Close
Faqja 15 prej 20 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 192
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN. LIDHUR ME KËTË MË DUKET SHUMË INTERESANTE EDHE TEMA SESI U PARAQITET JEZUSI APOSTUJVE, ME CILËT VYRTYTË AI E TËRHOQI VËMENDJEN E TYRE (SH. NË TEMË “INICIACIONI I KRISHTERË”, NGA POSTIMI 162).
    KËTU POHOJMË SE NE BIBLËN JEZUSI SHPALLET SI HYJ.

    Cili është kuptimi i fjalës “HYJ” në Biblën?


    NË BESËLIDHJEN E RE:

    IV. HYJI I ZOTIT TONË JEZU KRISTIT.

    Hyji i Jezu krishtit është Ati i tij dhe Jezusi kur i drejtohet atij e bën me familiaritetin dhe vrullin e fëmijës: “Abba”.
    Por ështe gjithashtu Hyji i tij, sepse Ati, duke zotëruar hyjninë pa e marrë nga askush tjetër, ia dhuron tërësisht Birit që e përfton prej tërë amshimit dhe Shpirtit të shenjtë ka bashkohen të dy.

    Kështu Jezusi na zbulon njëjtësimin e Atit me Hyjin, të misterit hyjnor dhe të misterit të Trinisë.Tri herë e përsërit Pali formulën që e shpreh këtë zbulim: “Hyji dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht”

    [Rm 15,6: “E Hyji që jep qëndresën dhe ngushëllimin, bëftë që ju të jeni plotësisht në përkim me njëri-tjetrin siç dëshiron Jezu Krishti, 6 në mënyrë që, një mendimi e një goje, ta lëvdoni Hyjin, Atin e Zotit tonë, Jezu Krishtit”;

    2Kor 11,31: “Hyji, Ati i Zotit tonë Jezusit, - qoftë bekuar në amshim - Ai e di se nuk gënjej”;

    Ef 1,3: “Qoftë bekuar Hyji.Ati i Zotit tonë Jezu Krishtit,
    i cili na bekoime çdo bekim shpirtërornë qiellnë Krishtin”].

    Krishti na zbulon Trininë hyjnore nëpërmjet rrugës së vetme që është për ne, nëse guxojmë të themi, e arritshme, nëpërmjet asaj që Hyji na ka parashënuar duke na krijuar në shëmbëllesën e tij, që është ajo e varësisë birnore.

    Meqenëse Biri para Atit të vet është shembulli i përkryer i krijesës para Hyjit, ai na zbulon tek Ati fytyrën e përkryer të Zotit, që bëhet i njohur për urtësinë e drejtë dhe që i është zbuluar Izraelit.

    Hyji i Jezu Krishtit zotëron plotësisht dhe me një origjinalitet që njeriu nuk do të mund ta merrte me mend, tiparet që ai zbulonte për vete në BV.

    Për Jezusin ai është si nuk është për asnjërin prej nesh, “i pari dhe i fundit”, ai prej të cilit Krishti vjen e tek i cili do të kthehet, ai që shpjegon gjithçka dhe prej të cilit rrjedh gjithçka, ai vullneti i të cilit duhet të kryhet me çdo kusht dhe që është përherë i mjaftueshëm.
    Ai është Shenjti , i vetmi i Mirë, i vetmi Zot.
    Është i Vetmi pranë të cilit asgjë nuk llogaritet dhe Jezusi për të treguar sesa vlen, “me qëllim që bota ta dijë se Ai e do Atin e tij”

    [Gjn 14,31: “Por, që ta dijë bota se e dua Atin
    dhe se bëj ashtu si më urdhëroi Ai.
    Çohuni! Të shkojmë prej këndej!”],

    Flijion të gjitha shkëlqimet e krijimit dhe përballon pushtetin e Satanit, tmerrin e kryqit.

    Ai është Hyji i gjallë, gjithmonë veprues, i kujdeshëm për të gjitha krijesat e tij, i apasionuar pas fëmijëvee të tij dhe është zelli i tij i zjarrtë që e djeg Jezusin, derisa t’ia dorëzojë Mbretërinë Atit të tij

    [Lk 12,50: “Erdha të sjell zjarrin mbi tokë e sa dëshiroj të ishte tashmë i ndezur flakë! 50 E po, më duhet të pagëzohem me pagëzim, e sa ngushtë jam derisa të kryhet”]


    Torrkerry

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN. LIDHUR ME KËTË MË DUKET SHUMË INTERESANTE EDHE TEMA SESI U PARAQITET JEZUSI APOSTUJVE, ME CILËT VYRTYTË AI E TËRHOQI VËMENDJEN E TYRE (SH. NË TEMË “INICIACIONI I KRISHTERË”, NGA POSTIMI 162).
    KËTU POHOJMË SE NE BIBLËN JEZUSI SHPALLET SI HYJ.

    Cili është kuptimi i fjalës “HYJ” në Biblën?


    NË BESËLIDHJEN E RE:

    V. HYJI ËSHTË SHPIRT.

    Ky takim i Atit me Birin bëhet në Shpirtin e Shenjtë.

    Në Shpirt, Jezu Krishti dëgjon Atin t’i thotë: “Ti je Biri im” dhe merr gëzimin e tij

    [Mk 1,10: Dhe menjëherë, ndërsa po dilte nga uji, pa qiellin e hapur dhe Shpirtin në trajtë pëllumbi që po zbriste mbi të, kurse prej qiellit jehoi zëri: “Ti je im Bir - Djali i dishirit! Ty të miratova!”].

    Në Shpirt, ai ia kthen Atit gëzimin e tij si Bir

    [Lk 10,21v: “Atëherë Jezusi, nën ndikimin e Shpirtit Shenjt, klithi plot hare:
    “Të madhëroj, o Atë, Zotërues i qiellit e i tokës, pse ua fshehe këto të urtëve e të mençurve e ua zbulove të vegjëlve!
    Po, o Atë, pse ty të pëlqeu kështu!
    Gjithçka më dorëzoi im Atë!
    Askush nuk e di kush është Biri, përveç Atit,
    dhe kush është Ati, përveç Birit
    dhe atij, kujt Biri do t’ia zbulojë.”
    Pastaj u kthye kah nxënësit dhe u tha atyre veçanërisht:
    “Lum sytë që shohin çka po shihni ju!
    Juve po ju them: shumë profetë e mbretër dëshiruan të shohin çka po shihni ju, por nuk panë; të dëgjojnë çka po dëgjoni ju, por nuk patën fat të dëgjojnë.”].

    Meqenëse nuk mund të bashkohet me Atin përveçse në Shpirt, Jezu Krishti gjithashtu nuk mund të na zbulojë Atin pa zbuluar në të njëjtën kohë Shpirtin e Shenjtë.
    Duke zbuluar se Shpirti është një person hyjnor, Jezu Krishti zbulon njëkohësisht se “Hyji është Shpirt”

    [Gjn 4, 24: Por po vjen koha - e tani është!- kur adhuruesit e vërtetë do ta adhurojnë Atin në shpirt e në të vërtetë, sepse Ati kërkon tamam adhurues të tillë. Hyji është shpirt, dhe ata që e adhurojnë duhet ta adhurojnë në shpirt e në të vërtetë.”],

    Dhe se çfarë do të thotë kjo.

    Në qoftë se Ati dhe Biri bashkohen në Shpirt, kjo ndodh sepse nuk bashkohen për të përfituar nga njwri tjetri në sundim, por në dhurim: sepse bashkimi i tyre është dhurimi dhe lind dhurimin.
    Por në qoftë se Shpirti që është dhurim, vulos në këtë mënyrë bashkimin e Atit me Birin, kjo ndodh sepse në thelbin e tyre ata janë dhurim i vetvetes, sepse thelbi i përbashkët është që t’i jepen njëri-tjetrit, të ekzistojnë te tjetri.

    Pra kjo fuqi jete, marrëdhënjeje dhe lirie është shpirti.

    Hyji është shpirt, kjo do të thotë që është njëkohësisht gjithfuqi dhe gjithë gatishmëri, pohim sovran e vetvetes dhe shkëputje e plotë, që do të thotë see duke marrë në zotërim krijesat e tij, i bën që të ekzxistojnë me tërë origjinalitetin e tyre.

    Të mos jesh bërë nga lënda është krejt ndryshe, do të thotë t’u shpëtosh të gjitha pengesave, të gjitha ndrydhjeve, do të thotë të jesh përjetësisht dhe në çdo moment një forcë e re dhe e pacenueshme jete dhe bashkimi intim.

    Torrkerry

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN. KËTU POHOJMË SE NE BIBLËN JEZUSI SHPALLET SI HYJ.

    MREKULLITË NE JETËN E JEZUSIT

    Një hyrje:

    Nuk është gjë e rrallë që disa të krishterë e shikojnë si të vjetruar vetë nocionin e mrekullisë dhe anasjelltas të tjerë tregohen të uritur për mrekulli të rreme.
    Këto tepri të kundërta kanë një burim të përbashket, të ushqyer nga jë lloj apologjetike në fuqi për një kohë të gjatë: te mrekulli nuk shihej veçse një sfide ndaj ligjeve të natyrës, duke harruar rolin e tyre si shenja “të përshtatura për inteligjencën e të gjithëve”.
    Bibla njeh kudo dorën e Zotit që u shfaq njerëzve të vet fuqinë dhe dashurinë e tij.

    Rruzullimi i krijuar me rendin e vet të caktuar

    [Jer 31,35vv: Kështu thotë Zoti, Ai që diellin e bën të ndriçojë ditën,
    hënën e yjet që të ndriçojnë natën, që e tund detin e i ushtojnë valët,
    që e ka emrin Zoti i Ushtrive:
    “ Nëse këto ligje para meje zhduken, - është fjala e Zotit -
    atëherë do të zhduket edhe fara e Izraelit, e s’do të jetë popull para meje askurrë.
    Kështu thotë Zoti: Nëse mund të matet qielli lart, nëse themelet e tokës poshtë mund të gjurmohen, atëherë unë do ta flak farën e Izraelit
    për gjithçka që ai ka bërë, - është fjala e Zotit]

    është “mrekulli”

    [Ps 65,9: “Edhe ata që jetojnë në skajet e botës
    mbesin të habitur nga mrekullitë e tua,
    me gëzim i mbush dyert e mëngjesit e të mbrëmjes!]

    dhe “shenjë”, ashtu si ndërhyrjet e jashtëzakonshme të Perëndisë në histori;
    dhe këto, në radhën e tyre janë krijim i përtëritur


    [Is 65,18: Por do të gëzohet e do të galdohet përgjithmonë
    në ato që unë po krijoj: Jerusalemin do ta bëj gëzim, popullin e tij do ta bëj hare],

    edhe pse historiani i sotëm i quan të zakonshme e të shp[jegueshme.

    Duke mos ditur dallimet modene mes veprave ‘provanore”, shkaqe të natyrshme jashtëzakonisht konvergjente, veprim hyjnor që zëvendësohet me lodrën e agjentëve të natyrshëm ose “të shkaqeve të dyta”, Bibla e përqëndron shikimin e besimtarit mbi elementin kryesor, i përbashkët me të gjitha kategoritë tona: mbi domethënje fetare të fakteve.
    Kështu, duke parë me sytë e fesë, Shën Augustini njeh qoftë në mbledhjen e korjeve, qoftë në shumëfishimin e bukëve, shenjë e dashurisë e të fuqisë hyjnore; në qoftë se i dallon, është vetëm për shkak të zakonit ose të çudisë së përfituesve të tyre përkatës.
    Në këtë kënvështrim hollësia nuk ka rëndësinë që ne priremi t’i japim: kështu fiku shterp a është tharë “në çast”

    [Mt 21,20:Afër rrugës pa një fik dhe iu afrua, porse, pasi në të nuk gjeti tjetër përveç gjetheve, i tha: “Kokërr më prej teje kurrë e për këtë jetë mos u lidhtë!” Dhe menjëherë fiku u tha]

    apo më vonë

    [Mk 11,20: Kur, në mëngjes, kaluan andej, panë se fiku ishte tharë me gjithë rrënjë. Atëherë Pjetrit i ra ndër mend e i tha: “Rabbi, shiko! Qenka tharë fiku që ti nëme!”]?

    Nuk ka rëndësi: vlen vetëm mësimi që gjesti simbolik e fsheh.

    Torrkerry

  4. #144
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN. KËTU POHOJMË SE NË BIBLËN JEZUSI SHPALLET SI HYJ.

    MREKULLITË NË JETËN E JEZUSIT.

    1. Faktet.

    “Përterij çudira dhe bëj mrekulli të tjera”, përgjërohej Ben Sira (Sir 36,5), duke shprehur dëshirën e tërë Izraelit pas mërgimit, i zhgënjyer nga një kthim jo aq i shkëlqyer sa Eksodi i ri i lajmëruar.
    Jezusi vjen të përmbushë kërë pritje duke prerë kështu hovin për shijen e bujshme dhe shpagimin që ajo përmbante.

    Ndryshe nga tregimet e Daljes, tregimet ungjillore përkundrazi vijnë nga dëshmitarët e parë dhe janë shume të matura.
    Pikërisht për këtë arsye, si edhe për natyrshmërinë e tyre, për mungesën e përpjekjeve nga ana e Jezusit (mungesë që përputhet me përdorimin pedagogjik të formulave, prekjeve, lyerjeve, ecurive me etapa
    [Mk 8,23vv: Dhe arritën në Betsaidë. Aty i sollën një të verbër dhe iu lutën ta prekte. 23 Ai e mori për dore të verbërin, e qiti jashtë fshatit, i pështyu në sy, vuri duart mbi të dhe i tha:
    “A sheh gjë?”
    Ai i hapi sytë dhe tha:
    “Po shoh njerëz... më duken si drurë... ecin.”
    Pastaj Jezusi prapë i vuri duart mbi sytë e të verbërit. I verbëri pa qartë.
    U shërua. Shihte mirë, gjithçka.
    Jezusi e nisi të shkojë në shtëpi e i tha: “Mos hyr assesi në fshat!”],

    që forcojnë veprimin simbolik), për një qëllim fetar dhe për një qëndrim lutjeje
    të qetë

    [Gjn 11,41v: “E hoqën, pra, gurin. Jezusi i çoi sytë kah qielli dhe tha:
    “O Atë, të falënderoj që ma dëgjove lutjen.
    Unë e dija se gjithmonë më dëgjon, por thashë kështu për shkak të popullit që më rrethon: që të besojnë se Ti më dërgove”]

    ose të sugjeruar
    [Mk 6,41: “Jezusi pati dhembshuri, shtriu dorën, e preku dhe i tha:
    “Dua! Qofsh pastruar!”;

    Mk 7,34: “i drejtoi sytë kah qielli, psherëtiu dhe i tha: “Effatha - që do të thotë: “Çelu!”;

    Mk 9,29: “Ai iu përgjigj: “Ky lloj nuk mund të dëbohet me asgjë tjetër, përveçse me lutje”;

    Mk 11,24: “Prandaj po ju them: çkado që të kërkoni me lutje, besoni se e morët, e do ta fitoni me siguri. E, kurdo të ngriteni për t’u lutur, falni nëse keni ndonjë gjë kundër ndokujt, që Ati juaj që është në qiell, t’jua falë edhe juve fajet”],

    që përjashton çdo magji,

    për vështirësinë që të shpjegohet feja e kishës pa këto,
    për futhjen e tyre në thurjen e Ungjillit,

    mrekullitë që ai raporton, dallohen rrënjësisht nga çuditë e trilluara nga ungjitë apokrife, si edhe nga ato që legjenda ua vesh rabinëve, zotave (p.sh. Eskulapit) ose dijetarëve paganë (p.sh Apoloni i Tianit), bashkëkohës të zanafillave të krishtera.
    Çdo krahasim obiektiv e vë në pah vlerën historike e fetare të teksteve tona.
    Jezusi “i ka bërë shenjë” popullit të vet me anë të fakteve reale dhe vërtet të që përjashton çdo magji, për vështirësinë që të shpjegohet feja e kishës pa këto, për futjen e tyre në thurjen e Ungjillit jashtëzakonshme.


    Torrkerry

  5. #145
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN. KËTU POHOJMË SE NË BIBLËN JEZUSI SHPALLET SI HYJ.

    MREKULLITË NË JETËN E JEZUSIT.

    2. SHENJAT DOBIPRURËSE TE SHELBIMIT.

    A) Me mrekullite e veta, Jezusi tregon se Mbretëria mesianike, lajmëruar nga profetët, është aty në personin e tij

    [Mt,11,4: Jezusi iu përgjigj:
    “Shkoni e tregojini Gjonit çka po dëgjoni e çka po shihni: Të verbërit po shohin, të shqeptit po ecin, të gërbulurit po pastrohen, të shurdhërit po dëgjojnë, të vdekurit po ngjallen, të varfërve po u predikohet Ungjilli. I lumi ai që nuk e bjerr besimin në mua!”].

    Ai tërheq vëmendjen mbi veten e mbi Lajmin e Mirë të Mbretërisë që ai mishëron; ai ngjall një admirim dhe një druajtje fetare që i shtyjnë njerëzit të pyesin se kush është ai

    [Mt 8.27: Njerëzit të habitur thoshin: “Kush është ky që po i nënshtrohen erërat dhe deti?”;

    Mt 9,8: “Kur pa turma, e kapi frika e i dha lavd Hyjit që u dha njerëzve pushtet kaq të madh”;

    Lk 5,8vv: “Kur pa Simon Pjetri, i ra ndër këmbë Jezusit dhe i tha:
    “Largohu prej meje, Zotëri, se jam njeri mëkatar!”
    Vërtet, për arsye të peshkut që zunë, mbeti shtang prej habisë ai dhe të gjithë të tjerët që ishin me të; gjithashtu edhe Jakobi e Gjoni, bijtë e Zebedeut, bashkëgjuetarë të Simonit. Jezusi i tha Simonit:
    “Mos ki frikë! Tani e tutje do të zësh njerëz”].

    Qoftë kur është fjalë për pushtetin e vety në faljen e mëkateve

    [Mk 2,5-12: “Jezusi, duke parë fenë e tyre, i thotë të paralizuarit:

    “Biro, të janë falur mëkatet!”...
    “Pse po mendoni ashtu në zemrat tuaja? Çka është më lehtë? T’i thuhet të paralizuarit: ‘Të janë falur mëkatet’, apo t’i thuhet: ‘Çohu, merre vigun tënd dhe ec!?’ Por që ta dini se Biri i njeriut ka pushtet të falë mëkatet mbi tokë: Unë po të urdhëroj - i tha të paralizuarit - Çohu, merre shtrojën tënde dhe shko në shtëpinë tënde!”

    Aty për aty i paralizuari u çua në këmbë, mori shtrojën dhe, në praninë e të gjithëve, doli përjashta. Të gjithë mbetën shtang nga habia”],

    për autoritetin e tij mbi sabatin

    [Mk 3,4v: “Kurse ata i pyeti:
    “Çka lejon Ligji? Të bësh të shtunën mirë apo keq? T’ia shpëtosh njeriut jetën apo t’ia marrësh?”
    Por ata heshtnin.
    Atëherë Jezusi, i pikëlluar për shkak të ngurtësisë së zemrës së tyre, i shikoi rreth e rrotull me hidhërim e i tha njeriut:
    “Shtrije dorën!”
    Ai e shtriu dorën dhe ajo iu shërua”;

    Lk 13,15 v: “Shtiracakë! iu përgjigj Zotëria A nuk e zgjidh secili nga ju prej grazhdit kaun e gomarin e vet të shtunave e nuk e çon në ujë? 16 E kjo bijë e Abrahamit, të cilën Satani e mbajti lidhur që tetëmbëdhjetë vjet, a nuk duhej të zgjidhej nga këto pranga ditën e shtunë?!”


    Lk 14,3vv: “Atëherë Jezusi mori fjalën e u tha mësuesve të Ligjit e farisenjve:
    “A është e lejueshme të shërosh të shtunën apo jo?”
    Ata heshtën. Atëherë Jezusi e mori për dore të sëmurin, e shëroi dhe e nisi të shkojë. 5 Atyre pastaj u tha:
    “Cili prej jush po i ra djali ose kau në pus nuk ka për ta nxjerrë menjëherë ditën e shtunë?”
    Ata s’mundën t’i përgjigjen në këto fjalë”],

    për mesianitetin e tij mbretëror

    [Mt 14,33: Kur hynë në barkë, pushoi era. Ata që ishin në barkë u përkulën me nderim para tij e thanë:
    “Me të vërtetë je Biri i Hyjit!”;

    Gjn 1,49: “Atëherë Natanaeli i tha:“Rabbi, ti je Biri i Hyjit! Ti je mbreti i Izraelit!”],

    për dërgimin e vet nga ana e Atit të gjithpushtetshëm

    [Gjn 10,36vv: “si atëherë ju, atij që Ati e shuguroi dhe e dërgoi në botë,
    mund t’i thoni: ‘Po blasfemon’pse thashë: Jam Biri i Hyjit?
    Nëse nuk i bëj veprat e Atit tim, mos më besoni.

    Por nëse i bëj, po edhe nëse nuk më besoni mua, besojuni veprave,
    që ta merrni vesh e ta kuptonise Ati është në mua dhe unë në Atin”]

    për fuqinë e fesë në të

    [Mt 8,10-13: “Jezusi, kur e dëgjoi, u mrekullua dhe u tha atyre që po i shkonin pas:
    “Për të vërtetë po ju them: ende nuk e gjeta te asnjë njeri tjetër në Izrael një fe kaq të madhe! Prandaj po ju them: shumë do të vijnë nga Lindja e nga Perëndimi e do të ulen në tryezë me Abrahamin, Izakun e Jakobin në Mbretërinë e qiellit, ndërsa bijtë e Mbretërisë do të hidhen jashtë në errësirë, ku do të jetë vaj e kërcëllim dhëmbësh.”
    Atëherë i tha centurionit: “Shko e le të bëhet ashtu siç besove!”
    Dhe shërbëtori i tij u shërua po në atë orë”;

    Mt 15,28: “Atëherë Jezusi iu përgjigj:
    “O grua, e madhe është feja jote! Le të bëhet ashtu si dëshiron!”
    Në atë moment bija e saj u shërua”],

    Jezusi dëshmon me anën e tyre përherë misionin dhe dinjitetin e tij me rezervë, që ia detyron shpresa çifute, e cila priste një Mesi tokësor e kombëtar

    [Mk 1,44: ““Shih ‑ i tha ‑ mos i trego askujt, por shko, duku te prifti dhe, për shërimin tënd, kushto çka ka urdhëruar Moisiu ‑ atyre për dëshmi.”;

    Mk 5,43: “Jezusi u urdhëroi rreptësisht të mos ia tregojnë askujt ngjarjen dhe u tha t’i japin vajzës të hajë”;

    Mk 7,36: “Jezusi u urdhëroi të mos i tregojnë askujt. Por, sa më tepër që ai ua ndalonte, ata aq më tepër e shpallnin. Të mrekulluar mbi çdo masë thoshin: “Gjithçka bëri mirë!”;

    Mk 8,26: Jezusi e nisi të shkojë në shtëpi e i tha: “Mos hyr assesi në fshat!”].

    Për sa më lart mrekullitë janë shenja, siç do të thotë Shën Gjoni.
    (vazhdon)

    Torrkerry

  6. #146
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN. KËTU POHOJMË SE NË BIBLËN JEZUSI SHPALLET SI HYJ.

    MREKULLITË NË JETËN E JEZUSIT.

    3. SHENJAT DOBIPRURËSE TE SHELBIMITt.

    B) Me mrekullite e veta, Jezusit tregon se Mbretëria mesianike, lajmëruar nga profetët, është aty në personin e tij (vazhdim)

    Në qoftë se mrekullitë vërtetojnë mesianitetin dhe hyjninë e Jezusit, këtë e bëjnë në mënyrë të tërthortë, duke dëshmuar se ai është me të vërtetë ajo që mëton të jetë.
    Për këtë arsye nuk duhet të veçohen nga fjala e tij: ato shkojnë krahas me ungjillizimin e të varfërve


    [Mt 11,5: Jezusi iu përgjigj:“Shkoni e tregojini Gjonit çka po dëgjoni e çka po shihni: Të verbërit po shohin, të shqeptit po ecin, të gërbulurit po pastrohen, të shurdhërit po dëgjojnë, të vdekurit po ngjallen, të varfërve po u predikohet Ungjilli. I lumi ai që nuk e bjerr besimin në mua!”].


    Tituit që Jezusi i jep vetes, pushtetet që kërkon me autoritet, shpëtimin që predikon, vetëmohimet që kërkon me ngulm, ja auteticiteti hyjnor që i tregojnë mrekullitë atij që nuk e flak përnjëherësh të vërtetën e mesaxhit

    [Lk 16,31: “Iu përgjigj: ‘Nëse, vërtet, nuk e dëgjojnë Moisiun e profetët, nuk do t’u mbushet mendja edhe nëse ndokush ngjallet prej të vdekurish”].

    Në këtë mënyrë ky është më i lartë se mrekullitë, siç lënë të kuptohen fjalet mbi Jonasin sipas Lk 11, 29-32 “Pasi populli shkonte gjithnjë duke u bashkuar ai filloi të flasë:
    “Kjo brezni është brezni e keqe: po kërkon një shenjë! Porse nuk do t’i jepet shenjë tjetër, përveç shenjës së Jonës. Sikurse Jona u bë shenjë për ninivitët, ashtu edhe Biri i njeriut do të jetë shenjë për këtë brezni.
    Mbretëresha e Jugut ditën e Gjyqit do të ngrihet bashkë me njerëzit e kësaj breznie dhe do t’i dënojë, sepse ajo erdhi nga skaji i dheut për të dëgjuar urtinë e Salomonit. Dhe, ja, këtu është Dikush më i madh se Salomoni! Njerëzit e Ninivës, ditën e Gjyqit, do të ngrihen bashkë me këtë brezni dhe do ta dënojnë, sepse u kthyen me predikimin e Jonës, dhe, ja, këtu Dikush më i madh se Jona!”].

    Ai paraqitet si shenjë e parë dhe e vetme e vlefshme
    [Gjn 20,29: Jezusi i tha: “Pse po më sheh, po beso. Lum ata që nuk panë e besojnë!”],

    nëpërmjet autoritetit personal të pashoq të lajmëtarit të vet
    [Mt 7 29: “Kur Jezusi i kreu këto fjalime, turma e popullit mbeti e habitur nga mësimi i tij, sepse vërtet i mësonte si njeriu që ka autoritet, e jo si skribët e tyre]

    Dhe nëpërmjet cilësisë së tij të brendshme, që duke realizuar zbulimin e mëparshëm

    [Lk 16,31: “përgjigj: ‘Nëse, vërtet, nuk e dëgjojnë Moisiun e profetët, nuk do t’u mbushet mendja edhe nëse ndokush ngjallet prej të vdekurish”;

    Gjn 5,46v: “Për të vërtetë, po t’i besonit Moisiut, do të më besonit edhe mua,
    sepse ai për mua shkroi. Por, nëse nuk u besoni Shkrimeve të tij,
    si do t’u besoni fjalëve të mia?”]

    i përgjigjet te dëgjuesit thirrjes së Shpirtit
    [Gjn 14,17.26: “Shpirtin e së Vërtetës, që bota s’mund ta marrë,
    sepse nuk e sheh as nuk e njeh. Ju e njihni sepse Ai banon me ju e është në ju...
    E Shpirti Shenjt - Mbrojtës, të cilin do t’jua dërgojë Ati në Emër tim, Ai do t’jua mësojë të gjitha dhe do t’ju përkujtojë gjithçka [unë] ju thashë].

    Ky Shpirt, para se të vërtetohet dhe të ilustrohet me mrekullitë, do t’i dallojë këto nga shenjat e rreme
    [Mk 13,22v: “Nëse atëherë do t’ju thotë ndokush: ‘Qe, Mesia është këtu!’, ose ‘Është atje!’ - mos besoni! Sepse do të ngrihen mesi të rrejshëm e profetë të rrejshëm, do të bëjnë shenja të çuditshme për të ngashënjyer në gabim, nëse është e mundur, të zgjedhurit. Ju vëriani mendjen vetes: ja, jua paralajmërova të gjitha!”;

    Mt 7,22: “Jo secili që më thotë: ‘O Zot, o Zot!’ do të hyjë në Mbretërinë e qiellit, por ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiell. 22 Shumë do të më thonë atë ditë: ‘O Zot, o Zot, a nuk profetizuam në Emër tënd, a nuk i nxorëm shpirtrat e këqij në Emër tënd, a nuk bëmë shumë mrekulli në Emër tënd?’ 23 Atëherë unë do t’u them: Kurrë nuk ju kam njohur! Shporruni prej meje, o keqbërës!”].

    Këtu si edhe në Ligjin e Përtërirë “mrekullitë dallojnë doktrinën dhe doktrina dallon mrekullitë” (Pascal).

    Torrkerry

  7. #147
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN. KËTU POHOJMË SE NË BIBLËN JEZUSI SHPALLET SI HYJ.

    MREKULLITË NË JETËN E JEZUSIT.

    2) SHENJAT DOBIPRURËSE TE SHELBIMIT.

    B)Dëshminë e tyre, mrekullitë nuk e sjellin nga jashtë, si shenja arbitrare dhe për t’u dukur: ato realizojnë në mënyrë fillestare atë që shënojnë dhe sjellin paradhënjen e shëlbimit mesianik, që do të marrë fund me Mbretërinë eskatologjike; për këtë arsye Sinoptikët i quajnë fuqi

    [Mt 11,20-23: Atëherë zuri t’i qortojë qytetet, në të cilat Jezusi kishte bërë shumë e shumë mrekulli (dynamesi=fuqi), e ato nuk u kthyen.
    “I mjeri ti, Korazin, e mjera ti, o Betsaidë! Sepse, sikur të ishin bërë në Tir e në Sidon të gjitha ato mrekulli që u bënë ndër ju, kaherë do të kishin bërë pendesë të veshur me thes pendese e të përhimë. 22 Prandaj po ju them: Tiri e Sidoni do ta kenë më lehtë se ju Ditën e Gjyqit!
    E ti, o Kafarnaum, a thua do të ngritesh deri në qiell? Ti do të plandosesh deri në ferr! Sepse, sikur të ishin bërë në Sodomë mrekullitë që u bënë në ty, ajo do të ishte edhe sot e kësaj dite!;

    Mt 13, 54.58: “Si erdhi në qytetin ku ishte rritur, i mësonte qytetarët në sinagogën e tyre ashtu që, të mahnitur, thoshin: “Nga i erdhi këtij kjo dije dhe kjo fuqi mrekullish? Po a nuk është biri i zdrukthëtarit?”
    dhe “Për shkak të mosbesimit të tyre nuk bëri aty shumë mrekulli”;

    Mt 14,2: “dhe u tha shërbëtorëve të vet: “Ky është Gjon Pagëzuesi! U ngjall së vdekuri! Ja, përse ka pushtet të bëjë mrekulli (dynamesis)!”].

    Nëpërmjet tyre Jezusi në të vërtetë, i shtyrë nga mëshira njerëzore

    [Lk 7,13: “Kur e pa Zotëria, pati dhembshuri për të dhe i tha:“Mos qaj”
    U afrua, preku vigun ‑ ata që e mbartnin, u ndalën. Ai tha:
    “Djalosh, ty po të them: çohu!”
    I vdekuri u çua dhe nisi të flasë. Jezusi ia dha s’ëmës”;

    Mt 20,34: “Jezusi pati dhembshuri për ta e ua preku sytë. Ata menjëherë panë dhe u nisën pas tij;

    Mk 1,41: “Jezusi pati dhembshuri, shtriu dorën, e preku dhe i tha:
    “Dua! Qofsh pastruar”],

    por më fort nga ndërgjegja e tij se është shërbëtor i premtuar

    [Mt 8,17: “Kur u bë natë i sollën shumë të djallosur. Jezusi me fuqinë e fjalës i dëboi shpirtrat dhe i shëroi të gjithë të sëmurët, që kështu të plotësohej fjala e Isaisë profet që thotë:
    “Ai i mori lëngatat tona e i mbarti sëmundjet tona”],

    Bën vërtetë që të zmbrapsen semundja, vdekja, rrebeshi i natyrës kundër njeriut, shkurt, e gjithë rrëmuja që e ka shkakun e vet pak a shumë të afërt në mëkat dhe që i shërben zotërimit të djallit mbi botën

    [Mt 13,25: “U tregoi edhe një shëmbëlltyrë tjetër:
    “Mbretëria e qiellit është e ngjashme me njeriun që mbolli farë të mirë në arën e vet. Ndërkohë që njerëzit po flinin, erdhi armiku i tij, mbolli egjër nëpër grurë e shkoi”;

    Heb 2,14v: “Dhe, pasi fëmijët kanë të përbashkët gjakun e mishin, kështu edhe Ai u bë pjesëtarë në këtë gjë, në mënyrë që me anë të vdekjes ta shfuqizonte atë, që kishte në dorë pushtetin e vdekjes - d. m. th. djallin, 15 për t’i çliruar ata që ishin të nënshtruar skllavërisë për tërë jetën prej frikës së vdekjes”].

    Prandaj edhe nuk pranon të bëjë për Satanin, për keqdashësit, për xhelozët, për mendjelehtët, trimëri falas që nuk do të kishin atësi shëlbimprurëse, dhe është kuptimplotë që çudirat kozmike – që vijnë, siç duket, më shumë nga figurat profetike sesa nga historia

    [Vap 2,19v: “Do të tregoj mrekulli lart në qiell dhe shenja përmbi tokë poshtë gjak e zjarr e shtylla tymi.
    Dielli do të kthehet në errësirë e hëna në gjak para se të agojë dita e Zotit e madhe dhe e lavdishme”] –

    Të jenë njoftuar vetëm në momentin kur, i detyruar për të shpëtuar vetveten me anë të një mrekulli, ai vdes për të shpëtuar të gjithë të tjerët.

    Te Mateu mrekullitë që duket se premton Jezusi, janë vetëm imazh i fuqisë së fesë.

    Në këtë mënyrë e merr kuptimin e vet lidhja shumë e shpeshtë mes shërimeve dhe ekzorcizmave

    [Mt 8,16: “Kur u bë natë i sollën shumë të djallosur. Jezusi me fuqinë e fjalës i dëboi shpirtrat dhe i shëroi të gjithë të sëmurët].

    Çlirimi i të lidhurve është një rast i privilegjuar i kësaj fitoreje të “më të fortit”[

    Lk 11,22: “Por, kur vjen një më i fortë se ai, e mund atë, ia merr armët në të cilat shpresoi e i ndan plaçkat e tij”]

    mbi Satanin që të gjitha mrekullitë e realizojnë sipas mënyrës së tyre.

    Ky çlirim e vë Jezusin drejpërdrejt në përleshje më Kundërshtarin, në një dyluftin që, i nisur në shkretëtirë (Mt 4,1-11), do të ketë episodin e vet vendimtar në kryq (Lk 4,13; 22,3.53) e nuk do të përfundojë vetëm me gjykimin e përgjithshëm

    [Zb 20,10: “Por, nga qielli zbriti zjarri dhe i përpiu. Djalli - ngashnjyesi i tyre, që plandosur në liqenin e zjarrtë dhe të sulfurt, aty ku gjendet Egërsira dhe Profeti i rrejshëm: aty do të vuajnë ditë e natë në shekuj të shekujve”],

    por shpartallimi djallëzor shihet qartë që tani

    [Mt 8,29: “Dhe ja, bërtitën: “Çka do prej nesh, o Biri i Hyjit? A erdhe këtu të na mundosh para kohës?”;

    Lk 10,18: “Jezusi u tha: “Shikoja kah binte Satani porsi rrufeja prej qiellit”].

    Ekzorcizmi është shenja më e efektshme e ardhjes së Mbretërisë

    [Mt 12,28: “Por, në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Shpirtit të Hyjit, do të thotë se arriti ndër ju Mbretëria e Hyjit].

    Torrkerry

  8. #148
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN. KËTU POHOJMË SE NË BIBLËN JEZUSI SHPALLET SI HYJ.

    MREKULLITË NË JETËN E JEZUSIT.

    3.MREKULLIA DHE FEJA (pjesa e parë)

    a) Lajmi i Mirë i Mbretërisë, që Jezusi predikon dhe e tregon të pranishme në personin e vet, duhet të mirëpritet me konvertimin e me fenë[Mk 1,15: “Pasi e burgosën Gjonin, Jezusi shkoi në Galile. Atje predikonte Ungjillin e Hyjit. Thoshte: “Koha u plotësua e Mbretëria e Hyjit është afër! Kthehuni e besojini Ungjillit!”],

    prandaj mrekullitë dhe të yshturat e Jezusit kanë për qëllim që t’i lindin.Duke i parë ato, Korozaini e Kafarnaumi duhej të konvertoheshin e të besonin

    [Mt 11,20-24: Atëherë zuri t’i qortojë qytetet, në të cilat Jezusi kishte bërë shumë e shumë mrekulli, e ato nuk u kthyen.
    “I mjeri ti, Korazin, e mjera ti, o Betsaidë! Sepse, sikur të ishin bërë në Tir e në Sidon të gjitha ato mrekulli që u bënë ndër ju, kaherë do të kishin bërë pendesë të veshur me thes pendese e të përhimë. Prandaj po ju them: Tiri e Sidoni do ta kenë më lehtë se ju Ditën e Gjyqit!
    E ti, o Kafarnaum, a thua do të ngritesh deri në qiell?
    Ti do të plandosesh deri në ferr!
    Sepse, sikur të ishin bërë në Sodomë mrekullitë që u bënë në ty, ajo do të ishte edhe sot e kësaj dite! 24 Prandaj po ju them: treva e Sodomës do ta ketë më lehtë se ti ditën e Gjyqit!”].

    Gjoni ngul këmbë aty duke dalluar shkallë të ndryshme të fesë

    [Gjn 2,11: “Kjo qe mrekullia e parë e Jezusit, të cilën e bëri në Kanë të Galilesë; e dëftoi lavdinë e vet dhe nxënësit e tij besuan në të”;

    Gjn 2,21: “Porse Jezusi foli për tempullin e trupit të vet. Kur u ringjall prej së vdekuri, atëherë u ra ndër mend nxënësve se këtë kishte dashur të thotë dhe i besuan Shkrimit të shenjtë e fjalës që tha Jezusi”;

    Gin 11,15: “Jam i kënaqur pse s’ndodha atje, pikërisht për ju - që të besoni! Por, ejani të shkojmë tek ai!”;

    Gjn 20,30v: “Jezusi bëri ndër sy të nxënësve [të vet] edhe shumë mrekulli të tjera, të cilat nuk u shënuan në këtë libër. 31 Këto u shkruan që të besoni se Jezusi është Mesia, Biri i Hyjit, dhe, që duke besuar, ta keni jetën në Emër të tij”]:

    përtej entuziazmeve të brishta e pranimeve të interesuar

    [Gjn 6,26: “Jezusi iu përgjigj: “Përnjëmend, përnjëmend po ju them:
    më kërkoni, jo pse patë mrekullitë, por pse hëngrët nga ato bukë dhe u ngitë]

    “shenjat” çojnë normalisht në njohjen e Jezusit si i dërguar i Perëndisë

    [Gjn 3,2: “Ky erdhi natën te Jezusi dhe i tha:
    “Rabbi, e dimë se ti je Mësuesi që erdhi prej Hyjit, sepse askush s’mund t’i bëjë këto mrekulli, që i bën ti, po qe se Hyji nuk është me të”;

    Gjn 9,16: Atëherë disa prej farisenjve thanë:
    “Ky njeri nuk është prej Hyjit, sepse nuk e mban të shtunën!”
    Por disa të tjerë thoshin: “Një mëkatar si mund të bëjë këso shenjash?”
    Dhe u bë përçarje ndër ta”;

    Gjn 10,36: “si atëherë ju, atij që Ati e shuguroi dhe e dërgoi në botë,
    mund t’i thoni: ‘Po blasfemon’ pse thashë: Jam Biri i Hyjit?],

    profet

    [Gjn 4,19: “Kurse, kush do të pijë ujin që unë do t’ia jap,
    kurrë më nuk do të ketë etje, madje uji që unë do t’ia jap
    do të bëhet në të burim që rrjedh në jetën e pasosur”],

    Krisht

    [Gjn 7,31: “Shumë prej popullit besuan në të dhe thoshin:
    “Vallë, a thua, kur të vijë Mesia, do të bëjë ai më shumë mrekulli, se bëri ky?”],

    Bir i njeriut

    [Gjn 9,35-38: “Jezusi e mori vesh se e kishin qitur jashtë. Kur e gjeti, i tha:
    “A beson ti në Birin e njeriut?”
    Ai iu përgjigj: “Po kush është ai, Zotëri, që të besoj në Të?”

    “E pe - i tha Jezusi - Është ai që po flet me ty!”
    Ai tha: “Besoj, o Zot!” dhe ra përmbys para tij].

    Torrkerry

  9. #149
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN. KËTU POHOJMË SE NË BIBLËN JEZUSI SHPALLET SI HYJ.

    MREKULLITË NË JETËN E JEZUSIT.

    3.MREKULLIA DHE FEJA (pjesa e dytë)

    Të mbeshtetesh tepër në mrekullitë për të besuar, është shenjë e një feje të papërkryer

    [Gjn 10,38: “Nëse nuk i bëj veprat e Atit tim, mos më besoni.
    Por nëse i bëj, po edhe nëse nuk më besoni mua, besojuni veprave,
    që ta merrni vesh e ta kuptoni se Ati është në mua dhe unë në Atin”;

    Gjn 14,11: “Më besoni mua: Unë jam në Atin dhe Ati është në mua.
    Përndryshe, besoni për shkak të vetë veprave!”]:

    Fjala e Jezusit , me një vërtetësi të garantuar nga bujaria që vjen nga Shpirti i tij hyjnor

    [Gjn 7,16vv: “Jezusi iu përgjigj: “Mësimi im nuk është imi,
    por i Atij që më dërgoi. Kush do të kryejë vullnetin e Tij
    do ta njohë a është ky mësimi i Hyjit, apo unë flas prej vetvetes.
    Ai që flet prej vetvetes, kërkon lavdinë e vet;
    ndërsa ai që kërkon lavdinë e Atij që e dërgoi,
    ai është i vërtetë, e në të s’ka padrejtësi”;

    Gjn 12,49v: “Sepse unë nuk fola prej vetvetes, porse ai që më dërgoi - Ati -
    Ai më urdhëroi çka të them, çka të flas.
    Dhe e di: urdhri i tij është Jetë e pasosur.
    Prandaj, çka them unë, flas ashtu si më tha Ati të them”],

    duhej të mjaftonte, siç u ka mjaftuar samaritaneve[Gjn 4,41v: “Por shumë më tepër njerëz besuan në të për arsye të mësimit të tij. 42 Gruas i thoshin: “Tani nuk besojmë vetëm pse na tregove ti: vetë e dëgjuam dhe e dimë se me të vërtetë është Shëlbuesi i botës”]

    dhe oficerit mbretëror

    [Gjn 4,50: ““Shko - i tha Jezusi - djali yt është shëndoshë!”
    Njeriu i besoi fjalës që i tha Jezusi dhe shkoi],

    ashtu si do të duhet t’u mjaftonte atyre, që do t’i besojnë fjalës, pa pasë prekur të Njallurin

    [Gjn 20,29: “Jezusi i tha: “Pse po më sheh, po beson.
    Lum ata që nuk panë e besojnë!”].

    Por edhe më shumë do të jenë të pafalshëm ata që i kanë “parë” mrekullitë e tij


    [Gjn 6,36: “Por ju thashë: më patë e prapë s’më besoni”;

    Gjn 7,3: “Prandaj i thanë vëllezërit e tij: “Kalo prej këndej e shko në Jude, që edhe nxënësit e tu t’i shohin veprat që bën”;

    Gjn 15,24: “Po të mos kisha bërë ndër ta vepra, që askush nuk i bëri,
    mëkat nuk do të kishin, kurse tani panë e megjithatë,
    më urryen mua dhe Atin tim”]

    dhe nuk kanë pranuar të besojnë

    [Gjn 7,5: “Në të vërtetë, as vëllezërit e tij nuk besonin në të”;

    Gjn12,37: “Edhe pse Jezusi kishte bërë aq shumë mrekulli para syve të tyre, ata s’besonin në të;

    Gjn 9,41: “Jezusi u përgjigj: “Po të ishit të verbër, s’do të kishit mëkat.
    Porse ju thoni: ‘Shohim!’ prandaj mëkati juaj mbetet”;

    Gjn 15,24: “Po të mos kisha bërë ndër ta vepra, që askush nuk i bëri,
    mëkat nuk do të kishin, kurse tani panë e megjithatë, më urryen mua dhe Atin tim. Por kështu ndodh që të shkojë në vend fjala e shkruar në Ligjin e tyre:‘Më urrejnë pa farë arsyeje”].

    Torrkerry

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN. KËTU POHOJMË SE NË BIBLËN JEZUSI SHPALLET SI HYJ.

    MREKULLITË NË JETËN E JEZUSIT.

    3.MREKULLIA DHE FEJA

    b) Në qoftë se janë të shumtë ata që e hedhin poshtë “dëshmimin” e mrekullive
    [Gjn 5,36: “Por unë e kam një dëshmi më të madhe se atë të Gjonit:
    veprat që Ati m’i besoi për t’i kryer; pikërisht këto që unë kryej,
    dëshmojnë për mua se më dërgoi Ati”],

    këtë e bëjnë sepse vërbohen

    [Gjn 9,39: “Jezusi i tha: “Erdha në këtë botë të bëj gjyq:
    që të shohin ata që janë të verbër e të verbohen ata që shohin!”;

    Gjn 12, 40: “Prandaj, as nuk mund të besonin, sepse Isaia prapë thotë:
    “Ua verboi sytë, zemrën e tyre e bëri gur, që të mos shohin me sy,
    të mos kuptojnë me zemër e të mos kthehen, që unë të mos i shëroj”],

    nga topitja shpirtërore

    [Gjn 6,15.26: Kur Jezusi hetoi se duan të vijnë e ta kapin për ta bërë mbret, u tërhoq përsëri në mal, krejtësisht vetëm.

    Jezusi iu përgjigj: “Përnjëmend, përnjëmend po ju them: më kërkoni, jo pse patë mrekullitë, por pse hëngrët nga ato bukë dhe u ngitë”]

    ose nga krenaria ligjore

    [Gjn 5,16: “Prandaj judenjtë zunë ta sulmojnë Jezusin, sepse bënte vepra të tilla ditën e shtunë”;

    Gjn 7,49.52: “Por veç, kjo vegjëli që s’e njeh Ligjin - qoftë mallkuar!”
    Ata iu përgjigjën: “A mos je edhe ti prej Galileje? Hulumto e do të shohësh se prej Galileje nuk ngritet profet!”;

    Gjn 9,16: “Atëherë disa prej farisenjve thanë: “Ky njeri nuk është prej Hyjit, sepse nuk e mban të shtunën!” Por disa të tjerë thoshin:
    “Një mëkatar si mund të bëjë këso shenjash?” Dhe u bë përçarje ndër ta”],

    nga xhelozia

    [Gjn 12,11: “Atëherë kryepriftërinjtë vendosën të vrasin edhe Lazrin, sepse, për shkak të tij, shumë judenj i linin ata dhe besonin në Jezusin”]

    e nga maturia e rreme

    [Gjn 11,47v: “Atëherë kryepriftërinjtë dhe farisenjtë thirrën Këshillin në kuvend. Thoshin: “Çka të bëjmë? Ky njeri po bën shumë mrekulli! 48 Nëse e lëmë kështu, të gjithë do të besojnë në të, atëherë do të vijnë romakët e do të na e rrënojnë Vendin e shenjtë”].

    Ata nuk janë të gatshëm për t’u lëshuar dhe për t’iu hapur Zotit. Gjë që në Sinoptikët përbën fenë që i paraprin mrekullitë

    [Mk 5,36: “Kur Jezusi dëgjoi ç’thanë, i tha kryetarit të sinagogës: “Mos ki frikë! Ti vetëm beso!”;

    Mk 9,23: ““Nëse mund të bësh gjë... ! ‑ iu përgjigj Jezusi ‑ Gjithçka është e mundshme për atë që beson!”;

    Mk 10,52: “Jezusi i tha: “Shko lirisht! Feja jote të shpëtoi!”
    Dhe aty për aty pa e u vu të udhëtojë pas Jezusit]

    pa të cilën Jezusi është si i pafuqishëm

    [Mt 13,58: “Për shkak të mosbesimit të tyre nuk bëri aty shumë mrekulli].

    Si mund të jenë të aftë për të interpretuar “shënjat e kohëve”, këta njerëz, të cilët si Izraeli në shkretëtirë dhe dikur Satani, kërkojnë shenjat vetëm për të vënë Jezusin në provë
    [Mt 16,1: “Disa farisenj e disa saducenj iu afruan Jezusit me qëllim që ta zinin ngushtë e kërkuan prej tij t’u dëftojë një shenjë prej qiellit”]

    dhe parapëlqejnë t’ia veshin më shumë këto yshtje djallit sesa t’i njohin Jezusit një fuqi të mbinatyrshme

    [Mk 3,22.29v: “Kurse skribët që zbritën nga Jerusalemi, thoshin:
    “E ka në trup Beelzebulin e me anë të kryetarit të djajve i dëbon djajtë”
    “por kush ta shajë Shpirtin Shenjt, ai s’do të ketë falje për amshim; është fajtor i një mëkati të përhershëm. 30 Sepse thoshin: “Ka qoftëlargun në trup!”]?

    Për ata që janë zemërgurë e të mbyllur ndaj Fjalës, shenjat që e mbështesin janë të palexueshme.

    “Ky brez nuk do të ketë shenjë tjetër përveç asaj të Jonasit” (Mt 12, 39v):
    Jezusit lë takim me kundërshtarët e tij në ditën e ngjalljes së vet, shenja më e bujshme, por edhe më e lehtë për t’u kundërshtuar nga ata që besojnë vetëm në atë që duket sheshit, sepse shenjat që e vërtetojnë janë vetëm të tërthorta (varri bosh, shfaqjet për disa: khs 28,13vv; Lk 24,11).

    Ajo që do të jetë për fenë mbështetja më e lartë, duhet të jetë së pari sprova më e lartë e saj.

    Torrkerry

Faqja 15 prej 20 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Krishti, përmbledhja e gjithçkaje frymore.
    Nga marcus1 në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  3. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Ka qënë Krishti revoltues apo anarkist?
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 10:55
  5. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •