Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 192 prej 192
  1. #181
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Citim Postuar më parë nga filon Lexo Postimin
    ata qe nuk e kan pa, s'paskan pergjegjsi a po!?
    Faleminderi, filon!
    Te postoj dicka nga kapitulli i pare se ltres te shen Palit drejtuar Romakeve.
    Cdo njeri, une dhe ti, eshte pergjegjes me pare per nivelin e jetes se tij njerezore dhe pastaj per perdorimin e nje aftesie dalluese njeezore qe quhet arsyeja...

    Fajësia e gjinisë njerëzore

    Hidhërimi i Hyjit, vërtet, zbulohet nga qielli kundër çdo mbrapshtie e padrejtësie të njerëzve, të cilët me padrejtësi s’e lënë të veprojë e vërteta.
    E pra, çka mund të dihet për Hyjin, njerëzit e kanë të qartë: vetë Hyji ua ka zbuluar.
    E në të vërtetë, përkrymeritë e tij të papashme: pushteti i tij i amshuar dhe hyjnia, atje që prej krijimit të botës, mund të shihen me anë të mendjes në saje të veprave të tij: prandaj nuk kanë se si të arsyetohen.
    Sepse, edhe pse e njohën Hyjin, nuk ia dhanë nderimin e duhur as falënderimin ashtu si i përket Hyjit, por përkundrazi humbën në arsyetimet e veta të zbrazëta e kështu u errësua zemra e tyre e pakuptim.
    Duke dashur ta tregojnë veten për të mendshëm, u bënë të marrë
    dhe e ndërruan lavdinë e Hyjit të pashkatërrueshëm me idhuj ‑ piktura që paraqesin njeriun e shkatërrueshëm, shpendët, shtazët katërkëmbshe e zvarranikët.

    Prandaj edhe Hyji lejoi të bien, sipas prirjeve të zemrës së tyre, në fëlligështi e kështu ata vetë e çnderojnë trupin e vet.
    Ata e ndërruan Hyjin e vërtetë me idhuj: nderuan dhe u shërbyen krijesave në vend të Krijuesit, i cili është i bekuar në amshim. Amen.

    Për këtë arsye Hyji lejoi të poshtërohen me vese çnderuese: femrat e tyre shndërruan marrëdhëniet natyrore me ato kundër natyrës;
    po kështu edhe meshkujt ‑ duke lënë marrëdhëniet natyrore me femrën, u dogjën në prirje të ndyta njëri kundrejt tjerit: kështu ‑ meshkujt me meshkuj, bëjnë fëlligështi e në trup të vet marrin pagën e kobshme të merituar të gabimit të vet.

    Pasi e çmuan se për ta nuk vlen të jetojnë si mëson Hyji, vetë Hyji lejoi që ta ndjekin mendjen e tyre të prishur, e kështu të bëjnë çka nuk u ka hije,
    plot me çdo lloj padrejtësie, zemërkeqësie, lakmimi, shpirtligësie; plot smirë, vrasje, grindje, tradhti; plot qëllime të këqija; spiunë,
    shpifës, urrejtës të Hyjit, faqezezë, krenarë, madhështorë, hartues të këqijash, të padëgjueshëm ndaj prindërve,
    të çmendur, të pabesë, të padhimbshëm, të pamëshirshëm.
    Edhe pse e dinë urdhëresën e Hyjit ‑ se ata që i bëjnë këto vepra ‑ meritojnë vdekjen, ata, jo vetëm që vazhdojnë t’i bëjnë veprat e tilla, por madje edhe i miratojnë me plot pëlqim ata që i bëjnë këto.

    Pra nuk ka nevoje as per Biblen as per Kuranin per ta njohur Hyin, mjafton nje person i vetedishem per nevojat e veta e gati te kerkoje nje zgjidhje!

    Torrkerry

  2. #182
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2010
    Postime
    4

    Per RAPTORVS

    Citim Postuar më parë nga RAPTORVS Lexo Postimin
    meqense prej 1800 vjetesh besoni ne ate qe besoni dhe nuk pranoni argumenta ....po ju le ne humbjen tuaj, deri ne diten e kur ta shihni engjellin qe jua mer shpirtin, por atebote , nuk ka me kthim mbrapa e kush besoi te verteten , fitoi, e kush sbesoi apo besoi te koten , i vjen atij i qarte denimi.....ju le ne hunbjen tuaj....................................
    **Levdue qoft Jezu Krishti,

    Raptorvs , Ke te drejt kur thua se Nuk ka kthim mbrapa ..... Po sidoqft , meshira e zotit eshte e madhe !.....

    Humbes nuk mund te quhet ai/ajo i/e cila beson ne Zotin dhe mbreterin e tije , Humbes quhet ai i cili devijon rrugen e shenjet apo rrugen e drejt , Te gjith i dim faktet historike jo para 1800 viteve por vetem para 500 viteve ku dhe te paret e tu , A thua nuk paskan pranuar kso sygjerime , deri sa Turku i detyroi , Me dashurin e Krishtit te ngjallur une uroj qe Shpresa ne mrekullit Krishtit do te zer vend edhe ne zemren tende sidoqoft Paqja qoft me ju !





    Tan3ze

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e Elytony
    Anëtarësuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    Kosova(Vushtrria)
    Postime
    1,015
    Nëse na qenka zot pse gjenealogjia e tij vie nga njeriu,a mos gjithë njerëzit janë zota apo çfarë???!

    "Libri i gjenealogjisë së Jezu Krishtit, birit të Davidit, birit të Abrahamit."[Mateu 1/1] vazhdon...

  4. #184
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2011
    Postime
    106
    Ey a je tuj ni vetem more qka je tuj fol ti torrkerry qysh more thu jezu krishti zot asht
    zoti i vetem osht (ALLAHU) i madh mos i bonn shirk zotit

    jezu krishti u kan pejgamberi isa ka qen musliman por mbase ekan kryqu ather ka mbet feja krishtere dhe ju ku jeni tuj besu kerka hiq shpejt dot ringjallet jezu krishti dhe do tju thot qe mos me besoni mua
    FEJA E VERTET ESHT ISLAMI

  5. #185
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga doniii Lexo Postimin
    Ey a je tuj ni vetem more qka je tuj fol ti torrkerry qysh more thu jezu krishti zot asht
    zoti i vetem osht (ALLAHU) i madh mos i bonn shirk zotit

    jezu krishti u kan pejgamberi isa ka qen musliman por mbase ekan kryqu ather ka mbet feja krishtere dhe ju ku jeni tuj besu kerka hiq shpejt dot ringjallet jezu krishti dhe do tju thot qe mos me besoni mua
    FEJA E VERTET ESHT ISLAMI

    Mendoj se para qe të shkruani dhe të jepni vlersime te juaja, eshte dashtë njeher ta lexoni se cka ka shkruajtur torrkerry dhe cka na tregon ky shkrim, dhe vetem pasi qe ta lexoni me kujdes, me ndergjegje te paster dhe dashuri, sinqerisht të interesuar per ta njohur te verteten, ta jepni mendimin e tuaj,

    ndeersa sa i perket se kush eshte Jezusi;

    JEZU KRISHTI ESHTE ZOT.

    Sepse, në qoftë se me gojë e dëshmon se Jezusi është Zot dhe në qoftë se në zemrën tënde e beson se Hyji e ka ngjallur prej të vdekurish, do të shëlbohesh (shpetohesh).
    Pra, për të fituar drejtësinë duhet të besosh në zemër, e për të fituar shëlbimin (shpetimin) duhet ta dëshmosh fenë me gojë.
    Sepse, Shkrimi i shenjtë thotë:"Kush beson në Të nuk do të turpërohet".
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 20-07-2011 më 18:36
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #186
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Elytony Lexo Postimin


    [COLOR="Blue"]"Libri i gjenealogjisë së Jezu Krishtit, birit të Davidit,...
    Jezusi është ZOT dhe NJERI;

    "I tha Zoti Zotërisë tim: rri në të djathtën time.."


    Kur u bashkuan farisenjtë, Jezusi i pyeti:

    “Çka mendoni për Mesinë? Biri i kujt është?”

    “I Davidit.” ‑ iu përgjigjën ata.

    Ai u tha:

    “E si atëherë Davidi, i shndritur prej Shpirtit Shenjt, e quan Zotërinë e vet, kur thotë:

    ‘I tha Zoti Zotërisë tim: rri në të djathtën time derisa t’i vë armiqtë e tu shtrojë për këmbët e tua?’

    E nëse Davidi e mban për Zotëri të vetin, si mund ta ketë bir?”

    Asnjëri s’qe i zoti t’i përgjigjë asnjë fjalë. E, që prej kësaj dite, askush s’guxoi ta pyesë më. (Mt 22; 41-46)
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #187
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Elytony Lexo Postimin
    Nëse na qenka zot pse gjenealogjia e tij vie nga njeriu,a mos gjithë njerëzit janë zota apo çfarë???!

    "Libri i gjenealogjisë së Jezu Krishtit, birit të Davidit, birit të Abrahamit."[Mateu 1/1] vazhdon...
    Jezusi është ZOT dhe NJERI;


    "..përpara se të ishte Abrahami, UNË JAM!”


    Abrahami, ati juaj, galdoi në shpirt nga dëshira për ta parë Ditën time.

    E pa dhe u gëzua.”

    Atëherë judenjtë i thanë:

    “Ende nuk je as pesëdhjetë vjeç dhe e pe Abrahamin!”

    Jezusi u përgjigj:

    “Përnjëmend, përnjëmend po ju them: përpara se të ishte Abrahami, UNË JAM!”(Gj 8; 56-58)
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e Elytony
    Anëtarësuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    Kosova(Vushtrria)
    Postime
    1,015
    Përshendetje!
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Jezusi është ZOT dhe NJERI;
    Ahha. Tani e kuptova,por si mundet që dikush të jetë njëkohësisht edhe njeri edhe zot???! A mund të sjellni ndonjë shppjegim apo analogji të kësaj çështje,nëse ka lënë vend për sçarim zoti juaj Jezuesi??!

    "I tha Zoti Zotërisë tim: rri në të djathtën time.."


    Kur u bashkuan farisenjtë, Jezusi i pyeti:

    “Çka mendoni për Mesinë? Biri i kujt është?”

    “I Davidit.” ‑ iu përgjigjën ata.

    Ai u tha:

    “E si atëherë Davidi, i shndritur prej Shpirtit Shenjt, e quan Zotërinë e vet, kur thotë:

    ‘I tha Zoti Zotërisë tim: rri në të djathtën time derisa t’i vë armiqtë e tu shtrojë për këmbët e tua?’

    E nëse Davidi e mban për Zotëri të vetin, si mund ta ketë bir?”

    Asnjëri s’qe i zoti t’i përgjigjë asnjë fjalë. E, që prej kësaj dite, askush s’guxoi ta pyesë më. (Mt 22; 41-46)
    Interesante!

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e Elytony
    Anëtarësuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    Kosova(Vushtrria)
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Jezusi është ZOT dhe NJERI;


    "..përpara se të ishte Abrahami, UNË JAM!”


    Abrahami, ati juaj, galdoi në shpirt nga dëshira për ta parë Ditën time.

    E pa dhe u gëzua.”

    Atëherë judenjtë i thanë:

    “Ende nuk je as pesëdhjetë vjeç dhe e pe Abrahamin!”

    Jezusi u përgjigj:

    “Përnjëmend, përnjëmend po ju them: përpara se të ishte Abrahami, UNË JAM!”(Gj 8; 56-58)
    Natyrisht që ishte meç nga vargjet shihet se ai është zot...por sa ka logjikë kjo pres përgjigje nga ju tek pyetje ime më lart!

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Isai as ,esht vetem nje i derguar i Allahut xh u,por nese juve ju ben te lumtur qe Isain as ta barrazoni me Zotin ateher vazhdoni me arrgetimin e juaj shekullor ,por ju po beni mekat me mendimet e juaja .
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  11. #191
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Elytony Lexo Postimin

    Ahha. Tani e kuptova,por si mundet që dikush të jetë njëkohësisht edhe njeri edhe zot???! A mund të sjellni ndonjë shppjegim apo analogji të kësaj çështje,nëse ka lënë vend për sçarim zoti juaj Jezuesi??!


    Citim Postuar më parë nga Elytony Lexo Postimin
    Natyrisht që ishte meç nga vargjet shihet se ai është zot...por sa ka logjikë kjo pres përgjigje nga ju tek pyetje ime më lart!
    "Vërtet, s’ka gjë të pamundshme për Hyjin".

    Ja Zoti në trajtë zjarri sipas Kuranit:

    Sure 20 TA-HA 9-12
    9. A të ka ardhur ndonjë njohuri për ndodhin e Musait?
    10. Kur ai e pa një zjarr, e i tha familjes së vet: “Rrini ku jeni, se vërejta një zjarr, e unë ndoshta do t’ju sjellë ndonjë acë prej tij, ose do të gjejë te zjarri ndonjë udhërrëfyes”.

    11. E kur shkoi te Ai (zjarri), u thirrë: O Musa!
    12. Vërtet Unë jam Zoti yt, hiq atë që ke mbathur (opingat e nallet), se je në luginën e shenjtë Tuva.

    Djalli i mallkuar është i njëjti armik dhe është ai që frymëzon vazhdimisht sulmin kundër Zotit tonë Jezus Krishtit.

    Në kohërat e vjetra, pra më përpara, është sulmuar natyra njerëzore e Krishtit dhe jo hyjnia e Tij. Sot zakonisht po ndodhë e kundërta, pra sot zakonisht po sulmohet hyjnia e Jezusit. Por, te vetdieshem se pavarësisht se në ç’kohë jetojmë, djalli i mallkuar është i njëjti armik dhe është ai që frymëzon vazhdimisht sulmin kundër Zotit tonë Jezus Krishtit.

    Unë edhe e marr me mend dhe e kuptoj se njeriu nuk mund ta kuptojë Zotin ne hamendje te tij, kjo edhe është një provë e mirë se Bibla është Fjala e Zotit, sepse, në qoftë se njeriu është autori i saj, ai do t’i kishte lënë jashtë dy natyrat e Krishtit dhe sigurisht se secili njeri edhe do ta kuptonte ma lehtë. Mirpo, këto janë fakte të përjetshme dhe ZOTI nuk kërkon t’i shpjegojë, por bën një deklarim të thjeshtë: Krishti kishte natyrë NJERZORE dhe natyrë HYJNORE - Të dyja janë të plota.

    Po del shume qesharak!

    Mbaje ne mend dhe mos i ngatrro gjërat, nëse ti si një mysliman qe i beson Kuranit, deklarohesh dhe kërkon shpjegime, duke thënë se “si mundet që dikush të jetë njëkohësisht edhe njeri edhe zot???!”
    Ndersa në anën tjeter harron se Kurani Sure 20 TA-HA 9-12 shpjegon se si njeher Zoti na qenka bë trajtë zjarr dhe zjarri e thirri “O Musa! Vërtet Unë jam Zoti yt”, atëherë si mundet që dikush të jetë njëkohësisht edhe zjarr kaqube edhe zot???! apo vërtet, s’ka gjë të pamundshme për ZOTIN qe e shpjegon shumher edhe shkrimi qe ti i beson...!

    Sjellu mirë dhe mos shko si pula pa krye duke ua fye besimin dhe Zotin të krishterëve. Të krishterët e besojnë një ZOT – TRINI – Ati, i Biri dhe Shpirti i Shenjt. Gjithmonë mendoje dhe behu i kujdesshëm ndaj te krishterëve dhe personalisht ndaj meje; Zoti im e ka emrin Jezus Krisht dhe është ZOT-Njeri, pra edhe Perëndi edhe Njeri, edhe Biri i Vetemlindur i Atit prej te gjitha kohërave, Jezus Krishti - edhe Biri i Virgjëreshës Mari, edhe Fjala e HYJIT me te Cilen ZOTI krijoi gjithçka - GJITHSINË, ZOTI i im pra është edhe Jezusi i Nazaretit – Krishti qe përshkruhet ne Bibel dhe kur erdhi në botë, duke e marrë natyrën njerëzore, Ai qe beri plot mrekullira mes popullit te Izraelit duke ngjallur edhe te vdekurit nga varri, ky është Krishti HYJI-NJERI.

    Kjo është ashtu edhe pse as sot sikurse as atëherë disa njerëz nuk deshten ta pranojnë, por kjo nuk do të thotë se Krishti nuk është ZOT, Jezusi pra është ZOT-NJERI por njerëzit nuk e pranuan sepse siç na thotë edhe shkrimi i shenjt, “Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën...”!
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 21-07-2011 më 15:58
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  12. #192
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Po Ai e beri pikerisht kete - themeloi mbreterine e Tij qe ketu ne toke e qe vazhdon deri ne perjetesi. Kjo do te thote qe kur ti i bindesh kerkesave te Jezu Krishtit ndryshon pikepamje dhe jeton nje jete jo vetem te ndershme, por edhe parajsen ne toke. Jezu Krishti ia mori fuqine te ligut, dhe e fut deshmitarin e thjeshte ne grigjen e tij - qe eshte Kisha e Tij Katolike, ku ka drejtesi e paqe. Ai na mesoi qe kjo bote(bota ku jetojme) eshte gjithmone e padrejte dhe nen sundimin e djallit, qe te shpetojme, duhet te dalim nga pikepamja e saj e te jetuarit e te besojme e jetojme nen besimin nen Jezu Krisht. Dy jane rregullat e arta qe Ai dha: duaje Zotin me gjithe mend, vullnet e zemer, dhe, duaje te afermin(fqinjin) tend si veten. Ne qofte se te gjithe banoret e tokes i binden ketij urdhri, kemi nje bote te drejte e te ndershme. Fara eshte hedhur, shume shpejt gjithe bota do te kthehet tek Zoti. Nese ti don te shpetosh bashkohu me Kishen Katolike, ku do te gjesh paqe e drejtesi ne kete jete e shprese per te ardhmen.

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Krishti, përmbledhja e gjithçkaje frymore.
    Nga marcus1 në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  3. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Ka qënë Krishti revoltues apo anarkist?
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 10:55
  5. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •