Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 57 prej 57
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Edhe une mendoj se kompjuterat nuk mund te mendojne. Dmth nuk mund te kene nje vullnet te vetin. Programimi ka te beje me parashikimin e situatave te ndryshme nga ana e programuesve, por vete programet nuk kane fantazine qe ka njeriu.

    Inteligjienca Artificiale ka te beje me teper me eksperiencen qe fiton makina(kompjuteri) duke u nisur nga situata qe programuesi(njeriu) i ka para-menduar.

    Filma te tille ku "kompjuterat marrin kontrollin dhe luftojne me njerezit" duhen kuptuar ne menyre alegorike dhe jo reale. Ato duan te na thone se njeriu sot eshte i varur nga teknologjia dhe se ajo "de facto" kotrollon jeten e tij...
    bravo matrix,
    e ke pershkruar shume bukur, sidomos tek paragrafi i fundit.

  2. #42
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    ...njeriu sot eshte i varur nga teknologjia dhe se ajo "de facto" kotrollon jeten e tij...
    Dhe kush e kontrollon teknologjine?

  3. #43
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Teknologjia kontrollohet dhe zhvillohet nga programuesit. Por pa teknologjine asgje "mekanizem" i shoqerise moderne nuk punon dot. Mbase ne Shqiperi kjo nuk eshte akoma e dukshme, por ne Evrope dhe USA dhe gjerat me te vogla nuk behen dot pa prezencen e teknologjise.
    Por teknologjia nuk ka vullnet te vetin, ajo kontrollohet nga njerezit
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #44
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Ate pra doja te thoja.

    Njeriu kontrollon => teknologjine => kontrollon rutinen e dites sone (jo vete njeriun).

    Pa u keqkuptuar me pohimin tend qe eshte i sakte ne nje aspekt (edhe une qe jam mik i madh i hi-tech e shikoj te ekzagjeruar varesine e jetes se perditshme nga ajo).

    Por ama edhe kete deshiren e madhe qe kane njerezit te tregojne e te degjojne se nga cfare e ku e si varet jeta jone, e pastaj te ndertojne konspiracione imagjinare kontrolli global, e gjitha vetem e vetem per te justifikuar ate "njerucin" e pafuqishem per te bere dicka per jeten e tij, s'e duroj dot!

    HEY!!! Ju e kontrolloni jeten tuaj... nqs eshte nje M i madh eshte sepse e keni bere te tille.
    Jo teknologjia, alienet, masonet apo demonet. Ju! Nqs kerkoni dike per ti vene gishtin, dilni ne pasqyre.

    Ky ishte nje mesazh sensibiluzues i sponsorizuar nga shoqata e mbrojtjes se teknologjise.

  5. #45
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Jam dakord, Une do shtoja se teknlogjia ashtu si paraja jane mjete (sherbetore) te njeriut, por ato mund te kthehen ne "padrone" nqs ne nuk e shohim dot faktin se ata jane krijuar per te na sherbyer jo per tu sherbyer. Por kjo mund te jete nje teme tjeter
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #46
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    ... teknlogjia ashtu si paraja jane mjete (sherbetore) te njeriut, por ato mund te kthehen ne "padrone" ...
    Per te "verbrin" e te "shurdhin" cdo gje mund te kthehet ne padron.
    Nejse mos ja devijojme temen Pratos.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Kompjuteri nuk mendon sado i avancuar te jete. Ai nuk eshte gje tjeter vecse nje makine qe llogarit ose ben veprime qe ja ke paracaktuar. Rezultati i perpunimit te informacionit qe mund te kete nje kompjuter eshte shume me lart nga ai i njeriut por kjo prape nuk e i jep cilesine qe po mendon. Mendimi nuk eshte thjesht te besh veprime matematike por edhe te fantazosh, imagjinosh te frymezohesh nga dicka dhe te krijosh, pra te shkelesh ne terrene te panjohura me anen e mendjes te cilen kompjuteri nuk e ka. Ndoshta nje dite njerezit do te dorezohen para fuqise perpunuese dhe kontrolluese te kompjuterit dhe do te lene ate te zgjedhe se cila eshte e mira dhe e keqja per te por kjo do te jete shkateruese per njeriun.
    La verita' ti rendera' libero!

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Kompjuteri nuk mendon sado i avancuar te jete. Ai nuk eshte gje tjeter vecse nje makine qe llogarit ose ben veprime qe ja ke paracaktuar. Rezultati i perpunimit te informacionit qe mund te kete nje kompjuter eshte shume me lart nga ai i njeriut por kjo prape nuk e i jep cilesine qe po mendon.
    sikur te imagjinoje tani nje kompjuter jashtezakonisht te shpejte me nje program te vetem: diturine e tere bibliotekave te botes. dhe kjo makine llogaritese te nisej nga pak te dhena te tuat dhe duke perdorur ate qe per ne njerezit quhet perditshmeri, zakon, menyre te jetuari te llogariste brenda nje kohe shume te shkurter cfare do doje te beje pas kater sekondash. do thoje se kjo lloj makine mendon?

    Mendimi nuk eshte thjesht te besh veprime matematike por edhe te fantazosh, imagjinosh te frymezohesh nga dicka dhe te krijosh, pra te shkelesh ne terrene te panjohura me anen e mendjes te cilen kompjuteri nuk e ka.
    sikur te imagjinoje tani edhe fantazine e shpirtrave me te pasur e te bukur te kesaj bote te rregjistruar, te lexueshem dhe te perkthyeshem ne veprime (sjellje, fjale etj.) nga ky kompjuter. do thoje se kjo lloj makine ndien?

    Ndoshta nje dite njerezit do te dorezohen para fuqise perpunuese dhe kontrolluese te kompjuterit dhe do te lene ate te zgjedhe se cila eshte e mira dhe e keqja per te por kjo do te jete shkateruese per njeriun.
    kjo do ishte fatkeqesisht e vertete, nese do niseshim nga fakti qe kompjuteri do donte te skllaveronte njeriun, ose dikush do donte te perdorte kete kompjuter per te detyruar nje tjeter te kryeje ne menyre te pavetedijshme nje sjellje te caktuar, qe mund te ishte edhe e demshme per te apo te tjere. por nese kjo lloj teknologjie mund te perdorej per t'i mesuar te foluren nje njeriu me probleme te shprehuri, apo per te ndikuar kohezgjatjen dhe intensitetin e veprimtarise se qelizave kanceroze ne trupin e nje te semuri, apo per te koordinuar shpejt dhe sakte procese te ndryshme teknike, a nuk do mund te ishte kjo teknologji nje ndihme per njerezimin?
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Gjithsesi kompjuteri nuk mendon.
    > Duhet pak imagjinate te kuptosh deri ku mund te shkoj kompjuteri dhe me duket se e thashe qarte ketu me lart.
    > Kompjuteri dhe interneti do te jene kontrolluesit tone por jo per faktin se mendojne por faktin se do te na e imponojne. Dhe shume tragjike eshte fakti se mund te kemi perpara nje gjykates si kompjuteri dhe interneti, shume te zhvilluar e te shpejte por pa gjene me te rendesishme qe eshte shpirti.
    La verita' ti rendera' libero!

  10. #50
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Diku lexova:

    Rreziku me i madh nuk eshte nqs kompjuterat fillojne dhe arsyetojne si njerezit, por nqs njerezit fillojne dhe arsyetojne si kompjuterat.

    Jeni dakord me kete?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Diku lexova:

    Rreziku me i madh nuk eshte nqs kompjuterat fillojne dhe arsyetojne si njerezit, por nqs njerezit fillojne dhe arsyetojne si kompjuterat.

    Jeni dakord me kete?
    jo. pa hyre shume ne detaje si p.sh. c'eshte arsyetimi etj etj, ne pergjithesi vlen parimi: per sa kohe nuk ben dem, nuk ka problem.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  12. #52
    ''Kompjuteret jane te shpejte , preciz dhe budallenjë , ndërsa njerëzit janë të ngadaltë , jopreciz dhe intelegjentë...." ALBERT AJNSHTAJN

    Pra Kompjuteri nuk mendon por i tregon ato që njeriu ka programuar në ta .
    Nje kafshë mund te mendoj kurse kompjuteri jo .

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-10-2007
    Postime
    117
    te gjith njerzit dhjejne nga prapanica ndersa ky forca intruder dhe delirium tremens e disa tjere zuzare goje qe jan qe njihen - ata pra
    dhjene nga truri e nga gjuha qudira te tilla nuk jan pa akoma ndoshta i zbulon kompjuteri -
    duke qene s e kompjuteri ben qudira sigurisht do i zbuloj edhe shkaqet ektyre specieve te veqanta pse dhjejne keta nga gjuha per tu habitur --kurse nena e delirium tremens ka dhje dhe ka bere nje *** si delirium tremens

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-10-2007
    Postime
    117
    kompjuteri jashtzakonisht intresant duket vertet po

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Real stupidity can beat artificial intelligence any time! Një herë kisha parë një program që quhej eliza por bënte ca gabime, të pyeste si je, i thoshe jam mirë, dhe përgjigjes "sa kohë ju ndodh kjo"!

    Kjo temë është e hapur akoma.. imagjino që biseda mes dy njerëzve krejt të ndryshëm rezulton shpesh në mos-kuptim, pra janë shumë aspekte në mesë, njohuri të përbashkëta etj

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878
    Ndoshta jam pak optimist, por mendoj se nje kompjuter do te mund te mendoje.

    Normale se po flasim per nje kod dhe logjike te nderlikuar, por nese kompjuterit do i futej nje logjike primare te njohur dhe nje kod morali dhe njohuri te pergjithshme, ne baze te se cilit do mundej te mirrte vendime. Pastaj do i nevojiteshin dhe instruksione qe kontrollojne rezultatin e vendimeve te marrura, se cfare rezultate paten ato ne te kaluaren. Vendimet e marrura dhe eksperiencat do i ruante si instruksione te reja, le te themi me nje lloj metaprogramming. Dhe ne te ardhmen para se te merr vendime te reja, te krahasoje fillimisht eksperiencen rreth vendimeve te kaluara dhe ne baze te kodit moral dhe cakut te destinimit, te vendos rreth hapave te metutjeshem.

    Ne kete menyre duke patur mundesi per te riprogramuar njohurite e reja ne baze te klasifikimeve te vendimeve te mehershme, gradualisht do te krijohej nje sistem vendimmarres dhe nje mendje autonome.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  17. #57
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: A mund të mendojnë kompjuterat?

    Pyetja qe ushtrohet lart per mendimin tim eshte gabim sepse sigurisht qe kompjuterat nuk mund te mendojne si njerezit, por pyetja e sakte do te ishte:

    Nese dicka tjeter mendon ndryshe nga ty, do te thote qe nuk mendon?


Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Pasyrat e erosit mashkullor: Pse mendojne vetem per nje gje!
    Nga Xhuxhumaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-04-2005, 21:00
  2. Drejt se vertetes...
    Nga Fatih në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-03-2004, 12:39
  3. Ja kush e varros pavaresine e Kosoves dhe demton Shqiperine
    Nga Shën Albani në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 172
    Postimi i Fundit: 23-05-2003, 12:59
  4. A Jane Shqiptare Ata Qe Mendojne Se Greqia Na Mban Me Buke?
    Nga lindi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-01-2003, 19:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •