Nezir Myrta / Ethymologjia e fjalëve: rod e rob
Tash e sa kohë përpara, flitet për ethymologjinë e fjalëve rod e rob, se kah e kanë perardhjen, a prej sllavishtes apo prej Shqipes dhe disa shqiptarë duke gjurmuar nëpër enciklopedia e wikipedia sllave, këto dy fjalë i.e. i kuptojnë si fjalë sllave. Mjaftë për të ardhur keq dhe nuk është vetëm keq, kur nuk dinë disa shqipfolës
është çështje keqardhjeje, kur njeriu rritet e vdes me një parë mend, pa ndryshuar asgjë për të mirë, kur as atë që njeriu e ka të veten nuk e njeh, po ia jep të huajit me qëllim, gjoja po them diçka me enciplopedia sllave. Nëse kemi troje të coptuara dhe e zeza e vetit - gjuha që na lan paraardhësit tanë është gjuha e zotit - GJUHA E PERËNDIVE, e çka t'i bësh kur njeriu don vetiu të dali rodi e soji. - Kundërshtoni me fakte:
kur do njeri me dalë rodit e sojit, nuk mund ta ndali askush. sllavët nuk u shtrinë vetëm mbi territoret shqiptare, por edhe mbi gjuhën e kulturën dardhane, duke e deformuar historiografikisht tërë antroponominë, e toponomastiken e hidronominë dardhane, aq sa gatie zhduken edhe vet emrin - Dardhania.
Çka pruan sllavët në dardhaninë antike, nga Karpatet? Kapela me strehë, argat korrtarë (srp-ski), derisa vonë në shek.VI- VII-të ER erdhen me zjarr dhe u shtrinë në zemrën e Dardhanisë, ndryshuan krejt emrat e qyteteve dardhane, moren gjuhë e kulturë, se asgjë nuk kishin Karpateve - nga fjalët shqipe, formuan fjalëe fjalëformime, kompozita,që dikush edhe i thekson me qejf - pa e dijtë se krejt rrënjet e gjuhës serve janë illire-shqipe,bile edhe vet sufiksat e fjalëve, duke cekur edhe sufiksin - viq - ku shqipja e hershme, e kishte: Nemanjitt (tët),me dy tt=q Gjonovitt (tët), Qosovitt (tët), e edhe sot në pjesën e Podgurit (Kosovë), si lokalizma mbiemrash thonë: Demovitt (Demajt), Tahirovitt (Tahirajt), Mujovitt (Mujajt), Salihovitt(Salihajt), Bajramovitt (Bajramajt) etj., ku pikërisht nga ata dy tt, rrodhi në gjuhën serve - q. Erdhen të parodët dhe menduan se u bënë rod, sepse fjala ROD, ishte dhe është brënda gjuhës e kulturës shqiptare, ku edhe grekët e morën me sufiksin - os (Rodos), e nëse ende dikujt i duken ma rod shkijet - mua nuk më duken, as janë.Shqiptarët në mos paçin zhvillim nga robëritë shekullore - janë ROD, e rodpasrodi përciellen vetitë e karakteret e hershme: guxim shqipje, mendjemprehtësi, filozofi popullore, traditë shqiptare - ku edhe vet emri - TRADITË-A, vie nga rrënjefjala shqipe - rod, të rodit, t'rodit=troditë=traditë (tradition, tradita, tradicione, në gjuhët romane e gjermanike). Vetëm shqip thohet: të rodit, jan të rodit (sojit), t'rodit - me traditë!
A mundet dikush ta gjejë prejardhjen e fjalës TRADITA, në çdo gjuhë tjetër?
Kurse fjala - ROB, rop (p=b), si vuajtje, repje lëkure nga puna e vështirë, ropje e deri tek -robzoti, rob shpije, robushtrie, roblufte, robbote etj... edhe vet fjala kibernetike ROBOT, vie nga rrënja ROB, që ka kuptimin - nën çfarët'i thuash, rob, sikur robit, të robëruarit - instalohet memorja e përcaktuar kibernetike, e paramenduar dhe e thot apo e bën, krejt çfarë ka të instaluar elektronikisht... sikurse robi që flet e bën krejt çfarë i thotë padroni, robëruesi (derisa të flijohet për lirinë, që mos të rri prore rob)!
ka këtu mjaftë me folë lidhur me fjalët ROD e ROB... hiç nuk pasket ndryshuar pozitivisht lidhur me këto fjalë...
Lexoni sipër me vëmendje e kundërshtoni me fakte!
Ruaj Lidhjet