vone realizim. Mbetet te shihet nese pertej ketij denimi, do te kete dhe nje tjeter te prekshem dhe te shikueshem nga te gjithe, edhe nga jo besimtaret ne Zot.

  15. #15
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Me vjen keq qe fatekeqesi te tilla shfrytezohen per qellime politike se deri dje nuk u ra ne mendje qeveris apo politikaneve per ata njerez kurse sot u kujtuan te gjithe njeheresh sepse po afrojne zgjedhjet!
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-03-2005
    Postime
    30
    "Gjynah qe Meta shfrytezoi nje dite te madhe................"
    Se kuptoj kush eshte kjo dite e madhe? A po, eshte dita ku humben jeten 26 njerez dhe Rama e co. e quan dite te madhe. Helbete "gjynah" te mos shfrytezohen 26 arkivoe per nje dore me vota.
    "Gjynah" qe jane kaq pak ,26, se po te ishin ca me shume mbase do te dilnin dhe nja 100 vete me shume ne miting.
    Mjere ne per kete "politike te re" qe ushqehet me kufomat si korbat.

  17. #17
    :::))))((((::: Maska e ai_shoku
    Anėtarėsuar
    03-08-2007
    Vendndodhja
    United States Of Albania
    Postime
    247
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Cuditerisht e njejta parti qe shkaterroi nje komb per 50 vjet, te njejtet njerez qe shkallmuan nje popull, sot kujtohen te derdhin lot krokodili.

    Cuditerisht ata ende nuk kane marre qofte dhe formalisht guximin te kerkojne falje per mijera gerdecat nga viti 1941 e ne vazhdim, nuk kane shprehur qofte dhe nje pike dhimbje per nje tragjedi kombetare qe e luajten kunder kombit te tyre dhe qe per fat te keq po vazhdojne ta luajne ende.

    Babai i Rames, Kristaqi, nenshkroi pa pike dhimbje per varjen e nje mesuesi-poet ne litar!

    Babai i Gjinushit, Ethemi, ka qene pjesemarres direkt i masakrave ne fshatra te Kukesit dhe ne Kosove!
    Po Berisha?????? Apo e ke xhan ate prandaj se shan.

  18. #18
    maraklije Maska e bombona
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    sa keq per ata qe iken thuj se keto te tjeret ju behet dermani se po i ndrtojne shtepija dhe me te mira se qi kishin
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  19. #19
    :::))))((((::: Maska e ai_shoku
    Anėtarėsuar
    03-08-2007
    Vendndodhja
    United States Of Albania
    Postime
    247
    Citim Postuar mė parė nga necky Lexo Postimin
    Tani nje vit nga kjo tragjedi banoret shprehen te kenaqure me ndihmen e dhene nga Qeveria dhe nuk ja vejne veshin shume Politikes

    Dhe sot Gerdeci ka rilindur
    Zona qe dikur para nje viti ishte bere shkrete tani ajo ka lulzuar me mbi 600 shtepi te reja


    Cfar ndime i ka dhene qeveria? Ku jeton ti ne hene?

    Banoret qe humben te afermit dhe qe moren demshperblim per tragjedine e Gerdecit jane paditur ne gjykate nga kryetari i bashkise se Vores per abuzim.

    Mire te afermit qe humben por tani duhet te perballen dhe me drejtesine.

    Edhe ato leke qe i dhane duan tja marrin prap tani, hajde qeveri hajde lum si ne!

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e dragon+++
    Anėtarėsuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    144
    Ne rrall te par 15 marsi esht nje dit qe duhet te kujtojm viktimat e gerdecit . por kurr nuk mund te pranohet qe majta te perfitoj politikisht nga nje aksident qe per mendimin tim u shkaktua nga disa njerz antishqiptar jan hapur dilema , pse ndolli muaj para se te marrim ftesen per ne nato pse disa dit para shperthimit ishin ber disa filmime qfar lillje kishte kosta trebicka ortak bisnesi me nje ish agjent te kgb te denonconte pas shperthimit esht e vertet qevdria ka fajet e veta por nuk pranohet qe partit e majta qe nuk kan kerkuar akoma falje per krimet qe kan ber per 50 vjet ketu nuk flasim per 26 viktima por per mijra e mijra te pushkatuar te varur te internuar te diskriminuar cila esht dita te kujtojm keta ,e me bukura esht se keta njerz kenaqen me kete tragjedi i pash sot bashk e thash me vete vetem enveri nexhmia e ramizi mungon . sot esht dit zie smund te hapim gojen e te thojm qfar te duam ka shum njerez ne shqiperi qe nuk duan qe shqiperia te behet vend europian , sali berisha nuk esht njeri prej atyre ......
    DRAGON+++

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tragjedia e Qorrbelasė
    Nga ATMAN nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 13-12-2017, 04:45
  2. Tragjedia e Gerdecit dhe politizimi i tij
    Nga AVataj nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-01-2009, 09:02
  3. Pėrkujtohet tragjedia e Ēernobilit
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 14:14
  4. Tragjedi tjetėr nė det, 21 tė mbytur e 7 tė humbur
    Nga ALBA nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  5. Tragjedia, vret dy fėmijėt dhe veten
    Nga Living in Vain nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2003, 05:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •