Thaçi fton Tadiqin në Prishtinë
“Çdo pëllëmbë e territorit të Kosovës, është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim etnie. Andaj, përveç ftesës për kthim, Qeveria e Kosovës ofron edhe mirëqenie dhe mbrojtje për ata që dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre”. Kështu tha kryeministri Hashim Thaçi gjatë një debati të sotëm në Çagllavicë ku u debatua më kthimin e pakicave, në veçanti serbëve.
Kryeministri Thaçi me këtë rast, e ftoi edhe presidentin serb Boris Tadiq, për një takim në zyrën e tij në Prishtinë, pasi sipas tij, është koha ti shtrëngojnë duart dhe të nisin krijimin e raporteve të mira fqinjësore e jo si në luftë të ftohtë..
Po me duket se edhe ky i krimbur. Ncuk Ncuk Ncuk
Asnjëherë gjerë më sot nuk kam dëgjuar që Tadiq ose qeveria e Beogradit të ketë reflektuar për të kaluarën, për gjithë ato vrragë që i lanë Kosovës.
E tani Kryeministri yne i dashur done edhe ti shtrin duart e te perqafohet me ta..
Mendimet tuaja ju lutem..!!??
Ruaj Lidhjet