Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028

    Citate nga njerez te njohur per Civilizimin Islam

    Citate nga njerez te njohur per Civilizimin Islam

    www.thenickname.cjb.net

    Napolon Bonoparti sic permendet ne Cerfilet Kristiane, 'Bonaparte et Islam,' pedone Ed., Paris, France, 1914, f. 105, 125.

    "Mojsiu pati shpallur ekzistencen e Zotit per kombin e tij. Jezu Krishti e beri kete per boten Romake, Muhamedi per te gjithe kontinentin e vjeter..."

    "Arabia besonte ne idhujt, kur gjashte shekuj mbas Jezusit, Muhamedi u solli atyre besimin te Zoti i Abrahamit, i Ismailit, i Mojsiut, dhe Jezusit. Arianet dhe disa sekte te tjera e paten prishur pak qetesine e lindjes duke ngritur pyetje mbi natyren e Atit, Birit, dhe Shpirtit te Shenjte. Muhamedi deklaroi se nuk kishte asgje tjeter pervecse nje Zoti i cili nuk kishte babe, nuk kishte djale dhe se triniteti ishte pak a shume nje ide idhujtaresh..."

    "Une shpresoj qe nuk do te jete e larget dita kur une te jem ne gjendje te bashkoj te gjithe njerezit e zgjuar dhe te edukuar te te gjitha vendeve dhe te formoj nje rregjim te perbashket i cili do te bazohet ne principet e kuranit, te cilat jane te vetmet te verteta dhe vetem ato mund ta cojne njeriun ne lumturi."

    [Shenim: Disa historiane muslimane sugjerojne se Asad bin Al Furat, Komandanti i muslimaneve ne Sicili, eshte nje nga parardhesit e Napolon Bonopartit (1768 - 1821). Pasardhesit e Asadit paten qene njohur me emrin 'Banu Furat'. Nje nga kuneterit e Napoleonit ishte Joacim Murat.]



    Ser Xhorxh Bernard Shou ne 'The Genuine Islam' (Islami i Paster) Vol. 1, No. 8, 1936.

    "Neqoftese do te kishte ndonje besim qe do te udhehiqte mbi Angline, dhe Evropen brenda nje qind vjeteve te ardhshme, do te ishte islami."

    "Une gjithmone e kam pare besimin e Muhamedit me nje vleresim te vecante per shkak te vitalitetit te shkelqyer qe ai ka. Eshte i vetmi besim i cili sipas meje ka ate veti asimiluese ne fazat e ndryshimit te ekzistences, e cila e ben veten te dukshme ne cdo moshe. Une e kam studiuar ate - njeriun e shkelqyer dhe ne opinionin tim jo vetem qe nuk duhet te quhet anti-krisht, por nje Shpetimtar i Humanitetit"

    "Une besoj se neqoftese nje njeri si ai do te behej diktatori i botes moderne ai do te kishte sukses ne zgjidhjen e problemeve te saj ne nje menyre e cila do ti sillte asaj ate qe i mungon me teper paqen dhe lumturine: Une kam profetizuar per fene e Muhamedit se ajo do te jete e pranueshme ne Evropen e te nesermes sepse ka filluar te pranohet ne Evropen e sotme."


    Bertrand Rasell ne 'Historia e Filozofise Perendimore,' Londer, 1948, f.419

    " Perdorimi nga ana jone e frazes 'Koherat e Erreta' per te mbuluar periudhen nga 699 deri me 1,000 eshte shenje e rreferimit tone te gabuar ndaj Evropes Perendimore..."

    "Nga India ne Spanje, lulezoi civilizimi brilant islam. Cfare i humbi krishterimit ne kete kohe nuk i humbi dhe civilizimit, perkundrazi..."

    "Per ne duket sikur civilizimi Evropiano-Perendimor eshte civilizim, por kjo eshte nje mendjengushtesi."



    H.G.Uells

    "Mesimet islamike kane lene shume tradita ne barazine dhe marredheniet e kulturuara si dhe sjelljen, dhe frymezojne popujt me fisnikeri dhe tolerance. Keto jane mesime njerezore te shkalles me te larte dhe ne te njejten kohe shume te praktikueshme. Keto mesime sollen ne ekzistence nje shoqeri ne te cilen vrazhdesia, shtypja kolektive dhe padrejtesite ishin ne nje nivel shume me te ulet nga te gjitha shoqerite e tjera njerezore te meparshme....islami eshte i mbushur me xhentilese, respekt, dhe vellazerim."



    Dr. Uilliam Draper ne "Historia e Zhvillimit Intelektual te Evropes"

    "Gjate periudhes te halifeve njerezit e ditur te kristianeve dhe hebrejve jo vetem qe u vleresuan por edhe u caktuan neper poste me pergjegjesi te madhe, dhe madje u ngjiten edhe neper poste te larta ne qeveri... Ai (halifi Harun Rasheed) kurre nuk e merrte parasysh se nga cili vend ishte nje person i ditur apo se ciles fe i perkiste, por cfare ishte me me rendesi ishte vetem aftesia e tij simbas specialitetit."



    Eduard Montet, 'La Propagande Chretienne et ses Adversaries Musulmans,' Paris 1890. (Also in T.W.Arnold ne 'Predikimi i Islamit," Londer 1913.)

    " Islami eshte nje besim i cili eshte thellesisht racional ne kuptimin e gjere te fjales i konsideruar etimologjikisht dhe historikisht....mesimet e profetit, kurani pa dyshim qe ka ruajtur vendin e tij si pike themelore, dhe dogma e bashkimit ne Zot eshte permendur atje me madheshti, me pasterti dhe me bindje te thelle, veti keto te cilat eshte shume e veshtire ti gjesh jashte islamit....Nje besim aq preciz, i cveshur nga te gjitha kompleksitetet fetare dhe shume i kapshem per nje botkuptim ordiner pritet qe te permbaje dhe me te vertete permban nje fuqi te mrekullueshme per te fituar rrugen e tij ne ndergjegjen e njerezve."


    Tomas Karlil ne 'Heroes, Hero Worship, and the Heroic in History,' Lecture 2, Friday, 8th May 1849.

    " Meqe nuk ka rrezik qe ndonje nga ne te behet muhamedan (musliman), une do te them gjithcka te mire per te e cila me te vertete qendron...

    "Kur Pococke beri kerkime per Grotiusin, ku ishte prova per historine e pellumbit, te stervitur per te marre bizelet nga veshi i Muhamedit, dhe ti kalonte atij mesazhet e nje engjelli? Grotiusi u pergjigj qe nuk kishte prove per nje gje te tille!...

    " Nje numer me i madh i krijesave te Zotit beson ne fjalen e Muhamedit ne ditet tona se ne cdo kohe tjeter me te perparshme. A mund te supozojme ne se ai ishte nje pjese e keqe e shpirtezimit, ky njeri qe gjithe keto krijesa e kane pasur si shembull gjate gjithe jetes se tyre nga lindja deri ne vdekje?...

    "Nje njeri i varfer, punetor i madh; pa marre parasysh mundimet e njerezve te tjere vulgare. Sidoqofte do te thoja jo njeri i keq; Kishte dicka me te mire tek ai se cdo njeri tjeter,--sepse po te ishte ndryshe ata burra te eger arabe, qe luftuan dhe u perpoqen 23 vjet nen komanden e tij, gjithmone ne kontakt me te, nuk do ta kishin respektuar ne menyre te tille! Ata ishin njerez te eger qe ndizeshin shpejt dhe futeshin ne sherr, ne te gjitha gjitha llojet e sinqeritetit; pa pasur vlere dhe burreri, asnje njeri nuk do te mundte ti komandonte ata. Ata e thirren ate profet do te thoni ju? Pse qendroi ai atje balle per balle me ata; i hapur, pa u fshehur mbrapa ndonje misteri; arnonte mantelin e tij, rregullonte kepucet e tij; luftonte, keshillonte, jepte urdhera ne mesin e tyre: ata duhet ta kene pare se cfare burri ishte, le te vleresohet ai me epitetin qe ju deshironi! Asnje perandor me salltanetet e tij nuk mund te kishte ate pushtet mbi njerezit sic e kishte ky njeri brenda nje rrobe te qepur nga duart e tij. Gjate 23 vjeteve te kesaj prove te madhe. Per mua ai ishte nje hero i vertet ne vetvete...

    "Keta arabe, Muhamedi, dhe ai shekull,- a nuk eshte kjo njesoj me ate shkendijen qe bie, nje shkendije drite ne nje bote qe ishte si fuci baruti, flakeroi gjithe boten nga Delhi deri ne Granada! Une mendoj, se ai njeri i madh ishte nje drite nga qiejt; njerezit e tjere e priten ate si benzine, dhe po ata u kthyen ne flake...."



    Simon Oklei ne 'Historia e Saraceneve'.

    " Nje turme njerezish te eger, te pa pare dhe te izoluar... u kthyen papritmas ne nje force te madhe arabe, e cila arriti nje sere fitoresh te papara ne historine e kombeve, vetem ne nje kohe te shkurter prej 90 vjetesh pushteti i saraceneve arriti nje toke edhe me te gjere se c'kishte pasur Roma ne vitet 800."



    Filip Hitti ne 'Histori e Shkurter e Arabeve.'

    " Gjate gjithe pjeses se pare te mesjetes, asnje popull tjeter nuk dha kontribut me te rendesishem se arabet per progresin e botes njerezore, neqofte se nenkuptojme me kete te gjithe ata gjuha e te cileve ishte arabishtja, dhe jo thjesht ata qe jetonin ne Gadishullin Arabik. Per shekuj me rradhe, arabishtja ishte gjuha e mesimit, kultures dhe progresit intelektual per te gjithe boten e civilizuar me perjashtim te Lindjes se Larget. Nga shekulli i 9-te deri ne shekullin e 12-te pati me teper vepra filozofike, mjekesore, historike, religjoze, astronomike dhe gjeografike te shkruara ne arabisht se ne cdo gjuhe tjeter."



    Carra de Vaux ne 'Filozofet e Islamit,' Paris , 1921.

    " Me se fundi si mund te harroje nje njeri se ne te njejten kohe Perandoria Mogule e Indise (1526 - 1857 e.r) ishte duke i dhene botes Taxh Mahalin (i cili u kompletua me 1648 e.r) bukuria arkitekturale e se ciles nuk eshte kaluar asnjehere, dhe 'Akbar Nameh' te Abul Fazl: " nje pune te mbushur plot me ide jetesore dhe dije ku cdo aspekt i jetes studiohet dhe klasifikohet, dhe ku te bie ne sy progresi, eshte nje dokument per te cilin civilizimi oriental duhet te jete krenar. Ata njerez, gjenialiteti i te cileve gjen shprehje ne kete liber ishin shume te avancuar per kohen ne artin e qeverisjes, dhe mbase ata ishin te perparuar edhe ne spekullimet e tyre per filozofine religjioze. Ata poete, ata filozofe diten se si te jetonin ne nje bote materiale. Ata vezhgonin, klasifikonin, llogaritnin dhe eksperimentonin. Te gjitha idete e tyre provoheshin perballe fakteve. Ata i shprehin ato me elokuence por ne te njejten kohe japin edhe statistikat."... idete e tolerances, drejtesise dhe humanitetit i cili mbizoteroi gjate kohes se Akbarit."



    Marcel Clerget ne ' La Turquie, Passe et Present,' Paris, 1938

    "Shume prova te nje niveli te larte kulturor te Perandorise Osmane gjate kohes se Suleimanit te Madh mund te gjenden ne zhvillimin e shkences dhe ligjit; ne lulezimin e puneve letrare ne arabisht, persisht dhe turqisht; ne monumentet e sotme te Stambollit, Burses, dhe Edirnese; ne zhvillimin e madh te industrive luksoze; ne jeten madheshtore te oborrit mbreteror dhe qeveritareve te larte, dhe po ashtu tek toleranca fetare. Te gjitha influencat - vecanerisht turke, bizantine dhe italiane perzihen se bashku dhe ndihmojne ne berjen e kesaj epoke nje nga me te ndriturat per ottomanet."



    Tomas Arnold ne 'Thirrja ne Islam'

    "Ne asnjehere nuk kemi degjuar per ndonje perpjekje per te detyruar jo-muslimanet per te pranuar islamin apo per ndonje persekutim te organizuar qe ka per qellim zhdukjen e krishterizmit. Neqofte se halifet do te kishin zgjedhur nje nga keto plane, ata do ta kishin fshire krishterizmin nga faqja e dheut po aq lehte sac u be me islamin gjate kohes se Ferdinandit dhe Isabeles ne Spanje; me te njejten metode qe ndoqi Luisi XIV per ta bere protestanizmin nje besim ndjekesit e te cilit denoheshin me vdekje; apo me te njejten lehtesi qe u mbajten hebrejte larg Britanise per me teper se 350 vjet."


    Majkelli i Madh sic permended ne ' Michael the Elder, Chronique de Michael Syrien, Patriarche Jacobite d'Antioche,' J.B. Chabot, Editor, Vol.II, Paris, 1901.

    " Kjo eshte arsyeja perse Zoti i hakmarrjes, i cili eshte i vetemi fuqiplote, dhe ndryshon perandorite e te vdekeshme ashtu sic deshiron, duke ua dhene ato kujdo qe ai do, dhe duke na shpetuar nga kriminaliteti i romakeve te cilet gjate gjithe dominimit te tyre, egersisht ndikuan ne kishat dhe manastiret tona dhe na denuan pa meshire, solli nga jugu djemte e Ishmaelit, te na shpetojne nga duart e romakeve. Po edhe neqoftese ne kemi patur ndonje humbje, sepse kishat katolike qe ua paten marre nga ne dhe iu paten dhene kalkedonianeve, mbeten nen posedimin e tyre; sepse kur cdo qytet qe iu dorezua arabeve, ata u lejuan qe te kishin denominimet e kishave te cilat ishin ne ate zone ( dhe ne ate kohe kishat e medha te Emesses dhe Harran u paten marre nga ne); sidoqofte ishte nje shpetim i madh per ne qe shpetuam nga kriminaliteti i romaneve, egersia e tyre, urrejtja e tyre kunder nesh, dhe ta gjejme veten tone ne mes njerezish. (Maijkelli i Madh, Patriarku jakobite i Antiokut e shkroi kete tekst ne pjesen e dyte te shekullit te 12-te , mbas pese shekujsh te regjimit musliman ne ate zone.



    James Addison ne 'The Christian Approach to the Moslem,' p.35.

    " Megjithe rritjen e antagonizmave, udheheqesit Muslimane shume rralle i bene kristianet te vuanin per kryqezatat. Kur saracenet me se fundi vune nen kontroll te plote Palestinen, kristianeve iu dha statusi i tyre i meparshem si dhimmis. Po ashtu edhe Kisha Koptike, kishte shume pak shkak per tu ankuar nen qeverine e forte te Salaudinit, si dhe gjate kohes se sulltaneve mamluke me te hershem, sepse ata paten nje drejtesi gjykimi qe asnjehere nuk e kishin njohur me parpara. I vetmi efekt i kryqezatave mbi krishteret egjiptiane ishte qe ti ndalonte ata per disa kohe te benin pelegrinazhin e tyre ne Jerusalem, sepse per aq kohe sa franket ishin ne krye heretiket u ndaluan te afroheshin ne vendet e shenjta. Kjo zgjati deri ne kohen kur muslimanet fituan dhe kristianet rimoren te drejtat e tyre te plota si kristiane."



    Muhamed Marmaduke Piktall ne leksionin e tij te vitit 1927 mbi 'Tolerancen ne Islam,' Madras India.

    " Ne syte e historise, toleranca fetare eshte shembulli me i larte i kultures se nje populli... Po ashtu vendet perendimore u bene me tolerante vetem kur ata u shkeputen nga ligjet e tyre fetare, dhe po ashtu kur muslimanet u shkeputen nga ligjet e tyre fetare niveli i tolerances se tyre ra dhe po ashtu edhe kultura. Para ardhjes se islamit toleranca asnjehere nuk ishte predikuar si nje pjese themelore e besimit fetar...

    "Ne qofte se Evropa do te dinte per islamin, aq sa diten muslimanet per kristianizmin, atehere kryqezatat e cmendura aventurioze dhe fanatike nuk do te kishin ndodhur, sepse ato u shkaktuan plotesisht nga nje keqkuptim i madh...

    "Manastire te shumta, me nje pasuri te perbere nga thesare vlera e te cilave llogaritet ne jo me pak se nje qind milion sterlina, paten fatin e madh te gezonin privilegjet e profetit te shenjte (Muhamed) per murgjerit e Sinait dhe ishin shume te respektuar nga ana e muslimaneve. Sektet e ndryshme te kristianeve perfaqesoheshin ne keshillin e perandorise nga patriarket e tyre, ne keshillat lokale nga peshkopet, ne keshillat e fshatrave nga prifterinjte e tyre, dhe fjala e tyre per probleme themelore te shoqerise merrej ne konsiderate pa u diskutuar fare...

    "Toleranca brenda islamit ishte, dhe eshte, dicka pa ndonje dicka tjeter te ngjashme me te ne gjithe historine; klasa, raca dhe ngjyra per here te pare nuk ishin problem dhe kufij te pakalueshem per njerezit."



    Ser Xhon Bagot Glub

    "Periudha e halifit Al- Ma'mun mund te konsiderohet si 'koha e arte' e shkences dhe dijes. Ai gjate gjithe kohes kishte qene shume i terhequr nga librat dhe perpjekjeve per te mesuar. Mendja e tij e shkelqyer ishte e interesuar ne cdo lloj aktiviteti intelektual. Jo vetem poezia por edhe filozofia, teologjia, astronomia, mjekesia dhe ligji kishin vendin e tyre gjate kohes se tij te lire."

    "Qe nga koha e Mamunit shkollat mjekesore te Bagdadit kane qene teper aktive. Spitali i pare i lire publik u hap ne Baghdad gjate halifatit te Harun-er-Rashidit. Me zhvillimin e sistemit, fizikante dhe kirurge u caktuan qe te jepnin mesim nxenesve te mjekesise, si dhe te leshonin diploma per ata te cilet konsideroheshin te afte per te praktikuar zanatin. Spitali i pare ne Egjipt u hap me 872 e.r. dhe me pas spitalet publike lulezuan neper te gjithe perandorine nga Spanja dhe Magribi (Marok, Algjeri, etj) deri ne Persi."



    Mbi Holokaustin e Bagdadit (1258 e.r)

    "Qyteti u sulmua vazhdimisht, u shkaterrua dhe u dogj. Tete qind mije persona mendohet te jene vrare ne ate kohe. Halifin Mustasim e futen ne nje thes, i qepen gryken dhe u shkel per vdekje nen thundrat e kuajve mongole.

    "Per pese qind vjet, Bagdadi pati qene nje qytet i pallateve, xhamive, bibliotekave dhe shkollave. Universitetet dhe spitalet e tij ishin me modernet per boten e asaj kohe. Asgje nuk mbeti me pervecse kodra rere dhe nje ere e keqe e mishit te prishur njerezor."
    RIPPR

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-04-2006
    Postime
    4
    Ebu Bekr Muhammed b. Zekeria er-Razi (865-925) ishte ndoshta mendimtari i lirė mė i madh nė tėrė historinė e Islamit. Ai ishte mjeku mė i madh nė botėn islame dhe njė prej mjekėve mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėve. Ai ka shkruar mbi dyqind libra me tema tė ndryshme (kimi, mjekėsi, filozofi). Vepra e tij mė e madhe mjekėsore ishte enciklopedia monumentale el Haui, pėr tė cilėn punoi pesėmbėdhjet vjet. Er-Razi ishte empirik i plotė dhe aspak dogmatik. Kjo ėshtė evidente nga fletoret e tij me shėnime nė tė cilėt ai regjistronte me kujdes pėrparimin e pacientėve tė tij, sėmundjet e tyre dhe rezultatin e trajtimit. Ai ka shkruar njė nga traktatet mė tė hershme pėr sėmundjet ngjitėse – linė dhe fruthin.
    "Por arsyeja pse Er-Razi u dėnua universalisht nga myslimanėt pėr blasfemi ishin pikėpamjet e tij pėr religjionet e shpallura. Ai nuk shihte asnjė menyrė pėr t’i pajtuar filozofinė dhe religjionin. Nė dy veprat e tij heretike, njėra nga tė cilat mund tė ketė pasur ndikim nė klasikun evropian tė mendimit tė lirė De Tribus Impostoribus, Er-Razi shfryente urrejtjen e tij pėr religjionet e shpallura. Libri i tij heretik Mbi profecinė nuk ka mbijetuar, por e dimė se teza kryesore e tij ka qenė superioriteti i arsyes karshi religjionit, dhe se shpėtimi ėshtė i mundshėm vetėm nėpėrmjet filozofisė. Vepra e dytė heretike e Er-Razit ka mbijetuar pjesėrisht nė shkrimet kritike tė njė autori ismailit. Ja tezat e saj kryesore (dhe tė guximshme):
    Tė gjithė njerėzit janė nga natyra tė barabartė dhe tė pajisur njėsoj me aftėsinė e arsyes, e cila nuk duhet tė nėnēmohet nė favor tė besimit tė verbėr; pastaj arsyeja i mundėson njeriut t’i kuptojė tė vėrtetat shkencore nė mėnyrė tė shpejtė dhe tė menjėhershme. Profetėt – kėta cjep me mjekra tė gjata, siē i pėrshkruan Er-Razi me neveri – nuk mund tė pretendojnė kurrfarė superioriteti intelektual ose shpirtėror. Kėta cjep hiqen si lajmėtarė tė zotit, dhe gajasen sė foluri pėr t’i pėrhapur gėnjeshtrat e tyre, duke i imponuar masės bindje tė verbėr ndaj “fjalėve tė padronit”. Mrekullitė e profetėve janė mashtrime tė bazuara nė dredhira, dhe tregimet pėr ta janė plot gėnjeshtra. Pavėrtetėsia e gjithė asaj qė thonė profetėt ėshtė evidente nė faktin se ata e kundėrshtojnė njėri-tjetrin: njėri pohon atė ēfarė tjetri mohon, e megjithatė secili pretendon tė jetė pronari i vetėm i sė vėrtetės; kėshtu Dhiata e Re bie ndesh me Torėn, Kurani me Dhiatėn e re. Sa i pėrket Kuranit, ai s’ėshtė asgjė veēse njė pėrzierje e ngatėrruar e “pėrrallave absurde dhe tė papajtueshme,” qė ėshtė vlerėsuar nė mėnyrė qesharake si diēka e papėrsėritshme, kur, nė fakt, gjuha, stili, dhe “elokuenca” e tij e tejlavdėruar janė larg sė qeni pa gabime. Zakoni, tradita dhe pėrtacia intelektuale e shpien njeriun te ndjekja e verbėr e udhėheqėsve tė tyre religjiozė. Religjionet kanė qenė shkaku i vetėm i luftėrave tė pėrgjakshme qė kanė katandisur njerėzimin. Religjionet kanė qenė gjithashtu armiq tė vendosur tė pėrsiatjes filozofike dhe kėrkimit shkencor. Tė ashtuquajturat “shkrimet e shenjta” janė tė pavlerė dhe kanė sjellė mė shumė dėm se dobi, ndėrsa “shkrimet e tė lashtėve si Platoni, Aristoteli, Euklidi dhe Hipokrati i kanė bėrė shėrbim tepėr mė tė madh njerėzimit.”
    “Njerėzit qė tubohen rreth udhėheqėsve fetarė janė ose mendjetrashė, ose janė gra dhe adoleshentė. Religjioni e ngulfat tė vėrtetėn dhe ushqen armiqėsi e urrejtje. Nėse njė libėr pėrmban nė vete dėshmi se ėshtė shpallje e vėrtetė, traktatet e gjeometrisė, astronomisė, mjekėsisė dhe logjikės mund tė justifikojnė njė pretendim tė tillė shumė mė mirė se Kurani [bukuria letrare e tė cilit dėshmon vėrtėtėsinė e misionit tė Muhammedit, sipas myslimanėve ortodoksė, ndonėse e mohuar nga Er-Razi].”
    Nė filozofinė e tij politike Er-Razi besonte se njeriu mund tė jetojė nė njė shoqėri tė rregulluar pa qenė i terrorizuar nga ligji fetar ose i detyruar nga profetėt. Natyrisht, rregullat e ligjit islam, si ndalesa e verės, nuk e shqetėsonin atė aspak. (Siē ėshtė cekur mė herėt, Er-Razi e ndiente se jeta e njeriut mund tė pėrmirėsohet nėpėrmjet filozofisė dhe arsyes, jo nėpėrmjet religjionit.)
    Dhe nė fund, Er-Razi besonte nė progresin shkencor dhe filozofik, se shkenca pėrparon nga brezi nė brez. Ai konsideronte se njeriu duhet tė ketė mendje tė hapur, dhe tė mos i refuzojė vrojtimet empirike vetėm pse ato nuk pėrshtaten me idetė e formuara qė mė parė. Er-Razi besonte se kontributet e tij shkencore do tė zėvendėsohen nga mendjet mė tė mėdha se ai.
    Ėshtė e qartė, nga sa u tha mė sipėr, se kritika e Er-Razit kundėr religjionit ėshtė nga mė tė fuqishmet gjatė tėrė Mesjetės, nė Evropė dhe nė botėn islame. Shkrimet e tij heretike, nuk kanė mbijetuar nė masė tė madhe dhe nuk janė lexuar shumė; megjithatė ato janė dėshmi pėr kulturėn dhe shoqėrinė tejet tolerante nė tė cilėn Er-Razi jetonte (tolerancė qė ka munguar nė kohėt dhe vendet e tjera).
    Ne besojmė se Er-Razi i ka mbėshtetur vlerat qė ne i kultivojmė: racionalizmin, skepticizmin religjioz, besimin nė shkencė, zbatimin e arsyes njerėzore pėr zgjidhjen e problemeve tė njerėzimit, empirizmin, mungesėn e dogmatizmit, dhe dyshimin nė traditėn e verbėr. Kėto cilėsi, zakonisht tepėr tė rralla, janė aq mė tė mrekullishme kur dihet se i takojnė dikujt qė ka jetuar nė fillim tė shekullit tė 10-tė, dhe janė pikėrisht kėto cilėsi qė na duhen qė shoqėria islame tė kthejė lavdinė e vet tė mėparshme.

Tema tė Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Ē'ėshtė Krishti?
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18
  3. Haradinaj nuk do tė shkojė nė KS tė OKB-sė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11
  4. Marrdhėniet Izraelo-Palestineze hyjnė nė njė erė tė re.
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 181
    Postimi i Fundit: 29-10-2003, 12:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •