Nga: Astrit KOSTURI
Jeta! E pėrditshmja jonė, frymėmarrja jonė, e zhytur kaq keqas nė kėtė pisllėk tė paparė e, qė akoma nuk kemi mundur ti gjejmė tjetėr emėr.
Ēuditėrisht, jeta jonė ka qėnė pėrherė e kėrcėnuar nga dallgė tė egra, tė akullta dhe tė pamėshirshme. Edhe pse ndėrruan karakteret, rilindėn pėrsėri vese tė vjetra e tė larosura me turli ngjyrash.
Njė katastrofė e pandreqshme. Jo vetėm ka dėshtuar, por edhe ka mbaruar jeta! Ky ėshtė thelbi i alarmit. Dhe, se asnjėri nuk gjen dot kohė, ta ribėjė atė nga e para. Nuk ėshtė se ka dėshtuar njė punė Vėrtetė dėshtimi, fruston nervozizėm dhe hidhėrim. Hidhėrim kozmik. Por, nė rastin e jetės, ėshtė katastrofė. Katastrofė, qė vetėm Pushteti nuk e shikon. Dhe nuk ka se si ta shikojė, atė qė vetė ai ka montuar. Tė mėdhenjtė tanė janė tė pagabueshėm. Fajin e gjejnė tek tjetri dhe, vetė janė nė rolin e Zeusit qė shpėrndante rrufetė. Gjithmonė nė prapaskenė. Gjithnjė, pas ēdo situate, nė rolin e Pons Pilatit, tė shpėtimtarit dhe tė heroit. Gjithnjė dyshues dhe me vetėdije tė trazuar. Demagogė dhe skrupulozė, pėr tė arritur qėllimet. Narcistė dhe tė pabesė, autorė dhe aktorė tė dramės tonė makbethiane. Me pamjen e njė kalorėsi karagjos, Pushteti na kujton Tartufin komik.
Njė spirale, sa tė mbrapshtė, aq dhe djallėzore, kam dalluar nė sistemin e gjėrave, tė montuara aq mjeshtėrisht nga mendja njerėzore. Mallkimi ynė, qėndron, se kėta sojsėzė, edhe kur kalben e bien, bėhen pleh dhe ushqim pėr plehrishten e aventurės sė radhės. Nga ana tjetėr, turmės i pėlqen Sanēoja, sanēopanēizmi dhe psherėtimat e tij. Njerėzia ka qejf tė perceptojė gjithēka sipas mėnyrės sė vet dhe, pėrpiqet ti pėrkthejė fjalėt dhe bėmat e tė mėdhenjėve, po sipas oreksit tė tij. Sepse absurdin e ka bėrė mėnyrė jetese. Sepse ka dėshirė, ti ngjajė dhe tė imitojė tė zotin. Se marrėzitė e zotėrisė, nuk vlejnė asnjė grosh, pa budallallėqet e shėrbėtorit. Dhe kėshtu turma qesh e zgėrdhihet. Njėkohėsisht amin o hoxhė dhe bashkohet nė refrenin e tė Madhit tra-la-la, zura njė galė. Kjo sjellje tragjike, tjetėrsoi identitetin dhe individualitetin tonė, duke e lidhur ekzistencėn me udhėheqėsin si qėnie hyjnore, tė pazėvendėsueshėm...
Tė bėsh sikur ndjen dhe sikur meraku i madh tė bren pėrbrenda, pėr punėn e njerėzit. Me njė fjalė, se je i kulluar dhe gjoja po bėn namin. Dhe tė kuptohemi vetėm pėr tė tjerėt, asgjė pėr veten. Harrojnė gjoja, lėvizjet e para nė skakierėn e dallaveres dhe pastaj e shohin veten tė mahnitur, nė mbretėrinė e rastėsisė. Nė atė mbretėri, ku janė tė lidhur me njėri-tjetrin dhe neve na kanė gozhduar gjithashtu, nė disa zinxhirė me hallka tė tilla qė tė kujtojnė vargonjtė. Vargonj, tė tanishėm. Tė rinj, por dhe tė tillė, qė vijnė si medaljonė kafkash e skeletesh kėrcėnues nga thellėsitė e vdekjes. Kjo ka ndodhur, edhe kur u zhdukėn dinosaurėt gjigandė. E dinė edhe biologėt. Ka ndodhur edhe me gjallesat, qė kanė kundėrshtuar nė mėnyrė natyrore, seleksionin asgjėsues. Veēanėrisht nga ai, qė e kemi njohur dhe quajtur industrializim. Besoj, se e keni vėnė re, edhe pas njė shtėrngate tė stuhishme Pasi ajo ka pushuar, kemi parė tė jetė goditur nė mėnyrė tė pamėshirėshme, jeta e gjallesave. E kemi parė, sipėrfaqe pellgjesh, me shumėkėmbsha tė butė, vemje, larva e milingona. Por tė mbledhura tė gjitha sė toku, si lėmsha qė notojnė mbi kėto pellgje dhe, ashtu bashkė deri nė tharjen e ujėrave, nga rrezet e diellit. Kanė formuar koloni edhe njėqelizorėt volvokset! Vetėm nė emėr tė jetės! Pėr ta mbajtur nė ruajtje jetėn, si tė vetmen dhuratė tė natyrės, qė jepet vetėm njėherė.
Po njeriu, duhet tė durojė pafund kėtė deformim tė tillė, ngaqė ėshtė i pafaj? Apo tė presė derisa ti shkruhet epitafi?...
Krijoni Kontakt