Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 62

Tema: Nezir Myrta

  1. #11
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    BUZQESHJE LIRIE




    PRISHTINA






    Prini Prishtina
    me zėra nga troje tė Shqipes

    zėra tė rij shpėtuar pahiri nėpėr kukama shekujsh

    zėra tė lindur nga gjamėt e vuajtjes deri n'Ka tė Zi
    zėra mjerimi tė lindur edhe atje ku dreqi ban vo
    atje ku nuk mundi tė shkeli lirė as armiku ma i fshtirė

    nga shkrepat e Tuzit e kreshtat e Dushkajes
    nga shpatet e Podgurit e djerrinat e Drenikės
    nga zhvinat e Kaēanikut e kėrrshat e Dibres

    zėra tė lindur nėpėr flakė e tym kohėrash tė nxime

    erdhen e prinė nė Prishtinė
    e nėpėr flakė e sollen lirinė

    Prishtina zėri i trojeve tė Shqipes!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #12
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    BUZĖQESHJET E LIRISĖ




    A e paskemi njoftė sa duhet -
    hirin e mbetur tė eshtrave te moēėm dardan Toplikut shkrum
    Luginės sė Margės Dardhes Zharres Leskovikut Naises Gurshumit
    e Narones, Zentes, Moraēes, Aksit e Thyames -
    a frymon ende erė e veres sė mjaltit tė Kreshtabardhes

    a paskemi pasė boll gjak atje ku ashti thithė ashtin
    a paskan vdekur shumė nga ata qė duhej tė jetonin
    a po jetojnė nga ata qė do tė duhej tė vdisnin

    ku ishit ju qė doni sot tė merrni aromė tė freskėt lirie
    prekni trupin a ju mungon ndonjė gjymėtyrė a keni coll
    njė shėnjė plumbi a njė pėrrzhitje flakesh nė rrebeshe

    prekni trupin a ndieni dhimbje ashti a pezmatime mushkėrishė
    a keni trauma krismash e britmash a ndieni erė vdekje me ashk shpirti
    a ndieni nė vete jehona heroizmash zemrash flakadane trojesh trime

    po britmat nė Koshare Pashtrik Malishevė Obrije Qyqavik
    po tmerret nė Prekaz Qirez Likoshan Qyshk e Raēak -
    ku ishe e ē'bėre kur griheshin nė havan zanoret e lirisė

    pyete veten: a ishe ndonjė krismė e fjalės - Liri
    kur duhej e kur trolli trim thrriste gur e gjak pėrgoje
    mate veten se edhe guri e druri prore mbanė mend

    mate veten!

    Janar, 16. 2005.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #13
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    PO ETESH


    fjale mbi fjale
    ndertojne ura
    mbi shtratin e dimenzionit te ulte
    mes dy brigjeve te dyshimit

    ndodhė dikush bėn ure
    mbi gur -
    pa pase lume as gurre as rrjedhe uji

    ku me dijte -
    parasheh ndonjė shperthim eventual uji
    pikėrisht nėn atė ure mbi gur
    me siguri diēka do tė shperthej
    por dhe asgjė

    po etesh
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #14
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    RA


    Ra -

    pėr njė lule
    tė mos te mbetet e paprekur
    e ta shkelin iriqet ne rrokullisje

    ta shpojne xhembat e hidhur

    ra -

    pėr njė rreze
    tė mos bie mbi gjak
    e te pergjaket edhe rrezja

    po ta shpojne puthjet e embla

    ra -

    po pėr kend

    ra

    dielli


    ***
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #15
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    VARGJE TE VERDHA


    Bukuria

    nuk shihet me sy

    nėpėr vargje te verdha
    dikush paska qitė leng shtare
    pėr atė edhe duken

    te verdha


    ***
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #16
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    SKINIA





    kah doli -
    askush nuk e din mirė
    ushujzė ne brraka

    paska thithė ne gjak krijues

    pas nėntė bjeshkeve
    e dy kodrave

    koder pas bregu

    as erė as veri -
    as lindje as prarim

    kcen -
    ne te katra

    kah doli -
    askush nuk e din mirė

    veē thonė -
    doli me njė draper
    flakrua
    ne hėnė te re

    ku korri -
    nuk mbiu

    ku mbiu
    u rrit pahiri
    nėpėr lot prush
    nėpėr epika hi

    hutina

    me sy ne gardh
    flakron -
    ne hėnė te vjetėr

    kurr mė -
    ne hėnė te vet!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #17
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    SHENIM PER KOSOVEN E VITIT 2005



    DUKET SIKUR ENDE PERZIHEN FJALET -
    PAQA E PAQJA NE KOSOVE



    Ne kuzinat e Kosoves
    ende hahet paqja si ēorbė mishi
    blok -
    e tjerėt te ngopurit flasin pėr paqen e rendin e ri
    hane supe dhjami si filldreke
    duke ua rrudhur syrin hipokrit bjeshkeve
    pėr 'i xhep bollushtrash

    as sot ne Kosovė ende nuk mund t'i dallojne mirė
    dy fjalėt: paqa e paqja
    bile as ne fjaloret shkencorė -
    se ata qe hengren paqje mengjeseve
    hangren plumba pėr paqen ballkanike
    ka edhe tjerė qe vyen u derguan ne gjyqin modern te Hages
    perdit mungohet edhe nagnje rreze drite:
    viktimat me gjaksore ne te njėjtin nėn ligji
    qe ende e dirigjojne pikėrisht ata -
    qe kryen krime e masakra civile te pafajshme
    mu ne trojet e tyre autotoktone -

    gjykohen ata qe vrane disa armiq e tradhetore
    pėr lirine e Kosoves -
    e jetojne ende ne Paqė ata qe masakruan
    mbi dhjetemije viktima te pafajshme civile
    pikėrisht ne fundshekullin 20.

    rinovohen tempujt e huaj me dhunė e
    rivarrosen eshtrat tonė te pafajshem e te zhdukurit si
    gjė krejtsisht e harruar nga ndėrgjegja e botės!

    Jasht fjalės Standard!

    T'i shilojne fe e atdhe!

    Ne Paqe i dergojne heronjte ne grilla
    dhe i lane kikiruket te flasin e shkruajnė
    pėr heronjte e luftėn ēlirimtare, ku edhe e quajne si faj
    pėr fatin e Kosoves -
    qe ende ėshtė njė cope mishi e gjaku toke te Tė Parve
    - shkeputur me gjak nga goja e kuēedres
    nga kthetrat barbare masakruese me shekuj e derisot -
    ku copat tjera te trupit shqiptar valviten ne laboratore
    gjoja moderne, e qe kuptohen edhe nga loja e femijve
    e loja e mijve

    a po hahet Paqa a paqja mengjeseve ne Kosovė

    ata me varre plumbash hane ende mengjeseve paqje -
    ēorbėmishi -
    tjerėt qe vuan bishtin nėn kėmbė ne kohe zjarri
    u shihet dhjami ne tru plagiati e -
    edhe as sot nuk guxojnė ta thonė te vėrtetėn as ne Paqė
    po tregojnė ''trimėri paslufte, e urti pas kuvendi''
    ende pikepesė

    thiohet ne Kosovė jetojne ne Paqė!

    Po vlon, a po piqet liria!?
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #18
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    KREJT NATYRSHEM EDHE SOT




    Dy fjale ma kanė grryer shpirtin gjithjeten.
    Dy fjale ma kanė nxe gjakun gjithjeten.
    Dy fjale qe ende nuk mund t'i shoh bashk.
    Dy fjale te ndara -
    njera ne njerin qosh te gjakut,
    e tjetra nė fund te gjakut.
    Dy fjale qe notojne ne gjak.
    Dy fjale qe thrrasin prore njeratjetren.
    Dy fjale qe i nxene njė diell.
    Dy fjale qe i perben njė Toke.
    Dy fjale qe i perben njė gjak.
    Dy fjale qe presin bashkim.
    Dy fjale te ndara dymije jetera.
    Dy fjale, qe zanoret e tyre, tingllojne vajshem, sikur
    peshperisin diēka te thelle me krramze brejtese, sa tingellojne nga funddeti
    sa tingllojne nga majemali, as nuk shihen mesveti,
    as nuk ēmallen mesveti, as nuk dorzohen persegjallit,
    as nuk po bashkohen persegjallit,
    as nuk pushojne nga klithmat,
    as nuk i shemben vetetimat,
    as vdesin persegjalli,
    as ngjallen persevdekurit
    Dy fjale qe thrrasin cdodite,
    Dy fjale qe endrroj ēdo nate, prej atij momenti qe pava
    harten etnike
    Dy fjale do tė ma marrin shpirtin
    Dy fjale do tė ma falin jetėn e re

    Dy fjalė rėnkojnė nė breza
    Dy fjale - Tivari e Preveza!

    Prill, 2005.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #19
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Nezir Myrta / SHQIPĖRIA E BASHKUAR





    E bukur ėshtė Kosova
    E Bukur ėshtė Shqipėria

    Siē ėshtė E Dashur Nana!

    Mė ēon peshė shtat'palė Qiell
    Mė shtie nė Dhe shtat'palė Tokė!

    Edhe deri atje ku bre miza hekur
    Edhe deri atje ku bre hekuri gjakun tonė!

    Shqipėria e Zhbime - Rrafsh me Tokė
    Shqipėria e Mbime - Rrafsh me Qiell!

    Shqipėria me Botė nė Sy -

    si Farė nė tokat Mere nėpėr mahalla tė botės
    e bota me Shqipėr nė zemėr

    Shqipėria gjithmonė e pushtuar
    Shqipėria - kurrė e nėnshtruar!

    Shqipėria e Bashkuar!


    2.

    Ushtima -
    Me shėnjen Viktoria
    deri Te Molla e Kuqe
    Filloi -

    E Para
    Nė Europėn e Lindjes sė Madhe
    U lind nė Prishtinė
    E nė thellėsitė e Tokės sė Kosovės
    E rreh tupani i Dardanisė!

    Dardania kumbonare bashkimi
    E mbahet krisma - e mbahet fjala - Shqipėri!

    Me njeren dorė kafshaten e bukės
    E, jemi gati -
    Me tjetrėn kambėzėn e pushkės!
    Me gojė - bukė e plumba
    Me sy shkreptima rrufee shqiponjash
    Me hap drejtė shoqishoit nė sy
    Derisa tė bėhet njera Dyshė -

    - O Varre o Djepa!

    Derisa varret me shokė shqiptare tė linden nė Djepa
    Derisa Djepat me Dhėmb Ujku nė Kaptyll
    Tė pėrkunden nė varre!

    Me gjak e varrė lidhet Balli i Republikės!

    Republika nuk lindet vetiu si dielli
    As nuk bie vetiu si shiu -

    Republikėn e bashkojnė fije-fije
    Burrat -
    E lidhin Nyje rreshtash e rrashtash !

    - Ku janė Burrat?
    - Ku janė Varret?

    Duri gurin nuk e sheh
    Burri burrin nuk po njeh!

    Kosova - prore e kositur
    Kosova - kurrė e nėnshtruar!

    Shqipėria e Bashkuar!

    (Janar, 1992) nga vėllimi poetik POEMA PĖR POPULLIN

    Kjo poezi u emitua pėrmes RTV shqiptar mė 1992, recitoi aktori i mirėnjohur Kastriot Ēaushi.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #20
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Nezir Myrta / UNIVERSI VERSI IM


    U takuam nė univers
    aq mallshėm aq me ashk zjarri
    u ngjitėm shpirtmėshpirt diellor
    e shpėrtheu versi im vargu im i zjarrtė
    mu te Andromeda ku shpėrtheu ashku
    nė mijėra botėra tė reja
    tinguj stėrpikla yjore tė reja
    v-ja
    viktoria

    Fitorja

    versi im vargu im
    Univers!

    Puthemi -
    si nė gara marathonike
    mu sikur nė lojėrat antike tė vdekjes
    mesazh real nė rrafshin e pafund olympik
    puthje tė djerėsitura ashk bulėzimi universal
    atypėraty bulėzon rritesh pjekėsh e jep frytin
    atypėraty -
    Ti mė puthe derisa nuk vdiqe
    nga shpėrthimet yjore tė yjeve tė rinj
    stėrpikla universi
    krijuam 1001 botėra tė reja

    a jemi vėrtet nė njė Univers
    mė duket kaq i vogėl?!

    Desh krijuam univers tė ri!

    (E Hėnė, 3 Nėntor, 08. ora 5:30 pasdite)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Flaka E Lirisė Tė Kosovės
    Nga ZANOR nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 17:50
  2. Immanuel Kant
    Nga fisnik nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-09-2005, 04:21
  3. Liria
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 06:24
  4. Pyetje mbi dėnimet me vdekje nė Islam
    Nga FLORIRI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 16-03-2005, 05:59
  5. Amerike yll i Lirise! (A literary declaration of love to the US)
    Nga wittstar nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 15-05-2004, 04:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •