Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Sefedini_PZ
    Anëtarësuar
    05-03-2009
    Postime
    205

    10 arsye pse duhet ta falendërojmë Zotin

    1. Duhet ta falënderosh Zotin që nuk je në burg!
    2. Duhet ta falënderosh Zotin që je shëndosh e mirë!
    3. Duhet ta falënderosh Zotin që ke ushqim dhe strehim!
    4. Duhet ta falënderosh Zotin që të ka ruajtur nga fatkeqësitë!
    5. Duhet ta falënderosh Zotin që nuk ke lindur i gjymtë!
    6. Duhet ta falënderosh Zotin që je i punësuar!
    7. Duhet ta falënderosh Zotin që ke fëmijë!
    8. Duhet ta falënderosh Zotin që të ka lindur në kontinentin Evropian!
    9. Duhet ta falënderosh Zotin që të ka dhënë mend e dituri!
    10. Duhet ta falënderosh Zotin që ke një jetë të lumtur!

    Nëse i vështron dhe mediton me kujdes këto gjëra që në fillim të duken të parëndësishme, do ta kuptosh që ka shumë njerëz në këtë botë që i kanë dhe i përjetojnë këto fatkeqësi apo që ëndërrojnë t’i kenë këto të mira që i ke ti.

    Po filloj me përshkrimin e këtyre gjërave një nga një:

    Ka shumë njerëz që janë në burg, kanë dëshirë të jetojnë të lirë, janë penduar për veprën që e kanë bërë, por duhet ta presin afatin e përmbushjes së dënimit.

    Ka shumë njerëz që janë të sëmurë rëndë e që e dijnë që kanë për të vdekur shumë shpejt por nuk mund të bëjnë agjë kundër sëmundjes dhe i numërojnë ditët që i kanë mbetur.

    Ka shumë njerëz që nuk kanë as strehim e as ushqim të cilët gëzohen kur ju ofrohet një pjatë me ushqim falas apo një batanije për ta mbuluar trupin gjatë natës.

    Ka shumë njerëz që në jetë u ndodhin fatkeqësi të një-pas-njëshme dhe në fund nuk mund të pajtohen më me jetën dhe kryejnë vetëvrasje.

    Ka shumë njerëz që lindin me të meta dhe ju vie turp të shfaqen në publik.

    Ka shumë njerëz që nuk janë në punë dhe rrijnë tërë ditën në shëpi ku në shumë raste marrin kritika të rënda apo fjalë të hidhura që ia dobësojnë edhe më shumë zemrën.

    Ka shumë njerëz që nuk kanë fëmijë e që mallin dhe dashurinë e tyre e shprehin ndaj fëmijëve të njerëzve tjerë dhe qajnë në vete sa herë që shohin ndonjë çift me fëmijë.

    Ka shumë njerëz që jetojnë në vende ku kanë mungesë të kushteve themelore të jetës si p.sh. në Afrikë apo në Indi, kurse ne përveq tjerash kemi edhe qasje interneti në shtëpitë tona.

    Ka shumë njerëz që tërë jetën bëjnë punë të rënda fizike sepse nuk kanë qenë të suksesshëm në shkollë apo mësime sepse nuk kanë mjaft inteligjencë.

    Ka shumë njerëz që edhe pse kanë pasuri nuk bëjnë jetë të lumtur.

    Allahu xh.sh. na këshillon në Kur’an:

    7:10. Ne ju vendosëm në tokë dhe ju mundësuam jetesën (mjetet për të jetuar), e pak prej jush po falënderoni.
    Vetëm Zoti mund të më gjykojë!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e eagle_black
    Anëtarësuar
    17-12-2008
    Vendndodhja
    LAGJIA E JOHANIT
    Postime
    357
    1-falenderoj zotin qe jam shqipetar 2-qe jam shqipetar keshtu vazhdon deri te dhjeta
    ``I wanna thank the almighty for making me ALBANIAN, since theres no greater HONOR``

  3. #3
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    Citim Postuar më parë nga eagle_black Lexo Postimin
    1-falenderoj zotin qe jam shqipetar 2-qe jam shqipetar keshtu vazhdon deri te dhjeta
    dhe pse ti qe je shqiptar vetem per kaq eee turp te kesh mer cun..qef i modh me e falenderu vetem per ket...
    po qe je mire me shendet si ti si familia jote(shpresoj te jet keshtu) qe ke per te henger qe ke nji shpi ku esht ngrot etj etj etj..



    kur jam ne pune dhe kur vin njereze qe jan te semur them me veten time falimenderit o zot qe jam une dhe familia ime dhe ato qe i du shendosh e mire....se me vjen shume keq kur i shikoj ne per karroca ose pa nji dore ose nuk ndigjojn dot ose nuk din te flasin etj etj etj....
    dhe per gjerat e tjer qe jan shkruajtur me siper nga sefedini PZ.........
    vetem nji gje kisha 8. Duhet ta falënderosh Zotin që të ka lindur në kontinentin Evropian! per ket nuk duhte me e falenderu se dhe ato qe nuk jetojn ne EU jetojn mire kjo me duket pak si kot....ky esht mendimi im....
    per numrat r tjer jam shume dakort
    Ndryshuar për herë të fundit nga Tironcja_BLN : 14-03-2009 më 12:08
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  4. #4
    maraklije Maska e bombona
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    1-falenderoj zotin qe jam mir me shendet,2-qe jam ne shkoll dhe kam mundesi te shkollohem,3-qe njerezit e aferm te mij jan mir,4-qe kam njerez qe me dhurojne dashuri,5-qe nuk jam e gjymtuar,6-qe nuk urrej asnje njeri,7-qe me solli nje njeri qe me ka zbukuruar jeten dhe qe me ka ber te kuptoj se jeta eshte e bukur perher,8-qe zgjohem cdo mengjes,9-qe kam per tu veshur dhe ushqyer,10-qe me dha te drjten te jetoj ne shqiperi.
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Sefedini_PZ
    Anëtarësuar
    05-03-2009
    Postime
    205
    Citim Postuar më parë nga Tironcja_BLN Lexo Postimin
    vetem nji gje kisha 8. Duhet ta falënderosh Zotin që të ka lindur në kontinentin Evropian! per ket nuk duhte me e falenderu se dhe ato qe nuk jetojn ne EU jetojn mire kjo me duket pak si kot....ky esht mendimi im....
    per numrat r tjer jam shume dakort
    Duke marre parasysh qe ne kontinentin Evropian ka shume gjelbrim, peme e perime te llojllojshme, lumenj, reshje shiu e debore, etj. dhe duke i krahasuar keto me vende te tjera qe jetojne ne shkretetira e thatesira mendoj se duhet ta falenderojme Zotin qe na ka krijuar ne Evrope.
    Kete e kam pasur qellim ta shkruaj por e kam ngaterruar temen pak.
    Vetëm Zoti mund të më gjykojë!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •