Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    Haradinaj ndërmjetësues në Ugandë?

    Rebelët mysliman të Ugandës kanë kërkuar të mërkurën që Ramush Haradinaj të jetë ndërmjetësues në bisedimet e paqes me Qeverinë e këtij shteti.

    Zëdhënësi i Forcave Demokratike, Assad Mukasa tha se ata zgjodhën Haradinaj për të ndërmjetësuar pasi konsiderojnë se ai ka përvojë në tejkalimin e problemeve ndërmjet rebelëve.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Matia Kasaija konfirmoi se qeveria kishte qenë i njoftuar në lidhje me zgjedhjen e Haradinjat për ndërmjetësues.

    "Ne nuk kemi asgjë kundër zgjedhjes së ndërmjetësuesit", ka thënë Kasaija për AFP. "Vetëm se ne do të dëshironim një ndërmjetës, i cili ka lidhje me Bashkimit Afrikan ose me Kombet e Bashkuara. Ne duam ta dimë se kujt do t`i raportoj ndërmjetësi"

    I propozuari për të ndërmjetësuar në konfliktin e Ugandës, Haradinaj u bë kryeministër i Kosovës në vitin 2004, por kishte dhënë dorëheqjen tre muaj më vonë, pasi ishte akuzuar nga Gjykata e Hagës për krime të dyshuara të luftës. Ai ishte shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat, kurse tash është lideri më i zëshëm opozitar në Kosovë.

    Rebelimi i ADF-së ka filluar në vitet 1990-ta kurse luftimet më të rënda kanë ndodhur ndërmjet viteve 1996-2001, të cilat kanë detyruar mijëra njerëz në Ugandën perëndimore nga rajoni Rwenzori të largohen nga shtëpitë e tyre.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367
    Rebelët mysliman të Ugandës kanë kërkuar të mërkurën që Ramush Haradinaj të jetë ndërmjetësues në bisedimet e paqes me Qeverinë e këtij shteti.

    A thaqi i thot bo bone zhrum ncncncnc.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Go Rabmoo goo goo goo
    We are all Aliens

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Cfar do fitoj Haradinaj ne rast se arrin ti bej bashk keta te cmendur?

    niemand
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-11-2008
    Vendndodhja
    Postime
    597
    Fiton çmimin e Nobelistit per PAQE, ¨çmim i cili nuk i jipet turli far kalimtari që s'ka lidhje me tru.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Me habit fakti , se si e njohin Ramush Haradinaj. Bash me kish interesu se si kan hy ne kontakt me Ramushin .
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar më parë nga celyy Lexo Postimin
    Me habit fakti , se si e njohin Ramush Haradinaj. Bash me kish interesu se si kan hy ne kontakt me Ramushin .


    ahahhahaha more a po vet pernime a po bon hajgare ??? po ata njerzit qe e udheheqin at rebeim cfar kujton ti se jan majmuna ?? po edhe aty ka njerz me shkolla njerz intelektual qe lexoj e kqyrin televizor studion e interesohen per situaten e lypin zgjedhje per popullin e vet etj etj ...

    -

    me sa di une ugandezt jan i njejti popull me dy fe ortodox dhe musliman dhe se dreitat e muslimanve atje shkelen kogja ron jan shum te diskriminum p.s shum e qmoj kit akt qe kan bo kta qe e kan zgjedh Ramushin edhe besoj se do te marin msim nga populli shqiptar sa pak lun feja rol kur eshte ne pyetje kombi ku diskriminimet per qeshtje fetare pothuajse nuk egzistojn fare .
    We are all Aliens

  8. #8
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871

    Kryengritësit e Ugandës kërkojnë ndërmjetësimin e Haradinajt

    Kryengritësit myslimanë në Ugandë kanë kërkuar që Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës, të ndërmjetësojë në bisedimet paqësore me Qeverinë, raporton Agjencia France-Press.

    Sipas zëdhënësit të kryengritësve, kandidatura e Haradinajt është e përshtatshme, pasi ai ka kaluar nëpër shumë përvoja, përfshirë edhe atë të luftëtarit.

    Agjencia France-Press citon ministrin e shtetit për çështje të brendshme të Ugandës, Matiah Kasiaj, të ketë thënë se nuk ka asnjë kundërshtim ndaj zgjedhjes së Haradinajt.

    Kasiaj gjithashtu ka thënë se Qeveria e Ugandës planifikon të dërgojë një delegacion për të takuar Ramush Haradinajn.

    telegrafi.com

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin
    ahahhahaha more a po vet pernime a po bon hajgare ??? po ata njerzit qe e udheheqin at rebeim cfar kujton ti se jan majmuna ?? po edhe aty ka njerz me shkolla njerz intelektual qe lexoj e kqyrin televizor studion e interesohen per situaten e lypin zgjedhje per popullin e vet etj etj ...

    -

    me sa di une ugandezt jan i njejti popull me dy fe ortodox dhe musliman dhe se dreitat e muslimanve atje shkelen kogja ron jan shum te diskriminum p.s shum e qmoj kit akt qe kan bo kta qe e kan zgjedh Ramushin edhe besoj se do te marin msim nga populli shqiptar sa pak lun feja rol kur eshte ne pyetje kombi ku diskriminimet per qeshtje fetare pothuajse nuk egzistojn fare .
    Nuk thash un qe jan analfabet, po nuk ma mori mendja qe Kosova te jet e njohur edhe ne Ugand.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  10. #10
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    A ka mundesi kete teme me fshi, se qenka nje tjeter http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=105580 e ngjashme....sa te shpejt more jeni bo, ska shans me hap kurre teme te re

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ky lam oj qik asht loj ..hajgare.. me u tall me ramushin..
    e kuptohet se nga vjen kjo..
    jan ata qe e fishkellyen ramushin ne stadion..
    pra loj e pdk-se.. me cvleresue ramushin..

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ky lam oj qik asht loj ..hajgare.. me u tall me ramushin..
    e kuptohet se nga vjen kjo..
    jan ata qe e fishkellyen ramushin ne stadion..
    pra loj e pdk-se.. me cvleresue ramushin..
    heeeeee
    more brari edhe ne afrik me pierdh dikush ti thue se keta te PDK-ise e kan lshue
    po veq shyqyr qe e dim kush je se ish dasht nieri mu tranue tuj qesh qfar ke than

    ky lajm lexoje se nga ka ardh nga radio qe e ka themelue dhe e financon kongrsei amerikan e jo nga PDK-ja siq mundohesh tia futesh ti
    http://www.evropaelire.org/Content/News/1495321.html
    ------------------------

    Kryengritësit e Ugandës kërkojnë ndërmjetësimin e Haradinajt

    18.02.2009
    Kryengritësit myslimanë në Ugandë kanë kërkuar që Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës, të ndërmjetësojë në bisedimet paqësore me Qeverinë, raporton Agjencia Frans-press.

    Sipas zëdhënësit të kryengritësve, kandidatura e Haradinajt është e përshtatshme, pasi ai ka kaluar nëpër shumë përvoja, përfshirë edhe atë të luftëtarit.

    Agjencia Frans-press citon ministrin e shtetit për çështje të brendshme të Ugandës, Matiah Kasiaj, të ketë thënë se nuk ka asnjë kundërshtim ndaj zgjedhjes së Haradinajt.

    Kasiaj gjithashu ka thënë se Qeveria e Ugandës planifikon të dërgojë një delegacion për të takuar Ramush Haradinajn.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #13
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anëtarësuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    mu po me doket genjeshter rren e AK , per em fitu elektoratin , ska kurfar konfirmimi ose se kan ndegjuar ende per ket kerkes te ugandes prandaj e thash ket
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Duke pritur Haradinajn

    Oferta e rebelëve myslimanë ugandezë që Ramush Haradinaj të ndërmjetësojë konfliktin e tyre me Qeverinë nuk është e rastit. Sipas zyrtarëve të AAK’së, Haradinaj është një njeri i dëshmuar që mund të kryejë punë edhe në konflikte ndërkombëtare. Ahmet Isufi thotë se qëndrimin e tij Haradinaj do ta bëjë të ditur pas diskutimeve me bashkëpunëtorë.

    Nga Shpend Limoni më 20.02.2009 në ora 8:14
    Oferta e kryengritësve myslimanë në Ugandë që Ramush Haradinaj të ndërmjetësojë në konfliktin e tyre me Qeverinë e atjeshme është mirëpritur në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Nënkryetari Ahmet Isufi, i cili është njëri ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ramush Haradinajt thotë se oferta që ka ardhur nga kontinenti afrikan lidhet me eksperiencën jetësore, ushtarake dhe angazhimin publik të kreut të AAK’së.

    “Kjo është një ofertë për z.Haradinaj të jetë ndërmjetësues në gjendjen e konfliktit që ekziston në Ugandë bazuar në përvojën e luftës dhe si njeri që ka kontribuar për paqe në Kosovë”, ka thënë ai. Isufi thotë se oferta e rebelëve ugandezë nuk ka befasuar AAK’në edhe pse shumëkush njoftimet e AFP’së i ka parë me skepticizëm e madje edhe me një dozë konspiracioni.

    “Të befasuar nuk jemi sepse konsiderojmë se Kosova ka njerëz që mund të japin kontribut edhe në vendet tjera. Dhe këtë në histori e kemi dëshmuar se jemi njerëz që mund të ndihmojmë në proceset edhe të popujve tjerë”, ka thënë Isufi.

    “Unë e përmenda rolin e tij në çlirimin e Kosovës dhe po ashtu fazën e përpjekjeve për demokratizimin e shoqërisë dhe për misionin e paqes e sidomos edhe për angazhimin e tij në Gjykatën e Hagës për të dëshmuar pafajësinë e popullit të Kosovës që ka luftuar për liri”.

    Isufi nuk është në dijeni nëse Haradinaj ka marrë ndonjë ftesë duke thënë se aktualisht lideri i AAK’së ndodhet jashtë vendit. “Deri në kthimin e tij nuk mund të komentojmë asgjë”. Por a do ta pranonte Haradinaj ofertën për të ndërmjetësuar në konfliktin ugandez? Në një prononcim për Express të mërkurën, Haradinaj ka thënë se aktualisht nuk mund të flas për këtë temë.

    Ahmet Isufi thotë se Haradinaj do ta diskutojë këtë çështje me bashkëpunëtorë.
    “z.Haradinaj do ta vlerësojë bashkë me kolegët e tij dhe do të ketë një qëndrim për këtë ofertë”. Emri i Haradinajt në arenën ndërkombëtare ishte bërë i njohur sidomos pas dorëheqjes së tij nga posti i Kryeministrit për t’iu dorëzuar Tribunalit të Hagës pas aktakuzës për krime lufte të ngritur nga Carla Del Ponte.

    Haradinaj sikurse edhe liderët tjerë të vendit pas luftës janë portretizuar shpesh nga mediat me ndikim ndërkombëtar. Lideri i AAK’së po ashtu kishte tërhequr vëmendjen edhe pasi ishte liruar nga Tribunali i Hagës. Ahmet Isufi thotë se ka pasur shenja edhe më herët për ofertën që ka ardhur në adresë të Haradinajt.

    “Nuk kanë qenë shenja publike, por megjithatë është ditur se ekziston një interesim që të jetë një mision i tillë për dikë në Kosovë”. “Nuk mund t’ju them me saktësi sepse është proces dhe më shumë kanë qenë pëshpëritje se sa interesime të drejtpërdrejta. Prandaj më me saktësi do të fliste z.Haradinaj dhe besoj se shumë shpejt do të jetë në Kosovë në mënyrë që vet të deklarohet për këtë çështje”, ka thënë ai.

    Por sa është Haradinaj i kualifikuar për një pozitë të ndërmjetësit ndërkombëtar? A do të ishte i pranueshëm nga bashkësia ndërkombëtare dhe a do ta ngarkonte ajo me një rol të tillë? Ahmet Isufi nuk ka dilema se a mund të kryejë punë Haradinaj në një konflikt ndërkombëtar.

    “Unë besoj se z.Haradinaj ka dhënë prova të caktuara dhe sidomos në misionin për dalje nga procesi i luftës, pastaj edhe në krijimin e një relacioni të demokratizimit brenda vendit dhe sidomos ka dhënë prova sa i përket fitores në Gjykatën e Hagës kur iu ka dorëzuar Drejtësisë Ndërkombëtare duke mos ikur prej përgjegjësisë që e ka, është treguar si një lider i pjekur dhe që i kupton proceset mjaftë mirë”, thotë Isufi.

    Isufi ka thënë se Haradinaj aktualisht ndodhet në Austri për “angazhimet e tij politike”, por nuk ka mundur të thotë nëse qëndrimi i Haradinajt jashtë vendit ka të bëjë me ofertën e fundit për angazhim në Ugandë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ky lam oj qik asht loj ..hajgare.. me u tall me ramushin..
    e kuptohet se nga vjen kjo..
    jan ata qe e fishkellyen ramushin ne stadion..
    pra loj e pdk-se.. me cvleresue ramushin..
    brari se arsytove ket thanje tanen siq nuk i ke arsytue as 10.000 rrena tiera qe i ke plasue ketu
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Vendtakimi në Londër

    Kryengritësit myslimanë i kanë rekomanduar përfaqësuesve të Qeverisë së Ugandës një takim me Ramush Haradinajn në Londër. Për autoritetet në Kampala, aktualisht propozimi për vendtakim është i papranueshëm. Një këshilltar i Presidentit të Ugandës i ka thënë Gazetës Express se autoritetet e atjeshme po e shikojnë seriozitetin e kryengritësve dhe kredencialet e Ish-Kryeministrit të Kosovës

    Nga Shpend Limoni & Leonard Kerquki më 21.02.2009 në ora 8:06

    Emri i Ramush Haradinajt po vazhdon të qarkullojë edhe më tej në kontinentin afrikan. Kërkesa e kryengritësve myslimanë që ish kryeministri i Kosovës të përfshihet si ndërmjetës në konfliktin e tyre me qeverinë ugandeze, është shoqëruar edhe me një rekomandim.

    Kryengritësit kanë kërkuar që përfaqësues të Qeverisë në Kampala të realizojnë një takim me Ramush Haradinajn.

    Sipas tyre, takimi do duhej të zhvillohej në Londër, ku edhe mund të merren më shumë informacione për Haradinajn.

    Këtë lajm e ka konfirmuar të premten për Express John Nagenda, Këshilltar Senior për media i presidentit të Ugandës.

    “Mund të konfirmoj se rebelët e ADF’së (Forcat Aleate Demokratike) ose sido që e quajnë vetën, kanë propozuar ish kryeministrin e Kosovës për të ndihmuar në dialog ose paqe me qeverinë”, ka thënë Nagenda.

    “Rebelët kanë propozuar që ne të shkojmë ta takojmë e të informohemi për z. Haradinaj në Londër”, ka thënë ai.

    Nagenda ka thënë se aktualisht ky sugjerim është i papranueshëm. “Në këtë fazë, për ne kjo është e papranueshme. Siç thash, duhet të shikojmë këtë propozim dhe seriozitetin e rebelëve”.

    Tre ditë më parë, agjencia e lajmeve AFP kishte cituar zëdhënësin e ADF’së, Assad Mukasa, duke përmendur Haradinajn si të preferuarin e tyre për ndërmjetësim në këtë konflikt.

    Lajmi ishte konfirmuar edhe nga ministri i Brendshëm i Ugandës, i cili ka folur për mundësinë që një delegacion ugandez të vijë në Kosovë për të takuar Haradinajn.

    Sido që të jetë, Këshilltari Senior për media i presidentit të Ugandës ka thënë të premten për Express se gjithçka është në një fazë preliminare. Por, ka theksuar se Uganda do ta konsiderojë propozimin që kanë bërë kryengritësit. Ai thotë se personalisht është skeptik për propozimin.
    Këtë artikull të plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Express.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Haradinaj shprehet i gatshëm të ndihmojë për arritjen e paqes në Ugandë

    Ish kryeministri i Kosovës dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, konfirmon lajmet që janë prezantuar në disa media vendore dhe ndërkombëtare rreth mundësisë së angazhimit të tij si ndërmjetësues në dialogun në mes të Qeverisë së Ugandës dhe Forcave Demokratike Aleate në Ugandës (ADF).
    Zotëri Haradinaj preferon që për këtë çështje Qeveria e Ugandës dhe Forcat Demokratike Aleate në Ugandës (ADF) të deklarohen, kurse ai vet është i gatshëm që në këtë proces të ndihmojë për arritjen e paqes.

    Në një moment të volitshëm në të ardhmen, z. Haradinaj do të jap edhe sqarime më të hollësishme për këtë proces, thuhet në një komunikatë për opinion të lëshuar sot nga Zyra për informim e AAK-së.



    Javën që shkoi, agjencia e lajmeve France-Press ka njoftuar se emri i zotit Haradinaj është propozuar nga rebelët myslimanë në Ugandë, për të ndërmjetësuar në bisedimet paqësore me qeverinë në Kampala.

    Zëdhënësi i Forcave Demokratike Aleate, Assad Mukasa pati thënë se “kanë zgjedhur Haradinajn për shkak të përvojës së tij”.

    Emri i tij nuk është kundërshtuar as nga qeveria në Kampala. Ministri për punë të brendshme në Uganda, Matia Kasaija, pati thënë se “nuk kemi kundërshtim mbi këtë përzgjedhje”.



    | s.b & RTK staff |


    23 shkurt 2009 - 11:14:49
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ka gjashtë muaj…

    Nga Express më 24.02.2009 në ora 20:46
    Ramush Haradinaj, të martën, ka shpjeguar më detajisht temën e ndërmjetësimit të tij mes kryengritësve myslimanë dhe Qeverisë së Ugandës. Në Suharekë, Ish-Kryeministri deklaroi se tash e gjashtë muaj është duke dhënë kontributin e tij për zgjidhjen e këtij konflikti

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të martën, ka dhënë më shumë detaje rreth çështjes së ndërmjetësimit të tij mes rebelëve myslimanë dhe Qeverisë së Ugandës.

    Në qytezën e Suharekës, në një restorant të ftohtë dhe plotë tym duhani, Ish-Kryeministri i Kosovës ka dhënë tregimin e tij të kësaj ngjarje, e cila bëri bujë në Kosovë që nga momenti kur u publikua lajmi.

    Para një audience kurioze, Haradinaj është kujdesur që të flasë me gjuhë lehtësisht të kuptueshme.

    “Unë jam në kontakte të vazhdueshme me mekanizma relevant rreth kësaj teme. Kam dhënë një ndihmesë modeste dhe do të vazhdojë ta japë ndihmën time”, ka thënë Kryetari i AAK’së, duke pranuar kështu, për herë të parë, involvimin e tij në konfliktin mes rebelëve myslimanë dhe Qeverisë së Kampalas.

    Tutje, Haradinaj ka dhënë kronologjinë e tregimit. “Në verën e vitit që shkoi më janë afruar njerëz - miq të Kosovës ndërkombëtarë, të cilët merren me telashe nëpër botë - me kërkesën për t’ju ndihmuar diku”, ka thënë ai, duke shtuar se fillimisht e kishte refuzuar ofertën.

    “Unë ju kam thënë - nuk mundem, është larg, nuk di se qysh shkoj dhe çka bëjë atje...”, ka shtuar ai, duke shpjeguar se më pas ju ka bërë ftesë që ndihmën në këtë proces ta japë në kryeqytetet europiane, ku diskutohet për këtë temë.

    “Më pas ka ardhur puna që ajo të ndodhë në Europë diku, në Vjenë apo në Londër... Dhe unë me shku atje kohë pas kohe, në ndonjë masdite, naj aksham dhe me ndihmu. Arsyeja e kësaj është se ata kanë nevojë për dikë që mendohet se mund t’ju ndihmojë, të bëjë hajr”.

    Dhe këtë ofertë, Haradinaj tha se e ka pranuar. “Duke pas parasysh pozicionin e Kosovës dhe nevojën që të ketë miq, kam pranuar t’ju ndihmojë”, ka thënë ai.

    “Në fakt, unë jam duke ju ndihmuar që gjashtë muaj, nga pak”, ka shpjeguar Ramush Haradinaj.

    Grupi i rebelëve myslimanë - Forca Demokratike Aleate (ADF) - kanë filluar kryengritjen e armatosur në mesin e viteve ’90. Luftimet më të ashpra janë zhvilluar mes vitit 1996 dhe 2001. Gjatë kësaj kohe mijëra njerëz janë detyruar të zhvendosen në perëndim të Ugandës.

    Unionin Afrikan dhe edhe Kombet e Bashkuara, janë munduar që ta zgjidhin këtë konflikt, por deri më tash nuk ia kanë dalë.

    Ramush Haradinaj, të martën, nuk ka dhënë komente nëse do t’ia dalë që ta zgjidhë këtë çështje, por është shprehur se do të mundohet ta japë kontributin e tij në këtë drejtim, pa humbur kohë që të merret edhe me temat në Kosovë.

    “Nëse bëhet hajr, bëhet pa na bërë dëm, pa na humbur kohë. Në fund, nëse e mbyllim drejtë, dhe nëse më thërrasin të shkoj atje, atëherë e shikojmë a shkojmë apo jo”, ka deklaruar ai.

    “Kjo i sjellë pak hajr edhe Kosovës, përmendet nga pak Kosova, ne kemi nevojë që të pozicionohemi. Edhe mua më del njëfarë hajri, pasi që thonë se paska njerëz që munden me ndihmu diku”, ka shtuar ai. “Megjithatë vëmendja ime është këtu, në Kosovë”, ka insistuar Haradinaj.

    Kryetari Haradinaj nuk ka treguar se kush nga miqtë ndërkombëtarë i ka bërë ofertë që të ndihmojë në këtë konflikt. “Tjetër herë ju tregoj”, ka thënë për gazetarët, pas tubimit me qytetarët e Suharekës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Mendoj se perfshirja e zotni Ramush Haradinajt ne kete mision paqeje rrite rrespektin e botes, e sidomos te Afrikes, per Kosoven,popullin e saj dhe gjithe kombin tone.
    Keto shtete te brishta te Afrikes,te cfilitura nga diktaturat me te tmerrshme,varferia dhe luftat e pafund qytetare,jane kombe te reja qe kane nje ze ne organizatat nderkombetare dhe cdo mdihme per tejkalimin e situatave te konflikteve te brendeshme,do te ishte i mireseardhur per to dhe paqen ne bote.Suksesi i paqes,nese arrihet me ndermjetesimin e z. Haradinajt,do ta afronte kontinentin e zi me aspiratat tona per njohje nderkombetare dhe njekohesisht do ta promovonte popullin tone si popull paqedashes,gje qe eshte nje kapital i pacmueshem ne lojen e diplomacise nderkombetare.
    Sikur ka ardhur koha qe edhe ne te lirohemi nga komplekset tona te inferioritetit kolektiv,se gjoja vetem kombet e medha mund te bartin ide e vizione te medha.
    Kemi shume shembuj pozitiv nga e kaluara e larget dhe e aferme,edhe per keto virtyte te njerezve te ketij nenqielli.
    Kujtoni vepren e humanizmin e Nanes Tereze, ne te kater anet e rruzullit , miresine e fisnikrine e dhuruar nga ajo,gje qe ka pasur efekt te jashtezakoneshem edhe per njohjen e kombit,kultures e qyteterimit tone nga mbare bota.
    Zotni Ramush Haradinajt i uroj sukses ne kete mision dhe jam i bindur se do ta kete mbeshtetjen edhe te cdo shqiptari kudo qe eshte.
    Zotni,ky eshte nje rast unik ne diplomacine e re boterore dhe suksesi i tij eshte edhe i joni...!

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    erdh nje dite qe thua ti gurkuq i nderuar..qe shoku Che.. ose el komandante che guevarra.. qe thot kenga.. nuk ishte me interesant per fidelin.. nuk ishte me i nevojshem.. per nr njeshin e revolucionit.. shokun Kastro..

    sikurse shoku Koci ose shoku Xoxe nuk i duhej me Enverit.. mbas viteve te luftes.. sepse nashi e bente punen enveri dhe me gogo e hysnira e manusha.. e rrapusha..

    fideli kish nje gje qe e ndryshonte nga stalinistet klasike..

    psh ..nuku doni te rrini ne kafazin tim.. mir si te doni.. u thosh kafazlive.. shkoni.. vidhni ca rrota gomoni.. e oqeanit notoni.. e ne sju hengri peshkaqoni.. ne fllorid perfundoni.. e ju mban me buk kened xhonsoni..
    e ka bere kete disa here fideli..
    e kjo ishte dhe nje nga arsyet qe enveri nuk e donte fidelin.. se enveri e bente ndrishe me kafazlijte qe donin te iknin nga kafazi..
    plum bithve ne kufi..ku nuku te sheh njeri..as gazetar as bibisi.. e vate u krye puna mrekulli..

    edhe me ata qe nuk i duheshin me.. fideli bente gjera ndrishe nga stalin enveri..
    shoku che.. revolucioni ka nevoj per vrullin tend revolucionar.. per mjekrren tende marksiste latinoiste.. pra shko vidhisu gjekundi neper xhungla afrikano kolumbiano venezuelo.. porto rikano.. e bej revolucione andej.. ne te semes e ha kryet e le kockat gerxheve te te haje el kondori ..
    pra ik diku e me ler rehat..
    enveri e kish ndrishe..
    plumb bithve a nje tas helm ne biruc..e mbaronte pune me te bezdisshmit..

    ne kosoven unikore..nato-re euro-re.. shtabi enverist ne pushtet smund te bej si ustai tyre dikur.. se boll beri .. beri aq sa i duall era.. me kto pritat prapa ferre.. duke vrare xhema e drina..e ahmeta.. me ramushin u ka dal pune.. e ta vrasin enverce.. nuk i del aq lehte..
    keshtu i kan cu email ndonjerit e ja kan sajuar ramushit kte punen e ugandes..
    se ramushi po i bezdis shoket e drejtorise..
    menji fjale shko vidhisu andej ca kohe e na ler ne te tjereve.. ta qeverrisim kosoven.. fshatce..

    pra eshte nje fare che guevar lliku.. kjo puna e ramush ugandezit..

    lol..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 25-02-2009 më 09:56

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  2. Nënshkruaj peticionin për gjykim në liri të R. Haradinaj
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 15-06-2005, 03:26
  3. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  4. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11
  5. 118 shqiptarë kërkojnë nënshtetësi bullgare
    Nga StormAngel në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2004, 13:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •