Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Kriza morale në Kosovë ka lëshuar rrënjë

    OPINION

    Kriza morale në Kosovë ka lëshuar rrënjë

    08-03-2009 / Nga Smajl Latifi

    Shqiptarët në Kosovë edhe pse janë lodhur me probleme, ballafaqimi me to nuk i ka dorëzuar. Nuk ka qenë e lehtë. Lufta për një jetë të re ka qenë dhe mbetet lajtmotiv për të jetuar me dinjitet. Jetën e duan jo vetëm për të ngrënë, por për të jetuar një jetë të re, më ndryshe, pa vuajtje dhe dëshpërime, pa zhgënjime dhe mashtrime.
    Në Kosovë nuk rrodhën ngjarjet, siç kanë besuar njerëzit, siç kanë luftuar ata që ideal kishin jetën e re të lirë të të gjallëve. Një pjesë e bashkëkohanikëve, dëshmitarë real të ngjarjeve të kaluara, nuk janë në gjendje ta kuptojnë(pranojnë), se idealet e dikurshme u harruan ose u tjetërsuan. Në të kaluarën patriotizmi më i madh i atyre që jetuan me nder, që dhanë jetën e tyre ishte: qëndrim i drejtë, në këmbë. Tek ata ishte njerëzia, përkushtimi, gatishmëria për të bartur mbi supe barrën që e bartin vetëm të ndërgjegjshmit dhe misionarët e ndryshimit të jetës së popullit. Kurse sot, patriotizmi, ku mbeti!? Patrioti i sotshëm shpërfaqet si: fjalëshumë, fjalë ëmbël, një njeri që mbulon ekranet ose faqet e shtypit duke gënjyer.
    Sot në Kosovë kriza morale është e përmasave shqetësuese, ajo është shumë e pranishme. E vëren kudo. Ka depërtuar thellë në trupin dhe shpirtin e njerëzve tanë. Vlerat kombëtare janë aty ku nuk e kanë vendin. Kundërvlerat janë duke mbisunduar te ne. Ato i gjen aty ku nuk e kanë vendin, ngatërrohen panatyrshëm, pa kurrfarë shije me vlerat. Kjo bashkëjetesë është e dëmshme, sa që po i ngulfat ato çdo ditë.
    Në Kosovë janë të paktë ata që kanë para. Ka prej tyre që i kanë përfituar paratë në kurriz të shumicës. Askush nuk u ndëshkua, por e varfër dhe e ndëshkuar është vetëm Kosova, e cila sot identifikohet në shumë segmente të jetës, me shumicën e varfër me halle të mëdha. Të pakënaqurit nuk duan ta hanë bukën me turp. Ata të gjithë së bashku kanë një virtyt: punën e mirë dhe jetën e ndershme. Përpëliten me hallet e shumta çdo ditë dhe shpresojnë dhe projektojnë të ardhmen e vet e cila doemos është plotësisht ndryshe nga e sotmja e zymtë.
    Po forcohet përshtypja se rrjeti i njerëzve të pasur është shumë funksional. Njerëzit e kanë të lehtë të shohin, se si pagat e ulëta ju japin ‘mundësi’ një kategorie të njerëzve pa moral dhe të mandatuar nga qytetarët për të bërë punë të mira dhe për t’ua kryer shërbimet e duhura qytetarëve, po ndërtojnë pallate, po bëjnë biznese të mëdha pa djersë.
    Pritet përballja e dy kategorive të njerëzve: të pandërgjegjshmit që përvetësojnë për qëllime të ngushta taksat e njerëzve të thjeshtë duke i shkelur të gjitha normat, për më keq, u mbajnë paturpësisht moral e i shpallin luftë korrupsionit çdo ditë për t’ua ‘mbushur’ mendjen atyre që nuk besojnë si dhe njerëzit e ndërgjegjshëm të mbetur në bisht të ngjarjeve, vetëm e vetëm se nuk duan të bëhen pjesë e këtij korrupsioni të madh dhe të thellë moral, politik, ekonomik etj.
    Gjendja sociale në Kosovë është shumë më e rëndë se sa që paraqitet me grevat e organizuara me pakënaqësitë e shprehura nga kategori të ndryshme të të punësuarve. Tani po hulumtohen lloj-lloj forma për të parandaluar shpërthimet sociale. Pushteti po përpiqet maksimalisht të mbajë të qetë shpirtin e trazuar të të pakënaqurve numri i të cilëve po rritet. Për t’ua ulur kokën përdoren kërcënime, presione, makinacione të lloj-llojshme. Energjia e grumbulluar si pasojë e këtyre përmbysjeve të mëdha morale, politike, duke i marrë për bazë në përmasat shqetësuese të pakënaqësisë është e pashmangshme. Një ditë do të shpërthejë. Ky shpërthim social do të mbetet dëshmi, se nuk mund të maskohet edhe më tej e keqja, komoditeti, neglizhenca dhe keqpërdorimet.
    Në Kosovë pabarazia është e thellë, shtresimet në shoqëri çdo ditë po marrin formë. Zhgënjimi është i dukshëm. Jeta nuk është thjeshtë një vizatim ku gabimet mund të fshihen me gomë. Sot, për arsye të kësaj krize të thellë morale, jeta e një populli është duke u kërcënuar prej atyre që po jetojnë luksin individual të ndërtuar mbi kurrizin e jetës kolektive. Do të jetë shumë e vështirë të mbahet më me gënjeshtra dhe premtime pakënaqësia e mbledhur që nga paslufta.
    Për ironinë tonë, në Kosovë gjendja shoqërore mund të vështirësohet edhe më shumë për sa kohë që zërat për ndryshimin e saj janë ende të paorganizuar dhe kur mungon fuqia. Vërtet sot vendosmëria e të pakënaqurve është e pamjaftueshme përballë mekanizmave të ndryshëm që përdorë pushteti në Kosovë për t’i amortizuar shqetësimet legjitime të atyre që protestojnë, atyre që hidhen në greva, atyre që kërkojnë një jetë më të mirë. Ka përpjekje që kjo gjendje krize të tejkalohet duke e thelluar edhe më shumë atë. Derisa në njërën anë të pangopurit deri në babëzi vazhdojnë betejën për të ardhur me çdo kusht aty ku përfitimet e paligjshme rrjedhin si lumi, në anën tjetër, në Kosovën e pasluftës vazhdon të kërcënohet jeta e humbësit më të madh - popullit. Është ai që ka pësuar dje dhe po pëson edhe sot. Përfituesit më të mëdhenj, mjerisht ende janë përfaqësuesit e tij. Në këtë gjendje krize, shpresat kurrë nuk vdesin. Gjendja do të ndryshojë një ditë, por vetëm falë përpjekjeve të përbashkëta të të gjithë atyre që jetojnë jo vetëm për të ngrënë. Vetëm tek idealet e mëdha është forca e ndryshimeve shoqërore të cilat i duan shumica.

    Më 6 mars 2009

    55

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Na udheheqin analfabetet prandaj edhe morali i popullit bie ne te gjitha nivelet.

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Uahabizmi i përhapur edhe në Kosovë
    Nga RTP në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 18:08
  3. Shkaqet e mjerimit të Shqipërisë
    Nga Iceberg në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56
  4. UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •