Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,465

    Arratisja nr. 2, Rizai sfidon Greqinė

    Tre vjet pas arratisė sė parė, 32-vjeēari nga Ballshi zgjedh tė njėjtin skenar: Ikje spektakolare me helikopter nga burgu i sigurisė sė lartė nė Athinė

    Aventurat e shqiptarit Alket Rizai nuk kanė tė sosur. Ai ka arritur sėrish tė kryejė njė arratisje spektakolare nė burgun e sigurisė sė lartė nė shtetin fqinj, Greqi. Kėshtu, ai ėshtė arratisur pėr herė tė dytė nga burgu i sigurisė sė lartė nė Greqi, bashkė me shokun e tij grek, Vasilis Paleokostas, me tė cilin realizoi edhe arratisjen e parė. Rizai ka mundur sėrish tė arratiset me helikopter, sapo ėshtė kthyer nga gjykata, ku akuzohet pėr arratisjen e parė, duke alarmuar edhe njėherė forcat e policisė sė shtetit fqinj, tė cilat janė vėnė nė kėrkim tė shqiptarit.

    Duket se burgu pėr Alket Rizain nuk ėshtė i pėrshtatshėm. Tre vjet pas arratisjes sė tij tė parė, ai sėrish ka zgjedhur njė helikopter, tė njėjtėn skemė pėr tė kaluar muret e larta tė burgut, ku vuante dėnimin, mesditėn e djeshme, kur ai ka qenė nė ajrosje, bashkė me gjithė tė burgosurit e tjerė, njė helikopter ka kaluar sipėr burgut, ka hedhur njė palė shkallė dhe nė to ėshtė ngjitur shqiptari Alket Rizai. Menjėherė nė burg ėshtė dhėnė alarmi pėr kėtė arratisje, ndėrkohė qė forcat e policisė kanė nisur kėrkimet pėr kapjen e tij. Mediat greke kanė raportuar se dy nga burrat mė tė kėrkuar nė Greqi kanė marrė guximin dhe me njė helikopter kanė shpėtuar nga burgu i sigurisė sė lartė nė Athinė, pėr herė tė dytė nė tre vjet. Rrėmbyesi serial dhe grabitėsi me armė, Vasilis Paleokostas dhe ndihmėsi i tij shqiptar, Alket Rizai, kanė mundur tė arratisen direkt pas gjyqit, ku akuzoheshin pėr arratisjen e vitit 2006. Ata mundėn tė arratisen nga burgu "Korydallos", kur njė helikopter, nga kulmi i burgut hodhi njė litar nė shkallėt ku po qėndronin shqiptari dhe greku.

    Por, policia ka rrethuar gjithė zonėn dhe ka nisur edhe kėrkimet pėr helikopterin, i cili ėshtė mbajtur nėn mbikėqyrje nė distancė. Sipas policisė greke, rreth njė orė pas arratisjes, helikopteri ėshtė gjetur i braktisur nė njė nga autostradat kryesore tė Athinės. Rruga nė fjalė tė ēon drejt njė vargu malor tė Greqisė qendrore, ku Paleokostas, 42 vjeē, ka mundur tė fshihet gjatė viteve tė kaluara. Nė kėtė drejtim mendohet se kanė ikur edhe dy tė arratisurit, bashkė me ndihmėsit e tyre, tė cilėt realizuan arratisjen, ndėrkohė qė ende nuk ka asnjė informacion pėr vendndodhjen aktuale tė tyre. Sipas policisė greke, kėrkimi ka vijuar edhe gjatė orėve tė natės dhe kapja e tyre ėshtė vetėm ēėshtje kohe. Megjithatė, arratisja e dytė brenda njė burgu tė sigurisė sė lartė nė Athinė ka vėnė nė pikėpyetje tė madhe sigurinė e gjithė sistemit tė burgjeve nė Greqi.

    Siē dihet, Alket Rizai bashkė me Vasilis Paleokostas, mė 2 qershor 2006 u arratisėn nga burgu i Athinės me njė helikopter. Rojet greke tė burgut qė ndodheshin nė momentin e arratisjes, kanė kujtuar se helikopteri qė po ulej ishte i policisė dhe ndoshta ishte ndonjė VIP nė tė ose po bėhej ndonjė transferim i zakonshėm. Ata nuk kanė munduar tė shohin gjė, sepse njė re pluhuri ėshtė ngritur nga ulja dhe ngritja e helikopterit. Nė atė kohė, pas dy orė kėrkimesh forcat e policisė kanė mundur tė gjejnė tė braktisur helikopterin rreth 55 km larg Athinės, nė lokalitetin "Sisto". Pak mė vonė janė gjetur edhe dy motorėt tė braktisur, pėr tė cilėt mendohet se janė pėrdorur prej tė arratisurve nga burgu grek nė Koridhalo.



    Dėnimi


    Kush ėshtė shqiptari i shumėkėrkuar


    Shqiptari Alket Rizai, 32 vjeē nga Ballshi, i biri i Donikės dhe i Ramizit, konsiderohet po kaq i rrezikshėm sa edhe shumė tė dėnuar tė tjerė. Emigrant prej vitesh nė Greqi, Rizai vuante dėnimin pėr vrasjen e njė qytetari grek, sipėrmarrėsin Thanasi Koropiotis, pėr tė cilin dyshonte se kishte lidhje me tė dashurėn e tij ruse, Oksana. Ngjarja ka ndodhur mė 3 maj 2003. Autorėt e rrėmbyen tė riun helen Koropioti, nė Marusi dhe mė tej me njė makinė e dėrguan nė pyjet e zonės sė Atikės, ku edhe e ekzekutuan e mė pas zhdukėn kufomėn. Fillimisht, policia arrestoi tre bashkėpunėtorėt e Rizait, dy grekė dhe njė ruse, ndėrsa njė muaj mė vonė u arrestua edhe i dyshuari shqiptar. Nė pranga ranė edhe grekėt Kiriako Pakaturidi, Janguli Foka dhe rusja Viktorja Tarasevic.


    Precedenti


    Arratisja e parė e Rizait,

    bashkė me Paleokostas


    Arratisja e parė e shqiptarit Rizai me shokun e tij ndodhi pikėrisht mė 2 qershor tė vitit 2006. Ndėrsa tė gjithė tė dėnuarit shijonin orėt e ajrimit nė oborrin e burgut dhe gardianėt mbikėqyrnin situatėn, sipėr burgut ėshtė shfaqur njė helikopter, qė fillimisht ėshtė menduar si njė mjet fluturues i policisė. Madje, shfaqja e tij nuk ka shqetėsuar as rojet e burgut, tė cilėt nuk kanė bėrė dot asgjė nė momentin kur ai ka ndaluar fluturimin dhe nė mes tė oborrit ka hedhur njė litar me shkallė, duke marrė me vete dy tė dėnuar. Arratisja ka ndodhur orėt e pasdites sė datės 2 qershor 2006 dhe autorė tė kėsaj arratisjeje janė pikėrisht shqiptari Alket Rizai dhe miku i tij grek, i dėnuar pėr disa vepra penale. Sipas mediave greke nė atė kohė, u mėsua se ndėrsa dy tė dėnuarit ngjisnin shkallėt drejt helikopterit, tė dėnuarit e tjerė kanė mbetur tė shokuar nga shfaqja, ndėrsa policėt, si tė magjepsur, nuk kanė mundur as tė lėvizin pėr t‘i ndaluar. Pasi kanė hipur nė helikopter, shqiptari dhe miku i tij grek, Vasilis Paleokostas, i dėnuar pėr rrėmbim dhe grabitje bankash, kanė ndaluar nė njė zonė periferike pranė varrezave tė njė prej lagjeve tė Athinės dhe mė pas janė larguar pa lėnė asnjė gjurmė. Policia greke tha se dy tė arratisurit dhe ndihmėsit e tyre, pasi kanė braktisur helikopterin nė bordin e disa motorėve shumė tė fuqishėm, janė futur nė thellėsi tė zonės sė pyllėzuar dhe askush nuk ka arritur t‘i shihte mė.



    Athinė


    Shqiptari u arrestua

    vetėm pas tre muajsh


    Vetėm pas tre muajsh nga dita e arratisjes, policia greke do tė mund tė arrestonte nė njė zonė bregdetare jashtė Athinės Alket Rizain. Ky i fundit ėshtė gjetur nė njė vilė dykatėshe dhe strehohej atje nga njė kushėri i vet qė prej tre muajsh. Nė banesė u gjetėn njė granatė, njė pistoletė dhe njė automatik tip UZI. Nė operacion u angazhuan mbi 30 forca speciale tė policisė greke. Siē u shprehėn burimet policore, gjatė arrestimit tė Alket Rizait pati shumė kujdes se kishin frikė se mos qėllohej drejt policisė dhe se mos merrej edhe ndonjė peng prej tyre. Kur u futėn nė banesė, Alket Rizai menjėherė nė pėrballje me policinė greke tentoi tė merrte njė granatė qė e kishte atje pranė, por policia e neutralizoi menjėherė atė. Bashkė me Alket Rizain policia greke bėri edhe arrestimin e kushėririt tė tij, duke e akuzuar atė si strehues tė tij. Sipas policisė, mėsohet se Alket Rizai, pėr tė humbur gjurmėt nga policia greke, kishte ndryshuar luk, kishte lėnė mjekėr dhe kishte lyer flokėt e tij, duke i transformuar nga ngjyrė tė zezė mė parė nė biondė.


    Shqip
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    ne qofte se ky Alketi ka vrere dhe ben shoqeri me krunde, asgje e mire nuk i vjen emigranteve te tjere prej sjelljes se tij. ndofta hollovudi do te beje skenar filmi ate c'ka ndolli por besoj se aventura do te kthehet ne fshesa e te tjera te ketij lloji.
    pra mendoj se nuk duhet pare me shum admirim fenomeni AlketSupermeni

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,009
    une se shoh si supermen po me ben cudi si arriti per te dyten here te arratiset
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Mosha
    52
    Postime
    366
    Thuhet se dy te arratisurit kishin dore dhe ne pengmarjen e bisnesmenit panagopulos,qe do te thot se disponojne nje sasi shume te madhe parash.Me te cilat kane korruptuar dhe gardian te burgut.Mos haroni se pavarsisht GR ndodhe ne BE,korrupsioni eshte pothuajse njesoj si ne Shqiperi.
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  5. #5
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Korrupsioni ne Greqi eshte me i larte se ne Shqiperi o Ari32.
    Ketu ne cdo instance qe te vesh duhet te paguash (fakelaki) qe i thone keta.
    Nuk jam dakort me keqberesit por nga njera ane them se mire ua bejne qe i turperojne keshtu keta te ndyret.Jo per gje po policia e ketyre vetem shqiptaret fukarenj qe shkojne ne pune di te kape .

  6. #6
    Ky shqiptari nuk eshte dhe aq fukara, aq me teper puntor. Mos ja mbysni kot si kau peles. Nje njeri qe arrin te organizoje nje arratisje te tille spektakolare ka mjete financiare te mjaftueshme dhe ato sja la as i ati e as e ema. Nuk eshte gje e mire te krenohesh me krimin e kriminelin. Mesa duket kane filluar te perdorin parate qe moren nga sekuestrimi i Panagopulos. Fukarenj te tille na nxijne emrin. Me mire te kalben burgjeve.

  7. #7
    Ultras Maska e KUSi
    Anėtarėsuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    3,050
    Ne nje web titiullin keti lajmi i kishin ven " Aratisje Spektakulare " dhe me te vertet eshte ashtu , keta dy o jane njerez qe punojne per shtetin grek o jane njerez te ndonje rrjeti teper te organizuar per krim.
    ” UNĖ JAM MIRĖ KUR ASHT MIRĖ SHQYPNIA! ”

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    mendoj se ai eshte thjesht nje bashkepunetor i vellejzerve Paleokosta dhe rrjetit te madh qe ata kane ne te gjith Greqine......nuk diskutohet edhe mbrojtja nga politikane te ndryshem qe kane patur e kane....gjithmone ky burg ka qene me nje fame te keqe per sigurine e dobet dhe bashkpunimet qe kane patur si gardianet me te burgosurit ashtu edhe disa kapobanda kane kthyer qelite ne zyra pune........pra me mire te themi qe ai eshte nje vegel dhe kam frike se nje dite per te shpetuar prapnicen e tyre ata do te shesin veglen se per aq iu desh.....
    PO TE ISHTE I PAFAJSHEM NUK DO TE ISHTE NEVOJA 2 HERE TE KTHEHEJ NE PALIVAN E TE MERRTE HELIKOPTERIN....PASTAJ EDHE ATO VEGLAT E PUNES QI IU GJETEN KUR E ARRESTUAN HEREN E PARE..........EDHE NJE HERE VEPRA E TIJ ESHTE BERE USHQIM PER MEDIAN QENE GREKE E HAJDE TI NDALOSH TANI....

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    64
    Postime
    2,690
    Media greke nuk po meret me origjinat e dy te ikurve, bile ne te shumten e lajmeve permendet vetem emri, Paleokosta. Disa mendje ketu kane mbetur akoma me kohen kur nje mize te vriste nje shqiptar, mbusheshin lajmet me bemat e alvanozeve. Ajo kohe ka kohe qe ka ikur. Jo se u lodhen mediat, jo se s'ka qarqe qe duan t'i meshojne me shume te keqes nga emigrantet e huaj e kryesisht shqiptare, por sepse kur dicka behet boze, kthehet ne bumerang ndaj atij qe e ben. Sa per pak sqarim. Paleokosta ishte me ata qe rrembyen ketu ne Selanik, te pasurin Milona dhe jo ate qe shkruhet me lart. Kur u kap muaj me pare, mbeten pa rene ne dore te policise mbi 5 milion evro. Mendoni c'mund te behet me kete shume, jo helikopter me qira, po dhe nje aeroplan e me shume. Si shqiptari dhe greku lidheshin e komunikonin me celulare te sajuar me mjeshteri ne ore dore(greku) dhe ore trapeze(shqiptari).
    Ikja 2 here po ne te njejten dite te javes, te djele, qe ja u kalon dhe filmave hollivudiane, ka shkaktuar gjendje shoku ne qeverine greke, kurse ne publik dhe media kete rradhe eshte kthyer ne tallje, qeshje, deri ne sajime anekdotash e satirash me emrat e protagonisteve dhe instancave te shtetit.
    Kyci kryesor i realizimit praktik te arratisjes, thuhet qe eshte nje femer, e cila me pare me dokumenta fallco si biznesmene, e kishte bredhur qiellin e Athines me helikopterin e mare me qira prej saj. Hollesite e tjera besoj se merzitin lexuesin, keshtu qe po e mbyll me kaq.

  10. #10
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,875
    Nuk kemi cfare ti lavderojme ketij lloj trimi..Prej tipave si ky njollosemi si popull.Paraja sot po korrupton dhe ata qe drejtojne burgjet se sma merr mendja qe eshte arratisur pa asnje lloj ndihme nga brenda se nga jashte dihet.
    "Carpe Diem"

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,009
    a ka nej foto te ketij patriotit tone
    JO SEKS PARA MARTESE

  12. #12
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Mosha
    34
    Postime
    2,501
    Sa mire e ka bere edhe ky,hallall i koft qumshti nenes ketij trimi,mendoni se na ulen dicka neve ky jo jo gabim e keni,nje shtet si ky i greqis keshtu duhet me i bere po plus edhe me keq,keta bij kurvash malltretojn e malltretojn shqiptar dhe kjo eshte si nje shuplak e fort qeveris se greqis,edhe pse ikje nga burgu,po le ti tregoj botes se keta minjt e greqis as mizen prej qumshti sen e nxjerin e lene me te jene ne EU.

    I ndoqa lajmet te Top Channel dje a pardje nuk me kujtohet,e ndegjova nje plak kur fliste per te dhe ai tha keshtu,KY ESHTE AVNI RUSTEMI I DYTE.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  13. #13
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Mosha
    34
    Postime
    2,501
    Citim Postuar mė parė nga goldian Lexo Postimin
    a ka nej foto te ketij patriotit tone
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  14. #14
    ToRoNtO_GuY Maska e YoUGoTNoGaMe
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Vendndodhja
    EaRtH..,On TeMpOrArY ViSa.....Ne ToKe..,Me ViZE Te PeRkOhShMe
    Postime
    81
    WoRlD WiDe AlBaNiAn PrIdE
    §e©u®it„ §©ript ²°°9

  15. #15
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,465
    Arratisja, telefonata e fundit e Rizait

    Tronditet Greqia. Arratia spektakolare e shqiptarit 34-vjeēar u "ha kokėn" tre zyrtarėve tė lartė. Nė pranga, katėr gardianė dhe piloti i helikopterit

    Katėr gardianė burgu dhe njė pilot helikopteri janė arrestuar nė Greqi pėr shkak tė dy personave mė tė kėrkuar nga autoritetet e vendit fqinj, tė cilėt mundėn tė arratisen nga njė burg i sigurisė sė lartė pėr tė dytėn herė brenda tre vjetėsh. Nga ana tjetėr, edhe tre zyrtarė tė lartė tė Greqisė janė shkarkuar nga detyra me urdhėr tė ministrit tė Drejtėsisė, Nikos Dendias. Por, me gjithė kėto zhvillime, opozita nuk ėshtė mjaftuar duke kėrkuar zgjedhje tė parakohshme, pasi ėshtė lėkundur shumė niveli i sigurisė nė vend. Ndėrsa policia, e cila ka vijuar kėrkimet gjatė gjithė natės dhe ditės sė djeshme, nuk ka mundur tė bjerė nė gjurmėt e shqiptarit dhe grekut tė arratisur, Alket Rizai dhe Vasilis Paleokostas.

    Pas arratisjes sė dytė tė dy personazheve tė njohura nė Greqi ka ardhur edhe reagimi i gjithė kaheve politike pėr sigurinė nė vend, ndėrkohė qė policia ka vijuar hetimet pėr gjetjen dhe kapjen e dy tė shumėkėrkuarve. Opozita ka sulmuar kreun aktual tė qeverisė helene Karamanlis, tė cilit i ka kėrkuar zgjedhje tė parakohshme dhe e ka thirrur nė njė takim pėrfshirės tė politikės pėr tė diskutuar mbi kėtė ēėshtje. Edhe analistėt e medias greke e kanė cilėsuar kėtė ngjarje si njė turp pėr vendin, ndėrkohė qė nuk kanė munguar edhe reagimet. Kėshtu, Ministri i Drejtėsisė, Nikos Dendias, ka urdhėruar shkarkimin e tre zyrtarėve tė lartė pėr sigurinė nė burgje. Sipas mediave greke, janė pushuar ministri i Burgjeve tė Sigurisė sė Lartė, drejtori i Pėrgjithshėm i Burgjeve dhe drejtori i burgut Korydallos, ku ndodhi arratisja. Veē kėtyre shkarkimeve, hetimet janė fokusuar te katėr gardianė tė burgut, pėr tė cilėt dyshohet se kanė bashkėpunuar nė arratisjen e shqiptarit dhe shokut tė tij grek. Kėshtu, ata janė arrestuar dhe akuzuar sipas kodit tė procedurės penale greke, ndėrkohė qė ėshtė kėrkuar edhe njė hetim mė i detajuar. Sipas njė prononcimi tė ministrit tė Drejtėsisė nė Greqi, ėshtė urdhėruar qė t‘u kontrollohen llogaritė bankare gjithė tė arrestuarve pėr tė vėnė re nėse kanė pasur ndonjė transfertė gjatė kohėve tė fundit. Njė veprim i tillė do tė kryhet edhe pėr gardianėt e tjerė tė burgut, me qėllim pėr tė zbuluar se kush kanė qenė bashkėpunėtorėt nė arratisje.

    Gjithashtu, prangave nuk u ka shpėtuar as piloti i helikopterit, me tė cilin u krye arratisja spektakolare. Ai ėshtė gjetur i lidhur dhe me njė qeskė nė kokė. Ai i ka deklaruar policisė se e kishin kėrcėnuar se do ta vrisnin, nėse nuk kryente veprimet qė e urdhėronin. Kėshtu, ai ka shpjeguar se disa herė, njė ēift e kishte marrė me qira pėr tė udhėtuar nga Itea deri nė Athinė. Sipas tij, e njėjta gjė ka ndodhur edhe ditėn e diel, por gruaja kishte nxjerrė njė armė automatike, ndėrsa burri mbante njė pistoletė dhe njė granatė me tė cilat e detyruan tė ndiqte destinacionin qė i kėrkuan. Megjithatė, ky nuk ka qenė njė version i besueshėm pėr grupin hetimor, qė ka vendosur arrestimin e pilotit tė helikopterit duke dyshuar se ai ėshtė bashkėpunėtor nė arratisjen spektakolare. Sipas policisė greke, ata kanė ndėrtuar edhe identikitet e burrit dhe gruas qė u pėrfshinė nė arratisjen e tė burgosurve, por ende nuk ka tė dhėna konkrete pėr ta. Sipas policisė, mendohet se ata pasi detyruan helikopterin tė fluturonte sipėr burgut, gruaja ka hedhur shkallėt me litar, nga ku janė ngjitur Rizai dhe Paleokostas. Nė kėto momente, gardianėt e burgut kanė qėlluar nė drejtim tė helikopterit, por gruaja ėshtė kundėrpėrgjigjur po me armė. Mė pas, helikopteri ėshtė larguar duke u gjetur pak kohė mė vonė i braktisur. Aty mendohet se tė arratisurit janė larguar me dy makina "Jeep". Madje, arratisja ėshtė filmuar edhe nga njė kamerė amatore, nga njė banor i zonės, i cili ka filluar filmimet kur ka dėgjuar krismat. Ndėrkaq, policia tha se ka nisur punėn pėr ngrirjen e pasurisė sė Paelokostas, e cila mendohet se arrin nė pesė milionė euro dhe fshihet nė njė bankė jashtė Greqisė.



    Dėnimi


    Kush ėshtė

    shqiptari i

    shumėkėrkuar


    Shqiptari Alket Rizai, 34 vjeē nga Ballshi, i biri i Donikės dhe i Ramizit, konsiderohet po kaq i rrezikshėm sa edhe shumė tė dėnuar tė tjerė. Emigrant prej vitesh nė Greqi, Rizai vuante dėnimin pėr vrasjen e njė qytetari grek, sipėrmarrėsin Thanasi Koropiotis, pėr tė cilin dyshonte se kishte lidhje me tė dashurėn e tij ruse, Oksana. Ngjarja ka ndodhur mė 3 maj 2003. Autorėt e rrėmbyen tė riun helen Koropioti, nė Marusi dhe mė tej me njė makinė e dėrguan nė pyjet e zonės sė Atikės, ku edhe e ekzekutuan e mė pas zhdukėn kufomėn. Fillimisht, policia arrestoi tre bashkėpunėtorėt e Rizait, dy grekė dhe njė ruse, ndėrsa njė muaj mė vonė u arrestua edhe i dyshuari shqiptar. Nė pranga ranė edhe grekėt Kiriako Pakaturidi, Janguli Foka dhe rusja Viktorja Tarasevic.



    Precedenti


    Arratisja e parė e Rizait, bashkė me Paleokostas


    Arratisja e parė e shqiptarit Rizai me shokun e tij ndodhi pikėrisht mė 2 qershor tė vitit 2006. Ndėrsa tė gjithė tė dėnuarit shijonin orėt e ajrimit nė oborrin e burgut dhe gardianėt mbikėqyrnin situatėn, sipėr burgut ėshtė shfaqur njė helikopter, qė fillimisht ėshtė menduar si njė mjet fluturues i policisė. Madje, shfaqja e tij nuk ka shqetėsuar as rojet e burgut, tė cilėt nuk kanė bėrė dot asgjė nė momentin kur ai ka ndaluar fluturimin dhe nė mes tė oborrit ka hedhur njė litar me shkallė, duke marrė me vete dy tė dėnuar. Arratisja ka ndodhur orėt e pasdites sė datės 2 qershor 2006 dhe autorė tė kėsaj arratisjeje janė pikėrisht shqiptari Alket Rizai dhe miku i tij grek, i dėnuar pėr disa vepra penale. Sipas mediave greke nė atė kohė, u mėsua se ndėrsa dy tė dėnuarit ngjisnin shkallėt drejt helikopterit, tė dėnuarit e tjerė kanė mbetur tė shokuar nga shfaqja, ndėrsa policėt, si tė magjepsur, nuk kanė mundur as tė lėvizin pėr t‘i ndaluar. Pasi kanė hipur nė helikopter, shqiptari dhe miku i tij grek, Vasilis Paleokostas, i dėnuar pėr rrėmbim dhe grabitje bankash, kanė ndaluar nė njė zonė periferike pranė varrezave tė njė prej lagjeve tė Athinės dhe mė pas janė larguar pa lėnė asnjė gjurmė. Policia greke tha se dy tė arratisurit dhe ndihmėsit e tyre, pasi kanė braktisur helikopterin nė bordin e disa motorėve shumė tė fuqishėm, janė futur nė thellėsi tė zonės sė pyllėzuar dhe askush nuk ka arritur t‘i shihte mė. Vetėm pas tre muajsh nga dita e arratisjes, policia greke do tė mund tė arrestonte nė njė zonė bregdetare jashtė Athinės Alket Rizain. Ky i fundit ėshtė gjetur nė njė vilė dykatėshe dhe strehohej atje nga njė kushėri i vet qė prej tre muajsh. Nė banesė u gjetėn njė granatė, njė pistoletė dhe njė automatik tip UZI. Nė operacion u angazhuan mbi 30 forca speciale tė policisė greke. Siē u shprehėn burimet policore, gjatė arrestimit tė Alket Rizait pati shumė kujdes se kishin frikė se mos qėllohej drejt policisė dhe se mos merrej edhe ndonjė peng prej tyre. Kur u futėn nė banesė, Alket Rizai menjėherė nė pėrballje me policinė greke tentoi tė merrte njė granatė qė e kishte atje pranė, por policia e neutralizoi menjėherė atė. Bashkė me Alket Rizain, policia greke bėri edhe arrestimin e kushėririt tė tij, duke e akuzuar atė si strehues tė tij. Sipas policisė, mėsohet se Alket Rizai, pėr tė humbur gjurmėt nga policia greke, kishte ndryshuar luk, kishte lėnė mjekėr dhe kishte lyer flokėt e tij, duke i transformuar nga ngjyrė tė zezė mė parė nė biondė.


    Ballsh, banorėt e krahasojnė

    Rizain me Avni Rustemin


    Shumė prej banorėve tė Ballshit e konsiderojnė Alket Rizain njė Avni Rustemi tė dytė, ndėrsa tė tjerė e shohin si njė Konti i Monte Kristos. Nė kėtė qytezė, askush nuk e ka dėnuar veprimin e Alketit, ndėrkohė qė para lokalit dhe banesės sė prindėrve tė tij shumė qytetarė tė Ballshit kanė shprehur se do tė hapin dyert pėr strehimin e tij. Ata kėrkojnė qė Rizai, nėpėrmjet ndėrhyrjeve tė shtetit tonė, nėse kapet, tė kthehet nė atdhe. Xhemal Malaj, kushėri me Alketin, thotė se ai "ėshtė njė hero. Ai do tė vėrė drejtėsinė nė vend. Ai nuk ėshtė vrasės dhe pėr tė vėrtetuar kėtė po regjistron edhe arratisjen". Teza e njė arratisjeje tė stisur bazohet nė pretendimin se kėtė herė ajo ėshtė bėrė nga autoritetet e burgut me qėllim vrasjen. "Tė mundesh qė nga njė burg i sigurisė sė lartė tė ikėsh me helikopter ėshtė diēka e paimagjinueshme. Jo vetėm kjo, por edhe plumbat e shtėnė ndaj Alketit dhe Kostės, atij grekut, tregojnė atė qė ishte vendosur", shprehen familjarėt. Sipas tė dhėnave, Qarku i Fierit ėshtė prekur edhe herė tė tjera nga arratisje spektakolare nga burgu. Kujtohet rasti i Fatmir Kallashit nga Krapsi i Fierit, i cili katėr vite mė parė, me anėn e njė litari 40 metra tė gjatė, mundi tė dalė nga njė burg i sigurisė sė lartė dhe pasi ka qėndruar pėr katėr ditė nė njė shpellė, mundi tė kthehej nė Shqipėri nėpėrmjet kalimit ilegalisht nga Korfuzi. Fatmir Kallashi ishte nė burg pėr trafik droge, ndėrkohė qė vuan tė njėjtin dėnim nė burgun e Rrogozhinės nė Shqipėri.


    Rrėfimi i sė ėmės, Donika:

    Telefonata e fundit me Alketin


    "Mė tha qė e drejta do tė dalė shumė shpejt"


    Banorėt e qytezės sė vogėl tė Ballshit e shohim si diēka heroike arratisjen spektakolare nga burgu tė 34-vjeēarit Alket Rizai. Krejt ndryshe, familjarėt e tij shprehin dyshimet se gjithēka ėshtė sajuar me qėllim eliminimin e tij. Qė prej mbrėmjes tė sė dielės, kur ekranet e televizioneve shfaqėn riarratisjen e Rizait, nė banesėn e tij, qė ndodhet vetėm pak metra larg qendrės sė Ballshit, nė katin e parė tė njė pallati trekatėsh, nisėn vizitat e shumta tė tė afėrmve tė familjes. Nga bashkėbisedimet me ta mėsojmė se jo vetėm tė afėrmit, por njė pjesė e madhe e komunitetit tė Ballshit ka uruar prindėrit e Alketit, Donikėn dhe Ramizin, pėr "lirinė" e fituar tė tė birit. Vizitat e urimit si dhe interesimi kanė vijuar edhe tė hėnėn. Tė gjithė vlerėsojnė arratisjen dhe pėrsėritjen e skenarit tė para tri viteve. Sakaq, policia lokale ka ngritur postblloqe policore nė tė gjitha hyrjet e daljet e qytetit dhe banesa e tė afėrmit e Alket Rizait mėsohet se po mbahen nėn survejimin e policisė. "Plumbat ndaj tim biri treguan fatin e tij. Atė po pėrpiqen ta eliminojnė", vlerėson Donika Rizai, nėna e Alketit. Nė moshėn 56-vjeēare, ajo e ka humbur normalitetin e jetės vite mė parė, atėherė kur njėri nga tre djemtė e saj, Alketi, arrestohet nėn akuzėn e vrasjes. Por, qershori i vitit 2006, kur i biri shėnoi arratisjen e parė spektakolare pėr Donikėn ishte periudha mė e vėshtirė e jetės. "Im bir, nėse do tė ishte vrasės, gjatė tre muajve qė nuk u kap pas arratisjes sė parė, do tė realizonte tė tilla. Ai kėrkon drejtėsinė e munguar nga shteti grek. Ai ende nuk ka dalė nė gjyq dhe zvarritja e procesit dhe e hetimeve bėhet me qėllim nga qarqe raciste tė qeverisė greke", shton Donika. Ajo pėrpiqet tė mos flasė shumė pėr ēėshtjen e tė birit, madje shpesh kėrkon tė mos pyetet. Donika thotė se qė nga mbrėmja e sė dielės nuk ndihet mirė me shėndet dhe gjatė gjithė natės sė kaluar nuk ka vėnė gjumė nė sy. Megjithatė, pret e pėrcjell nė lokalin pėrballė shtėpisė shumė tė afėrm dhe tė njohur, tė cilėt i thonė shprehjen "shyqyr qė shpėtoi". "Kam komunikuar nė telefon shpeshherė me tim bir. Kurrė nuk mė ka thėnė pėr arratisje nga burgu, por vetėm ka pohuar qė e drejta do tė dalė shumė shpejt nė shesh", rrėfen nėna e Alketit pėr "Shqip". Ajo thotė se telefonatėn e fundit e ka marrė para disa ditėve dhe si zakonisht kanė biseduar mbi shėndetin e tyre. Pas kėmbėnguljes sonė pėr tė mėsuar diēka nga nėna e tė arratisurit, marrim vesh se pas riarrestimit nė vitin 2006 tė Alket Rizait, ajo dhe bashkėshorti kanė dashur tė shkojnė nė Greqi, por kjo u bė e pamundur pėr shkak tė vizės. Familjarėt e Alketit, babai dhe nėna, kanė kėrkuar nėpėrmjet qeverisė shqiptare, ambasadės shqiptare nė Athinė, si dhe organizmave tė tjerė qė procesi gjyqėsor ndaj djalit tė tyre tė zhvillohet sa mė shpejt. Donika Rizai hedh poshtė pretendimet se Alketi ėshtė dėnuar me burgim tė pėrjetshėm dhe kėmbėngul nė faktin se ndaj tij ka munguar drejtėsia. "Ku ka drejtėsi nė njė shtet kur nuk respektohen afatet e daljes nė gjyq? A ėshtė drejtėsi ajo kur njė shtet nuk ka mundėsi tė ndalė dy tė arratisur dhe qėllon me breshėri armėsh automatike ndaj tyre? A ka drejtėsi ndaj njė emigranti shqiptar qė shkon pėr bukėn e gojės refugjat, i duhet tė pėrballet me pėrbuzjen e autoriteteve shtetėrore?", shtron pyetjet Donika. Tė afėrmit e Rizait thonė se skenari i arratisjes ngjan mė shumė me njė prapaskenė pėr eliminimin e tij.



    Reagimi? Policia merr masa


    Familja Rizai, jeta nė qytezėn e Ballshit


    Alket Rizai, sot 34 vjeē, ka lindur nė fshatin Aranitas tė Rrethit tė Mallakastrės. Familja e tij zhvendoset pak muaj pas lindjes sė tij nė qendėr tė qytetit tė Ballshit. Donika, para vitit 1990, ka punuar nė njė lokal nė qendėr tė Ballshit, ndėrkohė qė bashkėshorti, Ramizi, punonte pranė filialit tė Postės Shqiptare nė kėtė qytet. Familja ka njė ekonomi mesatare dhe tė ardhurat aktuale sigurohen nga lokali i vogėl qė menaxhon nėna e Alketit, si dhe paga e tė atit tė tij, Ramizit. Vėllai i tij mė i madh ndodhet nė Angli, kurse ai mė i vogli nė Belgjikė. Sipas Pajtimit, shokut tė tij tė ngushtė, i cili ka qenė gjatė gjithė sė hėnės nė lokalin e prindėrve tė Alketit, mėsojmė se Alketi ka ikur emigrant prej vitesh nė Greqi. Ka ikur qė i vogėl dhe kėrkonte jetė mė tė mirė. Vėllezėrit e tij janė me familje dhe dokumente tė rregullta dhe atė dėshironte edhe Alketi. Ai ka pėrfunduar shkollėn 8-vjeēare nė qytetin e Ballshit, ndėrkohė qė nuk ka qenė problematik. Policia lokale, qė nga mbrėmja e sė dielės, ka planifikuar masa ekstra pėr njė rikthim tė mundshėm tė Alket Rizait. Kreu i Komisariatit tė Policisė sė Ballshit, Viktor Ago, u shpreh pėr gazetėn se ka rritur numrin e shėrbimeve policore nė qytet dhe se po mban nėn kontroll tė plotė tė gjitha hyrjet dhe daljet e tij. Nga shefi i komisariatit mėsojmė se asnjė prej tė afėrmve tė tij nuk ėshtė marrė nė pyetje dhe se veprimet e mundshme mbahen sekret prej policisė shqiptare. Kėtė fakt e pohon edhe drejtori i Policisė sė Qarkut tė Fierit, Shemsi Premēi, i cili u shpreh pėr "Shqip" se "nuk bėhet publik asnjė informacion qė mund tė sigurojė policia shqiptare lidhur me Alket Rizain". Ndėrkohė qė inspektorėt e Policisė Kriminale tė Komisariatit tė Ballshit kanė mbushur qendrėn e Mallakastrės dhe mjaft uniforma blu po mbajnė nė mbikėqyrje banesėn e tij. Arratisjen e parė, Alket Rizai e ka shėnuar mė 2 qershorin e vitit 2006, ku ka pėrdorur tė njėjtin skenar. Ai ėshtė ndaluar tre muaj mė vonė nė banesėn e njė tė afėrmi nė Athinė. Ndėrkohė qė me prangat e policisė greke ėshtė njohur nė mars tė vitit 2003. Sipas mediave greke, Alket Rizai ėshtė dėnuar pėr vrasje dhe po gjykohet pėr trafik lėndėsh narkotike, si dhe pėr pjesėmarrje nė organizata kriminale. Kurse nė Shqipėri, Alket Rizai e ka dosjen e pastėr.


    Shqip
    Sui generis

  16. #16
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Mosha
    52
    Postime
    366
    Mondishall nuk e di nese e degjove ne lajme,se ne helikopter ndodhej nje femer bjonde,ku pretendohet te kete qene dhe ne pengmarjen e dyte.
    Krahasimet e mesiperme me duken te pa goditura,nje vrases ngelet vrases.
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    64
    Postime
    2,690
    Citim Postuar mė parė nga ari32 Lexo Postimin
    Mondishall nuk e di nese e degjove ne lajme,se ne helikopter ndodhej nje femer bjonde,ku pretendohet te kete qene dhe ne pengmarjen e dyte.
    Krahasimet e mesiperme me duken te pa goditura,nje vrases ngelet vrases.
    Lajmet i kam sterdegjuar dhe ate shkruaj ne fund edhe per ate femren, bionde apo brune qofte. Kur shkruajme dicka, te ndjejme pergjegjesine e saj, pergjegjesi qe nuk duhet ndikuar nga hamendje e trillime.
    Ne shkrimin tim nuk ka kurfare krahasimesh, keshtu qe sakteso te lutem adresimin e thenies tende.
    Me fal tani se ne staticioni televiziv Antena, ka nje emision satirik posacerisht per kete arratisje tragjikomike dhe s'dua ta humbas.

  18. #18
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Mosha
    52
    Postime
    366
    Mondi nuk e thashe per shkrimin tend,por per ate qe e krahasoi me Avni Rustemin.
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  19. #19
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Mosha
    34
    Postime
    2,501
    Citim Postuar mė parė nga ari32 Lexo Postimin
    Mondi nuk e thashe per shkrimin tend,por per ate qe e krahasoi me Avni Rustemin.

    Me mua e paske?!,lexoje mire dhe kuptoje mire cka shkruajta,po une jam i kenaqur nga kjo ndodhi,mir ua ka bere ky ketyre felliqesirave grek,nese te pengon me teper kjo fjalia qe jam duke then felliqesira ateher trego,se me te vertet ne realitet felliqesira jan greket.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  20. #20
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,599
    Ky eshte Kriminel edhe aspak Hero apo Superman. Te tille kriminela i kan nxjerr namin e keq shqiperise ne cdo vend te botes, edhe sot per shkak te ketyre tipave ne vuajm rracizmin siper kokes nga vendet fqinje.

    Kriminel , por aspak i rendomte, eshte kriminel qe ka miliarda leke ndoshta, edhe organizon arratisje te tilla.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Emigrantėt, rrezik kombėtar pėr Greqinė?...
    Nga DYDRINAS nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  2. Pirati i Uraleve qė sfidon Bill Gates-in
    Nga Davius nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 14:01
  3. Emigrantėt, rrezik kombėtar pėr Greqinė?...
    Nga BOKE nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 16:49
  4. “Nga arratisja nė SHBA, nė profesionin e shkrimtarit”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 19:37
  5. Organizata tė tė drejtave tė njeriut kritikojnė Greqinė
    Nga Dita nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 14:49

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •