Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 115 prej 115
  1. #101
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    K'a'r'i'a

    1. Krisma e kijametit.
    2. Çka është krisma?
    3. Dhe ç'të mësoi ty se ç'është krisma?
    4. Ajo është ditë kur njerëzit bëhen si insekte të shpërndara.
    5. Dhe kodrat bëhen si leshi i shprishur.
    6. E sa i përket atij që i rëndohet peshoja e veprave të tij,
    7. Ai është në një jetë të këndshme.
    8. Ndërsa, atij që ka peshojën e lehtë të veprave të tij,
    9. Vendi i tij do të jetë në Havije.
    10. E ç'është ajo që të njohtoi se ç'është ai (Havije)?
    11. Është zjarri me nxehtësi shumë të lartë.
    Sui generis

  2. #102
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tekathur

    1. Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurirë, të fëmijëve, të pozitës)!
    2. Derisa të mos i vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni).
    3. Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë!
    4. Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni!
    5. Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu).
    6. Ju pa tjetër do ta shihni Xhehennemin.
    7. Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht.
    8. Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e dynjas).
    Sui generis

  3. #103
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    'Asr

    1. Pasha kohën!
    2. Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.
    3. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshem.
    Sui generis

  4. #104
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Humeze

    1. Mjerë për secilin që ofendon e përqesh (njerëzit),
    2. Që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet.
    3. E mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm.
    4. Jo, të mos medojë ashtu! Se ai pa tjetër do të hidhet në Hutame.
    5. E çka din ti se ç'është Hutame?
    6. Është zjarri i All-llahut i ndezur fort.
    7. Që depërton deri në loçkë të zemrës.
    8. Ai i mbyll ata, ua zë frymën.
    9. Ata janë të lidhur në pranga të njëpasnjëshme.
    Sui generis

  5. #105
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Fil

    1. A nuk e ke parë se ç'bëri Zoti yt me poseduesit e elefantit?
    2. A nuk ua bëri përpjekjen e tyre të dështuar?
    3. Dhe Ai kundër tyre lëshoi shpendë që vinin tufë-tufë!
    4. Dhe i gjuanin ata me gurë nga balta e gurëzuar!
    5. Dhe ata i bëri si gjeth i grimcuar (i përtypur)!
    Sui generis

  6. #106
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kurejsh

    1. Për hirë të garantimit që e gëzojnë kurejshitët!
    2. Garantimin e udhëtimit të tyre të lirë dimërit dhe verës!
    3. Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie,
    4. I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!
    Sui generis

  7. #107
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ma'un

    1. A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër?
    2. Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun.
    3. Dhe që nuk nxit për të ushqyer të varfërin.
    4. Pra shkatërrim është për ata që falen,
    5. të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.
    6. Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe).
    7. Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua).
    Sui generis

  8. #108
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kewther

    1. Ne, vërtet, të dhamë ty shumë mira.
    2. Andaj, ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd!
    3. E s'ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.
    Sui generis

  9. #109
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kafirun

    1. Thuaj: "O ju jobesimtarë!
    2. Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni!
    3. As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
    4. Dhe unë kurr nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni!
    5. Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj!
    6. Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!
    Sui generis

  10. #110
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nasr

    1. Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi),
    2. Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut.
    3. Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është mëshirues i madh.
    Sui generis

  11. #111
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mesed

    1. Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar!
    2. Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi!
    3. Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë.
    4. E edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra),
    5. E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur
    Sui generis

  12. #112
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ihlas

    1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
    2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
    3. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur.
    4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.
    Sui generis

  13. #113
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Felek

    1. Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,
    2. Prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi.
    3. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.
    4. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.
    5. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron
    Sui generis

  14. #114
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nas

    1. Thuaj: "Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve!
    2. Sunduesin e njerëzve,
    3. Të adhuruarin e njerëzve,
    4. Prej të keqes së cytësit që fshihet.
    5. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve,
    6. Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit".
    Sui generis

  15. #115
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Përveç versionit pdf që e keni në fillim të temës për ta shkarkuar, e solla edhe komplet librin e shenjtë Kur'anin në gjuhën shqipe edhe këtu në forum për ta lexuar secili që ka dëshirë.

    Tema do të qëndroj e mbyllur meqë besoj se nuk ka nevoj për komente të ndryshme, lexim të këndshëm.
    Sui generis

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Studiues të gjuhës shqipe
    Nga Eni në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-01-2018, 10:23
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Pastërtia e gjuhës shqipe në media
    Nga murik në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 18:10
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Konferencë ndërkombëtare për shqipen standarde
    Nga Beqari002 në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 14:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •