Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827

    Mbyll sytė meshtari Zef Simoni

    standart

    Mbyll sytė meshtari Zef Simoni





    Njė nga katėr ipeshkvijtė shqiptarė tė periudhės paskomuniste, meshtari Zef Simoni, ka mbyllur sytė. Vdiq ditėn e shtunė nė Shkodėr nė moshėn 80-vjeēare, ndėrkohė qė dje janė kryer nderimet e fundit nė sallėn “Kardinal Mikel Koliqi”, nė Arqipeshkvinė e Shkodrės, ndėrsa gjatė ditės sė sotme pritet tė zhvillohet ceremonia e lamtumirės po nė kėtė qytet. Meshtari Zef Simoni ishte mes klerikėve tė shumtė shqiptarė qė gjatė regjimit komunist provuan burgjet dhe kampet e internimit. Pas proceseve demokratike, Zef Simoni shėrbeu si ipeshkv ndihmės nė Arqipeshkvinė e Shkodrės, duke dhėnė kontributin e tij jo vetėm nė meshtari, por edhe nė letėrsinė dhe studimet shqiptare. Njė prej tė paktėve ipeshkvė shqiptarė prej periudhės sė pluralizmit ėshtė shuguruar nga vetė Papa Gjon Pali i Dytė, gjatė vizitės sė tij historike nė Shqipėri, nė muajin prill tė vitit 1993. Ipeshkvi ishte pėrfaqėsues i parė i Kishės Shqiptare nė njė ngjarje tė madhe si Sinodi i ipeshkvijve pėr Evropėn Lindore, qė u mbajt nė Vatikan mė 28 nėntor 1991 si dhe ngjarje tė tjera tė rėndėsishme. Mė 9 shkurt tė vitit 1962 ėshtė shuguruar meshtar nė fshehtėsi nga Imzot Ernesto M. Ēoba, ndėrkohė qė nė vitin 1976 arrestohet dhe dėnohet me 15 vjet burg. Pas 12 viteve, meshtari lirohet nė vitin 1988.
    23/02/2009

  2. #2

    Benedikti XVI, telegram ngushėllimi pėr ikjen nė amėshim tė Imzot Zef Simonit

    Benedikti XVI, telegram ngushėllimi pėr ikjen nė amėshim tė Imzot Zef Simonit


    24-02-2009

    Dje ėshtė mbajtur nė Shkodėr mesha dhe ceremonia e lamtumirės pėr ipeshkvin e shuguruar nga Papa Gjon Pali II. Kryeministri Berisha: Po ndahemi nga njė meshtar epik i kishės dhe martir i vėrtetė i lirisė dhe i kishės.

    Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli morėn pjesė dje nė meshėn e mbajtur nė nder tė Imzot Zef Simonit, nė Katedralen "Shėn Shtjefni" tė qytetit tė Shkodrės, i ndarė nga jeta ditėn e djeshme nė moshėn 81-vjeēare. Nė meshėn Pontifikale tė Salikimit tė organizuar pėr nder tė Imzot Sef Simonin, i persekutuar dhe i denuar me 12 vite burg nga regjimi komunist, dom Gjovalin Sukaj, Famulltar i Shkodrės, ka bėrė tė ditur edhe mesazhin qė ka pėrcjellė pėrmes telegramit Ati i Shenjtė Benedikti i XVI nga Vatikani. Nė telegramin e dėrguar nga Ati i Shejntė, Benedikti i XVI-tė, thuhet se "duke ndjekur shembullin e mėsuesit tė tij, edhe i ndjeri Ipeshkėv Dom Zef i ka kėrkuar Atit t’i falė ata qė e kishin dėnuar dhe e kishin bėrė tė vuajė aq shumė, duke treguar kėshtu nė mėnyrė shprehėse bujarinė dhe zemėrgjerėsinė e vet". Kryeministri Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit Topalli sė bashku me drejtuesit mė tė lartė tė qeverisjes vendore bėnė homazhe pranė arkivolit tė trupit tė Imzot Zef Simonit. Kryeministri i shprehu ngushėllimet e tij dhe tė qeverisė shqiptare familjes sė Imzot Zef Simonit dhe gjithė Ipeshkvisė, duke vlerėsuar se humbja e Imzot Zef Simonit ėshtė njė humbje e madhe pėr gjithė qytetarėt e Shkodrės dhe mbarė Shqipėrisė. Kryeministri tha se Imzot Zef Simoni ishte njė martir i vėrtetė i lirisė dhe kishės, njė intelektual i shquar i kombit tonė, i cili i pėrket asaj plejade tė meshtarėve shqiptarė, tė cilėt, njėsoj si krishti u kryqėzuan pėr vlerat hyjnore dhe u ringjallėn sepse meritonin ringjalljen. Nė fjalėn e tij nė kėtė meshė, Kryeministri Berisha u shpreh: “Sot ėshtė njė ditė zie pėr tė gjithė ne, ėshtė njė ditė zie pėr botėn shpirtėrore, ditė zie pėr kombin, ėshtė njė ditė e dhimbshme dhe zie pėr vėllain dhe pėr motrėn e Imzot Zef Simonit. Ne ndahemi sot nga njė meshtar epik, nga njė bari epik i kishės, nga njė martir i vėrtetė i lirisė dhe kishės, nga njė intelektual i shquar i kombit tonė. Imzot Zef Simoni ndahet i lumtur nga ne, nga Shkodra qė e deshi kaq shumė, nga kombi i tij, sepse ai ia doli qė, me jetėn dhe pėrkushtimin e tij, tė ndjejė, tė pėrjetojė rrugėn e Krishtit. Ai i pėrket asaj plejade tė meshtarėve shqiptarė, tė cilėt, njėsoj si krishti u kryqėzuan pėr vlerat hyjnore, u ringjallėn sepse meritonin ringjalljen. Shumė nga ne kemi qenė kėtu 16 vjet mė parė, nė prill tė viti 1993, kur Papa Gjon Pali II, ky mik i madh i kombit tonė, shuguroi Imzot Zef Simonin dhe 3 meshtarė tė tjerė tė kishės sonė. Disa orė mė vonė do tė gjendesha me Atin e Shenjtė nė njė dhomė, sė bashku me familjen time, nė rezidencėn presidenciale. Iu drejtova me fjalėt se kjo ishte njė vizitė e shkurtėr e tij, por shumė intensive. Ndėrsa ai m’u pėrgjigj se pėr tė kjo ishte njė ditė ringjalljeje, sepse kjo Katedrale e bukur qė gjatė regjimit diktatorial u ndalua, atė ditė u konsakrua sėrish si Katredale dhe se meshtarėt e kishės qė unė shugurova sot ishin tė ringjallur. Prandaj vėrtetė ajo qe njė dite ringjalljeje. Ndaj Imzot Zef Simoni ndahet nga ne i lumtur".

    Imzot Zef Simoni ishte njė ndėr klerikėt mė tė njohur shqiptarė, i cili u shqua pėr rezistencėn e tij tė madhe kundėr regjimit komunizmit, kohė nė tė cilėn ai u persekutua dhe vuajti dėnimet nė burgjet dhe kampet e internimit. Ai u shugurua nga Papa Gjon Pali i dyte, gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri, ne muajin prill tė vitit 1993. Pas meshės u organizua edhe ceremonia e varrimit duke e prehur trupin e Imzot Zef Simonit nė Kriptėn e Katedrales, pranė dy varreve tė Kardinal Mikel Kolimqit dhe Arqipeshkvit Frano Illija.

    Monsinjor Zef Simoni i pėrket atij brezi, i cili edhe pse vuajti jo pak nė burgjet komuniste dhe u torturua nė mėnyrėn mė ēnjerėzore, do tė gjente forca tė mbijetonte dhe pas ardhjes sė demokracisė do tė vihej nė shėrbim tė Kishės Katolike tė Shkodrės. I lindur mė 1 dhjetor 1928, ai kreu shkollėn fillore nė Shkodėr, ndėrsa arsimin e lartė nė Tiranė. Pasi kreu edhe studimet e filozofisė dhe tė teologjisė pranė Arqipeshkvisė Shkodėr, ai shugurohet meshtar nė fshehtėsi nga Imzot Ernesto Ēoba. Nė vitin 1976 ai dėnohet me 15 vjet burg nga regjimi komunist, prej tė cilave kreu 12 vjet, duke u liruar nė vitin 1988. Nė vitin 1991 u emėrua nga Papa Gjon Pali II Famullitar i Shkodrės dhe nė vitin 1992 Vikar i Pėrgjithshėm i Shkodrės. Mė 25 prill tė vitit 1993 shugurohet ipeshkėv nga Shkėlqesia e Tij, Papa Gjon Pali II nė Katedralen e Shkodrės. Imzot Zef Simoni, ishte prelat dhe njeri i kulturės. Kėtė e tregon edhe angazhimi i tij nė shėrbimet fetare nė dashurinė qė kishte pėr Zotin dhe njerėzit, si dhe nė botimin e 16 librave.

    55

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,009
    ngushellime familjes se te ndjerit dhe gjithe besimtareve katolik
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-11-2008
    Vendndodhja
    €
    Postime
    597
    Ngushllime besimtareve katolik shqiptar.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Ai ishte shqiptar, dhe nga ata me zemer te madhe. Prift ishte profesioni dhe zgjedhja e tij individuale. Humbja e tij nuk eshte katolike.

Tema tė Ngjashme

  1. Persekutimi i Kishės Katolike nė Shqipni nga 1944-1990
    Nga Anton nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-12-2011, 12:41
  2. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  3. Debati mbi Ditėn e Ēlirimit
    Nga dardajan nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 04:50
  4. Gjon Simoni, intelektuali i muzikantėve
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-02-2006, 04:31
  5. Historia e Shkodres ne 1913
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2003, 14:04

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •