Close
Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 192
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN. LIDHUR ME KËTË MË DUKET SHUMË INTERESANTE EDHE TEMA SESI U PARAQITET JEZUSI APOSTUJVE, ME CILËT VYRTYTË AI E TËRHOQI VËMENDJEN E TYRE (SH. NË TEMË “INICIACIONI I KRISHTERË”, NGA POSTIMI 162).
    KËTU POHOJMË SE NE BIBLËN JEZUSI SHPALLET SI HYJ.

    Cili është kuptimi i fjalës “HYJ” në Biblën?

    Bibla nuk përmban një studim mbi Hyjin as nuk ndalet si bëhet për të përshkruar një objekt, nuk na fton që të flasim për Hyjin, por ta dëgjojmë kur flet dhe t’i përgjigjemi, duke pohuar lavdinë e tij dhe duke i shërbyer.
    Është e mundur për ne, që të formulojmë se çfarë thotë Zoti për vetveten në Biblën, me kusht që të mbetemi në bindje dhe në falënderime.
    Zoti nuk flet në të njëjtën mënyrë në BV dhe në BR, kur na drejtohet neve nëpërmjet profetëve dhe Birit të tij


    [Hb 1,1-13: “Pasi Hyji herë pas here dhe në mënyra të ndryshme, në të kaluarën, u ka folur etërve me anë të profetëve, së fundi, në këto ditë, na foli edhe neve me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtarin e të gjitha gjërave, nëpër të cilin edhe e krijoi gjithësinë. Biri, që është pasqyrimi i Lavdisë dhe vula e qenies së Hyjit, që me të fuqishmen fjalën e vet mban gjithësinë, pasi e kreu pastrimin e mëkateve, ndenji në të djathtën e Madhërisë në qiell; u bë aq më i pushtetshëm se engjëjt sa më të madhërueshëm se ata e trashëgoi Emrin!
    Dhe vërtet, cilit prej engjëjve Hyji i tha ndonjëherë:

    “Ti je im Bir: unë sot të linda”?

    Dhe prapë:

    “Unë do t’i jem Atë
    dhe ai do të më jetë Bir?«

    Dhe prapë, kur dërgon të Njëlindurin Birin e vet në botë, thotë:

    “Le ta adhurojnë të gjithë engjëjt e Hyjit!”

    Kurse për engjëjt Ai thotë kështu:

    “Ai i bën engjëjt e vet erëra, shërbëtorët e vet flakë zjarri”.

    Ndërsa për Birin thotë:

    “Froni yt, o Hyj, në shekuj të shekujve,
    dhe skeptër drejtësie - skeptri i Mbretërisë sate.
    E ke dashur drejtësinë dhe e ke urryer padrejtësinë:
    prandaj, o Hyj, Hyji yt të shuguroi me bagmin e gëzimit
    si asnjë ndër shokët e tu”.

    Edhe:

    “Ti, o Zot, në fillim e krijove tokën edhe qiejt janë vepër e duarve të tua. Ata do të zhduken kurse ti qëndron, të gjithë do të vjetrohen si petku: porsi petk do t’i mbështjellësh - porsi mantel - dhe do të ndërrohen. Ti vetëm i vetmi mbetesh i njëjtë - vitet e tua nuk kanë mbarim”.

    13 Po e për cilin ndër engjëj tha ndonjëherë:

    “Më rri në të djathtën time
    derisa t’i vë armiqtë e tu shtrojë të këmbëve të tua?!”].

    Më tepër se për çdo temë tjetër, dallimi midis BV dhe BR duhet të bëhet këtu në mënyrë të prerë, sepse askush nuk e ka parë Zotin; i Vetmi që e ka bërë të njihet është Biri i vetëm që qëndron në gjirin e Atit
    [Gjn 1,18: Hyjin kurrë askush nuk e pa:

    Biri i vetëm ‑ që është Hyj,

    një natyre me Atin,

    Ai bëri të njihet].


    Aq sa duhet hedhur poshtë kundërshtimi heretik mes Zotit shpagues të BV dhe Zotit dashamirës të BR, aq edhe duhet ruajtur e vërteta se vetëm Jezu Krishti na zbulon të fshetën e të vetmit Zot të të dy Besëlidhjeve.
    Torrkerry

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN. LIDHUR ME KËTË MË DUKET SHUMË INTERESANTE EDHE TEMA SESI U PARAQITET JEZUSI APOSTUJVE, ME CILËT VYRTYTË AI E TËRHOQI VËMENDJEN E TYRE (SH. NË TEMË “INICIACIONI I KRISHTERË”, NGA POSTIMI 162).
    KËTU POHOJMË SE NE BIBLËN JEZUSI SHPALLET SI HYJ.

    Cili është kuptimi i fjalës “HYJ” në Biblën?


    NË BESËLIDHJEN E VJETËR:

    I. ZOTI ËSHTË I PARI.

    Zoti ekziston që në fillim

    [Zan 1,1: “Në fillim Hyji krijoi qiellin e tokën”.

    Gjn 1,1: “Në fillim ishte Fjala e Fjala ishte në Hyjin e Fjala ishte Hyj”]

    dhe qenia e tij pranohet si një fakt fillestar, që nuk ka nevojë për asnjë shpjegim, Zoti nuk ka as prejardhje, as të ardhme; BV nuk njeh tregimet mitologjike, që në besimet e Lindjes së lashtë shpjegojnë ndërtimin e botës me zanafillën e hyjnive.
    Meqenëse vetëm ai është “i pari dhe i fundit”


    [Is 41,4: “Kush e bëri dhe e sendërtoi këtë?
    Ai që i thërret në jetë breznitë që në fillim:
    Unë jam Zoti, i pari,
    po edhe me të sprasmit jam!”;

    Is 44,6: “Kështu thotë Zoti, Mbreti i Izraelit,
    Shpëtimtari i tij, Hyji i Ushtrive:
    “Unë jam i pari dhe unë i sprasmi,
    përveç meje Hyj tjetër nuk ka!”;

    Is 48,12: “Më dëgjo, Jakob,
    Izrael, që të kam thirrur:
    unë, unë jam i pari
    edhe unë jam i fundit!”]

    e mbarë bota është vepra e tij.

    Duke qenë i pari, Zoti nuk ka pse të paraqitet, ai i imponohet shpirtit të njeriut vetëm pse është Zoti.Askund nuk mund të merret me mend një zbulim i Zotit, një përpjekje shkallë-shkallë e njeriut për të vërtetuar ekzistencën e tij.
    Ta njohësh, do të thotë të jesh i njohur

    [Am 3,2: “Vetëm juve ju zgjodha
    nga të gjitha fiset e tokës,
    prandaj do t’ju ndëshkoj
    për të gjitha fajësitë tuaja.
    S’mund t’i qëndrohet thirrjes profetike”]

    dhe ta zbulosh në burimin e qenies së tij; të largohësh prej tij do të thotë të ndihesh përsëri i përndjekur nga shikimi i tij
    [Zn 3,10: “ Ky iu përgjigj: “Dëgjova zërin tënd në kopsht e u tremba, sepse jam lakuriq e u fsheha”

    Ps 139, 7: “Ku mund të shkoj larg prej shpirtit tënd,
    ku të iki larg prej pranisë sate?”].


    Meqenëse Zoti është i pari, sapo bëhet i njohur, personaliteti i tij reagimet dhe pikësynimet e tij zbulohen qartë. Sado që dimë ende pak për të, ne e kuptojmë që në çastin kur e zbulojmë, se Zoti kërkon diçka të saktë dhe se ai e di me saktësi ku shkon e çfarë bën.
    Kjo para kohëshmëri absolute e Zotit shprehet më traditat e Pentateukut me dy mënyra plotësuese.
    Tradita e ashtuquhajtur javiste e vënë skenë Jahvehun që në fillimin e botës dhe shumë kohë përpara ngjarjes së Shkurres së zjarrtë e paraqet duke e ndjekur pikësynimin e tij të vetëm.
    Traditat eloiste nënvizojnë përkundrazi risinë që zbulimi i emrit hyjnor i sjell Moisiut, por njëkohësisht tregojnë me fjalë të ndryshme, që janë gati gjithmonë epitete të emrit hyjnor El, se Zoti ishte bërë tashmë i njohur.
    Në fakt Moisiu e pranon Jahvehun si Zotin në mënyrë të errët por të sigurt.
    Kjo ngjashmëri e Zotit të arsyes me Zotin e Zbulimit, kjo përparësi e Zotit, i pranishëm në mendjen e njeriut sapo zgjohet, vihet re në tërë Biblën nëpërmjet njëtësimit të menjëhershëm dhe të përhershëm mes Jahvehut e Elohimit, mes Zotit që i zbulohet Izraelit dhe Zoti që mund të quajnë kombet.
    Prandaj Jahvehu sa herë që shfaqet duke u paraqitur, vetëquhet dhe përcaktohet duke shqiptuar emrin e El-it/Elohim-it, me gjithçka ky emër sjell ndërmend: “Hyji i atit tënd”(Dal 3,6), “Hyji i dhëbshurisë dhe i mëshirës”(Dal 34,6), “Hyji yt” (Is 41,10; 43,3), ose thjesht “Hyj”(1Mbr 18,21.36.v).
    Në mes emrit të Hyjit dhe Jahvehut vendoset një marrëdhënie e gjallë, një dialektikë: që të mund të zbulohet si Jahve, Hyji i Izraelit paraqitet si Hyj, por duke u shfaqur si Jahve, ai tregon në mënyrë krejtësisht të re se kush është Hyji dhe çfarë është ai.Torrkerry

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN. LIDHUR ME KËTË MË DUKET SHUMË INTERESANTE EDHE TEMA SESI U PARAQITET JEZUSI APOSTUJVE, ME CILËT VYRTYTË AI E TËRHOQI VËMENDJEN E TYRE (SH. NË TEMË “INICIACIONI I KRISHTERË”, NGA POSTIMI 162).
    KËTU POHOJMË SE NE BIBLËN JEZUSI SHPALLET SI HYJ.

    Cili është kuptimi i fjalës “HYJ” në Biblën?


    NË BESËLIDHJEN E VJETËR:

    II. EL, ELOHIM, JAHVE.


    Në praktikë El është ekuivalent arkaik dhe poetik i Elohim-it; si fjala Elohim është fjala jonë Hyj, El është në të njëjtën kohë emër i përgjithshëm, që shënon hyjninë në përgjithësi, dhe emër i përveçëm që shënon personin e vetëm dhe të përcaktuar, që është Hyji.

    Elohim është në numrin shumës; jo shumësi i madhështisë – hebraishtja nuk e njeh këtë, - aq më pak një mbjetesë politeiste, e pabesueshme për mendësinë izraelite mbi një pikë kaq të ndjeshme; por ka të ngjarë të ketë gjuarmë të një botëkuptimi semitik të përbashkët, që e kupton hyjnoren si një shumicë forcash.

    A) EL:

    El njihet dhe adhurohet përtej kufijve të Izraelit; si emër i përgjithshëm ai shënon hyjninë gati në gjithë botën semitike; si emër i përveçëm është emri i një zoti të madh që duket se ka qenë zoti më i lartë në zonën perëndimore të kësaj bote, veçanërisht në Feniki dhe në Kanaan.
    A ka qenë El-i që në zanafillat semitike, një zot i përbashkët, suprem dhe i vetëm, besimi i të cilit, i pastër por i dobët, do të errësohej më vonë nga një politeizëm më ngashënjyes dhe i shthurur?
    A ka qenë më shumë zoti kryetar dhe udhëheqës i fiseve të ndryshme semite, zoti i vetëmpër secilin fis, por jo në gjendje të nxirrte në pah vlerën e tij si i vetmi zot, kur ndeshej me grupe të tjera dhe që më pas u zvetënua si një nga figurat e panteonit pagan?
    Kjo histori është e errët, por është fakt i sigurt që patriarkët, ndonëse me epitete të ndryshme, El Eljon (Zn 14,22), El Roi (16,13), El Shaddai (17,1; 35,11; 48,3), El Betel (35,7), El Olam (21,33), e quajnë Zotin e tyre EL, dhe se, për rastin e El Elyon-it në veçanti, zoti i Melkizedekut, mbret i Salemit, ky El paraqitet i njëjtë me Zotin e Abrahamit (El Elyon përkthehet këtu HYJI TEJET I LARTË)

    [Zan 14,20vv: Ndërkaq Melkizedeku, mbreti i Salemit, prifti i Hyjit tejet të Lartë i solli bukë e verë, e bekoi dhe tha:
    “Qoftë bekuar Abrami prej Hyjit tejet të Lartë,
    që krijoi qiellin e tokën!
    Qoftë bekuar Hyji tejet i Lartë
    që i lëshoi armiqtë e tu në duar të tua”!
    Abrami i dha të dhjetën e të gjithave.
    Mbreti i Sodomës i tha Abramit:
    “Mua më jep vetëm njerëzit, e pasurinë merre ti”!
    Abrami iu përgjigj: “Dorën time po e çoj lart kah Zoti, Hyji tejet i Lartë, Krijuesi i qiellit e i tokës).

    Këto fakte nuk tregojnë vetëm se Hyji ose Zoti i Izraelit është “Gjykatësi i gjithë tokës”

    [Zn 18,25: “Larg qoftë prej teje që ta shfarosësh të drejtin bashkë me të mbrapshtin! A do të barazosh të drejtin me fajtorin? Larg teje! A thua se Gjykatësi i mbarë botës nuk do ta shtjerë në veprim drejtësinë”],

    por se është e mundur gjithashtu që ai të pranohet dhe për më tepër të adhurohet si Zoti I vërtetë madje jshtë kufijve të popullit të zgjedhur.

    Megjithate kjo njohje është e jashtëzakonshme; në shumicën e rasteve, zotat e kombeve nuk janë zota

    [Jer 2,11: “A i ka ndërruar ndonjë popull zotat
    e pra, ata as zota nuk janë! Kurse populli im e këmbeu nderin e vet
    me diçka që s’vlen asgjë!”;

    2Mbr 19,18: “Edhe zotat e tyre i dogjën në zjarr. Veçse ata nuk ishin Zot, por vepër e duarve të njerëzve prej drurit e gurit, dhe mbretërit e Asirisë i rrënuan”].

    El/Elohim njihet praktikisht si Hyji i vwrtetw vetwm pasi i zbulohet popullit tw tij me emrin e Jahvehut
    Personaliteti unik i Jahvehut i jep fytyrës hyjnore, përherë pak a shumë të zbehtë dhe vazhdimisht të shfytyruar nga paganizmat e ndryshë, një qëndrueshmëri dhe një jetë që imponohen.

    Torrkerry

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN. LIDHUR ME KËTË MË DUKET SHUMË INTERESANTE EDHE TEMA SESI U PARAQITET JEZUSI APOSTUJVE, ME CILËT VYRTYTË AI E TËRHOQI VËMENDJEN E TYRE (SH. NË TEMË “INICIACIONI I KRISHTERË”, NGA POSTIMI 162).
    KËTU POHOJMË SE NE BIBLËN JEZUSI SHPALLET SI HYJ.

    Cili është kuptimi i fjalës “HYJ” në Biblën?


    NË BESËLIDHJEN E VJETËR:

    1. EL, ELOHIM, JAHVE.

    B) JAHVEU.

    Në Jahveun Zoti zbulon se ç’është e çfarë bën, emrin e tij dhe veprimin e tij.

    Veprimi i tij është i mrekullueshëm, i padëgjuar dhe emri i tij është i mistershëm.

    Ndërsa shfaqjet e El-it para patriarkëve ndodhin në një vend të njohur, në forma të thjeshta dhe të afërta, Jahveu i shfaqet Moisiut na kuadrin e egër të shkretëtirës dhe në mynxyrën e mërgimit, me pamjen e tmerrshme të zjarrit

    [Dal 3,13-15: “Atëherë Moisiu i tha Hyjit: “Ja, po qe se unë po shkokam te bijtë e Izraelit dhe po ju thënkam: Hyji i etërve tuaj më dërgoi tek ju. Po nëse më thonë: ‘Si e ka emrin?’, çka do t’u them”? Hyji i tha Moisiut: “Unë jam ai që jam”! Dhe Hyji i tha përsëri Moisiut: “Kështu thuaju bijve të Izraelit: Jahveu /Ai që është/, Hyji i etërve tuaj, Hyji i Abrahamit, Hyji i Izakut, dhe Hyji i Jakobit më dërgoi tek ju. Ky është emri im i përhershëm, me këtë emërtim do të kujtohem prej breznie në brezni”].


    Zbulimi plotësues i Dal 33,18-23; 34,1-7

    [Dal 33, 18-13: “Moisiu i tha: “Ma dëfto lavdinë tënde”.

    Zoti iu përgjigj: “Unë do ta kaloj para teje tërë shkëlqimin tim, do ta kumtoj para teje emrin tim: Zot; i jap përkrahjen time kujt dua t’ia jap, e mëshiroj atë, për të cilin dua t’i bëj mëshirë”. E shtoi përsëri: “Por nuk do të mund ta shikosh fytyrën time, sepse njeriu nuk mund të më shohë mua e të mbetet në jetë”. Zoti shtoi edhe: “Ja, tha, ka vend këtu afër meje. Qëndro mbi shkëmb! Kur të kalojë lavdia ime, do të të fus në plasën e shkëmbit e do të të mbroj me të djathtën time derisa të kaloj; do ta heq dorën time e do të ma shikosh shpinën; porse fytyra ime nuk mund të shihet”;


    34,5-7: Atëherë Zoti zbriti në re, u ndal aty, afër tij dhe e shpalli emrin e Zotit. Zoti kaloi përpara tij e shpalli:
    “Zoti, Zoti, Hyji i mëshirshëm e i butë,
    i durueshëm e shumë i mëshirshëm dhe i vërtetë,
    që qëndron besnik me mijëra brezni,
    që e duron fajin, kundërshtimin dhe mëkatin,
    por nuk lë pa ndëshkuar asgjë;
    që e ndëshkon paudhësinë e etërve në fëmijë,
    madje në nipa në të tretën e në të katërtën brezni”]

    nuk është më pak tmerrues.

    Megjithatë, ky Zot me shenjtëri rrëmbyese është një Zot besnikërie dhe shpëtimi.
    Atij i kujtohen Abrahami dhe pasardhësit e tij


    [Dal 3,6: Dhe shtoi: “Unë jam Hyji i atit tënd Abrahamit, Hyji i Izakut dhe Hyji i Jakobit”. Atëherë Moisiu e mbuloi fytyrën, sepse nuk kishte guxim të shikonte drejt Hyjit],

    është i vëmendshëm ndaj mjerimit të hebrenjve në Egjipt

    [Dal 3,7: Zoti i tha: “E pashë mjerimin e popullit tim në Egjipt dhe e dëgjova klithjen e tij për ndihmë për shkak të pashpirtësisë së mbikëqyrësve të tyre”],

    dhe i vendosur për t’i çliruar

    [Dal 3,8: Dhe, duke e ditur vuajtjen e tij, zbrita për ta çliruar nga duart e egjiptianëve, ta nxjerr nga ajo tokë dhe ta çoj në një vend të mirë e të gjerë, në dheun ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, në dheun e Kanaaneut, Heteut, Amorreut, Perezeut, Heveut dhe të Jebuzeut]

    dhe për t’u dhënë lumturinë.
    Emri i Jahveut, me të cilin shfaqet, i përgjigjet veprës që vazhdon.
    Sigurisht që ky emër fsheh një mister; ai shpreh në vetvete diçka të pakapshme: “Unë jam ai që jam” (3,14); askush nuk mund ta detyrojë as edhe të depërtojë në të.
    Por ai tregon gjithashtu diçka pozitive, një prani të jashtëzakonshme, vepruese dhe të kujdeshshme, një fuqi të pacenueshme dhe çliruese, një premtim të pashkelshëm: “Unë jam”.


    Torrkerry

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN. LIDHUR ME KËTË MË DUKET SHUMË INTERESANTE EDHE TEMA SESI U PARAQITET JEZUSI APOSTUJVE, ME CILËT VYRTYTË AI E TËRHOQI VËMENDJEN E TYRE (SH. NË TEMË “INICIACIONI I KRISHTERË”, NGA POSTIMI 162).
    KËTU POHOJMË SE NE BIBLËN JEZUSI SHPALLET SI HYJ.

    Cili është kuptimi i fjalës “HYJ” në Biblën?


    NË BESËLIDHJEN E VJETËR:

    III. ZOTI FLET PËR VETVETEN.

    Jahveu është jehona e zbulimit të bërë nga Zoti në vetën e parë: ehyeh. “Unë jam”, por që përsëritet nga njerëzit në vetën e tretë.

    Këtë emër që përmbledh gjithçka, vetë Zoti e komenton vazhdimisht me formulat e ndryshme që jep për veten e tij.

    a) Zoti i gjallë.

    Formula “Unë jam i gjallë” në gojën e Zotit është ndoshta një krijim i mëvonshëm i Ezekielit; sidoqoftë është jehona e një formule shumë të vjetër dhe shumë popullore të fesë së Izraelit: “Jahve është i gjallë

    [Gjq 8,19: U tha: “Kanë qenë vëllezërit e mi: bijtë e nënës sime. Pasha Zotin e gjallë, po t’i kishit kursyer, tani nuk do t’ju vrisja”;

    1Mbr 17,1: Elia Tesbiu, nga Tesbiu, në tokën e Galaadit, i tha Akabit: “Pasha jetën e Zotit, Hyjit të Izraelit, në shërbimin e të cilit jam unë : në këto vite s’do të bjerë as vesë as shi, përveç në thënça unë”],

    “Zoti i Gjallë”

    [1Sam 17,26.36: Atëherë Davidi i pyeti njerëzit që ishin me të: “Çka do t’i jepet atij njeriu që do ta vrasë këtë filisteas dhe do t’i zbardhë faqen Izraelit? Po, e kush është ky filiste i parrethprerë, që i poshtëron aradhet e Hyjit të gjallë?”;
    Me të vërtetë shërbëtori yt mbyti luan e ari. Le të jetë pra, edhe ky filiste i parrethprerë si një ndër ta, pasi ka pasur guxim të poshtërojë aradhet e ushtrisë së Hyjit të gjallë;

    2Mbr 19,16: Prire veshin tënd e dëgjo! Hapi, o Zot, sytë e tu e shiko! Dëgjo të gjitha fjalët e Senakeribit, që i dërgoi për të poshtëruar Hyjin e gjallë!].

    Ajo shpreh mirë përshtypjen që ka njeriu për Jahveun, atë të një pranie jashtëzakonisht vepruese, të një spontaneiteti të menjëhershëm dhe të plotë “që nuk lodhet dhe as moliset”

    [Is 40,28v; Pse a s’e di? Pse a s’ke dëgjuar? Hyji është Zot i amshueshëm,
    Krijuesi i botës skaj më skaj.Ai nuk lodhet, ai s’moliset,
    e pashqyrtueshme është dija e tij.
    Ai të lodhurit i jep fuqi,
    të pamundshmit ia shton fuqitë],

    “që nuk fle as dremit”

    [Ps 121,4: “Ja, s’do të kotet as s’do të flejë, ai që e ruan Izraelin”]

    që reagon menjëherë sapo preken të vetët

    [Oz 2,1: Bijtë e Izraelit për nga numri
    do të jenë porsi rëra e detit
    që s’mund të matet as s’mund të numërohet.
    Do të ndodhë: në vendin ku u thuhej:
    ‘Ju nuk jeni populli im’,
    do t’u thuhet: ‘Bijtë e Hyjit të gjallë!’;

    Dan 6,21: Si iu afrua shpellës, me një zë të përvajshëm e thirri Danielin e i tha: “O Daniel, shërbëtori i Hyjit të gjallë, Hyji yt, të cilit ti i shërben gjithmonë, vallë a do të ketë mundur të të shpëtojë prej luanëve?”].

    Fjala e tij në Horeb, në çastin kur ai zbulon emrin e tij, e shpreh mirë këtë fuqi të jetës, këtë vëmendje ndaj veprës së tij:

    “Unë kam parë,...i kam vënë veshin...unë njoh...unë jam i vendosur...unë të dërgoj”

    [Dal 3,7-10: Zoti i tha: “E pashë mjerimin e popullit tim në Egjipt dhe e dëgjova klithjen e tij për ndihmë për shkak të pashpirtësisë së mbikëqyrësve të tyre. Dhe, duke e ditur vuajtjen e tij, zbrita për ta çliruar nga duart e egjiptianëve, ta nxjerr nga ajo tokë dhe ta çoj në një vend të mirë e të gjerë, në dheun ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, në dheun e Kanaaneut, Heteut, Amorreut, Perezeut, Heveut dhe të Jebuzeut. Kështu, pra, klithma e bijve të Izraelit arriti deri tek unë, po edhe unë vetë e pashë shtypjen e tyre që po e pësojnë prej egjiptianëve. 1 Pra, eja se dua të të çoj te faraoni që ta nxjerrësh popullin tim, bijtë e Izraelit, prej Egjiptit”!].

    Kjo “Unë jam” që e përgatisin këto shpërthime, nuk mund të jetë më pak dinamike sesa ato.

    Torrkerry

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN. LIDHUR ME KËTË MË DUKET SHUMË INTERESANTE EDHE TEMA SESI U PARAQITET JEZUSI APOSTUJVE, ME CILËT VYRTYTË AI E TËRHOQI VËMENDJEN E TYRE (SH. NË TEMË “INICIACIONI I KRISHTERË”, NGA POSTIMI 162).
    KËTU POHOJMË SE NE BIBLËN JEZUSI SHPALLET SI HYJ.

    Cili është kuptimi i fjalës “HYJ” në Biblën?


    NË BESËLIDHJEN E VJETËR:

    III. ZOTI FLET PËR VETVETEN.

    b) Zoti i shenjtë.

    “Unë betohem për shenjtërinë time” (Am 4,2); “Unë jam shenjti” (Oz 11,9).
    Kjo gjallëri e papërmbajtshme dhe megjithatë tërësisht e brendshme, ky zjarr që gllabëron dhe njëkohësisht jep jetë, është shenjtëria.
    Zoti ështeë shenjt


    [Is 6,3: I brohoritnin njëri-tjetrit:
    “Shenjt! Shenjt! Shenjt Zoti i Ushtrive!
    Plot është toka mbarë me Lavdinë e tij!”].


    Emri i tij është shenjt


    [Am 2,7: pse shkelin mbi kokë të skamnorëve
    porsi mbi pluhurin e tokës,
    e bëjnë të lënë udhën njerëzit e vegjël,
    pse djalë e babë flejnë me të njëjtën vajzë,
    për ta dhunuar emrin tim të shenjtë;

    Lev 20,3: Edhe vetë do të sillem kundër këtij njeriu e do ta shfarosë prej popullit të vet pse ia dhuroi fëmijën e vetë Molokut, e fëlliqi Shenjtëroren time dhe e përdhosi emrin tim të shenjtë;

    Is 57,15: Sepse kështu thotë i Larti, i Tejetlarti,
    që fronin e ka të amshueshëm,
    e emrin e ka të shenjtë:
    “Banoj në vend të lartë e të shenjtë,
    por jam edhe me të ndrydhurin
    dhe me atë që është i përvujtëruar në shpirt,
    për t’i dhënë jetë shpirtit të të përvuajturve,
    për t’i dhënë jetë zemrës së të ndrydhurve]

    dhe shkëlqimi i shenjtërisë së tij shenjtëron popullin e tij

    [Dal 19,6: Ju do të jeni për mua një mbretëri priftërinjsh, e një popull i shenjtë. Këto janë fjalët që do t’ua thuash bijve të Izraelit”]

    Shenjtëria e tij hap përpara Zotit një humnerë të pakapërcyeshme për çdo krijesë; asnjëri nuk mund t’i bëjë ballë; kupa qiellore lëkundet, malet shkrihen dhe çdo mish dridhet,jo vetëm njeriu mëkatar që e sheh veten të humbur, por deri edhe të “serafinët e zjarrtë” të padenjë për të dalë para Zotit

    Torrkerry.

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN. LIDHUR ME KËTË MË DUKET SHUMË INTERESANTE EDHE TEMA SESI U PARAQITET JEZUSI APOSTUJVE, ME CILËT VYRTYTË AI E TËRHOQI VËMENDJEN E TYRE (SH. NË TEMË “INICIACIONI I KRISHTERË”, NGA POSTIMI 162).
    KËTU POHOJMË SE NE BIBLËN JEZUSI SHPALLET SI HYJ.

    Cili është kuptimi i fjalës “HYJ” në Biblën?


    NË BESËLIDHJEN E VJETËR:

    IV. ZOTI FLET PËR VETVETEN.

    c) “Unë jam një Perëndi xheloze”.

    Zelli xheloz i Perëndisë është një pamje tjetër e fuqisë së saj të brendshme.
    Është pasioni që ajo sjell në gjithçka që bën dhe në gjithçka që prek.Ajo nuk mund të durojë që një dorë e huaj të përdhosë gjithçka që ajo ka, gjithçka që vëmendja e saj “shenjtëron” dhe e bën të përkushtuar.


    Nuk mund të durojë që ndonjë prej punëve të saj të dështojë

    [Dal 32,12: Jo, të lutem, që të mos thonë egjiptianët: ‘I nxori me dredhi që t’i vrasë në male e t’i shfarosë nga toka. ‘Le të qetësohet hidhërimi yt dhe dëftohu i mëshirshëm mbi të keqen e popullit tënd;

    Ez 36,22: Prandaj, kështu thuaji shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë Zoti Hyj: S’e bëj këtë për ju, o shtëpia e Izraelit, por për shkak të emrit tim të shenjtë, që u çnderua në popujt te të cilët shkuat],


    nuk mund t’ia japë askujt lavdinë e saj

    [ Is 48, 11: Për nderin tim, për nderin tim e bëj këtë
    që të mos shahem;
    lavdinë time një tjetri s’ia jap!].


    Kur profetët zbulojnë se ky pasion i Perëndisë për veprën e saj është ai i një dhëndri, tema merr një forcë dhe një brendësi të re.
    Xhelozia hyjnore është njëkohësisht zemërimi i tmerrshëm dhe dhembshuri e pacenueshme.

    Torrkerry

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN. LIDHUR ME KËTË MË DUKET SHUMË INTERESANTE EDHE TEMA SESI U PARAQITET JEZUSI APOSTUJVE, ME CILËT VYRTYTË AI E TËRHOQI VËMENDJEN E TYRE (SH. NË TEMË “INICIACIONI I KRISHTERË”, NGA POSTIMI 162).
    KËTU POHOJMË SE NE BIBLËN JEZUSI SHPALLET SI HYJ.

    Cili është kuptimi i fjalës “HYJ” në Biblën?


    NË BESËLIDHJEN E VJETËR:

    III. ZOTI FLET PËR VETVETEN.

    d) “Ti nuk do të kesh perëndi të tjera përveç meje” (Dal 20,3).

    Xhelozia e Perëndisë ka për objekt thelbësor “perënditë të tjera”.
    Monoteizmi izraelit nuk është fryti i një mendimi metafizik, as i një bashkimi politik, as edhe i një zhvillimi fetar, ai është pohim i fesë dhe në izrael është aq i lashtë sa edhe feja, d.m.th. siguria e zgjedhjes së tij është që ka qenë i zgjedhur ndërmjet gjithë popujve nga një Perëndi, së cilës i përkasin të gjithë popujt.

    Ky monoteizëm i fesë ka mundur për një kohë të gjatë të pajtohet me përfaqësime të “perëndive të tjera”, të Kamosit p.sh. në Moab

    [Gjq 11,23vv: Pra, Zoti, Hyji i Izraelit, qe ai që e shpartalloi Amorreun në praninë e popullit të vet Izraelit! E ti tani na dashke ta bësh pronë tokën e tij? 24 Pse a nuk të takon me të drejtë edhe ty prona që ta jep Kamosi, zoti yt? Ta dish veçse edhe se ç’e fitoi Zoti, Hyji ynë, si ngadhënjyes, është prona jonë!]

    ose me pamundësinë për të adhuruar Jahveun jashtë kufijve të “trashgimit të tij”

    [1Sam 26,19: Tani, pra, le t’i dëgjojë, po të lutem, zotëria im, mbreti, fjalët e shërbëtorit të vet: Nëse Zoti të çon peshë kundër meje, i pëlqeftë flia e erëndshme! Por në qofshin njerëzit ata që të nxisin, qofshin mallkuar para Zotit, pse më dëbuan sot e më hodhën jashtë trashëgimit të Zotit, duke më thënë: ‘Shko, shërbeju zotave të huaj’!

    2Mbr 5,17: I tha Naamani: “Mirë, pra, si të duash. Por, po të lutem, më lejo të marr unë, shërbëtori yt, vetëm aq dhe sa mund të bartin dy mushq, sepse shërbëtori yt nuk do t’i kushtojë fli shkrumbimi ndonjë zoti tjetër përveç Zotit].

    Por që nga fillimi Jahveu nuk mund të durojë praninë e kundërshtarëve, kështu gjithë historia e Izraelit zhvillon fitoret mbi rivalët e tij, perënditë e Egjiptit, Baalët e Kanaanit, hyjnitë perandorake të Asurit dhe Babilonisë deri në ngadhënjimin përfundimtar që bën të shpërthejë hiçi i perëndive të rreme.

    Ngadhënjim që fitohet ndonjëherë nëpërmjet mrekullive, por që është përherë ai i fesë.

    Jeremia, që lajmëron rrënimin e plot të Judës dhe të Jeruzalemit, përmend kalimthi se perënditë e kombeve “nuk janë madje perëndi”

    [Jer 2,11: A i ka ndërruar ndonjë popull zotat -
    e pra, ata as zota nuk janë!,
    kurse populli im e këmbeu nderin e vet
    me diçka që s’vlen asgjë!],

    “bile nuk ekzistojnë”


    [Jer. 5,7: E si mund të kem unë dhimbje për ty?
    Bijtë e tu më kanë braktisur,
    përbetohen në zota që s’janë.
    Unë i ngija, e ata më shkelnin besnikërinë,
    grumbull shkonin në shtëpi të lavires].


    Në kulmin e mërgimit, përballë shkëlqimeve të idhujtarisë, nga gjiri i një populli të mundur e të çderuar shpërthejnë pohimet përfundimtare: “Para meje nuk u sajua asnjë zot dhe nuk do të ketë tjetër pas meje; unë, unë, unë jam Jahveu, nuk ka shpëtimtar tjetër përveç meje” (Is 43,10v).

    Kujtimi i Horebit duket qartë dhe vrazhdimësia shpirtërore mes teksteve aq shumë të ndryshme është domethënëse: Jahveu është i vetmi Zot, sepse është i vetmi i aftë për të shpëtuar, “si pari dhe i fundit”, gjithmonë i pranishëm dhe gjithmonë i kujdesshëm.

    Nëse idhujtaria e godet për “vdekje”, kjo ndodh sepse ajo vë në dyshim aftësinë dhe vullnetin e tij për shpëtimin, sepse mohon se ai është gjithmonë i pranishëm dhe aktiv, dhe se është Jahveu.

    Torrkerry

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN. LIDHUR ME KËTË MË DUKET SHUMË INTERESANTE EDHE TEMA SESI U PARAQITET JEZUSI APOSTUJVE, ME CILËT VYRTYTË AI E TËRHOQI VËMENDJEN E TYRE (SH. NË TEMË “INICIACIONI I KRISHTERË”, NGA POSTIMI 162).
    KËTU POHOJMË SE NE BIBLËN JEZUSI SHPALLET SI HYJ.

    Cili është kuptimi i fjalës “HYJ” në Biblën?


    NË BESËLIDHJEN E VJETËR:

    III. ZOTI FLET PËR VETVETEN.

    e) “Unë jam Zot e jo njeri” (Oz 11,9).


    Zoti është absolutisht i ndryshëm nga njeriu; ai është shpirt, ndërsa njeriu është mish

    [Is 31, 3: Egjiptiani është njeri e jo Hyj,
    kuajt e tyre mish janë e jo shpirt;
    e kur Zoti të shtrijë dorën e vet,
    do të rrëzohet ai që sjell ndihmë,
    për dhe do të bjerë edhe i ndihmuari,
    të gjithë së bashku do të sharrojnë],


    i brishtë dhe i kalbshëm si bari

    [Is 40,7v: “Çdo njeri është bar, e tërë lavdia e tij porsi lulja e fushës;
    thahet bari, vyshket lulja
    kur fryma e Zotit bie mbi të.
    Vërtet populli është si bari!
    Thahet bari e bie lulja:
    kurse fjala e Zotit qëndron për amshim].

    Ky ndryshim është aq rrënjësor, sa njeriu e interpreton gjithmonë në mënyrë të gabuar.

    Në fuqinë e Zotit ai sheh forcën e dobishme, por jo besnikërinë e zemrës


    [Nr 23,19: nuk është Hyji porsi njeriu që të rrejë,
    porsi biri i Adamit që të ndërrojë!
    A thua thotë e s’e mba’ fjalën?
    A thua flet e s’bën çka flet?],


    Në shenjtërinë e tij ai sheh veçse largësi të pakapërcyeshme, pa dyshuar se ajo është në të njëjtën kohë edhe afërsi dhe butësi

    [Oz 11,9: S’do ta shfryej zemërimin tim,
    s’do të kthehem ta shpërndaj Efraimin,
    sepse Hyj jam unë e jo njeri,
    Shenjti në mesin tënd,
    s’do të vij me tmerr].


    Trashendenca e pakuptueshme e Zotit bën që ai të jetë në të njëjtën kohë “Shumë i Larti” në “banesën e tij të lartë dhe të shenjtë” dhe ai “që banon me njeriun e penduar dhe të perulur”

    [Is 57,15: Sepse kështu thotë i Larti, i Tejetlarti,
    që fronin e ka të amshueshëm,
    e emrin e ka të shenjtë:
    “Banoj në vend të lartë e të shenjtë,
    por jam edhe me të ndrydhurin
    dhe me atë që është i përvujtëruar në shpirt,
    për t’i dhënë jetë shpirtit të të përvuajturve,
    për t’i dhënë jetë zemrës së të ndrydhurve].

    Ai është i Gjithpushtetshëm dhe Hyji i të varfërve, ai bën të jehojë zëri i tij në zhurmën e madhe të shtrëngatës

    [Dal 19,18v: Krejt mali i Sinait s’ishte tjetër por tym, sepse Hyji kishte zbritur në zjarr mbi të e tymi i tij ngritej porsi tym furre. I tërë mali tundej tmerrësisht. Zëri i bririt vinte gjithnjë e rritej: Moisiu fliste me Hyjin e Hyji i përgjigjej me bubullimë.

    Zbriti, pra, Hyji mbi malin Sinai, në majë të malit, dhe e thirri Moisiun në majë të malit. Moisiu u ngjit. Zoti i tha Moisiut: “Zbrit e porosite popullin të mos e kapërcejë cakun me qëllim që ta shohë Zotin: ndryshe do të bjerë vdekur një shumicë e madhe. Po edhe priftërinjtë që do t’i afrohen Zotit, le të jenë të pastër, ndryshe Zoti do t’i shqimë”.

    Moisiu i tha Zotit: “Populli nuk ka si të ngjitet në malin Sinai, sepse ti vetë na porosite kur the: ‘Vëre cakun gjithkund përreth e shpalle të shenjtë malin’”. E Zoti i tha: “Shko, zbrit, pastaj ngjitu bashkë me Aronin, kurse priftërinjtë dhe populli të mos i kalojnë caqet, as të mos ngjiten te Zoti, ndryshe do të vriten”]


    dhe në murmurimën e flladit

    [1Mbr 19,12: Ai i tha: “Dil jashtë e qëndro në mal para Zotit”. Dhe ja, po kalonte Zoti! Para tij u çua një stuhi: erë e fortë! Tundte malet e thërmonte qetat para Zotit: por Zoti nuk ishte në stuhi! Pas stuhisë ra tërmeti! Por Zoti nuk ishte në tërmet! 12 Pas tërmetit erdhi zjarri! Por Zoti nuk ishte në zjarr! Pas zjarri një puhi fryme të hollë. 13 Kur e dëgjoi këtë Elia, e mbuloi fytyrën me leshnik, doli jashtë dhe qëndroi në derën e shpellës].


    Ai është i padukshëm dhe as Moisiu nuk e ka parë fytyrën e tij

    [Dal 33,18-23: Moisiu i tha: “Ma dëfto lavdinë tënde”.
    Zoti iu përgjigj: “Unë do ta kaloj para teje tërë shkëlqimin tim, do ta kumtoj para teje emrin tim: Zot; i jap përkrahjen time kujt dua t’ia jap, e mëshiroj atë, për të cilin dua t’i bëj mëshirë”. E shtoi përsëri: “Por nuk do të mund ta shikosh fytyrën time, sepse njeriu nuk mund të më shohë mua e të mbetet në jetë”. Zoti shtoi edhe: “Ja, tha, ka vend këtu afër meje. Qëndro mbi shkëmb! Kur të kalojë lavdia ime, do të të fus në plasën e shkëmbit e do të të mbroj me të djathtën time derisa të kaloj; do ta heq dorën time e do të ma shikosh shpinën; porse fytyra ime nuk mund të shihet”],

    Por duke u bërë thirrje ndjenjave të zemrës njerëzore, ai hap vetë zemrën e tij për t’u zbuluar. Ai ndalon çdo paraqitje të tij, çdo figurë me të cilat njeriu mund ta bënte një idhull, duke adhuruar veprën e duarve të tij, por ai shfaqet në përfytyrim tonë me tipare nga më konkretet;
    Ai është “krejt tjetër” nuk mund të krahasohet me asgjë

    [Is 40,25: “Po me kë do të më krahasoni,
    që të jem unë i njëjtë me të?”
    pyet Shenjti.

    Çoni lart sytë tuaj e shikoni: kush i krijoi trupat qiellorë?
    Ai që të gjithë i qet në rresht të luftës
    e secilin e thërret për emër!
    Kaq e madhe është fuqia e tij,
    kaq e fortë energjia e tij
    kështu që asnjë s’ka si të mungojë!],

    por kudo ai është në shtëpinë e tij dhe për ne nuk është fare i huaj: reagimet dhe sjellja e tij shprehen me veprimet tona më të zakonshme; Ai sajon me duart e tij baltën që do të jetë njeriu (Zan 2,7), ai mbyll me dry pas Noesë derën e Arkës (Zan 7,16) për të qenë i siguart që asnjë nga banorët e saj të mos humbasë; ai ka vrullin ngadhënjyes të shefit të luftës (Dal 15,3) dhe përkujdesjen e bariut përkafshët e tij

    [Ez 34,16: Unë vetë do t’i mballoj delet e mia, unë vetë do t’i mrizoj - thotë Zoti Hyj. Të humburën do ta kërkoj, të ndarën do ta kthej, të thyerën do ta lidh me kshtalla, të ligshtuarën do ta kërthndez, të majmen e të fortën do ta ruaj: do t’i ruaj me drejtësi].

    Ai mban gjithësinë në dorën e tij dhe për Izraelin vocërrak ndien dashurinë që ka vreshtari për hardinë e tij

    [Is 5,1-7: Do t’ia këndoj të dashurit tim
    këngën e mikut tim
    mbi vreshtin e tij.
    Miku im kishte vreshtin
    në një kodër pjellore.

    E thuri,
    ia qëroi gurët,
    e mbëltoi me hardhi të zgjedhura,
    në mes të tij e ndërtoi kullën,
    në të punoi edhe shtrydhësin.
    Priste se do t’i bënte rrush,
    por i bëri vetëm larushk.

    Tani, banorë të Jerusalemit
    e ju burrat e Judesë,
    ndajeni këtë pleqëri
    mes meje e vreshtit tim.

    Ç’u desh tjetër të bëj për vreshtin
    që s’e bëra?
    Shpresoja se do të më jepte rrush,
    përse më bëri veç larushk?

    Juve tani po ju dëftoj
    ç’do t’i bëj unë vreshtit tim:
    do tà shthur gardhin e tij,
    që të bëhet djerr
    do t’rrëzoj ledhet e tij
    që të shkelmohet.

    Le të mbesë shkretë
    mos të kihet as mos të mihet,
    le ta mbulojnë halluga e ferra;
    reve unë do t’u urdhëroj
    një pikë shi mbi të të mos bjerë.

    Vreshti i Zotit të Ushtrive
    është shtëpia e Izraelit,
    fidanët e zgjedhur të tij
    janë banorët e Judesë.
    Prita të ushtrojnë virtytet,
    dhe ja, vetëm paudhësi,
    drejtësinë prita, ja ofshamat!]

    dhëmbshurinë e atit

    [Oz 11,1: 1 Kur Izraeli ende ishte djalë
    unë e doja e prej Egjiptit e thirra birin tim.

    Por, sa më shumë i thirrja,
    aq më tepër largoheshin prej meje;
    baalëve fli u flijonin,
    idhujve u digjnin kem.

    E unë e mësoja Efraimin të ecte
    vetë i mbartja para duarsh,
    s’e kuptonin se për ta kujdesesha.

    I tërhiqja me litarë për njerëz,
    me zinxhirë të dashurisë;
    isha për ta,
    porsi ai që fëmijën e ngre
    deri në mollëzat e veta,
    përkulesha mbi të t’i jap të hajë.

    Të kthehet në dheun e Egjiptit,
    le t’i jetë Asuri mbret,
    sepse s’deshën kah unë të kthehen!

    Emnesë do të bëjë në qytete të tyre shpata,
    murmuritësit do t’ia shuajë,
    do t’i hajë për shkak të synimeve të tyre!]

    dhe të nënës

    [Is 49,15: E harron ‑ thua ‑ gruaja foshnjën e vet,
    që të mos ketë dhimbje për bamin e barkut të vet?
    Po edhe nëse ndonjëra do të harronte,
    unë ty kurrë nuk të harroj!

    Shih, të kam shkruar në duart e mia,
    muret e tua gjithmonë para sysh i kam]


    dhe pasionin e njeriut që dashuron


    [Oz, 2,16v: . Prandaj vetë do ta josh atë,
    do ta shpie në shkretëtirë
    e do t’i flas zemrës së saj.

    Do t’i kthej vreshtat e saj,
    do ta shndërroj luginën Akor
    në derë shprese.
    Atje ajo do të përgjigjet
    porsi në ditët e rinisë së vet,
    porsi në ditët kur pati dalë
    prej tokës së Egjiptit!

    E do të ndodhë pikërisht atë ditë
    - është fjala e Zotit,
    ti do të më thërrasësh: ‘Fati im’,
    e s’do të më quash më: ‘Baali im’].

    Antropomorfizmat mund të jenë naive, shprehin gjithmonë në mënyrë të thellë një pamje thelbësore të Hyjit të vërtetë.Nëse e krijoi njeriun në shëmbëllesën e tij, ai është i aftë të shfaqet nëpërmjet reagimeve të njeriut.
    Pa gjenealogji, pa grua, pa seks, nëse ai është ndryshe nga ne, kjo nuk do të thotë se është më pak njeri se ne, përkundrazi është ideali më i përsosur që ne ëndërrojmë për njeriun.“Hyji nuk është një njeri për të gënjyer, as edhe një bir njeriu për të mohuar atë që thotë” (Nr 23,19).
    Gjithmonë Hyji na tejkalon dhe gjithmonë në drejtimin ku ne e presim më pak.

    Torrkerry

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN. LIDHUR ME KËTË MË DUKET SHUMË INTERESANTE EDHE TEMA SESI U PARAQITET JEZUSI APOSTUJVE, ME CILËT VYRTYTË AI E TËRHOQI VËMENDJEN E TYRE (SH. NË TEMË “INICIACIONI I KRISHTERË”, NGA POSTIMI 162).
    KËTU POHOJMË SE NE BIBLËN JEZUSI SHPALLET SI HYJ.

    Cili është kuptimi i fjalës “HYJ” në Biblën?


    NË BESËLIDHJEN E VJETËR:

    IV. EMRAT QË I JANË DHËNË ZOTIT NGA NJERIU.

    Zoti i Besëlidhjes së Vjetër zbulohet së fundi në sjelljen e atyre që e njohin dhe në emrat që ata i japin.

    Në pamjen e parë mendohet se mund të dallohen tituij zyrtarë, të përdorur në hyjindërimin e përbashkët dhe në epitetet e krijuara nga përshpirtshmmëria vetjake.

    Në të vërtetë në lutjen e përbashkët dhe në lutjen vetjake të njëjtat epitete ruajnë të njëjtat kuprtime.

    Zoti është po aq “shkëmbi i Izraelit” (Zan 49,24; 2Sam 23,3...)
    sa edhe “shkëmbi im” (Ps 18,3v; 144,1)
    ose thjesht “shkëmb” (Ps 18,32).
    “mburoja ime (Ps 18,3; 144,2),
    dhe “mburoja jone” (Ps 84,10; 89,19),
    “bariu i popullit të tij” (Mik 7,14)
    dhe “bariu im” (Ps 23,1);
    shenjë që tregon se takimi me Zotin është personal dhe i gjallë.

    Këto epitete janë çuditërisht të thjeshta, të huazuara nga realitete të njohura nga jeta e përditshme.

    Bibla nuk i njeh litanitë pa mbarim të Egjiptit ose të Babilonisë, tituj që shumëfishohen rreth hyjnive pagane.

    Zoti është i madh pa fund, por është gjithmonë pranë nesh me vepra dhe me fjalë.
    Ai është sumë i Larti (Eljon), i Amshuari (Olam), i Shenjti (Qadol), por gjithashtu “Hyji që më shikon” (El Roi, Zan 16,13).

    Të gjithë emrat e tij pothuajse e përcaktojnë nga marrëdhënia e tij me të vetët: “Tmerri i Isakut” (Zan 31, 42.53), “I Forti i Jakobit” (49,24), Hyji i Abrahamit, i Isakut dhe i Jakobit (Dal 3,6), Hyji i Izraelit, Hyji ynë, Hyji im, Imzot.
    Edhe epiteti “Shenjti” që e veçon rreptësisht nga çdo qenie njerëzore, në gojën e tij bëhet “Shenjti i Izraelit” (Is 1,4) e me këtë shenjtëri bën diçka që i përket popullit të Zotit.
    Në këtë zotërim të ndërsjellë shfaqet misteri i besëlidhjes dhe shpallja e lidhjes që e bashkon me Birin e tij të vetëm, Hyjin e Zotit tonë. Jezu Krisht.

    Torrkerry

Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Krishti, përmbledhja e gjithçkaje frymore.
    Nga marcus1 në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  3. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Ka qënë Krishti revoltues apo anarkist?
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 10:55
  5. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •