Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 74
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anėtarėsuar
    06-11-2008
    Postime
    196
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    mos u qaj hallin orthodhokseve se sic e ruajten fene e tyre per 2000 vjet, kane per ta ruajtur edhe per 2000 vjet te tjera. Dhe ne e kemi per nder dhe jo per turp qe ne krye te KOASH kemi nje nga orthodhokset misionare me ne ze te shekullit te XX.



    Albo
    Albo ti je nje emigrant tashme dhe nuk takon te futesh aq thelle ne problemet e brendeshme politike dhe shoqerore qe ndodhin ne shqiperi.Pse e them kete.Me ato qe shpreh je shume larg realitetit.Edhe une edhe ti dikur kur jetoje ne shqiperi nuk ke qene besimtar fanatik.Shqiptaret ne genin e tyre kane te tjera karakteristika fetare nga kombet e tjera .Pashko vasa e ka pershkruar bukur:feja e shqiptarit eshte shqiptaria dhe une si shumica e shqiptareve para se gjithash besoj ne kete fe.Pastaj te jesh apo te mos jesh besimtar eshte dicka individuale.''E besoj shume ''ate deklarim qe paske bere pak me lart qe ortodokset po bejne 2000vjet qe e kane ruajtur
    fene e tyre.Sa miljona shqiptare jane asimiluar ne Greqi fale atij ortodoksizmi?Po ne Serbi,e mos te vazhdojme me Italine?Ne shqiperi gjate ketij tranzicioni kane vershuar shume misionare te shume besimesh te ndryshme.Per arsye te ekonomise se dobet per te perfituar ndonje ndihme ekonomike,shume shqiptare jane bere pjesemares ne keta organizata fetare.Ketu krahas shqiptareve me prejardhje muslimane ka me shumice edhe ortodokse por pa perjashtuar edhe katolike.Po a megjithmend jane besimtare keta njerez.Jo.Arsyet e pjesmarjes i citova me lart.Ja qe keta ''besimtare''nuk e mbrojten fene ortodokse.Per gati 50 vjet komunizmi i largoi kishat e xhamiat.A doli ndonje besimtar qe ta mbronte kete fe?Ketyre predikimeve qe ben ti per pune feje u ka ikur koha.Me kete mbrojtje qe po i ben Janullatosit dhe prapesive qe ai ka bere gjate kesaj kohe qe ndodhet ne shqiperi ke bere shume hapa prapa.Mos kujto se e ke rehabilituar figuren e nje prifti grek qe eshte vetzgjedhur ne krye te kishes ortodokse shqiptare(autoqefale nuk mund te quhet persa kohe ne drejtim te saj ndodhet nje i huaj).Interesi i jone para se te jete fetar duhet te jete kombetar.Nuk te pranon kush ne organizata evropiane apo boterore me nje identitet te dyzuar.Kaq te pazote qenkan shqiptaret qe nuk paskan nje prift te tyre,perderisa pranojne ne krye te tyre nje te huaj aq me teper nje grek.Akoma do ta lejojme janullen te shije ne shqiperi??
    Me shume dua shqiperine.

  2. #22
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga sabah08 Lexo Postimin
    Mbi gjuhen greke ne faqen e web sitit te Kishes Orthodokse Autoqefale Shqiptare !!

    Po te shikoni faqen e kishes ortodokse ne rrjet, midis gjuhes shqipe te detyruar dhe asaj anglishte, do te vini re dhe gjuhen greke!

    Kete mund ta verifikoni personalisht: www.orthodoxalbania.org

    Kureshtja na detyroi dergimin e nje mesazhi sqarimi ne lidhje me perdorimin e gjuhes greke, dhe pergjigjja qe morem ishte kjo:

    Pershendetje! Gezuar festat dhe qofte nje vit i bekuar!
    Gezohemi qe keni vizituar faqen tone te internetit! Ne kete faqe perpiqemi te presantojme nje tablo te jetes dhe veprimtarise se Kishes Orthodokse te Shqiperise .... Dhe ne kete kuader perpiqemi ta prezantojme ne nje publik te gjere, ashtu sic eshte interneti qe nuk ka kufije (as shtetesh as kontinentesh) pra jo vetem shqiptar por edhe te huaj, keshtu shfrytezojme mundesine per ta prezantuar edhe ne anglisht si gjuha me e perdorur ne bote. ...Nderkohe ne jemi ne perpjekje e siper per te prezantuar jo vetem ne anglisht por edhe ne gjuhe te tjera, si greqisht, rusisht etj. Kemi vene tani per tani si nje mundesi prezantimi edhe ne greqisht sepse eshte gjuha me e perdorshme pas anglishtes ne Kishen Orthodokse ne bote. Dhe madje akoma jemi ne punim e siper sepse akoma nuk e kemi vendosur materjalin prezantues.
    (njesoj sic e kemi ne shqip dhe ne anglisht).
    Kjo eshte arsyeja e vendosjes se mundesise prezantuese ne gjuhen greke te jetes kishtare shqiptare, ashtu sic eshte edhe per anglishten dhe per gjuhe te tjera qe mendojme te veme ne te ardhmen.
    Ju urojme shendet dhe suksese ne jete!
    nga stafi orthchal

    Pas mesazhit qe morem, verifikuam nese ishte e vertete qe gjuha greke ishte me e perdorura ne kishat ortodokse ne bote dhe kontrolluam ne faqet e tyre te internetit.
    Por ne keto faqe nuk kishte asnje gjurme te gjuhes greke, sic pretendojne keta bukuroshet greko-file te kishes shqiptare!!

    Shikojini vete web faqet e kishave bullgare, ruse, serbe , rumune nuk kane asnje gjurme te greqishtes!!
    Kisha Bullgare eshte shpallur Autoqefale me 927 te eres sone, por per liturgjine ka perdorur gjuhen e saj sllavo-bullgare qe ne vitin 893 te eres sone me ardhjen ne Bullgari te dy vellezerve prifterinj, Cyril dhe Methodius, nga Thesaloniku !
    http://bulch.tripod.com/boc/mainpage.htm/

    Kisha Ruse eshte shpallur Autoqefale me 1589 dhe ka perdorur gjithmone gjuhen e saj sllavo- ruse qe ne shekullin e 9-te te eres sone, kur dy vellezerit prifterinj nga Thesaloniku, Cyril dhe Methodius filluan kistianizimin e ruseve!! http://www.russianorthodoxchurch.ws/

    Kisha Serbe eshte shpallur Autoqefale me 1880 dhe ka nisur ne shekullin e 17 te perdore gjuhen serbe si gjuhe zyrtare ne administrate, leter shkembime dhe ne liturgji. http://www.serbianorthodoxchurch.com/

    Kisha Rumune eshte shpallur Autoqefale me 1866 dhe ka perdorur si gjuhe liturgie gjuhen rumune qe me 1568! http://www.crestinism-ortodox.ro/
    Mesazhit te dyte ku i pyesnim se pse tek faqet e kishave rumune, serbe, ruse, bulgare etj., nuk figuronte ndokund gjuha greke si "gjuha me e perdorur ne kishen ortodokse", nuk i janƫ pergjigjur akoma.
    KOASH duhet kthyer ne KOSH (plehrash) ose ne KOHSH (Kisha Ortodokse Heteroqefale e Shqiperise).
    Pra Kishe me vete jo e jo, po as Kishe shqiptare, pasi shqipen qe perdor, e perdor thjesht nga halli.
    Ke humbur luften me KOASH-in, prandaj e hap kete teme ku praktikisht nuk thua asgje. Te perdoresh pak greqisht ne raste te rralla nuk do te thote se Kisha eshte jo shqiptare. (pak a shume sic perdorin arabishten muslimanet, ne raste te rralla vetem kur kendon hoxha, tek ne perdoret shume me pak).

    Gjithcka ne Kishen Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise: Liturgjia Hyjnore, literatura, komunikimi, etj., jane vetem ne gjuhen shqipe.

    Lufta qe ti ben kunder KOASH-it, eshte shume e trashe.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anėtarėsuar
    06-11-2008
    Postime
    196
    Goxha i pregatitur qenke ti ilias.Pse nuk behesh ti krye peshkop dhe ne ta leme Janullen dhe ata qe e perkrahin.Greqishtja kudo qe cfaqet ne shqiperi eshte nje ciban i huaj dhe shqiptaret e kane per detyre ta shkulin me gjithe rrenje faren e keqe.Ne rast se je shqiptar jepe kontributin tend per pastertine e gjuhes shqiptare nga greqizmat.
    Me shume dua shqiperine.

  4. #24
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Liturgjia Hyjnore e Shėn Joan Gojartit

    --------------------------------------------------------------------------------

    Botohet me miratimin dhe bekimin
    e Fortlumturisė sė tij Imzot Anastasit,
    Kryepiskop i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė




    LITURGJIA HYJNORE
    E ATIT TONE NDĖR SHENJTORET
    JOAN GOJARTIT





    Botim i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė
    Tiranė-1995
    Fotografitė e Bashkėngjitura


    Sponsorizuesit e Forumit

    Sponsorizuesit e Forumit
    Forumi Shqiptar
    Reklama



    ilia spiro
    Shiko Profilin Publik
    Dėrgo njė mesazh privat tek ilia spiro
    Dėrgoi email ilia spiro
    Gjej mė shumė postime nga ilia spiro
    Shto ilia spiro nė Listėn e Miqve

    16-03-2009, 02:05 #502
    ilia spiro
    Besimtar Orthodhoks


    Anėtarėsuar: 02-02-2009
    Vendndodhja: Tirane
    Postime: 251
    LITURGJIA (MESHA) HYJNORE:

    Vepėr e Perėndisė me bashkėpunėtor gjithė popullin e Tij

    Teksti qė mban nė duart e tua ėshtė nga mė tė rėndėsishmit qė qarkulluan ndonjėherė nė botė. Ka vėnė vulėn e vet nė qytetėrimin orthodhoks. Ndihmoi popullin besimtar qė tė shkojė pėrpara nė majat e jetės shpirtėrore dhe t'i krijimtarisė. E mbajti atė sypafjetur, plot qėndresė dhe shpresė nė vitet e zymta tė vuajtjeve tė ndryshme, duke i hapur atij panndėrprerė horizontin drejt realitetit tė Perėndisė, tė botės, tė misterit tė Shpėtimit.

    Ka qenė dhe ėshtė mbėshtetje, burim jete dhe bekimesh pėr secilin. Pėr tė diturin dhe tė paditurin, pėr tė fuqishmin dhe tė dobėtin, pėr banorin kompleks tė qyteteve ashtu edhe pėr punėtorin e thjeshtė tė krahut nga fshat.. Prej shekujsh tanimė bashkon besimtarėt nė njė «komunikim» mistik, tė shenjtė, tė mbushur me shijen e pėrjetėsisė dhe tė lirisė shpirtėrore.

    Duke e ngjeshur mesazhin e pėrjetshėm tė ēlirimit mė Krishtin me forma estetike tė pavjetėruara, mbetet ajo ēka ėshtė mė e mirėfilltė, mė pėrfaqėsuese dhe mė dinamike pėr traditėn e popullit tonė.


    *

    Por nė tė njėjtėn kohė, teksti i Liturgjisė Hyjnore ka brenda vetes pafundėsinė e sė pėrbotshmes. Hap zemrėn pėr pėrqafimin e gjithė botėS. Na bėn tė ndjejmė se nė gjakun tonė mbajmė gjithė njerėzit qė nga Adami e deri mė sot. Ata qė shkuan, ata qė rrojnė, ata qė do tė vijnė.

    Kėtė tekst, bashkė me Dhiatėn e Re dhe me Psalltirin, ua dhanė pėr herė tė parė tė pėrkthyer popujve misionarėt orthodhoksė, duke u dhėnė dritėn e besimit kristian. Dhe ēuan kėshtu, nė mėnyrėn mė tė sigurtė, mė tė kthjelltėt e mė festive, fise tė thjeshtė e tė ashpėr nė njė nivel jete mė tė lartė.

    Liturgjia Hyjnore pėrbėn boshtin e mendimit, tė pėrvojės, tė lavdėrimit dhe tė moralit tė gjithė orthodhoksėve, cilado qoftė gjuha qė flasin, nė cilindo vend qė tė ndodhen.


    *

    Teksti i Liturgjisė Hyjnore nuk u shkrua qė tė lexohet thjesht si fjalė e shkruar, si njė vepėr letrare, por kryesisht si njė udhėzues pėr kryerjen misterit kristian: tė Falenderimit hyjnor. Eshtė tekst i hirshėm, i destinuar tė shndėrrohet nė vepėr tė shenjtė dhe hyjnore, me veprimin e Shpirtit tė Shenjtė dhe me pjesėmarrjen e klerit dhe tė popullit.

    Kryhet nė Kishė me perspektivė qė tė vazhdohet nė jetėn personale tė ēdo tė krishteri. Kryerja e Liturgjisė Hyjnore pėrmbledh misterin e shpėtimit mė Krishtin. I bėn mistikisht tė ndjeshme, kėtu dhe tani, tė gjitha etapat e tij: Lindjen, Kryqėzimin, Ngjalljen, Pesėdhjetoren, Vėshtrimin e Ardhjes sė dytė tė Tij. Njėkohėsisht, bashkon nė kėto ēėshtje tė pėrjetshme dhe tė pėrbotshme tė gjitha problemet e drejtpėrdrejta dhe dėshirat e njeriut. Ēdo frazė dhe fjalė koncentron njė pasuri tė vėrtetash, perspektivash dhe mundėsish.

    Teksti qė pason, mbetet njė ndihmesė pėr njohjen e zhvillimit tė Liturgjisė Hyjnore dhe pėr orientimin e mendjes. Dhe nuk duhet tė jemi tė lidhur pas asaj, gjatė kohės sė kryerjes e saj. Nuk destinohet pėr lexim, por pėr mbėshtetje gjatė ngjitjes nė hapėsiren e pėrvojės vetiake. Njė pėrvojė qė vetėm me veprimin e Shpirtit tė Shenjtė brenda Kishės jetohet dhe ripėrtėrihet.

    Liturgjia hyjnore nuk ėshtė shfaqje pėr shikim apo dėgjim, por vepėr e Perėndisė me bashkėpunėtor gjithė popullin e Tij. Prandaj Kisha na fton tė marrim pjesė nė tė jo si spektatorė por si bashkėmeshtarė.

    Brenda atmosferės sė saj tė kultit gjallėrues, besimtari pėrtėrihet, neutralizon infektimin gjithfarėsh tė mendimeve, tendencave dhe tė dėshirave, nė tė cilat ėshtė i ekspozuar pėrditė dhe fiton forca tė reja pėr tė vazhduar rrugėn e tij si «njė trup i vetėm» dhe si «njė gjak i vetėm» me Krishtin. Qė tė kthehet nė jetėn e pėrditshme, mė i pėrulur dhe mė i butė nė marrėdhėniet me njerėzit e tjerė, mė rezistent e mė i durueshėm nė ngritjen e kryqit tė tij, mė i guximshėm, mė trim dhe i painteres nė dashurinė e tij, mė paskal nė vėshtrimin dhe nė moralin e tij, me njė kthjelltėsi mė tė madhe nė fytyrėn e nė zemrėn e tij.

    I vendosur qė tė kėrkojė nga jeta tė drejtėn mė kryesore tė njeriut: tė shkojė drejt qėllimit final, pėr tė cilin dhe u gatua; domethėnė tė bėhet «sipas shėmbėllimit» tė Krishtit, mbartės i Shpirtit tė Shenjtė nė jetėn shoqėrore, faktor zhvillimi i njerėzimit drejt qėllimit tė tij final, drejt «njė komunikimi dashurie», sipas modelit tė Trinisė sė Shenjtė.

    Tiranė, 24 Qershor 1994.


    + Anastasi
    Kryepiskop i Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė

  5. #25
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    A

    LITURGJIA E KATIKUMENEVE

    Dhiaku: Beko o Zot.

    Prifti:: E bekuar ėshtė mbretėria e Atit, e Birit dhe e Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Psaltėt ose Populli: Amin.




    ANDIFONET

    Dhiaku: Me paqe le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėr paqen qė lartazi, dhe pėr shpėtimin e shpirtrave tanė, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėr paqen e tėrė botės, qėndrimin e mirė tė Kishave tė shenjta tė Perėndisė, dhe pėr bashkimin e tė gjithėve, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėr kėtė shtėpi tė shenjtė dhe pėr ata qė hyjnė brenda nė tė me besim, shpresėtari dhe frikė Perėndie, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėr Kryepiskopin (ose episkopin) tonė (Aksh), tė nderuarėn presviteri dhe dhiakonatėn mė Krishtin, pėr tėrė klerin dhe popullin, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėr Republikėn e Shqipėrisė, Qeverinė, Ushtrinė dhe gjithė popullin, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėr kėtė qytet, ēdo qytet dhe vend dhe pėr ata qė banojnė ndėr to me besim, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėr erėra tė mira, begati tė pemėve tė dheut, dhe pėr kohė me paqe, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėr ata qė lundrojnė, qė udhėtojnė, pėr tė sėmurėt, vuajtėsit, robėrit dhe pėr shpėtimin e tyre, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Qė tė shpėtojmė prej ēdo hidhėrimi, zemėrimi, rreziku dhe nevoje, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėrkrahna, shpėtona, mėshirona dhe ruajna, o Perėndi, me hirin tėnd.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Tė tėrėshenjtėn, tė pacėnuarėn, tė pėrmbibekuarėn, tė lavdėruarėn Zonjėn tonė Hyjlindėse dhe gjithmonė Virgjėrėn Mari, bashkė me gjithė shenjtorėt duke kujtuar, veten tonė dhe njėri-tjetrin dhe gjithė jetėn tonė, Krishtit Perėndisė, le t'ia parashtrojmė.

    Populli: Ty, o Zot.


    Urata e Andifonit tė parė:

    Priftime zė tė ulėt) O Zot Perėndia ynė, pushteti i tė cilit s'mund tė merret me mend dhe lavdia ėshtė e pakuptueshme, pėrdėllimi i tė cilit ėshtė i pakufishėm dhe njeridashja e patreguar; Ti o Zot, sipas dhembshurisė sate hidh syrin tėnd mbi ne dhe mbi kėtė shtėpi tė shenjtė, dhe dėrgo mbi ne dhe mbi ata qė falen bashkė me ne, pėrdėllimet dhe dhembshuritė e Tua tė pasura

    (me zė tė lartė) Se Ty tė pėrket tėrė lavdia, nderimi dhe adhurimi, Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.

    Dhe menjėherė psalin andifonin e parė:

    Populli: Me ndėrmjetimet e Hyjlindėses, Shpėtimtar, shpėtona (tri herė).

    Dhiaku: Pėrsėri dhe pėrsėri me paqe, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėrkrahna, shpėtona, mėshirona dhe ruajna, o Perėndi, me hirin tėnd.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Tė Tėrėshenjtėn, tė pacėnuarėn, tė pėrmbibekuarėn, tė lavdėruarėn Zonjėn tonė Hyjlindėse dhe gjithmonė Virgjėrėn Mari, bashkė me gjithė shenjtorėt duke e kujtuar, veten tonė dhe njeri-tjetrin dhe gjithė jetėn tonė, Krishtit Perėndisė, le t'i a parashtrojmė.

    Populli: Ty, o Zot.


    Urata e Andifonit tė dytė:

    Priftime zė tė ulėt) O Zot, Perėndia ynė, shpėto popullin tėnd dhe beko trashėgimin tėnd; tėrė besimtarėt e Kishės sate ruaji; shenjtėroi ata qė duan hijeshinė e shtėpisė sate. Edhe Ti lavdėroi ata me fuqinė tėnde tė perėndishme dhe mos na ler ne qė shpresojmė tek Ti.

    (me zė tė lartė) Se yti ėshtė pushteti dhe jotja ėshtė mbretėria, dhe fuqia, dhe lavdia, e Atit, e Birit dhe e Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.


    Dhe menjėherė psalin Andifonin e dytė:

    Populli: Shpėtona, o Bir i Perėndisė, qė u ngjalle prej sė vdekurish, ne qė tė psalim Aliluia (tri herė).
    Kur ėshtė e kremte ose nė ditė tė tjera brenda javės, nė vend tė «qė u ngjalle prej sė vdekurish» thuhet: «o i ēuditshėm ndėr shenjtorėt».

    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė.
    Tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.
    O i vetėmlindur Bir dhe Fjalė e Perėndisė, qė je i pavdekshėm, dhe denjove pėr shpėtimin tonė, tė trupėzohesh prej Hyjlindėses sė shenjtė dhe gjithmonė Virgjėrės Mari, duke u bėrė njeri pa ndryshuar; qė u kryqėzove, o Krisht Perėndi, dhe shkele vdekjen me vdekje, qė je njė prej Trinisė sė Shenjtė dhe lavdėrohesh bashkė me Atin dhe me Shpirtin e Shenjtė, shpėtona.

    Dhiaku: Pėrsėri dhe pėrsėri me paqe, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėrkrahna, shpėtona, mėshirona dhe ruajna, o Perėndi, me hirin tėnd.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Tė Tėrėshėnjtėn, tė pacėnuarėn, tė pėrmbibekuarėn, tė lavdėruarėn Zonjėn tonė Hyjlindėse dhe gjithmonė Virgjėrėn Mari, bashkė me gjithė shenjtorėt duke kujtuar, veten tonė dhe njėri-tjetrin dhe gjithė jetėn tonė, Krishtit Perėndisė, le t'ia parashtrojmė.

    Populli: Ty, o Zot.


    Urata e Andifonit tė tretė:

    Prifti: (me zė' tė ulėt) Ti qė na fale kėto lutje, tė cilat i bėjmė dhe i themi sė bashku, dhe qė premtove t'u japėsh ē'tė kėrkojnė tė bashkuarve nė emrin tėnd, qofshin kėta edhe vetėm dy ose tre; Ti dhe tani plotėsoi kėrkesat e shėrbėtorėve nė dobi tė tyre, duke na falur nė kėtė botė njohjen e sė vėrtetės sate dhe duke na dhuruar nė botėn tjetėr jetė tė amėshuar.

    (Me zė tė lartė) Se Ti je Perėndi mėshirues dhe njeridashės dhe Ty ta drejtojmė lavdinė, Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.

    --------------------------------------------------------------------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 27-06-2006 mė 11:18.


    Albo
    Shiko Profilin Publik
    Dėrgo njė mesazh privat tek Albo
    Dėrgoi email Albo
    Vizito faqen e Albo!
    Gjej mė shumė postime nga Albo
    Shto Albo nė Listėn e Miqve

    28-06-2006, 21:46 #4
    Albo
    Shpirt Shqiptari




    Anėtarėsuar: 16-04-2002
    Vendndodhja: Philadelphia
    Postime: 11,010

    HYRJA E VOGEL


    Dhe duke u psalur pėrlėshoren e tingullit ose tė shenjtit, bėhet hyrja e Ungjillit.:

    Populli: (me zė tė ulėt): Le t'i lutemi Zotit. Mėshiro, o Zot.

    Urata e Hyrjes

    Prifti:: (me zė tė ulėt) O Zot Perėndia ynė, ti qė vendose nė qiejt legjione dhe armata engjėjsh dhe kryeengjėjsh pėr t'i shėrbyer lavdisė sate; bėj qė bashkė me hyrjen tonė, tė hyjnė dhe engjėj tė shenjtė, qė tė meshojnė bashkė me ne dhe tė lavdėrojnė bashkė me ne mirėsinė tėnde. Se Ty tė pėrket tėrė lavdia, nderimi dhe adhurimi, Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: (me zė tė ulėt) Beko, o Zot, Hyrjen e shenjtė.

    Prifti duke bekuar thotė:

    Prifti:: (me zė tė ulėt) E bekuar ėshtė hyrja nė shenjtėroren tėnde, o Zot, gjithnjė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.

    Dhiaku: (me zė tė lartė) Urtėsi. Drejte.

    Populli: Ejani t'i falemi e t'i biem ndėr kėmbė Krishtit. Shpėtona, o Bir i Perėndisė, qė u ngjalle prej sė vdekurish, ne qė tė psalim, Aliluia.

    Nė ditėt e zakonshme nė vėnd tė «u ngjalle prej sė vdekurish», thuhet «o i ēuditshėm ndėr shenjtorėt».
    Nė qoftė se meshon episkop ose mė shumė se njė prift «Ejani t'i falemi ...» psalet prej tyre nė mes tė Kishės, ndėrsa psaltėt pėrsėritin edhe njė herė«Shpėtona,...». Pastaj psalet pėrlėshorja ngjallėsore e tingullit, tropari i shenjtit tė kishės dhe e shenjtit tė ditės dhe kondaqi nė qoftė se ka; po tė mos ketė thuhet kondaqi i tė kremteve tė mėdha (tė Ngritjes sė Kryqit, tė Hyrjes sė Shėn Marisė nė tempull, tė Krishtlindjes, tė Ujit tė Bekuar, tė Ipapandisė, tė Ungjillėzimit, tė Pashkės, tė Ngritjes nė qiell, tė Shpėrfytyrimit, tė Fjetjes sė Hyjlindėses), ndėrsa nė tė djelat e tjera Kondaqi (shkurtore) i mėposhtėm.

    Mbrojtje e paturpėruar e tė krishterėve, ndėrmjetim i pandėrprerė ndaj krijuesit, dėgjo zėrat e lutjeve tė mėkatarėve, dhe arri si e mirė pėr tė na ndihmuar ne qė tė thėrresim me besim, nxito tė ndėrmjetosh dhe shpejto tė lutesh, o Hyjlindėse, qė mbron ngaherė ata qė tė nderojnė.

    --------------------------------------------------------------------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 28-06-2006 mė 22:44.


    Albo
    Shiko Profilin Publik
    Dėrgo njė mesazh privat tek Albo
    Dėrgoi email Albo
    Vizito faqen e Albo!
    Gjej mė shumė postime nga Albo
    Shto Albo nė Listėn e Miqve

    28-06-2006, 22:06 #5
    Albo
    Shpirt Shqiptari




    Anėtarėsuar: 16-04-2002
    Vendndodhja: Philadelphia
    Postime: 11,010

    HIMNI TRISHENJTOR


    Populli: Le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Prifti: (me zė tė ulėt) O Perėndi i shenjtė, qė prehesh ndėr tė shenjtėt, qė himnohesh me zė trishenjtor nga serafimet dhe qė lavdėrohesh nga keruvimet e qė adhurohesh nga ēdo fuqi qiellore; ti qė krijove gjithėsinė nga e mosqena; qė bėre njeriun simbas ikonės dhe shembėllesės sate, dhe e stolise me tėrė dhuratat e tua; ti qė i jep urtėsi dhe menēuri atij qė kėrkon, dhe nuk e heq syrin nga mėkatari, por caktove pendimin pėr shpėtim; ti qė na bėre tė denjė ne shėrbėtorėt e tu tė pėrulur dhe tė padenjė qė tė qėndrojmė nė kėtė orė pėrpara lavdisė sė altarit tėnd tė shenjtė dhe tė tė parashtrojmė adhurimin dhe lavdėrimin qė kemi pėr detyrė ndaj Teje. Ti, o Zot, prano dhe nga goja e ne mėkatarėve himnin trishenjtor, dhe vėshtrona me mirėsinė tėnde. Falna ēdo faj tė bėrė me dashje ose pa dashje; shenjtėrona shpirtrat dhe trupat tanė; dhe bėna tė denjė qė tė tė adhurojmė me shpresėtari tėrė ditėt e jetės sonė; me ndėrmjetimet e Hyjlindėses sė shenjtė dhe tė gjithė shenjtorėve qė tė kanė pėlqyer qė prej jete.
    (me zė tė lartė) Se i shenjtė je, o Perėndia ynė, dhe Ty ta drejtojmė lavdinė, Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė.

    Populli: E nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.

    Dhe menjėherė psalin:

    Populli: Shenjt Perėndi, Shenjt i fuqishėm, Shenjt i pavdekshėm, mėshirona (tri herė).

    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė.

    Tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.

    Shenjt i pavdekshėm mėshirona.

    Populli: Fuqi.

    Populli: Shenjt Perėndi, Shenjt i fuqishėm, Shenjt i pavdekshėm, mėshirona.

    Nė kohėn kur psalet Himni Trishenjtor:

    Populli: (me zė tė ulėt) Urdhėro, o Zot.

    Prifti bekon duke thėnė:

    Prifti: (me zė tė ulėt) I bekuar ėshtė ai qė vjen nė emrin e Zotit.

    Populli: (me zė tė ulėt) Beko, o Zot, fronin lart.

    Prifti: (me zė tė ulėt) I bekuar je mbi fronin e lavdisė sė mbretėrisė sate, ti qė rri mbi keruvimet, gjithnjė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.

    --------------------------------------------------------------------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 28-06-2006 mė 23:49.

  6. #26
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    KĖNDIME


    Pas mbarimit tė «Shenjt Perėndi...» dhiaku del te Dera e Bukur.

    Lexuesi (anagnosti) thotė vargun e parė tė Apostullit.

    Dhiaku: Le tė vėmė re!

    Lexuesi (anagnosti) thotė vargun e dytė tė Apostullit.

    Dhiaku: Urtėsi!

    Lexuesi: Kėndimi nga letra e ...

    Dhiaku: Le tė vėmė re!

    Lexuesi (anagnosti) vazhdon Apostullin.

    Dhiaku merr temjanicėn dhe me zė tė ulėt i thotė priftit:

    Beko o Zot, temjamin.

    Prifti e bekon atė, duke thėnė me zė tė ulėt uratėn e Temjamit:

    I bekuar ėshtė Perėndia ynė gjithnjė; tani e pėrherė, e ne jetė tė jetėve. Amin.

    Temjam po tė blatojmė, o Krisht Perėndi, si erė kundėrmimi shpirtėror, tė cilėn pasi ta pranosh nė altarin tėnd pėrmbiqiellor, dėrgona si shpėrblim hirin e Shpirtit tėnd tė tėrėshenjtė.

    Dhiaku temjanis rreth Tryezės sė Shenjtė, Proskomidhinė e shenjtė; dhe nga Dera e Bukur temjanis ikonat dhespotike, fronin arkieratik edhe popullin. Kthehet nė Hierore, temjanis Tryezėn e Shenjtė, priftin dhe gjithė priftėrinjtė.

    Dhiaku: (me zė tė ulėt) Le t'i lutemi Zotit. Mėshiro, o Zot.

    Urata para Ungjillit:

    Prifti: (me zė tė ulėt) O Zot njeridashės, bėj qė tė shkėlqejė nė zemrat tona drita e kulluar e njohjes sė hyjnisė sate, dhe ēil syt e mendjes sonė pėr tė kuptuar mėsimet e tua ungjillore. Futna dhe frikėn e porosive tė tua tė lumtura, qė, pasi tė shtypim tė gjitha epshet trupore tė mundim tė kalojmė njė jetė shpirtėrore, duke menduar dhe duke bėrė tė gjitha ato qė tė pėlqejnė. Se Ti je ndriēimi i shpirtrave dhe i trupave tanė, o Krisht Perėndi, dhe Ty ta drejtojmė lavdinė, bashkė me Atin tėnd pa fillim, dhe Shpirtin tėnd tė tėrėshenjtė, tė mirė dhe jetėbėrės, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.

    Dhiaku: (me zė tė ulėt) Beko o Zot, lexuesin e Ungjillit tė Apostullit tė shenjtė dhe Ungjillorit (Aksh).

    Prifti: (me zė tė ulėt) Perėndia, me ndėrmjetimet e Apostullit tė shenjtė, tė lavdėruar dhe Ungjillor (Aksh), tė dhėntė, ty lexuesit fuqi tė shumtė, pėr tė plotėsuar veprėn e Ungjillit tė Birit tė tij tė dashur dhe Zotit tonė Jisu Krisht.

    Dhiaku: (me zė tė ulėt) Amin. Amin. Amin. U bėftė sipas fjalės sate. O Apostul] i shenjtė dhe Ungjillor ..., ndėrmjeto tek Perėndia mėshirėplotė, qė t'u japė ndjesė fajesh shpirtrave tanė.

    Pasi mbarohet kėndimi i Apostullit:

    (me zė tė lartė) Paqe mbi ty qė kėndon dhe mbi gjithė popullin.

    Populli: Aliluia (tri herė).

    Prifti: (me zė tė lartė) Urtėsi. Drejtė. Le tė dėgjojmė Ungjillin e Shenjtė. Paqe nė tė gjithė.

    Populli: Dhe nė shpirtin tėnd.

    Dhiaku: Kėndimi prej Ungjillit tė Shenjtė sipas ...

    Prifti: Le tė vėmė re.

    Populli: Lavdi mė Ty, o Zot, lavdi mė Ty.

    Kur nuk ka dhiak, prifti e kėndon Ungjillin nga Dera e Bukur.

    Dhiaku kėndon Ungjillin e ditės.

    Kur mbaron kėndimi i Ungjillit prifti bekon:

    Prifti: Paqe mė ty qė kėndon Ungjillin.

    Populli: Lavdi mė Ty, o Zot, lavdi mė Ty.

    --------------------------------------------------------------------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 28-06-2006 mė 23:49.


    Albo
    Shiko Profilin Publik
    Dėrgo njė mesazh privat tek Albo
    Dėrgoi email Albo
    Vizito faqen e Albo!
    Gjej mė shumė postime nga Albo
    Shto Albo nė Listėn e Miqve

    28-06-2006, 22:44 #7
    Albo
    Shpirt Shqiptari




    Anėtarėsuar: 16-04-2002
    Vendndodhja: Philadelphia
    Postime: 11,010

    LITANIA E GJERĖ


    Dhiaku: Le tė themi tė gjithė,me tėrė shpirtin dhe me tėrė mendjen tonė, le tė themi:

    Populli: Mėshiro, o Zot (tri herė).

    Dhiaku: O Zot i gjithėpushtetshėm, Perėndi i etėrve tanė, tė lutemi, dėgjo e mėshiro.

    Populli: Mėshiro, o Zot (tri herė).

    Dhiaku: Mėshirona, o Perėndi, sipas mėshirės sate tė madhe, tė lutemi, dėgjo e mėshiro.

    Populli: Mėshiro, o Zot (tri herė).

    Dhiaku: Lutemi edhe pėr tė krishterėt shpresėtarė dhe orthodhoksė.

    Populli: Mėshiro, o Zot (tri herė).

    Nė kohėn qė dhiaku thotė litaninė e gjerė (ektenis), prifti thotė kėtė uratė:[/color]

    Prifti: (me zė tė ulėt) O Zot Perėndia ynė, prano kėtė lutje tė gjerė prej shėrbėtorėve tė tu dhe mėshirona sipas mėshirės sate tė shumtė; dhe dėrgo dhembshuritė e Tua mbi ne dhe mbi gjithė popullin tėnd qė pret prej Teje mėshirėn e pasur.

    Dhiaku: Lutemi edhe pėr Kryepiskopin (ose episkopin) tonė (Aksh).

    Populli: Mėshiro, o Zot (tri herė).

    Dhiaku: Lutemi edhe pėr vėllezėrit tanė: priftėrinjtė, ieromonakėt, ierodhiakonėt, monakėt dhe pėr tėrė vėllazėrinė tonė mė Krishtin.

    Populli: Mėshiro, o Zot (tri herė).

    Dhiaku: Lutemi edhe pėr mėshirė, jetė, paqe, shėndet, shpėtim, vėshtrim, ndjesė dhe falje tė mėkateve tė shėrbėtorėve tė Perėndisė, gjithė tė krishterėve shpresėtarė dhe orthodhoksė, qė banojnė dhe ndodhen nė kėtė qytet (ose manastir).

    Populli: Mėshiro, o Zot (tri herė).

    Dhiaku: Lutemi edhe pėr tė lumturit dhe gjithmonėkujtueshmit themelues tė kėsaj shtėpie tė shenjtė, dhe pėr tėrė etėrit dhe vėllezėrit tanė tė parafjetur, orthodhoksė qė prehen me shpresė kėtu e kudo.

    Populli: Mėshiro, o Zot (tri herė).

    Dhiaku: Lutemi edhe pėr ata qė sjellin pemė dhe bėjnė punė tė mira nė kėtė kishė tė shenjtė dhe tė gjithėnderuar, qė mundohen, qė psalin dhe pėr popullin qė qėndron rrotull, dhe pret prej Teje mėshirėn e madhe dhe tė pasur.

    Populli: Mėshiro, o Zot (tri herė).

    Prifti: (mė zė tė lartė) Se Ti je Perėndi mėshirues dhe njeridashės dhe Ty ta drejtojmė lavdinė, Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.

    --------------------------------------------------------------------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 31-07-2006 mė 22:25.


    Albo
    Shiko Profilin Publik
    Dėrgo njė mesazh privat tek Albo
    Dėrgoi email Albo
    Vizito faqen e Albo!
    Gjej mė shumė postime nga Albo
    Shto Albo nė Listėn e Miqve

    28-06-2006, 23:45 #8
    Albo
    Shpirt Shqiptari




    Anėtarėsuar: 16-04-2002
    Vendndodhja: Philadelphia
    Postime: 11,010

    LUTJA PER KATIKUMENĖT


    Dhiaku: Lutjuni Zotit, ju katikumenėt.

    Ne besimtarėt le tė lutemi pėr kalikumenėt.

    Qė t'i mėshirojė Zoti.

    Qė t'u mėsojė fjalėn e sė vėrtetės.

    Qė t'u zbulojė ungjillin e drejtėsisė.

    Qė t'i bashkojė me Kishėn e shenjtė, tė pėrgjithshme dhe apostolike.

    Shpėtoi, mėshiroi, pėrkrahi dhe ruaji, o Perėndi, me hirin tėnd.

    Ju katikumenėt, kryet tuaj uljani Zotit.

    Urata e katikumenėve tė cilėn prifti e thotė pėrpara se tė hapet Andiminsi:

    Prifti: (me zė tė ulėt)[/color] O Zot, Perėndia ynė, qė rri nė tė lartat dhe kqyr ata qė ndodhen poshtė, qė i dėrgove njerėzisė shpėtimin, Birin tėnd tė vetėmlindur dhe Perėndi, Zotin tonė Jisu Krisht, shtjer sytė mbi shėrbėtorėt e tu katikumenė, qė kanė ulur kryet pėrpara Teje, dhe nė kohėn e duhur bėji tė denjė pėr banjėn e rilindjes, pėr ndjesėn e mėkateve, dhe pėr rroben e mosprishjes; bashkoi me Kishėn tėnde tė shenjtė, tė pėrgjithshme dhe apostolike dbe numėroi bashkė me grigjėn tėnde tė zgjedhur.

    (me zė tė lartė) Qė dhe ata bashkė me ne tė lavdėrojnė emrin tėnd tė gjithėnderuar dhe madhėshtor, tė Atit, tė Birit dhe tė Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.

    Dhiaku: Sa jeni katikumenė, shkoni; ju katikumenėt, shkoni; sa jeni katikumenė, shkoni. Asnjė nga katikumenėt tė mos qėndrojė.

    --------------------------------------------------------------------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 28-06-2006 mė 23:50.

  7. #27
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    B

    LITURGJIA E BESIMTARĖVE

    Dhiaku: Sa jeni besimtarėt.Pėrsėri dhe pėrsėri me paqe, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.


    Urata e parė e besimtarėve

    Prifti: (me zė tė ulėt) Tė falenderojmė, o Zot, Perėndi i Fuqive, qė na bėre tė denjė tė qėndrojmė dhe tani pėrpara altarit tėnd tė shenjtė dhe tė lypim gjunjazi dhembshuritė e Tua, pėr mėkatet tona dhe pėr fajet e popullit tė bėra nga padija. Prano, o Perėndi, lutjen tonė; bėj qė tė jemi tė denjė tė tė bėjmė lutje, dhe kėrkesa dhe therore tė pagjakshme pėr tėrė popullin tėnd; dhe ne qė na caktove nė kėtė shėrbesėn tėnde bėna tė aftė, me fuqinė e Shpirtit tėnd tė Shenjtė, qė pa faje dhe pengesa tė tė thėrresim me dėshminė e ndėrgjegjes sonė tė pastėr nė ēdo kohė dhe vend; nė mėnyrė qė pasi tė na dėgjosh, tė tregohesh i butė sipas mirėsisė sate tė shumtė.

    Dhiaku: Pėrkrahna, shpėtona, mėshirona dhe ruajna, o Perėndi, me hirin tėnd. Urtėsi.

    Prifti: (me zė tė lartė) Se Ty tė pėrket tėrė lavdia, nderimi dhe adhurimi, Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.

    Dhiaku: Pėrsėri dhe pėrsėri me paqe, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.


    Urata e dytė e besimtarėve

    Prifti: (me zė tė ulėt) Pėrsėri dhe shumė herė tė biem ndėr kėmbė dhe tė lutemi, o i Mirė dhe njeridashės, qė, duke vėnė re lutjen tonė, tė pastrosh shpirtrat dhe trupat tanė nga ēdo ndyrėsi trupi dhe shpirti; dhe bėna tė qėndrojmė pėrpara altarit tėnd tė shenjtė, pa faj dhe pa dėnim. Dhuroju, o Perėndi, dhe atyre qė falen bashkė me ne pėrparim nė jetė, nė besė, dhe nė menēuri shpirtėrore; jepu qė tė tė adhurojnė gjithnjė me frikė dhe dashuri, dhe tė marrin pjesė nė misteret e T'ua tė shenjta, pa faj dhe pa dėnim, dhe tė tregohen tė denjė pėr mbretėrinė tėnde qiellore.

    Dhiaku: Pėrkrahna, shpėtona, mėshirona dhe ruajna, o Perėndi, me hirin tėnd. Urtėsi.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Prifti: (me zė tė lartė) Qė tė ruajtur gjithnjė prej fuqisė sate tė tė drejtojmė lavdinė, Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.

    --------------------------------------------------------------------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 11-07-2006 mė 21:29.


    Albo
    Shiko Profilin Publik
    Dėrgo njė mesazh privat tek Albo
    Dėrgoi email Albo
    Vizito faqen e Albo!
    Gjej mė shumė postime nga Albo
    Shto Albo nė Listėn e Miqve

    11-07-2006, 22:03 #10
    Albo
    Shpirt Shqiptari




    Anėtarėsuar: 16-04-2002
    Vendndodhja: Philadelphia
    Postime: 11,010

    HYRJA E MADHE

    Himni Keruvik

    Populli: Ne qė simbolizojmė mistikisht keruvimet, dhe i kėndojmė Trinisė jetėbėrėse himnin trishenjtor, le tė largojmė prej nesh tėrė kujdesin pėr jetėn;

    Nė kohėn psalet Himni Keruvik:

    Dhiaku: (me zė tė ulėt) Le t'i lutemi Zotit.


    Urata e Himnit Keruvik

    Prifti: (me zė tė ulėt) Asnjė nga ata qė janė lidhur me epshet dhe dėfrimet trupore nuk ėshtė i denjė tė vijė tek Ti, ose tė tė afrohet ose tė tė shėrbejė Ty, o mbret i lavdisė. Se tė shėrbyerit tek Ti ėshtė njė gjė e madhe dhe e frikshme edhe pėr fuqitė qiellore. Mirėpo nga njeridashja jote e patregueshme dhe e pamatshme u bėre njeri pa u ndryshuar, dhe ke qenė kryeprifti ynė, dhe si Zot i gjithėsisė na dorėzove shėrbesėn e shenjtė tė kėsaj Meshe dhe theroreje tė pagjakshme; se vetėm Ti, o Zot Perėndia ynė, i sundon qielloret dhe tė dheshmet, Ti qė rri mbi fronin keruvik, Zoti i serafimeve dhe mbret i Izraelit qė je i vetmi shenjt dhe qė prehesh ndėr shenjtorėt. Tė lutem pra, Ty, tė vetmit tė mirė dhe tė gatshėm pėr tė dėgjuar; shtjer sytė mbi mua shėrbėtorin tėnd mėkatar dhe tė padobishėm, dhe pastroma shpirtin dhe zemrėn nga ndėrgjegja e keqe, dhe bėmė tė zotin me fuqinė e Shpirtit tėnd tė Shenjtė, mua qė kam veshur hirin e priftėrisė, tė qėndroj pėrpara kėsaj Tryezės tėnde tė shenjtė, dhe t'i shėrbej flijimit tė Trupit tėnd tė shenjtė e tė pacėnuar dhe Gjakut tėnd tė nderuar. Se tek Ti vij duke ulur kryet dhe Ty tė lutem; mos e hiq fytyrėn tėnde nga unė, as mos mė pėrjashto nga rrethi i shėrbėtorėve tė Tu, po denjo tė tė blatohen kėto dhurata prej meje, shėrbėtorit tėnd mėkatar dhe tė padenjė. Se Ti je blatuesi dhe i blatuari, Ai qė pranon dhe qė jep vetveten, o Krisht Perėndia ynė, dhe Ty ta drejtojmė lavdinė, bashkė me Atin tėnd pa fillim dhe Shpirtin tėnd tė tėrėshenjtė, tė mirė dhe jetėbėrės, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.



    Dhe pas Uratės:

    Prifti: (me zė tė ulėt) Ne qė simbolizojmė mistikisht keruvimet, dhe i kėndojmė Trinisė jetėbėrėse himnin trishenjtor, le tė largojmė prej nesh tėrė kujdesin pėr jetėn (tri herė).

    Dhiaku: Qė mbretin e tė gjithave tė presim tė pasuar padukurisht prej rreshtave engjėllore. Aliluia, Aliluia, Aliluia (tri herė).

    Prifti temjanis Tryezėn e Shenjtė, ikonat dhe popullin duke thėnė me zė tė ulėt: «Nė qė pamė ngjalljen e Krishtit...» dhe pastaj «Ejani tė falemi...» (tri herė) edhe Psalmin 50.

    Prifti dhe dhiaku kthehen nga populli duke thėnė:

    O vėllezėr, falmėni mua mėkatarin.

    O Perėndi, fali ata qė na urrejnė e na duan.

    (me zė tė ulėt) Ngreji, o Zot.

    (me zė tė ulėt) Me paqe ngrini duart tuaja nė tė shenjtat dhe bekoni Zotin.

    Pastaj prifti merr Dhiskun e shenjtė tė mbuluar dhe ia vendos me vėmendje dhe shpresėtari dhiakut mbi krye. Merr dhe prifti Potirin e shenjtė, gjithashtu tė mbuluar duke thėnė;

    U ngjit Zoti me brohoritje, Zoti me zė trumbete.

    Dhe bėhet Hyrja e Madhe.

    Prifti dhe dhiaku dalin nga dera veriore pėr Hyrjen e Madhe; pėrpara shkojnė fėmijė me Kryqin, gjashtėkrahėshet, llambadha tė ndezura dhe temjanicė. Duke shkuar mesit tė kishės, dhiaku thotė:

    Dhiaku: (me zė tė lartė) Tė gjithė ne, edhe tė gjithė tė krishterėt shpresėtarė orthodhoksė na kujtoftė Zoti Perėndia nė mbretėrinė e Tij, gjithnjė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.

    Prifti kur arrin nė mes tė kishės thotė:

    Prifti: Kryepiskopin (ose episkopin) tonė (Aksh), dhe gjithė vėllazėrinė tonė mė Krishtin, kombin tonė shpresėtar, udhėheqjen dhe ushtrinė e tij. Tė gjithė ata qė banojnė e ndodhen nė kėtė qytet: enoritėt, epitropėt, ndihmėtarėt, dhuruesit e kėsaj kishe tė shenjtė, si edhe tė gjithė ne qė marrim pjesė nė kėtė Meshė Hyjnore.

    Populli: Amin.

    Prifti:Ndėrtuesit e lumtur e tė gjithmonėkujtueshėm, rindėrtuesit dhe dhuruesit e kėsaj kishe tė shenjtė, ata qė ranė pėr fenė e pėr atdhenė dhe tė gjithė etėrit dhe vėllezėrit tanė qė kanė ndėrruar jetė me shpresė ngjalljeje dhe jetė tė pasosur, i kujtoftė Zoti Perėndia nė mbretėrinė e Tij, gjithnjė; tani e pėrherė dhe nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.

    Kur merr pjesė nė Meshė episkop ose kryeipiskop, nuk del nė Hyrjen e Madhe por qėndron pėrpara Derės sė Bukur pa mitėr dhe pret Dhuratat e ēmuara, ndėrsa dhiaku dhe prifti duke i dorėzuar me radhė, i pari Dhiskun dhe i dyti Potirin, thonė:

    Kryepriftėrinė tėnde e kujtoftė Zoti Perėndia nė mbretėrinė e Tij, gjithnjė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Psaltet: Amin.

    Duke hyrė nė Hierore, dhiaku i thotė priftit ose Kryepiskopit apo episkopit:

    Dhiaku: Priftėrinė (ose Kryepriftėrinė) tėnde e kujtoftė Zoti Perėndia nė mbretėrinė e Tij, gjithnjė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Prifti ose Kryepiskopi apo episkopi thotė:

    Dhiakoninė tėnde e kujtoftė Zoti Perėndia nė mbretėrinė e Tij, gjithnjė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: Qė mbretin e tė gjithave tė presim, tė pasuar padukurisht prej rreshtave engjėllore. Aliluia, Aliluia, Aliluia.

    Duke vendosur Dhuratat e ēmuara mbi Tryezėn e Shenjtė:

    Prifti: Bujari Josif, si e zbriti prej drurit trupin tėnd tė pacėnuar, e mbėshtolli me pėlhurė tė pastėr dhe me aroma dhe e varrosi duke e vėnė nė njė varr tė ri.

    Dhiaku: Bėj tė mirė, o Zot.

    Prifti temjanis tė Shenjtat duke thėnė:

    Atėherė do tė sjellin viēa mbi altarin tėnd (tri herė).

    Dhe i thotė dhiakut:

    Priftiujtomė, o vėlla dhe bashkėmeshėtar,

    Dhiaku: Priftėrinė tėnde e kujtoftė Zoti Perėndia nė mbretėrinė e Tij, gjithnjė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Lutu pėr mua, o zot i shenjtė.

    Prifti: Shpirti i Shenjtė do tė vijė mbi Ty dhe fuqia e tė Lartit do tė tė mbrojė.

    Dhiaku: Shpirti vetė do tė meshojė bashkė me ne tėrė ditėt e jetės sonė.

    Kujtomė, o zot i shenjtė.

    Prifti: Dhiakoninė tėnde e kujtoftė Zoti Perėndia nė mbretėrinė e Tij, gjithnjė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Dhiaku: Amin.

    --------------------------------------------------------------------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 11-07-2006 mė 22:07.


