Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 192
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN

    2. JEZUSI ZOT, KRISHTI E BIR I PERËNDISË.

    1) Afrimet e para me misterin.

    d) I PARALINDURI I ÇDO KRIJESE.
    Të shkosh edhe më larg, do të thotë të zbulosh paraekzistencën e Jezusit, sipas një përpjekje që duhet të jetë frymëzuar jo nga miti gnostik i Zotit-Shëlbues, por nga tradita apokaliptike judaike, të brengosura për të treguar njësinë e krijimit dhe të mbarimit të kohëve.

    Kështu në librin e Henokut pohohet paraekzistëenca e Birit të njeriut; gjetkë disa mjedise judaike e sodisninUrtësinë në zanafillën e krijimit

    [Jb28,20-28: Nga pra, Dija thua na vjen neve?
    Ku ështe vendi i kuptimit?

    Mbetet fshetë për sytë e të gjallëve,
    e fshetë mbetet edhe për shpendë të qiellit!

    Humnera e vdekja thonë:
    vetëm zërin i kemi dëgjuar!

    Vetëm Hyji ia di udhën,
    ku qëndron veç Ai e di!

    Ai ia sheh botës mbarimin,
    gjithçka është nën kupën qiellore.

    Kur ai deshi erës t’i japë peshë,
    e kur ujërat i peshon në peshojë,
    e kur shirave ligj u vuri
    edhe udhën vetëtimës gjëmuese.

    Atëherë Ai, pra, e vlerësoi,
    e përgatiti dhe e shqyrtoi.

    Atëherë Ai i tha njeriut:
    Frika e Zotit – ja ç’është dija!
    Iki të keqes – ja se ç’është Urtia!;

    Shiko edhe Bar 3,32-38; Fu 8,22-31; Sir 24, 3-22 dhe

    Ur7,25v: Sepse ajo (Urtia) është frymë e fuqisë së Hyjit,
    burim i pastër i lavdisë së të Gjithpushtetshmit,
    prandaj asnjë papasterti në të nuk mund të depërtojë:
    Është bredhje e dritës së amshueshme,
    pasqyrë e padangë e pushtetit të Hyjit,
    përngjasimi i mirësisë së Tij].

    Në himnin shumë e lashtë, që ruhet në

    [Fil 2,6-11:
    I cili (Krishti Jezus) edhe pse me natyrë Hyj,
    barazinë e vet me të
    nuk e çmoi si një visar që s’mundet pa të,
    por ia mohoi vetvetes,
    e mori natyrën e shërbëtorit
    dhe u bë i ngjashëm me njerëz
    dhe për kah pamja e jashtme,
    dukej vetëm njeri.

    E përuli vetveten
    duke u bërë i dëgjueshëm deri në vdekje,
    mu deri në vdekje në kryq.

    Prandaj edhe Hyji e lartësoi tesve
    dhe i dha emrin që është mbi çdo emër
    që në emër të Jezusit çdo gjuhë të dëshmojë:
    “Jezu Krishti është Zot!”
    në nder të Hyjit Atë],

    përshkruhen tri gjendjet e njëpasnjëshme të Jezusit, që ishte në “trajtën e Zotit” para se të asgjësohej gjatë jetës së tij tokësore dhe më pas të lartësohej në qiell.
    Ky tekst nuk pohon se një farë natyre njerëzore “merret përsipër” nga një përson hyjnor; ai përpiqet të tregojë se prania e Jezusit shtrihet në tërë vazhdimësinë e kohës.
    Jezusi është “ai përmes të cilit gjithçka ekziston e nëpërmjet të cilit ne e shohim Hyjin” (1 Kor 8,6), ai është shkëmbi që e shoqëronte popullin në shkretëtirë (1Kor 10,4).
    Më në fund, ndoshta para se të përpunohej teologjia e Palit, Jezusi përcaktohet si “Shëmbëllesa e Zotit të padukshëm, i Parëlinduri i çdo krijese” (Kol 1,15), ai “në të cilin banon plotësia e hyjnisë”.

    [Kol 2,9: Dhe pasi në Krishtin banon trupërisht
    e tërë plotësia hyjnore,

    kështu edhe ju jeni të mbushur me anë të tij]. (vazhdon).

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 07-03-2009 më 10:01

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Kam lexuar nje postim qe tani nuk gjendet me ketu. Nuk di pse!
    Atij qe e kiste shkruar, i them: Ajo qe lexohet ne Suren 3, nuk ben qe edhe ti te mendosh diçka me shume per natyren e Jezu Krishtit, nga momenti qe lindi nga nje virger ne nje menyre te jashtezakonshme? Nuk lindi si nje burre, atehere ndoshta jo si nje kafshe, ndoshta si...

    Une nuk shkruaj ketu qe Myslymanet te nderrojne fene. Nderrimi i fese varet prej Zotit.
    E perseris, une shkruan per katoliket, qe ta njohin me mire fene e tyre.

    Por deshiroj qe te mos ta nderroni Biblen, apo qe te mos lexoni vetem ate qe ju pelqen.
    Nese flitet per Jezu Krishtin ne Biblen, objektiviteti pretendon qe te marrim parasysh gjithçka ne Biblen eshte shkruar per Te.

    Pastaj sepse Krishti eshte nje person per te cilin shume kane flijuar jeten e tyre e per te cilin edhe une e shume besimtare si une jane gati te japin jeten e tyre, sepse Ai eshte lidhur ngushte me shume personat qe e duan me shume se veteveten, kur flitet per te (dhe zakonisht per çdo probleme fetare) do te ishte mire nese te gjithe do t'i perkujtonin fjalet e Tij: "Beni te tjereve ate qe deshironi qe te tjeret t'iu bejne juve".
    Ne gjithçka e gjithmone shume respekt per te gjithe, per bindjet e fene e tyre,
    dhe me shume respekt per te vdekurit.

    Me respekt.

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 07-03-2009 më 10:28

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN

    2. JEZUSI ZOT, KRISHTI E BIR I PERËNDISË.

    1) Afrimet e para me misterin.

    d) I PARALINDURI I ÇDO KRIJESE (vazhdim).

    Pasi e ka pohuar drejtësinë dhe shenjtërinë e përsosur të Jezusit

    [Vap 3,14: Ju i ratë mohit Shenjtit dhe të drejtit, e kërkuat që t’ju falej gjaksori,, kurse Jetëdhënësin e vratë. Por Atë Hyji e ngjalli prej të vdekurve, për çka ne jemi dëshmitarë],

    BR shkon drejt shpalljes së hyjnisë së tij.
    Ai është “Biri i Perëndisë” në kuptimin që i shpjegon qartë aluzionet e bëra nga Jezusi i Nazaretit dhe që e tejkalon kuptimin mesianik, sepse bazohet në paraekzistencën e Birit që Perëndia ia zbuloi Palit

    [ Gal 1,12: Sepse Atë (Ungjilli që unë kam predikuar) as nuk e mora, as nuk e mësova prej ndonjë njeriu, por ma zbuloi Jezu Krishti],

    i cili e shpalli Ungjillin e tij

    [Vërtet, dëshmitar e kam Hyjin – të cilit i shërbej me gjithë shpirt duke shpallur Ungjillin e Birit të tij].

    Jezusi është Biri i Perëndisë: kjo është feja e të krishterit

    [1Gjn 4,15: “Ne pamë dhe dëshmojmë
    se Ati e dërgoi Birin
    për shëlbues të botës.
    Kush dëshmon
    se Jezusi është Biri i Hyjit,
    Hyji mbetet në të
    dhe ai në Hyjin”;

    Gjn 5,5: Kush është ai që e mund botën
    Në mos qoftë ai që beson
    Se Jezusi është Biri i Hyjit?],

    e shpallur pa pushin në Ungjitë

    [Mk 1,11: ...pa qiellin e hapur, dhe Shpirtin në trajtë pëllumbi që po zbriste mbi të, kurse prej qiellit jehoj zëri: “Ti je im Bir – Djali i dishirit! Ty të miratova;

    Mk 9,7:... “Prej resë u dëgjua një zë:
    “Ky është Biri im, -
    djali i Dëshirit! Atë dëgjoni!”.

    Mk 14,61: Kryeprifti prapë e pyeti dhe i tha: “A je ti mesia, Biri i Hyjit të bekuar? Jezusi i përghigji: Unë jam! Po edhe ju do ta shihni Birin e njeriut në anën e djathtë të Hyjit të gjithpushtetshëm dhe duke ardhur me re të qiellit;
    Mk 15,39: Centurioni që rrinte kundruall Jezusit, kur pa se si i doli shpirti, tha: “Ky njeri paska qenë me të vërtet Biri i Hyjit!”;

    Lk 1,35: Engjëlli i përgjigji: Shpirti Shenjtdo të zbresë në ty e fuqia e Hyjit të tejetlartë do të mbulojë me hijen e vet; prandaj ky fëmijë do të jetë i shenjtë – Biri i Hyjit;

    Lk 22,70: "Atëherë i thanë të gjithë: 'Ti, pra qenke Biri i Hyjit?'.
    Ai u përgjigj:
    'Ju thoni të vërtetën! Unë jam!';

    Khs edhe Mat: 2,15;14,33; 16,16; 27,40.43],

    si jehonë e fjalës së Jezusit rreth “Birit”

    Mt 11,27: Ati më dorëzoi mua gjithçka dhe askush s’mund ta njoh Birin përveç Atit, dhe askush s’mund ta nhoh Atin, përveç Birit e përveç atij kujt do Biri t’ia zbulojë;

    Mt 21, 37vv: Në fund dërgoi të birin duke menduar: Do të kenë nderin ndaj djalit tim! Porse vreshtarët, kur e panë djalin i thanë njëri-tjetrit:
    Ky është trashëgimtari! Ejani ta vrasim dhe neve do të na mbesë pasuria e tij;

    Mt24,36: E kur do të jetë ajo ditë dhe ajo orë, askush s’di gjë, as engjëjtë e qiellit, as Biri, përveç vetëm Atit!]

    Lëvizja e zbulimit bën që të shpallet. Ndoshta tashmë në Rm 9,5

    [Rm 9,5: “...të tyre (Izraelitëve) janë edhe patriarkët,
    prej tyre, si njeri, është edhe Krishti,
    i cili është mbi çdo gjë,
    Hyji i bekuar në shekuj. Amen”],

    sipas çdo gjasë në Hb 11,8

    [Hb 11,8; Ndërsa për Birin thotë:
    Froni yt, o Hyj, në shekuj të shekujve,
    dhe skepter drejtësie – skeptri i Mbretërisë sate]

    dhe në Tit 2,13

    [Tit 2,13: Ai na mëson t’i biem mohit pabesimit dhe dëshirave të shekulli për të jetuar në këtë botë urtisht, drejtësisht dhe përshpirtërisht duke pritur shpresën e lume dhe ardhjen e lavdisë të të madhit Hyj dhe shëlbuesit tonë, Jezu Krisht],

    dhe sigurisht në Gjn 1,1.18; dhe në 20,28) se jezusi është Zot me Zotin

    [Gjn 1,1.18: Në fillim ishte Fjala
    e Fjala ishte në Hyjin
    e Fjala ishte Hyj...
    Hyjin kurrë askush nuk e pa:
    Biri i vetëm – që eshte Hyj,
    një natyre me Atin,
    Ai bëri të njihet;

    Gjn 20,28: Toma i përgjigji:
    “Zotëria im dhe Hyji im!”.

    Dimensioni kishtar e kozmik i Jezusit zbulohet si pasojë e paraekzistencës së tij.
    Ai është Koha e Kishës, që është Trupi i tij (Kol 1,18); Zotërimi i tij shtrihet në mbarë botën ku ai ka përshkuar të tri hapësirat: tokë, ferr, qiej (Fil 2,10).
    A nuk është vallë ai “Zot i Lavdisë” (1Kor 2,8), sepse është “I paralinduri ndërmjet të vdekurve? (Kol 1,18).

    Kësaj përshpektive i bashkëngjiten tituj të ndryshëm. Jezusi është Adami i ri (1Kor 15,15.45; Rm 5,12-21).
    Ai në të ciolin Perëndia mbledh çdo gjë (Ef 1,10), ai që ka themeluar paqen, duke bërë një njeri të vetëm (2,13-16), është Ndërmjetsi i Besëlidhjes së Re (! Tm2,5; Hb 9,15; 12,24).

    Torrkerry

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN

    2. JEZUSI ZOT, KRISHTI E BIR I PERËNDISË.

    1) Paraqitja ungjillore e misterit.

    Kuptimet e para të misterit të Jezusit kanë qenë grumbulluar prej nesh në mënyrë artificiale; në të vërtetë, vetëm ungjijtë janë kritologji autentike.
    Para së të shkruhen të katër Ungjijtë, tradita ungjillore ka punuar për të interpretuar misterin e Jezusit; kjo shihet në hyrjen kristologjike të çdo pjesë të shkurtër të ungjillit, si edhe në sistemimet e ndryshme parasinoptike.
    Interesi për jetën tokësore të Jezusit është , pra, domethënës në vetvete, pavarësisht nga çdo biografi e Jezusit.
    Më saktë, ky interes zbulon një shqetësim të dyfishtë.
    Së pari, kundër çdo përpjekjeje avulluese gnostike në ndonjë mit, ai dëshiron ta mbajë zbulimin e Jezusit të rrënjosur në histori,
    Pastaj kundër çdo përpjekjeje arkeologjisuese, që kënaqet vetëm duke ringjallur të kaluarën, ai shprehet duke u nisur nga një bindje: ai që ka jetuar është ende i gjallë dhe u flet të krishterëve të kohës së sotme.
    Ungjijtë janë të gjithë “aktualizime” të ngjarjes Jezus të Nazaretit.

    Në qoftë se ekziston në BR një kristologji, kjo është Ungjilli para Ungjijve.
    Kjo kristologji nuk është e përpunuar në formë sistematike, as në rrethana letërshkëmbimi, por me të vetmin qëllim që të paraqesë dhe të aktualizojë misterin e Jezusit bërë Zot.
    Përsa u përket ungjijve, ata japin pamje të llojllojshme të kësaj paraqitjeje, duke na kthyer përherë tek i vetmi Ungjill i shpallur në Shpirtin Shenjtë.
    Disa shënime të shkurtra e përfundojnë këtë vështrim të shpejtë mbi këtë temë.

    Torrkerry

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e CYAN1DE
    Anëtarësuar
    07-03-2009
    Postime
    8
    Kujt po i lutej jezusi cdo dite ???
    Vetvetes apo kujt ??

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN

    2. JEZUSI ZOT, KRISHTI E BIR I PERËNDISË.

    1) Paraqitja ungjillore e misterit.

    a) SHËN MARKU e fton lexuesin e tij të njohë në Jezusin e Nazaretit, Birin e Perëndisë, atë që na shpëtoi duke triumfuar mbi Satanin.
    Ai ngul këmbë në përpikëmërinë e takimit personal me Hyjin në Jezus në mbarimin e kohëve.
    Na bie në sy të përmbajturit e Markut në krahasim me Mateun ose Lukën në përdorimin e shprehjes “Biri i Zotit”.
    Përveç rrëfimit të shprehur nga demonët në një tregim

    [Mk 5,7; ..e atëherë me sa zë pati, bertiti:
    “Çka do prej meje, Jezus, Biri i Hyjit tejet të lartë? Po të përbej në Hyjin mos më mundo
    !]

    dhe rasteve të yshtjeve

    [Mk 3,11: E shpirtrat e ndytë kurdoherë e shihnin, binin përmbys para tij e bërtisnin: “Ti je Biri i Hyjit!],
    ky titull ndeshet vetëm në tri kulme të zbulimit:
    me zërin e Zotit në Pagëzim

    [Mk 1,11: ...kurse prej qiellit jehoi zëri: “Ti je im Biri – Djali i dishirit! Ty të miratova!],

    e në Shpërfytyrim

    [Mk 9,7: Ndërkaq u duk një re dhe i mbuloi me hijen e vet e prej resë u dëgjua një zë: “Ky është Biri im – djali i Dishirit! Atë dëgjoni!”]

    dhe pastaj me gojën e centurionit. Perdia e Tempullit sapo u shqye, koha e judaizmit ka mbaruar; atëherë shpallet, në emër të paganëve, dobia e vdekjes së Jezusit: “Ky njeri me të vërtetë ishte Biri i Zotit (Mk 115,39).

    Torrkerry

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN

    2. JEZUSI ZOT, KRISHTI E BIR I PERËNDISË.

    1) Paraqitja ungjillore e misterit.

    b) SHËN MATEU bën që Ungjilli të arrijë kulmin e tij me “Shpalljen” e Krishtit të ngjallur: “Çdo pushtet më është dhënë...Unë jam me ju deri në fund të shekujve (Mt 28,18vv).

    Jezusi paraqitet si Biri i njeriut, lajmëruar nga Daniel profet

    [Dn 7,13v: “Unë po shikova kështu në vegimin e natës:
    kur qe, në retë e qiellit,
    po vinte dikush si Biri i njeriut!
    Arriti deri tek i Tejetlashti i motit
    dhe qe paraqitur para tij.

    Ai i dha pushtetin, nderin e mbrertërinë.
    Të gjithë popujt, fiset e gjuhët
    u shtruan nën shërbimin e tij:
    pushtet i tij pushtet i amshuar
    që kurrë s’do të merret,
    mbretëria e tij
    kurrë nuk do të prishet”]

    që ka marrë sovranitetin universal.
    Ungjilli duhet të tregojë sesi Jezusi, pasi e refuzoi sundimin e Satanit
    (Mt 4,8vv), ngaqë Ati i ka dorëzuar gjithçka

    [Mt 11,27: Ati më dorëzoi mua gjithçka dhe askush s’mund ta njohë
    Birin përveç Atit...],

    triumfoi mbi armiqtë e vet: mbretërimi i Zotit është mbretërimi i Krishtit.Për të vërtetuar këtë, Mateu nxjerr në dukje argumentin e shkrimeve të Kishës fillestare: Jezusi vjen të kurorëzojë (plotësojë) të kaluarën e Izraelit.
    Ai ka shkruar ungjillin kishtar model, duke aktualizuar ngjarjet e kaluara për kohën e vet.

    Torrkerry

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN

    2. JEZUSI ZOT, KRISHTI E BIR I PERËNDISË.

    1) Paraqitja ungjillore e misterit.

    c) SHËN LUKA, që shfaq në librin e tij mbi Veprat e Apostujve interesimin që tregon për Kishën, e bën të qëndrueshme kohën e Jezusit, që rrjedh në mes asaj të lajmit profetik dhe asaj të Kishës

    [Lk 16,16: Ligji e Profetët arrinë deri në kohën e Gjonit.
    Qysh atëherë shpallet Mbretëria e Hyjit dhe gjithkush nxiton me forcë të hyjë brenda;

    LK 22,35-38: Dhe u tha:
    “Kur ju dërgova pa qese, pa strajcë e pa të mbatura a u mungoi gjë?”,
    “Asgjë!” – u përgjigjën ata.
    “Tani, kush ka qese, le ta marrë! Po ashtu edhe strajcën! E kush nuk ka shpatë, le t’i shesë petkat e veta e le ta blejë!
    Sepse, unë po ju them: në mua duhet të vërtetohet fjala e Shkrimit shenjt: ‘U radhit ndër keqbërës!
    Vërtet gjithçka u parafol për mua, po shkon në vend!”
    Ata i thanë: “Zotëri, ja, këtu dy shpata!”.
    Ai u përgjigji:
    “Mjaftojnë!”;

    Vap 2,1ur erdhi dita e rrëshajëve, të gjithë ishin se bashku në të njëjtin vend...].

    Jeta e Jezusit merr vlerë për kohën e Kishës: ka qenë akti i parë i pikësynimit të Hyjit në Kishë, akt që ka vlerë tipike.
    Pas tij, ajo ka për të ardhur mbështetet vazhdimisht në të: ngjarje e kaluar që mbetet përherë e tanishme.
    Nga ana tjetër, portreti i Krishtit është më shumë ai i Shëlbuesit të mëshirshëm

    [Lk 3,6: “E çdo njeri do ta shohë shëlbimin e Hyjit”;

    Lk 9,38.42: Kur qe, papritmas, një njeri prej popullit bërtiti: “Mësues, po të lutem, ma shiko djalin tim: është i vetmi që kam!...E ndërsa djaloshi po afrohej, e kapi djalli, e hodhi për tokë dhe e përplaste.
    Jezusi iu kërcënua shpirtit të ndytë, pastaj e shëroi djaloshin dhe ia dorëzoi t’et. Të gjithë mbetën të mrekulluar prej madhërisë së Hyjit”;

    Vap 10,38: Ai (Hyji) u dërgoi fjalën e vet izraelitëve dhe ua shpalli ungjillin e paqes përmes Jezu Krishtit që është Zotëria i të gjithëve...ju e dini...se si Hyji Jezusin prej Nazaretit e shuguroi me Shpirtin Shejnt e me pushtet; atë që e përshkoi vendin duke bërë mirë e duke shëruar të gjithë ata që kishin rënë nën pushtet të djallit, sepse Hyji ishtë me të],

    që u drejtohet të varfërve

    [Lk 4,18: Shpirti i Shenjtë është mbi mua
    sepse ai më shuguroi!
    Ai më dërgoi t’u kumtoi të vobektëve Ungjillin,
    t’iu shpall robërve çlirimin, të verbërve dritën e syve;
    e t’i lëshojë në liri të ndrydhurit,
    të shpall vitin e hirit të Zotit],

    mëkatarëve

    [Lexo tërë Kapitullin 15],

    të shpronësuarve të kësaj toke.

    Më në fund, emërtimi “Biri i Hyjit” merr tek ai një kuptim të fortë, që dallohet qartë nga ai i Krishtit

    [Lk 1,35: Shpirti i Shenjtë do të zbresë në ty e fuqia e Hyjit të tejetlartë do të mbulojë me hijen e vet; prandaj ky Fëmijë do të jetë i shenjtë – Biri i Hyjit;

    Lk 22,70: Atëherë i thanë të gjithë:
    “Ti, pra, qenke Biri i Hyjit?!”
    Ai u përgjigji:
    “Ju thoni të vërtetën! Unë jam!”]

    Torrkerry

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Citim Postuar më parë nga CYAN1DE Lexo Postimin
    Kujt po i lutej jezusi cdo dite ???
    Vetvetes apo kujt ??
    Citim Postuar më parë nga The Boy Lexo Postimin
    kam nje pyetje .........sipas versionit tuaj biblik, kur Jezusin po e kryqezonin ai i ktheu syte nga qielli dhe tha: "O At, ne duart e tua po e le shpirtin tim".....Nese do te pranojme sipas jush qe Jezusi eshte Zot, atehere KUJT iu lut "Zoti" ? A mos valle Zoti iu lut Zotit ?

    Disa here e bej me vetedije: shpirti im reflekton ne mua: Une e konceptoj njeriun si nje shpirt te misheruar.
    Sipas fene time Jezu Krishti eshte Zoti qe u be njeri, pra njekohesisht Zoti dhe njeri, nje bashim i natyres hyjnore dhe i natyres njerezore ne nje person.
    Per Jezu Krishtin lutja eshte nje dialog mes dy natyrave, hyjnore dhe njerezore,
    dhe nepermjet tij lutja eshte e mundshme edhe per ne si nje dialog mes nesh dhe Zotit tone.

    Edhe ti lutu per mua dhe une per ty.

    Faleminderit. Nese do te lexosh ngadale nga fillimi kete postim, mund ta gjesh ti vete nje pergjigjie me te persosur.

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 09-03-2009 më 20:01

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    9
    Ju lutem lexoni Kuranin, aty ka sqarime bukur te mire lidhje me profetin ISA.

    Nuk eshte mekat ta lexoni, edhe une si musliman e analizoj biblen, bej disa analiza bukur te mira.

    Pasi qe ti keni lexuar te 2 besoj se do ta gjeni te verteten

    Asgje te keqe nuk flitet ne Kuran per profetin ISA, bilem nuk e di qe ka ndoj musliman qe flet kunder tij... lidhje me ate qe shkruan ne Kuran.

    Dot ishte mire edhe ju te benit analiza...
    Ndryshuar për herë të fundit nga serioz1 : 09-03-2009 më 18:51

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN

    2. JEZUSI ZOT, KRISHTI E BIR I PERËNDISË.

    2) Paraqitja ungjillore e misterit.

    d) SHËN GJONI merr si pikënisja për paraqitjen e tij, pohimin tradicional të paraekzistencës dhe nxjerr në dritë te Jezusi lavdinë e Atit, lavdinë e ngjalljes, tashmë e pranishme përmes shenjave që ai kryen gjatë kalimit të vet në tokë.
    Biri i njeriut që është në qiell, është i pranishëm edhe këtu postë dhe kthehet përsëri në qiell (Gjn 3,13.31; 6,62; 14,28; 16,28; 17,5).
    Ai ështe Fjala e Zotit e shfaqur në mishin e vdekshëm të Jezusit (1,14).
    Ai ështe pra, Zbuluesi absolut dhe përfundimtar, është ai në të cilin të besosh, do të thotë të jetosh (3,16v.36; 11,25v), ai për të cilin dëgjohet shpalljet e përjetësisë (8,58; 11,38) ose të imanencës në Atin (10,38; 14,9v20; 17,21).

    Libri i Gjonit mbetet ende në mënyrë të veçantë Ungjilli më i përkryer, sepse e shpie vazhdimisht besimtarin te përsoni dhe te veprimtaria tokësore e Jezusit të Nazaretit, pa të cilën asnjë ekzistencë kishtare s’mund të ruajë kuptimin e saj: kështu është edhe për jetën sakramentore, për pagëzimin (3,22-30) dhe për eukaristine (6,1...).

    Torrkerry

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Citim Postuar më parë nga serioz1 Lexo Postimin
    Ju lutem lexoni Kuranin, aty ka sqarime bukur te mire lidhje me profetin ISA.

    Nuk eshte mekat ta lexoni, edhe une si musliman e analizoj biblen, bej disa analiza bukur te mira.

    Pasi qe ti keni lexuar te 2 besoj se do ta gjeni te verteten

    Asgje te keqe nuk flitet ne Kuran per profetin ISA, bilem nuk e di qe ka ndoj musliman qe flet kunder tij... lidhje me ate qe shkruan ne Kuran.

    Dot ishte mire edhe ju te benit analiza...

    Me duket se me te vertete ti je serioz, me emer e me fakte.
    Nese e ke lexuar postimet e mia a te duket se une nuk e bej seriozisht dhe edhe me kompetence kete pune?
    E kam lexuar shume here Kuranin. Nese nuk do ta kisha bere nuk do te isha serioz. E njoh mire Suren e trete. Disa mendime i kam shprehur me siper duke thene: Nje person qe lind keshtu nga nje virgjer pa e prekur nga burre, eshte nje njeri si une dhe ti?
    Nuk i ke edhe ti disa dyshime?

    Torrkerry

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Postuar më parë nga The Boy
    kam nje pyetje .........sipas versionit tuaj biblik, kur Jezusin po e kryqezonin ai i ktheu syte nga qielli dhe tha: "O At, ne duart e tua po e le shpirtin tim".....Nese do te pranojme sipas jush qe Jezusi eshte Zot, atehere KUJT iu lut "Zoti" ? A mos valle Zoti iu lut Zotit ?

    Katekizmi i Papes Piut X meson se Ai vdiq si njeri, sepse si Zot ai nuk mundte as te vuante dhe as te vdiste.Shiko edhe postimin 52.

    Torrkerry

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN.

    2. JEZUSI ZOT, KRISHTI E BIR I PERËNDISË.

    2) Paraqitja ungjillore e misterit.

    e) ZBULESA E SHËN GJONIT.

    Para se të përfundojmë, le të kujtojmë Zbulesën.

    Në pikën ku bashkohen shumë rryma dhe më në veçanti jeta liturgjike, ajo paraqet Krishtin e gjallë, Zotin që i prin Kishës dhe e qeveris atë (Zb 1-3).

    Mbizotëron sidomos figura e Qengjit: ky mban gjurmët e Mundimit që ka duruar (Zb 5).

    Ai siguron triumfin mbi armiqtë e Kishës (Zb 6,15vv; 17,14) dhe cakton afatin e dasmës së vet me të (Zb 19,7v; 21,9).

    Zotëruesi i historisësë njerëzve,
    ai është i pari dhe i fundit (Zb 1,17),
    fillimi e mbarimi (Zb 22,13),
    alfa dhe Omega (Zb 1,8; 21,6),
    Ameni (Zb 3,14),
    i Lyeri i Perëndisë,
    së fundi Mbreti i mbretërve
    e Zotëria e zotërinjve,
    të cilit i jepet çdo nder e çdo lavdi (Zb 19,19; 17,14).

    Torrkerry

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN.

    PËRFUNDIMI.

    Paraqitjet e misterit të Jezusit të Nazaretit që u bë Zot e Krisht, nuk mund të futen në një sistem të vetëm; por shfaqin një lëvizje të vetme: vullnetin për të bërë aktuale në një mjedis të caktuar praninë e këtij Jezusi, që jetoi e vdiq për ne.

    Vërtetësia matet me fortësinë e lidhjes që bashkon interpretimin e krishterë me faktin e Jezusit: “Çdo shpirt që shpall Jezu Krishtin e ardhur në mish, është i Zotit” (1Gjn 4,2).
    Për t’u shprehur e për t’u komunikuar, feja që po lindte, u tregua e varur prej kulturave të ndryshme të kohës së vet: prej Judaizmit palestinez, prej diasporës ose prej mjedisit helenist.
    Duke iu përshtatur kështu qytetërimeve të ndryshme, Kisha fillon dhe parafytyron çdo interpretim që do të vijë.
    Pas BR hermeneutika vazhdon lëvizjen e vet, arrin p.sh. të flasë për “ndërgjegjen” e Jezusit, për “natyrën” e për personin, pa mëtuar të ngulisë një interpretim përfundimtar; edhe sot ajo duhet të zbatohet në kulturat e ndryshme, ku shprehet feja në Jezu Krishtin.

    Një punë e tille kryet nga hermeneutika edhe kur flitet per Trininë e Shenjtë.

    Torrkerry

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e buja_20
    Anëtarësuar
    13-03-2009
    Postime
    263
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    I nderuari Fisniku!

    Shkrimi I yt vertetë është në frymen e dialogut dhe I nevelit. Kështu na ka hije të debatojmë dhe të shkëmbejmë mendimet dhe pervojat tona në lami të ndryshme, e, në këtë rast lidhur me besimin në Zot.

    Ajo qe dua ta them sinqerisht, unë kam shumë miq dhe shokë të besimit musliman, kam ni pervojë të mire dhe të pa harruar, kjo, besoj se do të trashigohet edhe në pasardhsit e mi. Shkurt ajo qe dua ta them është se nuk jam I ngarkuar aspak dhe kur flas flas vetem nga ajo qe e mendoj, pa shibla.

    Jam qytetar I Kosoves, shqiptar I perkas Krishtit – anëtar I kishes katolike. Nuk jam as teolog as prift. Këtë e them për të perseritur edhe niher qendrimin tim.

    TRINIA:
    Edhe unë kohë të gjatë nuk kam mundur të kuptoj Trinitetin, kjo nuk ka ndodhur si e metë e Kishes, Kisha gjithmon e ka predikue Trinitetin. Unë kina veshtirsi per ta pranuar ndersa edhe më vështirë për ta kuptuar. Prifti në meshë, mesimet në Kishë gjithëher kan folur per Tritetin. Nënen dhe prinderit, njerëzit qe I kina afer I kam ndigjue duke folur apo, duke e shprehë në uratë fjalen Trini, por prap un kam patur vështirsi kohë të gjatë. As vetë nuk e kuptoj por ashtu ishte. Ndërkohë kam kuptuar dhe mësuar lidhur me Trinitetin pa ndihmen e askujt, kjo ka ndodhur (eshte mendim I imi) sepse në lutje të pa nderprera iu drejtova Zotit. Ndoshta e quditshme për dikënd por është realitet I imi.

    Kjo, siq thua edhe ti se shumë katolik nuk e kutojnë Trinitetin, vërtetë edhe un kam hasur në shumë njerëz – anëtarë të kishes katolike!! Pse? Mendoj se nuk duhet të gjykojmë, por ajo qe mund ta them është se nuk e kan atë zbulesë të këtij Misteri.

    Tani me kujdes të lutem, perpiqu t’më kuptojsh se qka dua te them. Më e rendësishmja për ta kuptuar është qe un flas në bindjet e mia dhe mësimet biblike. Andaj Fisniku ti si musliman, pasivisoje bindjen tënde për ni moment për t’më kuptuar më lehtë qka dua të them.

    Të krishterët besimin në Zot e mbeshtesin në Bibel. Bibla spjegon shumë here per Shpirtin Shenjt. Shpirti Shenjt (sipas mesimeve biblike) ndikohet në njeri - besimtari merr fuqinë - dhuraten e Shpirtit Shenjt.

    Ni shembull të shkurtë për të speguar lidhur me ato qe thua se disa njerez nuk e kuptojnë Trinitetin, kjo është e vertetë por:

    E thash edhe më parë se ka njerëz të besimit të krishterë që nuk e kuptojnë ndoshta në thelb, por janë pak ata qe nuk e besojnë Trininë, ka pak qe nuk e besojnë Atin, Birin dhe Shpirtin Shenjt, sepse në emër të Trinitetit marrin edhe Sakramentet, duke filluar nga Pagëzimi e gjashtë tjera, duke filluar nga lindja e deri në kalimin nga kjo botë. Nëse ni besimtar nuk e kupton apo nuk mund ta spjegon thelbin e Trinitetit nuk do të thotë se ai apo ata nuk janë të krishterë. I krishteri ka varësi nga Zoti për të zbuluar misteret Hyjnore. Zbulimi bëhet përmes Shpirtit Shenjt. - Dhuratat e Shpirtit janë të ndryshme, por (sipas Bibles) Shpirti Shenjt është i njëjtë. Secili besimtar merr dhuratë të veçantë.

    Bibla:
    “Secili merr dhuratë të veçantë të zbulesës së Shpirtit Shenjt për të mirën e përbashkët. Dhe njëmend, Shpirti Shenjt i jep njërit fjalën e urtisë, kurse i njëjti Shpirt Shenjt një tjetri i jep fjalën e dijes; po i njëjti Shpirt Shenjt një tjetri i jep fenë, një tjetri prapë, i njëjti Shpirt Shenjt, i jep dhuratën e shërimeve; një tjetri pushtetin për të bërë mrekulli, një tjetri profecinë, një tjetri aftësinë të dallojë shpirtrat, një tjetri zotësinë e gjuhëve të ndryshme, një tjetri shtjellimin e gjuhëve. E të gjitha këto i bën një i vetmi Shpirt Shenjt duke i ndarë veçanërisht secilit ashtu si Ai do. (1 Kor 12; 7-11)

    Si perfundim, nëse dikujtë I mungon dhurata e zbuleses së Trinitetit, me siguri ai ka dhurata të tjera që vet Zoti ia ka zbuluar, ose urtinë, apo humanizmin, dashurinë, etj kështu qe gjithsecili shpetohet nga Zoti duke vepruar nën fuqinë e Shpirtit Shenjtë për të “miren e përbashkët”. Un pajtoj plotësisht aty kur thua se: “d.m.th sipas definicioneve te besimi eshte edhe ky Definicion:" Te Besosh do te thote , te Bindesh me Zemer , te Deshmosh me Gojë dhe te Praktikosh Obligimet qe te urdheron Zoti". Kjo është e vertetë. Psh ka plot njerëz qe nuk kuptojnë ndonjëren nga misteret të Zotit, por ata janë të bindur me zemer në Zotin dhe këtë e deshmojnë me Gojë dhe me vepra. Unë mendoj se shpetimi nuk vjen nga aftësia e njohurisë vetem mbi një mister të Zotit, sepse ai me siguri e njef të tjetren, gjithsecila e ka vleren e vetë nëse është në sherbim të Zotit dhe të afermit, - vëllaut njeri.

    Në vijim dua të shkëputi vetem disa rreshta nga Libri – veper e imja ku flitet për Trinitetin.

    Fisniku, nuk kam qellimin të bindi në Trininë, por, qellimi im është të spegoj pakëz sepse e shoh, - shumë her, te besimtarët musliman se kjo luan ni rrol shumë të rendësishem si arsye e bindjes tyre se besimi në Trinitet është I gabuar.

    Shumë her muslimanët thojnë se Triniteti nënkupton “tre Zota”! Prite Zot. Secili I Krishterë duhet ta besoj dhe ta shpall Një ZOT dhe pos Tij nuk ka tjeter.

    Pra, Trnia e Shenjtë është Një ZOT - por, tri Vetje hyjnore. Nuk janë Dy apo Tre sikurse thuahet nag besimtarët e besimeve të tjera.

    Trinia e Shenjte është bashkësia e Atit, Birit dhe Shpirtit Shenjt, bashkësi dashurie, jo bashkësi e qenieve të ndryshme, sikurse tek njerzit, por bashkësi në të njëjtën esencë hyjnore.

    Kjo është njëjtësi apsolute e Vetjeve në varësi të Dytës prej të Parës, kurse të Tretës prej të Parës dhe të Dytës; në "të qenet - eksistimin" e amshueshëm tė Hyjit si At, Bir dhe Shpirt Shenjt përkundrazi "lindjes" së Vetjs së dytë dhe "hukatjes" sė Vetjes sė Tretë. Prandaj forma konkrete dhe mënyra e bashkësisë trinitare pranë ndryshmërisë së Vetjeve në të njejtën kohë (një Hyj - tri Vetje hyjnore)

    Por, Ati është Vetja e parë hyjnore sepse është burimi i dy Vetjeve tjera (Krs. Gjn 1, 18). Mirëpo, ky kryevend (parësi) nuk do të thotë se ai është më i lartë (më i fortë) nė rendin e eksistencës: Ati nuk është më i madh (i lartë) se Biri as Shpirti, sepse të Tretë janë të një eksistence - natyre mes veti, por Ai posedon (ka) kryevendin zanafillor. Hyji (Zoti) është At me relacionin (raportin) e atërise, Biri eksiston si Bir me relacionin (raportin) e bijërisë kurse Shpirti me relacionin (raportin) e "hukatjes".

    Si perfundim, prej gjithë asaj që e thash shkurtimisht, dmth se Ati, e Biri dhe Shpirti Shenjt vërtetë në eksistencën hyjnore e përbëjnë një Hyj (Zot) të vetëm. Të përkryer në gjithëka. Ati e lind Birin prej shekujsh, Biri rrjedh prej Atit kurse Shpirti Shenjt prej Atit dhe Birit duke e formuar ashtu një bashkësi të përkryer. Ai është një ZOT i vetëm të cilin e pėrbejnë tri Vetje hyjnore, të cilat dallohen mes veti, por jo edhe në esencë. Të Tretë janë të një eksistence - natyre mes veti.

    Duke mbetur në shpresë se bisedat dhe shkrimet tona nuk do të kufozohen kurr, me bindje se secili njeri është krijesë e Zotit dhe I thirrur në sherbim të Tij në lami të ndryshme. Me lutje qe secili ta jetoj Zotin dhe bekimet e Tij, të aftësohemi për ta dashur njëri tjetrin si e duam vetveten, po e perfundoj këtu duke uruar suksese dhe bekime të Zotit.

    Zoti qoftë përher me ty.
    toni77
    bismilah
    përshëndetje i nderuar "toni77_toni"

    e kisha ni pyetje për ju nëse nuk ju pengoj me pytje shpresoj që nuk ju pengoj me pyetjet e mia.....
    a besoni ju vërtet që Ati nuk është më i lartë apo më i madh se Jezusi (paqja qoft mbi të) sipas Biblës?
    siç e thatë edhe këtu....

    Por, Ati është Vetja e parë hyjnore sepse është burimi i dy Vetjeve tjera (Krs. Gjn 1, 18). Mirëpo, ky kryevend (parësi) nuk do të thotë se ai është më i lartë (më i fortë) nė rendin e eksistencës: Ati nuk është më i madh (i lartë) se Biri as Shpirti, sepse të Tretë janë të një eksistence - natyre mes veti

    ju pershendes

  17. #57
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga buja_20 Lexo Postimin

    Pershendetje!

    Aspak nuk ështështë e merzitshme as pengesë nëse pytja shtrohet me sinqeritet dhe per nevoja te informimit. E merzitshme mund të jetë nëse pytrja ka qellime tjera dhe pa menduar se kur flasim në këtë temë jemi duke folur per t’Madhin ZOT. Andaj pa paragjykime lidhur me pytjen tënde unë do të pergjigjna.

    Unë, në rend të parë, sikurse mos ta besoja këtë me siguri nuk e kina shkruar fare bile. Ajo qe e kam thënë në këtë shkrim është citat nga Libri qe e kam botuar unë, sigurisht se ajo është shprehje e besimit tim dhe e mbeshtetur edhe në mësime biblike dhe kishtare.

    Pra, Jezus Krishti është ZOT. Krishti JEZUS është Vetja e dytë hyjnore, - është Biri, me relacionin (raportin) e bijerisë, ku të cilin sipas Bibles Hyji - At e lind prej shekujve në bashkim me Shpirtin Shenjt. "'Por, kur erdhi koha e caktuar, Hyji dergoi Birin e vet, tė lindur prej gruaje, të nënshtruar Ligjit, qe t'i shpërblente të nënshtruarit e Ligjit, që ne ta fitonim bijesinë në shpirt" (Gal 4, 4-5).

    Hyji Ati i gjithpushtetshëm e i amshuar e dergoi Birin e vet, Vetjen e dytë hyjnore që ta përshkojë popullin e vet dhe tė permbush premtimin tė cilin i'a dha Abrahamit dhe pasardhësve tė tij (Krs. KKK 422).

    Me quditë pytja e jote kur thua: “a beson vertetë këtë” sepse këtu më ve në dyshim sikurse mos të keni lexuar kurr mbi Krishterizmin. Ata qe dine diçka per krishterizmin e dine see Besojmën e Nikesë - Konstantinopolit dëshmohet feja e krishterizmit në Jezu Krishtin një të lindurin Birin e Hyjit. Jezusi është njė i linduri Bir, i amshueshmi Bir i Hyjit i cili u bë njeri, i cili është në Atin dhe e posedon (ka) Atin në vete, i cili 'erdhi prej Hyjit' (Gjn 13,3), dhe u bë njeri (Krs. GJn 1,14-16). Nëse Hyji mes Jezu Krishtit dhe Shpirtit Shenjt definitivisht dhe në plotësi e zbuloi vetvetën dhe me këtë u definua si 'Ati Zotërisë sonë Jezu Krishtit', atëherë Jezusi i përket eksistencës së amshueshme hyjnore. Prandaj ai është Biri i Hyjit prej shekujve.

    Metutje, pohimi i tė Besojmës ku Kisha katolike ne secilen meshë e deshmon dhe thotë: "Besoj... në një Zot të vetëm Jezu Krishtin një të lindurin Birin e Hyjit. Të lindur prej Atit para gjithë shekujsh. Hyj prej Hyjit, dritë prej drite, Hyji i vërtetë prej Hyjit të vërtetë. Të lindur e jo të krijuar. Të njëgjejtë me Atin, nëpërmes të cilit u krijuan tė gjitha sendet. Dhe për shpëtimin e njerëzve u denjua të lind nga virgjëra, dhe u bë njeri..." Pra, Biri nuk është i krijuar, por i lindur, dhe i një natyre (homoousios) me Atin. Biri i përket natyrës hyjnore prandaj dhe qendron në të njëjtin rang të eksistencës sikurse Ati. Pra ajo qe e kam thënë; ATI dhe BIRI (Jezusi) qendron në të njëjtin rang të eksistences, të njëtë,-NJË. Ai prej përshpirtërisë ndaj Atit vjen nė botë, bëhet i ngjashem me njerëz, përveç në mëkat, (krs. Fil 2, 6-11) që t'a shpetojė gjithë botën, që ta kryej vullnetin e Atit. Ai me këtë nuk humbi asgjė. Mbeti Hyj, por në të njëjtėn kohë u bë njeri, të gjitha keto i bëri vetëm qė ta madhëroje Atin. Pra nuk është qellimi që ta “ul” ATIN-PERENDINË, por vetëm qė ta madhëroje ATIN e gjithpushtetshem. Ajo qe mësë shumti duket sikur Ai nuk mundet asgjë të bëjë e të mos e shikojė Atin, Ai nuk mundet të thotë se as kush është e të mos thirret në Atin (krs. Mt 11, 27). Në Jezu Krishtin pra, e kemi plotësinė e zbulimit të Hyjit At, sepse ai i realizoi tė gjitha premtimet e Hyjit. Ardhja në botë, Mishërimi, jeta, mėsimi, vuajtja, ngjallja dhe ngritja në qiell nuk janë asgjë tjetër përveç madhėrimi i ZOTIT-ATIT tone, e; në të njetën kohë madhërimi i Birit në bashkim me Shpirtin Shenjt.

    Kjo është ajo qe; jo vetem e shkruajmë apo e besojmë por e VERTETA. Të gjitha këto janë të mbeshtetura në mësimet biblike.

    Të shiqojmë disa citate të Bibles për të kuptuar se kjo është e VERTETË.

    Bibla thot se Jezusi është para çdo krijese:
    " Në fillim ishte Fjala e Fjala ishte në Hyjin e Fajala ishte Hyji. Kjo ishte në fillim në Hyjin. Prej Saj u bë çdo gjë e pa Të nuk u bë asgjë. E çdo gjë që u bë e pati në Të jetën e Jeta është drita e njerëzve; e Drita shëndriti në errësirë, e errësira nuk e pushtoj. Drita e vërtetë që shëndritë çdo njeri, erdhi në botë. Ishte në botë e bota u krijua prej Saj, e bota nuk e njohi. Erdhi nder të vetët, e të tijëtë nuk epranuan. Këta nuk i bëri bijët e Hyjit as gjaku as prirja e mishit as prirja e njeriut por - Hyji.
    Fjala u bë njeri e banoj nder ne."

    Bibla thot se Jezsui ishte para Abrahamit:
    Judenjtë, pra, i thanë Jezusit: "Ti ende nuk je pesëdhjetë vjeç dhe e paske pare Abrahamin?".
    Jezusi u tha atyre: "Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, UNË JAM." (Gjoni 8:57-59)

    Bibla thot se Jezusi është i parëlinduri:
    Ai është shëmbëllesa e Hyjit së padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese, sepse në të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken. (Kol 1; 16)

    Bibla thot se Jezusi është i Pari:
    Ai vetë është kreu i trupit, pra i kishës; ai është fillimi, i parëlinduri nga të vdekurit, që të jetë gjithqka i Pari, sepse Atit i pëlqeu që në të të banojë e gjithë plotësia. (Kol 1; 17)

    Bibla thot se Jezusi tha Unë jam i Pari dhe i Zparsmi:
    “Kur e pashë, rashë para këmbëve të tija porsi i vdekur. Ai vuri mbi mua të djathten e vet e tha: "Mos u tremb! Unë jam i Pari dhe i Zparsmi, i Gjalli! Isha i vdekur dhe, ja, jam i gjallë prej shekuj të shekujve dhe unë i kam çelsat e Vdekjes dhe të Nëntokës!" (zb 1; 17/18)

    Bibla thot se Jezusi një me Atin:
    Jezusi tha se; "Unë dhe Ati jemi një." Judenjtë morën përsëri gurë për ta vrarë me gurë. Jezusi u përgjigj atyre: "Ju tregova shumë vepra të mira nga Ati im; për cilën nga këto më vrisni me gurë?". Judenjtë u përgjigjën duke thënë: "Ne nuk të vrasim me gurë për asnjë vepër të mirë, po për blasfemi, dhe sepse ti, duke qenë njeri, e bën veten Hyji". (Gjoni 10:30-33)

    Bibla thot se Jezusi një natyrë me Atin:
    Hyjin kurrë askush nuk e pa: Biri i vetëm - që është Hyj, një natyre me Atin, Ai bëri të njihet.

    Bibla thot se Jezusi tha UNË JAM:
    "]Dhe ai u tha atyre: "Ju jeni nga këtu poshtë, kurse unë jam nga atje lart; ju jeni prej kësaj bote, unë nuk jam prej kësaj bote. Prandaj ju thashë se ju do të vdisni në mëkatet tuaja, sepse po të mos besoni se UNË JAM, ju do të vdisni në mëkatet tuaja".(Gj 8; 23/24)

    Bibla thot se Jezusi tha se jam Zot:
    "Mu më quani Mësues dhe Zot, dhe mirë thoni, sepse jam. Në qoftë se unë, Zoti dhe Mësuesi, ju kam larë këmbët, edhe ju duhet t'i lani këmbët njëri-tjetrit. Unë, në fakt, ju kam dhënë shëmbullin që ashtu siç kam bërë unë, bëni edhe ju" (Gjoni 13:12-14)

    Bibla thot se Jezusi tha kush më ka mua e ka pa Atin:
    Po të më kishit njohur, do të kishit njohur edhe Atin tim; qysh tani e njihni dhe e keni parë". Filipi i tha: "Zot, na e trego Atin, dhe na mjafton". Jezusi i tha: "Ka kaq kohë që unë jam me ju dhe ti nuk më ke njohur akoma, o Filip? Kush më ka parë mua, ka parë Atin; Si vallë po thua: "Na e trego Atin?". (Gjoni 14:6-9)

    Bibla thot se Jezusi tha Unë jam Alfa dhe Omega:
    Në zbulesën e Gjoni lexojmë se Krishti tha: Unë jam Alfa dhe Omega - thot Zoti Hyji, Ai që është, që ishte dhe që po vjen, i Gjithpushtetshmi. (zb 1; 8)

    Bibla thot se Jezusi është në Atin:
    Po a nuk beson se un jam në Atin e Ati është në mua? Fjalët që ju them, nuk jua them prej vetevtes; Ati që banon në mua i kryen veprat e veta.

    Të gjitha këto janë citate të Bibles për të sqaruar ata qe kanë pikpytje sikurse ti.

    Kjo është besojmja e jonë dhe e amshuar. Krishti është ZOT – Një Natyrë me ATIN. Ati dhe Biri nuk janë të ndarë por - NJË.

    Nderime dhe respekte nga
    toni77
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 14-03-2009 më 17:33
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e buja_20
    Anëtarësuar
    13-03-2009
    Postime
    263
    bismilah(në emër të Zotit)

    faleminderit shumë për përgjigjen i respektoj përgjigjet tua dhe desha tash të di pak më sakt a është Jezusi sipas besimit tënd i gjithfuqishëm sikur Ati apo i njejt sikur ati në fuqi në dije ??
    pra sipas besimit tënd Jezusi ishte Zot njeri dhe ishte i gjithdijshëm apo i gjithfuqishëm sikur edhe Ati..a kam të drejtë??? apo si e sqaron ti këtë?

    përshëndetje

  19. #59
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga buja_20 Lexo Postimin
    bismilah(në emër të Zotit)

    faleminderit shumë për përgjigjen i respektoj përgjigjet tua dhe desha tash të di pak më sakt a është Jezusi sipas besimit tënd i gjithfuqishëm sikur Ati apo i njejt sikur ati në fuqi në dije ??
    pra sipas besimit tënd Jezusi ishte Zot njeri dhe ishte i gjithdijshëm apo i gjithfuqishëm sikur edhe Ati..a kam të drejtë??? apo si e sqaron ti këtë?

    përshëndetje
    Buja_20

    Nuk e di sa keni arritur të kuptoni shkrimin e mëparshem të cilin e postova, andaj un dua qe ta postoj edhe niher duke tu lutur që ta lexoni me kujdes.

    Ajo qe dua të perserisë edhe niher është se Krishti Jezus, - Bir i Hyjit i cili u bë njeri, i cili është në Atin dhe e POSEDON (ka) Atin në vete. Nuk janë të ndarë, jenë NJË. Krishti është misherimi I ZOTIT. Ai thotë:Po a nuk beson se un jam në Atin e Ati është në mua? Fjalët që ju them, nuk jua them prej vetevtes; Ati që banon në mua i kryen veprat e veta”.

    Jezusi posedon Atin në veten e Tij. Gjithqka ka Ati ka edhe I Biri, këtë e ka deshmuar Jezusi sipas Bibles.

    Jezusi gjatë veprimtarisë së vet toksore, Ai bëri shumë mrekullira, pra Ai sheroj semundje të ndryshme, edhe që ishin lindur me të meta. Ai deboj djajt nga njerzit, fail mekate, urdhëroj natytyren, para nxënësve të vet u shendrrua ne ni pamje të tjeter, ngalli të vdekur etj. Pra gjitha këto I bënë vetem Hyji, - I misheruar në njeri, Hyji - që posedoj Jezusi, - qe ishte në Jezusin. Këta janë të pa ndarë. Janë NJË. Psh ne Bibel mësojmë ku nxënësit e Jezusit ishin në rrezik jete, ata iu drejtuan Krishtit kështu:

    “Ndore tënde, o Zot, se u mbytëm!”

    Bibla thot:
    Si hyri në barkë, pas tij u nisën edhe nxënësit e tij. Dhe ja, në det u çua një stuhi e madhe aq sa valët po e mbulonin barkën; e ai flinte.

    Atëherë nxënësit iu afruan, e zgjuan dhe i thanë:

    “Ndore tënde, o Zot, se u mbytëm!”

    “Pse po frikësoheni, o fepakët?” u tha (Jezusi) dhe atëherë u ngrit, u urdhëroi erërave dhe detit e u bë qetësi e madhe. Njerëzit të habitur thoshin: “Kush është ky që po i nënshtrohen erërat dhe deti?” (Mt 8; 23-27)
    Nuk i nënshtrohen erërat dhe deti Jezusit sikurse most ë ishte pandashmeria me Atin e Gjithpushtetshem.

    Edhe pse ne ni far forme është perseritje shkrimi, unë dua të postoj edhe niher shkrimin e mëparshem sepse te gjitha pergjigjejet lidhur me pytjen tendet e pare dhe të dytë I keni këtu nëse lexohet me kujdes.

    Citim Postuar më parë nga buja_20 Lexo Postimin
    bismilah
    përshëndetje i nderuar "toni77_toni"

    e kisha ni pyetje për ju nëse nuk ju pengoj me pytje shpresoj që nuk ju pengoj me pyetjet e mia.....
    a besoni ju vërtet që Ati nuk është më i lartë apo më i madh se Jezusi (paqja qoft mbi të) sipas Biblës?
    siç e thatë edhe këtu....

    Por, Ati është Vetja e parë hyjnore sepse është burimi i dy Vetjeve tjera (Krs. Gjn 1, 18). Mirëpo, ky kryevend (parësi) nuk do të thotë se ai është më i lartë (më i fortë) nė rendin e eksistencës: Ati nuk është më i madh (i lartë) se Biri as Shpirti, sepse të Tretë janë të një eksistence - natyre mes veti

    ju pershendes
    Pershendetje!

    Aspak nuk ështështë e merzitshme as pengesë nëse pytja shtrohet me sinqeritet dhe per nevoja te informimit. E merzitshme mund të jetë nëse pytrja ka qellime tjera dhe pa menduar se kur flasim në këtë temë jemi duke folur per t’Madhin ZOT. Andaj pa paragjykime lidhur me pytjen tënde unë do të pergjigjna.

    Unë, në rend të parë, sikurse mos ta besoja këtë me siguri nuk e kina shkruar fare bile. Ajo qe e kam thënë në këtë shkrim është citat nga Libri qe e kam botuar unë, sigurisht se ajo është shprehje e besimit tim dhe e mbeshtetur edhe në mësime biblike dhe kishtare.

    Pra, Jezus Krishti është ZOT. Krishti JEZUS është Vetja e dytë hyjnore, - është Biri, me relacionin (raportin) e bijerisë, ku të cilin sipas Bibles Hyji - At e lind prej shekujve në bashkim me Shpirtin Shenjt. "'Por, kur erdhi koha e caktuar, Hyji dergoi Birin e vet, tė lindur prej gruaje, të nënshtruar Ligjit, qe t'i shpërblente të nënshtruarit e Ligjit, që ne ta fitonim bijesinë në shpirt" (Gal 4, 4-5).

    Hyji Ati i gjithpushtetshëm e i amshuar e dergoi Birin e vet, Vetjen e dytë hyjnore që ta përshkojë popullin e vet dhe tė permbush premtimin tė cilin i'a dha Abrahamit dhe pasardhësve tė tij (Krs. KKK 422).

    Me quditë pytja e jote kur thua: “a beson vertetë këtë” sepse këtu më ve në dyshim sikurse mos të keni lexuar kurr mbi Krishterizmin. Ata qe dine diçka per krishterizmin e dine see Besojmën e Nikesë - Konstantinopolit dëshmohet feja e krishterizmit në Jezu Krishtin një të lindurin Birin e Hyjit. Jezusi është njė i linduri Bir, i amshueshmi Bir i Hyjit i cili u bë njeri, i cili është në Atin dhe e posedon (ka) Atin në vete, i cili 'erdhi prej Hyjit' (Gjn 13,3), dhe u bë njeri (Krs. GJn 1,14-16). Nëse Hyji mes Jezu Krishtit dhe Shpirtit Shenjt definitivisht dhe në plotësi e zbuloi vetvetën dhe me këtë u definua si 'Ati Zotërisë sonë Jezu Krishtit', atëherë Jezusi i përket eksistencës së amshueshme hyjnore. Prandaj ai është Biri i Hyjit prej shekujve.

    Metutje, pohimi i tė Besojmës ku Kisha katolike ne secilen meshë e deshmon dhe thotë: "Besoj... në një Zot të vetëm Jezu Krishtin një të lindurin Birin e Hyjit. Të lindur prej Atit para gjithë shekujsh. Hyj prej Hyjit, dritë prej drite, Hyji i vërtetë prej Hyjit të vërtetë. Të lindur e jo të krijuar. Të njëgjejtë me Atin, nëpërmes të cilit u krijuan tė gjitha sendet. Dhe për shpëtimin e njerëzve u denjua të lind nga virgjëra, dhe u bë njeri..." Pra, Biri nuk është i krijuar, por i lindur, dhe i një natyre (homoousios) me Atin. Biri i përket natyrës hyjnore prandaj dhe qendron në të njëjtin rang të eksistencës sikurse Ati. Pra ajo qe e kam thënë; ATI dhe BIRI (Jezusi) qendron në të njëjtin rang të eksistences, të njëtë,-NJË. Ai prej përshpirtërisë ndaj Atit vjen nė botë, bëhet i ngjashem me njerëz, përveç në mëkat, (krs. Fil 2, 6-11) që t'a shpetojė gjithë botën, që ta kryej vullnetin e Atit. Ai me këtë nuk humbi asgjė. Mbeti Hyj, por në të njëjtėn kohë u bë njeri, të gjitha keto i bëri vetëm qė ta madhëroje Atin. Pra nuk është qellimi që ta “ul” ATIN-PERENDINË, por vetëm qė ta madhëroje ATIN e gjithpushtetshem. Ajo qe mësë shumti duket sikur Ai nuk mundet asgjë të bëjë e të mos e shikojė Atin, Ai nuk mundet të thotë se as kush është e të mos thirret në Atin (krs. Mt 11, 27). Në Jezu Krishtin pra, e kemi plotësinė e zbulimit të Hyjit At, sepse ai i realizoi tė gjitha premtimet e Hyjit. Ardhja në botë, Mishërimi, jeta, mėsimi, vuajtja, ngjallja dhe ngritja në qiell nuk janë asgjë tjetër përveç madhėrimi i ZOTIT-ATIT tone, e; në të njetën kohë madhërimi i Birit në bashkim me Shpirtin Shenjt.

    Kjo është ajo qe; jo vetem e shkruajmë apo e besojmë por e VERTETA. Të gjitha këto janë të mbeshtetura në mësimet biblike.

    Të shiqojmë disa citate të Bibles për të kuptuar se kjo është e VERTETË.

    Bibla thot se Jezusi është para çdo krijese:
    " Në fillim ishte Fjala e Fjala ishte në Hyjin e Fajala ishte Hyji. Kjo ishte në fillim në Hyjin. Prej Saj u bë çdo gjë e pa Të nuk u bë asgjë. E çdo gjë që u bë e pati në Të jetën e Jeta është drita e njerëzve; e Drita shëndriti në errësirë, e errësira nuk e pushtoj. Drita e vërtetë që shëndritë çdo njeri, erdhi në botë. Ishte në botë e bota u krijua prej Saj, e bota nuk e njohi. Erdhi nder të vetët, e të tijëtë nuk epranuan. Këta nuk i bëri bijët e Hyjit as gjaku as prirja e mishit as prirja e njeriut por - Hyji.
    Fjala u bë njeri e banoj nder ne."

    Bibla thot se Jezsui ishte para Abrahamit:
    Judenjtë, pra, i thanë Jezusit: "Ti ende nuk je pesëdhjetë vjeç dhe e paske pare Abrahamin?".
    Jezusi u tha atyre: "Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, UNË JAM." (Gjoni 8:57-59)

    Bibla thot se Jezusi është i parëlinduri:
    Ai është shëmbëllesa e Hyjit së padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese, sepse në të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken. (Kol 1; 16)

    Bibla thot se Jezusi është i Pari:
    Ai vetë është kreu i trupit, pra i kishës; ai është fillimi, i parëlinduri nga të vdekurit, që të jetë gjithqka i Pari, sepse Atit i pëlqeu që në të të banojë e gjithë plotësia. (Kol 1; 17)

    Bibla thot se Jezusi tha Unë jam i Pari dhe i Zparsmi:
    “Kur e pashë, rashë para këmbëve të tija porsi i vdekur. Ai vuri mbi mua të djathten e vet e tha: "Mos u tremb! Unë jam i Pari dhe i Zparsmi, i Gjalli! Isha i vdekur dhe, ja, jam i gjallë prej shekuj të shekujve dhe unë i kam çelsat e Vdekjes dhe të Nëntokës!" (zb 1; 17/18)

    Bibla thot se Jezusi një me Atin:
    Jezusi tha se; "Unë dhe Ati jemi një." Judenjtë morën përsëri gurë për ta vrarë me gurë. Jezusi u përgjigj atyre: "Ju tregova shumë vepra të mira nga Ati im; për cilën nga këto më vrisni me gurë?". Judenjtë u përgjigjën duke thënë: "Ne nuk të vrasim me gurë për asnjë vepër të mirë, po për blasfemi, dhe sepse ti, duke qenë njeri, e bën veten Hyji". (Gjoni 10:30-33)

    Bibla thot se Jezusi një natyrë me Atin:
    Hyjin kurrë askush nuk e pa: Biri i vetëm - që është Hyj, një natyre me Atin, Ai bëri të njihet.

    Bibla thot se Jezusi tha UNË JAM:
    "]Dhe ai u tha atyre: "Ju jeni nga këtu poshtë, kurse unë jam nga atje lart; ju jeni prej kësaj bote, unë nuk jam prej kësaj bote. Prandaj ju thashë se ju do të vdisni në mëkatet tuaja, sepse po të mos besoni se UNË JAM, ju do të vdisni në mëkatet tuaja".(Gj 8; 23/24)

    Bibla thot se Jezusi tha se jam Zot:
    "Mu më quani Mësues dhe Zot, dhe mirë thoni, sepse jam. Në qoftë se unë, Zoti dhe Mësuesi, ju kam larë këmbët, edhe ju duhet t'i lani këmbët njëri-tjetrit. Unë, në fakt, ju kam dhënë shëmbullin që ashtu siç kam bërë unë, bëni edhe ju" (Gjoni 13:12-14)

    Bibla thot se Jezusi tha kush më ka mua e ka pa Atin:
    Po të më kishit njohur, do të kishit njohur edhe Atin tim; qysh tani e njihni dhe e keni parë". Filipi i tha: "Zot, na e trego Atin, dhe na mjafton". Jezusi i tha: "Ka kaq kohë që unë jam me ju dhe ti nuk më ke njohur akoma, o Filip? Kush më ka parë mua, ka parë Atin; Si vallë po thua: "Na e trego Atin?". (Gjoni 14:6-9)

    Bibla thot se Jezusi tha Unë jam Alfa dhe Omega:
    Në zbulesën e Gjoni lexojmë se Krishti tha: Unë jam Alfa dhe Omega - thot Zoti Hyji, Ai që është, që ishte dhe që po vjen, i Gjithpushtetshmi. (zb 1; 8)

    Bibla thot se Jezusi është në Atin:
    Po a nuk beson se un jam në Atin e Ati është në mua? Fjalët që ju them, nuk jua them prej vetevtes; Ati që banon në mua i kryen veprat e veta.

    Të gjitha këto janë citate të Bibles për të sqaruar ata qe kanë pikpytje sikurse ti.

    Kjo është besojmja e jonë dhe e amshuar. Krishti është ZOT – Një Natyrë me ATIN. Ati dhe Biri nuk janë të ndarë por - NJË.

    Nderime dhe respekte nga
    toni77
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e buja_20
    Anëtarësuar
    13-03-2009
    Postime
    263
    bismilah(në emër të Zotit)

    i nderuar toni77_toni unë ende përgjigjen e saktë nuk e gjej dot kurkund këtu..
    shpresoj që të mos më keqkuptoni po ju pyes..

    1....a ishte Jezusi sipas biblës i gjithfuqishëm edhe i gjithdijshëm..
    pra ju mi tregoni argumentet sipas bibles se aj ka qen Zot e jo a ka qen i gjithfuqishëm dhe i gjithdijshëm si njeri..

    2...e nëse Zoti është sipas besimit të biblës Ati biri dhe shpirti i shenjtë..këta jan tre persona që e bëjnë një Zot..edhe të tret janë njëjtë të gjithfuqishëm dhe të gjithdijshëm asnjëhi nuk është më i madh ose më i fort se tjetri..
    a kam te drejt ketu?

    të ksha lut këta dy pika me mu përgjigj por shkurt si e beson ti apo si e kupton me po ose jo..
    përshendetje

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Krishti, përmbledhja e gjithçkaje frymore.
    Nga marcus1 në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  3. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Ka qënë Krishti revoltues apo anarkist?
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 10:55
  5. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •