Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1

    Raporti i Hysni Kapos dhe Shefqet Peçit që dënoi me vdekje Ramizenë

    Raporti i Hysni Kapos dhe Shefqet Peçit që dënoi me vdekje Ramizenë


    “Ramizeja arrin që të mohojë që të gjitha, vetëm për të kënaqur epshet e saja. Influencon edhe tek Zahoja”

    Në këtë pjesë të dramës së dashurisë mes Ramize Gjebresë dhe Zaho Kokës, që u mbyll me pushkatimin e të parës dhe përjashtimit nga partia të djalit nga Vunoi, do të keni rastin të lexoni raportin origjinal të udhëheqjes së Brigadës së Pestë dhe të dërguarve nga Tirana. Ishte pikërisht ky raport që më pas u shëndrua në vendim gjyqi që çoi në fundin fatal për Ramize Gjebrenë, faji i vetëm i së cilës ishte se dashuroi në kohë lufte. Më poshtë po rendesim raportin dhe firmat e autorëve.



    KOMITETIT QËNDROR TË P.KOMUNISTE SHQIPTARE

    RAPORT



    Në kohën kur Partia jonë me themele të çelikta, e çimentuar prej shokëve tanë që kanë derdhur gjak, është më e forte se kurrë; në kohën kur Ushtria Nacionalçlirimtare po shtohet dhe forcohet dita-ditës duke u dhënë grushte të forta okupatorit dhe tradhëtarëve, pikërisht në këtë kohë kur armiku po bën ofensiva të vazhdueshme kundra forcave tona liridashëse, kur anëtarët e Partisë Komuniste duhet të jenë shembull në luftë, sakrifica, sjellje dhe të mendojnë vetëm për një gjë: realizimin e qëllimit tonë, konstatohet me hidhërimin më të madh se midis dy drejtuesve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Brigadës së Pestë të neglizhohet puna dhe të mbrijnë të cënojnë moralin proletar, pikën më të dobët ku armiku na ka luftuar dhe po na lufton.

    Kur armiku me forca të shumta në të gjitha anët goditi qarkun tonë, komanda e Brigadës vendosi që të pesë batalionet të shpërndaheshin në pesë sektorë për ta pritur armikun me luftë në çdo anë. Batalioni i III-të u dërgua në krahinën e Himarës për shkatërrimin e komunikacionit dhe të ndalonte lëvizjet armike, ku e kreu detyrën plotësisht. Për çdo batalion, përveç drejtuesve të batalioneve, u ndanë edhe shokët që përbëjnë Shtabin

    ( e Brigadës), si dhe ata që bëjnë pjesë në Seksionin Politik, me qëllim që puna të shkonte më mirë. Në batalionin e III-të, që komandohet prej shokut Mehmet Ali Shehu, prej komisarit Zenel Hamiti, prej zv.komisarit Zaho Koka dhe prej zv.komandantit Hysen Çino, shkoi për të vazhduar punën politike dhe organizative shoqja Ramize Gjebrea, anëtare e Seksionit Politik në Brigadë dhe si drejtuese e rinisë së Brigadës dhe e Agjit-Propit. Gjatë kohës të qëndrimit të shoqes në fjalë në krahinën e Himarës, konstatohet se Ramizeja bije në relacione dashurie me zv.komisarin e batalionit, Zaho Kokën, siç do ta shifni dhe në raportet e bashkangjitura të bëra prej komisarit të batalionit, shokut Zenel Hamiti, prej partizanit Tanush Shyti, prej anëtarit të Komitetit të Rajonit, shokut Lefter Kasneci, si dhe shokut Xhake (Ramadan Xhangolli), që ka raportuar aty dhe këtu na i raportoi verbalisht.

    Shtabi i Brigadës, porsa mori raportet e sipërme, mori masat e duhura për arrestimin e tyre dhe formoi gjyqin për t’i dhënë fund sa më parë këtij skandali, që mbriti të kuptohet haptazi dhe prej disa partizanëve që ndodheshin përqark.

    Duke marrë parasysh se çështja ishte mjaft serioze dhe duhesh para se të merrej vendimi i duhur, të rriheshin të gjitha problemet që do të na paraqiteshin në këtë rast dhe duke patur pamundësinë të merreveshim vesh me Komitetin Qëndror mbasi, të dy të dashuruarit e kuptuan se shokët drejtuesa të Ushtrisë ishin në dijeni dhe për të evituar çdo gjë (tradhëtinë e tyre), e pamë të arsyeshme që gjyqi të formohet më i gjerë dhe jo vetëm prej atij të Brigadës. Kështu, që në këtë gjyq morën pjesë këta shokë:

    komandanti i Brigadës, komisari, zv.komisari, sekretari organizativ i Seksionit Politik, kulturoro-arsimori, sekretari politik i Qarkorit të Vlorës dhe i deleguari i Komitetit Qëndror të Rinisë Komuniste Shqiptare, shoku Xhake.

    Gjyqi mori në pyetje shoqen Ramize duke i kërkuar të shpjegojë ngjarjen përsa i përket relacioneve dashurore me Zaho Kokën. Deklaratat e para të saj përshkruhen në procesin nr.1 (shifni procesin). U muar në pyetje Zaho Koka. Deklaratat shifen në procesin nr.2.

    Meqenëse deklaratat ishin në kundërshtim, u thirr përsëri Ramizeja, e cila deklaroi sipas procesit nr.3. U pa i nevojshëm ballafaqimi dhe mbasi u ballafaquan, u firmos procesi nr.4. Siç do ta shifni dhe nga proceset në fjalë, në procesin e mbajtur herën e parë mohohet çdo gjë prej Ramizesë. Mohoi gjithashtu dhe thëniet e shokut Xhake, që ja shfaqi në prenzencën e saj para gjyqit. Gjithashtu edhe në procesin e dytë të Ramizesë, shihet se mundohet të mbulojë të vërtetën. Vetëm kur u bë ballafaqimi, duke parë se Zahua ja faktonte të gjitha, u shtërngua të pranojë duke u munduar në çdo mënyrë që të justifikohet. Mbasi firmosën që të dy procesin e fundit, gjyqi i formuar posaçërisht, duke marrë parasysh zhvillimin e ngjarjevs, duke marrë parasysh realitetin e raporteve të shokëve që i kishin paraqitur me shkrim dhe verbalisht, si dhe nga sa u konstatua në deklaratat e Zahos dhe Ramizesë, studioi:

    Ramizeja.- Shoqe me përgjegjësi, edukatore e rinisë së Brigadës, e zhvilluar nga çdo pikëpamje. Zotron vijën e Partisë fare bukur, e fejuar legalisht para partisë, udhëheqëse në terren dhe ushtri. Në një kohë kur Ushtria jonë ndodhej në vuajtjet më të mëdha, në këtë kohë kur shokët komunista duhet të tregohen më të fortë se kurrë, të mbajnë lart moralin e Ushtrisë, të jenë shembull në vuajtje dhe sakrifica, Ramizeja arrin që të mohojë që të gjitha, vetëm për të kënaqur epshet e saja. Influencon te Zahoja dhe bashkërisht dëfrejnë. Para gjyqit nuk është treguar aspak e sinqertë. Bindemi pra se e përmendura është tradhëtare e Partisë, shkelëse e moralit proletar dhe tradhëtare e shokut të cilit i ka premtuar fejesën (Nako Spirut). Nuk ka asnjë fije komunisti, mbasi ka mohuar çdo gjë. Me zë të përbashkët çfaqet mendimi që e përmendura të pushkatohet para forcave partizane.

    Zaho Koka.- Njeri i vendosur për Partinë. I pa zhvilluar siç duhet. Di vijën e Partisë, influencohet prej shokëve me përgjegjësi. I pa fejuar. Deklaron se e donte me qëllim martese, duke mos e ditur fejesën e saj. I ngarkuar me përgjegjësi, jo pse është në gjendje, por sepse ishte besnik i Partisë dhe gjatë detyrës, me ndihmën e shokëve do të zhvillohej. Është shkelës i moralit proletar. Më shumë për këtë te ai ka influencuar Ramizeja, që ishte në një pozitë më të lartë dhe më vonë këtë dashuri e ka vazhduar me konshjencë.

    Para gjyqit është treguar deri diku i sinqertë, ku tregohet diçka si komunist, megjithëse duhej të kishte raportuar më parë. Duke marrë parasysh se fajet e njërit dhe të tjetrit nuk janë të njëllojshme dhe duke patur parasysh se elementët që japin shpresë, të mundohemi t’i ngremë lartë, megjithëse janë fajtorë, mbas shumë diskutimesh u vendos që Zaho Koka të merrte këtë dënim: Shkarkim nga përgjegjësia, përjashtim nga Partia dhe të dërgohet në një qark tjetër.



    Vdekje Fashizmit,

    Liri Popullit

    Zonë e Lirë, 7/III/ 44

    Komandanti i Brigadës (Shefqet Peçi)

    Komisari i Brigadës (Hysni Kapo)

    zv.Komisari (Manush Myftiu)

    Organizativi i Seksionit Politik (Hito Çako) Çobani

    Kulturoro-arsimori (Bilbil Klosi)

    Sekretari Poltik i K. Qarkor (Pajo Islamaj)

    I deleguari i K. Qëndror të Rinisë K.Sh.(Xhaka)



    AQSH, Fondi 14, V.1944, Dosja 17/1, Fletët 1, 2.









    Deklarimet gjatë seancave



    RAMIZE GjEBREA:



    Më 29 janar kam fjetur në Vuno. Më 30 kam fjetur me Xhakën dhe Zahon në një shtëpi afër Himarës. Më 31 deri më 5 shkurt kam qëndruar te Koço Çali bashkë me Xhakën dhe Zahon. Nga data 5 deri më 11 kemi qëndruar në shpellën e Ilqes. Prej këtej kemi ikur për në Himarë në shtëpi të F.Bollanit, ku edhe kemi fjetur. Pastaj kemi fjetur dy netë në Jal. Prej këtej kemi fjetur në Vuno. Jam nisur për këtu (në Ramicë) në datën 23 shkurt, por për arsye të borës, fjetëm me Zahon në një stan, deri më datën 26. Prej kësaj date u nisëm në Kallarat. Në ditët e fundit Zahua ka qenë i sëmurë dhe unë jam interesuar e kujdesur për të.

    Një gjë që më ka kompromentuar është mbulimi që më ka bërë Zahua me kapotën e tij në shpellën e Ilqes dhe në Jal . Jemi mbuluar me një kapotë, pasi unë s’kisha.

    Zahua këshillohej me mua për çdo punë. Bashkë kemi vendosur shpërndarjen e kompanive. Shpërndarja e forcave është bërë në njësite. Në njësitin që përbëhej nga djem vunjotas qëndrova dhe unë me Zahon.

    Me Zahon nuk kam kam bërë asnjë veprim, veçse kur flinim në Jal bashkë me partizanë të tjerë, meqënëse unë mbërdhija, ngrihesha shpesh dhe isha e detyruar ta shtyja që të liroja vend. Dija që shoku nuk ish i fejuar. Denoncimet e ardhura nga shokët i mohoj kategorikisht, pasi ato nuk përfaqësojnë realitetin.



    ZAHO KOKA :



    Kemi bërë lëvizje për arsye ushtarake bashkë me Ramizenë.

    Në shtëpinë e Koço Çalit kemi qenë bashkë, pasi në atë ditë do të bisedonim mbi punë të batalionit. Kur më thërriste ndonjëri, Ramizeja nuk më linte që të largohesha. Në shpellë kemi fjetur nën një pallto. Kjo gjë vazhdoi kështu deri sa qëndruam aty. Edhe në Jal kemi fjetur së bashku në të njëjtat kushte.

    Kur do iknin shokët për në Mesaplik, unë qava pasi isha sëmurë dhe s’ikja dot me ta. Ramizeja u shkëput prej shokëve dhe erdhi e qëndroi me mua.

    Kemi kënduar këngë dashurie.

    Ramizesë i kam thenë se më kanë dashur shumë vajza, por unë s’kam dashur të kem mardhënie me asnjërën. Në fillim s’kam ndier dashuri për të, më vonë po, por nuk kam pasur guxim. Kam kuptuar që më dashuronte dhe unë e dashuroja, por pa i thënë njëri-tjetrit.

    Unë nuk e kam ditur që ajo ka qenë e fejuar.

    Nuk ja raportova Partisë këtë mardhënie, sepse kam pasur turp.

    korrieri

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx per kto dokumenta tronditese o dydrinas..

    hysiu kapo.. ben moral aty ne raportin qe ja qendis te shkretes ramize..
    ramizeja vate ne plumb nga ato pislleqet e hysniut..
    vet hysniu ishte burr i martuar ne ate kohe.. e bente gili vili me shum partizanka.. edhe se e shoqja e hysniut nje trimeresh labe.. ishte dhe vet partizane.. dhe i shihte pislleqet e hysniut dhe pesoj krize e ngrata.. nga lojrat e tij cinike..
    pastaj filloj me vito kondin.. .. pisi te bej gili vili ne sy te se shoqes.. e cila lojti fare nga fiqiri e perfundoj keq.. nena e ketij.. pellumb kapos.. dhe gruaja zyrtare e hysniut athere..
    i beri mu.tin asaj e me von u martua me viten kondi..sot kapo..
    e kte pellumbin qe e kish me gruan e pare e coj neper shkolla fuksash dhe e beri sigurims..

    a vritet vajza.. se.. na paska dhen shenja dashurie me nje djale..
    prandaj i them un ketyre..kanibale.. e pik..

    me krime e filloj hysni kapua ne vlore.. duke e qelbur ate krahine me vrasjet e pabesa ne te cilat inkriminoj dynjane..prandaj vlores ska per ti ikur kurre e keqja..
    prandaj gjeten vloren kanibalet enveriste te bejne 97 ten..sepse kan aty qindra zagare qe qe athere i lyen duart me gjak.. e kelisheria e tire nuku i iken dot udhes se krimit qe hapen gjysherit.. e nga krimi.. e ne krime do shkojne..
    vellan e vet nuk e denoj hysniu ... kur " i ra deshmor " ne nje kur.vallik qe e mori vesh tere shqiperia..
    ishte oficer madhor enver kapoja..( vjehrri i shotes lushe liri.. ) i sigurimit e shkonte te nje nga dashnoret e veta andej nga vitet 1970-80 ta.. e nje dizaj i ra damllaja te krevati dashnores.. te shpi e dashnores.. e tu shkul sigurimi i shtetit per ta mbuluar hatane.. e tu shkull qeneria labe.. per ta varrosur me nderime pushtin.. se helbete... vallai i Labit te madh.. shok me envernë..


    nejse..

    A e kan ri varrosur te mjeren Ramize gjekundi me respekt tash mbas demokracise?

    Di gje dydrins?
    Ajo ishte bij e nje beratasi fisnik me nane prizrenase..
    ne shlkollen nana mretnesh ne tirane.. ramizeja u lidh me levizjen.. e pastaj u be mikja e Nako Spirut.. e pastaj shkoj ose e cuan ne zonen labe si veprimtare e gruas dhe rinise..

    Nako e ka qare Ramizene e ka uleritur.. kur i erdhi lajmi i kobshem..
    Pse e vrate.. cju beri..

    skaluan ca vite dhe i fundit qe dolli nga zyra e Nakos ne Ministri.. ishte Hysni Kapo..
    mbas pak castesh nje nepunes e gjen Nakon duke dhene shpirt lare ne gjak.. me plumbat ne trup..
    u vet vra..thane..
    mire mire..

    e duan keta te vijne ne pushtet perseri.. edvin Kapo shpeto gjikot.. e zan caush arapo erionet..
    apapa..
    tmerr..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Po pse nuku flet troç o Brar te keqen nena.
    Se qe thua tine, me Hisnine molloiseshin te gjitha bemat e sigurimit perpara se te hidheshin nde leter e te merte udhe puna gjer tek litari dhe plumbi. Atje venin te gjithe me Mehmet e me Kadri te hanin kokat e te tjereve dhe Hisniu kalonte tespiqet nde duar tek nemeronte : nje e dy e tre e kater e pese.... Enveri qe thua tine i hidh nga nje si si venger po gje si benej dot ndaj e kish lene te lire te korte me draperin e diktatures se proletareve te shkrete. Thone qe vetem ramizi ja gjeti anen. dhe si qe ra ki Hisniu qe thua tine...rane te gjithe me radhe.
    Atje...
    Tek guri
    me vërë
    Kaluan
    që të tërë.
    Ramizeja? Cberi e shkreta vajze qe ju derdhe gjithe leberit e Vlores persiper kush e kush ta godit i pari dhe i fundit per siguri e goditi Hitoja qe thua ti po edhe kete e godine me pasej.
    Kush me gjak e fillon...me gjak do ta mbaronje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    epirotas..

    nuk te ndalon kush ti shkoqitesh me qarte ato gjera qe thua se do jen interesante..
    pra se si dirigjohej sigurimi nga shoki hysni.. e kuptohet dhe enveri..
    ne kujtimet e nje ish gjykatesi.. te kohes se enverit lexova gjera shum interesante..

    ai thosh se.. kur do denohej teme sejko (diku nga vitet 1960) e te tjere kuadro te shquar te luftes e te ushtrse e shtetit pas clirimit.. na thrret tha aranit cela.. kryetari i gjykates.. e na thote se kishte nje takim me shoket lart.. ne lidhje me gjyqin qe do i behej admiral temes me shoke..
    vjen tha araniti e na thote.. isha ne takim tha me enverin e hysniun.. e me thane se.. ju si gjyq.. bejuani denimin me vdekje..po nuku do i pushkatojme..po vetem sa ti trembim kundershtaret.. a dicka e tille.. edhe ne thot ki.. ju a futem mire tha me akuza.. kodra pas bregut..edhe ju a dhame denimin me vdekje duke menduar se.. nuk do ekzekutohen..
    kur tha mbas ca ditesh me thrret araniti tha..e me thote.. gjyqi tha qe bem.. o filan tha.. ishte i lidhur me radionderlidhje me zyren e enver hysniut te cilet tha kur ne benim gjyq degjonin ne zyre cdo gje..
    po me ata i thash cfar u be..
    i pushkatuan tha araniti..
    u trondita tha.. nga kjo pabesi..thosh ki i ziu gjykates..

    keshtu punet mo djali epirit.. po ne se ke gjera per te thene.. shkruaj..


    un cdi i shkruaj..

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    E tmershme o Brar gjithe ckane ndodhur ne ate kohe. Enveri qe thua ti, e kish zakon te bente fli cdo here qe do prishej me te medhi. Dhe kjo pune e Teme Sejkos keshtu do jete montuar ..me ca fragmente te kohes kur ai qe akoma Drejtor i Zbulimit te Ushtrise dhe doemos i eshte dashur te beje ca lojra ne kufi per te mare te dhenat qe i duheshin shtetit tone dhe gjyqi perfundon ne ca barinj fatkeq qe ruanin bagetite ne zonat kufitare. Si nuk ariti ai te bente per vete qofte edhe nje oficer te flotes? Si do ta hidhte ai Floten detare ne veprim pa ushtare? Gjepuraaaaa te stisura trashe.
    E mbaj mend ate kohe kur nga ca altoparlante te vjeter sa nje vesh elefanti, jepesh per miletin kjo farse qe Arianitet me shoke e quajten Gjyq, Komplot e hajde mere vesh.
    Qysh ne ate kohe kam degjuar se: ne diten e pushkatimit, kur ata i nxoren para skuadres se vrastareve, Temes sikur i ra te fiket. Dhe njeri nga te denuarit i tha: Teme , coje koken se jemi burra. Po ckoke te conte Admirali, tani e marim vesh se ate e kishin mbytur nje dite para egzekutimit Haznedaret me shoke dhe ashtu te mbytur e pushkatuan....E tmershme.
    Dhe mbaj mend qe pleqte tundnin kokat e perthinjura me mosbesim...dhe thoshin qe Teme Sejko vetem me grekun nuk behesh. As Teme, as Tahir Demi, as Taho, asnjeriii, as dje, as sot, as neser.
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    kujt i plasi per raporte komunistesh qe denojne njeri tjetrin

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    djal epirotas,

    po cemet nacionaliste, qe erdhen nga greqia, pasi luftuan kunder grekut per ti ruajtur krahet popullsise qe shperngulej ne shqiperi, kush i spiunoi, burgosi, internoi dhe vrau?

    mos valle kta Camet komuniste te batalionit miks e kane ndergjegjen e piset?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    i Dyzetepesti Land,
    e shoh qe nuk te plasi. Me mire mos lexo dhe je rehat. Po nuk te plasi ty, po nuk me plasi mua, po nuk i plasi Brarit etj kujt do i plase? grekut apo serbit?
    Ne lexojme dhe shkruajm nga nje rrjsht ketu neper forume se ka shume gjera qe si dime dhe te tjeret me te rinj jo e jo. Ti zgjidh e futu ne ndonje rubrike tjeter.
    Xhuxhumak, mbase ke edhe te drejte se jane po ata qe shkuan ne sater Masar Dinon dhe pushkatuan shume nacionalist Cam ne Delvine . Te gjitha ne keto i dime por Tema ne fjale eshte per tjeter gje dhe une ndoqa ujrat qe ridhnin nga zyra sekrete e Hysni Kapos dhe se si jane perndjekur Camet e shkrete ne ate regjim.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    djaleepirotas,

    nji fare Tako, a Take nji kuqo, di gje kush eshte, se ai ka torturuar came tek shpija me gjethe, qe vazhdon akoma dhe sot vendi ku degjohen bisedat ndermjet njerezve.?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    thx per kto dokumenta tronditese o dydrinas..

    hysiu kapo.. ben moral aty ne raportin qe ja qendis te shkretes ramize..
    ramizeja vate ne plumb nga ato pislleqet e hysniut..
    vet hysniu ishte burr i martuar ne ate kohe.. e bente gili vili me shum partizanka.. edhe se e shoqja e hysniut nje trimeresh labe.. ishte dhe vet partizane.. dhe i shihte pislleqet e hysniut dhe pesoj krize e ngrata.. nga lojrat e tij cinike..
    pastaj filloj me vito kondin.. .. pisi te bej gili vili ne sy te se shoqes.. e cila lojti fare nga fiqiri e perfundoj keq.. nena e ketij.. pellumb kapos.. dhe gruaja zyrtare e hysniut athere..
    i beri mu.tin asaj e me von u martua me viten kondi..sot kapo..
    e kte pellumbin qe e kish me gruan e pare e coj neper shkolla fuksash dhe e beri sigurims..

    a vritet vajza.. se.. na paska dhen shenja dashurie me nje djale..
    prandaj i them un ketyre..kanibale.. e pik..

    me krime e filloj hysni kapua ne vlore.. duke e qelbur ate krahine me vrasjet e pabesa ne te cilat inkriminoj dynjane..prandaj vlores ska per ti ikur kurre e keqja..
    prandaj gjeten vloren kanibalet enveriste te bejne 97 ten..sepse kan aty qindra zagare qe qe athere i lyen duart me gjak.. e kelisheria e tire nuku i iken dot udhes se krimit qe hapen gjysherit.. e nga krimi.. e ne krime do shkojne..
    vellan e vet nuk e denoj hysniu ... kur " i ra deshmor " ne nje kur.vallik qe e mori vesh tere shqiperia..
    ishte oficer madhor enver kapoja..( vjehrri i shotes lushe liri.. ) i sigurimit e shkonte te nje nga dashnoret e veta andej nga vitet 1970-80 ta.. e nje dizaj i ra damllaja te krevati dashnores.. te shpi e dashnores.. e tu shkul sigurimi i shtetit per ta mbuluar hatane.. e tu shkull qeneria labe.. per ta varrosur me nderime pushtin.. se helbete... vallai i Labit te madh.. shok me envernë..


    nejse..

    A e kan ri varrosur te mjeren Ramize gjekundi me respekt tash mbas demokracise?

    Di gje dydrins?
    Ajo ishte bij e nje beratasi fisnik me nane prizrenase..
    ne shlkollen nana mretnesh ne tirane.. ramizeja u lidh me levizjen.. e pastaj u be mikja e Nako Spirut.. e pastaj shkoj ose e cuan ne zonen labe si veprimtare e gruas dhe rinise..

    Nako e ka qare Ramizene e ka uleritur.. kur i erdhi lajmi i kobshem..
    Pse e vrate.. cju beri..

    skaluan ca vite dhe i fundit qe dolli nga zyra e Nakos ne Ministri.. ishte Hysni Kapo..
    mbas pak castesh nje nepunes e gjen Nakon duke dhene shpirt lare ne gjak.. me plumbat ne trup..
    u vet vra..thane..
    mire mire..

    e duan keta te vijne ne pushtet perseri.. edvin Kapo shpeto gjikot.. e zan caush arapo erionet..
    apapa..
    tmerr..
    Brari je i modh ,e din historin e Enverit ,babait te Mirjan Kapos qe i vdiq dashnores ne dore ,dhe ajo ishte gru e martume ,lajmeroi ato te deges te brendeshme qe e gjeten nudo ,i kishte pushu zemra te shkretit ,dhe e çuan te komshiu e veshen ,po e mori vesh gjith Durresi hahaha une kam qene kalamo atehere ,keshtu kane qene Kapot ,te degjenerume e vertete eshte.
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  11. #11

    Kush ishte Hysni Kapo?

    Hamza Kazazi: Kur u vra baba Hysni Kapo vodhi dhomen e gjumit

    Shkoder 16 Tetor 2008 - 19:03

    Rezarta Delisula

    Gazeta Shqiptare

    Ishte vetëm 31 vjeç, atëherë kur bashkë me dy fëmijë të vegjël dhe dy
    valixhe në dorë, i nxorën në rrugë të madhe. I shoqi vrau veten në 17 shtator 1946 pas kryengritjes antikomuniste të Postribës dhe po të njëjtin fat pati dhe
    vëllai i tij. Një tjetër kunat ia pushkatuan, ndërsa dy të tjerë i burgosën në Burrel. Jetonte në një dhomë të vogël ku çdo mbrëmje shtroheshin tri dyshekë poshtë.
    Që nga 18 shtatori 1946, e deri kur mbylli sytë, Nasibe Kazazi, gruaja e Jup Kazazit, nisi pashmangshmërisht kalvarin e vuajtjeve.
    Thonë, që kush i ka dy dhamët e parë të larguem, asht me fat në jetë. Për mue asht e vërtetë. Punë tjetër si shkoi rryma e jetës ma vonë, por unë pata fatin e madh që u martova, më deshti e deshta burrin ma të mirë që kishte
    Shqipnia , i pat thënë djalit të saj gruaja që përpos presioneve arriti t'i mbijetojë regjimit komunist.

    Sibja

    Kështu e thërrisnin të afërmit Nasibe Bekteshin, vajzën e lindur më 25 korrik 1915 në familjen e madhe atdhetare. I ati, Hasan Bekteshi ishte spikatur për kontributin e veçantë që dha për afrimin e tre besimeve në Shkodër. Kishte luftuar kundra turqve e malazezëve qysh kur ishte 14 vjeç në krah me mikun e tij të ngushtë Muharrem Kazazin, me të cilin pas disa vitesh u lidhën edhe me krushqi. Hasani kishte bërë shkollën turke të asaj kohe dhe autodidakt mësoi të shkruajë e të flasë italishten. I dalë në Stamboll, Itali e Austri, si rrallë njerëz në atë kohë, ai i edukoi fëmijët e vet drejt shkollës se gjuhëve të huaja.
    Vajzat Minire, Adile, Fahrije e Nasibe kryen shkollën e murgeshave në Shkodër. Minirja ishte vajza e parë myslimane shkodrane që shkoi në këtë shkollë. Ato dinin disa gjuhë të huaja dhe krahas merrnin dhe mësime muzike. Nasibja në
    veçanti kishte talent për pikturë, dhe atë e konfirmojnë qëndismat e saj, dizenjon e së cilave e sajonte vetë.
    Djali i tij Teofiku studioi ekonomi në Austri dhe më i vogli i të gjithëve, Selahedini, mjekësi në Itali. Profesor Doktor Selaudin Bekteshi (Selahedin në të vërtetë,
    kështu i thonë në Shkodër) ishte ndër të parët që vuri bazat shkencore të pediatrisë e hematologjisë për fëmijë. Duke qenë se dy familjet, ajo e Kazazëve e Bekteshëve, kishin miqësi të ngushtë prej vitesh, vendosën të lidhnin edhe krushqi. Nasibja u fejua me Jupin, me të cilin njiheshin e pëlqeheshin. Dasma u
    bë sipas zakoneve shkodrane, me kostum kombëtar të shtunën e me të bardha e moderne të dielën.

    Jeta bashkë

    Nasibja shkoi në Tiranë, ku i shoqi Jup Kazazi punonte si ekonomist në Ministrinë e Financave, mbas doktoratës për shkenca ekonomike në Torino të Italisë.
    Ishte koha e Zogut , viti 1938.
    I vjehrri, Muharrem Kazazi ishte në Shkodër. Zogu i kishte dhënë titullin Kapidan nderi  edhe pse të pesë djemtë i kishte republikanë. Në atë familje u bënin diskutime politike e të gjithë mendonin për të mirën, avancimin dhe modernizimin e Shqipërisë e Kosovës. E rritur me ndjenjën e patriotizmit në shtëpinë e saj, ajo e gjeti këtë ndjenjë edhe më të theksuar në shtëpinë e Kazazëve ku hyri nuse.

    Pas punës si ekonomist në ministri, Jupi pranoi të merrte një punë me më
    rëndësi e të bëhej ministër në qeverinë e re të Mustafa Krujës në vitin 1942. Për
    të pranuar nuk qe vetëm kërkesa e Mustafa Krujës, por kryesisht insistimi i Xhevat
    Korçës, që u bë edhe ai ministër i Arsimit, ish-profesor i Jupit në gjimnazin e Shkodrës.
    Jupi sa u ba ministër, bleu nji makinë Fiat të zakonshme e më tha se nuk donte as makinë prej tyne  (italianëve) e se ishte i qetë me të vetën , - u tregonte Sibja fëmijëve të saj rreth të atit, të cilët atë nuk patën mundësi ta njihnin mirë. Nasibja thoshte dhe e dinte mirë që i shoqi gjatë asaj periudhe ka ndihmuar jo vetëm ballistët e legalistët, por edhe komunistët. Edhe pas shumë vitesh shpesh ajo revoltohej dhe ndihej e fyer që komunizmi, disa fanatikë të këqij e dallkaukë e njollosnin me gjëra të paqena, të kundërta e krejtësisht të pavërteta,
    bashkëshortin e saj. Jupi ndenji vetëm 6 muaj në drejtim të ministrisë dhe pas dorëheqjes së bujshme, bashkë me të shoqen menduan për disa pushime në
    Shën Naum. Atje, ajo u takua e rrinte me Meli Dishnicën. E kishte shoqe,
    megjithëse Meli ishte e re komuniste. Më vonë Meli pati një punë të zakonshme
    në një zyrë kuadri. Mesa u ka treguar e ëma, Meli ishte njeri i mirë e nuk i shihte gjërat si komunizmi dhe respektonte ata që kishin ideale të tjera. Ishte pikërisht Shën Naumi, ku Ymer Dishnica i propozoi Jupit të bashkohej me Partinë Komuniste.

    Fillimi i vuajtjeve

    Nasibja jetoi e lumtur rininë e vitet e para të martesës deri në vitin 1943 kur filluan persekutimi fashist, problemet e luftës e në fund të 1944-s, tmerri i terrorit komunist. Jupi doli në mal në drejtimin e çetave balliste të veriut. Nasibja me të shoqin shiheshin rrallë, kur hynte ndonjëherë fshehurazi në Shkodër i veshur si katundar si dhe për pak kohë në Bogë, ku ajo me djalin shkuan në bjeshkë. Në Bogë i vinte ndonjëherë i shoqi, gjithmonë i armatosur. Nasibja ishte shtatzënë dhe në pranverën e vitit 1943 jetonte e fshehur, pasi kërkohej prej italianëve
    për tu internuar në Itali. Fjalët ia kishin sjellë shqiptarë që punonin në
    administratën e komandën italiane. Nasibja u fsheh në shtëpinë e Qazim Ulqinakut, ku ishte dhënë e motra Fahrija, e po në atë shtëpi më 18 gusht të vitit 1943 lindi vajzën, emrin e së voglës e zgjodhi Jupi, e pagëzoi Liri. Pa u bërë dy javë nga lindja e vajzës, ai organizoi dhe komandoi Luftën e Reçit përkatësisht
    më 30-31 gusht.
    Pas kapitullimit të Italisë, ai ndenji pak kohë në Shkodër e pas ardhjes së gjermanëve del përsëri në mal. Atje ishte bashkë me misionin anglez për veriun, kolonelin Neel (Nil) e kapitenin Hebberdine të R.A.F. Për këtë periudhë,
    koloneli Neel më 19/10/1991, i ka shkruar vajzës së Jupit, Lirisë, se Jup Kazazi ka qenë një hero e se ai e kapiteni kishin mbetur gjallë në atë kohë dhe kishin
    shpëtuar nga gjermanët në saje të tij. Këto dy emra ia kishte lënë Jupi Nasibes,
    pas nëntorit të vitit 1944, që po t'i ndodhte ndonjë gjë nga komunizmi, të
    kërkonte ndihmë internacionale, për të e fëmijët. 
    Jup i dashtun po rrezikon jetën tande të re për atdhe e për liri, por mendo për mue e në rradhë të parë për djalin tonë , e ai i përgjigjet:  E dashtuna Sibe, mendoj shumë për ty, por po rrezikoj edhe jetën që Zuku (si ç i therrasin djalit) me gjithë ty ta gzojnë Shqipninë e lirë . Ky është një fragment i komunikimit të tyre, pa lindur ende vajza, Liria.
    Që prej 25 nëntorit të vitit 1944 ajo nuk e pa më të shoqin. Ata komunikonin mes letrave të rralla dhe fjalëve. I vetmi person që e takoi ishte Lejla Ulqinaku, vajza e motrës së saj.

    Ditari

    Ka ruajtur për vite me radhë, ditarin e shkruar nga i shoqi i saj, Jup Kazazi kur ishte në mal. E mbante fshehur dhe e ruante si sytë e ballit, sa herë që dhoma e vogël e tyre, ku jetonin të tre pas vetëvrasjes së burrit të shtëpisë, bastisej nga
    sigurimi. E ruante jo vetëm se aty kishte hedhur shënime bashkëshorti i saj, por
    nëse do të gjendej, shumë nga njerëzit do vuanin pasojat. Edhe pse në ditar kishte sigla, mund të gjendeshin vendet e rrjedhimisht njerëzit.
    Hamzai, djali i Jup Kazazit kujton: Nana ma diftoj ditarin kur bana 17 vjet, e më paralajmëroi se sido të vinte puna unë nuk disha gja. Nana nisi me më
    tregu hollsi e ngjarje, zhvillimin e tyne, spjegimet e më foli gjansisht për babën
    ...Ditari fillon me 25 nëntor dhe shkruan se erdhi në shtëpi Salvator Kurti e
    lajmëron që Jupi me të katër vëllëzërit janë denuar me vdekje nga partia komuniste.
    Kështu për herë të tretë u detyruan të dalin në mal, por këtë herë ishte ndryshe, ata merrnin pushkën në krah e iknin nga vllaznit  shqiptare. Nana thoshte shumë herë që bahen edhe gabime në çdo luftë e po thona se i denuen vllaznit
    Kazazi, po me Hamidin, ma të voglin, që sapo kishte mbarue gjimnazin e s'ishte
    përzi me asnji gja, çka kishin?  , - kujton Zuku, ndërsa shpjegon se Hamidi priste
    të mbaronte lufta e të kryente edhe ai studimet universitare si vëllezërit e tij.
    I rrethuar nga komunistët, pas kryengritjes së parë antikomuniste të Postribës, Jup Kazazi vret veten më 17 shtator 1946.
    Për Nasiben e dy fëmijët e vegjël nisën vitet e rënda të persekutimit e vuajtjeve.

    Tmerri

    Kazazëve iu grabit gjith çka kishin, nga mobiljet e deri te sendet zbukuruese, librat e dorëshkrimet. Bashkë me to, u sekuestrua libri i përkthyer nga Jup Kazazi, vepër e Tuçeviçit që fliste për Kosovën, e cila s'u botua, si dhe dorëshkrimi i një
    studimi për organizimin e shtetit shqiptar kryesisht në ekonomi e financa.
    Veç shtëpive në Shkodër iu sekuestrua e mor gjithçka edhe në shtëpinë që Jupi kishte në Tiranë, nga Hysni Kapo.
    Nasibja me dy fëmijët mbetën tek shtëpia e nënës së saj, tek Bekteshët. Janë kopjet e letrave që nëpërmjet nji avokati, ajo kërkonte mobiljet e dhomës së
    gjumit si pronë të sajën, si paja që sillte nusja e nji dhome gjumi të pahapun që kishte ble e motra Adile Boletini e lanë atje deri sa ta sillte në Shkodër. Këtë dhomë gjumi e mori Bedri Spahiu , - kujton i biri.
    Sipas tij më vonë motrat e Qemal Stafës, të cilat ishin shoqe me Nasiben, i kishin thënë asaj se pse nuk i kishte çuar disa sende tek ato.
    Ajo jetoi ditët kur erdhën në Shkodër një pjesë e krerëve të politikës shqiptare, kryesisht të Ballit, duke filluar prej Mithat Frashërit, Hasan Dostit, Ali Këlcyrës, Mentor Cokut... e Jupi iu organizoi ikjen me peshkarexhë e vetë nuk u largua.
    Nana diftote se pati ngule kambë kryesisht e shoqja e Ali Këlcyrës e ju thoshte se ishin të rinj e të mos rrezikonin jetën, por të bajshin si ma të vjetrit, se për t'u kthye ishte kollaj , - kujton i biri i Jupit.
    Enis Boletini, djali i motrës së Nasibes, në kujtimet e tij shkruante se ka qenë prezent kur dy serbo-malazezë të arratisur nga komunizmi i tyre iu drejtuan Jupit si i vetmi njeri që mund t'iu siguronte mjet për të ikur, por sërish ai qëndroi në Shqipëri, e jo pa qëllim, po për t'u bërë lideri i kryengritjes së parë antikomuniste në Evropë.

    Pa fund

    Të nesërmen e vrasjes së Jupit, Nasiben e thërrasin te shefi i Sigurimit, Zoi Themeli, i njohur si i tmerrshëm e kriminel i pamëshirshëm, sidomos ndër ato vite në Shkodër. Ai i komunikoi zyrtarisht vdekjen e të shoqit. Ju po vritni njerzit ma
    patriotë e ma të mirë që ka Shqipnia. Ju s'dini çka po bani , - bërtiti me kurajë gruaja e mjerë së cilës iu desh ta çonte jetën vetëm, rrethuar nga vuajtjet e persekutimi. Në atë moment oficerët Dul Rrjolli e Dulaq Lekiqi, iu vërsulën që
    ta godisnin e ta burgosnin, por për çudi, tregonte më vonë Nasibja, shefi i ndaloi duke iu thënë që ta linin, se ajo nuk dinte çfarë thoshte sepse sapo i kishte vdekur i shoqi. Dhimbja e nënës së re ishte e madhe. Kishte dy fëmijë për të rritur, e kunetërit në burg për t'i çuar ndonjë shportë me ushqime. Ishin të famshme shportat e burgut për shumë e shumë familje shkodrane e të krahinës. Ajo përgatiste shportat për të kunetërit, Zenelin e Hamidin që në fillim ishin në
    Shkodër; Zeneli, në spital të burgut i plagosur. Përveç tyre edhe shtëpia e Bekteshëve çonte shportat për të motrën e saj Adile Boletinin, që bëri pesë vjet burg e akuzuar për bashkëpunim me Jupin e të vëllait Teofikut që edhe ai me të
    njëjtën akuzë bëri pesë vjet dhe më vonë edhe internim. Nasibja kishte kurajën
    të komunikonte me të motrën dhe mënyra që kishte gjetur ishte e rrallë, përmes ibrikut ose tenxheres së zinkut e emaluar. Atë që s'mund ta shkruante
    në letra, e bënte në fundin e tenxheres të cilën më pas e zhyste në hi, që të dukej si e palarë. Kur e motra doli nga burgu i thoshte se guximi i saj e mbajti të lidhur me atë çfarë ndodhte jashtë, atë që ishte e ndaluar në burg. Ajo më pas
    tregonte se prej grave iu shkonte informacioni edhe burrave që ishin sipër, të
    cilët kishin bërë në dysheme një brimë të vogël sa të kalonte një tub i vogël letre më i hollë se një cigare. Sibja vetë shpëtoi disa herë nga internimi, e kjo falë
    raporteve mjekësore të doktor Shirokës, mik i vjetër i familjes. Ajo vërtet kishte nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale, por raportet ishin që ajo të mos lëvizte nga vendi.
    Isha pesë vjeç por nuk më shlyhet prej kujtese kur nanën deshtën me e çu
    peshë ata të sigurimit me gjith dyshek edhe filluen ta çojnë. Por mbas pak, oficeri u tremb e tha që ta lejshin se mos ju mbeste në dorë. Mbas pak vjetësh e pati ba
    me të vërtetë operacionin, në Tiranë te Doktor Shiroka , - kujton Hamza Kazazi. Sipas tij, edhe për këtë ndërhyrje dyshuan në Shkodër dhe e çuan nënën e tij para komisionit për të verifikuar nëse ishte operuar apo jo.

    Propozimi

    Më asht ngulitë në kujtesë edhe pse isha i vogël. Isha bashkë me nanën dhe në rrugë takojmë nji zojë që e njifshim e qe edhe asaj i kishin pushkatue të shoqin. Ajo, mbas muhabeteve të zakonëshme, i drejtohet nanës: Moj zoje,
    pse nuk ban si unë që bana ndamjen (formale) me burrin mbas vdekjes, e më
    kanë vue në punë mësuese. Edhe ty me mbiemnin tand e edhe prej emnit të vllait, të marrin në punë mësuese si mue . Nana ime ju përgjegj: Zoje, mos ma
    merr për të keq, por unë, me burrin që kam pasë e kam dashtë aq shumë për së gjallit, e nuk mund ta baj kurrë që ta ndaj mbas vdekjes. Pranoj çdo vuejtje e persekutim e jam e sigurt që do të kemi. Edhe ty të justifikoj e të kuptoj, se e ke ba për fmijet e jo për vedi, por unë e gjykoj kështu , - kujton Zuku. Nasibja nisi punë si mësuese vizatimi, e siç kujtojnë fëmijët e saj, kur diktatori do të vinte në Shkodër për kongresin e rinisë, rreth vitit 1948, asaj i dhanë të qëndiste një
    flamur të madh kuq e zi, të cilin e bëri për 48 orë, por në këtë punë s'e lanë
    shumë. Më pas i ngarkuari për të ngritur repartin e qëndisjes, e thirri sërish Nasiben dhe e emëroi teknike që krijonte modelet, por edhe këtu për biografi të
    keqe e hoqën shpejt. Pas tyre nisën punët më të rënda për një grua. Punoi në fabrikën e tullave, por që gjithçka bëhej me dorë, e më pas në fermën e Rrënxit ku bënte tri orë rrugë në këmbë për të shkuar. Puna e fundit ishte
    në zhugë në hyrje të Shkodrës, poshtë kalasë. Bëhej tjerrja e zhugës, në
    këmbë, në lagështirë e në prezencë avujsh sode kaustike. Kur djali dhe vajza e saj nisën punë, nuk e lanë më të punojë.

    Kujtime fëmijësh

    Vëllai i Nasibes, profesor Selahedin Bekteshi ishte në Tiranë. Sipas shumë të njohurve në Shkodër, ata thonë se ai përve meritës si mjek, shkencëtar dhe humanist, pati meritën e kurajën që mbajti në shtëpi vajzën e Jup Kazazit
    Lirien, përpos presionit të vazhdueshëm që i bënin autoritetet e larta.
    Zuku ndërkaq rrinte me të ëmën. Një fëmijëri zhgënjyese, ëndrra të prera në mes, e më vonë të vrara e copëtuara. Kur isha 8 a 9 vjeç, si nxanës i mirë,
    shkolla më kishte vue në listë për dy javë në kampin e fmijve të Shirokës. Duke hypë në nji kamjon të mbuluem, thirrën emnin tim. Ishte shoku i bashkimeve professionale . Prej mbiemnit, më pyet se i kujt isha, e mbasi thash emnin e
    babës, më zbriti poshte e më tha se nuk do shkojsha , kujton Hamzai apo Zuku si çe thërrasin miqtë pas kaq shumë vitesh. Ai ishte vetëm 9 vjeç dhe nuk e kuptonte se pse e zbritën sa tha emrin e të atit, ndërsa e ëma e mjerë e
    ngushëllonte: Mos u mërzit djalë, se ka Zot e asht i madh. Kush ban keq e paguen. Ai njeri bani nji faj të madh . Sipas historive që tregojnë vetëm pak kohë më pas, shokun e bashkimeve profesionale  e futën në burg për vjedhje.
    Djali i vogël nisi të mësohej me harbutërinë që e ndiqte thuajse kudo. Kur ishte 16 vjeç e pasi kishte studiuar violinë për 5 vjet në shtëpinë e kulturës, drejtori i sapo emëruar Rrustem Sykja në bazë të luftës së klasave e përjashton të riun,
    si djalin e Jup Kazazit. Ashtu, një ditë me bukë e një ditë jo, duke ja lënë vetes mangët e duke i çuar për 18 vjet radhazi ushqime kunetërve në burgun e Burrelit, e lodhur nga punët e rënda e sfilitëse, me shpirtin e dërrmuar nga fati që iu
    përplas vrullshëm në jetë, me përpjekjet për t'u dhënë fëmijëve të saj më të
    mirën, e për t'iu mësuar të ndjeheshin krenarë për babanë që kishin, Nasibe Kazazi ndërroi jetë më 9 mars 1982 në moshën 67 vjeçare me
    atak kardiak. Sot e kësaj dite kur Liria dhe Zuku kur kujtojnë të ëmën, mbushin sytë me lot e preken thellë dhe, me zërin e mekur nga lotët që përtypin, mundin vetëm të thonë; Ajo ishte nji grue e madhe.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Saura..

    ke fillu me u bo goc me krip ti e me lezete kuptonet..
    se nje femer ka vler vetem ne se ka shpirt demokratik..
    ja vlen me pi nje kafe me ty ne tiran.. kur te na bjere udha..


    nje femer enveriste ..me duket monstra me e pa hijshme ne faqe te dheut.. apo jo saura..

    pash nje dizaj ate ajturesen shkodrane..
    sa e bukur ishte..mirpo..kur mendon qe hedh valle ne stanet enveriste..e kur mendon qe i thot vedit shkodrane..apapa..sa e pa vlere behet..
    gjynaf..
    duhet dikush ti hap syt asaj vajze se eshte krim te humb nje femer si ajo ..per nga pamja flas.. ne gjirizet envero edvino arapo gjinushiste..

    te lumte..saure .. per mendimet qe jep ketu..



    --

    55

    OPINION

    “Rini e copëtuar” - kujtimet e shkruara bukur të Reshat Kripës
    01-03-2009 / Nga Kostaq Xoxa


    Në një parathënie të denjë për këtë vepër të R. Kripës, parathënie e cila është shkruar në mënyrë vërtet elegante, I. Shehut i ka rënë në sy ballafaqimi në këtë libër të bukur kujtimesh, i dy kategorive shoqërore që dolën në pah në atë kohë dhembjesh: të atyre që e ruajtën dinjitetin përkundrejt flijimesh të mëdha dhe të një pjese tjetër shoqërore, të zvetënuar nga çekani i rëndë i luftës së klasave, nga “hetuesit gagaçë, oficerët e të zinj të sigurimit, gardianët gdhë e të pashpirt dhe spiunët e dalë boje”. Do t’i shtoja këtij vëzhgimi të mprehtë të paraqitësit të librit, se autori nuk flet me mllef për këtë kategorinë e dytë, i ka të rralla cilësorët stigmatizues, nuk përdor fjalë të rënda. Veçse, në mënyrën e tij të paraqitjes të së vërtetës, portreti i njëmendët i së shëmtuarës është bërë vërtet ekspresiv. Duhet thënë edhe se zoti Shehu i ka bërë një redaktim të mirë kësaj vepre mbresëlënëse.
    Ai ballafaqim në parathënie mes “personazheve që shquhen për epërsi morale dhe një “lukunie bishash me shkretëtirë shpirtërore”, më kujton një tregim që më ka lënë mbresë të thellë, me titullin “”Fisniku dhe horri”. Do të përpiqem që ta paraqes në një trajtë sa më të thukët këtë ngjarje të vërtetë:
    Në kampin e të burgosurve të Vlashukut. Shembjet masive të truallit shkaktonin viktima të njëpasnjëshme. Por panikun e përhapte, veçanërisht, operativi i sigurimit, Axhemi, nga Progjia e Gjirokastrës. Jani Konomit i rrinte mbi kokë. Dhe, me përbuzje, i shprehte një urrejtje të papërmbajtur: -“Ej, deputet!- Jepi belit, deputet!”. Jani ishte nga Narta e Vlorës. Kishte vënë kandidaturën, në zgjedhjet e para, për deputet. Dhe kjo hile pushtetare atij i ra mbi kokë: Përfundoi në Vlashuk, i dënuar me 25 vjet burg. Në vitin 1953 operativit mizor, Axhemit, iu sëmur djali, i ftohur rëndë; temperatura e lartë nuk po i zbriste. Te mjeku i të burgosurve, doktor Isuf Hysenbegasi, i burgosur edhe ai vetë në atë kamp ku vdekjet e pacienteve ishin të zakonshme, Axhemi e uli hundën dhe ia çoi të birin për diagnostikim. Ia dinte zotësinë doktorit Hyesenbegasi, paçka se ky ishte arsimuar në Perëndim. Doktor Isuf Hysenbegasi i tha se gjendja ishte tepër e rëndë dhe, po të mos bënte injeksionet e penicilinave brenda tri ditësh, i biri ishte vërtet i rrezikuar. Por penicilinat në atë kohë nuk gjendeshin në vendin tonë.
    Av. Jani Ikonomit , pas burgosjes thuajse të përjetshme, i kishte ikur gruaja në Itali. Ajo i kishte dërguar tre flakonë penicilina, për çdo rast. Jani kishte marrë vesh fatkeqësinë e të birit të Axhemit dhe ia kishte ofruar mjekut Hysenbegasi, të cilin e kishte mik, që t’i përdorte për të birin e operativit. Familja e oficerit sa s’luajti nga gëzimi. –“Po ku i gjete, mor jahu?”- i tha Axhemi, që ishte bërë si i ndërkryer nga fatkeqësia. – “Avokatit ia kishte dërguar familja” – i tha dr. Hysenbegasi. Operativi bëri një si gjest pendese. (Përshkruhet gëzimi familjar kur, pas injeksioneve, i ra temperatura djalit të operativit. Kanë vlerë të citohen edhe fjalët e së shoqes së Haxhemit: – “Epo, iu shtoftë ymri atij dhe fëmijëve të tij! Edhe ty, doktor, që u bëre copë për djalin tonë, si ta kishe fëmijën tënd!”. Të nesërmen u hap fjala në kamp se vogëlushi shpëtoi.
    . . . Doktor Isuf Hysenbegasi e thirri në ambulancë, mikun e tij Jani Ikonomin: -“Përse më kërkon”? – “Të thirra të të jap një kafe,- i tha doktori. Djali e ka jetën nga ty. Ata për ne nuk do ta bënin kurrë atë mirësi që bëre ti (....). Sidoqoftë Axhemi më porositi të të pyes sesa kushtojnë penicilinat”. Jani ndjeu një të skuqur të lehtë në fytyrë. Përgjigjja vlen të citohet: - “Ç`kuptim do të kishte nderi, sikur të më paguanin për të?” (Dialogët e bukur përshkojnë këtë tregim pesëfaqesh, detyrimisht të shkurtuar).
    Por është e vërtetë ajo thënia e popullit se ujku qimen nuk e ndërron. Fshatari Bejo Vrazhdo nga Bolena, i dënuar me 15 vjet burg se kishte strehuar të vëllanë, diversant, ishte duke vdekur për mungesë ilaçesh. Doktor Isufi (ishte i pranishëm edhe Jani Ikonomi), i kërkoi Axhemit, që ambulanca e burgut të dërgonte ndihmësmjekun (oficer aktiv), që të tërhiqte disa ilaçe në qendër. –“Ç’doni?- i pyeti me harbutësi Axhemi, - ju vjen keq për Bejon, që kishte strehuar armikun? Le të ngordhë, qeni! – “Zoti Axhem, është njerëzore të mos e lëmë të vdesë...- tha Jani; - “Kujt i thërret me emër, mor rezil? Më ke prerë kërthizën ti, burgjez i fëlliqur”? –iu hakërrye shpëtimtarit të djalit, operativi”. (...). Dhe vazhdoi ai refreni qesëndisës: -Jepi belit, deputet!”. Megjithëqë doktori i shërbeu bolenasit sa mundi, ky vdiq në duart e tij.
    Libri i Reshat Kripës, i dënuar në moshën 15-vjeçare për trakte kundër pushtetit, ka një mori kontrastesh të tilla të mbartësve të luftës së klasave dhe të atyre që i bënë qëndresë kësaj lufte të pamëshirshme. Të atit të tij, Qazimit, me studime në shkollën me famë “Robert Kollege” , pas Pavarësisë, iu ofruan shumë lloje punësh zyrtare, të cilat nuk i pranoi. Prirja e tij ishte tregtia. E filloi me një kafene. Me fitimet përfundoi një shtëpi dykatëshe. Në vitin 1929 ndërtoi një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit. Pruri nga Italia një makinë shirëse, me të cilën shkonte fshat më fshat, në kohën e të korrave. Në vitin 1936, me vëllezërit e tij, bënë një vilë tjetër në plazhin e Vlorës, si edhe një shtëpi prej druri, për verim në Llogora. Në vitin 1941, ndërtuan një fabrikë të re vaji, më të madhe dhe më moderne se e para. Ishte, pra, një investues i papërtuar, në kundërshtim me disa tregtarë që e grumbullonin floririn, pa shfrytëzuar vlerën e tij.
    Të gjitha këto iu sekuestruan nga pushteti i ri, i fundit të 1944-s. Për më tepër, Qazimi dhe të vëllezërit që bashkëpunonin me të, u rrënuan fare nga tatimet e jashtëzakonshme të luftës, prej 170.000 frangash. Kush nuk paguante, burgosej. Qazimi, me reputacion për ndershmërinë e tij, ra në borxhe.
    Familja e babait, Qazimit, ishte e madhe: katër vajza dhe tre djem. Të gjithë të pikëlluar nga burgosja e të parrituri endé, Reshatit, por edhe e të vëllait të tij, Besnikut. Ky u dënua më rëndë. Ndonëse të dyja motrat e vogla të Reshatit, Drita dhe Fatushja, ishin aktivizuar në grupet e drejtuara nga Fronti Nacionalçlirimtar, familja e tregtarit të ndershëm, Qazim, filloi të shihej vëngër. Por askush prej kësaj familjeje të madhe nuk iu përshtat luftës së klasave për të mohuar të arrestuarit. Përkundrazi, i ndihmuan si mundën, në burgimin e tyre. Ishte faj të merreshe me tregti? Përndjekja e kësaj familjeje të shquar, që nuk kishte të arratisur apo të aktivizuar në radhët kundërshtare, nuk kishte arsye të quhej armike. Aq më tepër se edhe të dy djemtë e hallës së Reshatit kishin qenë partizanë. Dajo Nuriu dhe teze Zyhraja, gjithashtu. Sinan Gjoni dhe Shyqyri Alimerko, kushërinjtë e parë të nënës, ishin shpallur heronj. Por lufta e klasave nuk shqetësohej që të bënte armiq kudo. Kishte ligjet e saj. Duke i trembur njerëzit me zhveshjen e shpatës, konsolidohej pushteti! “Ishte vetë shteti që po na hidhte në kampin kundërshtar. Po na bënte armiq të tij pa dëshirën tonë” (f. 41).
    Në vitin 1947 Reshati ishte 11 vjeç. Mësues Kiçua kishte mësimin te pjesa e librit “Për një shishe vaj”. Bëhej fjalë për shfrytëzimin nga borgjezët. Një punëtor i varfër kishte vjedhur një shishe vaj dhe ishte pushuar nga puna. Aluzioni qëndronte te babai, Qazimi, që ishte drejtor i fabrikës së vajit. Ky Kiçua i zellshëm, e provokoi Reshatin që të lexonte pjesën kur merreshin nëpër këmbë punëtorët e varfër. Njiëmbëdhjetëvjeçari iu shmang leximit, por profesori e nxori jashtë klasës dhe kërkoi përjashtimin e tij nga organizata e pionierit. Gazeta e murit u mor me këtë skandal, me një titull harbut: “Poshtë borgjezia”. Lufta e klasave ishte shtrirë edhe te fëmijët. Në 1 maj “të deklasuarit” përjashtoheshin nga kuadratet e parakalimit para tribunës, nga ku përshëndeste xhaxhi Enver. Kjo mësymje gjer te fëmijët, jepet vetëm në një trajtë rrëfimi, përsiatjesh pa fjalë të ashpra, nga autori i librit. Por Kiçot dihet se cilës kategori i përkisnin. Dhe autori i ngjarjeve të përjetuara nuk mund t’i linte jashtë tregimit gjërat që i bënin përshtypje. Sikundër flet me admirim edhe për mësuesin e talentuar të letërsisë, Eqrem Shijakun: “Ishte i mrekullueshëm. Kishte një gjuhë të rrjedhshme sa, kur shpjegonte, nuk të mbetej veçse t’i hapje pak fare librat në shtëpi...”.
    * * *
    Njëri ndër personazhet zemërligj, të përshkruar me thjeshtësi, me sinqeritet të dukshëm dhe me mjeshtëri letrare, është ai i toger Ademit. Kur ky e pyeti të burgosurin e mitur se përse ishte dënuar dhe mori përgjigjen “për agjitacion e propagandë”, “më shikoi sikur do të më hante të gjallë”,- thotë autori i librit, që të duket jo vetëm si libër kujtimesh, por edhe si një roman që lexohet me një frymë. Vetëm se personazhet e këtij romani nuk janë të sajuar. Janë njerëz të shoqërisë sonë, të kohës që pasqyrohet në letër. Meqë puna në kamp, si ndihmës i topografit iu duk e lehtë toger Ademit, i tha të burgosurit me moshë të njomë, egërsisht: - “Nesër do të punosh në brigadë” (f. 99). Toger Ademin e shohim sërish, pas 22 faqesh, këtë herë kundër Sulejman Dizdarit. Sula u sëmur. Kishte temperaturë të lartë. Doktor Isufi e caktoi për në infermieri, për ta ekzaminuar. Toger Ademi, që ndodhej aty pranë, vendosi që të mos shtrohej. Iu kundërvu edhe doktorit. Kështu, zvarrë-zvarrë, Sula u detyrua të nisej për në punë. Por rrugës iu morën këmbët dhe u plandos. Besniku, i vëllai i autorit, i burgosur edhe ai, sesi e rregulloi me rojën që ta linin buzë një kanali dhe normën e Sulejmanit e merrnin përsipër të burgosurit. Toger Ademi ishte larguar dhe i mbetej rojës që të vendoste, tashmë. Roja pranoi. “Kur mbërriti Ademi, pa që Sula po rrinte shtrirë dhe urdhëroi që të ngrihej. Ai u ngrit, mori karron e dorës dhe e shtyu me mundim. Kur arriti te vendi i shkarkimit, fuqitë iu prenë dhe ra në pirgun me dhé. Karrot e tjera, që vini nga prapa, ndaluan. – “Çfarë prisni, shkarkojini karrot”! – urdhëroi togeri. Asnjë nuk lëvizi. Allaman Hysa, miku i Sulës, doli përpara dhe tha: - “Ai asht vëllau ynë. Ne nuk e mbulojmë vëllanë tonë”! Togeri u xhindos. Dha urdhër të lidhnin Allamanin. Pastaj u foli të tjerëve: - “Vazhdoni!”. Asnjë nuk lëvizi. Si e pa që çdo urdhër ishte i kotë, shkoi e mori një skuadër me të dënuar ordinerë.
    -Mbulojeni me dhé,- u dha urdhër. Ata filluan të hidhnin karrot e dheut mbi trupin e drobitur të Sulës. Dëgjoheshin rënkimet e tij të mbytura. Kjo punë vazhdoi deri në mbrëmje...” . (121).
    Kjo skenë ka si protagonist një sadist dhe zgjon përsiatje:
    Kjo bishë, paçka se është njeri, zgjon refleksione të thershme dhe ka aktualitet për problemin e dosjeve: A ka bërë një krim ky njeri? Apo krimi i tij abrogohet, për shkak të kohës së gjatë nga ngjarja makabre. A jemi në shkelje flagrante të Konventës së Helsinkit për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, në një rast si ky? A ka kushtetutë në një vend demokratik që të pafajësojë kriminelë të tillë dhe të dalë kundër marrëveshjes së Helsinkit? Aq më tepër: A ndahemi nga e kaluara, kur njerëz si toger Ademi të kenë, madje, edhe vende të rëndësishme në një sistem demokratik të mirëfilltë, siç mëton të jetë (apo të bëhet, më saktësisht) vendi ynë, më mizori gjatë diktaturës komuniste të Europës Lindore? Ka gjasa që tipa si operativ Axhemi, (në krye të këtij shkrimi) dhe si toger Ademi, për hir të këtij përkushtimi gjakatar në zbatimin barbar të luftës së klasave, të ledhatuar nga diktatura që lamë pas, të jenë stimuluar dhe graduar nga kjo diktaturë, e të jenë çuar në fakultetin e drejtësisë, e të jenë bërë edhe prokurorë, hetues, gjyqtarë me shkollë, pavarësisht nga njohuritë e tyre të një niveli më se të rëndomtë, siç ishte edhe shkollimi i diktatorit, në përshkrimin e saktë të Nako Spirut. A nuk do të ishte një farsë tragjikomike që njerëz të tillë të jenë, tashmë, në poste të rëndësishme dhe familjarët apo të afërmit e Sulejman Dizdarit apo të Jani Ikonomit, ose të Bejo Vrazhdos të venë e t’u luten për një shkresë, apo për një të drejtë, nëse janë gjyqtarë?! A nuk është një provokim që prokurorë të këtij kallëpi të vihen në gjyqe të një rëndësie të veçantë, që të kontestohen natyrshëm pastaj, për të shtuar më tej debatet politike. Akuzuesit, natyrisht, do të ishin fanatikë të politizuar: jeniçerë që nuk durojnë dot të presin vendimet zyrtare, por i shpallin vetë sentencat, si në rastin e të ndjerit Trabicka, çështja e të cilit u përcaktua zyrtarisht si një aksident, ndërsa kërkohej në mënyrë të ethshme që të gjendej domosdoshmërisht një atentator!
    * * *
    Pjesa më interesante, veprimtaria e një të mituri për të përgatitur, me dy shokë si bashkëpunues, trakte kundër pushtetit e për t’i shpërndarë ato, i lihet lexuesit për vlerësim.
    Por nuk më jepet të përfundoj, pa thënë diçka që e quaj të rëndësishme: Ana letrare e veprës, vlerat e veprës në këtë kahe. Stili është i ngjeshur. Frazat, gjithmonë të shkurtra. Ndihet, hap pas hapi, kultura e gjerë letrare e autorit. Shtjellimi jepet në mënyrë të përkorë. Shmangen fjalët e huaja. Autori nuk përdor fjalë kumbuese dhe neologjizma të sajuara. Këto i shohim shpesh në disa vepra të ashtuquajtura moderniste. Libri i Reshatit të tërheq. Nuk të bëhet ta lëshosh nga dora. Falë stilit të tij të rrjedhshëm, bëhet i besueshëm në çdo faqe të tij. Lexuesi beson në sinqeritetin e këtyre kujtimeve. Dashuria e tij e hershme për Nerin, është e pastër, e dëlirë, platonike. Ky pasion e shoqëron këtë vepër nga fillim gjer në fund. I jep kujtimeve një hijeshi të pazakontë. E mbërthen lexuesin te faqet e këtij libri, që është i rrallë për kah sinqeriteti i një dashurie të shprehur vetëm me sy, me shenja, me përflakjen e fytyrave, me interesimin e protagonistëve të kësaj erotike të llojit kristalin. Dashuria e ndërsjellë bëhet e dukshme kur jeta e kujtimeshkruesit merr një rrjedhë të re, të dhimbshme: burgosjen. Arrestimi pret në mes një shkëmbim ndjenjash, gjithmonë në rritje. Por secili e ka në shpirt dashurinë qiellore. Të rinjtë kanë nevojë edhe për përshkrimet e një zjarri shpirtëror të tillë, në marrëdhëniet djem-vajza, që të kujton kohët e romantizmit të Verterit të Gëtes dhe të Gracielës së Lamartinit.



    ...

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar më parë nga djaliepirotas Lexo Postimin
    i Dyzetepesti Land,
    e shoh qe nuk te plasi. Me mire mos lexo dhe je rehat. Po nuk te plasi ty, po nuk me plasi mua, po nuk i plasi Brarit etj kujt do i plase? grekut apo serbit?
    Ne lexojme dhe shkruajm nga nje rrjsht ketu neper forume se ka shume gjera qe si dime dhe te tjeret me te rinj jo e jo. Ti zgjidh e futu ne ndonje rubrike tjeter.
    Xhuxhumak, mbase ke edhe te drejte se jane po ata qe shkuan ne sater Masar Dinon dhe pushkatuan shume nacionalist Cam ne Delvine . Te gjitha ne keto i dime por Tema ne fjale eshte per tjeter gje dhe une ndoqa ujrat qe ridhnin nga zyra sekrete e Hysni Kapos dhe se si jane perndjekur Camet e shkrete ne ate regjim.
    krimet e komunizmit dihen na shkruani si ti denojme ata qe i bene dhe cfare te bejme vqe qameria te kete zerin e saj dhe camet te kerkojne te drejtat e tyre.


    epiriotas krimet dihen kriminelet pse si denojme e te drejtat e pronat tona pse si kerkojme se per komunistee e vdekur sna interesojne se kane ikur po si tua bejme ketyre tev rinjeve

    si EDI RAMA.SKENDR GJINUSHI,FATOS NANO, SALI BERISHA QE SE HAPEN NJE HERE ZERIN PER CAMERINE APO CAMET JOJ E JO POR DHE PER ATA QE I KANE BRENDA TERRITORIT TYRE.

    KETE DOJA TE THOJA PO NDOSHTA E KEQEKUPTUAR

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Ç'mendoni mbi akademik Rexhep Qosja?
    Nga kosovar në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1189
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 17:52
  3. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Si kositej truri i Kombit.
    Nga erzeni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2003, 14:09
  5. Prostitucioni dhe morali
    Nga tani në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 05-01-2003, 06:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •