Close
Faqja 20 prej 20 FillimFillim ... 10181920
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 192 prej 192
  1. #191
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Elytony Lexo Postimin

    Ahha. Tani e kuptova,por si mundet që dikush të jetë njëkohësisht edhe njeri edhe zot???! A mund të sjellni ndonjë shppjegim apo analogji të kësaj çështje,nëse ka lënë vend për sçarim zoti juaj Jezuesi??!


    Citim Postuar më parë nga Elytony Lexo Postimin
    Natyrisht që ishte meç nga vargjet shihet se ai është zot...por sa ka logjikë kjo pres përgjigje nga ju tek pyetje ime më lart!
    "Vërtet, s’ka gjë të pamundshme për Hyjin".

    Ja Zoti në trajtë zjarri sipas Kuranit:

    Sure 20 TA-HA 9-12
    9. A të ka ardhur ndonjë njohuri për ndodhin e Musait?
    10. Kur ai e pa një zjarr, e i tha familjes së vet: “Rrini ku jeni, se vërejta një zjarr, e unë ndoshta do t’ju sjellë ndonjë acë prej tij, ose do të gjejë te zjarri ndonjë udhërrëfyes”.

    11. E kur shkoi te Ai (zjarri), u thirrë: O Musa!
    12. Vërtet Unë jam Zoti yt, hiq atë që ke mbathur (opingat e nallet), se je në luginën e shenjtë Tuva.

    Djalli i mallkuar është i njëjti armik dhe është ai që frymëzon vazhdimisht sulmin kundër Zotit tonë Jezus Krishtit.

    Në kohërat e vjetra, pra më përpara, është sulmuar natyra njerëzore e Krishtit dhe jo hyjnia e Tij. Sot zakonisht po ndodhë e kundërta, pra sot zakonisht po sulmohet hyjnia e Jezusit. Por, te vetdieshem se pavarësisht se në ç’kohë jetojmë, djalli i mallkuar është i njëjti armik dhe është ai që frymëzon vazhdimisht sulmin kundër Zotit tonë Jezus Krishtit.

    Unë edhe e marr me mend dhe e kuptoj se njeriu nuk mund ta kuptojë Zotin ne hamendje te tij, kjo edhe është një provë e mirë se Bibla është Fjala e Zotit, sepse, në qoftë se njeriu është autori i saj, ai do t’i kishte lënë jashtë dy natyrat e Krishtit dhe sigurisht se secili njeri edhe do ta kuptonte ma lehtë. Mirpo, këto janë fakte të përjetshme dhe ZOTI nuk kërkon t’i shpjegojë, por bën një deklarim të thjeshtë: Krishti kishte natyrë NJERZORE dhe natyrë HYJNORE - Të dyja janë të plota.

    Po del shume qesharak!

    Mbaje ne mend dhe mos i ngatrro gjërat, nëse ti si një mysliman qe i beson Kuranit, deklarohesh dhe kërkon shpjegime, duke thënë se “si mundet që dikush të jetë njëkohësisht edhe njeri edhe zot???!”
    Ndersa në anën tjeter harron se Kurani Sure 20 TA-HA 9-12 shpjegon se si njeher Zoti na qenka bë trajtë zjarr dhe zjarri e thirri “O Musa! Vërtet Unë jam Zoti yt”, atëherë si mundet që dikush të jetë njëkohësisht edhe zjarr kaqube edhe zot???! apo vërtet, s’ka gjë të pamundshme për ZOTIN qe e shpjegon shumher edhe shkrimi qe ti i beson...!

    Sjellu mirë dhe mos shko si pula pa krye duke ua fye besimin dhe Zotin të krishterëve. Të krishterët e besojnë një ZOT – TRINI – Ati, i Biri dhe Shpirti i Shenjt. Gjithmonë mendoje dhe behu i kujdesshëm ndaj te krishterëve dhe personalisht ndaj meje; Zoti im e ka emrin Jezus Krisht dhe është ZOT-Njeri, pra edhe Perëndi edhe Njeri, edhe Biri i Vetemlindur i Atit prej te gjitha kohërave, Jezus Krishti - edhe Biri i Virgjëreshës Mari, edhe Fjala e HYJIT me te Cilen ZOTI krijoi gjithçka - GJITHSINË, ZOTI i im pra është edhe Jezusi i Nazaretit – Krishti qe përshkruhet ne Bibel dhe kur erdhi në botë, duke e marrë natyrën njerëzore, Ai qe beri plot mrekullira mes popullit te Izraelit duke ngjallur edhe te vdekurit nga varri, ky është Krishti HYJI-NJERI.

    Kjo është ashtu edhe pse as sot sikurse as atëherë disa njerëz nuk deshten ta pranojnë, por kjo nuk do të thotë se Krishti nuk është ZOT, Jezusi pra është ZOT-NJERI por njerëzit nuk e pranuan sepse siç na thotë edhe shkrimi i shenjt, “Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën...”!
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 21-07-2011 më 15:58
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #192
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Po Ai e beri pikerisht kete - themeloi mbreterine e Tij qe ketu ne toke e qe vazhdon deri ne perjetesi. Kjo do te thote qe kur ti i bindesh kerkesave te Jezu Krishtit ndryshon pikepamje dhe jeton nje jete jo vetem te ndershme, por edhe parajsen ne toke. Jezu Krishti ia mori fuqine te ligut, dhe e fut deshmitarin e thjeshte ne grigjen e tij - qe eshte Kisha e Tij Katolike, ku ka drejtesi e paqe. Ai na mesoi qe kjo bote(bota ku jetojme) eshte gjithmone e padrejte dhe nen sundimin e djallit, qe te shpetojme, duhet te dalim nga pikepamja e saj e te jetuarit e te besojme e jetojme nen besimin nen Jezu Krisht. Dy jane rregullat e arta qe Ai dha: duaje Zotin me gjithe mend, vullnet e zemer, dhe, duaje te afermin(fqinjin) tend si veten. Ne qofte se te gjithe banoret e tokes i binden ketij urdhri, kemi nje bote te drejte e te ndershme. Fara eshte hedhur, shume shpejt gjithe bota do te kthehet tek Zoti. Nese ti don te shpetosh bashkohu me Kishen Katolike, ku do te gjesh paqe e drejtesi ne kete jete e shprese per te ardhmen.

Faqja 20 prej 20 FillimFillim ... 10181920

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Krishti, përmbledhja e gjithçkaje frymore.
    Nga marcus1 në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  3. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Ka qënë Krishti revoltues apo anarkist?
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 10:55
  5. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •