Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 62

Tema: Nezir Myrta

  1. #31
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Nezir Myrta / KOHA NE ZGRIPC



    Nuk ėshtė jetė
    as i thonė kohė
    ku nuk i thohet bukės - bukė
    ku nuk i thohet ujit - ujė

    tė huajt s'kanė ujė n'sy

    shoh botėn nė fundpusi
    shoh pusin pėrkrye bote

    kohė nė zripc

    grimcon miu kangaru
    telat e lyres sė motshme illire

    pip nė kėmbė -
    ēohet varri
    shtat i gjallė

    drithmat e kohės
    rrėnqethjet thupėr
    dridhin buzėt e moteve
    si thupra n'ujė
    po -
    kurrė nuk jemi me krye ulur

    kujtimi kotet si kalė plak
    ngarkuar gur brėngash tė huaja
    potkoni i mbeti gurrė nė shkėmb

    gurra e fatit nė zhleb

    ulurima ujqish nė simfoni
    ndjellin kob pėr klysht e vet
    klyshi klyshin e lėpinė n'prag

    tmerrohen -
    kur shqipet bashkohen

    vakt o vakt o Kolė Delia
    derisa tė ēohet nga kllapia
    Oso Kuka me flakė n'gojė

    dridhet si thupra n'ujė
    - koha nė zgripc.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #32
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Nezir Myrta / EDHE KĖTĖ NATĖ






    ...edhe kėtė natė
    e hėngėrt ujku i bardhė i malit me borė,
    se po e diegim tė gjallė terrin le tė ndeshet flakė
    me dritėn e agut tė sotėm...edhe pa fustanella skordiste.
    Vallja ėshtė e hapur dhe ti
    me shaminė tėnde nė dorė
    prij o perėndesha ime, se tė ka hije se je vet Afrodita.
    Afroje diten sa tė duash se ajo vie vetiu, e ti rri
    afėr diellit sa tė duash e plasma zemrėn,
    mbase nuk mund tė tė arrij nė qiell...
    Le tė kallet kjo natė flakė e tė zhduket terri pėrjetėsisht
    tė ftova nė valle dhe ta japi flamurin e prijses,
    se e kam pėr nder -
    ta kemė Afroditen e zbritur nė Tokė nė kėtė ag tė bardhė!
    Ti veē ndaju pakėz vėllait tim tė gjithmonshėm
    - diellit, le tė na shohi tok nė valle diellore;
    se kjo ditėafėr do tė mbetet Hyjnore!
    U kalltė flakė kjo natė -
    flakė shkreptėtima shqiponjash!

    Raftė ujku kėsajde!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #33
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    RRAHJET E ZEMRĖS I BĖRE FLATRA




    TINGLLIMĖ PĖR V


    Thua se rrahjet e zemrės i bėre flatra,
    Qė drejtė meje nė flatrim agu u nisen -
    Ato rrahjezemre ēdo sekond ndij katra,
    Gjithnjė ma tė forta. Kurr nuk molisen!

    Pse derdhen vargje lotėsh faqeve tua?
    Duhet veē vargje gėzimi t'gėrshetohen,
    E sheh ashku im pėr Ty gufon si krua -
    Vargje tė bardha qė kurr s'shterrohen!

    Kjo zemėr imja po rrahė vetėm pėr Ty!
    Sytė e mij duan vetėm Ty me tė pa!
    Asgjė tjetėr nuk dua tė shikoj me sy!

    Pse fytyra jote mbi mua si dielli tue ra?
    Kur je shkreptimė agu me fllad tue fry -
    Ta teri lotin n'faqe me puthje pa pra!

    ( 15.12.08 )
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #34
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Nezir Myrta / GUXO E JETO




    Jeta top i larėm -
    fėmiu i mėshon me kėmbė,
    e ndjekė nėpėr bar, nėpėr
    therra, bregujit, breghumnere, breggremine, bregbote
    herė i gėzuar,
    herė sylot,
    nuk din kah e gjuan, sa larg e gjuan,
    ndodh mund ta gjuan
    nė ujė, greminė, nė therra, a para qenve, e merr qeni i huaj...
    ndodh edhe qeni yt luan me tė, herė duke luajtur, herė duke
    u ngėrdhuzur
    e fėmiu qanė e qeshet nė tė njejten kohė
    - ndodh dikush
    tjetėr luan me topin, e fėmiu shikon, ecėn, vrapon pas tij,
    rrėxohu-ēohu, gaz e lot - e kujton se topi ėshtė i tij pėrherė,

    mashtrohet fėmiu pas topit tė larėm.

    E,
    Njė ditė topi i larėm mbeten nė
    njė qoshe oborri nė bar, nė therra,
    kryesore mos tė mbetet nė rrugė...
    e
    tė luaj gjithkush me atė
    top nėpėr kėmbė!

    jeta ėshtė gjallėria, tė gjallit e qenies
    jetoje gjallėroje ashtu si e ke, e ku gjindesh
    mos lejo dikush ta merr parasyve
    top nėpėr kėmbė! -
    Ndryshoje po munde po dijte po guxove

    guxo e jeto!

    (16.01.09)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #35
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    KAHDO SHKOJ E KAH MARR FRYMĖ

    - Tingllimė pėr V.M.

    Zgjati duart t'i qes rrethqafe,
    Ėmbėl me ashk tė shtėrngoj!
    E mos tė bėjmė kurr mė gafe!
    Gjithmonė Ty do tė pėrqafoj!
    Mos mendo se na zbeh heshtja,
    Shkėputje linjesh a ēka tjetėr -
    Tė duhemi prore ėshtė ēėshtja,
    Ėshtė Amaneti i Shqipes Vjetėr!
    Kahdo shkoj e kah marr frymė,
    Pėr mushkėritė tua lidh duhama;
    Nuk ka borė as nuk ka brymė -
    Qė e vyshkė dashurinė tonė
    Kur tė merr lemza e ofshama
    Kujto se je imja pėrgjithmonė!

    (12.Fror, 2009)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #36
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Gjithēka pa Ty!


    Gjithēka pa Ty nuk ka kuptim -
    duket veē mbrėmje e kurr agim
    gabon zogu fluturimin rrotulohet bie nė ujė
    humb kėnga ma e bukur pa ia tregua askuj
    edhe nė qiell duket si gabon dielli udhėtimin
    edhe hėna nė vend drite e ka veē errėsimin
    as bari nuk duket i blertė se humbė blerimin
    as lumi s'di tė valojė shih nė shtratin e tharė
    as gurra s'di tė rrjedhi ujin e etjes me freskim
    as era s'di tė kthehet nė flladin e saj ėmbėlsim
    as bleta s'di tė mbledhė mė nėpėr lule nektar -
    as bilbili s'di tė kėndojė kėngėn, sikur mė parė
    edhe retė treten lartė, harrojnė tė derdhin shi
    edhe toka mbetet shkret e harron bima me mbij
    edhe dita harron tė gėdhihet nga nata systuhi
    bota harron tė zgjohet e bie nė gjumė pėrsėri
    edhe lulja shkul petalet, n'vend tė jep bukuri
    gjithēka pa ty nuk ka kuptim!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #37
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Nezir Myrta / SHQIPONJA





    Shqipėri.......................................... .......Kosova thrret
    ...O sot o kurrė!...............................Motrėn e Vet!
    .......Tė Bashkohemi......................Shqipja Jonė!
    ...........Dy Kokė!......................Me njė Kokė!
    ...............Shqiptarė!...........Do tė Bashkohemi
    .............................Nė Njė Tokė!.......................
    Shqipėrisė t'i Prijė Shqiponja Zemėrzjarrta ma e Zonja
    Nė Sy - ka Mprehtėsinė e Tehut tė Guximit e Guximin
    E Tehut tė Mprehtėsisė - Mprehtėsinė dhe Tehun e Shikimit e ka tok G u x i m -
    Sy Argusi! Nė Mendje ka - Maturinė e Shpatės tė Vėndosmėrisė dhe Atė
    Vėndosmėrinė e Shpatės sė Maturisė -
    Mendjen e Ka Shpatė! Nė Zemėr ka Vrullin e Orės sė Pamposhtėshmėrisė dhe Atė
    Pathyeshmėrinė e Vrullit tė Orės -
    Zemrėn e ka me Orė! Nė Flatra ka - Mjeshtrinė e Shpejtėsisė sė Rrufeshme dhe Atė
    Rrufenė e Mjeshtrisė tė Shpejtėsisė! Flatrat i Ka Rrufee! Nė Kthetra ka -
    Fshehtėsinė e Forcės tė Rrėmbimit -
    dhe Atė - Forcėn e Rrėmbimit tė Fshehtėsisė! Kthetrat i ka Forcė!
    - Nė Shpirt ka Mbretėrinė e Paskajshme tė Yllėsive, tė Paskajshmerisė Qiellore
    dhe Ate - Pakapshmerinė e Universit Mbretėror!- Shpirtin e ka Mbretėri tė Qiellit -
    Diell Hyjnor Hillir!...Nė Dashuri - Ka Fuqinė e Tėrheqjes sė Bukurisė dhe Ate -
    Bukurinė e Fuqisė Magjike! - Dashurinė e Ka Magjii!
    Nė Jetė ka - Pavdekshmerinė!
    .............E Qendreses...........Jetė tė Yllėsisė!
    ........E Yllėsinė e Saj.................Tė Pavdekshmerisė!
    ...Nė Vdekje Ka - .........................Mbijetesėn Madhore!
    ..E Madhėshtinė............................. E Mbijetesės Tė Sajė!
    Madhėshtia e Vdekjes........................Vdekja - Madhėshti!-
    ....................Bashkohu o Yllėsia e Shqiponjes!
    .............................Dardhania - Arbėria!
    ......................................NJĖ
    ..................................Shqipėria!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga biligoa : 06-05-2009 mė 18:26
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #38
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar mė parė nga biligoa Lexo Postimin
    Nezir Myrta / SHQIPONJA





    Shqipėri.......................................... .......Kosova thrret
    ...O sot o kurrė!...............................Motrėn e Vet!
    .......Tė Bashkohemi......................Shqipja Jonė!
    ...........Dy Kokė!......................Me njė Kokė!
    ...............Shqiptarė!...........Do tė Bashkohemi
    .............................Nė Njė Tokė!.......................
    Shqipėrisė t'i Prijė Shqiponja Zemėrzjarrta ma e Zonja
    Nė Sy - ka Mprehtėsinė e Tehut tė Guximit e Guximin
    E Tehut tė Mprehtėsisė - Mprehtėsinė dhe Tehun e Shikimit e ka tok G u x i m -
    Sy Argusi! Nė Mendje ka - Maturinė e Shpatės tė Vėndosmėrisė dhe Atė
    Vėndosmėrinė e Shpatės sė Maturisė -
    Mendjen e Ka Shpatė! Nė Zemėr ka Vrullin e Orės sė Pamposhtėshmėrisė dhe Atė
    Pathyeshmėrinė e Vrullit tė Orės -
    Zemrėn e ka me Orė! Nė Flatra ka - Mjeshtrinė e Shpejtėsisė sė Rrufeshme dhe Atė
    Rrufenė e Mjeshtrisė tė Shpejtėsisė! Flatrat i Ka Rrufee! Nė Kthetra ka -
    Fshehtėsinė e Forcės tė Rrėmbimit -
    dhe Atė - Forcėn e Rrėmbimit tė Fshehtėsisė! Kthetrat i ka Forcė!
    - Nė Shpirt ka Mbretėrinė e Paskajshme tė Yllėsive, tė Paskajshmerisė Qiellore
    dhe Ate - Pakapshmerinė e Universit Mbretėror!- Shpirtin e ka Mbretėri tė Qiellit -
    Diell Hyjnor Hillir!...Nė Dashuri - Ka Fuqinė e Tėrheqjes sė Bukurisė dhe Ate -
    Bukurinė e Fuqisė Magjike! - Dashurinė e Ka Magjii!
    Nė Jetė ka - Pavdekshmerinė!
    .............E Qendreses...........Jetė tė Yllėsisė!
    ........E Yllėsinė e Saj.................Tė Pavdekshmerisė!
    ...Nė Vdekje Ka - .........................Mbijetesėn Madhore!
    ..E Madhėshtinė............................. E Mbijetesės Tė Sajė!
    Madhėshtia e Vdekjes........................Vdekja - Madhėshti!-
    ....................Bashkohu o Yllėsia e Shqiponjes!
    .............................Dardhania - Arbėria!
    ......................................NJĖ
    ..................................Shqipėria!
    b... !
    me duhet te them eshte ide kaq origjinale ky grafiku yt.kjo shqiponja jote.me krenaron dashuria jote per te dhe per ATDHEUN.sa nevoje kemi te gjithe per krenari dhe ndergjegje kombetare? kjo dihet.me lejo te ve re se gjuha e perdorur gjithsesi eshte shume e mbarsur.jane shume fjale "te medha" dhe "bombastike" (gjithsesi jo ne kuptimin e keq) te cilat jane bere ca si shume.me fal.ta perseris.pa keqkuptime.mendoje dhe vete.te gjitha fjalet e perdorura jane me nje kuptim te madh nga vetja e tyre.eshte ngarkuar pak si shume.ti mund te thuash se shqipja e meriton kete.nuk te nderhyj deri atje.
    me interes te vecante,ashtu si ndaj cdo gjeje te re pres...
    n..... !
    Buna, kjo poezi u botua ne disa revista letrare, e deri tek "Illyria"
    Njujork dhe eshte nje poezi mjafte e lexuar tash e disa vite...cdo lexues eshte admiruar per te deritash,bile fitoi edhe shperblimin ne nje konkurs letrar dhe askush derisot nuk me tha se ka fjale bombastike a te medha, por jane munduar ta perkthejne edhe ne gjuhet tjera dhe pa sukses te duhur...Megjithate, cdo lexues ka mendimin e vet dhe cdo kritike inkurajon...kjo poezi u botua separi me 1994 dhe me 1996, ne vellimin 'Poema per popullin" 167 fq... nese kam kohe, do te postoje edhe tjera...Kjo eshte shqiponja jone...flmnd
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #39
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    GJUHA E GURIT


    Gjuhė tė ēuditshme
    ka guri im -

    askush nuk mundi
    t'ia mėsoj shkronjat

    shkronjat e emrit tim
    plasje rrufeshė

    guri im
    gojėgur!

    (1987)





    MOLLA E EVĖS


    Gjysma Dashuri
    gjysma Urrejtje
    tok u mbollėn
    nė Kopsht Zemre

    Eva - Burim i Jetės
    e Mkatnore mbete

    unė ēka kam Faj...?

    (1987)






    NJĖ PYETJE


    Jeta lumė me njė Breg

    ku ėshtė Bregu tjetėr
    gjith jetėn do tė pyes

    (1987)






    BJESHKĖT E NEMUNA


    Nė vend tė Pagėzimit
    mbeti emėr Mallkimi

    Bjeshkėt e Nemuna
    mbeti dashuria ime

    Frynė Erė Mallkimi
    deri nė Fjalėn pa Zė

    Kush ju mallkoi kėshtu
    me kėtė emėr tė rėndė
    mė tregoni -

    se u dogja nga Dashuria!

    (1987)






    I BININ MALET BORISĖ


    I binin malet borisė
    rrėxoheshin grykave shkėmbinj e
    ngriteshin majave plisat e bardhė
    e shkrepave shkreptima
    binin plisa gjaku

    Kohėrat vėnin nganjė vulė nė ballė
    Muranė pesėqind myhyra dovletesh
    murana rėnie e ngritje miletesh

    erdhen e shkuan
    nuk u kthyen kurrė me
    e lan gjurmė e vrragė nė gjakun tim

    erdhen e thanė se jemi miq
    e mbi supe mbanin armė
    mbi koka plisa tė hekurt
    nė zemėr mbajnė shtypje masakra robėri

    Guri im prore me armė nėnkrye
    baballarėt me ta i ndrruan kapuēat

    E kohėrat Kapuē me Mangė

    I binin Malet Borisė
    hynin kolonat e bardha grykave
    e dilnin tė kuqe fushave djerrina

    Lisat i digjshin rrufetė
    plisat i dridhshin bubullimat
    binin shkėmbinj mbi ujėra tė skuqura

    Notonin nė Vorbulla Plisat
    deheshin nėn hije Pisat -
    dridheshin ne maja Lisat

    I Binin Malet Borisė!

    (2.mai,1986)






    LULET E GURIT


    Nė thelb tė Gurit
    Fara e Drurit

    brėnda Gurit
    Rrėnja e Drurit

    rritet Trungu
    lart kah qielli

    lėshon Degėt
    Rreze Dielli

    Zemra e Gurit
    e shkrumbuar
    Dega e Drurit
    e lulėzuar

    Syri i Gurit
    mbushur Lot
    Dega e Drurit
    blerim plot

    Qendron Druri
    Me Lule Guri!

    (1986)






    THEATRI I KOHĖS SONĖ



    Prova prova prova

    Nė Theatėr
    derisa tė ndahen Rolet...
    Premiera duhet tė japet sėshpejti

    Regjisori Sylejman Lokaj
    ėshtė nė hall tė madh

    as nė Qiell as nė Tokė

    nuk e gjenė askund -
    aktorin kryesor Nik Bardhin
    Heroin e dramės "Ura e Shėnjtė"

    as nė Tokė as nė Qiell

    Roli Kryesor jam Unė
    Kapedan i kapedanėve tė Rrafshit tė Dukagjinit
    qysh para Epokės sė Re
    mjellmat e bardha nga kaltria
    korba tė zi mbi lisa tė varreve tona
    paralajmėrojnė

    Pėrsėritjen e Historisė

    Ku gojohen mesveti
    Urata e Mallkimi nė Kosovė
    si rriēnat i hanė sorrat e larme

    Historia e shtrirė Shtat'bojė njeri!

    Nuk dua tė shtrihem
    Dua tė Flijohem -
    Mbi Urėn e Shėnjtė!

    Vertikalisht!

    Prova prova prova
    Provohet Mbrėmja me Aktorėt
    Nė Theatrin e Kohės Sonė -

    Derisa tė shfaqet Premiera!

    (1987)







    FITORJA ĖSHTĖ ZEMRA


    - Bajram Currit



    Lodhesh e lodhesh deri Buzė Vdekjes
    sa ngreh Krye mbi Krahėt e Tu
    Spartak - pa njeren Dorė!


    Ngjitesh e ngjitesh deri afr Majės
    sa pushon pak mbi Fjalė tė Urtė
    Spartak - pa njeren Kėmbė!


    Shikon e shikon Tej Bjeshkėve tė Jetės
    sa mendon pak me Kokė nė Bjeshkė -
    Spartak - pa njerin Sy!


    Ece, deri nė Dragobi dragonj
    Trupa Mbėrthyer nėpėr Hunj
    E deri nė Dukagjin - Spartak
    Bajram Trup i Gjallė Trimėrie!

    Fitorja ėshtė Zemra!

    (1983)

    post sript: ky kapitull poezishė u botua ne "Shtigje"
    nė Kosovė, poashtu u emitua nga RTirana mė 1992
    recitoi Kastriot Ēaushi, redaktore Luiza Musta.


    ***

    KUNORĖ SONETESH

    (e shkrova kur ishja 16 vjeē)

    GJAMA E ORĖS SĖ MALEVE


    - Luigj Gurakuqit -

    akrostiku


    Lot Thoni gjakpirės i Kuēedrės Dheun nėn thembėr ta rrėmihu,
    U hap Syri i Zjarrtė i atdhedashėsit e shkrepi - gacė e Rrufesė!
    Idhull i Vendlindjes bukuroshe - Atė Flokun me rreze ia krihu,
    Gurakuq o Shpirt - Orė e Maleve, qė Fisit Tonė i dole nė Besė!

    Jehon kujtimi o Jakin Shkodra sa e gjatė Qe Qendresa Jote!
    Gllauki qė tė urrejti njė Dhėmb shtrige Ty o Shpirt Luftetari -
    U kalle Kandil qė zdrite zemrėn e pėrgjakur tė kėtij Behari!
    Roje Guri bilbil qė Larg Folesė derdhe Kangėn nėpėr Mote!

    Athua nuk ndigjoi Vasha e Parnasit tej detit nė tėhuajin Dhee,
    Kur Pushoi kangėn nė Mallengjim njė Shtegtar qė s'shtegėton!
    Unė s'Qajė pra, se Ra Theror pėr Atdhe tė vetin ku ėshtė Lee!

    Qėndro luftėtar me Pėndė nė Dorė vllau n'kėto Vargje t'kėndon,
    I Gjallė N'Qiell tė Shqipes e nė Syrin tim sot meteor i zjarrtė Je!
    Trofe Bilbil i Maleve i Ringjallur nė Shpresa tė zemrės m'ligjėron!

    botoi revista letrare JETA E RE Nr.6 / Prishtinė (kur isha 16 vjeē).
    (lexo Emrin e Tij vertikalisht, germat e para tė rreshtave, se nuk po e zėn kėtu krejt rreshtin, pas postimit)


    VARGJE RINIE
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #40
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    BJESHKĖT E NEMUNA


    Nė vend tė Pagėzimit
    mbeti emėr Mallkimi

    Bjeshkėt e Nemuna
    mbeti dashuria ime

    Frynė Erė Mallkimi
    deri nė Fjalėn pa Zė

    Kush ju mallkoi kėshtu
    me kėtė emėr tė rėndė
    mė tregoni -

    se u dogja nga Dashuria!

    (1987)



    b...!
    heu c'me zgjove dhe dashurine time per bjeshket e namuna.nje dashuri te pashprehshme,por te brendshme.te kapshme.u ndera e tera ne gurin e fjales dhe percolla sa munda rrufete qe nxirrnin.eshte e pasur gjuha jote.ti di kaq thelle ta shprehesh ate qe do te thuash.dijet e tua dhe dashurite i kam si perpara pasqyres.shume afer.vecse qindra poezite per even nuk kishin thene te gjitha sa duhej per te(even) pa fjalen tende.
    nuk i kam lexuar per se dyti.do ta bej.he per he u nxitova te te flas,spse desha te te them se te jam vene nga mbrapa.tani, me thuaj, vec emrin tend qe ta ve ne nje rradhe me poetet e mi te dashur.


    Eh b...,

    BUNA

    ...kjo ėshtė jeta
    sa diell sa shi me stuhi
    Jeta tė nxitė tė shkrepesh edhe gur fjalėsh tė rrufeve
    edhe pa dashje
    sepse -
    edhe Ne duam tė shkrepim gur fjalėsh dashurie
    se nuk i kemi lindė zotit me zor

    Po si i ke Valėt sonte Buna...?

    Ne zogj dielli e zogj stuhishė
    por - ndihemi krenarė
    sepse -
    kur bie shi me shtrėngata meēava tė frigshme
    e skuqet qielli me vėtėtima nga gjarpinjt e rrufeve
    tė gjithė zogjėt e gjallesat mė tė fuqishme
    struken vrimave - e vetėm
    shqiponjat fluturojnė lartė nė qiell
    dhe shpėrlajnė krahėt nė tallazet e fortunave!

    Derikurė Ne do t'i lajmė Mėkatet e Evės?!
    E -
    Athua i lanė Mėkatet Tona edhe Eva n'AtėBotė!?

    Jemi zogj dielli e zogj stuhishė
    larg Atdheut jeta ėshtė
    Ferr me Lule!

    Kam zakon tė tė shohė para Buna
    se mė shumė e dua Bunėn me valėt e saja
    qė ta freskojnė shpirtin ėmbėl Valet Tona
    se sa Amazonin me valle tė ēmendura zonash!

    Kjo ėshtė jeta Buna...

    e ē'mė gjet, qė ndjehėm pranė puhisė sė Bunės sonte?
    Shqiponjė mbi Valet Valė - e jo si Noli Anės Bunės!
    Se Noli mbeti nė Boston!
    E aqė shumė e deshi Bunėn!

    Kjo ėshtė Jeta
    Buna Jonė!

    (16.06.02)



    b......!
    per poezite
    tani po.tani mund te te them c'mendoj per poezite.pasi i kam lexuar disa here.
    mendimi i pare qe me erdhi eshte sa te nevojshme jane keto vargje per poezine tone, per gjithe letersine shqiptare.nuk me behet te bej ndarjen (qe me duket se dikush perpiqet ta thelloje)letersi kosovare dhe shqiptare.eshte e drejta jone ta ndjejme si prone te krejt popullit shqiptar.
    vargjet e tua jane te renda, te ngarkuara si me ide ashtu edhe me mjete artistike.kontraste, metafora,vendosje, ritem qe sa vjen e ngrihet dhe t'i merr edhe ndjesite e tua atje ne proteste dhe ne shqetesim.poezia jote eshte poezi luftetari (jo thjesht spektatori) dhe patrioti.keto vargje mund te bejne te ndjeshem ndaj revoltave te tua edhe ate me indiferentin.ato jane kumt.
    per poezine e eves
    pse me ka prekur kjo poezi.s'eshte e veshtire per t'u kuptuar.(lol)po te them se ti nuk ke asnje faj.ti je i vene para saj thjesht per ta dashuruar dhe per tu dhimbur.ashtu si te gjithe burrat e botes.kam menduar se njerezimi gjithnje ka qene i terhequr magnetisht nga dy femra:shen maria dhe eva.e para eshte admiruar dhe lutur.e dyta? e dyta eshte dashuruar pa asnje kompleks faji.e dyta ka ngjallur mornica, sepse eshte mekati dhe bukuria.jemi njerez. sido qe te jete i jepemi njeriut me te gjitha driten dhe erresiren tone.
    ti nuk ke asnje faj.bej nje falenderim, bashke me te tjeret qe eva merr fryme dhe mundet te ngjalle stuhine, komplotin, mekatin,ngjethjen... do te zgjatesha shume po t'i thoja te gjitha.po falem dhe une qe akoma burrat dashurohen me te.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Flaka E Lirisė Tė Kosovės
    Nga ZANOR nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 17:50
  2. Immanuel Kant
    Nga fisnik nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-09-2005, 04:21
  3. Liria
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 06:24
  4. Pyetje mbi dėnimet me vdekje nė Islam
    Nga FLORIRI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 16-03-2005, 05:59
  5. Amerike yll i Lirise! (A literary declaration of love to the US)
    Nga wittstar nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 15-05-2004, 04:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •