TEMA ËSHTË:
JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN. LIDHUR ME KËTË MË DUKET SHUMË INTERESANTE EDHE TEMA SESI U PARAQITET JEZUSI APOSTUJVE, ME CILËT VYRTYTË AI E TËRHOQI VËMENDJEN E TYRE (SH. NË TEMË “INICIACIONI I KRISHTERË”, NGA POSTIMI 162).
KËTU POHOJMË SE NE BIBLËN JEZUSI SHPALLET SI HYJ.
Cili është kuptimi i fjalës “HYJ” në Biblën?
Bibla nuk përmban një studim mbi Hyjin as nuk ndalet si bëhet për të përshkruar një objekt, nuk na fton që të flasim për Hyjin, por ta dëgjojmë kur flet dhe t’i përgjigjemi, duke pohuar lavdinë e tij dhe duke i shërbyer.
Është e mundur për ne, që të formulojmë se çfarë thotë Zoti për vetveten në Biblën, me kusht që të mbetemi në bindje dhe në falënderime.
Zoti nuk flet në të njëjtën mënyrë në BV dhe në BR, kur na drejtohet neve nëpërmjet profetëve dhe Birit të tij
[Hb 1,1-13: “Pasi Hyji herë pas here dhe në mënyra të ndryshme, në të kaluarën, u ka folur etërve me anë të profetëve, së fundi, në këto ditë, na foli edhe neve me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtarin e të gjitha gjërave, nëpër të cilin edhe e krijoi gjithësinë. Biri, që është pasqyrimi i Lavdisë dhe vula e qenies së Hyjit, që me të fuqishmen fjalën e vet mban gjithësinë, pasi e kreu pastrimin e mëkateve, ndenji në të djathtën e Madhërisë në qiell; u bë aq më i pushtetshëm se engjëjt sa më të madhërueshëm se ata e trashëgoi Emrin!
Dhe vërtet, cilit prej engjëjve Hyji i tha ndonjëherë:
“Ti je im Bir: unë sot të linda”?
Dhe prapë:
“Unë do t’i jem Atë
dhe ai do të më jetë Bir?«
Dhe prapë, kur dërgon të Njëlindurin Birin e vet në botë, thotë:
“Le ta adhurojnë të gjithë engjëjt e Hyjit!”
Kurse për engjëjt Ai thotë kështu:
“Ai i bën engjëjt e vet erëra, shërbëtorët e vet flakë zjarri”.
Ndërsa për Birin thotë:
“Froni yt, o Hyj, në shekuj të shekujve,
dhe skeptër drejtësie - skeptri i Mbretërisë sate.
E ke dashur drejtësinë dhe e ke urryer padrejtësinë:
prandaj, o Hyj, Hyji yt të shuguroi me bagmin e gëzimit
si asnjë ndër shokët e tu”.
Edhe:
“Ti, o Zot, në fillim e krijove tokën edhe qiejt janë vepër e duarve të tua. Ata do të zhduken kurse ti qëndron, të gjithë do të vjetrohen si petku: porsi petk do t’i mbështjellësh - porsi mantel - dhe do të ndërrohen. Ti vetëm i vetmi mbetesh i njëjtë - vitet e tua nuk kanë mbarim”.
13 Po e për cilin ndër engjëj tha ndonjëherë:
“Më rri në të djathtën time
derisa t’i vë armiqtë e tu shtrojë të këmbëve të tua?!”].
Më tepër se për çdo temë tjetër, dallimi midis BV dhe BR duhet të bëhet këtu në mënyrë të prerë, sepse askush nuk e ka parë Zotin; i Vetmi që e ka bërë të njihet është Biri i vetëm që qëndron në gjirin e Atit
[Gjn 1,18: Hyjin kurrë askush nuk e pa:
Biri i vetëm ‑ që është Hyj,
një natyre me Atin,
Ai bëri të njihet].
Aq sa duhet hedhur poshtë kundërshtimi heretik mes Zotit shpagues të BV dhe Zotit dashamirës të BR, aq edhe duhet ruajtur e vërteta se vetëm Jezu Krishti na zbulon të fshetën e të vetmit Zot të të dy Besëlidhjeve.
Torrkerry
Krijoni Kontakt