Ne jemi Epirotas!
Po! Epirotas jemi ne. Na njohin malet, fushat, lumenjte, anedetet. Na njohin Tre Guret e Zeze atje ne Preveze, na njohin greket matane Artes, matane Pindit. Na njef dielli dhe hena, na njohin ullinjte tane pleq. Ne jemi shume dhe quhemi Kaon, Mollos e Thesprotas por jo vorioepirot ose dicka tjeter. Ky term ka dale shume vone, ateher kur grekeve ju lindi ideja te debonin epirotasit e jugut, Thesprotet , Camet dmth.
Suliotet jane epirotas, camet jane epirotas, himariotet jane epirotas, leberit po ashtu, permetaret, Erseka, Leskoviku e me tej. Ne te gjithe jemi Epirotas dhe per cudi flasim gjuhen e bukur shqipe.
Po! Ne jemi Epirotas. Pirro ishte I yni dhe ne jemi te tijte. Pyesni majat e maleve ne Sul e ne Cameri dhe do tju pergjigjen ne gjuhen tone. Pyesni ujrat qe rrjedhin poshte Ures se Artes dhe brigjet e lumit Kalama. Ato do deshmojne ne gjuhen tone. Pyesni kedo ne Kaoni dhe do tju thone qe jemi epirotas dhe ketu ska asgje te pavertete. E paverteta fillon atje ku thuhet se Epirotasit e veriut na qenkan greke!!
Une jam Epirotas dhe nuk jam grek dhe kete e di nga te paret e mi. Ata e dine nga ata qe I sollen ne kete jete dhe keshtu deshmite shkojne ne thellesi te shekujve.
Bashkojeni zerin me mua dhe ju te te gjithe o Thesprotas, dhe ju o Kaon, dhe ju o Mollos se ne jemi epirotasit qe ta themi te gjithe bashke:
Po! Ne jemi Epirotas