Mr. Bashkim ALIU / Tetovė
Ndėrtimi i miteve
mėrkurė, 11 Shkurt 2009 18:30
Njė prej problemeve mė tė mėdha me tė cilat ėshtė ballafaquar njeriu dhe shoqėritė njerėzore gjatė historisė, si dhe njė nga fenomenet qė mė sė shumti i kanė dėmtuar njerėzit dhe bashkėsitė njerėzore, e qė kanė shėrbyer si paravan e justifikim i fortė pėr realizimin e planeve tė caktuara destruktive, ka qenė dhe vazhdon tė jetė ndėrtimi i miteve.
Me kėtė aludojmė nė atė se sa herė ėshtė dashur qė tė mbulohen dėshtimet gjatė historisė, ėshtė krijuar njė iks mit nga shtresa sunduese dhe pastaj kjo i ėshtė imponuar masės sė gjerė dhe ēdo herė ėshtė thirrur nė kėtė mit pėr ta ndėrruar rrjedhėn e sendeve dhe pėr ta bindur masėn se nuk ėshtė ashtu si qė mendojnė ata.
Kėshtu, apetitet kolonialiste ekstremiste tė disa qarqeve tė caktuara nė botė, nė fillim tė kėtij mileniumi, u kamufluan me luftėn globale kundėr terrorizmit, i cili i rrezikon njerėzit e lirė dhe demokracinė e cila ėshtė kultivuar me gjithė atė mund tė pa pėrshkueshėm gjatė historisė, normalisht sipas tyre.
Me kėtė parullė, u shkelėn tė drejtat e popujve, u rrėnuan tė arriturat e tjerėve, iu rrėmbye liria dhe e drejta pėr tė vendosur vetė pėr fatin e vet, u nėpėrkėmb dinjiteti i njeriut, u ushtrua gėnjeshtra si politikė globale, u nėnēmuan shoqėri tė tėra duke u cilėsuar si tė padijshme dhe jo tė gatshme tė ecin nė hap me kohėn e tė akomodohen me frymėn qė dikton shekulli i lirisė dhe demokracisė.
Akomodim me klimėn e krijuar nė kėtė milenium dhe avancim e kultivim i vlerave tė lirisė sė njeriut dhe demokracisė, ėshtė tė respektohet vullneti i popujve dhe mos tė rrėmbehet liria e tyre, mos tė thahet nė buzė buzėqeshja e fėmijėve tė tyre dhe mos tė shndėrrohen vendet nė protektorate nė shekullin e lirisė dhe demokracisė.
Por, miti i lirisė dhe demokracisė rrėnohet kur bėhet fjalė pėr vendet dhe popujt e fortė me kulturė, histori, civilizim dhe vlera e ideale tė larta tė cilėt aderojnė integrimin nė sistemin e vlerave reale dhe kultivimin e sistemit qė buron nga bindjet dhe vetėdija e tyre, e jo tė imponuar nga jashtė dhe tė prezantuar si i vetėm valit pėr tė udhėhequr popuj.
Ēdo kund trumbetohet pėr lirinė e mendimit dhe demokratizimin e shoqėrive, por jo edhe nė shoqėritė tė cilat nuk do tė luajnė sipas tupanėve tė tjerėve, por do ta ndėrtojnė strategjinė e tyre autoktone pėr konkurrim me tjerėt nė erėn e globalizimit.
Miti i terrorizmit dhe Bin Ladenit:
Miti i terrorizmit dhe Bin Ladenit ėshtė njė shembull i keq tipik se si u kamufluan apetitet kolonialiste me beckground ideologjik tė qarqeve tė caktuara.
Pėr ti ikur ballafaqimit me realitetin, gjegjėsisht politikėn jo reale nė lindjen Islame dhe mė saktė nė konfliktin Sionist-Palestinez, bashkėpunimin me qeveritė tė cilat e kanė mbyllur nė pranga tė ēelikta vullnetin e popujve dhe fjalėn e lirė, e kanė vėnė nėn thundėr demokracinė dhe demokratizimin e shoqėrive, shkeljen e tė drejtave tė njerėzve dhe politikėn e arshinėve tė dyfishta nė shumė segmente, u krijua miti i terrorizmit global dhe Bin Ladenit si protagonist mė i theksuar i tij, qė tė shėrbejnė si sedativ pėr masėn sa herė qė parashtrojnė pyetje problematike pėr ata qė nuk janė tė gatshėm tė ofrojnė pėrgjigje adekuate pėr gabimet dhe lėshimet e politikės sė tyre, e cila u krijoi armiq mė shumė se kurdoherė, dhe nė tė njėjtėn kohė pseudo miq tė cilėt i lakmojnė fondet e tyre, por jo edhe ata si njerėz.
Problem i botės nuk ėshtė Bin Ladeni, sepse ai nuk mund tė bėn kurrgjė nga kodrat dhe shpellat e Afganistanit me njė kallash nė kohėn e satelitėve dhe anijeve kozmike, edhe pse aq tepėr ėshtė fryrė ēėshtja e tij, por problem real i botės ėshtė politika e arshinėve tė dyfishta, rrėmbimi i lirisė sė tjetrit, mbėshtetja e diktatorėve tė dėgjueshėm dhe lufta pėr shtypjen e lėvizjeve me strategji tė qartė pėr tu ri kthyer bajraktar e jo argat nė arenėn botėrore.
Analizat e mirėfillta tė ēojnė nė pėrfundim se miti i Bin Ladenit u krijua qė tė lehen nė hije ato forca progresive nė botėn Islame qė ofrojnė njė platformė tė qartė veprimi, platformė qė ofron ēlirimin e shoqėrive Islame nga despotizmi, monizmi politik, prangat e injorancės dhe dekadencės, dhe nė tė njėjtėn kohė marrėdhėnie reale me palėt tjera nė arenėn ndėrkombėtare.
Duke u thirrur nė domosdoshmėrinė e luftimit tė terrorizmit dhe fuqive tė errėta, si qė preferojnė tė shprehen qarqet e tilla, ata tentojnė t'i grushtojnė tė gjitha lėvizjet Islame nė botė, nė rend tė parė ato progresive mesatare tė cilat nuk besojnė nė dhunėn si metodė pėr zgjedhjen e problemeve, por besojnė nė rrugėn paqėsore, kutit e votimit, vullnetin real tė popullit dhe lirinė e mendimit si metodė tė shėndoshė pėr arritjen e qėllimeve dhe objektivave tė veta.
Nisur nga kjo, mendoj se ėshtė e domosdoshme qė mos tė shndėrrohet Bin Ladeni nė simbol numėr njė tė Islamit, ashtu qė pastaj pėrmes tij dhe luftimit tė terrorizmit, tė luftohet i gjithė Islami dhe forcat progresive Islame.
Miti i Ez-Zerkavit:
Mendoj se nuk ka nevojė ta pėrsėrisim si refren i mėrzitshėm se ēka ngjau me Irakun, kjo ėshtė e njohur pėr tė gjithė, sepse qė nga momenti i ripushtimit tė Bagdadit e deri sot, Iraku ėshtė nė ballinė tė ngjarjeve botėrore, falė kaosit qė mbretėron atje dhe pa aftėsisė apo jo gatishmėrisė sė palėve pėrkatėse qė tė vend rend dhe sistem nė kėtė vend tė trazuar.
Me qėllim qė tė ikin nga ballafaqimi me realitetin irakian, problemet dhe hallet e popullatės, vullnetin dhe aspiratat e tyre reale dhe paaftėsinė e forcave administruese aktuale, ata e ndėrtuan mitin e Ez-Zerkavit, i cili pos se pėrmes deklaratave nė web-faqe tė ndryshme tė internetit, nuk njihet nga tjerėt, gjegjėsisht nga banorėt e Feluxhes.
Nė emėr tė Ez-Zerkavit, u luftua me metodat mė tė ashpra dhe arsenalin mė tė madh ushtarak pa dėgjueshmėria e banorėve tė Feluxhes ndaj forcave okupatore, nuk u pėrfill vullneti dhe kėrkesat e tyre, por u dergj shumė gjak, e me kėtė Feluxheja paraqet njė nga kapitujt mė tė dhimbshėm tė tragjedisė mė tė re Irakiane. Nė emėr tė mitit tė Ez-Zerkavit, u rrėnua qyteti, u vranė mijėra civil, u bllokuan spitale, u maltretuan qytetarė etj.
Nė Feluxhe nuk ishte Ez-Zerkavi, por atje u luftua me vullnetin e popullatės vendase, atje u ballafaquan dy objektiva: ajo vendase pėr ēlirim dhe ajo e huaj pėr kolonizim.
Ėshtė mė se e vėrtetė dhe e ditur pėr botėn se hija e Ez-Zerkavit nuk mund ta mbulojė vullnetin e popullatės irakiane pėr dėbimin e okupatorėve dhe mospranimin e tyre tė figurave servile tė sjellura nė Irak nga zyrat e shėrbimeve tė huaja sekrete qė pastaj tė prezentohen si shpėtues tė Irakut dhe dashamirė tė popullatės Irakiane.
Forcat okupatore dhe servisat e tyre arabfolės, duhet t'i lėnė anash kėto mite tė rrejshme, mos mendojnė tė krijojnė tjerė, por duhet ta kuptojnė seriozisht mesazhin e popullatės irakiane, tė largohen nga kanė ardhur dhe ti lėnė tė lirė ata tė vendosin vetė pėr fatin e tyre. Ata, nė Irak nuk ballafaqohen me asnjifar Ez-Zerkavi, por ballafaqohen me jo gatishmėrinė e popullatės Irakiane me kulturė e civilizim mijėra vjeēar qė tė nėnshtrohen para makinerisė okupatore dhe satelitėve tė tyre. Ja, Ez-Zerkavi shkoi, ndėrkaq tragjedia e Irakut nuk mbaroi.
Zgjedhjet e Irakut:
Miti tjetėr i cili po ashtu u ndėrtua me qėllim qė t'i iket ballafaqimit me realitetin e hidhur nė Irak, janė zgjedhjet e cunguara dhe konfuze tė cilat i realizojnė kohė pas kohe nė Irak.
Nga pa aftėsia pėr tė dhėnė pėrgjigje nė pyetjet e dėshtimit tė veprimtarisė sė tyre nė Irak, forcat okupatore dhe administrata e emėruar e tyre, e ndėrtuan mitin e zgjidhjeve duke i paraqitur zgjedhjet si pengesė kryesore pėr mos stabilizimin e Irakut dhe faktorė kryesor qė do tė sjellin stabilitet, qetėsi dhe prosperitet nė Irak.
Mirėpo, ēdo analist, bile edhe i rastėsishėm i realitetit irakian, e ka tė qartė se zgjedhjet nuk janė shkak, por rezultat i njė realiteti tė krijuar, gjegjėsisht zgjedhjet nuk mund tė jenė shkak i stabilitetit, por rezultat i stabilitetit nė Irak. Me fjalė tjera, zgjedhje reale do tė ketė kur do tė krijohen kushte pėr to, apo kur do tė mbretėrojė nė Irak qetėsia dhe stabiliteti.
Zgjedhjet tė cilat janė zhvilluar deri tash, u prenė sipas masės sė caktuar nga protektorati, ndėrkaq nga ana tjetėr, nxorėn nė skenė njerėzit tė cilėt nuk duan Irak unik, por Irak tė ndarė nė bazė tė pėrkatėsisė sė sektit apo nacionalitetit. Nėse mund tė konsiderohen ndonjė e arritur kėto tė ashtuquajtura zgjedhje nė Irak, ato mund tė konsiderohen e arritur vetėm nė kuptim tė thellimit tė ndasive fraksionale nė Irak.
Merita tė veēanta nė gjithė kėtė ka kleriku shiit Ali Es-Sistani tė cilit nuk i shpėtoi gjoja njėherė ta dėnojė shkeljen e rėndė tė prestigjit tė njeriut nė Irak nga ana e okupatorit, dhe ja tash nė kėto tė ashtuquajtura zgjedhje demokratike, u vu nė ballė tė ndarjes sė Irakianėve nė bazė tė sekteve duke e sajuar listė e pėrbashkėt tė kandidatėve shiit, ku nuk pėrfshiu vetėm ata tė krahut religjioz, po pėr ēudi bashkėpunoi edhe me laikėt si Ahmet Ēelebi, vetėm pse kanė prejardhje shiite.
Sido qė tė jetė, ditėt janė shtatzėna me ngjarje tė ndryshme, dhe me kalimin e kohės do tė binden tė gjithė se problem i Irakut nuk kanė qenė zgjedhjet dhe se administrata e dalė nga manovra e fundit e quajtur zgjedhje demokratike, nuk do tė ketė mbėshtetjen e gjithė popullatės tė Irakut, sepse dihet mirė se forcat reale patriotike nuk pranuan tė futen nė zgjedhje tė kurdisura qė mė parė nga tjerėt dhe tė realizuara nėn thundrėn e okupatorit.
Miti i nėnshtrimit:
Ummeti Islam nė kohėn e fundit, e me kėtė kam pėr qėllim dy shekujt e fundit, ballafaqohet me njė shpartallim tė tmerrshėm tė potencialeve tė veta ekonomike, financiare, teknologjike dhe shkencore. Ai ec ēuditėrisht ngadalshėm nė kėtė kohė kaq dinamike e cila nuk mėshiron askėnd. Derisa popujt tjerė janė duke bėrė ēmos qė tė ngjiten sa ma lartė nė teknologji dhe ekonomi, potencialet e ummetit Islam aktual i ka kapluar njė erozion i madh i cili nuk i len tė marrin frymė ē'lirshėm dhe tė inkuadrohen me sukses nė trendet e pėrgjithshme botėrore nė planin teknologjik dhe ekonomik, edhe pse vlerat shpirtėrore, vazhdojnė tė paraqesin karakteristikė mė tė dalluar dhe tė pa arritshme tė kėtij ummeti.
Mirėpo, ajo qė mė sė tepėrmi tė shqetėson, nuk ėshtė vetė stagnimi i ummetit nė kohėn e progresit gjigant nė botė, por ėshtė justifikimi i ummetit tė tyre kėtė status quo nė shumė segmente dhe animi i tyre kah krijimi i mitit tė nėnshtrimit tė ummetit nga lidershipi i tij i imponuar nga tjerėt me fuqi dhe jo gatishmėria e kėtij lidershipi apo diktatorėve tė kėtij ummeti qė tė hapin sado pak dritare tė vogla tė frymėmarrjes sė lirė nė shkencė dhe teknologji.
Nga njėra anė, ėshtė e vėrtetė se ummeti vuan nga diktatorėt, por ėshtė i ditur edhe fakti tjetėr se ky ummet nuk ėshtė i vetmi i cili ka vuajtur nga diktatorėt, por popujt e ndryshėm kanė ditur ti mposhtin diktatorėt dhe forcat e tilla destruktive tė cilat janė munduar ta ndalin rrotėn e zhvillimit tė tyre dhe janė imponuar fuqishėm dhe me sukses nė arenėn botėrore duke krijuar histori nė vete nė fushėn e shkencave tė ndryshme dhe transformimeve shoqėrore.
Ummeti Islam duhet tė formojė besim nė vete, pas bindjes sė fortė dhe mbėshtetjes nė Allahun xh.sh., duhet ta shkund pluhurin e pesimizmit dhe dekadencės nga trupi i tij vigan, duhet tė kthehet nė bazat dhe rrėnjėt e veta burimore tė cilat e bėnė nė tė kaluarėn tė jetė flamurtar i botės dhe t'i grushton fuqishėm forcat destruktive tė cilat dalin pengesė nė rrugėn e ngritjes dhe pėrparimit tė tij. Nuk ėshtė e vėrtetė se pushteti diktatorial mund tė bėn ēdo gjė dhe tė jetė ai shkak pėr dekadencėn e plotė tė popullatės, por rrėnjėt duhet kėrkuar nė vetė popullin dhe erėrat qė fryjnė nė bindjet e praktikėn e tij, gjegjėsisht atė se populli pėrkatės ēka preferon, ballafaqimin me realitetin dhe ecjen pėrpara, apo vendnumėrimin dhe pajtimin qė tė jetė argat e jo zotėri. Nėse na duket e gjatė rruga e formimit tė kuadrove, shkencėtarėve, shpikjeve dhe zbulimeve nė fusha tė ndryshme, atėherė mos t'i fajėsojmė tjerėt. Nėse jemi tė gatshėm tė japim miliona dollar pėr njė veprim absurd afatshkurt vetėm pėr tė na dalė emri nė skenė, e nuk jemi tė pėrgatitur pėr njė rrugė mė tė gjatė por mė tė sigurt tė ngritjes sė bazės sė fortė ekonomike, financiare, shkencore e politike, atėherė kėtė mos t'ua mveshim tjerėve, por vetė naivitetit tonė.
Ummeti Islam dhe bijtė e tij, duhet tė marrin shembull pėr tė mirė nė popujt tjerė dhe tė bėjnė atė qė e bėnė tjerėt pėr tė dalė nga gjendja e rėndė ekzistuese, nėse veē kanė vendosur mos e lexojnė shpalljen e cila mė sė miri ua pėrshkruan kėtė rrugė.
Punėtorėt muslimanė apo arabė nė rastin konkret, nuk ka nevojė t'ua shtrijnė dorėn pasagjere nė aeroportet e Kajros, San'as, Kazablankės, Damaskut etj, e tu kėrkojnė para, por ata duhet tė ngrihen dhe ta trandin lidershipin e tyre i cili i ka sjellur nė kėtė gjendje tė rėndė. Nė Evropė ministri apo kryeministri jep dorėheqje pėr gabimin mė tė thjeshtė, ndėrkaq nė botėn arabe, fjala dorėheqje ėshtė haram tė thuhet nga funksionarėt.
Po ashtu, ummeti Islam nuk bėn vetėm ti fajėson faktorėt e jashtėm ndėrkaq vetė tė qėndrojė duarkryq dhe vetėm rreth sahanave tė ushqimit, por ai duhet tė shohė se ēka bėnė tjerėt tė cilėt u nėnshtruan nga tjerėt, si Japonezėt dhe Gjermanėt. Kėta popuj, nuk u mjaftuan me atė se ja u nėnshtruan nga mė tė fortit, por ata e ndjekėn rrugėn tjetėr tė rezistencės, formuan bazė tė fortė shkencore, teknologjike dhe ekonomike e me kėtė dolėn si konkurrent mė serioz tė atyre tė cilėt njėherė i mposhtėn ushtarakisht. Nėse dikush qė doli fitimtar arriti tė formojė perandori ushtarake, popujt qė dolėn tė humbur ushtarakisht formuan shumė perandori tjera. Kėshtu, Japonezėt e formuan perandorinė e Sonit, Toyotės, Mitsubishit, etj; Gjermanėt e formuan perandorinė e Mercedesit, Wolsfagenit etj.
Nėse ummeti Islam donė tė dalė nga kjo gjendje, duhet tė bėn ēmos qė ta hedh prej veti mentalitetin e nėnshtrimit dhe tė mendojė me logjikė tė shėndoshė tė kėtij shekulli dhe tė lirisė e pėrparimit, brenda kufijve islam. Ne duhet t'i rrekemi shkencės, tė ndėrtojmė kuadro tė profileve tė ndryshme, e jo tė mvaremi prej tjerėve dhe vazhdimisht tė derdhim lot se tjerėt na udhėheqin pa mos bėrė kurrgjė qė tė udhėheqim vetė me popullin tonė.
Nėse nuk bėjmė diēka pėr ta ndryshuar realitetin tonė tė hidhur, tė jemi tė bindur se tjerėt kėtė kurrė nuk do tė na bėjnė si duhet.
Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Krijoni Kontakt