standart
Mbyll sytė meshtari Zef Simoni
Njė nga katėr ipeshkvijtė shqiptarė tė periudhės paskomuniste, meshtari Zef Simoni, ka mbyllur sytė. Vdiq ditėn e shtunė nė Shkodėr nė moshėn 80-vjeēare, ndėrkohė qė dje janė kryer nderimet e fundit nė sallėn Kardinal Mikel Koliqi, nė Arqipeshkvinė e Shkodrės, ndėrsa gjatė ditės sė sotme pritet tė zhvillohet ceremonia e lamtumirės po nė kėtė qytet. Meshtari Zef Simoni ishte mes klerikėve tė shumtė shqiptarė qė gjatė regjimit komunist provuan burgjet dhe kampet e internimit. Pas proceseve demokratike, Zef Simoni shėrbeu si ipeshkv ndihmės nė Arqipeshkvinė e Shkodrės, duke dhėnė kontributin e tij jo vetėm nė meshtari, por edhe nė letėrsinė dhe studimet shqiptare. Njė prej tė paktėve ipeshkvė shqiptarė prej periudhės sė pluralizmit ėshtė shuguruar nga vetė Papa Gjon Pali i Dytė, gjatė vizitės sė tij historike nė Shqipėri, nė muajin prill tė vitit 1993. Ipeshkvi ishte pėrfaqėsues i parė i Kishės Shqiptare nė njė ngjarje tė madhe si Sinodi i ipeshkvijve pėr Evropėn Lindore, qė u mbajt nė Vatikan mė 28 nėntor 1991 si dhe ngjarje tė tjera tė rėndėsishme. Mė 9 shkurt tė vitit 1962 ėshtė shuguruar meshtar nė fshehtėsi nga Imzot Ernesto M. Ēoba, ndėrkohė qė nė vitin 1976 arrestohet dhe dėnohet me 15 vjet burg. Pas 12 viteve, meshtari lirohet nė vitin 1988.
23/02/2009
Krijoni Kontakt