Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 62

Tema: Nezir Myrta

  1. #41
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    POEMA PĖR POPULLIN


    Populi ecė e nuk ngutet
    Udhės me gropa zemre e kalldremeve historike
    Nuk ngutet se ėshtė i Lodhur- i Kėputur nga Thikat
    Varrėt Thika pas Shpinde ia kanė kėputur shpirtin

    Pesha e hidhur e historisė sė tij -
    Plot data lavra vitesh nė ballė e shekuj betejash
    Pa Pre e pa Fre -

    Historia e Huaj i rrinė Gerrbė Mbi Shpindė ende!?
    E -
    Shpindėn e ka plot gjak e trupin shoshė shpatash e plumbash

    Plot plagė tė moēme mijavjeēe

    Duket sikur ngjitet gujaz Pėrpjetėzes Epike
    Kurrė i gjunjzuar numron Hapat e Epokave
    Qė Ia lan veē njė Copė Trup e Shpirt -
    E me shpirt ndėrdhėmb mundohet Pėr Tė Gjallė!

    Plot plagė tė moēme mijavjeēe!



    2.

    Populli ecė ngadale e nuk ngutet -
    Viteve tė Krrusura Ura historike tė Via Egnatias
    Koha pa ujė nė Sy ia qet thiijat e pėrgjegjura
    pėr 'i pikė xeher tambli nė Sy tė gjegjur e t'regjur

    Tamblin e Nanės ia qet pėr hundėsh -
    Deri ta qet njė fjalėgoje
    tue qitė zjarr pėr sy e tym pėrgoje

    thuase - i kemi lindė zotit me zor!

    Populli ecė ngadalė e nuk ngutet -
    Varg i Gjatė Thik'pėrpjetė zor ėshtė m'u ngjitė kėshtu
    S'ka kohė me u ndalė as para varreve as para tė vdekurve
    Tė plagosur nuk sheh askund tė shtrimė edhe ata ecin
    Pėrpjetėzes sė Plumbtė

    Nuk kemi Kohė as me vdekė!

    E Koha bie mazunė pėrdhe, nuk qet za as fjalė pėrgoje
    Buzėt - Shkrum i Gjallė - e luan kryet pėndueshėm -
    Ka dro do ta shkelė Tjetra Kohė nė gjysėmrruge

    Mbetet kush mbetet e del nė Breg Kohe - kush tė del!

    Historia e Popullit -
    Nuk Shkruhet me Shkrola e Shkokla
    Kur ecet Thik'pėrpjetėzes Gjarpnushė Historike

    Populli ecė ngadale e nuk ngutet...!




    3.

    Ecė ngadale e nuk ngutet -

    Kuk ngjitet ngarkuar Gur Muzeshė e arkeologjishė tė thyeme antke -
    Bjeshkėt e Namuna i Banė me Shpindė

    E Bjeshkė Shtyen me Gjoks!

    Skurruar ne Gjak Triumfal tė Fitoreve tė Huaja
    E Dikush ne Gisht nė Gojė -
    Dikund me Gisht nė Kokė e dikund ia merr kamba kambėn
    me Zorrė nėpėr kambė -
    Pret tė ia Jep Dorėn Bjeshka - ajo ende i rrokullisė gur!

    Koha Breshkė Ende ia Qet Thijat e Pėrgjegjura...

    Pėrditė i del Doresh nganjė Bjeshkė e nga njė Vrrijė
    Me hekura nė duar - don tė dali hekurah - Moteve tė Nxime!
    Ia Nxini Jetėn historia e veshur me Uniforma shtrigash

    Me Bjeshkė e Vrriijė ndėr Sqetulla -

    Historia i ndalet para kambėve - keshe po ia fshinė djerėset e gjakun - djerėset i vlojnė n'ballė e s'un ia gjenė kund Ēaren Vetit!

    Pėrditė nė lojna tė reja - Shtrigash tė Vjetra!




    4.

    Populli ecė ngadale e nuk ngutet -
    Epokave Qorre Historike me Hapa tė Randė - Bjeshkė!
    Me Kokė Plumb - tė rėnduar mbi Kohė

    Me Kohė Plumb nė Zemėr!

    Me Shpindė tė Plumbtė te Dy Luftave Botnore
    Me 'i Botė nė Shpindė -
    me ndėrskamca historike tė pahistori
    Pėrditė ia grryejnė Gjeografinė e vet ndėr kambė

    Pėrditė ta Grryejnė Dheun Ndėr Kambė!

    E ende Mizat e Trollit ardhse marrin Krahė Drangojsh pėr tu ngjitur nė Qiell -
    E me i shtie nė Grusht Retė e Mendimit Bosh!

    Ende - Mizat dojnė tė bahen drangoj e Drangojtė sikur po paraqiten si miza -

    Me Sy Mize nėpėr Pluhurin e Mbetur nė Tribuna Tribunatorėsh!

    Epokat e Lavdishe Hillire -
    diegur e humbur pashėnjėpadokė Nėn-Tokė e Nėn-Ujėra!
    Edhe vet Koha sot po e sheh Kthjelltė Rrėnjen e Gjallė
    deri nė Fundbote tė Antikunit -

    Gjaku Dardan vlon Ende illir ballkan!

    Populli Ecė Ende Pėrpjetėzes Gjarpnushė Historike
    Ngadale E Nuk Ngutet...!

    (7. mars, 1996) Nga Vėllimi - POEMA PĖR POPULLIN
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #42
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    SHQIPĖRIA E BASHKUAR

    E bukur ėshtė Kosova
    E Bukur ėshtė Shqipėria

    Siē ėshtė E Dashur Nana!

    Mė ēon peshė shtat'palė Qiell
    Mė shtie nė Dhe shtat'palė Tokė!

    Edhe deri atje ku bre miza hekur
    Edhe deri atje ku bre hekuri gjakun tonė!

    Shqipėria e Zhbime - Rrafsh me Tokė
    Shqipėria e Mbime - Rrafsh me Qiell!

    Shqipėria me Botė nė Sy -

    si Farė nė tokat Mere nėpėr mahalla tė botės
    e bota me Shqipėr nė zemėr

    Shqipėria gjithmonė e pushtuar
    Shqipėria - kurrė e nėnshtruar!

    Shqipėria e Bashkuar!




    2.

    Ushtima -
    Me shėnjen Viktoria
    deri Te Molla e Kuqe
    Filloi -

    E Para
    Nė europėn e Lindjes sė Madhe
    U lind nė Prishtinė
    E nė thellėsitė e Tokės sė Kosovės
    E rreh tupani i Dardanisė!

    Dardania kumbonare bashkimi
    E mbahet krisma - e mbahet fjala - Shqipėri!

    Me njeren dorė kafshaten e bukės
    E, jemi gai -
    Me tjetrėn kambėzėn e pushkės!
    Me gojė - bukė e plumba
    Me sy shkreptėtima rrufee shqiponjash
    Me hap drejtė shoqishoit nė sy
    Derisa tė bėhet njera Dyshė -

    - O Varre o Djepa!

    Derisa varret me shokė shqiptare tė linden nė Djepa
    Derisa Djepat me Dhėmb Ujku nė Kaptyll djepi
    Tė pėrkunden nė varre!

    Me gjak e varrė lidhet Balli i Republikės!

    Republika nuk lindet etiu si dielli
    As nuk bie vetiu si shiu -

    Republikėn e bashkojnė fije-fije
    Burrat -
    E lidhin Nyje rreshtash e rrashtash !

    - Ku janė Burrat?
    - Ku janė Varret?

    Duri gurin nuk e sheh
    Burri burrin nuk po njeh!

    Kosova - prore e kositur
    Kosova - kurrė e nėnshtruar!

    Shqipėria e Bashkuar!

    (Kalendor, 1992) nga vėllimi poetik POEMA PĖR POPULLIN

    Kjo poezi u emitua pėrmes RTV shqiptar mė 1992, recitoi aktori i mirėnjohur Kastriot Ēaushi.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #43
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    KOSOVA
    Kosova ime -
    sa ma shumė qendrove u bėre edhe ma e dashur
    u bėre edhe ma e dhėmbshme edhe ma e fortė
    pėrbinė dhėmbjet krismat lotėt

    bebėzat e syve thahen mos me rreh ēerpik
    mbesin bebėza tė hapura nga malli
    aorta e zemrės pushon mos me rreh pulsi i gjakut
    buzėt e njoma thahen kur nuk i njomė edhe me lot!

    Nėse doni tė lindeni martirė krenarė
    vrisni ushujzat karpate duke qeshur me ushtimat
    e Bjeshkėve tė Nemuna -
    qe pėrgjakin shushurimen e valėve tė Drinit tė Bardhė
    nėse doni tė lindeni duke iu parė Kosova
    nė sy tė Kosovės e nė zemėr tė Kosovės
    Linduni pėrgjithmonė!

    Syri i Kosovės sė pėrlotur sheh gjithkah
    Zemra shkrum e Kosovės rreh gjithkah
    Gjaku shqiptar i Kosovės gufon gjithkah
    Gjithė bota sqiptare sot ėshtė nga Kosova!

    Gjithkah shkove ore burrė kosove
    E Kosovėn kurrė nuk e harrove ! -
    Pulsi i gjakut tė Kosovės kurrė nuk pushon

    sa t'i bie diell e hanė kėsaj Toke!

    (25. 11, 1995)




    LAJMET NGA PRISHTINA NUK JEPEN PĖR TĖ GJALLĖ




    Mbi Kosovė shkel dikush qė s'ia pėrmendi emrin
    ėshtė emėr i zi futė e zezė -
    pa gjini pa numėr pa trajtė a gjenezė
    lakohet vetiu si gjarpėr nėpėr vetat gramatikore tė emrit tim

    Mbi Kosovė vret diēka qė s'i pėrngjet Njeriut
    as besės as dashurisė!

    Mbi Kosovė shkel dikush qė s'ia pėrmendi emrin
    se ėshtė emėr i vdekshėm i prangave tė territ mnerės e humnerės
    ėshtė emėr i kobshėm varri pa mbishkrim pa gur
    ėshtė emėr pa rrėnje pa zanore siellet pa bisht pa krye!

    Mbi Kosovė shkel dikush qė kurrė nuk duhet t'i pėrmendet emri
    ėshtė emėr qė vret e pret e le shkret urėza vatre
    shkreton vende nė sofra e ballin e oxhakut nė oda
    gėzimin nė sy pėshpėritjen nė buzė e gjakun nė fytyrė

    ėshtė emėr qė pret vetvrasjen e vet!

    Lajmet nga Prishtina nuk epen pėr t'gjallė!
    Mbi Kosovė - Lindet Liria
    Gjallė ėshtė e pėr t'gjallė nuk lidhet Dardania!

    (28. 11. 1995) nga vėllimi POEMA PĖR POPULLIN


    post skript: ky ishte parashikimi im mė 1995, parase tė kalojmė nė poezitė e luftės e poezitė e lirisė. Shqiptari nuk pyet kah ėshtė rruga pėr nė Kosovė!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #44
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    KĖNGA E POPULLIT
    Kėnga e popullit -
    kėndua nėn hundė kur nuk donte tė merr vesh mali
    as te sheh fusha

    kur vlon gjaku e gufon shpirti
    i ka adhė deri nė fyt

    kėngė e kėnduar nėpėr tymėra flakė e lotė

    kėngė e kėnduar e gjithmonė e pashkruar
    pa shkronja as orthografi pa lasp as shtypshkrojė
    kėngė qė gufon nė zemėr e vlon pėrgoje shkrum i gjallė
    e kėnduar nė hastra ēerga qilima e drrasa tė thata si fati
    nė gryka maja e shkėmbinj malesh tė larta
    gjithė natėnelume pa shtie gjumė nė sy
    me vajė nė buzė -
    e lotėt pikuan nė ēergė e lotėt pikuan nė shkėmb

    e pika shpoi gurin tue rrehė nė njė pikė!

    ***

    Kėnga e popullit u kėndua
    deri iu bre fija lahutės e iu kėput teli qiftelisė
    lahuta e qiftelia mbeten varė atėditesot
    u pre kėna nė kulla - u pre kėnga mbi shkėmbinj

    kėnga mbet vaji i burrit

    edhe para djepave edhe para varreve
    edhe kur Hana u pėrgjak mbi mal
    edhe kur Dielli leu si gjaku nė agim

    edhe kur Hana ishte nė tė sosur
    edhe kur vaji ishte nė tė nisur

    edhe kur Dielli u zu me kuēedėr
    jehoi kėnga e populli e shpėrtheu vaji i burrit:
    - O lum pėr ty o pėr tė lumin Zot
    o ė kambė na u ēua Sokol e Halili!...

    Doli Zana e Malit e
    Mali ushtoi prej Djalit

    kur kqyren nė varr
    gjeten veē 'i grusht eshtra

    e zana mori malin
    e toka mori djalin

    kėnga mbet Vaji i Burrit!

    (1995) nga POEMA PĖR POPULLIN
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #45
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    HISTORIA E POPULLIT
    Historia shpesh -
    ėshtė edhe lojė grabitēare
    e fėmijve

    fėmijėt luajnė nė zall -
    me gur e bujashka me copa hekuri
    edhe me zjarr
    keshe po mbarojnė ura kulla tempuj e rrokaqiej

    vijnė tjerėt e ua prishin mė kėmbė -
    e mbi ato ndėrtojnė lodra tjera

    vijnė tjerėt e luajnė lojėra tjera
    dhe harrohet Loja e Fėmijve tė Parė

    kėngėt zonat e mrekullueshme hyjnore
    harrohen vallėzimet e Shqipeve e Gjuha e Parė

    e fshihen gjurmat e gishtave tė pėrgjakur nėpėr zalle!

    Kush mund ta luajė ma bukur Atė Lojėn e Parė
    se sa Ata qė e luajtėn Tė Parėt ?
    Kush mund tė nxierri Za ma tė bukur
    se sa Ata qė kėnduan Tė Parėt?

    Historia shpesh -
    ėshtė Lojė grabitēare e fėmijve!



    (SHĖMBJA E NJĖ HISTORIE)


    Erdhen -
    e m'i rrėxuan krejt murana e mure Trojesh
    statujat e Kangėve tė Diellit e Hyjnive
    faltore hyjnore hyllire iu rrjedhė gjuha gjak ende
    pllakat e gurėve tė datave tė mia tė mėdha
    ma thyen zemrėn e kėngve tė gurta

    e nuk i lanė kund dy gur bashkė

    mbi muranat e rrėxuara -
    ende shihet fuqia e duarve e mendjes tempuj kohėrash
    e mbaruan tempuj tjerė e thurėn kėngė tjera
    dhe e ēthuren historinė!

    Erdhen tjerėt vargevijė -
    u sollen rreth atllasėve madhorė akropole Ethanė
    m'i rrėxuan amfitheatrot e gurta paa Heraklit tė Hershėm
    qytete tė lashta qė i harroi historia nė parahistori
    m'i thyen gurėt e varreve, m'i vodhen mbishkrimet
    germat e mia tė Gjuhės sė Parė
    e,
    varret nuk flitshin as eshtrat nuk lėsonin zane
    i fshinė emrat e trojeve tė mia emrat e gjyshave
    ma shkyen hartėn time gjeografike emrat e lumejve e detrave
    emrat e oqeaneve edhe vet emrat e Yjeve e Yllėsive

    ma vodhen emrin e diellit tim hell i zjarrtė
    tej Apollonisė Butrintit qė sot janė pa koka
    vjedhur nga gjaku i hajnava varrtarve zjarrtarve tė hershėm
    edhe sot nė epoken e re

    erdhen tjerėt e mbjnė gozhduar nė ēengela gjeohistorinė time
    nga e gjeten Egjeun, nga Ulkinia e Ulpiana e shėmbur
    e,
    deri tek Gyka e Dardhaneleve dardhane...

    Erdhen e thuren historiė e tyre tė pahistori
    dhe e ēthuren historinė e botės!...

    Ballkani Hillirik - plaku europian
    tė gjithve ua vizatoi nė zall me kunin - germat e para
    tė gjithve iu dha dijeni diejsh e ata iu kthyen ne dijeni djajsh
    tė gjithve iu dha dje dije tė shkruajnė emrat e tyre
    zanore diftongje formema

    krejt ēka sheh e s'sheh syri
    krejt ēka ndien e s'ndien veshi
    krejt ēka thotė e s'thotė gjuha

    ua dha krejt ēka thot vet zoti Thoti
    qė fliste Shqip!

    Ėshtė Lėkundje linguistike botėrore
    Lėkundje Lukunishė!

    Linguistikės i dridhet gjuha nė gojė!

    (1995) nga POEMA PĖR POPULLIN
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #46
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    GJUHA SHQIPE


    Gjuha shqipe -
    ėshtė rrjedha e lumit e gurgullima e Kronit
    ėshtė Zoni i Zotit -
    currilat e pikllimeve tė shiut nė strehė zemre
    rrjedha e konit tė pashterrshėm tė jetės shkrum i gjallė
    burim ka zemrėn e gurit tė trollit nėpėr damarė tė gjakut tė shkėmbinjve

    sa tė jetė toka - tokė
    sa tė jetė dielli - diell e hana - hanė!

    E thirrja - Nanė!

    Gjuha shqipe -
    ėshtė ushtima e ujėvareve kur bie mbi shkėmbinj
    ėshtė shushurima e erės e dridhja e fuqishme e stuhive

    ėshtė zani i zėmrės sė nanės nė majethike
    ėshtė duhama e babait nė tranėt e kullės e nė shtrat tė vdekjes
    ėshtė ushtima e ushtrisė grykave dhe jehona e britmave majave ne mbrojtje te atdheut -
    ėshtė gjėmimi i kullave rrafsh me tokė - nga krismat rrafsh me qiell
    ėshtė marrshi vigan i popullit mbi tokėn e vet tė lirė!

    Gjuha shqipe -
    ėshtė gufimi i shpirtit nga tė rrahurat e fuqishme tė zemrės
    kur dojė tė shpėrthejnė zanoret e para tė emrit tė trollit tė lindjes
    ku emrohet toka me emrin e vertetė tė gjakut tė derdhur

    kur e sheh babain lidhur me zinxhirė e gjaku skurrė pėrfaqe
    kur e sheh vllaun duke dhėne shpirt me grushta ne Dhe
    kur e sheh motrėn me flakė nė krye duke vrapuar oborrit

    kur digjet bukuria e shkrumohet bari e lulet e zemrės thahen
    kur bie kulmi i fatit nė tokė e lukinitė edhe nė qiell robėrie!

    Gjuha shqipe -
    ėshtė rrezja e diellit nė agim nga kaltria e kuqrremtė
    ėshtė cicėrrima e zogjve nėpėr degė me bulėza e ngjyrat e luleve nė kopshte shpirti

    ėshtė frymėmarrja e thellė e gurit nė murana lotėsh
    ėshtė ecja e vrullshme e tė rinjve rrugėve fatit tė dashurisė
    ėshtė ecja ēapkene e vashave duke i valvitur flokėt nė erė
    ėshtė balli i lavruar i pleqve prej umave tė kohėrave tė liga
    ėshtė zani nėnhundė i plakave duke tjerrur tė kaluarėn nė furka
    nė shllungat e bashkėve tė reve tė tymosura
    duke i mbėshtjellur pejtė e viteve e kohėrat nė boshta.

    Gjuha shqipe -
    flet kudo e gjithkah nė dritė e terr
    flet me krye, flet me sy, flet me gishta
    e flet nėnhundė -
    kur populli ėshtė duke pregatitur historinė e vet
    kur nuk i pėlqen diēka as gjithēka dhe e din se ende nuk i ka ardhė dita -

    njė ditė e ka edhe qeni - thot populli
    e kur ėshtė dita e qenit, populli jeton qenēe nė kohė qeni
    dikush e luan kryet nė shėnjė tė shkeljes sė lirive tė njerit
    e dikush e luan kryet pėr ta kallė vet shtėpinė e tij

    populli - flet e fle rrallė e pėrmallė

    njeriu vdes duke buzėqeshur sikur me luajtė
    kur ka pse tė vdesė!
    Mate veten - pse u linde tė bėhesh hamall bote gjithmonė tė krrusesh derisa tė mbetesh dikund nė ndonjė qoshe pa frymė!
    Mate veten! E Mate Fjalėn!

    Tė flasėsh gjuhėn shqipe -
    duhet ta keshė fjalėn nė majegjuhe
    ta njohėsh atė gjuhė mijavjeēe me rrėnjė nė gjak dhe eshtra
    nga belbėzimet e foshnjes nė djep, nė postajė, nė shavar nė kashtė - nėpėr buxhilla tė ujit nga vėrshimat e kobshme
    t'i njohesh klithjet e fėmijve duke u rrėxuar nė hapat e parė tė ecjes kėmbadoras -
    t'i njohesh ofshamat e pleqve kur nxėjnė nė t'thua nė prag dere
    kur mezi luhen e ēohen duke u mbajtur pėr shkopin e viteve topalle -
    t'i njohesh ofshamat e nanave para bijve tė vdekur duke u shkrirė si krypa nė ujė -
    t'i njohesh ofshamat e baballarėve para varreve qė ua kėputin shpirtin!

    Atėherė ke ēka folė e ke ēka shkruan -
    kur ta dridhė fjala fjalėn nė buzė pa e qitė pėrgoje
    atėherė vėrtet - ke ēka kallxon!

    Tė flasėsh nė gjuhėn shqipe -
    duhet ta shqipėrosh gjėmimin e motit e ta zbėrtheshė nė diftongje e zanore bubullimėn e Motit tė Madh
    tė emrit tė djalit tė vetėm tė Trollit Trim!

    Kur emron foshnjen -
    duhet parase ta keshė emruar djepin me kaptyll e emrat e lojėrave tė fėminisė -
    emrat e gjymėtyrėve tė trupit e dyerve tė shtėpisė
    pėrpara duhet tė ia keshė emruar: rrugėt, sheshet, shkollat, trollin, vendlindjen, kathedralet, monumentet e muzetė historike e parahistorike -
    me kėtė gjuhėn e bukur shqipe

    pėrndryshe -
    fėmia do tė gabojė nė emėrtimet e fėmijve tė vet
    e ti do ta gaboshė rrugėn nė oborr e s'ke askėnd tė gjallė ta pyesesh -

    e do tė mungojnė gjithmonė lodrat e fėmijve
    e do tė mungojnė gjithmonė fjalėt e pleqve
    e do tė mungojnė gjithmonė ushtarėt e vėrtetė e gjeneralet trima tė mėnēur -
    do tė mungojnė rrugėt e jetės nė shkolla

    e do tė mungojė historia!

    Gjuha shqipe -
    ėshtė bukuria e jetės mbi tokė
    sa tė jetė toka - tokė, e dielli - diell, e hana - hanė

    e sa tė jetė thirrja - Nanė!

    (1995, duke pregatitur Lirinė e Kosovės)

    nga POEMA PĖR POPULLIN
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #47
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Nezir Myrta

    Burrit tė dheut

    ***Titos-me rastin e tetėdhjetė vjetorit tė lindjes ***

    Nė rrugėn tonė tė shtruar me eshtra martirėsh

    E tė rime me djersė,gjak e krajata...

    Nė rrugėn tonė,Ti,fuqi tė reja ngjesh


    Dhe ēel horizonte,ndrit si meteor...

    Me Ty u hap qielli,u fashit shtėrngata-

    O Burr i Dheut me fatin tonė nė dorė!


    Pėr Ty-me flakė nė zemėr

    Qė vigan qėndron mbi kohra tė vjetura

    Dhe rrit ata gjer dje tė paemėr;

    Pėr Ty-me mėngė tė pėrvjetura;

    Pėr atė Fuqi jete qė na bashkon-

    Orfeu i ri,sot,nė liri tė kėndon


    (Nezir Myrta,botuar nė JETA E RE nr.3-maj-qershor-viti XXIV,faqe 393)




    Josip Broz Titos


    Akrostih

    Jehon'e zemrės u derdh n'at bukuri,

    Orfeu i ri me lyrėn tinglluese ligjėron,

    Si yll n'shkrepa tė Ballkanit flakron-

    I thjeshtė por tribun i gjakut,krenari.

    Pėllumb i shkruar n'qiell t'zemrės sime je-
    Burri dheut me gjarpėr t'rrufesė n'dorė.
    Ruani dritėn dhe njė shpirt me erė...
    O roje t;Helikonit,n'pėr shekuj epope!

    Zog i kuēedrės tė thanė,por ne t'patėm sokol-
    Ty ,dritė e jetės sonė q'e vėrbove terrin,
    I dhe jetė e dritė edhe cungut t'thamė n'cikol.

    Tibul shpir-madh i dashur pėr njerėzi,
    O shpatė Themide qė s'e do fare tmerrin-
    Sy pranvere qė n'mote shkrep shkėndi...

    (Nezir Myrta,Jeta e re,nr.2 mars-prill,vjeti XXI)
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Nezir Myrta / DREDHA E ERĖS






    Dredha e erės nė rrugė
    bėn pluhnajė -
    mbyllni sytė pėr njė ēast
    sa tė kalojė
    ajo bartė kujtime tė diegura
    e insekte tė cofta fjalesh

    ndodhė ndonjė infektim eventual

    kujdestari i rrugės -
    nėn parmakė tė pluhrosur
    shikon me bisht tė syrit

    zilia tė qet n'punė tė trollit

    dredha e erės nė rrugė
    mbledhė pluhurin e mendimeve tė shprishura
    gjethet e fjalėve tė verdha pa zanore

    ēfarė nuk banė e dredhnja

    mbyllni hundėt pėr njė ēast
    sa tė kalojė -
    dredha e erės
    ndodhė pezmatim i kordhave zanore
    tė pshėretimave

    nė rrugė ndihet kollitje ironike!
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Nezir Myrta / BUZĖQESHJA E DYTĖ






    diēka tjeter diēka tjeter baclok -
    po ku ta marresh kur harlisesh e nuk e gjenė
    kėrqelja jote e vogėl nuk ta ngrehė barren e madhe yjore
    e ke ngarkuar gabim me gur t'rrokotelur e kujton se janė
    safire -
    nuk bahet bjeshka me kėrqele o baclok -
    sillju rrotull e rrotull e assesi te ngjitesh ne maje
    zeri yt i vogel humbė ne jehona te medha ushtima bjeshkesh

    hapi yt i vockel siellet veē rranzes -
    duhet mjeshtri te ngjitesh ne Gjeravine leqeve te theqafjeve
    ne zgabime -
    mos t'i ze mjegulla sytė e me t'marrė kallukogja atje
    te duket Kosova det -
    udhėleqet e bjeshkėve kanė orthografi tė shtirė me shenja
    piksimi te gjakut
    ti kurrė s'i mėsove -
    veē sillu kah rranza me kėrqelen tende te vogėl sillu

    ruanazo te mos ngjaje njeriu ne fjalen e tij te bukur
    ruanazo te ngjaje njeriu ne fjalen e tij te shemtuar -

    karvanet e fjalėve kote si ti u ngjiten dhe u zhdorgjen
    pa therrė nė kėmbė -
    me fėmij nė kosha e me kujtime duē nė gji tė brejtur tejash tinzake
    nuk i thonė tėjat e fjaleve vlimet e kėngėve tė mbetura
    gojėhapura nė krisma -
    me fjalėtėje nuk e shkon ashkun e vringllimave tė gjakut
    veē lodhesh kot -
    me barrė tė huaja qė s'di as dreqi te iu bie ne fije kah zhbirojnė -
    mbase dole n'zgabim nė udhė e hyre nė udhėtėpaudhė
    - e bajsh me shėndet

    ruanazo te ngjaje njeriu ne fjalen e tij te vjedhur nga zjarri yjor

    nuk ka asgje ma shemtim se t'i biesh rranzes rrotull
    me nje kerqele t'vogel
    mbaron e plasė prej gulshimeve te ndryeme ne vete gjoja po ngjitesh majes me gjymetyre te huaja -
    me zor as me inat nuk rrexohet bjeshka o baclok -
    baj pezm me buēuk me shllinė nė sy e kujto se
    u rrite me shllinė bjeshke -
    hiqe qafe lakun e pezmit te huaj qe ta ka shtrengua fytin
    e t'le n'hanė

    ti mund te nisesh trup e perpjetė po bjeshka ka udhėleqe qe ta zene frymen -
    me atė kerqele mendimi te vogel s'ke kaēik per fjalė as per pune
    o baclok -
    s'di kushdreqi je po mbase dole e hyne ne udhėtėpaudhė
    e bajsh me shendet!
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Nezir Myrta / UJĖRAT E ZEZA




    merre veten me tė mirė
    zakonisht thonė ata qė mbysin
    vetveten nga xhelozia -

    nuk donė qė edhe dikush
    tė bėhet katil i vetvetes

    qyteti i ri i fjalės
    po ndėrtohet -
    po kanalet e ujėrave tė zeza
    tė qytetit tė vjetėr
    mund tė kene shpėrthyer dikund
    nga erozioni e oksidimi e shtėrzimi
    i legurave metalike bel ame

    merr kohė -
    derisa tė largohen duhmat

    veē mos ta njollosin
    fjalėn -
    ujėrat e zeza

    don mund e kohė -
    te pastrohet themeli
    i qytetit te fjalės!
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Flaka E Lirisė Tė Kosovės
    Nga ZANOR nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 17:50
  2. Immanuel Kant
    Nga fisnik nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-09-2005, 04:21
  3. Liria
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 06:24
  4. Pyetje mbi dėnimet me vdekje nė Islam
    Nga FLORIRI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 16-03-2005, 05:59
  5. Amerike yll i Lirise! (A literary declaration of love to the US)
    Nga wittstar nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 15-05-2004, 04:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •