Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 68
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    jo Dita, ajo ashte e djathta qe nenkupton zoti Kopil_iku jo une

    une baj thirrje me votu PD, vendin majtas, djathtas apo ne mes gjejani vete

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    si gjithmon palushi i sakte e interesant..
    palush.. sjena duk moti tek folklori.. te oxhaku lisi e zjarri..
    pse valle..

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    per nder veē per kohe ...

    po per me i rregullu gjanat nuk asht vone asihere apo jo ??

    pershndetje .

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e JACK FOLLA
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    120
    Nuk kuptoj pse duhet te humbasim kohe me kete idiot, qe merrej me trafikun e skafeve ne Vlore kur ishte Minister i Rendit.
    Une jam nga Vlora dhe kam shume fakte rreth trafiqeve qe ka bere Bashkimi.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    per mbas votimeve i ke lene faktet me na i tregue o xhak folla?

    athere nuk i duhen kujt..

    PS pa i pas fakte PD-s i thote me kohe "faktet"..

  6. #26
    Turpi ynė para NATO-s

    » Dėrguar mė: 04/04/2009 - 13:38

    Bashkim Kopliku

    Shqipėria u pranua nė NATO (North Atlantic Treaty Organization). Pranimi ynė nė kėtė organizatė tė mbrojtjes sė vėrtet ėshtė njė nder i madh qė i bėjnė popullit tonė vendet mike, ata tė NATO-s. E pritėm kėtė ditė me gėzim tė madh, por ama tė pėrzier me turp. Turpi ynė para NATO-s, ėshtė se po pėrfaqėsohemi me kryeministrin Sali Berisha. Sa turp qė nuk ka njė protestė shqiptare mbarėpopullore, pėr tė rrenėn e madhe: “nė NATO na paska futur Sali Berisha!”. Ēdo njeri normal duhet ta ndjejė veten jo vetėm tė turpėruar, por dhe tė fyer rėndė, sepse propaganda berishiste po e trajton si budalla, qė pranon njė rrenė e hipokrizi tė tillė.
    * * *
    “Sali Berisha na futi nė NATO”, po pėrsėritet me nga dhjetė herė nė ditė nė tė gjitha vendet e Shqipėrisė, dhe nga tė gjitha mediet. Po e pėrsėrit kėtė, jo vetėm Ai vetė, jo vetėm pjesėtarėt e klanit berishist, por edhe shumė tė tjerė qė desh i dogji, dhe ata personalisht, zjarri qė shkaktoi Ai, kryetari i vendit, kur bėri qė tė digjet Shqipėria qė ai e kryesonte, nė 1997-n.
    Turp atyre qė vajtėn e iu ribashkuan berishizmit nė 2005, e qė kishin kontribuar njė kohė, nė 1997-n, qė kryetari i kohės, Sali Berisha, tė mos mund ta bėnte Shqipėrinė fare copa- copa. Kjo pjesėmarrje e tyre nė kėtė orkestrimin “Berisha na futi nė NATO”, ėshtė njė nga shėrbimet e pėshtira tė sotme, pėr tė cilat ata u shpėrblyen me postet nė qeverisje, pranė tenderave miliona eurosh e ryshfeteve tė majme; apo me mbyllje tė dosjeve tė shkeljeve ligjore qė normalisht do t’i shpinin nė burg.
    E ata, tė rikthyerit e 2005-s, i dinė faktet shumė mė mirė se shumė tė tjerė, sepse kanė qenė aty kur u rrėnua shteti, nėn udhėheqjen e Atij. Ata e dinė fare mirė se populli i mashtruar nga piramidat financiare u tėrbua kundėr krijuesit tė atyre piramidave, kundėr Atij, kryetarit tė vendit. E Ai kėmbėngulte qė mos ta lėshonte se mos ta lėshonte pushtetin, ani se pėr kėtė, pėrqark tij digjej Shqipėria e vriteshin shqiptarė.
    Ishin vendet e NATO–s qė na shpėtuan jetėn dhe pasurinė tonė, nė vitin 1997. Pėr turpin tonė, nuk ishim ne vetė, por ishin tė huajt qė erdhėn e vunė rregull nė shtėpinė tonė. Shqipėrinė e shpėtuan nga shkatėrrimi total, policėt e ushtarėt e vendeve tė NATO-s, tė atyre vendeve qė u bėnė atėherė armiket e Atij, kryetarit tonė tė shtetit.
    Edhe njė vit mė pas, nė 1998, po Ai kryesoi puēin kundėr shtetit, duke keqpėrdorur si “dash beteje” arkivolin me trupin e dėshmorit tė demokracisė Azem Hajdari. Ishin po vendet e NATO-s qė e bėnė terbjet kryetarin e puēit, Sali Berishėn: “mos luaj me demokracinė se tė ..., - e kėrcėnuan, - e ai u struk e ndenji sus, e Shqipėria prapė u shpėtua”.
    * * *
    Ajo qė Ai propagandon sot, ėshtė hipokrizia mė e madhe e shekullit - “qė nga pavarėsia, viti 1912 e kėtej”, duke pėrdorur zhargonin e tij. Ka guximin tė mėtojė se shpejtoi futjen e Shqipėrisė nė NATO, pikėrisht shkaktari kryesor i futjes sonė me kaq vonesė.
    Po na rreshton pa pushim “rrugėt e tija, reformat e tija etj”, siē na rreshtonte Enver Hoxha sukseset “e planeve tė tija pesėvjeēare, me hidrocentrale, miniera, rrugė, pallate, kanale ujitėse e kulluese, me tufėzimet e blegtorisė, me zbatimin e komunizmit etj”. Llafe pa fund kur populli ishte nė mjerim. Po, ka ecur Shqipėria pėrpara, edhe nė kėto 4 vitet e Saliut, siē kishte ecur pėrpara, dhe nė ato 45 vitet e Enverit.
    Ajo qė nuk shqyrtohet pėr turp nga ne, as nė rastin e tė parit, e as nė rastin e tė dytit, ėshtė se me ē’shpejtėsi ka ecur Shqipėria me ata, pra si do tė kishte ecur pa ata: ata a e frenuan apo e shtynė pėrpara Shqipėrinė, nė ecjen e saj sipas kohės. Nėse Shqipėria nuk do tė kishte 50 vjet komunizėm, por demokraci perėndimore, nė 1991 ajo nuk do tė kishte qenė disa fish mė keq se p.sh. Greqia. Kjo prapambetje relative, ishte pasojė e “udhėheqėsit tonė legjendar, Enver Hoxhės”, e frenimit tė bėrė nga ai.
    Edhe sot, nė 2009-n, dihet se nėse Shqipėria do tė kishte bėrė zgjedhje tė parakohshme kur u kontestuan zgjedhjet e vitit 1996, apo kur u pėrmbysėn piramidat financiare nė fillim tė 1997, tani ne do tė kishim vite qė do tė kishim qenė anėtarė tė NATO-s, por edhe anėtarė tė BE-sė: kjo vonesė ėshtė si pasojė e “Skėnderbeut tė sotėm, Sali Berishės”, e babėzisė sė tij pėr pushtet, e frenimit qė ai i bėri Shqipėrisė.
    Por ama, pėr tė dy, si pėr Enverin e si pėr Saliun, e sidomos pėr tė dytin, ėshtė turp qė i lejuam, e bile kėtė tė dytin edhe e ricikluam nė pushtet tani, nė vitin 2005.
    Ėshtė turp qė ne shqiptarėt e sotėm ngrihemi vetėm kur nuk kemi fare ē’tė hamė, apo kur na grabitet pasuria individuale, por nuk lėvizim vendit kur na merret liria, apo kur na grabitet pasuria e pėrbashkėt.
    Tė gjithė i dinė tė vėrtetat, por shumica po heshtin, pėr njė copė punė nė shtet, pėr frikėn e taksidarit qė u vjen tek dera e biznesit, pėr njė kompensim burgu apo pėr njė pronė tė marrė para radhe etj. etj. Por aman, sė paku tė mos bėhemi pjesė e maskaradės, mos tė bėhemi pjesė e mashtrimit “Ai na paska futur nė NATO”.
    * * *
    Megjithatė, anėtarėt e NATO-s janė treguar shumė zemėrgjerė me ne: na futėn nė gjirin e tyre, megjithėse pėr turpin tonė, mbajmė akoma nė krye kėtė kryeministėr. Nuk mund ta zgjasnin mė duke pritur qė ne shqiptarėt tė vinim krejtėsisht nė vete: tė vetėm, ne mund tė shkonim dhe mė keq. Ata po respektojnė pėrpjekjet tona pėr tė ecur para drejt perėndimit, pėrpjekjet e njė populli tė cenuar edhe nė karakter, nga komunizmi 50 vjeēar, e prandaj po na pranojnė, edhe me Berishėn nė krye.
    Na pranuan edhe sepse mendojnė se do tė ecim mė lehtė e mė shpejt, duke qenė brenda NATO-s, sesa duke qenė jashtė saj, tė vetėm, nė duart e mafies politike berishiste, tė babėzitur pėr pushtet e pėr para.
    Me gėzim, por dhe gjithė turp e trishtim, falėnderojmė NATO-n qė na pranoi, por tė shohim a do tė dimė tė reagojmė si duhet. Ka ardhur koha qė dhe ne tė bėjmė minimumin pėr vendin tonė: pas disa muajsh janė zgjedhjet e 28 qershorit 2009.

    gazeta shqiptare

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kopliki qenka terbuar fare me pranimin ne nato te shqiperise qe qeveriset nga berisha..

    po na merret liria thote.. nga saliu..

    mirpo cfar lirije do jet kjo qe po i merret koplikut qe cdo dite shkruan nga nje gjysem metro me urrejtje e shpifje ne gsh te anilbashmalltezo albe bollinos ..( te dekoruarit nga topthi bamir) se edvinit te nexhit.. kunder berishes ne kto 10 vjet..

    ??

  8. #28

    Bashkim Kopliku nė pėrkrahje tė PS, sepse njė Koplik tjetėr kandidon nė Shkodėr

    Gracka me “sukseset” e qeverisė

    » Dėrguar mė: 14/05/2009 - 15:00

    Bashkim Kopliku

    Nė debatet televizive, shumė nga “propagandistėt e opozitės” (tė PS, LSI, Polit etj.) po e hanė karremin e propagandė berishiste me grafikė e tabela “suksesesh”: sillen vetėm e vetėm rreth atyre ēėshtjeve qė propaganda qeveritare i rreshton si suksese tė saj. Bile, fatkeqėsisht, edhe kundėrshtimi i atyre “sukseseve tė qeverisė” nuk bėhet racional. Kėtu ėshtė dhe suksesi i vėrtetė i grackės: dėgjuesit, edhe nga ata qė e paragjykojnė qeverinė se ia fut kot, kur dėgjojnė ato lloj kundėrshtimesh tė opozitės, ka rrezik tė fillojnė tė besojnė gėnjeshtrat e qeverisė. Prandaj, duhet qė kundėrshtimet e propagandės berishiste tė jenė tė sakta, por dhe pa humbur kohė shumė me to: tė kursehet koha pėr goditjen e shumė e shumė fajeve e mosarritjeve tė regjimit tė Sali Berishės. Koha nė dispozicion pėr tė sqaruar zgjedhėsit, nuk ėshtė pa kufi, saqė tė shpėrdorohet, apo mos tė pėrdoret me racionalitet.

    RRITJA NOMINALE DHE AJO REALE E PAGĖS

    Po e konkretizojmė sa thamė, me grackėn me “rritjen e pagave dyfish”, qė makina propagandistike e Berishės po e pėrsėrit me dhjetėra herė nė ditė. Ka tė vėrteta nė sa mėtohet nga qeveria—po mos tė kishte tė vėrteta, ajo gėnjeshtėr nuk do tė hahej nga shumė njerėz. Por, shumė opozitarė propagandistė, thjesht kundėrshtojnė ēdo rritje pagash. Ata vuajnė qė tė korrin brohoritjet e fansave, e militantėve tė tyre, qė kur dalin nga debatet televizive, u thonė: “ah, sa mirė ia bėrė atij tė Berishės”. E pra, nuk ka asnjė pėrfitim nga kjo pėrkrahje nga militantėt e tu. Menēuria, por dhe e mira e Shqipėrisė, ėshtė tė sqarosh, tė tėrheqėsh pėr tė votuar pėr ty, ata qė nuk janė militantėt e tu, por qė janė njerėz tė gėnjyer nga propaganda berishiste.
    E vėrteta me “rritjen e pagave” tė punonjėsve shtetėrorė, do saktėsuar me “laps nė dorė”. Vėrtet qė shumė pagat e punonjėsve tė shtetit, janė rritur nominalisht, bile edhe dy herė. Pra, X funksion e kishte pagėn nė vitin 2005, e zėmė 220 lekė nė muaj, e sot e ka 440 lekė nė muaj (po nėnkuptojmė lekė nė dorė, pra pasi janė mbajtur nga punėdhėnėsi tatimi mbi tė ardhurat dhe sigurimet). Nė vijim disa shpjegime e saktėsime.
    Saktėsimi i parė duhet bėrė duke marrė parasysh rritjen e ēmimeve. Pėr tė vlerėsuar kėtė, pėrdoret njė parametėr ekonomik qė quhet koeficient i inflacionit (apo koeficienti i mallrave tė konsumit, “consumer price index”). P.sh. koeficienti i inflacionit 3% nė vitin 2007, do tė thotė se gjatė vitit 2007 ēmimet janė rritur mesatarisht 3%. Mė nė hollėsi: caktohet njė shportė mallrash (Shporta), pra njė grup mallrash, tė cilat ponderohen (pėrfshihen pjesė nga to) sipas rėndėsisė sė tyre nė blerjet mesatare tė popullsisė; nė shembullin tonė, Shporta e ka ēmimin 3% mė tė lartė nė fund, sesa nė fillim tė vitit 2007.
    Koeficienti i inflacionit nga 2005 deri nė 2009, ėshtė afėrsisht 12%. Pėr rastin e rritjes nominale dy herė tė pagės, i bie qė rritja reale (rritja e fuqisė blerėse) tė jetė vetėm 76%, apo vetėm 76 lekė nė ēdo 100 lekė, dhe jo 100 lekė siē e kuptojnė shumė vetė nga mėnyra mashtruese sesi jua servir shifrat qeveria. (Qejflinjtė e llogaritjeve mund tė llogarisin vetė raportin e pagės reale sot, me pagėn para 4 vjetėsh: kėshtu, nėse 100 lekė page nė vitin 2005, u bėnė 200 lekė nė vitin 2009, i bie se me kėto 200 lekėt tani blihen aq gjėra (nga Shporta) sa ē’ janė blerė nė vitin 2005 me 176 lekė (ulje me 12%, sepse janė rritur ēmimet me 12%). Pra, paga reale sot ėshtė 176 lekė, dhe jo 200 lekė.
    Nė shumė vende, por dhe tek ne, pėrdoren edhe koeficiente inflacioni tė tjerė, tė veēantė, jo si ai i mėsipėrmi, i cili futė nė Shportė mallra sipas konsumit mesatar tė tė gjithė popullsisė. Kėta koeficientet e veēantė theksojnė mė shumė disa mallra qė pasqyrojnė konsumin e disa grupeve tė veēanta tė popullsisė. P.sh. mallrat ushqimore janė mallrat qė zėnė pjesėn mė tė madhe tė shpenzimeve tė familjeve me tė ardhura tė ulėta, ku hyjnė shumica e shqiptarėve, rreth 80% e tyre. E ky koeficient i veēantė i inflacionit, thuhet se ėshtė nja 30% pėr vitet nga 2005 nė 2009. Si rezultat, jo tė pasurve paga u ėshtė rritur vetėm 40%, apo 40 lekė nė ēdo 100 lekė, e jo 100 lekė.

    Nuk janė rritur pagat e sektorit privat

    Qeveria ėshtė fokusuar nė rritjen e pagės sė punonjėsve tė shtetit, sepse kėtė e ka “tė lehtė” ta bėjė: nga paratė qė na merr secilit prej nesh shqiptarėve (me taksat, tatimet, borxhet etj.), i kalon njė pjesė tė madhe tek punonjėsit e shtetit. E bėn rritjen e pagės sė tyre, pa pyetur pėr pasojat qė u vijnė shumicė, atyre qė nuk punojnė nė shtet: tė vetėpunėsuarve apo tė punėsuarve tek privatėt. Shumicės nuk ka ē’u bėn tani, sepse ka katėr vjet qė qeveria ka vepruar keq.
    Por, qeveria mashtron se gjoja u ka rritur pagat pjesės mė tė varfėr tė jo tė punėsuarve nė shtet. Gjoja kėtė e ka arritur nėpėrmjet rritjes sė “pagės dysheme”, apo pagės minimale tė caktuar me detyrim ligjor. Por, paga minimale nuk ėshtė se ka atė influencė qė besojnė tė majtėt, e natyrisht dhe qeveria jonė e majtė, qė quan veten tė djathtė.
    Paga minimale nuk siguron tė varfrit, por shpesh bėn tė kundėrtėn: ose rrit koston ekonomike, sepse detyron biznesin tė mashtrojė; ose krijon papunėsi pėr tė varfrit, sepse shumė biznese detyrohen tė mbyllen. Nuk do tė ndalojmė nė teoritė ekonomike, por vetėm nė rezultatet nė praktikėn shqiptare. Shumė biznese nuk u paguajnė dot punonjėsve pagėn minimale, kėshtu qė pėr tė mbijetuar, detyrohen tė bėjnė mashtrimin qė vijon. U paguajnė punonjėseve p.sh. nga 17 mijė lekė nėpėrmjet bankės, dhe pastaj u thonė tė kthejnė nė dorė tek pronari, njė pjesė tė parave qė tėrhoqėn nė bankė, p.sh. 5 mijė lekė. Nėse biznesi nuk do tė mashtronte, pra do tė zbatonte ligjin, do tė mbyllej fare, dhe punonjėsit do tė humbnin fare pagėn, edhe ata 12 mijė lekė qė marrin neto nė mėnyrėn qė shpjeguam.
    Pagat e punonjėsve jo shtetėrorė, nga llogaritjet tona dalin se jo vetėm nuk janė rritur si vlerė reale, por bile janė ulur. Nuk mund t’i rrisė ato paga kryeministri, sepse rritja reale e pagave ėshtė rezultat kompleks i zhvillimit tė vendit, tė ekonomisė, dhe jo i mashtrimeve elektorale.

    A duheshin rritur kėshtu pagat?

    Pyetjes “a duhet qė qeveria t’i rriste kėshtu pagat e punonjėsve tė shtetit”, nuk i ėshtė pėrgjigjur njeri “nga tanėt”, nė mėnyrė racionale. Por. kundra kėsaj “rritje pagash”, kemi dėgjuar ata qė pėrzuri qeveria, ata specialistėt e nivelit ndėrkombėtar tė FMN-sė (Fondi Monetar Ndėrkombėtar). Ata rekomandonin qė rritja e pagave tė punonjėsve shtetėrorė nuk duhet tė ishte shumė mė e madhe se rritja e pagave tė punonjėsve tė tjerė shqiptarė. Ka raporte tė koklavitura qė pėrcaktojnė sesa duhet tė jenė pagat e njė shteti qė ka PBB-nė (prodhimin e vet) kaq apo aq.
    Kriza ekonomike botėrore e bėn edhe mė tė rrezikshme situatėn, sepse kryeministri ynė e ka lėnė bosh arkėn e shtetit, duke shpenzuar pa hesap, poshtė e pėrpjetė, vetėm e vetėm pėr tė treguar se po “bėhet nami me rritje pagash, etj.”, pavarėsisht se e gjitha ėshtė kallp. Na ngjan me situatėn nė vitin 1996, me piramidat financiare mashtruese, pėr tė cilat dihet qė kryeministri sotėm ishte “mjeshtėr”. Dėgjuam se tani para zgjedhjeve po mbush arkėn me nja 250 milionė euro tė marra borxh me interesa nja 12% nė vit, shumė mė tė larta sesa borxhet qė marrin njerėzit e zakonshėm. Kėtė borxh do ta merrnim nga FMN-ja, nja 3-4 herė mė lirė, nėse nuk do ta kishte pėrzėnė Berisha—edhe nė 1996-n i pat pėrzėnė! Nejse, kaq budallenj nuk duken, as kryeministri dhe as ministrat, prandaj dyshojmė se mos ka ndonjė trafik ryshfetesh nėn dorė, nga bankat ku kanė marrė borxhin “250 milionėsh”, tek ndonjė qeveritar...?!

    Propaganda e opozitės tė jetė mė racionale

    Opozitarėt duhet qė pasi tė shpjegojnė tė vėrtetat pėr “dyfishimin e pagave” (natyrisht duke bėrė saktėsime tė mėtejshme nga specialistėt e opozitės), tė pranojnė faktet: rritja e pagave tė punonjėsve tė shtetit, vėrtet nuk ėshtė 100% (dy-fish), por ama nuk ėshtė as zero, pra ka njė rritje: me kaq tė mbyllet muhabeti me “rritjen e pagave” tė punonjėsve tė shtetit.
    Opozita duhet tė fokusohet nė ēėshtjet e tjera shumė mė tė rėndėsishme, nė fajet e gabimet e kėsaj qeverisjeje, pra nė ēėshtjet qė nuk janė nė listat e “sukseseve” tė qeverisjes. Opozita e ka pėr detyrė tė mbrojė shqiptarėt nga shpėlarja e trurit qė po u bėn propaganda qeveritare, shpėlarje qė po jep efekte: sondazhet tregojnė “rritje tė votuesve pėr PD-nė”! Opozita nuk duhet tė lodhet duke shpjeguar e denoncuar fajet e qeverisjes.
    E faje e gabime ka plot kjo qeverisje. Kėto faje janė qė nga mungesa totale e demokracisė nė partinė e maxhorancės, PD-nė, e deri tek vrasjet nė Gėrdec, si rezultat i babėzisė pėr fitim tė qeveritarėve; keqpėrdorimi i burimeve kombėtare si ajri, ambienti etj. me gjithfarė termocentralesh me qymyr apo me atom; klientelizmi galopant nė punėsimet nė shtet, ku nė ēdo zyrė e vend pune ke miqtė e kushėrinjtė e kėtij apo atij; tek korrupsioni, vendosja e hajdutėve tė njohur nė poste tė larta, por edhe vjedhja e pėrditshme e nė sy tė tė gjithėve; shpėrndarja e pasurisė shtetėrore pėr blerje votash (si legalizimet pothuaj falas, leje ndėrtimi antiligjore nė plazhe e kudo); moskokėēarja pėr problemet tona kombėtare si ēėshtja e ēamėve e tė tjera faje pa fund qė u duhen bėrė tė qarta shqiptarėve.
    Tek ēdo njeri nė botė, shpresojmė se edhe tek ne shqiptarėt, depėrton nė kokė mė thellė e qėndron dhe mė gjatė, logjikja, racionalja, dhe jo llafet, jo ulėrimat nga ekranet e televizioneve tona, saqė thua sesi ka mundėsi qė ky apo ai tė jetė ministėr, apo zėvendėsministėr, apo personalitet i kėsaj apo asaj partie.


    gazeta shqiptare

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po le ti bejme pak analize koplikut..

    kopliku duhet te jete rekrutuar heret nga sigurimi..
    ndoshta qe ne gjimnaz te shkodres..

    i jati ka qen mjek i njohur.. ne shkoder e rrethine.. i nderuari bahri kopliku.. ne mos gaboj.. por jo i pare me aq simpati nga ppsh-ja..
    kjo ndoshta e ka detyruar koplikun.. i cili ka qene nxenes i mire por dhe shum egoist qe ti trembet ndonje.. "pun biografieje" ne prag te mbarimit te gjimnazit..kur publikoheshin te drejtat e studimit.. dhe ndoshta aty ka gjetur piken dobet operativi i zones..
    shkodra duke qene jo aq e besuar si popullate per mendjen e syrin e ppsh-se.. eshte veshguar me shum mjeshteeri nga ppsh-ja..
    pra spiunazhi aty do ket qene shum perfid..
    pra sigurimi enverist do ket provuar metodat me te rafinuara e rekrutimit te agjenteve sekret ..
    mundet qe tek bashkimi duke pare djalin me shum vullnet per studime e me shum egoizem per te qene i veshur e i mbathur shik.. ti ken vene syrin.. e ta kushtezojne.. do shkolle.. mor djale.. po duhet te na sherbesh..

    me von bashkimi gjat studimeve ne tirane.. i qepet nje vajzeje te bukur.. natashes.. bij e nje oficeri madhor e famekeq te sigurimit.. skender konices..
    skender konica i njohur per aventurat e tij ne tiran e rrethe ..pra per egersine e dinakerine ndaj elementit "burgjez" e "reaksionar" ben terpjet ne sigurim e me von sic ish zakoni enverist qe sigurimsat inteligjent e te sprovuar kalonin ne diplomaci.. edhe skenderi punon dekada te tera ne zbulimin e jashtem pra si spiun me xhaket diplomati..

    ishte nje grup diplomato-sigurimsash te regjur te regjimit enverist.. qe shtepite i kishin o brenda ne bllok o diku ne brinje te bllokut..
    mes tyre kte privilegj e kish dhe Skender Konica vjehrri i mvonshem i bashkimit ton kopilo-ik.. sikurse ish sigurimsi e diplomati Nesti Nase etj etj..
    keshtu pra bashkimi ( tashme inxhinier elektrik) me biografi jo aq te besushme benet dhender tek koloneli i sigurimit e diplomati skender Konica..
    Skender Konica kishte dhe miqesi me beqir ballukne..
    e nje dizaj kur bie nga fiku i ngrati beqir.. nje nga besniket me fanatike te enver hoxhes.. bie dhe skenderi i mjere..
    beqiri vete ne pushkatim e skender Konica per mos vigjilence vete ne internim..
    bie ne hall bashkim kopliku..
    ta ndaj Natashen e mire e te bukur.. ( pra te bijen e skenderit konic) per te mos demtuar biografine.. apo ta mbaj e te rrezikoje ..

    ajo koh ka qen e tmerrshme..
    dike e lehtesonte ndarja kur burri i dilte armik i partise.. apo vellai apo familja e te shoqes.. mirpo ne fakt ishte ai..i madhi far..pra enveri.. qe vendoste se..i pi uj dikujt ndarja apo jo..
    pra bashkimi nuk e ndan gruan..pra natashen.. a u be kjo me sugjerim nga lart a ishte kjo nje burreri e bashkimit ajo mbetet mister..
    mirpo ne popull u morr si akt burreror qe bashkimi koplik nuk e ndau gruan edhe se babai i gruas vate nga blloku 50 metra larg shpis se enverit.. drejt e ne gulaget ne internim..
    pra bashkimi nuk e ndau gruan por dhe partia nuk e hoqi nga puna si inxhinier ne nje ndermarrje me emer sikurse UEM-durres..
    eshte pikerisht kjo ngjarje qe e beri me fame bashkim koplikun.. pra mileti mendoj se ai u tregua burre nuk e ndau gruan.. e pikerisht per kete "akt burreror" ai gezoj nje simpati ne qytetaret durrsak po dhe ne Tirane.. e kjo ishte dhe arsyeja qe u pa me simpati nga celulat e reja te PD-se qe kte inxhinier qe di dhe gjermanisht.. ta sugjerojne si kandidat per deputet nga ana e PD-se..
    Ne fakt bashkimi nuk u hodh qe ne fillim me PD-ne..
    Ai priti te kullohen caze ujrat e pastaj te shkoje atje ku do ta caktonte.. "shefi sekret"..

    Sic duket Shefi sekret pra ndonje ruc a ramiz a zylyftar..do ti ket dhene leje.. hidhu ne Pd e mba vesh.. e rri gati ne pritje te porosive..

    ketu ne forum kam postuar kujtme te mitro celes..

    nje nga pikat me nteresante te kujtimeve te tije eshte situata para dhjetoriste..
    ai pershkruan gjendjen ne radhet e nomenklatures..
    ai hyn e del ne koridoret e poshtme te KQ-se meqe punonte si gaztar ne ZP i rubrikave ekonomike..
    Kjo e kish bere te njohur me shum komiteto qendrorista.. e pikerisht ne ditet e dhjetorit ai eshe deshmitar dhe i situates ne komitet qendror ..
    nje dit thot me therret te pim kafe thot nje sekretar i pare rrethi.. nga keta te brezit te mesem..
    upu upu thot ai ne mirbesim.. e di cna ka thene Ramizi sot tha..
    na thirri tha te gjithve ne sekretaret e pare e na tha.. shkoni te gjithe ne baze..pra ne qytetet tuaja e merrni listat e gjith agjentures nga dega e brendeshme e merrni takime sekrete me ata tha e jepuni urdher te futen te gjithe ne PD..

    kush nuk perton le ta gjeje ne forum .. mitron e celes..
    Kjo eshte nje nga mrekullite me interesante qe kam lexuar..
    Pra Ramizi e mbushi PD-ne me spiune..

    Mundet qe nje nga keta sepse perkon koha kur bashkimi paraqitet ne PD me momentin qe tregon Mitrua ine qe tani thon u martua..lol..
    Thon qe u martua me nje grua te mire sikurse kengetarja LIbohova.. i urojme ciftit Lumturi..

    nejse..

    pra bashkimi koplik ka qene shum kohe nen trysnira jo te lehta.. e kjo shpjegon dhe sjelljet e tij e metamorfozen e karakterit te tije..

    mirpo nuk eshte vetem bashkimi ketu..
    dhe ish i vjehrri..pra sigurimso diplomati Skenderr qe u intenua ne zonen gulagore te Belshit ne elbasan.. mbas "shparTALLIMIT TE GRUPIT ARMIQESOR TE BEQO BALLUKUT".. nuku ka qene fort rehat atje ne gulag..

    Ne belsh aso kohe kishte shum, "armiq" te partise te internuar.. duke filluar nga bedri spahiu e deri tek armiqte me te rinj te partise..pra grupet puciste beqir ballukoiste..
    Ne belsh skenderi e shqetson shpesh qendren.. me raportime..
    ai i bente kto raportime me qejf a me urdher.. ate nuk e dime..
    mirpo ka nje fakt.. qe shum nga te internuarit politik te Belshit nuk e tregojne si burr me karakter te ngratin skender..
    puna vete der aty sa nje dizaj Hekuran isaj.. aso kohe minister i brendeshem.. niset ne elbasan e bile thon mu ne belsh dhe e therret skenderin e thone qe i ka thene pak a shum keshtu..
    na cave menderen me kto spiunlliqet..boll me se sta kemi ngene..

    Pra ish vjehrri bashkimit merrej me spiunlliqe ne favor te Enverit kunder armiqve te tjere te partis ne gulaget Belsh-ore..

    nejse..
    pra bashkimi do ket ngrene patjater ndonje lug corbe te ndenjur..dhe..
    edvini .. mjeshtri i madh qe do na behet kryeminister... jo me kot e mban prane gramozin ruc.. kolektorin e fundit te spiunazhit enverist.. pra te atij deti informativo agjenturor qe trashegoj ministria e brendeshme nga gjithe epokat.. e qe don te thote se pikerisht rucit ne fund ..ramizi do ja kete dorzuar Celsat e arkivit ..te agjentures..
    Pra Ruci di shume e i di sakte e ja u a ka te gjithve letrat.. pra atyre qe kan ngrene ndonje here apo shum here lug corbash te prishura..
    Pra me an te rucit..edvini mban nen zinxhirit e frikes nga demaskimi krejt agjenturen enveriste te 50 e ca viteve..
    prandaj ai qe ka rucin ka Partine ne dore..ka agjenturen .. pra ka anteresine e ka fijet e gjithcka..

    Bashkimi koplik si duket nuk iken dot nga ganxhat e rucit te edvinit..prandaj dhe.. ka marre porosine te bilbilose cdo dite ne gazeten e Rucit GSH.. kunder armikut nr 1 te PPSH-se e te rucit e te ramiz ali-xhuvanit.. e te kristaq nexhmije rames.. e te agjentures enveriste.. pra kunder Sali berishes..

    pra un e konsideroj bashkimin.. gjynah..
    dhe nuk eshte vetem bashkimi..
    nje dizaj ketu postuam dokumente te nje gjyqit..e pikerisht te gjyqit kunder dy shkrimtareve jeros e luarasit..
    aty dilte emri i gjyshes se ben blushit si gjykatese a ndihmes gjykatese ne ate gjyq.. pra gruaja e nje kryetari historik e lidhjes se shkrimtareve thirrej te gjykonte e denonte me burgje e gulage artise e shkrimtare..
    pra metodat staliniste kan bere kerdine.. pra mo u cudisni me te ngraten socialiste-partine e me dobicet e saje te pafund.. duke perfshire dhe ushtrine e gazetareve e gazetareshave.. te llojit albo malltez e anil basho bylmez.. apo te erion velive brace gjiriz minjve.. e topo chanellinjve..


    mua me dhimbset ai njeri..
    i dua njerzit ta gezojne lirine..
    mjer kush ka rene ne rrjetat e enverizmes.. nuk e shijon dot lirine edhe se mund ta shijojne benxerine armano-rine e tave karkalecerine..
    mirpo te gjitha skan lezet pa AJRIN e LIRE.. pa lirin e vertete..

    Prandaj ta votojme dhe njihere PD-ne per hir te clirimit dhe te ketyre mijra njerzve per te cilet aludon dhe mitrua..

    un kur lexoj forumistet..i kuptoj..kush jan te lire e kush .. te zene baberisht mama-risht e gjysherisht nga rrjetat e merimanges enveriste ramizoiste rucoiste gjinushiste miloiste..

    clirohuni miq e mikesha..shpetoni nje her e mire..

    brari do ju ndihmoje..

    lol..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 14-05-2009 mė 18:44

  10. #30
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    tabloja biografi-sinoptike e mesiperme eshte "selektive" ne ekstrem, si per ēdo "karrige-thier", "ikanak", "ēimka-mbartes", e te tjere te flamosur mos-pajtues me udheheqjen sigurim-puniste te PD me shokun salis ne krye.

    recetat bari-falliste jane te demoduara nashti, duhet te gjesh ndonje recete me efekt-berese, sigurisht, absolutisht, dosmosdoshmerisht ... ne bodrumet e komitetit central ...

    falemnderit per ndihmen e ofruar ... kalit te trojes nuk ka nevoje ti shihen dhembet plot helm ...

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    fiqo. sejdi sivet


    po te jap nje shanc me lakmus.. e te kullohesh pak ne sy te miletit..

    ti permend ne cdo shkrim..nomenklature punizem e sigurim.. e keto i permend si bagazhe te saliut.. e qe kinse prandaj ti nuku pajtonesh me salinė e qe prandaj kerkon ta shohc ne litar nje or e me pare..

    mirpo po te kesh ti pak burrni.. mund te thuac ashtu dhe kuturi nja 4 a 5 a 7 a 15 emra nomenklaturishtesh e punisto sigurimsash.. ndac te vjeter tip haxhi llesh e nexhmije e ramiz.. ndac tip pal misko lenke cuko muho.. e ndac nga keta me te rinjte ruc fehmi abdi e harjerdin shyt arap e zabit lugat.. e ne do bejme pyetjen..se a e duan keta berishen apo jo..

    po te pyesim forumistet te gjith do thon..se ne e zencin saline keta.. qe tham..apo tjer qe mund ti thuash ti.. do zihen vetem per nje gje.. se ca do duan ta pjekin te gjalle e ca ta rrjepin e ca ta grijne ne makin mishi.. saliun berish..


    provo ti te kunderten o duajesiveten ..nomenklaturen e punizmin.. bashke..

    mos ardhte soji yt ne pushtet o josif visarioni .. megjithse aty jeni ne fakt..se ne cdo plep e shtylle do varni demokratet shqiptare..

    po e shtrydhni koplikun e ngrate.. se skini te ngopur..

    i dham lirine atij e tak va-ngjelit e te tjereve..mirpo.. luga corbes qe ja dhat ju me dhune.. athere i mban tek gjirizi juaj te lidhur..

    po do vi dita dhe at gjiriz do ju a japim juve ta hani vete..

    prandaj ju ka zen tmerri nga nje 3 korrik tjeter..se do jet fundi..






    ..

  12. #32
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ende vijon me skenare zombish e tablo sinoptike ...

    bari fallis, lakmuesin ta kane futur qysh se ke qene ne elbasan, e mbasandaj ne komitetin central ... per te kaluar mbasandaj ne keto dite demokracie, qe per ty eshte salis, lakmues i demokracis, apo shkaterrues ne embrion i demokracise ...

    ec nashi na kompleto tablo e skenare pjekje e djegie, makabritet e kasaphane ... hafije i kulluar, punizem rekrutuar, demokraci dhunuar, karakter shkaterruar, pamje shemtuar ...

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Pas PD-sė, edhe LSI-ja me pinjollėt?!


    07/03/2009

    Bashkim Kopliku

    Surprizė: kryetari i LSI-sė, “djaloshi” Ilir Meta, iu vėrsul kryetarit tė PS-sė, “djaloshit” Edi Rama, duke e akuzuar si antikomunist, e njėkohėsisht edhe si pinjoll tė komunistėve—njė gjysh i z. Rama, por dhe babai i tij, paskan qenė funksionarė komunistė. E mė e ēuditshmja ėshtė se kjo u tha pikėrisht nė Shkodėr (mė 3.3.2009), nė qytetin mė antikomunist tė Shqipėrisė. Z. Meta, duke dashur ta kritikojė, i shtoi zotit Rama elektoratin nė atė qytet. Nga ana formale, ato akuzat e Ilirit ngjanin si dy pika uji me ato tė bėra para pak ditėve nga kryetari i PD-sė, “plaku” ish-funksionar komunist Sali Berisha. Nejse, nuk e shpjegojmė dot kėtė lajthitje tė z. Meta, veēse me shprehjen: “Pėr inat tė vjehrrės (Edit), vete fle me mullixhiun (Saliun)”.
    * * *
    Ėshtė gabim marrja me biografitė—nė respekt tė z.Meta nuk po pėrdorim fjalė mė tė rėndė se “gabim”. Nė njė shkrim tė veēantė ditėt qė vijnė, do ta analizojmė gjatė kėtė fenomen. Shkurt mund tė themi se nė periudhėn e komunizmit, “biografitė” kanė qenė njė nga armėt mė tė ndyra tė regjimit. Duke u marrė edhe ai me to, z. Meta po e zhvendos LSI-nė nė drejtim tė gabuar, nė ekstremin e majtė.
    Kishim bėrė njė skemė nė kokėn tonė, ku tri partitė nė fjalė i kishim vendosur si vijon. Majtas, por afėr qendrės, kishim vendosur LSI-nė. Mė tej, prapė majtas, kishim vendosur PS-nė, kurse mė tej, gjithnjė majtas, kishim vendosur PD-nė aktuale, apo si na pėlqen ta quajmė, PB-nė, pra Partinė Berishiste. Tani, duke mbrojtur komunizmin, e duke u marrė me biografitė, LSI-ja e zhvendosi veten mė majtas, duke e shkapėrcyer PS-nė, dhe duke u vendosur nė mes saj dhe PD-sė. Kjo lėvizje e LSI-sė na rezulton se ėshtė njė lėvizje kundėr tendencės botėrore tė partive tė majta.
    Para nja 15 vjetėsh pata vizituar nė Bon (Gjermani) njė muze tė sė majtės gjermane. Nga ana figurative, zhvillimi nė vite i sė majtės gjermane (SPD, Sozialdemokratische Partei Deutschlands) paraqitesh me njė bust tė Karl Marksit. Busti ishte gjigant nė vitet e para tė SPD-sė (tė themi 120 vjet pėrpara). Pastaj periudha pas periudhash historike, busti vinte duke u zvogėluar, derisa pas Rėnies sė Murit tė Berlinit, busti ishte bėrė fare i vogėl. Ma merr mendja qė sot qė po shkruajmė, busti mė i vogėl i serisė do tė jetė zhdukur fare. Kjo ėshtė ecja normale e sė majtės perėndimore: largim tėrėsor nga komunizmi.
    Edi Rama shkon nė Shkodėr, dhe ndryshe nga Ilir Meta e Sali Berisha—tė mė falė z. Meta qė e vura bashkė me Saliun—shan komunizmin, kritikon edhe ish-funksionarin komunist Sali Berisha, por jo babėn apo nėnėn e tij. Me kėtė qėndrim, Edi i bėri nder vetes: di Shkodra ta vlerėsojė si antikomunizmin ashtu edhe burrėrinė!
    Ky njeri bukeshkale si dhe te tjrere si ky pasi ju larguan Berishes,gjeten strehe tek mafiozet e qytetit te Durresit.E vetmja org.kriminale qe nuk u godit dhe qe ndjehet e fuqishme pasi ka ne dore institucionet e ketij qytetiti.Merrte aty nje page te mire.Por dhe me ato stonoi dhe perfundimisht e flaken. Kerkush nuk e do kete njeri pa karakter.Te njejten gje ben Ngjela.E di si eshte kjo puna e ketyre ish bllokmeneve qe Enveri i shtypi koken?Keto jane si guret e shahut,qe dhe kur te bie nje figure ne toke, ti e kap ate dhe e vendos perseri ne vendin e vet,dhe kete e ben dhe kur ndonje figure demtohet dhe e ke ngjite me atak.Keto jane guret e zi dhe te gjitha mardheniet do ti krijojne mes tyre.Kurre nje gur i zi nuk mund te hyje tek te bardhet.Me kujtohet Ramiz Alia ne nje interviste qe tregonte per Todi Lubonjen i cili pasi doli nga burgu, shkonte perseri dhe pinte kafe me Ramizin.Komunizmi goditi rende te gjitha vlerat njerezore, krijoi njeriun pa moral,pa shpirt. Dhe se keto njerez shkojnene shkolla dhe behen te ditur pasi i paten dhe i kane krijuar vetes keto mundesi,perseri ato mbeten negative ne sjelljen e tyre pasi tashme jane te zgjuar per keq, te ditur per keq.
    Ėshtė gabim marrja me biografitė—nė respekt tė z.Meta nuk po pėrdorim fjalė mė tė rėndė se “gabim”. Nė njė shkrim tė veēantė ditėt qė vijnė, do ta analizojmė gjatė kėtė fenomen. Shkurt mund tė themi se nė periudhėn e komunizmit, “biografitė” kanė qenė njė nga armėt mė tė ndyra tė regjimit. Duke u marrė edhe ai me to, z. Meta po e zhvendos LSI-nė nė drejtim tė gabuar, nė ekstremin e majtė.
    Mire na keshillon ,te mos merremi me biografite.Atehre ja ku i keni tre nipat e bllokmeneve qe tallen me ne ne emisionet televizive.Rama perballe Minxhozit dhe Bushatit.
    Te pakten me mua ato nuk mund te tallen. Une vote per bllokmenet nuk jap.Do te votoj per PD, pasi kjo me duket me e paster se ato pasi shume nga premtimet e dhena i mbajten, me gjithe veshtiresite e krijuara nga merimanga komuniste.


    Zot na ruaj prej tyre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anesti_55 : 15-05-2009 mė 18:14

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dujsiv..

    te vjen era enver.. o djall..
    ska varak e deodorant qe ta mbulon..

    kot grin..


    e qe thua ti anesti.. qe me dukesh shum djal i mire.. ..

    durrsaket (PD-ja durrsake) gabuan me koplikun..
    i dhane shum celsa e vula ne dore e ai beri ato cka i kerkonte mafia enveriste e durrsaket ne gjume se.. he se i yni bashkimi e di se cben.. se di dhe gjermanisht e duke lexuar literatur gjermane (ashtu kujtonin te ngratet durrsake) do na sjelle eksperience gjermano-perendimore..
    ky iluzion ne mendjet e demokrateve durrsake.. e mbajti kte pis gjate ne pushtet.. e ky i luajti te gjitha paudhesite..

    thot poplli te njohesh nje njeri duhet te hash nje thes me kripe me te..

    saliu pa ngrene as nje lug kripe me disa..i merr e u jep pushtet..
    e kjo ka pasur pasoja te renda.. si psh rasti kopliku etj..

    megjithse disa kan dale burra.. e bravo u qofte..

    po le te sherbeje rasti kopliku si mesim..


    dydrinas..

    do desha te te shoh ne politike ty mor zotni.. sepse ka nevoj vendi per ty..

    pash lul bashen nje dite tek franko egro i tv KOHA..
    i ka dhene Luli ynė ca pergjigje pyetjeve te tij me spec e biber e uthull brenda ..qe.. cte te them..

    do isha i kenaqur ta shoh lul bashen kryeminister te shqiperise ne 2010 ten..

    apo jo o saura..se ti e njeh me mire..

    pergezime mamase e babes se lul bashes per ate djal flori qe kan bere e rritur..

    ..

    ..

  15. #35

    Kush e komandon qėndrimin antipronar tė ish politikanit Bashkim Kopliku

    Kush e komandon qėndrimin antipronar tė ish politikanit Bashkim Kopliku?


    23 Maj 2009 14:32

    Nga Ahmet SULSTAROVA


    Unė, Ahmet Sulstarova, qė jam i pėrndjekur i regjimit komunist, i shpronėsuar dhe Zv/kryetar i shoqatės “Pronėsi me Drejtėsi”, mė ēuditi dhe mė bėri tė mendoj gjatė prononcimi nė shtyp i zotit, Bashkim Kopliku. Pėrse ky ish-deputet “karrige thyer” i Berishės, hiqet si mik, dashamirės apo kompetent dhe pėrpiqet tė implikojė dhe tė intrigojė shoqatėn “Pronėsi me Drejtėsi” dhe shoqatėn “Bregdeti”, me pronarėt qė po pėrpiqet t’i mbrojė prej themelimit tė saj? Me shkrime tė pėrsėritura ėshtė bėrė publike pse shoqatat tona u shkėputėn nga PR dhe vendosėn tė kandidojnė me siglėn e LZHK, pėr faktin se kjo parti dhe “Poli i Lirisė”, pranuan qė anarkia e pronės tė zgjidhet duke respektuar platformėn e shoqatės qė pėrbėn dhe zgjidhjen pėrfundimtare tė pronės private tė trashėguar.
    Kush ėshtė ky shtetas, qė pėrpiqet tė justifikojė ligjet e nxjerra nga 1991 deri 1997, duke filluar nga ligji nr. 7501 “Pėr tokėn”, kur dihet se ky ligj i shkel tė drejtat e njeriut edhe mė keq sesa bėri diktatori Enver Hoxha? Z. Bashkim Kopliku intrigon kur na kėshillon se “Poli i Lirisė “duhet tė kėmbėngulė pėr zbatimin e drejtė e tė shpejtė tė ligjit pėr tokėn.
    Pra, na kėshillon tė bėhemi akseleratorė tė asaj politike, qė shoqata jonė e ka denoncuar publikisht, si antidemokratike, si shkelje tė tė drejtave themelore tė njeriut dhe si tradhti ndaj kombit. Mesa duket, z. Kopliku kujton se pronarėt e kanė harruar pėrmbajtjen e ligjeve, qė politikanėt e periudhės sė post-komunizmit votuan 18 vjet mė parė. Nė dispozitat kryesore Kushtetuese, qė u votuan mė 29 prill 1991, u shfuqizua Kushtetuta Komuniste e vitit 1976. Fryma dhe pėrmbajtja e detyrimeve kushtetuese, i pėrcaktoi shtetit detyrimin pėr tė respektuar liritė dhe tė drejtat e njeriut dhe konventat ndėrkombėtare, pra shteti u ngarkua me detyrėn qė pronėn e marrė pa tė drejtė nga diktatura, ta kthente tek i shpronėsuari. Ishte ligji Nr. 7491, ku thuhet se “ekonomia e vendit bazohet nė shumėllojshmėrinė e pronave, iniciativėn e lirė tė tė gjitha subjekteve ekonomike dhe nė rolin rregullues tė shtetit”, (neni 10) dhe se “tė gjitha llojet e pronėsisė gėzojnė mbrojtje tė barabartė” (neni 11).
    Nė paragrafin e fundit tė kėsaj dispozite, tė fundit thuhet shprehimisht se “pasuritė qė pėrbėjnė objekte tė pronės shtetėrore pėrcaktohen me ligj”. Mė 19 korrik 1991 u votua ligji Nr. 7501 nė nenin 2 tė tė cilit thuhet se “shteti u jep tokė personave fizikė a juridikė. -Ndalohet shitja dhe blerja e tokės”, kurse nė nenin 3 thuhet se kjo tokė jepet pa shpėrblim. Nė nenin 11, thuhet se ata qė marrin tokė, detyrohen ta pėrdorin atė vetėm pėr qėllime bujqėsore dhe nė rast se nuk e pėrdor pėr kėtė qėllim, gjatė njė viti atij i hiqet e drejta e pėrdorimit tė saj (neni 15). Po tė krahasohet ligji 7501 nė formėn e tij fillestare, kur toka jepej nė pėrdorim me ndryshimet e mėvonshme tė tij del e qartė se ēfarė orientimi kishin politikanėt dhe specialistėt, qė e mbrojtėn kėtė ligj. Nė nenin 23 thuhet se “ata qė nuk e shfrytėzojnė vetė tokėn, qė u ėshtė dhėnė nė pronėsi ose pėrdorim apo bėjnė ndėrtime pa leje etj, kur kėto shkelje nuk formojnė vepra penale, dėnohen administrativisht me 2000-5000 lekė gjobė etj”. Mė vonė edhe gjoba u hoq dhe me mėnyra tė ndryshme nga drejtuesit e politikės u nxit pushtimi i tokave dhe i pronave qė shteti duhej dhe kishte detyrimin kushtetues t’ua kthente tė zotėve tė shpronėsuar nga diktatura. Nuk e di se cili ka qenė qėndrimi i zotit Kopliku nė kėto procese kaq destruktive nė kohėn kur ai kishte porosi me rėndėsi. Lėvizja e lirė, qė pas vitit 1992 nxitej nga politikanėt e papjekur dhe trumbetohej si fitore e demokracisė, praktikisht ishte nxitje e anarkisė dhe mohim i demokracisė.
    Politikanėt qysh me ligjin Nr. 7715, dt. 2.6.1993 filluan ndryshimet edhe tė kėtyre dispozitave (nenet 1, 2, 3, 7, 19, 21 e 23 (ligji ka 26 nene) dhe mė vonė, me ligjin Nr. 9244, dt. 17.06.2004 u shfuqizuan 7 nene tė tjera, pra nga 26 nene 14 janė ndryshuar dhe shfuqizuar. Ligji famėkeq 7501, u bė strumbullari i anarkisė sė pronės. B. Kopliku dhe klani anti-pronar e dinė mirė se ligji 7501, nė fakt ėshtė zbatuar vetėm nė 23 % tė tokės dhe ėshtė mbrojtur e mbrohet nga politikanėt qė duan ndryshimin e identitetit kombėtar shqiptar. Por, a ishte i ligjshėm ky ligj? Sė pari, mė 19 korrik 1991 kur u miratua ligji 7501, nuk kishte dalė ende njė ligj, qė tė pėrcaktonte se cilat ishin objektet qė ishin pronė shtetėrore. Pėr rrjedhojė, ēfarė toke shpėrndanė me kaq “bujari” pushtetarėt nė emėr tė shtetit? Nė mėnyrė tė qartė, kemi njė vazhdimėsi tė dhunės komuniste mbi pronėn private, ku pronat e grabitura u bėnė pre e politikanėve dhe e klaneve tė tyre. Shteti megjithėse u shpall demokratik veproi me dy standarde, nė Veri prona u shpėrnda 100% sipas kufijve tė para kolektivizimit komunist dhe nuk ndodhi asgjė e keqe, ndėrsa nė zonat turistike dhe nė pjesėn Tiranė-Durrės, politikanėt kanė organizuar masakrėn mbi pronat e pronarėve herė duke pėrdorur ligjin 7501 qė trajtonte vetėm tokėn bujqėsore dhe herė tė tjera u futėn nė lojė privatizimet nėpėrmjet AKP, akordimi i titullit person i stimuluar etj. etj.
    Sipas B. Koplikut, ligji pėr tokėn synoi tė kthejė nė pronarė privatė mbi gjysmėn e shqiptarėve dhe tė dėmshpėrblejė pronarėt, por nė fakt ky ligj shėrbeu vetėm pėr allishverishe, ndėrsa pronarėt i shpėrfill plotėsisht. Gjendja e sotme e bujqėsisė shqiptare, dėshmon qartė se ligji Nr. 7501 shėrbeu pėr tė mashtruar popullin, por Bashkim Kopliku ėshtė orientuar tė flas pėrēart ndonėse nuk kuptohet pėrse ai ėshtė riaktivizuar nė kėtė politikė, qė i shkon pėr shtat tradhtisė kombėtare. B. Kopliku pa e pyetur askush nga pronarėt, jep mendimin se nuk ėshtė nė interes tė “ish-pronarėve”, qė akoma tė kėrkojnė shfuqizimin e ligjit, por ta pranojnė atė dhe tė kėrkojnė “zbatimin e drejtė tė ligjit pėr tokėn”. Ajo qė tė bie nė sy menjėherė, ėshtė termi djallėzor “ish-pronarėt”, qė Kopliku ashtu si Edi Rama apo tė djathtė si ata tė kryesisė sė Partisė Republikane, e pėrdorin rėndom. Ish-politikani, Kopliku duhet tė rikujtojė se mė 21.12.1995 doli ligji Nr. 8053 “Pėr kalimin nė pronėsi pa shpėrblim tė tokės bujqėsore”. Me daljen e kėtij ligji, ligji Nr. 7501 e mbaroi ēdo funksion tė tij dhe nė mėnyrė tė heshtur apo tė nėnkuptuar u shfuqizua. Pėrse nevojitej mė ekzistenca e ligjit Nr. 7501? Prandaj, pronarėt sot fillimisht kėrkojnė tė deklarohen tė paligjshme tė gjitha ato veprime qė janė kryer duke shkelur tė drejtėn e pronėsisė. Hyrja nė fuqi e ligjit Nr. 8053, e bėn tė pavlefshėm ligjin 7501 dhe tė gjitha aktet e tjera pėr atė pjesė qė kanė shkelur tė drejtėn e pronės. Pėrsa i pėrket shpėrblimit tė pronarėve, Kopliku e pranon shpėrblimin e pronarėve, por nuk na thotė se nga do tė dalin ato 30 miliard Euro. Po nė rastin kur pronari nuk dėshiron ta shes, pėrse tė mos kompensohet pėrfituesi abuziv qė pėrgjithėsisht ėshtė djali, vajza apo miku i kėtij apo atij politikani? Po nė rrethet e Veriut Tropojė, Dibėr, Kukės, Mat, Krujė etj, ku pronarėt kanė marrė tokat e tyre sipas kadastrės sė para kolektivizimit komunist? Duke qenė se Kopliku, qė votoi pėr tė sjellė kėtė gjendje, nuk na jep rrugėzgjidhjen e problemit, do tė bėnte mirė qė tė lodhte mendjen tė gjente njė rrugė vėrtetė tė mundshme, pėr zgjidhjen e kėtij problemi. Pyetja qė mė mundon ėshtė se kush ėshtė i interesuar tė riaktivizojė njė limon tė shtrydhur tė politikės nė dhėnien e kėshillave djallėzore si; hiqni dorė nga lufta kundėr ligjit Nr. 7501 qė tė keni shpresė tė kompensoheni fizikisht apo financiarisht. Mos vallė ky ish-politikan kur ka votuar ligjet gjysmake anti-pronare tė pronave nė Parlament, ka kujtuar se po iu jep lėmoshė pronarėve!! Duket mė tepėr si njė shantazh, sesa njė kėshillė shtyrė nga njė sedėr e sėmurė pėr tė mos pranuar se ka gabuar dhe nuk ndoqi deputetėt e matur e largpamės, si Heba dhe Baleta. Kur themi qė ligji 7501 ėshtė antikombėtar, kėtė e bėjmė pėr kėto arsye, tė cilat sė paku z. Kopliku duhet ti dijė. -Ky ligj i jep tokėn e pronarėve shqiptarė ardhacakėve me kombėsi greke, qė punonin me mėditje tokat e pronarėve shqiptare, qė janė minoriteti real nė Shqipėri qė nė regjistrimet e kohės sė Zogut dihet sesa kanė qenė dhe dihet se nuk kishin toka. Z. Kopliku indirekt u thotė dhe ēamėve, harrojini tokat nė Ēamėri, por kėrkoni ndonjė lek dhe mbylleni gojėn. -Ky ligj ka nxitur njė armiqėsi vėllavrasėse, qė i shkon pėr shtat armiqve shekullor tė Shqipėrisė serb, etj. Janė 80% e tė ngujuarve pėr probleme pronėsie, nga statistikat numėrohen me qindra tė vrarė pėr kėtė problem. Nė kėtė luftė, ka tė vrarė dhe viktima, por vrasėsit e vėrtetė nuk janė ata qė tėrheqin kėmbėzėn, por politikanėt qė mbrojnė anarkinė e pronės. -Ky ligj ka dėmtuar rėndė ekonominė. Sė fundi, le tė na tregojė zotėria e tij njė shembull tė ngjashėm me tonin pėr zgjidhjen e problemit tė pronėsisė nė ndonjė vend tjetėr Euro-Atlantik, bile dhe nė vendet lindore ish komuniste. Kėto mendime ne i kemi shprehur qė nė vitin 1991, kur u formua shoqata, por ju e tė tjerė pseudo-demokratė na thoshit: Ēfarė pronash kėrkoni, po na prishni demokracinė. Koha ka treguar dhe do tregojė se kush jeni. Pėr tė pėrfunduar mendimet qė shprehni ju z Kopliku, qė janė produkt i mentalitetit komunist, tė njė personi qė siē thotė populli “Se ka vrarė kėpuca”, mirė madje i pėrkėdhelur me tė gjithė regjimet dhe pėr mė tepėr i nivelit proletar, kini mirėsinė dhe pėrgjigju njė herė pėr kėto dhe prit tė tjerat, qė pronarėt tani, nė prag tė zgjedhjeve tė kuptojnė dhe tė arsyetojnė, se kush e komandon kėtė strategji, qė synon prishjen e identitetit kombėtar duke dėmtuar sa mė shumė pronarėt.


    sot

  16. #36
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ...

    saliu pa ngrene as nje lug kripe me disa..i merr e u jep pushtet..
    ..

    ..
    perse nuk pergjigjesh, ore qen i ndyre punist, se ku i gjen salis pushtetat, pronat, lirite (perveē liris qe ka ne shpi), tokat, karrigat, spaletat, gavetat, paketat ...

    ku i ka, e kush ia dha salis more birbo sigurims, qe e nxisni te beje katrahurat ne pronat, shtet e dovlet si ne koh te otomanise ???

    perse nuk i pergjigjesh kesaj pyetje - eshte e thjesht, por ty te djeg ... bashke me banden kriminale nomenklaturo-sigurimse ...

    ka pas thene dikur Regan se vendi ka pushtetin, dhe jo anasjelltas ... or punist fazlliē i djallezuar, or mugosh i salizuar, fari balli i kalēifikuar ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Duaje Siveten : 25-05-2009 mė 17:53

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Thumbs up

    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    perse nuk pergjigjesh, ore qen i ndyre punist, se ku i gjen salis pushtetat, pronat, lirite (perveē liris qe ka ne shpi), tokat, karrigat, spaletat, gavetat, paketat ...

    ku i ka, e kush ia dha salis more birbo sigurims, qe e nxisni te beje katrahurat ne pronat, shtet e dovlet si ne koh te otomanise ???

    perse nuk i pergjigjesh kesaj pyetje - eshte e thjesht, por ty te djeg ... bashke me banden kriminale nomenklaturo-sigurimse ...

    ka pas thene dikur Regan se veni kai pushtetin, dhe jo anasjelltas ... or punist fazlliē i djallezuar, or mugosh i salizuar, fari balli i kalēifikuar ...




    Mire ja ke thene, po kjut ja ke thene, me mire foli murit.....lol
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dujsiv..

    sic e shikon te ka mbajtur anen aulona.. tepelensja nga vlora.. pra hysni kapo-esha e luiz hoxhes.. se nexhit te edvin enverit te ruc gjolek males se zan caush arapit..
    e sikon mo krimb enverist se sa anti-punist e anti sigurims e anti nomenklaturist je..

    nuk ka nevoj brari te nxe zjarrin per te te nxjerr ty kallain..
    ti ja nxjerr vehtes o ti qe don si veten.. rucin e gjinushin..

  19. #39
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Zoti Kopliku eshte shakaxhi i madh.

  20. #40
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    E paska kthyer pllakėn Bashkimi, me sa duket ka nuhatje tė hollė. Do ndonjė post si nėn-ministėr mė duket.
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Vajza e Berishės: Pasuria nga UNMIK, 800 mijė USD
    Nga Cimo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 272
    Postimi i Fundit: 20-05-2010, 04:11
  3. Bashkim Kopliku: Lideri i PD ka vėnė maskėn e qingjit
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 03:16
  4. Shprivatizimi i ekonomisė sonė (Bashkim Kopliku)
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-03-2004, 17:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •