"Vërtet, s’ka gjë të pamundshme për Hyjin".
Ja Zoti në trajtë zjarri sipas Kuranit:
Sure 20 TA-HA 9-12
9. A të ka ardhur ndonjë njohuri për ndodhin e Musait?
10. Kur ai e pa një zjarr, e i tha familjes së vet: “Rrini ku jeni, se vërejta një zjarr, e unë ndoshta do t’ju sjellë ndonjë acë prej tij, ose do të gjejë te zjarri ndonjë udhërrëfyes”.
11. E kur shkoi te Ai (zjarri), u thirrë: O Musa!
12. Vërtet Unë jam Zoti yt, hiq atë që ke mbathur (opingat e nallet), se je në luginën e shenjtë Tuva.
Djalli i mallkuar është i njëjti armik dhe është ai që frymëzon vazhdimisht sulmin kundër Zotit tonë Jezus Krishtit.
Në kohërat e vjetra, pra më përpara, është sulmuar natyra njerëzore e Krishtit dhe jo hyjnia e Tij. Sot zakonisht po ndodhë e kundërta, pra sot zakonisht po sulmohet hyjnia e Jezusit. Por, te vetdieshem se pavarësisht se në ç’kohë jetojmë, djalli i mallkuar është i njëjti armik dhe është ai që frymëzon vazhdimisht sulmin kundër Zotit tonë Jezus Krishtit.
Unë edhe e marr me mend dhe e kuptoj se njeriu nuk mund ta kuptojë Zotin ne hamendje te tij, kjo edhe është një provë e mirë se Bibla është Fjala e Zotit, sepse, në qoftë se njeriu është autori i saj, ai do t’i kishte lënë jashtë dy natyrat e Krishtit dhe sigurisht se secili njeri edhe do ta kuptonte ma lehtë. Mirpo, këto janë fakte të përjetshme dhe ZOTI nuk kërkon t’i shpjegojë, por bën një deklarim të thjeshtë: Krishti kishte natyrë NJERZORE dhe natyrë HYJNORE - Të dyja janë të plota.
Po del shume qesharak!
Mbaje ne mend dhe mos i ngatrro gjërat, nëse ti si një mysliman qe i beson Kuranit, deklarohesh dhe kërkon shpjegime, duke thënë se “si mundet që dikush të jetë njëkohësisht edhe njeri edhe zot???!”
Ndersa në anën tjeter harron se Kurani Sure 20 TA-HA 9-12 shpjegon se si njeher Zoti na qenka bë trajtë zjarr dhe zjarri e thirri “O Musa! Vërtet Unë jam Zoti yt”, atëherë si mundet që dikush të jetë njëkohësisht edhe zjarr kaqube edhe zot???! apo vërtet, s’ka gjë të pamundshme për ZOTIN qe e shpjegon shumher edhe shkrimi qe ti i beson...!
Sjellu mirë dhe mos shko si pula pa krye duke ua fye besimin dhe Zotin të krishterëve. Të krishterët e besojnë një ZOT – TRINI – Ati, i Biri dhe Shpirti i Shenjt. Gjithmonë mendoje dhe behu i kujdesshëm ndaj te krishterëve dhe personalisht ndaj meje; Zoti im e ka emrin Jezus Krisht dhe është ZOT-Njeri, pra edhe Perëndi edhe Njeri, edhe Biri i Vetemlindur i Atit prej te gjitha kohërave, Jezus Krishti - edhe Biri i Virgjëreshës Mari, edhe Fjala e HYJIT me te Cilen ZOTI krijoi gjithçka - GJITHSINË, ZOTI i im pra është edhe Jezusi i Nazaretit – Krishti qe përshkruhet ne Bibel dhe kur erdhi në botë, duke e marrë natyrën njerëzore, Ai qe beri plot mrekullira mes popullit te Izraelit duke ngjallur edhe te vdekurit nga varri, ky është Krishti HYJI-NJERI.
Kjo është ashtu edhe pse as sot sikurse as atëherë disa njerëz nuk deshten ta pranojnë, por kjo nuk do të thotë se Krishti nuk është ZOT, Jezusi pra është ZOT-NJERI por njerëzit nuk e pranuan sepse siç na thotë edhe shkrimi i shenjt, “Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën...”!
Krijoni Kontakt