    Albo
    Shiko Profilin Publik
    Dėrgo njė mesazh privat tek Albo
    Dėrgoi email Albo
    Vizito faqen e Albo!
    Gjej mė shumė postime nga Albo
    Shto Albo nė Listėn e Miqve

    01-08-2006, 00:01 #11
    Albo
    Shpirt Shqiptari




    Anėtarėsuar: 16-04-2002
    Vendndodhja: Philadelphia
    Postime: 11,010

    LUTJA E DHURATAVE TĖ SHENJTA

    Dhiaku: Le ta plotėsojmė lutjen tonė ndaj Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėr Dhuratat e ēmuara tė paravėna, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėr kėtė shtėpi tė shenjtė dhe pėr ata qė hyjnė brenda nė tė me besim, shpresėtari dhe frikė Perėndie, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Qė tė shpėtojmė prej ēdo hidhėrimi, zemėrimi, rreziku dhe nevoje, le t'i lutemi Zotit.

    Populli: Mėshiro, o Zot.

    Dhiaku: Pėrkrahna, shpėtona, mėshirona dhe ruajna, o Perėndi, me hirin tėnd.

    Populli: Amin.

    Dhiaku: Ditėn tė tėrė, tė pėrsosur, tė shenjtė, me paqe dhe tė pamėkatshme, le t'ia lypim Zotit.

    Populli: Falna, o Zot.

    Dhiaku: Engjėll paqeje, udhėheqės besnik, ruajtės tė shpirtrave dhe tė trupave tanė, le t'i lypim Zotit.

    Populli: Falna, o Zot.

    Dhiaku: Ndjesė dhe falje tė mėkatave dhe tė fajeve tona, le t'i lypim Zotit.

    Populli: Falna, o Zot.

    Dhiaku: Tė mirat dhe tė dobishmet pėr shpirtrat tanė dhe paqe pėr botėn, le t'i lypim Zotit.

    Populli: Falna, o Zot.

    Dhiaku: Qė tė kalojmė nė paqe dhe nė pendim jetėn qė na mbetet, le t'i lypim Zotit.

    Populli: Falna, o Zot.

    Dhiaku: Mbarim tė krishterė tė jetės sonė, pa dhimbje, faqebardhė, me paqe dhe mbrojtje tė mirė pėrpara gjykatores sė frikshme tė Krishtit, le tė lypim.

    Populli: Falna, o Zot.

    Dhiaku: Tė Tėrėshenjtėn, tė pacėnuarėn, tė pėrmbibekuarėn, tė lavdėruarėn Zonjėn tonė Hyjlindėse dhe gjithmonė Virgjėrėn Mari, bashkė me gjithė shenjtorėt duke kujtuar, veten tonė dhe njeri-tjetrin dhe gjithė jetėn tonė, Krishtit Perėndisė, le t'ia parashtrojmė.

    Populli: Ty, o Zot.



    Urata e Proskomidhisė:


    Prifti: (me zė tė ulėt) O Zot, Perėndi i tėrėfuqishėm, i vetmi i shenjtė, qė pret therore lavdėrimi prej atyre qė tė thėrresin me gjithė zemėr, prano dhe lutjet e ne mėkatarėve dhe shpjere nė altarin tėnd tė shenjtė; dhe bėna tė zotėt tė tė sjellim dhurata dhe therore shpirtėrore pėr mėkatet tona dhe pėr fajet e popullit tė bėra nga padija.

    Bėna tė denjė tė gjejmė hir pėrpara Teje qė tė bėhet mirėpritur prej Teje therori ynė, dhe Shpirti i mirė i hirit tėnd tė ngrerė tendėn mbi ne dhe mbi kėto dhurata qė ndodhen pėrpara dhe mbi tėrė popullin tėnd.

    (me zė tė lartė) Me pėrdėllimet e Birit tėnd tė vetėmlindur, me tė cilin je i bekuar, bashkė me Shpirtin tėnd tė tėrėshenjtė, tė mirė dhe jetėbėrės, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Populli: Amin.

    Prifti: Paqe nė tė gjithė.

    Populli: Dhe nė shpirtin tėnd.

    Dhiaku: Le tė duam njeri-tjetrin qė tė rrėfejmė me njė mendje,

    Populli: Atin e Birin edhe Shpirtin e Shenjtė, Trininė e njėqenshme e tė pandarė.

    Priftime zė tė ulėt) Do tė tė dua, o Zot, fuqia ime, Zoti ėshtė mbėshtetja ime, dhe streha ime, dhe shpėtimtari im.

    Dhiakume zė tė lartė) Dyert! Dyert! me urtėsi, le tė vėmė re.



    Simboli i Besimit:


    Populli:

    I.- Besoj nė njė Perėndi, Atė tė tėrėfuqishėm, krijues tė qiellit dhe tė dheut dhe tė gjithė tė dukurave dhe tė padukurave.

    II.- Dhe nė njė Zot, Jisu Krishtin, Birin e Perėndisė, tė vetėmlindurin, qė lindi prej Atit pėrpara gjithė shekujve. Dritė prej drite, Perėndi tė vėrtetė, prej Perėndie tė vėrtetė, tė lindur, jo tė bėrė, qė ka tė qenėt njė me Atin, me anėn e tė cilit u bėnė tė gjitha.

    III.- Qė pėr ne njerėzit edhe pėr shpėtimin tonė, zbriti prej qiejve, dhe u trupėzua prej Shpirtit tė Shenjtė edhe Virgjėreshės Mari dhe u bė njeri.

    IV.- Dhe u kryqėzua pėr ne nė kohėn e Pontit Pilat, dhe pėsoi e u varros.

    V.- Dhe u ngjall tė tretėn ditė sipas Shkrimeve.

    VI.- Dhe u ngjit nė qiejt dhe rri nė tė djathtė tė Atit.

    VII.- Dhe do tė vijė pėrsėri me lavdi tė gjykojė tė gjallėt dhe tė vdekurit, mbretėria e tė cilit nuk do tė ketė mbarim.

    VIII.- Dhe nė Shpirtin e Shenjtė, Zot, jetėbėrės, qė buron prej Atit, qė adhurohet e lavdėrohet bashkė me Atin e me Birin, qė foli me anėn e profetėve.

    IX.- Nė njė Kishė tė shenjtė, tė pėrgjithshme dhe apostolike.

    X.- Pohoj njė pagėzim pėr ndjesėn e mėkateve.

    XI.- Pres ngjalljen e tė vdekurve.

    XII.- Dhe jetėn e ardhshme tė amėshuar.

    Amin.

    --------------------------------------------------------------------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 01-08-2006 mė 00:03.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anėtarėsuar
    06-11-2008
    Postime
    196
    Shume mire ilias, bravo ,ke bere perparime ne teologji,por ke ngatruar adrese,ketu nuk eshte kishe.
    Me shume dua shqiperine.

  9. #29
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Postova vetem 60 % e Liturgjise Hyjnore qe festohet cdo te diel dhe te kremte ne Kishen Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise. 40 % nuk e merrte nga shkaku i fotove.
    Une me sa kuptoj une gjithcka eshte shqip.
    Pra mos shpif o Mengjes08.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anėtarėsuar
    06-11-2008
    Postime
    196
    Ilias per koken tende a ka mundesi te heqesh gjuhen greke nga portali i kishes ortodokse shqiptare dhe une e mbyll temen.A na e ben dot kete lehtesire se nuk jemi miqesuar me janullen e jo me me gjuhen greke.
    Me shume dua shqiperine.

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •