hahahah tironce paske qen byf levizme ti paske hang shum dru ka msusit
Urime Festen Gjith Msusve
hahahah tironce paske qen byf levizme ti paske hang shum dru ka msusit
Urime Festen Gjith Msusve
Kur e ke këmbën jashtë gremines është e lehtë të japësh këshilla
lulen me te bukur
edhe pse valet e jetes shume large na kan cuar,
edhe pse para shume kohesh jemi larguar,
edhe pse me jeten e juaj c'ka ka ndodhure nuk e di,
do vi....do vi...mesuesja ime e pare....
do te urroj festen dhe do te puthe rrudhate e tua ne balle.
ateher dy nena kisha une,
njera ne shtepi,
njera ne shkolle,por,
te dyjat i doja shume...
sote te dyjave keto festa do t'iu urroj,
ne fillim atje tek varezat do te shkoj,
do te le permbi varre lulen e nenes...ate te preferuar,
dhe do te ledhatoj varrin ashtu e permalluar.
aty do te qendroj shume gjate,
se kam nje malle te flakte,
me petalet e trendalifit do te mbuloj ate cop dhe,
do te mbij nje lule e re...
pastaj edhe nje urrim tjeter po me pret,
mesuesja ime.. ajo zonje e vertet,
qe me mesoi mua shkrime e lexim,
hapi dyerte e arta brenda shpirtit tim...
urrime festa per te gjithe mesuesit/et qe jane antare te f/sh...
c'do te mire per ju,te nderuar
Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot
Besoj se cdo shqiptare 7 Marsin e nderon si dite historike kur filloi shkolla e pare shqipe.
Pishtaret e arsimit shqip kan merita te medha per kete dite, dite e cila duhet festuar ne mbar kombin dhe kjo dite mos te punohet por te jet dite festimi.
Arsimtareve mbare shqiptare ua uroj 7Marsin diten e arsimit shqip,njekohesisht i kisha lut qe te japin maksimumin ne punen e metejme qe te realizohen te gjitha kerkesat programore.
Meritojne arsimtareve tu jipet ndonje dhurat cfardoqoft per kete dite te madhe per arsimin shqip.
Tregomu dhe shqipëtaret udhën e punës së mbarë,
Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë,
Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh' e lirisë,
Udhën e vëllazërisë, vahn' e gjithë mirësisë.
Adem Gashi gëzuarë ditne Mësusitë
S’çarmatosem sa t’jetë jeta!
P-orsi bleta punëtore
R-rugë të vështirë keni kalua
A-rsimin s'e le pas dore
N-xënsat duke edukua
V-eten uaj shpesh e harruat
E-lodhur shpesh pa pushim
R-ëndësi i kushtuat
A-rsimimit me edukim
B-ora as shiu nuk Ju ndali
I-she dhe mbete krenari
C-ili njeri nuk te don
A-po kush s'ta ka lakmi?
URIME 7-8 MARSI e nderuar!
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
A--rsimove breza shum
D--renicasët Ju kujtojn
E--dhe tani kur je larg
M--ësues Ty t'falënderojn
G--urbeti Ju largoi nga ne
A--rsimon brezat e rinjë
Sh-teti i huaj s'ësht'atëdhe
I--mëso pra,se nga vijnë!
URIME 7MARSI Z.Mësues!
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
uuuuu mi e panjohura...hallal te qofte....ngriva nga emocionet kure lexova keto poezite e juaja....bravo,bravo....mija here (edhe pse une sjam askushe per te thene kete)heh
me bere xheloze tani ehe.....por une kure s'do t'i thurja ca vargje sikur ju......
sukses............
Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot
Të gjithë mësuesve dhe mësueseve te forumit ua uroj 7 Marsin!
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
Sot me 5 mars 2010 u festua dita me e madhe e mesuesit 7 Marsi
Ne dten e sotme neper shkollat shqipe kudo qe jane esht verejtur nje disponim madheshtor shpirteror. Ne shkollen fillore "Kultura" te fshatit Matec,sot ishte knaqesi e madhe te prezentosh,u lexua referat kushtuar 7 Marsit dites se revolucionit kulturo-arsimor shqiptare.
Mbi te gjithat qe u prezentua pershtypje na la nje nxenes i klases dyte,icili me nje poezi vetkrijuar recitoi keshtu:
Une u rrita n'shkolle me shku
Mesuesin dashur me ndegju
Oh sa shum une e du
Me mson me shkrujt dhe lexu
Programi me ket poezi edhe mbaroi duke i porositur nxenesit qe te percjellin programet ne TV. ku doti kushtohet me teper dites kur lulezoi shkolla e pare shqipe.
Urime ju qofte dita e arsimit shqip 7 MARSI
Faleminderit e panjohura per urimin e qeluar me at tufe lule per festen ton 7 Marsin diten e mesuesit.
Pasiqe ne prag eshte festa e juaj shfrytezoj rastin tua uroj 8 Marsin
URIME 8 MARSI
Të dashur miq, Brari, stern, Foleja, MALSORI, Nete, Veletini, Darzana, gezim.q, Besoja, e panjohura, Tironcja BLN, MaRiO, tetovarja87, sainii, Pa-doreza2… ju falënderoj nga zemra për urimet tuaj për këtë ditë të shënuar për popullin shqiptar, ditë që shënon fundin e errësirës e sedijes dhe fillimin e dritës së diturisë – qytetërimit.
Unë në urimet tuaja kuptova shpirtin tuaj të çiltër dhe dashurinë e paanë për shkollën – diturinë. Dhe ju jap plotësisht të drejtë, sepse vetëm me shkollë – dituri mund të ecim përpara dhe bëhemi pjesëtarë të botës së përparuar. Unë mendoj se është mirë ta mbajmë ”vath në vesh” atë që e thotë një dijetar: ”Një shtet që ka një shkollë të fortë, pretendon të bëhet një shtet i fortë”. Edhe pse e kam përsëritur kaq herë këtë thënie, s’e kam bërë pa qëllim, meriton të përsëritet edhe më, sepse vetëm nëse bëjmë një shkollë të fortë do të bëjmë një Shqipëri ( kupto: gjithë trojet shqiptare ) të fortë.
Ju faleminderit!
Urime diten e mesuesit te gjithe atyre qe dhane kontributin per drite.
Thashe per drite sepse dija eshte drite,e kjo dije merret nga shkolla dhe mesuesi.
Uroj qe mesuesit ne trojet shqiptare kudo qe jane te kene dinjitet me te ngritur e jo vetem fjale e urime.
URIME
I dashur Mësuesi im...
Me Ty, njoha jetën dhe botën ndryshe...
nga dashuria që Ti na fale ...
Ne...,nxënësit Tuaj
Mësuam të duam e respektojmë të TJERËT...
FALEM NDERIT MËSUESI YNË...GËZUAR DHE URIME FESTA JOTE!
GËZUAR DHE JU MIQT E MI... TË DASHUR ...
QË NË JETËN TUAJ KENI ZGJEDHË PROFESION "MËSUESI" ,
GËZUAR FESTA TË GJITHË MËSUESVE SHQIPTARË KU DO QOFSHIN ...!
Dhuro shumë...e prit pak!
Nga miku im Luigj Shkodrani, i cili këtu njihet si aktivist i dalluar, arsimdashës dhe përkrahës e kultivues i gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në ngulimet shqiptare.
Urime 7 Marsi te gjithe Mesueseve
Sot eshte dita e Mesuesit, ndaj ne kete dite,u sjell urimet me te mira te gjithe edukatorve te brezit te ri, kudo ku ata jetojne e punojne. Eshte dita e tyre dhe ne te gjithe sot nderojme me respekt dhe perulemi ,para atyre mesuesve qe, sot nuk jetojne ne mesin tone,te gjithve atyre qe u larguan nga kjo jete,nga mosha,por dhe atyre qe dhane jeten e tyre ne luftrat qe beri populli yne per liri e pavarsi.
Ndaj nje respekt edhe per ata ne kete dite.
Urimet e mija me te sinqerta, ju a dergoj te gjithe atyre mesimdhenseve, qe ne vitet me te veshtira , pra gjate luftes ne Kosove u shperndan anekend Kosoves neper shtepi private, neper oda te ndryshme, ne fusha te Kosoves duke safrikuar, per te percjellur diturine e mos ta lene rinin pa dituri.
”E ardhmja e nje femije varet nga nje mesues i mire, ne detyren e tij,ku kete detyre nuk mund ta kryej si duhet asnje njeri tjeter pervec se mesuesi”.
Megjithse ne keto kohet e reja qe po jetojme,kjo detyre e shejte e mesuesit,po ”cenohet”,nga njerez te paformuar mire,ndaj duhet te ruhet sa me e paster figura e mesuesit dhe jo te perlyehet kjo figure.
Ndaj me shume respekt te tregohet dhe ti jepet mesusve tane,atyre qe kane percjellur me dhjetra e dhjetra breza studentesh dhe sot i shikon rrugeve,bulevardeve e lulishteve te qyteteve tona,ku debora u ka mbuluar floket e e tyre,por atom beten edhe sot e kesoj dite njerzit me te dashur dhe te respektuar .
Shpesh kur takojme me to ,ndalemi dhe sjlljellim ,momente te nostalgjise sone, kur ne ishim ne bankat e shkolles,ato vite qe per te gjithe ne na kthejne ne momente nostalgjie.
Nen kujdesin e atyre mesuesve ,qe punuan aq shume me ne,ndaj jemi ne keto qe jemi sot.
"Nuk ka gje me te shtrenjet sesa profesioni MESUES dhe statusi PRIND!"
Ndaj te nderuar ,kolege,miq dhe shoke ,te gjithe ju qe jeni ne profesionin e Mesuesit ,ju uroj : GEZUAR FESTEN TUAJ.
Me respekt
Luigj Shkodrani
Urime 7 marsin te gjithe mesueset dhe mesuesit te forumit shqiptare.
Ndryshuar për herë të fundit nga Xhenet.M.S. : 07-03-2010 më 11:09
- - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
Agim Metbala" ♥
Gezuar 7 marsin per te gjithe mesuesit dhe mesueset !
Ps. Sueda rrofsh :-D
Jeto sot se neser nuk i dihet
Me mirenjohje Gezuar 7 Marsin!!!
Faleminderit per punen e juaj edhe viteve qe i keni kushtuar asajt.
Në vitin 1947 ! Shushica e komunës së Istogut tani Burimit, nuk kishte as mësues e as Shkollë. Djali, nipi dhe stërnipi i Salimusëve qe edhe Beogradi ka shkruar për parardhësit e tij shumë çfarë, një ndër to ka shkruar: "Çerdhja dhe bastioni më i rrezikshëm për krishterizmin serb është fshati Uçë...". Libri: "BASHKËKOHANIKËT E VITEVE 1850 - 1912". E vërtet ka qenë se paraardhësit e Zenelit kanë rrezikuar armikun e përbetuar të popullit shqiptar me armë, por edhe Zeneli nga fshati Shushicë, së fundi Kullën babait të vet Hasan Regjës e hapi Shkollë në vitin 1947 me 162 nxënës. Për këtë festë madhore që nëse duhet dikush ta respektoi, unë jam ai qe duhet ta respektoi dhe ndiej thellë në shpirtin tim. Respektoi fjalët e Hasan Prishtinës kur thotë: "Aty ku kam qenë në konak, aty është hapur shkollë". Andaj një URIM I MADH
Lum si ti, o Korçë, o lule....
Krijoni Kontakt