Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303

    Epopeja e UÇK-së! Mars 2009

    Në Prekaz..

    "Këtu nisi një flakë e madhërishme, flaka e lirisë që ndriçoi Prekazin, Drenicën e mbarë Kosovën. Ajo shkreptimë e zgjoi nga gjumi Evropën e botën. Shekujt kalojnë, drita e lirisë, drita e atyre që ranë për të nuk zbehet kurrë..." (Ismail Kadare)


    Për Bac Ademin.

    Aty ku filloj lufta Çlirimtare,
    Aty ku jehoj pushka e liris,
    Aty ku u ndie zeri i Sharkis,
    Aty luftoi Baca me trimat e liris...

    Në prekaz në vendin e qëndreses!
    Luftoi si luan me shume trima,
    Gjunjezove shkaun o bir i Shqiptaris.
    Per Kosove dhe jeten o pishtar i liris..

    O trim i maleve, O legjendar,
    Do te jesh gjithmon në zemra tona
    Komandant, Bac, Vlla, Baba i jonë,
    Se bashku me Hamzen e shumë trima

    Në luft kendove kenge kreshnike
    Beso o Bac ty të kofshim fal!!
    Shkjau nga ti vdiste prej frige..
    Kur pushka jote kriste në mal.

    Kur zeri yt në Drenic jehoi,
    Kur kemba jote në luft marshoi
    Kur pushka jote u dëgjua..
    Shkjau si nje bish u tmerrua.

    Nën thundër ti nuk deshe te jesh.
    Luftove si drangua ne male e bjeshk,
    Nuk vdes ti kurr o komandant,
    Perher ky poplull ty do te ringjall..

    Vepra jote do te jet nje histori,
    Qe tu len amenet brezav te tan!
    Qe te jen te gatshem ne gjdo moment
    Te shterejten jet per liri me dhan.

    6 - Mars- 2009
    Ndryshuar për herë të fundit nga Roi : 06-03-2009 më 06:00
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Përmbyllet zbehtë "Epopeja e UÇK"-së, përgjegjësit heshtin


    Është përmbyllur mbrëmë në Prekaz, me natën e zjarreve Epopeja e UÇK-së. Por manifestimi i sivjetmë, krahasuar me vitet e mëparshme ka qenë shumë i zbehtë edhe pse ka më shumë se një vit që jemi shtet.

    Mbrëmë në Prekaz nuk ka qenë i pranishëm kryeministri Hashim Thaçi nën përkujdesjen e të cilit është mbajtur Epopeja. Po ashtu kanë munguar edhe i pari i vendit, Fatmir Sejdiu, ministri i FSK-së Fehmi Mujota si edhe komandanti i FSK-së Sylejman Selimi.

    Gjithashtu gjatë ditëve të Epopesë nuk ka pasur parakalim të FSK-së gjë që ka ngjallur zemërim e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari ndaj institucioneve të vendit.

    Publikisht këtë pakënaqësi e ka shprehur Bekim Jashari në akademinë e mbajtur para dy ditësh. Arsyen pse nuk ka pasur parakalim të FSK-së, kryeministri Thaçi ka thënë se duhet ta japin presidenti Sejdiu, ministri i FSK-së, Mujota dhe komandanti i FSK-së gjeneral Selimi.

    Ndërkaq burime të Kohavisionit në hierarkinë e lartë të FSK-së kanë thënë se për këtë çështje duhet të japë përgjigje kryeministri Thaçi.

    PSD reagon – kërkon festime dinjitoze

    Ndërkohë ka reaguar edhe Partia Socialdemokrate e ish-kryeministrit Agim Çeku.

    Socialdemokratet, kërkojnë që të ketë festime më dinjitoze, në mënyrë që së paku të fitohet përshtypja që ka karakter kombëtar.

    Pavarësia e Kosovës sipas PSD-së daton që nga 5 marsi 1998 dhe ata janë hartuesit e deklaratës së pavarësisë ndërsa 17 shkurti 2008 është dita kur ajo deklaratë vetëm është lexuar.

    “UÇK-në, komandantin legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorët e tjerë i konsiderojmë si vlerë madhore të kombit tonë që e kanë vendin në piedestal dhe janë themel i luftës për pavarësinë e shtetit tonë” kanë deklaruar zyrtarë të PSD-së.

    Këto vlera sipas PSD-së, dhe madhështia e tyre është edhe më e madhe tani kur pothuajse e kemi realizuar ëndrrën e tyre dhe ato vlera dhe madhështia duhet të shihen më së shumti tani. /KTV/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,977
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    LLap
    Ciles paroll me i besu sipas teje
    Bac u kry
    Apo siq po thojn jasharet
    Bac po rrejn se nuk u kry
    Te lutem me pak fjal nese munesh me komentu,sepse ne qdo shkrim tanin e ki bac u kry,kurse familja e bacit po thon Bac po rrejn se nuk u kry.
    Pa nervoz qet,se me dit ti nuk din po munou me than diqka.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,977
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    LLap
    Ciles paroll me i besu sipas teje
    Bac u kry
    Apo siq po thojn jasharet
    Bac po rrejn se nuk u kry
    Te lutem me pak fjal nese munesh me komentu,sepse ne qdo shkrim tanin e ki bac u kry,kurse familja e bacit po thon Bac po rrejn se nuk u kry.
    Pa nervoz qet,se me dit ti nuk din po munou me than diqka.
    sasht e vertet qe po thot familja Jashari po rrejn
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anëtarësuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    DERI KUR DO TË KËRCASË PUSHKA E TRADHËTISË NË DRENICË?

    --------------------------------------------------------------------------------

    DERI KUR DO TË KËRCASË PUSHKA E TRADHËTISË NË DRENICË?

    Prekazi i Ahmet Delisë, Prekazi i Tahir e Nebih Mehës, Prekazi i Adem Jasharit, edhe ti Drenicë e Azem Galicës, e Shaban Polluzhës, Bajraktarit të Llaushës, e Mehmet Gradicës, hapi sytë se po të vriten meshkujt në prag të shtëpisë nga tradhëtarët e kriminelët!

    Shkruan: Gani GECI

    Ju që vratë Azem Ahmetin nga Prekazi, nipin e Ahmet Delisë, ju nuk jeni asgjë më shumë se tradhtarë, dorë e zgjatur e UDB-së dhe KGB-së, dorë që di t*i vrasë vetëm burrat e mëdhenj, nipat e familjeve më të mëdha të Drenicës dhe të Kosovës. Ju që lavdëroni Qendrën e Krimit, ju që mbroni dhe këshilloheni nga UDB-ja e Beogradit, ju që këshilloheni nga Fatosi, ju nuk keni punë më të madhe për kombin përpos të vrisni shqiptarët. Ju që kurrë nuk keni vrarë asnjë shka, as para luftës e as gjatë saj, ju që prindërit e gjyshërit tuaj i burgosën, i vranë dhe i shfarosën baballarët dhe gjyshërit tanë.
    Baballarët e juaj luftuan kundër Ahmet Delisë në anën e shkijeve, baballarët e juaj luftuan kundër Mehmet Gradicës dhe Jusuf Gradicës, baballarët e gjyshërit tuaj luftuan kundër Shaban Polluzhës dhe kundër Bajraktarit të Llaushës, baballarët e juaj e vranë Sefer Haxhinë në vitin 1947, tash ju tani luftoni prapë për serbin e për rusin, luftoni kundër nipit të Ahmet Delisë.
    Ju që gjatë luftës vratë Ismet Rrahmanin, drejtorin e shkollës së Açarevës. Ju që menjëherë pas luftës vratë Haki Imerin, profesorin e nderuar në tërë Kosovën. Ju që vratë drejtorin e shkollës së Qubrelit, Xhafer Behramin, së bashku me të birin. Ju që plagosët drejtorin e shkollës së Polacit, Sejdi Kocën. Ju që rrahët Ismet Veliqin. Ju që vratë Bekim Kastratin. Ju që vratë Besim Dajakun.
    Ju, jo, jo, ju nuk jeni shqiptarë. Ju jeni vetëm shkije, ose gjaku juaj është i përzier me të shkaut se, ai që është shqiptar dhe ka gjak shqiptari nuk i bën këto poshtërsi e tradhti.

    Edhe kush ka mbetur pa u vrarë në Drenicë?

    A jeni ju ata që e vratë nipin e Shaban Polluzhës? A i vratë nipat e Bajraktarit të Llaushës? A e vratë nipin e Azem Çunit? A e vratë nipin e Shaqë Kocës? A e vratë, tash edhe nipin e Ahmet Delisë? Ju me dorën tuaj tradhtare e vratë Drenicën, i vratë shtëpitë më të mëdha, e vratë historinë e Drenicës! Por unë e di mirë se ju mësimet i keni marrë prej Stalinit, sepse edhe ai i kishte vrarë mbi 20 milionë rusë për të mbajtur mirë pushtetin. Por edhe një e di, se historia nuk shkruhet për sot, por ajo do të shkruhet për të gjitha veprat e juaja. E gjithë bota po ju shikon se me të vërtetë jeni të marrë, të pacipë, të liq, ju vrani natën, ngase nuk keni guximin për të vrarë ditën, sepse komunistët gjithmonë kanë qenë tinzarë, gjithmonë kanë qenë tradhtarë, sepse ata nuk kanë Atdhe, ata nuk kanë Fe. Komunistët kanë vetëm ideologji.
    E di se ju i përngjani -17 Nëntorit- të Greqisë. E di se ju u përngjani Brigadave të Kuqe të Italisë. E di se ju u përngjani bandave të kriminelit Millosheviq? E di se ju i përngjani Sadamit. E di se ju u përngjani talibanëve. Por, ju nuk u përngjani shqiptarëve as me doke as me sjellje. Puna e juaj po tregon se ju jeni serbë. Vepra juaj po tregon se jeni qyqarë e tradhtarë. Vepra juaj nuk lidhet as me Fe, as me Atdhe, por as me Kanun.
    Lexojeni, o të mjerë Kanunin, sepse edhe Kanuni të tregon se vrasja tinëz është tradhti.

    Pse e vratë nipin e Ahmet Delisë?

    Po pse e vratë Azem Ahmetin, o tradhtarë? Ai nuk ka qenë as kryetar Komune, por as kryetar Kosove. Por ai pas luftës ka ndërtuar nja 40 shtëpi në Prekaz me anë të Fondit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i ka strehuar së paku 40 familje me qëllim që fëmijët e tyre të mos vdesin nga të ftohtit. Për rindërtim i është dashur të shkojë çdo ditë te Bukoshi. Të gjithë e dimë se Begu ka respektuar shtetin e Kosovës. Po sikur të ishte Azemi afër shtëpisë së tij në çastin kur donin t*ia merrnin shpirtin me siguri se nga dheu do të dilte Ahmet Delia për t*i ndihmuar nipit, të cilin po e sulmojnë prapë një rremë komite.
    O Prekazi i Ahmet Delisë! O Prekazi i Tahir e Nebih Mehës! O Prekazi i Adem Jasharit, kthjellohu, sepse t*është vrarë mashkulli tinëzisht nga dora tradhtare! Oj Drenica e Azem Galicës! Oj Drenica e Shaban Polluzhës! Oj Drenica e Bajraktarit të Llaushës! Oj Drenica e Mehmet Gradicës, kthjellohu pak se pushka e tradhtisë po kërcet në Drenicë! Kthjellohu Drenicë, kthjellohu sa nuk është vonë! Kthjellohu se kemi për detyrë të bëjmë Kosovën shtet! Kthjellohu se e kemi edhe rastin e mirë, se po e humbëm, një Zot e di se kur do të vijë herën tjetër. A thua Azem Ahmeti duhej të vritej vetëm pse ishte nipi i Ahmet Delisë, tani kur po përgatitet përkujtimi i 100-vjetorit të rënies së Tij. Dhe për nderë të këtij 100-vjetori ju ia vratë nipin duke dashur që t*ia dërgoni porosinë Ahmet Delisë se edhe pas 100 vjetëve dora e tradhtisë vepron në Drenicë!

    Bota Sot, 20 mars 2003
    __________________

    Giûha âsht tulit e gjithshka bluen

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,977
    po ne sa tema po e shkep ket shkrim te vjetruar e stervjetruar
    qe se paku dhjetra here eshte postue ne ket forum
    dhe qe del nga propaganda e mirnjohur e beogradit qe
    e ka perciell ne kosove nepermes gazetes se vet nasha-borba
    Bota Sot, 20 mars 2003
    edhe qka tu ka tek o taliban bash tu temat per Legjendarin se#
    kjo a e din qfar do me thane talibanoooo
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anëtarësuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    e nkofte per ty more poshtri i botes propaganda serbe qka shkrun gani geci...ateher po shifet qysh moti kush na qenke ti...o i semur prej menve

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    ..........

Tema të Ngjashme

  1. Epopeja e Dukagjinit: Gllogjani u harrua .. Keine Interes për Qeverin..
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2009, 10:28
  2. Thaçi fton Tadiqin në Prishtinë
    Nga strange në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 13-03-2009, 05:00
  3. Epopeja E UÇK-se Po Zbehet Nga Trathtaret E Kombit
    Nga beni33 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 12-03-2009, 17:45

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •