TEMA ËSHTË:
JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN. LIDHUR ME KËTË MË DUKET SHUMË INTERESANTE EDHE TEMA SESI U PARAQITET JEZUSI APOSTUJVE, ME CILËT VYRTYTË AI E TËRHOQI VËMENDJEN E TYRE (SH. NË TEMË “INICIACIONI I KRISHTERË”, NGA POSTIMI 162).
KËTU POHOJMË SE NE BIBLËN JEZUSI SHPALLET SI HYJ.
Cili është kuptimi i fjalës “HYJ” në Biblën?
NË BESËLIDHJEN E RE:
I. NËPËR JEZU KRISHTIN HYJMË NË ZOTIN.
Me Jezusin Zoti u zbulua në mënyrë përfundimtare dhe të plotë: duke na dhuruar Birin e tij, ai nuk ka më asgjë për të ruajtur për vete dhe vetëm mund të japë
[Rm 8,32: Ai as Birin e vet nuk e kurseu, por e dorëzoi të flijohet për të gjithë ne, e si atëherë, bashkë me Të, nuk do të na japë çdo gjë?”].
E vërrtetë themelore e Kishës, zbulimi që ndriçon gjithë BR është se me jetën, vdekjen dhe ngjalljen e Jezusit, Zoti e ka kryer veprën e tij të lartë dhe këtej e tutje çdp njeri mund të arrjë tek ai.
Ky veprim unik dhe përfundimtar mund të marrë emra të ndryshëm, sipas këndvështrimeve.
Formulat më të vjetra shpallin thjesht:
“Le ta dijë, pra, pa farë dyshimi mbarë populli i Izraelit se mu këtë Jezus, që ju e kryqëzuat, Hyji e bëri Zotëri e Mesi.”
Kur i dëgjuan këto fjalë, u tronditën në zemër dhe i thanë Pjetrit e apostujve të tjerë:
“Çfarë duhet të bëjmë ne, o vëllezër?”
Pjetri u dha përgjigje:
“Kthehuni dhe secili prej jush le të pagëzohet në emër të Jezu Krishtit që t’ju falen mëkatet e atëherë do ta merrni dhuratë - Shpirtin Shenjt. Sepse ky Premtim u bë për ju, për fëmijët tuaj e për të gjithë ata prej së largu, të gjithë ata që Zotëria, Hyji ynë, do t’i thërrasë.” (Vap 2,36-39).
Dhe edhe:
“Ky është ai, që Hyji me të djathtën e vet e lartësoi dhe e bëri Prijës e Shëlbues për t’i dhuruar Izraelit hirin e kthimit e faljen e mëkateve” (Vap 5,31).
Këto shprehje duken të thjeshta, por ndonëse më pak të qarta, ato të shpien po aq larg sa edhe formulat më të plota të Palit mbi misterin e Zoti që është Krishti
[Kol 1,27: “Misterin e mbajtur fshehur gjatë shekujsh dhe breznish, të cilin tani ua zbuloi shenjtërve të tij. Këtyre Hyji deshi t’ua bëjë të njohur lavdinë e begatshme të këtij Misteri në paganë: d. m. th. : Krishti është ndër ju, shpresa e lavdisë”
Kol 2,2: “që të ngushëllohen zemrat e tyre dhe, të bashkuar në dashuri të arrijnë tërë begatinë, plotësinë e kuptimit, njohjen e vërtetë të Misterit të Hyjit - Krishtit. 3 Në Të janë të fshehura të gjitha visaret e dijes e të kuptimit”],
“nëpër të cilin ne arrijmë...tek Ati”
[Ef 2,18: “Në saje të tij, pra, si njëra palë ashtu edhe tjetra,
kemi të drejtë të dalim para Atit
në fuqi të të njëjtit Shpirt Shenjt”
Ef 3,12: “Në të kemi, në saje të besimit në Të, lirinë t’ i afrohemi Hyjit me plot shpresë”],
ose formulat e Gjonit:
“Hyjin kurrë askush nuk e pa:
Biri i vetëm - që është Hyj,
një natyre me Atin,
Ai bëri të njihet (Gjn 1,18).
Që në ditën e parë feja e krishterë e di që mbi Birin e njeriut janë hapur qiejt,, banesa e Zotit
[Vap 7,56: dhe tha: “Ja, po e shoh qiellin e hapur dhe Birin e njeriut në të djathtën e Hyjit.”
Gjn 1,51: Dhe shtoi:
“Për të vërtetë, për të vërtetë po ju them: do ta shihni qiellin e hapur dhe engjëjt e Hyjit duke u ngjitur e duke zbritur mbi Birin e njeriut.”].
Me pamje të ndryshme dhe emra të ndryshëm si
“zbulimi i drejtësisë së Zotit”
[Rm 3,21vv: Tani veç, pavarësisht nga Ligji, u dëftua vepra shëlbimtare e Hyjit, e dëshmuar prej Ligjit e prej Profetëve, vepra shëlbimtare e Hyjit me anë të fesë në Jezu Krishtin për të gjithë ata që besojnë pa farë dallimi, sepse të gjithë mëkatuan dhe u përjashtuan nga lumturia e Hyjit e me hirin e tij, të gjithë e fituan falas drejtësinë, në saje të shpërblimit që bëri Jezu Krishti. Atë Hyji e caktoi të jetë, në saje të fesë, fli pajtuese me anë të gjakut të vet. Deshi kështu të tregojë drejtësinë e vet, sepse i la pa ndëshkuar mëkatet e mëparshme në kohën e durimit të vet e në kohën e tashme e dëfton drejtësinë e vet për të qenë i drejtë e për të shfajësuar atë që është në fenë e Jezusit],
“pajtimi”
[Rm 5,11: Dhe, jo vetëm kaq! Ne e vëmë mburrjen tonë në Hyjin në saje të Jezu Krishtit, Zotit tonë, me anë të të cilit tani fituam pajtimin.
Ef 2,16: Ai e shfuqizoi Ligjin e urdhërimeve me të gjitha rregulloret,
me qëllim që prej dyve: paganëve e hebrenjve,
të trajtonte në vetvete një njeri të ri
e, duke vendosur paqen,
të dy t’i pajtonte në një trup me Hyjin
me anë të kryqit
duke e asgjësuar në vetvete armiqësinë],
“shkëlqimi mbi fytyrat tona i lavdisë së Zotit”
[2Kor 3,18: “E ne të gjithë, të cilët, me fytyrë të zbuluar, bredhim lavdinë e Zotit, me anë të Shpirtit të Zotit, shndërrohemi në të njëjtën trajtë ‑ nga lavdia në lavdi”],
“njohja e Zotit”
[Gjn 17,3: E kjo është jeta e pasosur: që të njohin ty, Një të vetmin Hyjin e vërtetë, dhe atë që dërgove, Jezu Krishtin”].
Thelbi i përvojës së krishterë është i njëjtë: Zoti është pranë nesh; me një shfaqje të padëgjuar të fuqisë dhe të dashurisë nëpër personin e Krishtit, ai i dhurohet atij që dëshiron ta mirëpresë.
Të japesh pëlqimin tënd Jezu Krishtit në fe dhe të njohesh Zotin e vërtetë është pra, e njëjta gjë: “Kjo është jeta e pasosur: që të njohin ty, Një të vetmin Hyjin e vërtetë, dhe atë që dërgove, Jezu Krishtin” (Gjn 17,3).
Përballë ngjarjes së Jezu Krishtit njeriu që pranon fenë, qoftë kur vjen nga judaizmi ose nga paganizmi, qoftë kur është formuar me anë të urtësisë ose të traditës së Israelit, e zbulon fytyrën e vërtetë dhe praninë e gjallë të Zotit.
Torrkerry
Krijoni Kontakt