Close
Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 204 prej 204
  1. #201
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga arjeta3 Lexo Postimin
    edhe ne SHBA ndodhin ku ka fshatra muslimane ??
    ti ke plotesisht te "drejte"!madje me kete proven tende te "famshme"debati ne ket teme mund te marr fund ketu!

    edhe ky tipi ketu ishte "mysliman"me banim ne nje nga ato fhstrat "myslimane qe ti persupuzon!


    ja shikoje!

  2. #202
    i/e regjistruar Maska e elonesa
    Anëtarësuar
    23-11-2009
    Vendndodhja
    ne planetin toke
    Postime
    755
    eeeeeee ka ende kesi lloj personash qe mund te quhen te 'semur'
    eshte per keqardhje te degjosh per nje ngjarje te till
    shpresoj se ata qunat et paguajn nje dit per ate qe i kan bere vajzes se gjor
    nese drejtesia egziston ata meritojn denimin me te rend sepse dhunimi i nje vajze eshte gjeja me e keq qe mund ti ndodh nje vajze

  3. #203
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    ELBASAN - Një histori incesti ka tronditur sërish një fshat të largët në kufijtë e qarkut të Elbasanit. Një 18-vjeçare ka zbuluar dje se ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ndërsa u mësua se shtatë muaj më parë ajo ishte përdhunuar nga dy kushërinjtë e saj. Historia është zbuluar nga mjeku që e vizitoi vajzën dje duke konfirmuar edhe shtatzëninë e saj. Prindërit, të tronditur nga lajmi kanë rendur të pyesin fëmijën e tyre, së cilës nuk ia kishin vënë re ndryshimet në trup se si kishte ndodhur, ndërsa kanë mësuar se rreth shtatë muaj më parë , teksa ishte duke kullotur bagëtitë në fshatin Plangaricë, ajo është përdhunuar nga dy kushërinjtë. Vajza e kërcënuar nuk ka treguar gjë në shtëpi, por dy ditë më parë do të zbulohej gjithçka.

    ***

    18-vjeçarja kishte filluar të ankohej për dhimbje dhe një gjendje jo të mirë dhe këtë herë prindërit janë nisur drejt Elbasanit, edhe pse rruga nga ky fshat është e vështirë dhe e largët. Teksa e kanë çuar në urgjencë për dhimbjet që kishte, ata kanë marrë si përgjigje se vajza ishte shtatzënë. I ndodhur përballë kësaj



    situate, babai ka marrë të bijën dhe ka bërë kallëzimin në polici. Menjëherë për këtë ngjarje është komunikuar me Prokurorinë për të miturit në Durrës. Pas hetimeve paraprake dhe konfirmimeve të marra agjentët e policisë kanë përcjellë prova e dëshmi prokurorit të çështjes në Durrës për autorësinë. Ky i fundit nisur nga dëshmitë e të dhënat në dispozicion ka vendosur shpalljen në kërkim policor të shtetasit të lindur në vitin 1990 me banim në Plangaricë dhe ndjekjen në gjendje të lirë për vëllanë e tij i vitlindjes 1993. Policia konfirmoi se vajza ka deklaruar se është përdhunuar nga dy kushërinjtë, të cilët e kanë detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

    ***

    Ndaj dy të rinjve, njëri prej të cilëve ende i mitur ka filluar procedimi penal për " kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur 14-18 vjeç në bashkëpunim", si dhe "kryerje të marrëdhënie seksuale me persona në gjini". Mësohet se pas shoqërimit, vëllai i vogël do të duhet të paraqitet herë pas here pranë prokurorisë, ndërsa për vëllanë më të madh u bë shpallja në kërkim. Mësohet se 19-vjeçari është larguar për në Greqi.

    ***

    Me gjithëse mjekët nuk kanë dashur të shprehen lidhur me gjendjen e vajzës dhe të fëmijës, sipas të dhënave të para nga një kontroll i bërë, situata paraqitet e mirë. Gjithsesi, sipas mjekëve, vajza ndodhet edhe nën një stres të madh psikologjik dhe gjithçka mund ta pësojë fëmija. Mësohet se prindërit e vajzës kanë kërkuar informacion edhe në lidhje me një abort të mundshëm, por shtatzënia e vajzës është e madhe dhe kjo gjë është përjashtuar nga mjekët. Mësohet se pasi të lindë fëmija do të vendoset se ç'do të bëhet me të. Familjarët, duke qenë se kanë edhe një lidhje të afërt gjaku me dhunuesit, janë ndodhur përballë një situate shumë të rëndë. Në Plangaricë pjesa më e madhe e banorëve janë me një mbiemër dhe lidhje gjaku, dhe si rrjedhojë ngjarja ka tronditur të gjithë fshatin. Mësohet se dy familjet me 9 dhe 8 fëmijë janë në gjendje mjaft të vështirë ekonomike. Komunikimi i kësaj zone me qytetin është mjaft i vështirë dhe lëvizja bëhet kryesisht me kafshë, për një pjesë të fshatit deri në rrugën kryesore nacionale.

    BARDHA NERGJONI

    Shekulli online

    Po konstatohet se shumica e ngjarjeve te padeshirueshme, perdhunimet,po ndodhin brenda te afermeve "incesti" si njihet shkencerisht. Te jene te kujdesshem prinderit e femijeve qe te mos tolerojne. Masandej, ku ka ndodhur ngjarja, Elbasani eshte qyteti i te papriturave dhe i ndodhive te padegjuara. Thuhet se turqit aty kane sjelle shume emigrante nga Azia, jo te zgjedhurit, por funderrinat e kontinentit per ta pastruar nga monstrat e mesiperm. Qofsha i gabuar. Per kete kam lexuar dicka ne librin: "Historia e Ballkanit", shkruar nga George Kastelan, profesor ne Universitetin e Parisit.

  4. #204
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Wichser,ka gjithandej.
    lg
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011

Tema të Ngjashme

  1. Moda e re, te martohesh shtatzene
    Nga Beqari002 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 04:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •