Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 115
  1. #61
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Saff

    1. All-llahun e madhëroi çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e Ai është mbizotëruesi, i urti.
    2. O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni?
    3. Tek All-llahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni!
    4. All-llahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij të rreshtuar si të jetë ndërtesë e fortifikuar.
    5. Dhe, (rikujto) kur Musai popullit të vet i tha: "O popull imi, pse më shqetësoni kur e dini se me të vërtetë unë jam i dërguar i All-llahut te ju!" E kur ata u shmangën (nga e vërteta), All-llahu i largoi zemrat e tyre, pse All-llahu nuk e vë në rrugë të drejtë popullin e prishur.
    6. Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: "O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!" E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: "Kjo është magji e hapët".
    7. E kush është më mizor se ai që për All-llahun shpif gënjeshtrën, kur ai thirret për në fenë islame; po All-llahu nuk i ofron udhëzimin për në rrugën e drejtë popullit zullumqarë.
    8. Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.
    9. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë.
    10. O ju që keni besuar, a t'ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:
    11. T'i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.
    12. Ai (All-llahu) iu falë mëkatet tuaja, ju shpie në Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe në pallate të bukura në Xhennetet e amshueshme, e këto janë ai suksesi më i madh.
    13. Edhe të tjera që ju i dëshironi ndihmë prej All-llahut dhe fitore e afërt, e pra, përgëzoji besimtarët!
    14. O ju që besuat, bëhuni ndihmëtarë të All-llahut, si Isai biri i Merjemes havarijunëve (besimtarëve të vet të sinqertë) u pat thënë: "Kush është ndihmëtar imi për në rrugën e All-llahut?" Havarijjunët i thanë: "ne jemi ndihmëtarë të rrugës së All-llahut!" E një grup prej beni israilëve besoi, e një grup refuzoi, e Ne, ata që besuan i përkrahëm kundër armikut të tyre dhe ashtu u bënë ngadhënjyes.
    Sui generis

  2. #62
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Xhum'a

    1. Çka ka në qiej dhe çka ka në tokë bën tesbih All-llahun, Sunduesin, të Pastërin nga çdo e metë, të Fuqishmin e të Urtin.
    2. Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t'ju lexojë ajetet e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme.
    3. (U dërgoi) edhe të tjerëve që nuk i arritën ata, Ai është ngadhnjyesi, i urti.
    4. Kjo është mirësi e All-llahut, që ia jep atij që do, e All-llahu është i zoti i dhuntisë së përsosur.
    5. Shembulli i atyre, që janë obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnë atë, është si shembulli i ndonjë gomari që bart libra. Shembull i keq, është shembull i popullit që përgënjeshtroi ajetet e All-llahut, e All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin jobesimtarë.
    6. Thuaj: "O ju që i përmbaheni jehudizmit, nëse pretendoni se jeni më të afërmit e All-llahut e jo njerëzit e tjerë, atëherë kërkonie vdekjen, po qe se jeni të sinqertë (në atë që thoni)".
    7. Po, ata nuk e dëshirojnë kurrë atë, për shkak të asaj që e punuan me duart e veta, e All-llahu e di shumë mirë se kush janë mizorët.
    8. Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t'ju zënë, e mande do të silleni te Ai që e di të padukshmën dhe të dukshëm, dhe atëherë Ai do t'ju njoftojë me atë që keni punuar".
    9. O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, falnie namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.
    10. E, kur të kryhet namazi, atëherë shpërndanuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendnie shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim.
    11. Po, kur ata shohin ndonjë tregti, ose ndonjë aheng mësyhen atje, kurse ty të lënë në këmbë. Thuaju: "Ajo që është tek All-llahu është shumë më e mirë se dëfrimi dhe tregëtia, e All-llahu është furnizuesi më i mirë!"
    Sui generis

  3. #63
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Munafikun


    1. Kur të erdhën ty hipokritët, të thanë: "Ne dëshmojmë se vërtet ti je i dërguar i All-llahut!" E, All-llahu e di se ti je i dërguar i Tij, por All-llahu dëshmon se hipokritët janë rrenacakë (kur thonë ashtu).
    2. Ata betimin e tyre e bëjnë për t'u mbrojtur, andaj ata penguan nga rruga e All-llahut. Veprimi që ata bënë është shumë i keq.
    3. Ngase ata besuan (me gojë) e pastaj mohuan, andaj zemrat e tyre u mbyllën dhe ata nuk kuptojnë.
    4. E kur t'i shohish ata, trupat e tyre të mahnisin, e kur të flasin, fjalës së tyre i vë veshin. Po ata janë si trungujt e zgavruar e të mbështetur, e çdo zë e mendojnë se është kundër tyre. Ata janë armiq, pra ruaju prej tyre! All-llahu i vraftë, si shmangen nga e vërteta!
    5. E kur u thuhet: "Ejani te i dërguari i All-llahut që ai të kërkojë prej Tij falje për ju", ata tundin kokat e tyre dhe i sheh se si ta kthejnë shpinën duke e mbajtur veten të madh.
    6. Sa u përket atyre, është krejt njësoj: si kërkove për ta falje, si nuk kërkove për ta falje (nga Zoti), sepse All-llahu kurrsesi nuk do t'i falë dhe është e sigurt se All-llahu nuk ia ofron udhëzimin popullit arrogant.
    7. Ata janë që u thonë (vendasve të Medinës): "Mos u jepni atyre që janë me të dërguarin e All-llahut (muhaxhirëve), ashtu që të shpërndahen!. Po, te All-llahu janë pasuritë (depot) e qiejve e të tokës, por hipokritët nuk janë duke kuptuar".
    8. Ata thonë: "Nëse do të kthehemi (prej luftës me beni Mustalikët) në Medinë, ai më i forti pa tjetër prej aty ka për ta përzënë atë më të dobëtin!" (ashtu thanë) Ndërsa e tërë krenaria i takon All-llahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët këtë nuk e dinë.
    9. O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të All-llahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit.
    10. Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t'i vijë vdekja, e atëherë të thotë: "O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mirëve!"
    11. Po, All-llahu kurrsesi askë nuk e shtyn për më vonë, kur atij t'i vijë afati i vet. All-llahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni.
    Sui generis

  4. #64
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tegabun

    1. Vetëm All-llahut i shprehin madhërinë e lartësimin çka ka në qiej dhe çka në tokë, dhe se vetëm e Tij është i tërë pushteti dhe vetëm Atij i takon falënderimi, e Ai është i gjithfuqishëm për çdo send.
    2. Ai është që u krijoi juve, e nga ju ka mohues dhe ka besimtarë. All-llahu e sheh shumë mirë atë që e punoni.
    3. Ai krijoi qiejt dhe tokën me urtësi të përsosur dhe Ai juve u dha formën, e formën tuaj e bëri të bukur dhe vetëm te Ai është e ardhmja.
    4. Ai e di ç'ka në qiej e në tokë, e di atë që e fshihni dhe atë që e shfaqni haptazi, sepse All-llahu di edhe atë që mbajnë në zemrat.
    5. A nuk ju erdhi lajmi i atyre që ishin më parë e nuk besuan, ndaj edhe përjetuan barrën e rëndë të punës së vet dhe ata kanë një dënim të idhët.
    6. Atë (dënim e marrin) për shkak se atyre u vinin të dërguarit e vet me argumente të qarta, e ata thoshin: "A njeriu i thjeshtë do të na udhëzojë neve?" Dhe ashtu nuk besuan dhe u zmbrapsën, po All-llahu nuk ka nevojë për ta; All-llahu është begatshëm, i falënderuar nga vetvetiu.
    7. Ata që nuk besuan, menduan se kurrsesi nuk do të ringjallen. Thuaj: "Po, pasha Zotin tim, pa tjetër do të ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar, e ajo për All-llahun është lehtë!"
    8. Atëherë pra, pranonie All-llahun, të dërguarin e Tij dhe dritën që e zbritëm Ne. All-llahu është i njohur për atë që veproni.
    9. Ditën e kijametit, kur Ai u tubon juve, ajo është ditë e mashtrimit (ditën e kijametit duket se kush është mashtruar). Kush beson All-llahun dhe bën vepra të mira. Ai ia shlyen të këqijat e tij dhe atë e fut në Xhennete, nëpër të cilat rrjedhin lumenj; aty do të jenë përgjithmonë, e ai është shpëtimi i madh.
    10. E ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, të tillët janë banorët e zjarrit; aty do të jenë përgjithmonë, e ai është përfundim i keq.
    11. Çfarëdo e keqe që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të All-llahut, e kush i beson All-llahut, Ai ia udhëzon zemrën e tij; All-llahu është i gjithdijshëm për çdo send.
    12. Pra, respektonie All-llahun dhe respektonie të dërguarin, po nëse nuk e respektoni, atëherë detyrë e të dërguarit tonë është vetëm kumtimi i qartë.
    13. All-llahu është Ai që pos Tij nuk ka tjetër, prandaj vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët.
    14. O ju që besuat, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe nga fëmijët tuaj janë armiq tuaj, andaj kini kujdes ndaj tyre, e nëse nuk merrni masa, nuk ua vini veshin dhe i falni, ta dini se edhe All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
    15. S'ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, ndërsa ajo që është tek All-llahu, është shpërblim i madh.
    16. Andaj, sa të keni mundësi ruanu prej dënimit të All-llahut, dëgjoni, respektoni dhe jepni për të mirën tuaj, e kush i ruhet lakmisë së vetvetes, të tillët janë të shpëtuarit.
    17. Nëse All-llahut i huazoni diçka të mirë, Ai juve ua shumëfishon atë dhe ju falë; All-llahu është shumë mirënjohës, i butë.
    18. Është i gjithdijshmi i të fshehtës e i të dukshmes, është ngadhënjyesi, i urti.
    Sui generis

  5. #65
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Talak

    1. O ti pejgamber, kur t'i lëshoni gratë, lëshoni ato në vigjilje të fillimit të pritjes së tyre (në kohën e pastërtisë së tyre) dhe kohën e pritjes mbanie mend mirë e kini frikë All-llahut, Zotit tuaj, dhe mos i nxirrni ato prej shtëpive të tyre, e edhe ato të mos dalin ndryshe vetëm nëse bëjnë ndonjë vepër të keqe të vërtetuar. Këto janë dispozitat e All-llahut, e kush del jashtë dispozitave të All-llahut, ai e ka dëmtuar vetveten. Ti nuk e di, All-llahu pas asaj mund të të japë diçka rishtazi.
    2. E kur t'i afrohen ato mbarimit të afatit të tyre, atëherë ose mbani (i ktheni në jetën bashkëshortore) si duhet, ose ndanu prej tyre si është e udhës, e këtë do ta dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj dhe dëshminë zbatojeni për hirë të All-llahut. Kështu këshillohet ai që i beson All-llahut dhe ditës së fundit, e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
    3. dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin).
    4. E ato nga gratë tuaja të cilave u është ndërprerë cikli mujor (menstruacioni) nëse nuk e keni ditur, koha e pritjes së tyre është tre muaj, e ashtu edhe ato që ende nuk kanë pasur menstruacion. Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin. E kush i frikësohet All-llahut, Ai atij ia lehtëson punën.
    5. Ky është vendim i All-llahut që ua zbriti juve, e kush e ka frikë All-llahun, Ai atij ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin.
    6. Ato (gratë e lëshuara), sipas mundësisë suaj i vendosni në ndonjë vend ku banoni ju, e mos i ngushtoni ato për t'i detyruar (të dalin). Në qoftë se ato janë shtatzëna, atëherë furnizoni ato derisa ta heqin barrën e tyre, e nëse ato u japin gji fëmijëve tuaj, atëherë jepnu atyre shpërblimin që u takon dhe kini mirëkuptim në mes jush ashtu si duhet, e në qoftë se hasni në vështirësi ndër vete, atëherë le të kërkojnë për të gjidhënëse tjetër.
    7. Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që është ngusht nga pasuria, le të japë nga ajo që i ka dhënë All-llahu, e All-llahu nuk ngarkon askë, vetëm aq sa i ka dhënë; mirëpo pas vështirësisë All-llahu sjell çlirim (begati).
    8. Sa shumë banorë të fshatrave, që ishin kryeneçë ndaj urdhërit të Zotit të vet dhe ndaj të dërguarëve të Tij, Ne i kemi shpërblyer me një llogari të ashpër, i kemi ndëshkuar me një dënim të papërshkrueshëm.
    9. Dhe ata e përjetuan barrën e rëndë të punës së vet, kështu që fundi i çështjes së tyre ishte dështimi.
    10. All-llahu u ka përgatitur dënim të rëndë, atyre pra, kinie frikë All-llahun o ju të zotët e mendjes. E ju që keni besuar, All-llahu u zbriti juve shpalljen (Kur'anin).
    11. Të dërguarin që ua lexon ajetet e qarta të All-llahut për t'i nxjerrë ata që besuan dhe bënë vepra të mira prej errësirave në dritë. Kush i beson All-llahut dhe bën vepra të mira, Ai e shpie atë në Xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj; aty do të jenë gjthmonë e kurrë pakëputur. All-llahu i ka dhënë atij furnizim të mirë...
    12. All-llahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej dhe prej tokës aq sa ata; në to zbatohet vendimi i Tij për ta ditur ju se All-llahu ka fuqi për çdo send dhe që me të vërtetë All-llahu ka përfshirë çdo send me dijen e vet.
    Sui generis

  6. #66
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tahrim

    1. O ti pejgamber (o ti, që të është sjellë kumtesa nga qielli),pse ia ndalon vetes atë që All-llahu ta lejoi? A kërkon me të pajtimin e grave tuaja? All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
    2. All-llahu u ka përcaktuar juve zgjidhjen e betimeve tuaja; All-llahu është kujdestari juaj; Ai është i gjithdijshmi, i urti.
    3. (Përkujto) kur Pejgamberi ndonjerës prej grave të veta i kumtoi fshehurazi një lajm, e kur ajo tregoi atë (lajm), e All-llahu (Pejgamberit) i zbuloi atij për të (kallzimin e lajmit nga ajo grua), ai ia bëri (asaj) me dije një pjesë të tregimit, kurse për pjesën tjetër heshti. E kur ai (pejgamberi) e njohtoi atë (gruan) me atë (që i kishte treguar), ajo tha: "E kush të tregoi ty këtë?" Ai tha: "Më tregoi i gjithdijshmi, njohësi i të fshehtave!"
    4. Nëse ju të dyja pendoheni te All-llahu (është më mirë për ju), sepse zemrat tuaja tanimë kanë rrëshqitur, e nëse bashkëveproni kundër tij, ta dini se All-llahu është Ai mbrojtës i tij si dhe Xhibrili dhe besimtarët e ndershëm; e kur është kështu, edhe engjëjt i dalin në ndihmë.
    5. Nëse ai u ka lëshuar juve, është detyrë e Zotit të tij t'i bëjë atij zëvendsim me gra edhe më të mira se ju; muslimane, besimtare, respektuese, penduese, adhuruese, emigruese që kanë qenë të martuara ose virgjëresha.
    6. O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruara.
    7. O ju që mohuat, sot mos u arsyetoni; ju shpërbleheni vetëm për atë që keni vepruar.
    8. O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t'i largojë prej jush të këqijat, t'u shpie në Xhennete, nën të cilat rrjedhin lumenj ditën kur All-llahu nuk e turpëron Pejgamberin e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: "Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send".
    9. O ti pejgamber, luftoji jobesimtarët e hipokritët dhe qëndro ashpër kundër tyre; vendi i tyre është Xhehennemi që është një vend i shëmtuar!
    10. Atyre që mohuan, All-llahu u sjell një shembull gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato të dyja ishin në kurorë të dy robërve të mirë nga robërit tanë, por ato të dyja i tradhtuan (në fé) ata të dy dhe këta të dy nuk mund t'i mbrojnë ato fare te All-llahu, e atyre dyjave u thuhet: "Hyni në zjarr së bashku me ata që hyjnë!"
    11. E atyre që besuan, All-llahu u solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: "Zoti im, më bën një vend pranë mëshirës sate në Xhennet dhe më shpëto prej faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor!"
    12. Edhe Merjemen të bijën e Imranit, që e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës sonë i frymëzuam një shpirt e ajo i besoi fjalët e Zotit të saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme.
    Sui generis

  7. #67
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mulk

    1. I madhëruar është Ai, që në dorën e fuqisë së Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send.
    2. Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhnjyesi, mëkatëfalësi.
    3. Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj, drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje?
    4. Mandej, herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet të ti i përulur dhe i molisur.
    5. Ne, qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriquese) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve, të cilëve u kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të madh.
    6. Dënimi në Xhehennem është edhe për ata që nuk i besuan Zotit të tyre; sa vend i keq është ai!
    7. Kur të hidhen në të, ata do t'ia dëgjojnë atij ushtimën e ai vlon.
    8. Nga zemërimi, ai gati copëtohet. Sa herë që hidhet në të ndonjë turmë, roja i pyet: "A nuk ju pat ardhur juve ndonjë pejgamber (qortues)?"
    9. Ata thonë: "Po, na erdhi pejgamberi, por ne e përgënjeshtruam dhe ne u thamë: "All-llahu nuk shpalli asgjë, e ju nuk jeni tjetër vetëm se në një humbje të nadhe!"
    10. Dhe thonë: "Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim ndër banuesit e zjarrit".
    11. Pra, i pranojmë mëkatet e veta; banuesit e zjarrit qofshin larg mëshirës.
    12. Ata, që pa parë i frikësoheshin Zotit të vet, për ta ka falje dhe shpërblim të madh.
    13. E, ju fshihnie ose thonie fjalën tuaj haptas; Ai s'ka dyshim se e di çka fshehni në zemrat tuaja.
    14. A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai dëpërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë.
    15. Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj, ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm te Ai është e ardhmja.
    16. A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos ju shafit (të mos u lëshoj) toka kur të dridhet.
    17. A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndonjë stuhi me rrebesh gurësh. E pra, do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im!
    18. Edhe ata që ishin para tyre përgënjeshtruan, por çfarë ishte dënimi Im?
    19. A nuk i shikuan ata shpezët përmbi ta krahëhapur dhe kur krahët i palojnë, ato nuk i mban në ajër pos Fuqiplotit. Ai është që çdo send e sheh dhe e di.
    20. Kush është ajo ushtëri juaja që do t'ju ndihmojë, pos Mëshiruesit? Është e vërtetë se jobesimtarët gjenden në një mashtrim të madh.
    21. Kush është ai që ju ushqen, po qe se Ai ua ndërpret furnizimin e vet? Jo, askush, por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërvënie.
    22. A është më i udhëzuar ai që ecën i përmbysur me fytyrë në tokë, apo ai që ecën në pozicion qëndrues rrugës së drejtë?
    23. Thuaj: "Ai është që ju krijoi, ju dhuroi të dëgjuarit, të parit dhe mendjen, kurse pak po falënderoni"
    24. Thuaj: "Ai është që ju krijoi e ju shumoi në tokë dhe vetëm te Ai do të tuboheni!"
    25. E, ata po thonë: "Kur do të sendërtohet ky premtim, po qe se jeni të vërtetë?"
    26. Thuaj: "Atë e di vetëm All-llahu, e unë jam një qortues që ju bën me dije!"
    27. Kur ta shohin atë (Xhehennemin) se po u afrohet, fytyrat e atyre që nuk besuan u shëmtohen dhe u thuhet: "Ky është ai që ju e kërkonit sa më shpejt!"
    28. Thuaj: "Më tregoni pra, nëse All-llahu më merr shpirtin mua dhe atyre që janë me mua, ose na mëshiron, kush do t'i mbrojë jobesimtarët prej një dënimi të mundimshëm?"
    29. Thuaj: "Ai është Mëshiruesi, Atij i kemi besuar dhe vetëm tek Ai jemi mbështetur, kurse ju do ta kuptoni se kush njëmend është ai i humburi!"
    30. Thuaj: "Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t'ju sjell ujë mbitokësor (burimor)?"
    Sui generis

  8. #68
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kalem

    1. Nun, betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë!
    2. Ti, me dhuratën (pejgamber) e Zotit tënd, nuk je i çmendur!
    3. Dhe se ti, padyshim do të kesh shpërblim të pandërprerë!
    4. Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali!
    5. Më vonë ti do të shohësh, edhe ata do të shohin.
    6. Se cili prej jush është i çmendur?
    7. S'ka dyshim se Zoti yt është Ai që e di më së miri se kush është ai që ka humbur prej rrugës së Tij dhe Ai e di më së miri për të udhëzuarit.
    8. Andaj, ti mos u pajto me gënjeshtarët!
    9. Ata kanë dëshirë që ti të bësh lajka.
    10. Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër!
    11. që është përgojues e ban fjalë ndër njerëz.
    12. Shumë koprrac ndaj rrugës së mbarë, i pafrenueshëm, mëkatarë,
    13. që është shumë i vrazhdë, më në fund edhe kopil (nuk i dihet baba).
    14. (Mos e respekto) Vetëm pse ka pasuri e djem!
    15. Kur atij i lexohen ajetet Tona, ai thotë: "Legjenda të të parëve!"
    16. Ne do ta dëmkosim atë në turi (në hundë).
    17. Ne i sprovuam ata (mekasit) sikurse i kemi pas sprovuar pronarët e kopshtit. Kur u betuan se do të vjelin atë herët në agim.
    18. E nuk thanë (kur u betuan): "Në dashtë All-llahu - inshall -llahu!"
    19. E, sa qenë ata fjetur, atë (kopshtin) e goditi një bela nga Zoti yt.
    20. Dhe ai gdhiu si të ishte i vjelë.
    21. Ata në mëngjes thërritnin njëri-tjetrin.
    22. Ngrihuni herët te prodhimet e tuaja, nëse doni t'i vilni!
    23. Dhe ata vajtën duke pëshpëritur në mes vete (të mos i dëgjojnë kush).
    24. Të mos lejojnë të afrohet sot në të asnjë i varfër.
    26. E kur e panë atë, thanë: "S'ka dyshim, ne kemi humbur (rrugën)".
    27. Jo, (ne nuk kemi humbur rrugën) por paskemi mbetur pa të!
    28. Ai me maturi prej tyre tha: "A nuk ju thashë përse nuk e përmendi Zotin?"
    29. Atëherë ata thanë: "I pafajshëm është Zoti ynë, ne ishim të padrejtë"
    30. Dhe u kthyen e po e qortojën njëri-tjetrin.
    31. Thanë: "Të mjerët ne, vërtet ne ishim jashtë rrugës!"
    32. Shpresohet se Zoti yt do na zëvendsojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne në të vetëm te Zoti ynë mbajmë shpresën.
    33. Ja, kështu do të jenë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë.
    34. Është e sigurt se për të devotshmit do të ketë te Zoti i tyre kopshte të begatshme.
    35. A do ti bëjmë krminelët të barabartë me muslimanët?
    36. Ç'është me ju, si gjykoni ashtu?
    37. A mos keni ndonjë libër, e prej saj mësoni?
    38. E ju do të keni atje çka të dëshironi?
    39. Amos keni ndonjë zotim të fortë prej Nesh që vazhdon deri në kijamet, se do ta rrini atë që dëshironi?
    40. Pyeti ata se cili është prej tyre që u garanton atë?
    41. Apo ata kanë ortakë (zota) që u garantojnë, pra le t'i sjellin ortakët e vet, nëse e thonë të vëtetën?
    42. (Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çështja deri në kulm (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk mundën.
    43. Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata - talleshin).
    44. Pra më lë Mua dhe ata që e mohojnë këtë Kur'an. Ne do t'i afrojmë ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk presin.
    45. Dhe atyre Unë u jap afat, sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë.
    46. A mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar me dhëniet?
    47. A mos te ta është e fshehta (e Lehvi Mahfudhit), e ata prej aty trumbetojnë (se janë të mirë)?
    48. Po ti, bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd, e mos u bë si ai peshkut në kohën kur pat thirrur (Zotin) dhe ishte i mllefosur.
    49. Sikur të mos i afrohej atij mëshirë nga Zoti i tij, do të hidhej në shkretërirë i demoralizuar.
    50. Po Zoti i tij, e bëri atë të zgjedhur prej të mirëve.
    51. E ata që nuk besuan gati sa të zhdukin me shikimet e tyre, kur dëgjuan Kur'anin, e (nga inati) thanë: "Ai është i marrë!"
    52. Po ai (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botën (e njerëzve e të xhinëve).
    Sui generis

  9. #69
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Hakka

    1. Momenti i katastrofës së përgjithshme (kijameti).
    2. Ç'është kijameti?
    3. Ç'ka të mësoi ty se ç'është kijameti?
    4. Themudi dhe Adi përgënjeshtruan tronditjen (kijametin).
    5. Sa i përket Themudit, ata u shkatërruan me krismë të tmerrshme.
    6. Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme.
    7. Atë Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht, kur shihje njerëzit në to të rrëzuar si të ishi trupa hurmash të zgavëruara.
    8. A e sheh prej tyre ndonjë që ka mbetur?
    9. Erdhi faraoni dhe ata që ishin para tij si dhe të përmbysurit (fshatrat e popullit të Lutit), me punë të gabuara.
    10. Ata kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, e Ai i dënoi ata me një dënim edhe më të madh (prej dënimeve të mëparshëm).
    11. Pasi që uji pat vërshuar, Ne ju bartëm në anije.
    12. Për ta bërë atë (ngjarje) përkujtim për ju dhe për ta ruajtur atë veshët që janë përkujtues.
    13. E kur të fryhet në surë një e fryme.
    14. Dhe të ngrihen toka e kodrat e t'i mëshojnë njëra-tjetrës me një të goditur.
    15. Në atë kohë ndodh e vërteta (kijameti).
    16. E qielli çahet, pse ai atë ditë është i raskapitur.
    17. Dhe engjëjt qëndrojnë në skajet (anët) e tij, e atë ditë, tetë (engjëj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tënd.
    18. Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji.
    19. Kujt t'i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: "O ju, qe, lexonie librin tim!"
    20. Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time.
    21. Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme.
    22. Në një Xhennet të lartë.
    23. Pemët e tij i ka krejt afër.
    24. (E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë.
    25. Ndërkaq, kujt i jepen librat e veta nga e majta, ai thotë: "O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im.
    26. Dhe të mos dijsha fare se çka është llogaria ime.
    27. Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua.
    28. Pasuria ime nuk më bëri fare dobi.
    29. U hoq prej meje çdo kompetencë imja.
    30. U thuhet zebanive: Kapnie atë, vënja prangat!
    31. Pastaj atë shtinie në Xhehennem...
    32. Mandej, lidhne atë me një zingjirë të gjatë shtatëdhjetë kutë.
    33. Pse ai ka qenë që nuk besoi All-llahun e madhëruar.
    34. Ai nuk nxiste për t'i ushqyer të varfërit.
    35. Ai sot nuk ka këtu ndonjë mik.
    36. As ushqim tjetër përveç të të shplarave.
    37. Që atë nuk e ha kush, pos mëkatarëve.
    38. Pra Unë betohem në atë që e shihni!
    39. Edhe në atë që nuk e shihni!
    40. Se me të vërtetë ai (Kur'ani) është fjalë (e Zotit) që e lexon i dërguari i ndershëm.
    41. Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, po ju nuk besoni.
    42. Nuk është as fjalë e ndonji falltori, po ju nuk besoni.
    43. Është zbritje prej Zotit të botëve!
    44. Sikur të trillonte ai (Muhammedi) për Ne ndonjë fjalë!
    45. Ne do ta kapim atë me fuqinë Tonë.
    46. E pastaj do t'ia këputnim atij arterien e zemrës.
    47. Askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij.
    48. Ai (kur'ani) është këshillë për të ruajturit.
    49. S'ka dyshim se Ne dijmë që prej jush ka që e përgënjeshtrojnë.
    50. Ai (Kur'ani) njëmend do të jetë dëshprim për jobesimtarët.
    51. Ai është e vërtetë bindëse!
    52. Andaj, ti lartësoje nga të metat Zotin tënd të madhëruar!
    Sui generis

  10. #70
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Me'arixh

    1. Një lutës e kërkoi dënimin e pashmangshëm,
    2. për jobesimtarët. Atë (dënim) s'ka kush që mund ta ndalë.
    3. Ai dënim vjen nga All-llahu, pronari i shkallëve të larta (në qiej).
    4. Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet).
    5. Ti, pra, duro me një durim pa ankesë (të mirë).
    6. Atyre u duket ai larg,
    7. Kurse Neve ai na duket afër.
    8. Dita kur qielli të bëhet si kallaji i shkrirë.
    9. Kodrat të bëhen si leshi i lënurur.
    10. Dhe asnjë mik nuk pyet për mikun.
    11. Edhe pse ata shihen ndërmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njëri-tjetrit). Krimineli dëshiron sikur të kishte paguar dënimin e asaj dite me bijtë e vet.
    12. Dhe me gruan e vet dhe me vëllain e vet.
    13. Edhe me të afërmit e tij që ai te ata mbështetej.
    14. Edhe me krejt çka ka në tokë, e vetëm të kishte shpëtuar!
    15. Jo, kurrsesi, ajo (para) është Ledhdha - flaka (emër i Xhehennemit).
    16. Është që heq kapakët e kokës.
    17. Që e thërret (tërheq prej vetes) atë që është zbrapsur e larguar (prej besimit).
    18. Dhe që ka tubuar (pasuri) dhe e ka ruajtur (fshehur).
    19. Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm.
    20. Pse kur e godit ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi.
    21. Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprac.
    22. Përveç atyre që falen,
    23. të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre.
    24. Dhe ata që në pasurinë e vet kanë ndarë në një pjesë të caktuar.
    25. Për lypësin dhe për nevojtarin që nuk lyp.
    26. Edhe ata që e besojnë bindshëm ditën e gjykimit.
    27. Edhe ata që i frikësohen dënimit nga Zoti i tyre.
    28. Sepse është e vërtetë që nuk ka shpëtim prej dënimit nga Zoti i tyre.
    29. Edhe ata që janë ruajtur prej punëve të ndyra (amorale).
    30. Me përjashtim ndaj grave të veta dhe ndaj robëreshave që i kanë në posedim, ata nuk qortohen për to.
    31. E kush kërkon përveç tyre, të tillët janë të shfrenuar (meritojnë dënim).
    32. Edhe ata që janë besnikë ndaj amanetit që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë.
    33. Edhe ata që dëshminë e vet e zbatojnë (nuk e mohojnë, nuk e fshehin).
    34. Edhe ata që janë të kujdesshëm ndaj rregullave të namazit të tyre.
    35. Të tillët janë në Xhennete dhe janë të nderuar.
    36. Ç'është me ata që nuk besuan dhe zgjasin qafat nga ti?
    37. Ulën në grupe në të djathtë e në të majtë teje?
    38. A dëshiron secili prej tyre të hyjë në Xhennetin e begatshëm?
    39. Kurrsesi! Ne i krijuam ata nga ajo çka ata e dinë.
    40. Pra betohem në Zotin e lindjeve e të perëndimeve, se Ne kemi fuqi.
    41. të zëvendësojmë me më të mirë se ata dhe Ne nuk mund të na dalë kush para.
    42. Po ti lëri ata të zhyten edhe më thellë në të kota dhe të dëfrehen deri që të ballafaqohen në ditën e tyre që po u premtohet.
    43. Ditën kur duke u ngutur dalin prej varreve, sikur nguteshin te idhujt,
    44. Me shikimet e tyre të përulura i ka kapluar poshtërimi. Ajo është dita që ka qenë premtuar.
    Sui generis

  11. #71
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nuh

    1. Ne e dërguam Nuhun e populli i vet (dhe i thamë): "Tërhiqja vërejtjen popullit tënd para se ata t'i godasë dënimi i rëndë!"
    2. Ai tha: "O populli im, unë jam i dërguar te ju, jam i qartë.
    3. Adhuronie All-llahun, kini frikë prej Tij dhe mua më dëgjoni.
    4. Ai u falë juve nga mëkatet tuaja dhe ua vazhdon jetën deri në një afat të caktuar (pa u dënuar), e kur të vijë afati i caktuar prej All-llahut, ai nuk shtyhet për më vonë, nëse jeni që e dini".
    5. Ai tha: "O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën e ditën.
    6. Por thirrja ime vetëm ua shtoi ikjen.
    7. Dhe sa herë që unë i thërritja ata për t'u falur Ti mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe e mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë.
    8. Pastaj, unë i kam thirrur ata haptazi.
    9. Pastaj unë thirrjen ua drejtoja atyre haptazi, e shumë herë edhe fshehurazi".
    10. Unë u thashë: "Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë;
    11. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk,
    12. Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.
    13. Ç'është me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton?
    14. Kur Ai ju krijoi në disa etapa.
    15. A nuk e keni parë se si All-llahu krijoi shtatë palë qiej (në kate).
    16. Dhe në ta hënën e bëri dritë, diellin e bëri ndriçues.
    17. Dhe All-llahu u shpiku juve prej tokës si bimë.
    18. Pastaj ju kthen në të pa dyshim ju nxjerr sërish.
    19. All-llahu juve ua bëri tokën të sheshtë.
    20. Që nëpër të të ecni rrugëve të gjera".
    21. Nuhu tha: "Zoti im, ata më kundërshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikëve), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin.
    22. Dhe ata (pasanikët) u kurdisën atyre kurthe shumë të mëdha".
    23. Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvva-në, e Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n.
    24. Dhe ata i bënë të humbur shumë sish, e Ti zullumqarëve mos u jep tjetër, por vetëm humbje.
    25. Për shkak të mëkateve të tyre ata u përmbytën dhe menjëherë u futën në zjarr dhe ata, përveç All-llahut, nuk gjetën ndihmëtarë.
    26. E Nuhu tha: "O Zoti im, mos lë mbi tokë asnjë nga jobesimtarët!
    27. Sepse, nëse Ti i lë ata, robërit Tu do t'i humbin dhe prej tyre nuk lind tjetër, vetëm të prishur e jobesimtarë.
    28. Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë, edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim".
    Sui generis

  12. #72
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Xhinn

    1. Thuaj: "Mua më shpalllet se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur'anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: "Ne kemi dëgjuar një Kur'an që mahnit,
    2. që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t'ia shoqërojmë më askë"
    3. Dhe se lartësia e madhëruar e Zotit tonë, nuk është që ka as grua, as fëmijë.
    4. S'ka dyshim se ai mendjelehti jonë fliste të pavërteta ndaj All-llahut.
    5. Ndërsa, ne kemi pas menduar se as njerëzit, as xhinët nuk flasin gënjeshtra përkitazi me All-llahu,
    6. Dhe se ka pasur burra prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej disa xhinëve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe më shumë arrogancën.
    7. Dhe se ata (njerëzit) kanë menduar, siç keni menduar edhe ju, se All-llahu nuk ka për të ringjallur askë.
    8. Dhe vërtet, ne kemi hulumtuar ta arrijnë qiellin, po atë e gjetëm përplot roje të forta dhe me shkëndija (zjarri që djeg),
    9. Dhe ne më parë hulumtonim në vendëvështrim për të dëgjuar, e kush përpiqet të dëgjojë tash, ai has në pusinë e shkëndijës së zjarrtë.
    10. Ne nuk e dimë se me këtë (përgaditje të qiellit) është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që ata t'i udhëzojë.
    11. Është e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë aq të mirë, sepse ne kemi qenë në drejtime të ndryshme.
    12. Dhe ne kemi qenë të bindur se All-llahut nuk mund t'i shmangemi në tokë e as nuk mund t'i shpëtojmë Atij duke ikur.
    13. Dhe ne, sapo e dëgjuam udhëzimin (Kur'anin), i besuam atij, e kush e beson Zotit të vet, ai nuk i frikësohet ndonjë dënimi e as ndonjë padrejtësie.
    14. Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë (myslimanë) dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi islamin, të tillët mësynë rrugën e shpëtimit.
    15. Ndërsa, ata që lëshuan rrugën, ata u bënë lëndë e Xhehennemit!
    16. Sikur ata (idhujtarët) t'i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t'iu lëshonim atyre ujë me bollëk,
    17. Për të sprovuar me të. E kush ia kthen shpinën adhurimit ndaj Zotit të vet, Ai e shpie atë në vuajtje të padurueshme.
    18. Dhe (mua më shpallet) e vërtetë xhamitë janë veçant për të adhuruar All-llahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me All-llahun!
    19. Dhe se kur u ngrit robi i All-llahut ta adhurojë Atë, ata (xhinët ose idhujtarët) gati hipnin njëri mbi tjetërin për të dëgjuar.
    20. Thuaj: "Unë dëshiroj vetëm Zotin tim dhe Atij nuk i bëj asnjë shok!"
    21. Thuaj: "Unë nuk kam në dorë që t'ju largojë dëmin, as t'ju sjell dobi!"
    22. Thuaj: "Është e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej (dënimit) të All-llahut dhe përveç Tij, unë nuk gjej mbështetje".
    23. (Nuk kam në dorë tjetër), përveç kumtimin prej All-llahut dhe përveç shpalljeve të Tij. Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e tij, i tij është zjarri i Xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë, pambarim.
    24. Derisa kur ta shohin atë që u premtohet, atëherë do të kuptojnë se kush është më i dobët në ndihmë dhe më i vogël në numër.
    25. Thuaj: "Unë nuk e di a do të jetë afër ajo që u premtohet, apo Zoti im do ta vonojë atë shumë?"
    26. Ai është që e di të fshehtën, por fshehtësinë e vet nuk ia zbulon askujt.
    27. Me përjashtim të ndonjë të dërguari që Ai do. Atë botë Ai vë roje para edhe prapa tij (kur i shpall fshehtësinë),
    28. Për ta ditur (për t'u dukur) se ata kanë kumtuar shpalljet e Zotit të tyre, dhe se Ai ka përfshi atë te ata, dhe Ai e di sasinë e çdo gjëje që ekziston.
    Sui generis

  13. #73
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Muzemmil

    1. O ti i mbështjellë!
    2. Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj.
    3. Gjysmën e saj ose diç më pak se gjysmën.
    4. Ose shto diç prej saj dhe Kur'anin lexoje me vëmendje.
    5. Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe).
    6. E s'ka dyshim se akiviteti i natës është fuqizues dhe fjalë më e qartë.
    7. Vërtet, Ti gjatë ditës ke angazhim të gjatë (të madh).
    8. Po ti përmende Zotin tënd dhe plotësisht përkushtoju Atij!
    9. Zot i lindjes dhe i perëndimit, nuk ka zot tjetër vetëm Ai, pra Atë merrë për mbështetje.
    10. Dhe kij durim ndaj asaj që të thonë dhe largohu atyre i matur.
    11. Dhe më lë Mua për ata gënjeshtarët pasanikë, dhe jepu atyre pak afat.
    12. Se me të vërtetë te Ne ka pranga e zjarr.
    13. Edhe ushqim që nuk gëlltitet edhe dënim të dhembshëm.
    14. Atë ditë kur toka e kodrat të dridhen, e kodrat bëhen rërë rrëshqitëse.
    15. Ne dërguam te ju të dërguar që dëshmon kundër jush, ashtu siç patëm dërguar edhe te faraoni të dërguar.
    16. E faraoni e kundërshtoi të dërguarin, andaj Ne i dhamë atij një dënim të rëndë.
    17. Nëse ju mohoni, si do të mbroheni në një ditë që fëmijët do t'i bëjë pleq?
    18. Atë ditë qielli do të çahet dhe premtimi i Tij do të realizohet.
    19. Këto janë një përkujtim qortues, e kush do, ai e zgjedh rrugën për te Zoti i vet.
    20. Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj a një të tretën e saj. All-llahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës dhe Ai e diti që ju nuk do mund t'i përmbaheni asaj, andaj u lehtësoi juve, pra falnu duke lexuar Kur'an sa t'ju vijë më lehtë prej namazit. Ai e diti se nga ju do të ketë të sëmurë dhe të tjerët që gjallërojnë nëpër tokë dke kërkuar nga begatitë e All-llahut, e dhe të tjerë që luftojnë në rrugën e All-llahut, pra falnu dhe lexoni sa të jetë më lehtë për tij dhe kryene me rregull faljen, jepne zeqatin, huazoni (jepni sadaka) për hir të All-llahut hua të mirë, se çka të përgatitni për veten tuaj prej të mirave, atë do ta gjeni te All-llahu edhe më të mirë, dhe shpërblim më të madh, e kërkoni falje prej All-llahut, se All-llahu është mëkatfalës, mëshirues!
    Sui generis

  14. #74
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mudeththir

    1. O ti i mbuluar!
    2. Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur).
    3. Dhe madhëroje Zotin tënd!
    4. Dhe rrobat tua pastroji!
    5. Dhe të keqës së ndyrë largohu!
    6. Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë!
    7. Dhe për hir të Zotit tënd duro!
    8. E,kur të fryhet në Sur,
    9. Atëherë ajo është ditë e vështirë.
    10. Për jobesimtarët është jo e lehtë.
    11. Ti, më le Mua dhe atë që e krijova të vetmuar.
    12. Dhe bëra këtë pasuri të madhe.
    13. E bëra edhe me djem që i ka me vete.
    14. Dhe Unë i lash në disponim të gjitha mundësitë.
    15. E ai lakmon që t'i shtoj edhe më tepër.
    16. E jo, se ai vërtet ishte mohues i fakteve tona!
    17. Atë do ta ndrydhi me një dënim të rëndë e të padurueshëm.
    18. Pse ai shumë mendonte, radhite e përgatiste (për Kur'anin).
    19. Qoftë i shkatërruar, po si përceptonte?
    20. Prapë qoftë i shkatërruar, po si përceptonte?
    21. Ai sërish thellohej në mendime.
    22. Pastaj mrrolej dhe bëhej edhe i vrazhdë.
    23. Pastaj ktheu shpinën me mendjemadhësi.
    24. E tha: "Ky (Kur'ani) nuk është tjetër, vetëm se magji që përcillet prej të tjerëve.
    25. Ky nuk është tjetër, përveç fjalë njerëzish!"
    26. E Unë atë do ta hedhë në Sekar!
    27. E, ku e di ti se çka është Sekar?
    28. Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur.
    29. Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat.
    30. Mbikëqyrës mbi të janë nëntëmbëdhjetë.
    31. E mbiqëkyrës të zjarrit, Ne nuk bëjmë tjetër, përveç engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kur'an) nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata që nuk besuan, e që të binden ata që u është dhënë libri, e atyre që besuan t'u shtohet besimi, e atyre që u është dhëmë libri dhe besimtarët të mos kenë dyshim, dhe ata që zemrat i kanë të sëmura dhe jobesimtarët të thonë: "Ka dashti All-llahu me këtë shembull?" Ja ashtu, All-llahu e lë të humbur atë që do, e ushtrinë e Zotit tënd nuk e di kush pos Atij, e ai (Sekari), nuk është tjetër vetëm se një përkujtim për njerëz.
    32. Jo, nuk është ashtu, Pasha hënën!
    33. Edhe natën kur tërhiqet!
    34. Edhe agimin kur agon!
    35. S'ka dyshim se ai (Sekari) është një nga belatë më të mëdha.
    36. Është vërejtje për njerëz!
    37. Për atë nga mesi juaj që dëshiron të përparojë (në të mira) apo të ngecë.
    38. Secili njeri është pengë i veprës së vet.
    39. Përveç atyre të djathtëve.
    40. Që janë në Xhennete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit,
    41. Përkitazi me kriminelët (e u thonë):
    42. "Çka u solli juve në Sekar?"
    43. Ata thonë: "Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz);
    44. Nuk kemi qenë që ushqyenim të varfërit;
    45. Dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë të kota.
    46. Dhe kemi qenë që nuk e besonim ditën e gjykimit.
    47. Derisa na erdhi e vërteta (vdekja)!"
    48. E tanimë, atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve,
    49. Po çka kishin ata që largohesin prej këshillës (Kur'ait)?
    50. Ata ishin si gomarë të trembur (të egër).
    51. Që ikin prej luanit (ose prej gjahtarit).
    52. Veç kësaj, secili prej tyre dëshironte t'i jepej libër i posaçëm (i hapët, i qartë).
    53. E jo! Por ata janë që nuk frikësohen botës tjetër.
    54. Dhe jo! Se ai (Kur'ani) është këshillë e lartë.
    55. E kush do, këshillohet me të.
    56. Po ata nuk mund të marrin mësim prej tij, vetëm nëse All-llahu di, Ai është i denjë për t'iu ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh!
    Sui generis

  15. #75
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kijame

    1. Btohem në ditën e kijametit;
    2. Betohem në shpirtin që është shumë qortues!
    3. A mendon njeriu se nuk do t'i tubojmë eshtrat e tij?
    4. Po, do t'ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t'ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!
    5. Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe mëtej në mëkate.
    6. Andaj edhe pyet: "Kur është dita e kijametit?"
    7. E, kur të merren sytë (të parët)?
    8. E të zëhet hëna (errësohet),
    9. Dhe të bashkohet dielli e hëna.
    10. Atë ditë njeriu do të thotë: "Nga të iket!"
    11. Jo, nuk ka strehim!
    12. Atë ditë vetëm te Zoti yt është caku!
    13. Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që la prapa.
    14. Po njeriu është dëshmitar i vetvetes.
    15. Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta.
    16. Ti (Muhammed) mos shqipto atë (Kur'anin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë!
    17. Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij!
    18. E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij.
    19. Dhe pastaj është obligim i yni që ta shkoqisim atë.
    20. Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (dynjanë).
    21. Dhe e lini pas shpine atë të ardhmen (ahiretin).
    22. Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara).
    23. Që Zotin e tyre e shikojnë.
    24. Atë ditë ka fytyra edhe të vrazhda.
    25. Që presin t'u thyhet kurrizi (të shkatërrohen).
    26. Jo dhe Jo! Po kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit),
    27. Dhe thuhet (nga familja e të afërmit): "Kush do ta shërojë?"
    28. Dhe ai bindet se ai po ndahet.
    29. E t'i puqet kofsha për kofshe (t'i vështirësohet gjendja).
    30. Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet.
    31. E ai as nuk vërtetoi atë që duhej, as nuk u falë.
    32. Por përgënjeshtroi dhe ktheu shpinën.
    33. Dhe shkonte te familja e tij me fodullëk.
    34. Të është afruar ty e keqja e t'u afroftë! (ose i mjeri ti i mjeri).
    35. Edhe nje herë t'u afrua ty e keqja; t'u afroftë!
    36. A mos mëndon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie).
    37. A nuk ka qenë ai në një pikë ujë që derdhet.
    38. E pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi?
    39. Dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën.
    40. A nuk është Ai (Zot) i fuqishëm që i ngjall të vdekurit?
    Sui generis

  16. #76
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Insan

    1. Vërtetë ka kaluar një periudhë kohore, që njeriu nuk ekzistonnte fare si një diçka i përmendur.
    2. Ne e krijuam prej një uji të bashkëdyzuar për të sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë.
    3. Ne e udhëzuam atë në rrugën të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës.
    4. Ne për jobesimtarët kemi përgatitur zingjirë, pranga e zjarr.
    5. S'ka dyshim se të devotshmit do të pijnë nga gota që përziejra brenda saj është nga kafuri (aromatik).
    6. Është një burim prej të cilit pijnë robërit e All-llahut dhe e bartin atë kutë duan.
    7. Ata janë që zbatojnë premtimet e tyre dhe i frikësohen një dite dëmi i së cilës ka përmasa të mëdha.
    8. Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varvfërve, jetimëve dhe të zënëve robër.
    9. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.
    10. Ne i frikësohemi (dënimit) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë vështirë.
    11. Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh.
    12. Dhe për shkak se ata duran, i shpërbleu me Xhennet dhe me petka mëndafshi.
    13. Aty janë të mbështetur në koltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë.
    14. Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë të qasur shumë afër.
    15. Dhe atyre u bëhet shërbim me enë dhe me gota të tejdukshme.
    16. Të tejdukshme nga argjenti që ata (shërbëtorët) i përcaktuan të jenë sa duhet (të mëdha o të vogla).
    17. Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës të përzier zenxhebilë (bimë aromatike).
    18. (nga) Burim aty që quhet selsebil (i lehtë në të pimë).
    19. Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që kur t'i kundrosh të duken si margairtarë të derdhur.
    20. Dhe kur të shikosh aty, sheh begati të mëdha e zotërim (pronë, pauri) të madh.
    21. Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër (atllas) dhe të mëndafshit të trashë (brokat); janë të stolisur me bylyzykë të argjentë dhe Zoti i tyre u jep të pijnë pije të pastër.
    22. Ky është shpërblimi juaji, sepse angazhimi juaji ka qenë i pranishëm.
    23. Ne të shpallëm ty Kur'anin në intervale (pjesë-pjesë).
    24. Andaj ti bëhu i durueshëm deri në vendimin e Zotit tënd e mos dëgjo as mëkatarë, as jobesimtarë.
    25. Adhuroje Zotin tënd mëngjes e mbrëmje.
    26. Dhe falu për hirë të Tij në një kohë të natës, mandej adhuroje Atë edhe natën më gjatë.
    27. Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret.
    28. Ne i krijuam ata dhe Ne e përsosëm krijimin e tyre, e sikur të duam, Ne i zhdukim ata e sjellim të tjerë më të mirë se ata.
    29. Vërtet, këto janë një këshillë, e kush do e merr rrugën që e çon te Zoti i tij.
    30. Po ju nuk mund të doni gjë, pos nëse do All-llahu, e All-llahu është shumë i dijshëm, shumë i urtë.
    31. Ai vetë që do, e shtie në mëshirën e Vet, kurse për zullumqarët ka përgatitur dënim të dhembshëm
    Sui generis

  17. #77
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Murselat

    1. Pasha erërat që fryejnë njëpasnjë (pandërprerë)!
    2. Që janë shumë të stuhishme e shkaktojnë furtunë.
    3. Pasha engjëjt që u është besuar shpërndarja e reve dhe që i shpërndajnë.
    4. Dhe që ndajnë qartë (të vërtetën nga e pavërteta).
    5. Dhe ata që sjellin shpallje (libra të Zotit, te pejgamberët).
    6. Si arsyetim ose si vërejtje.
    7. S'ka dyshim se ajo që premtoheni ka për të ndodh pa tjetër.
    8. Kur yjet të shuhen.
    9. Dhe kur qielli të hapet,
    10. Dhe kur kodrat të copëtohen,
    11. Dhe kur të dërguarve u është caktuar koha?
    12. E për cilën ditë atyre u është caktuar koha?
    13. Për ditën e gjykimit (kur drejtësia e Zotit ndan të mirën nga e keqja).
    14. E ku e di ti se çka është dita e gjykimit?
    15. Atë ditë është shkatërrim për ata që përgënjeshtruan.
    16. A nuk i kemi shkatërruar Ne popujt më të hershëm?
    17. Dhe pastaj pas tyre ua shoqëruam të tjerë më të vonshëm.
    18. Ne ashtu bëjmë me kriminelët.
    19. Atë ditë është mjerim i madh për ata që përgënjeshtruan.
    20. A nuk u kemi krijuar juve nga një lëng i dobët?
    21. Dhe atë e vendosëm në një vend të sigurt.
    22. Për deri në një kohë të caktuar.
    23. Dhe Ne bëmë përcaktimin e krijimit. Sa përcaktues të mirë jemi!
    24. Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk e njohën fuqinë tonë.
    25. A nuk e bëmë Ne tokën që në gjirin e vet mban,
    26. Të gjallë dhe të vdekur?
    27. Dhe në të kemi vënë kodra të forta e të larta dhe ju dhamë të pini ujë që ua shuan etjen.
    28. Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtruan,.
    29. (u thuhet) Shkoni te ai (Xhehennemi) që ju e konsideruat rrenë.
    30. Shkoni te ajo hije (mjegull) që ka tri degëzime.
    31. Që nuk bën as hije, as nuk mbron prej flakës.
    32. Ai (Xhehennemi) hedh gaca të mëdha si ndonjë kështjellë.
    33. E që janë si të ishin deve të verdha (shumë të shpejta).
    34. Atë ditë është shkatërrim për mohuesit.
    35. Kjo është një ditë që ata nuk flasin.
    36. Atyre as nuk u lejohet që të arsyetohen.
    37. Atë ditë, mjerë ata që përgënjeshtruan!
    38. Kjo është dita e gjykimit, u kemi tubuar juve dhe të mëparshmit.
    39. Dhe nëse keni ndonjë dredhi, atëherë bëni dredhira!
    40. Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk besuan.
    41. Dhe, nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën hije pranë burimeve,
    42. Dhe kanë pemë çfarë të dëshirojnë.
    43. Hani e pini shijshëm e me ëndje, për atë e keni vepruar.
    44. Ne kështu i shpërblejmë mirëbërësit.
    45. Atë ditë është mjerim për përgënjeshtuesit.
    46. Ju (jobesimtarë në dynja) hani e kënaquni përpak kohë, sepse vërtet ju jeni rrebelë.
    47. Atë ditë është mjerim për ata që mohuan të mirat e Zotit.
    48. Dhe kur atyre u thuhej: "Përkuluni!", ata nuk përkuleshin.
    49. Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtuan.
    50. Pra, cilës fjalë (libër) pas këtij (Kur'anit) i besojnë?
    Sui generis

  18. #78
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nebe'

    1. Për çka ata i bëjnë pyetje njëri-tjetrit?
    2. Për lajmin e madh e tronditës.
    3. Në të cilin ata janë në kundërshti.
    4. Jo, të mos pyesin, sepse ata do ta kuptojnë!
    5. Përsëri Jo, se ata do ta kuptojnë!
    6. A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme (për jetë),
    7. Ndërsa kodrat shtylla?
    8. Dhe Ne u krijuam juve në çifte.
    9. Dhe gjumin tuaj ua bëmë për pushim.
    10. Dhe natën ua bëmë mbulesë (si rrobet).
    11. Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim.
    12. Dhe Ne kemi ndërtuar mbi ju një shtatëshe të fortë.
    13. Dhe kemi vënë ndriçuesin që flakëron.
    14. Dhe prej reve të shtrydhura kemi lëshuar shi të madh.
    15. Që me të të rrisim drithëra e bimë.
    16. Edhe kopshte të dendura palë mbi palë.
    17. S'ka dyshim se dita e gjykimit është caktuar.
    18. Është dita që i fryhet surit, e ju vini grupe-grupe.
    19. Dhe qielli hapet e bëhet dyer-dyer.
    20. Dhe kodrat shkulen dhe bëhen pluhur (si valë rrezesh).
    21. E Xhehennemi është në pritë (në pusi).
    22. Është vendstrehim i arrogantëve.
    23. Aty do të mbesin për tërë kohën (pa mbarim).
    24. Aty nuk do të shijojnë as freskim, as ndonjë pije.
    25. Përveç ujë të valë e kalbësirë.
    26. Si ndëshkim i merituar.
    27. Ata ishin që nuk pritnin se do të japin llogari.
    28. Dhe argumentet Tona i përgënjeshtruan me këmbëngulje.
    29. Ndërsa Ne çdo send e kemi ruajtur me shkrim të saktë.
    30. E ju pra, vuani, se Ne nuk do t'u shtojmë tjetër vetëm se vuajtje.
    31. S'ka dyshim se të devotshmit kanë fitime të mëdha.
    32. Kopshte e vreshta rrushi.
    33. Edhe vasha të një moshe.
    34. Edhe gota të mbushura plot verë.
    35. Aty nuk dëgjojnë fjalë të kota, as gënjeshtra.
    36. Shpërblime e dhurata të shumta dhënë nga Zoti yt.
    37. Zoti i qiejve e i tokës, dhe çka ka ndërmjet tyre, që është mëshirues, të cilit nuk kanë të drejtë t'i bëjnë vërejtje.
    38. Atë ditë Xibrili dhe engjëjt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet pos atij që e lejon Mëshiruesi, dhe i cili e thotë të vërtetën.
    39. Ajo është dita e vërtetë, e kush dëshiron le të kthehet rrugës te Zoti i vet.
    40. Ne ua tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: "Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha
    Sui generis

  19. #79
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nazi'at


    1. Pasha ata (engjëj) që marrin shpirtrat me rrëmbim (përmbytshëm)!
    2. Dhe ata që marrin shpirtra me lehtësim!
    3. Dhe ata që notojnë me shpejtësi!
    4. Dhe nxitësit të cilët me shpejtësi në vendin e vet i çojnë!
    5. Dhe pasha ata që çdo çështje rregullojnë!
    6. Ditën që vrullshëm bëhet dridhja.
    7. Që pas saj pason tjetra.
    8. Atë ditë zemrat janë të tronditura.
    9. Shikimet e tyre janë të poshtruara (frikësuara).
    10. Ata (idhujtarët në dynja) thonë: "A thua do të bëhemi përsëri kështu si jemi?"
    11. A edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbur?"
    12. Ata thanë: "Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!"
    13. Po ajo (ringjallja) nuk do të jetë tjetër pos një thirrje (klithje).
    14. Dhe ja, ata mbi sipërfaqen e tokës.
    15. A të ka ardhur ty rrëfimi i Musait?
    16. Kur Zoti i tij e pat thirrur në luginën e bekuar Tuva (rrënzë kodrës Turi Sina).
    17. Shko te faraoni se vërtet ai e ka tepruar.
    18. Dhe thuaj: "E ke ndër mend të pastrohesh?"
    19. Unë të udhëzoi te Zoti yt e ti t'ia keshë frikën Atij!
    20. Dhe ai ia tregoi mrekullinë e madhe.
    21. Po ai e përgënjeshtroi dhe e kundërshtoi.
    22. Pastaj u kthye prapa dhe iku me të shpejtë.
    23. I tuboi (të gjithë të vetët) dhe u mbajti fjalim.
    24. E u tha: "Unë jam zoti juaj më i lartë!"
    25. Atëherë All-llahu tmerrshëm e dënoi atë, për këtë të fundit dhe për atë të parën.
    26. Në këtë ndëshkim ka përvojë mësimi për atë që frikësohet.
    27. A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë!
    28. Ngriti kupën e tij dhe e përsosi atë.
    29. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi.
    30. E pastaj tokën e sheshoi.
    31. Dhe prej saj nxori ujin e saj dhe kullosat e saj.
    32. Kurse kodrat ia përforcoi.
    33. Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.
    34. E kur të vijë vala e madhe (kijameti),
    35. Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar.
    36. E Xhehennemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh.
    37. E për sa u përket atij që ka tepruar.
    38. Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote,
    39. Xhehennemi do të jetë vendi i tij.
    40. E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve,
    41. Xhenneti është vendi i tij.
    42. Ty të pyesin për kijametin: "Kur do të ndodhë ai?!"
    43. Po, në çfarë gjendje je ti t'ua përkutosh atë?
    44. Vetëm te Zoti yt është dijenia për të.
    45. Ti je vetëm qortues i atij që ia ka frikën Atij.
    46. Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do t'u duket sikur nuk kan jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.
    Sui generis

  20. #80
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    'Abese

    1. Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye.
    2. Ngase atij i erdhi i verbëri.
    3. E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet.
    4. Apo do të këshillohet dhe këshilla do t'i bëjë dobi!
    5. E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri,
    6. Ti atij i vë veshin (i drejtohesh)!
    7. Po ti nuk ke përgjegjësi, pse ai nuk pastrohet.
    8. Ndërsa ai që nxiton dhe vjen te ti,
    9. Dhe meqë ai frikësohet,
    10. E ti nuk e zë asgjë (dhe nuk ia vë veshin fjalës së tij),
    11. Jo ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla.
    12. Kush do merr mesim nga kjo (nga Kur'ani).
    13. Është këshillë në fletë të çmueshme.
    14. Me vlerë të lartë e të ruajtur.
    15. Në duar të udhëtuesve (engjëjve udhëtues mes All-llahut e njerëzve).
    16. Të nderuar e të ruajtur.
    17. Qoftë mallkuar, njeriu, sa mohues i fortë është ai!
    18. Po prej çkafi e krijoi Ai atë?
    19. Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti.
    20. Pastaj atij ia lehtësoi rrugën.
    21. Mandej atë e bëri të vdesë dhe atij i bëri varr (të varrosët).
    22. Pastaj kur të dojë Ai e ringjallë atë.
    23. Jo! Ai nuk zbatoi atë që urdhëroi Ai.
    24. Njeriu le të shikoje ushqimin e vet.
    25. Ne lëshuam shi të mjaftueshëm.
    26. Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës,
    27. Dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra
    28. Edhe rrush e perime,
    29. Edhe ullinj e hurma,
    30. Edhe kopshte të dendura,
    31. Dhe pemë e kullosa,
    32. Si mjete gjallërimi për ju dhe për bagëtinë tuaj.
    33. E kur të vijë ushtima (krisma e kijametit);
    34. Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet,
    35. Prej nënës dhe prej babait të vet,
    36. Prej gruas dhe prej fëmjëve të vet.
    37. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet.
    38. Atë ditë do të ketë fytyra të shndritura,
    39. Të buzëqeshura e të gëzuara.
    40. Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhëruara,
    41. Që i ka mbuluar errësira e zezë,
    42. E të tillët janë ata mohuesit, mëkatarët.
    Sui generis

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Studiues të gjuhës shqipe
    Nga Eni në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-01-2018, 10:23
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Pastërtia e gjuhës shqipe në media
    Nga murik në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 18:10
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Konferencë ndërkombëtare për shqipen standarde
    Nga Beqari002 në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 14:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •