Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Une jam shqiptar Maska e gjergj arianiti
    Anėtarėsuar
    29-12-2008
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave
    Postime
    92

    Figura te shquara te historise shqiptare.

    Historia e Shqiperise eshte shkruar me gjak e me vuajtje.Shume personalitete atdhedashes kane dhene kontributin e tyre me pushk ose me pene, qe ne tani te flasim shqip e te jemi krenar per historine tone.
    Cili nga keta ju ka bere me shume pershtypje?
    Dhe qe te behet tema me interesante le te themi me perjashtim te Skenderbeut i cili ishte nje figure qe i kaloi kufijte e Shqiperise.
    Duaje atdhene si shqiponja folene.

  2. #2
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Ismail Qemal bej Vlora ka qenė diplomat e politikan shqiptar nė Perandorinė Osmane, themelues i shtetit tė pamvarun tė Shqipnisė me 1912 dhe Kryetar i Qeverisė sė Pėrkohshme nė vitet 1912-1914. Asht figurė e madhe kombėtare e shqiptarėve.


    sot arritem dhe kemi nje shtet autonom e te pavarur ,sigurisht qe ky njeri ka
    dhene kontributin e tij te rendesishem

  3. #3
    Une jam shqiptar Maska e gjergj arianiti
    Anėtarėsuar
    29-12-2008
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave
    Postime
    92

    Gjergj Arianiti Nje Hero I Vertete.

    Gjergj Arianiti eshte nje nga figurat e historise shqiptare qe permendet shume pak ne librat e historise shqiptare,ose me pak se c'do duhej.
    Gjergj Arianiti ishte djali i madh i Komnem Arianitit,i cili ka patur dhe dy djem te tjere Muzaken dhe Vladanin.Krahas mbiemrit Arianiti kjo familje permendej dhe me mbiemrat Komnemi,Golemi,Topia,i biri Muzake Arianitit njiheshe kryesisht me mbiemrin Golemi,Moisi Golemi bashkeluftetari i njohur i Skenderbeut.Simboli i tyre ishte shqiponja dykrenare.Ne lindje principata e Arianiteve arrinte arrinte gjer ne fushat e Manastirit e te Follorines,ne jug kufizoheshe nga lumi Devollit dhe principata e Muzakajve,ne veri kufizoheshe me principaten e Kastrioteve dhe ne perendim kane pasur dalje ne Adriatik ne jug te Durresit dhe ne rajonin e Myzeqese.Principata e Arianitasve ka patur nje rendesi te vecante se ne te kalonte dhe nje pjese e rruges Egnatia.

    Pakėnaqėsia e pėrgjithshme nga regjistrimi kadastral i vitit 835 h. (1431-1432), nxitja e revoltės sė tyre nga Selia e Shenjtė dhe oborri hungarez, si dhe lajmi i pasaktė pėr vdekjen e sulltan Muratit II bėnė qė shqiptarėt tė hidheshin nė luftė kundėr pushtuesve osmanė.
    Nė ballė tė kėsaj vale tė re e tė fuqishme kryengritjesh u vu Gjergj Arianiti. Shqiptarėt, tė udhėhequr prej tij, i dėbuan spahinjtė osmanė prej njė pjese tė konsiderueshme tė zotėrimeve tė Arianitėve. Qysh nė fund tė viteve 20, gjatė luftės veneto-osmane pėr zotėrimin e Selanikut, kufijtė lindorė tė shtetit tė Gj. Arianitit duhet tė jenė shtrirė nė atė kohė deri nė Manastir. Ndėrkohė kryengritje shpėrthyen edhe nė krahina tė tjera tė vendit dhe i paralizuan forcat osmane qė ishin nė tokat shqiptare. Ato ndodheshin pėrballė asgjėsimit tė plotė, prandaj sulltan Murati II vendosi tė merrej vetė me shtypjen e kryengritjeve shqiptare.
    Gjatė dimrit tė vitit 1432-1433 sulltani u vendos nė Serez. Kėtu u grumbulluan ushtritė osmane dhe, duke ndjekur rrugėn Egnatia, do tė marshonin e do tė sulmonin forcat e Gjergj Arianitit pėr ta nėnshtruar atė.
    Nė Serez sulltani organizoi njė ushtri prej 10 mijė vetash dhe nė krye tė tyre vuri sanxhakbeun e Sanxhakut Shqiptar, Ali bej Evrenozin. Ushtria osmane hyri nė thellėsi tė shtetit tė Gj. Arianitit dhe arriti nė luginėn e Shkumbinit pa u ndeshur me luftėtarėt shqiptarė. Por, kur pėrparuan nė thellėsi tė luginės, forcat e Gj. Arianitit u shfaqėn befasisht dhe menjėherė e sulmuan ushtrinė osmane pranė burimeve tė Bushekut. Shumė ushtarė osmanė u vranė ose ranė robėr nė duart e shqiptarėve, ndėrsa tė tjerėt, bashkė me komandantin e tyre Ali bej Evrenozin, morėn arratinė.
    Kjo ishte fitorja e parė e rėndėsishme e shqiptarėve kundėr ushtrive tė fuqishme osmane. Ajo pati jehonė edhe nė vendet e tjera dhe i dha hov luftės antiosmane nė Shqipėri. Fitorja, siē ka shkruar njė bashkėkohės i saj, kronisti bizantin Halkokondili, i solli "lavdi tė shkėlqyer" Gjergj Arianitit, qė u bė personazhi kryesor i jetės politike shqiptare tė viteve 30.
    Vala e kryengritjeve antiosmane u pėrhap edhe nė rajonet e Shqipėrisė sė Poshtme, edhe pse pozitat e osmanėve ishin fuqizuar atje me pushtimin prej tyre, nė tetor tė vitit 1430, tė kryeqendrės sė atyre viseve, tė Janinės. Kryengritėsit thirrėn nga emigrimi nė Korfuz dhe e vendosėn nė krye tė tyre Depė Zenebishin, djalin e ish-sundimtarit tė vdekur tė tyre. Pas kthimit tė D. Zenebishit kryengritėsit rrethuan dhe sulmuan kryeqendrėn administrative tė Sanxhakut Shqiptar, Gjirokastrėn. Pėr dėmtimin e mureve tė kėshtjellės dhe ēlirimin e saj, sulmuesit pėrdorėn makina gurėhedhėse. Ndėrkohė kryengritėsit i shtrinė veprimet e tyre edhe nė krahinat fqinjė dhe arritėn tė pushtonin kėshtjellėn e Kėlcyrės.
    Kjo situatė i alarmoi osmanėt. Prandaj, nė kushtet e vėshtira tė dimrit, u organizua njė ushtri e re osmane e komanduar nga Turhan Beu. Nė fillim tė vitit 1433, duke marshuar me shpejtėsi nėpėr dėborė, ushtria e Turhan Beut nė bashkėpunim me garnizonin osman tė Gjirokastrės i sulmuan befasisht rrethuesit e kėshtjellės. Shqiptarėt, tė vėnė ndėrmjet dy zjarreve, nuk e pėrballuan dot goditjen dhe me humbje tė rėnda u tėrhoqėn nga rrethimi i Gjirokastrės. Osmanėt e zunė rob Depė Zenebishin dhe e varėn.
    Valėt e kryengritjeve antiosmane u pėrhapėn edhe nė rajone tė tjera tė vendit. Nė Shqipėrinė e Epėrme, Nikollė Dukagjini mori nė duart e tij kėshtjellėn e Dejės. Por kėtė kėshtjellė Nikollė Dukagjini e mbajti pėr pak kohė dhe ajo kaloi sėrish nė duart e osmanėve. Nė Shqipėrinė Qendrore kryengritėsit e udhėhequr nga Andre Topia sulmuan kėshtjellėn e Krujės, por nuk e morėn dot. Edhe nė zonėn e Vlorės dokumentet e kohės tregojnė se nė vitin 1434 krerėt e vendit donin qė "turqve t`ua hiqnin nga duart kėshtjellėn e Kaninės".
    Gjatė viteve 30 tė shek. XV zotėrimet e Gjergj Arianitit mbetėn rajoni kryesor i luftės antiosmane, prandaj sulltan Murati II, gjatė verės sė vitit 1434, u vendos nė Manastir. Kėtu u grumbulluan ushtritė osmane tė Rumelisė dhe nėn komandėn e bejlerbeut tė tyre, Sinan Pashės, nė fillim tė gushtit 1434 sulmuan zotėrimet e Arianitėve. Pasi hynė nė thellėsi tė tyre, trupat osmane u rrethuan dhe u goditėn rreptė nga luftėtarėt shqiptarė. Nė kėtė betejė, shkruante ato ditė Senati i Raguzės, shqiptarėt "dolėn fitues nė fushėn e nderit dhe shumė turq u vranė".
    Pas fitores sė shkėlqyer tė shqiptarėve nė gusht tė vitit 1434, u ngarkuan Isak bej Evrenozi dhe sanxhakbejlerėt e rajoneve kufitare qė tė vazhdonin luftėn pėr shkatėrrimin e forcave tė Gj. Arianitit. Nė dhjetor tė vitit 1434 ushtria e Isak Beut iu drejtua zotėrimeve tė Arianitėve. Shqiptarėt i dolėn pėrpara ushtrisė osmane dhe zhvilluan me tė njė betejė tė rreptė, qė pėrfundoi me njė fitore tė shkėlqyer tė tyre. Pėr kėtė betejė Senati i Raguzės do tė shkruante ato ditė: "Isaku vetėm me njė numėr shumė tė vogėl ushtarėsh mundi tė shpėtojė. Nga ushtria e tij shumė turq, nga mė kryesorėt e tė rėndėsishmit, u vranė nė luftė e mbetėn robėr. Qė prej asaj dite turqit mbetėn tė tmerruar, duke mos pasur guxim kundėr arbėrve".Luftimet ndėrmjet shqiptarėve dhe forcave osmane vazhduan edhe nė vitin 1435. Mė 20 prill tė kėtij viti luftėtarėt e Gj. Arianitit u ndeshėn rreptė me njė ushtri osmane, duke e shpartalluar atė dhe, siē shkruhej ato ditė, "e mbajtėn fushėn e betejės si ngadhėnjyes".
    Pas disfatave tė njėpasnjėshme, qė pėsuan trupat osmane prej luftėtarėve tė Gj. Arianitit, sulltan Murati II ndėrpreu dėrgimin e ushtrive tė tjera kundėr shtetit tė Arianitėve dhe gjatė viteve 1435 -1437 i angazhoi forcat e veta nė Anadoll kundėr emirit Ibrahim tė Karamanisė. Pėrkohėsisht nė Shqipėri u krijua njė gjendje e tillė qė, siē shkruhej nė fund tė vitit 1435, "turqit e arbėrit po qėndrojnė tė qetė nė kufijtė e tyre pa ndonjė trazim ose pėrleshje".
    Kryengritjet e viteve 30 tė shek. XV dhe fitoret e forcave tė Gj. Arianitit patėn jehonė tė madhe si nė Shqipėri, ashtu edhe nė vende tė ndryshme tė Evropės. Pėrpara bashkėkohėsve tė huaj shqiptarėt dolėn si njė nga popujt mė aktivė nė luftėn kundėr pushtuesve osmanė. Rėndėsia e luftės sė tyre i kalonte kufijtė e botės shqiptare dhe me kohė tėrhoqi vėmendjen e shteteve evropiane, interesat e tė cilėve lidheshin me ngjarjet e Ballkanit. Gj. Arianiti u bė personalitet i njohur evropian, sepse fitoret e tij erdhėn nė njė kohė kur Evropa ishte mėsuar tė dėgjonte pėr disfatat qė pėsonin forcat antiosmane. Pėr kėto fitore atė e pėrgėzuan personalitetet mė tė shquara tė kohės, si papa Eugjeni IV dhe perandori gjerman Sigismund, qė ishte njėkohėsisht edhe mbret i Hungarisė. Kėta i dhanė luftės sė shqiptarėve njė pėrkrahje tė gjerė morale.
    Lufta e shqiptarėve pėrkonte me interesat e Hungarisė, qė gjendej pėrballė sulmeve tė ushtrisė osmane. Drejtuesit e kryengritjeve shqiptare si Gjergj Arianiti e Andre Topia krijuan lidhje tė ndėrsjella me mbretin e Hungarisė, Sigismundin, dhe dėrguan pėrfaqėsuesit e tyre te njėri-tjetri. Ata projektuan qė, duke u mbėshtetur nė viset e ēliruara tė Shqipėrisė, tė organizonin njė kryengritje tė pėrgjithshme antiosmane nė Ballkan. Pėr kėtė qėllim, nė pranverė tė vitit 1435, mbreti i Hungarisė dėrgoi nė Shqipėri Fruzhinin, pasardhės i mbretit bullgar Shishman, dhe nė pranverė tė vitit 1436 princin Daut, pretendent i fronit osman i strehuar nė oborrin hungarez, me synimin qė kundėrshtarėt politikė tė sulltan Muratit II tė ngriheshin kundėr tij dhe ta rrėzonin nga froni. Me gjithė kėto pėrpjekje nuk u arrit tė organizohej njė aksion i pėrbashkėt ballkanik.
    Jehona e luftės antiosmane tė shqiptarėve u ndie edhe nė vendet e tjera evropiane. Situatėn e trazuar politike tė viteve 30 nė Shqipėri, Republika e Venedikut u pėrpoq ta shfrytėzonte pėr interesat e veta. Ajo arriti t`u merrte shqiptarėve Dejėn dhe mė pas, nėn presionin e osmanėve, ua dorėzoi kėtyre. Ndėrkohė Venediku udhėzonte qeveritarėt e saj nė tokat shqiptare qė tė respektonin traktatet e paqes me sulltanin, tė mos i ndihmonin kryengritėsit shqiptarė, tė lejonin kalimin e qėndrimin e trupave osmane nė zotėrimet veneciane etj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gjergj arianiti : 04-03-2009 mė 14:48
    Duaje atdhene si shqiponja folene.

  4. #4
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Adem Jashari

    Adem Jashari lindi nė Prekaz tė Drenicės, mė 28 nėntor 1955. Kėtė vit, Shaban Jasharit babai i tij, krahas Festės sė Flamurit, qė e festonte pėr ēdo mot, ju shtua edhe njė festė tjetėr - Ditėlindja e djalit tė cilin e pagėzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme qė mbi djepin e posa tė lindurit nė kėtė ditė, Djepi tė mbulohej me flamurin e Skėnderbeut. Kėshtu ndodhi atė ditė nė familjen Jashari, nė Prekazin e Ahmet Delisė. Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe njė pushkė, nė Drenicė jehuan krismat e pushkėve pėr flamur dhe ushtarin e posalindur tė lirisė. Xha Shabanit ju duk se jehona e pushkėve qė krisėn pėr lindjen e Adem Jasharit po shpėrndahej valė - valė nėpėr Drenicė e Kosovė si jehona "Prite, prite Azem Galicėn o heeejjj", e atij sikur ju duk se po ndėgjonte jehonėn: "Prite, prite Adem Jasharin o heeejjj". S'do tė ishte ēudi qė atė ditė, xha Shabani t'i kishte ndėgjuar tė dy jehonat, se atė ditė e kaluara po e pėrcaktonte tė ardhmen, ishin bėrė njė. Atė ditė, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin determinim i njė lavdije tė madhe. Adem Jashari erdhi nė kėtė botė me tė vetmin ndryshim nga gjithė moshatarėt e tij se ky u lind nė ditėn e fitorevė mė tė lavdishme tė popullit shqiptar, nė Ditėn e 28 Nėntorit. Kėshtu nisi jeta nė vazhdimėsi nė Prekazin e lavdive tė pėrsėritshme. Nė festė me krisma e kėngė edhe vdekjen e bėjnė me krisma e kėngė. Xha Shabani ishte i kujdesshėm me tė gjithė fėmijtė, por ndaj Ademit tregonte njė kujdes tė veēantė, ndoshta pse i kujtohej dita e lindjes, i kujtoheshin krismat e pushkės dhe jehonat e pėrsėritura tė atyre krismave nė 28 Nėntorin e vitit 1955. Xha Shabani ishte bujk. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, pėr njė kohė pati ushtruar profesionin e mėsuesit, por pėr shkak tė veprimtarisė atdhetare ai do tė largohet nga procesi mėsimor. Ai pa ndonjė kundėrshti vendosi tė merrej me punimin e tokės dhe edukimin e fėmijėve nė frymėn e atdhetarizmes. Kėshtu po rritej Ademi sė bashku me vėllezėrit mė tė mėdhenj, Rifatin dhe Hamzėn. Ademi kishte njė interesim tė veēantė pėr armėt, pėr tė bėmat e prekaziotėve gjatė historisė e sidomos i interesonte akti tepėr burrėror i Ahmet Delisė dhe ndihma qė ai i pati dhėnė fqiut, qė ishte sulmuar nga bandat serbe. Sopata e Ahmet Delisė, ajo qė bandės ēetnike i ndau kokat nė dysh, ishtė bėrė legjendė, legjendė e historisė nė mbrojtje tė nderit dhe dinjitetit kombėtar. Adem Jashari kishte njė interesim tė veēantė pėr Emin Latin, prekaziotin bashkėluftėtar tė Azem e Shotė Galicės, tė atij brezi trimash, qė nė gjithė shqiptarinė njiheshin pėr tė bėme e trimėri. Kusheriri i tij edhe Bedri Jashari. Ndonėse ky brez i trimave tė qartur tė lirisė, Kosovės nuk i sollen ēlirimin e bashkimin kombėtar, por brezave ju lan amanet: pushkėt trimėrore tė lirisė. Ky amanet pėrcillej nga brezi nė brez, nga luftėtari tė luftėtari me porosi, qė tė pėrcillej si stafetė deri nė fitoren mbi armikun e kombit. Prekazi nė mėnyrėn mė besnike e pėrcolli amanetin e luftėtarėve tė lirisė, jo vetėm duke e mbajtur syrin nė shėnjestėr, por duke pėrcjell jehonėn e pushkėve tė lirisė nga Prekazi nė Drenicė e nė Kosovė, jehonė qė i mbulonte tė gjitha tokat e pushtuara tė Shqipėrisė. A nuk e tregoi kėtė edhe Kulla e Shasivar Alisė, nė dimrin e ftohtė tė vitit 1945? A nuk u pėrsėrit kjo nga pasardhėsi i Emin Latit me 13 maj 1981, kur Tahir Meha mbuloi me turp njėsinė speciale tė policisė beogradase? Tė gjitha kėto dhe shumė tė tjera qė s'u pėrmendėn, lanė gjurmė tė thella nė edukimin atdhetar tė Adem e Hamėz Jasharit dhe ēetės sė tij trime. Adem dhe Hamez Jashari do tė betohen para varrit tė Tahir Mehės, se do Ismet Peja tė vazhdojnė luftėn pėr ēlirim deri nė fitore. Dhe, ecen guximshėm rrugės sė luftėtarėve kombėtarė, duke ngritur si nė cilėsi e nė sasi numrin e luftėtarėve tė lirisė e tė pavarėsisė, duke ngritur cilėsin e luftės ēlirimtare, me ēka ndryshuan rrjedhat e historisė dhe hapen njė epokė tė re - Epokėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Demonstratat e vitit 1981, ngjarjet e Pranverės sė madhe studentore tė vitit 1981, tė cilat u shndėrruan nė Lėvizje tė madhe popullore, qė me vite mbajten tė ndezur flakadanin e lirisė e tė ēlirimit tė kombit, patėn ndikim magjik nė brezin qė formuan, organizuan dhe udhėhoqen politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK). Adem Jashari dhe ēeta e tij ka qenė dhe ka mbetur bėrthama themeltare e UĒK-sė. Nė histori ndodh edhe tė ndodhin ngjarje tė rastsishme, por Adem Jashari, ēeta dhe familja e tij nuk janė rastėsi e historisė, ata me ndėrgjegje e vendosmėri u pėrgatitėn pėr kthesėn vendimtare tė historisė sonė mė tė re. Adem Jashari nuk shkoi rastėsisht nė Shqipėri pėr tė pėrsosur artin e luftės, tė cilin e pėrvetėsonte me shpejtėsi tė rrufeshme, dallohej nga i gjithė brezi i tij. Nė pėrgatitjet ushtarake tregoi aftėsi dhe cilėsi tė larta nė pėrvetėsimin e artit tė pėrdorimit tė armeve tė ndryshme pėr luftėn ēlirimtare. Adem Jashari, ndryshimet qė po bėheshin nė vitet 90, i shihte me optimizėm, prandaj sinqerisht e vendosmėrisht nisi angazhimin e tij nė sferėn ushtarake, pėr organizimin e luftės ēlirimtare. Adem Jashari dhe ēeta e tij nuk ishin nisur nė rrugėn e luftės pėr liri pėr hirė tė kėtij apo atij lideri, pse ky apo ai i paskan sytė e zinj. Ata ishin nisur pėr ēlirimin e Kosovės pa bėrė llogari meskine, karieriste apo grabitėse. Ata e donin Kosovėn e lirė e tė pavarur. Ata ishin tė liruar nga ideologjizmat, veē shqiptarizmės. Adem Jashari dhe ēeta e tij ndryshimet politike qė ndodhen nė vitet 90 i priti me optimizėm, besoj shumė, por nuk do tė kalojė shumė kohė dhe do tė zhgėnjehen se kasta e "re" e politikanve po bėhej pengesė e rrjedhave tė reja tė historisė, po ngulfaste shpirtin luftarak tė shqiptarėve liridashės. Kur nė fund tė vitit 1991, nė Kosovė po bėheshin arrestime tė tė gjithė atyre qė ishin pėrgatitur nė Shqipėri, Adem Jashari do tė njoftojė ēetėn e tij dhe tė kėrkojė nga ata, qė tė ishin vigjilent se ēdo natė armiku mund t'iu trokaste nė porta. Ai do t'iu thotė shokėve: "Armėt nuk i kemi marrė qė t'ia dorėzojmė armikut, por qė ta luftojmė deri nė fishekun e fundit". Mė fjalėn e komandantit u pajtuan tė gjithė. Dhe, nuk vonoi dita kur armiku do tė trokas nė portėn e Jasharėve. Ishte mėngjesi i hershėm i 30 dhjetorit 1991, ku armiku me njė makineri tė tėrė policore kishte rrethuar Jasharajt dhe kėrkuan dorėzimin e Adem Jasharit dhe Jasharėve tjerė. Adem Jashari me vėllezėr e shokė apelit tė armikut pėr dorėzim ju pėrgjigjen me breshėri armėsh nga shumė drejtime. Ishte e qartė, ēeta e Prekazit kishte vendosur epokėn e luftės ēlirimtare, ata mes jetės se burgut e tė poshtėrimit kishin zgjedhur jetėn e lavdisė e tė lirisė, me tė gjitha pasojat qė mund t'i kishte. Vetėm tė guximshmit nėpėr kohė tė ndryshme i kanė ndėrruar rrjedhat e historisė, kėshtu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe ēetėn e tij. Kėshtu nisin aksionet luftarake mbi policinė e armikut, fillimisht nė Drenicė, e pėr t'u pėrhapur mė vonė ne Llap e Dukagjin, nė Drini e kudo nė Kosovė. UĒK po bėhėj shpresė pėr popullin dhe tmerr pėr armikun, armikut po i rrėshqiste dheu nėn kėmbė, pasigurinė e shihte tė ēdo kaēube. Adem Jashari ishte kudo. Ai po bėhej legjendė. Ai ishte kudo ku sulmohej armiku, ai ishte nė ēdo cep tė Kosovės. Vetėm frikacaket nuk mund t'i besonin trimėrive e tė bėmave tė Adem Jasharit, ata nuk dėshironin ndeshjen me armikun dhe sa herė qė ēeta e tij sulmonte e vriste policinė kriminale tė armikut do tė thonin: "Kėta janė dorė e zgjatur e armikut, janė tė Sheshelit apo tė Arkanit etj.", - dhe kjo nuk ishte diēka e re, dikush duhej tė mbulonte kolaborimin me Beogradin, por paraprakisht duhej akuzohej tjetri. Adem Jashari kishte shumė mundėsi, ai kishte zgjedhur me ndėrgjegje mundėsinė e luftės sė armatosur pėr liri e pavarėsi, anipse ai i dinte mundėsitė e veprimit luftarak tė UĒK-sė. Pas luftės se 26 nėntorit 1997, nė Llaushė tė Re, ku mori pjesė Ademi me ēetėn e tij, nga e cila armiku u tėrhoq me bisht nėn kėmbė, armiku do tė bėjė plane pėr zhdukjen e Adem Jasharit. Kjo do tė ndodhė me 22 janar 1997. Njė bandė kriminele kishte sulmuar familjen Jashari, me qėllim qė tė zhdukej kjo ēerdhe e rrezikshme e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Por, falė gjakftohėsisė e guximit tė familjes dhe ndihmes qė erdhi nga ēeta, armiku u tėrhoq pa arritur qėllimin. Ato ditė e tėrė Kosova sikur ishte nė Lagjen e Jasharėve. Nuk ishte e vėshtirė ta kuptoje mesazhin qė kishte lėnė armiku. Armiku ishte tėrhequr i bindur se nuk kishte gjetur mėnyren e eliminimit tė Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Armiku dėshironte qoftė edhe largimin e Jasharajve nga trojet e tyre, por Jasharajt nuk i lėshonin trojet stėrgjyshore. Ata as tė vdekur nuk donin tė shkuleshin nga vendi i tyre, pėr ēka kishin nisur luftėn. Adem Jashari dhe gjithė Jasharajt nuk e donin ikjen e poshtėrimin, ata e dėshironin qėndresėn, e donin lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Armiku pas disfatės sė 22 janarit kishte filluar pėrgatitjet pėr njė sulm tė pėrmasave tė mėdha policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do tė fillojė nė mėngjesit e hershėm tė 6 marsit 1998, pak ditė pasi policia armike kishte pasur njė disfatė tė Lisat Binak, nė Likoshan. Kėtė herė forca tė mėdha ushtarake dhe policore e kishin rrethuar Prekazin, me orientim kryesor Lagjen e Jasharėve. Lufta pėr eliminimin e Jasharėve ishte e rreptė. Armiku Prekazin e kishte vendosur nė rreth tė hekurtė dhe sulmonte nga shumė anė me armatim tė rėndė. UĒK-ja aso kohe i kishte mundėsitė e kufizuara tė sulmit e tė depėrtimit. Adem Jashari dhe ēeta e tij sulmit armik ju pėrgjigjen me sulm. Lufta qė zhvilloi Adem Jashari me shokė qė e madhe. Sulmi i armikut vinte nga larg. Pas njė rezistence tė gjatė dhe herioke, armiku arriti tė djegė e shkatėrrojė Lagjen e Jasharėve, por jo kurrė vendosmėrinė pėr tė vazhduar luftėn pėr liri e pavarėsi. Adem Jashari deri nė vdekje luftoi e kėndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk ėshtė vdekje ėshtė pėrjetėsi. Lufta pėr Prekazin qė e ashpėr. Qėndresa ishte e madhe. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rėnies se Jasharėve, Kosova mundi frikėn dhe pėr lirinė e pavarėsinė u hapen shtigje tė reja. Adem Jashari - legjendė, solli kualitet tė ri nė filozofinė dhe mendėsinė e shqiptarėve pėr jetėn, atdheun, lirinė pėr nderin dhe dinjitetin e kombit. Rėnia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen mė tė fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės fitoi hapėsira tė reja veprimi. Komandanti Legjendar i UĒK-sė me jetėn, veprėn dhe lavdinė e tij i dha kualitete dhe pėrmasa tė reja 28 Nėntorit - Festės sonė Kombėtare.
    Mirėnjohjet

    * Urdhri Hero i Kosovės
    * Komandant Legjendarė
    * Medalja e Artė e Lidhjes sė Prizrenit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  4. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  5. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •