La lune, Arabia duhet te ishte shembulli i botes islame. Arabia eshte vendi ku udhehiqet nga ligjet e Kuranit. Ky vend duhet te jete shembull pozitiv per nje fe qe e ndajne mbi 1 miliarde njerez ne bote dhe qe kthejne syte drejt ketij vendi si pike referimi te besimit te tyre. Ne Arabi ndodhet Meka, Qabeja, Historia e profetit Muhamet, cdo simbol kryesor i Islamit. Nuk mundet, eshte e pakonceptureshme per cdo njeri te thjeshte te degjosh te tilla lajme ne kohen ku jetojme dhe qe per me teper vijne nga nje vend qe pretendon se eshte ndricues i botes/njerezimit duke u dhuruar fene muslimane. Nese feja Islame nuk funksionon sic duhet ne vendin e origjines, si mund te pretendojme te kemi nje fe te tille dhe te ndihmoje kombin shqiptar te ece perpara. Jane sa e sa studente shqiptare qe shkollohen ne kete vend dhe vijne dhe behn lidere te xhamive ne vendin tone. C'fare marrin me vete keta studente kur vijne ne Shqiperi?! A sjellin fryme tolerante apo synojne te arrijne te krijojne nje realitet si ne Lindjen e Mesme edhe tek ne?!. Me keto tema qe sjell dua ti tregoj kujdo se c'bote e mbrapshte eshte ajo bote qe imponon ligje fetare tek individed pa deshiren e tyre. Sa i mallkuar eshte ai rregjim qe ngrihet mbi bazen e nje feje dhe e perdor kete te fundit si instrument per te reduktuar lirine dhe te drejtat e njerezve. Eshte nje tjeter teme nga shume tema ku i behet thirrje muslimaneve shqiptar te mos bien pre e ideologjive fetare ekstremiste dhe te shikojne drejt perendimit, pasi lindja eshte akoma ne shekujt e mesjetes dhe e tille ngelt persa kohe nuk jane te zote te kontribojne ne perparimin e shoqerive te tyre dhe botes ne teresi.
Krijoni Kontakt