Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Solomoni
    Anëtarësuar
    18-10-2008
    Postime
    134

    “Beteja e shpirtit”, vëllim poetik nga Isidor Koti

    “Beteja e shpirtit”, vëllim poetik nga Isidor Koti


    Këto ditë në stendat e librarive të kryeqytetit, dashamirësit e poezisë mund të takohen me një autor të ri. I njohur në fushën e gazetarise dhe të pedagogjisë, Isidor Koti këtë herë shfaqet edhe në dimensionin letrar, duke tentuar seriozisht të përfshihet në plejadën e autorëve të rinj të letërsisë shqiptare. Vëllimi i parë poetik “Beteja e shpirtit” nuk është thjesht dhe vetëm një pasqyrë e realitetit në vargje. Libri përmban 100 poezi dhe është recensuar nga kritiku i mirënjohur i artit, Prof. Dr. Adriatik Kallulli.


    Një hero i ri lirik-poetik në horizontin e krijimtarisë shqiptare
    Prof. Dr. Adriatik Kallulli

    Nga një ish-student serioz, korrekt, dashamirës i vlerave intelektuale e njerëzore, njeriu pret përherë diçka më shumë. Për mua nuk ishte habi vëllimi poetik që më dha për t’ia gjykuar dhe për t’i dhënë një mendim. Mund të them me bindje se vëllimi më futi në mendime, sidomos për bardhësinë e shpirtit të heroit lirik të këtyre poezive. Them heroi lirik-poetik dhe jo poeti, sepse kur krijuesi është në ekstazën poetike-artistike, ai nuk përfaqëson vetëm vetveten, por heroin lirik-poetik. Ky hero, ashtu si del në vëllim është i tëri brenda realitetit të sotëm. Nuk e pëlqen këtë realitet me kotësi, rëndomtësi banale, me padrejtësi flagrante, me meskinë, pozues, akrobatë që ecin nëpër telat e prakticitetit fitimprurës, të cilët s’duan të dinë se ç’është humanizmi, sinqeriteti, fisnikëria dhe ato detyrat e përditshme thellësisht njerëzore që përbëjnë kuptimin e vërtetë të jetës. Ky hero lirik është larg tyre dhe diametralisht i kundërt me ta. Prandaj edhe vuan, edhe dëshpërohet, edhe trishtohet kur përjeton të tilla pështirësi, por edhe shpall me zë të lartë, të vendosur, të përsëritur, kredon e tij jetësore. Fton edhe të tjerë të ecin nëpër këto rrugë diellore, sepse njeriu njeherë vjen e shkon dhe në këtë herë të vetme duhet të bëjë punë të mira e të lërë gjurmë të mirë. Pikërisht në këtë pohim-mohim të madh, të përditshëm qëndron edhe vlera themelore e vëllimit poetik. Këto poezi janë tërë nerv, lindin nga një shpirt i shqetësuar, i cili nuk e kundron jetën e çdo dite me indiferencë, me ftohtësi, apo me pragmatizëm dhe llogaritje të neveritshme. Ai e shikon, e përjeton jetën si një njeri thellësisht njerëzor, si një mëmë virtytesh dhe vlerash. Aty ku ato dobësohen, njollosen, mohohen, ai ndjen vuajtje, brejtje, dëshpërim. Por nuk dorëzohet, nuk bie në pasivitet. E keqja duhet luftuar nga çdo njeri dhe vazhdimisht shpall kredot e tij në mënyrë origjinale, i shkakësuar nga diçka. Vëllimi në tërësinë e vet ka një kredo të shëndoshë, një laitmotiv, që edhe pse vende-vende mund të duket i përsëritur qëndron, sepse afirmon vlera tradicionale dhe bashkëkohore. Poezitë kanë frymën e kohës, ngjyrimin e një intelektuali që ka nxënë një mësim të madh: “s’ka jetë pa virtyte, humanizëm, drejtësi”. Kur rrëzohen, poeti bën ç’mos t’i ringrejë ato dhe në këtë luftë e përpjekje do të gjejë edhe kuptimin e madh të jetës. Si përfundim, ky vëllim është me të vërtetë një debutim serioz për autorin, gjë të cilën ka për ta zbuluar edhe lexuesi përmes vargjeve.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •