Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Postime
    174

    Ligji Lustrimit pezullohet nga Gjykata Kushtetuese

    Gykata Kushtetuese pezullon deri ne nje vendim te dyte ligjin per Lustracionin, arsyeja ishte: cenimi i shtetit te se drejtes, apo te drejtave te njeriut. Ligji ka nje permbajtje i cili cenon kushtetuten e vendit dhe te drejtat e shtetesave, athere me gjithe rendesin e vecante (politike) qe permbane ky ligj pse duhet te aplikohet "gjysmake"?
    Pse mazhoranca aktuale e miratoi kete ligj duke qene koshiente se kishte nje ser shkeljesh kushtetuese?
    Sipas mendimit tim modest ky ligj duhet te jete me gjithperfshires, (jo duke prekur vetem sistemin e drejtesis per te penalizuar disa prokuror qe kane ceshtje te rendesishme ne duar), por duke perfshire brenda nje hapsire kohore me te gjate, duke eleminuar nga skena politike nje ser politikanesh te konsumuar te regjimit komunist te cilit mbajne akoma peng politikin si djathtas ashtu dhe majtas. Me gjithe kuntributin madhor qe kane dhene keta politikan ne konsolidimin e demokracise Shqipetare, mendoj se koha e tyre ka perenduar, duhet te largohen duke i hapur rruge frymes se re politike(jo asaj demagogjike).
    Keta politikane trumbetojne reforma demokratike, zhvillim demokratike te vendit, kur disa syresh kane nga 18 vjet ne krye te partive respektive, dhe s`kane ndermend te largohen nga drejtimi si te pazevendesueshem.
    A eshte kjo valle nje shenje pozitive ne mbarvajtjen demokratike te vendit?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Apolloni31 : 16-02-2009 mė 16:32

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Shyqyr qe e pezulluan dhe e mira eshte qe te behet ashtu sic e pershkruan. Ti heqe te drejten publike per pjesmarrje ne politike dhe ne administraten e shtetit, ne gjyqesor e parlament, cdo bashkepunetori te sigurimit e cdo sekeretar partie te ppsh ne cdo skaj te politikes.
    Te jeni te bindur qe Berisha kurre nuk do ta beje tamam kete ligj sepse eshte i lidhur vete me 100 fije me diktaturen.
    Nuk ruan dot ujku tufen e deleve.

    Vetem keshtu do te behej nje hap i madh shoqeror ne Shqiperi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    EDITORIAL
    Gjykata Kushtetuese mori njė vendim jashtėzakonisht tė rėndė. Anėtarėt e saj kanė kryer krime
    16-02-2009 / Prof. Dr. Sali Berisha






    Sot ėshtė marrė njė vendim jashtėzakonisht i rėndė, sepse anėtarėt e Gjykatės Kushtetuese i lejuan vetes tė marrin vendim nė konflikt tė hapur interesi, nė kundėrshtim flagrant me ēdo standard tė njė vendi tė lirė. Me kėtė vendim, qė mund tė quhet thjesht standardi i Mark Abdisė, Gjykata Kushtetues dhunoi njė parim universal tė etikės tė gjyqėsorit, qė ėshtė parimi i integritetit dhe qė ka si kusht themelor pėrjashtimin nga konflikti i interesit dhe nga dukuria sikur je nė konflikt interesi, ajo theu ligjin e saj organik qė nuk i lejon gjykatėsit tė vendosin nė konflikt interesi. Pra, nuk ėshtė ēėshtja se ky vendim do tė mund tė pengojė dėnimin e krimeve kundėr njerėzimit tė sistemi komunist, sepse nė mėnyrė absolute ky ėshtė njė proces jetik pėr kėtė shoqėri dhe nuk do tė mund tė pengohet, por cėshtja ėshtė se pėrmes kėtij vendimi, Gjykata Kushtetuese i dha njė goditje shumė tė rėndė parimėsisė, kodit etik tė gjyqtarit dhe tė gjyqėsorit.



    Me institucionet ndėrkombėtare diskutuam dhe ramė dakord qė tė gjejmė modalitetet, nė mėnyrė qė Gjykata Kushtetuese, jashtė konfliktit tė interesit, tė mund tė shprehej. Ne nuk kemi asnjė kundėrshtim qė institucionet tė ushtrojnė tė gjithė funksionet e tyre, por standardi i vendosur sot ėshtė unikal. Sigurisht, me kėtė vendim, qėllimi kryesor i atyre tė cilėt kanė probleme tė mėdha me krimet e shkuara, ėshtė mbrojtja personale e vetes sė tyre, por ne nuk kemi pasur qėllime qė tė bėjmė gjėra personale ndaj asnjė njeriu, qėllimi ynė ėshtė tė dėnojmė krimet kundėr njerėzimit te periudhės komuniste. Kurse ata e personalizuan ēėshtjen.



    A mundet qė kjo mazhorancė, e cila lindi si njė pėrballje gjigante me diktaturėn dhe krimet e saj monstruoze, tė tėrhiqet dhe tė heqė dorė nga dėnimi i krimeve kundėr njerėzimit? |Kurrė jo! Pėrkundrazi, kėto qė ndodhin dėshmojnė se ky proces ėshtė jetik. Ēfarė i shtyu ata tė votojnė nė njė moment kritik pėr etikėn dhe parimet e mėdha tė etikės sė gjygjtarit, pėrvec ēėshtja e ”karriges” sė tyre?.



    Njė vit mė parė, nė Gjykatėn Supreme tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, u paraqit ēėshtja e 50 kompanive qė kishin bėrė biznes gjatė regjimit tė Aparteidit nė Afrikėn e Jugut. Ndodhi qė 4 gjykatės tė kėsaj gjykate kishin qenė aksionerė nė kėto kompani. Ata u tėrhohėn dhe Gjykata Supreme respektoi standardin dhe nuk e shqyrtoi dot vendimin.



    Mirėpo, kėtu tek ne u vendos njė anti standard. Lufta kundėr krimeve tė njerėzimit tė dikaturės komuniste ėshtė njė proces i vėshtirė, ajo ka avoketėrit e vet tė lidhur kokė e kėmbė me tė shkuarėn, tek Edi Rama dhe Partia Socialiste e cila edhe 18 vjet pas krijimit, tė saj dėshmoi se ka mbetur ajo qė ka qenė, njė parti e dosjeve, e krimeve dhe e urrejtjes klasore. Ky njeri do tė vinte nė vitin 90 nė mitingun tonė, pas Bibliotekės sė Universitetit dhe do tė mė thoshte se ky fjalimi yt nuk ėshtė gjė, ėshtė i butė, sepse ata duhen varur. E pashė drejt e nė sy e i thashė; kė duhet te varim? Ata, - mė tha - Komitetin Qendror dhe Byronė Politike. Unė iu pėrgjigja se nuk kam krijuar partinė e varjeve, por kam krijuar Partinė Demokratike. Absolutisht ai ishte me idetė e Enverit pėr Bari Omarin. Por ai u transformua tashmė nė njė avokat tė tmerrshėm tė krimeve tė familjes sė tij, pinjoll i arkivave tė dosjeve.





    style="text-align: justify;">Zotimi ynė para shqiptarėve, por edhe komunitetit ndėrkombėtar, ka qenė se ky do tė jetė njė proces qė do tė bazohet nė rregullat e shtetit ligjor, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė ky bėhet njė proces i dobishėm dhe vetėm nė kėtė mėnyrė ai realizon qėllimin e tij.



    Ndaj, duke denoncuar publikisht vendimin nė konflikt tė plotė interesi tė Gjykatės Kushtetuese, sigurisht qė ne jemi tė detyruar qė, pėr shkak tė primeve tė shtetit ligjor, vendimin ta marrim parasysh. Unė e kuptoj qė ky ėshtė njė mesazh tmerrėsisht i hidhur qė marrin sot qindra e mijėra familje shqiptare qė pėrjetuan kalvarin mė tė egėr, inkuizicionin e luftės sė klasave. Por, mė lejoni tė zotohem para tyre se, kėtė betejė do ta vazhdojmė pa ndėrprerje, gjithnjė nė pėrputhje mė rregullat e shtetit ligjor. Qeveria nuk mund t’i lejojė vetes tė dalė mbi gjykatėn, pavarėsisht nga vendimi absurd i tyre. Ajo ėshtė organ ekzekutiv, ėshtė e detyruar me ligj e Kushtetutė tė vetkufizohet. Unė e kuptoj qė ky vendim ėshtė marrė nga ata tė cilėt ishin subjekt i ligjit, por mazhoranca qėndron e vendosur nė kėtė drejtim. Unė kam qenė i gatshėm tė bashkėpunoj pėr tė gjetur modalitetet qė Gjykata tė dalė jashtė konfliktit tė interesit, sepse nuk duhet qė, nė rast se ke njė problem, tė krijosh edhe njė problem tjetėr.



    Ndaj unė rashė dakord me pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė OSBE-sė, qė ne, me ekspertė tė shqyrtonim modalitetet, nė mėnyrė qė ligji le tė gjykohet, pasi ne pėr kėtė nuk kemi asnjė kundėrshtim, por ai tė gjykohet jashtė konfliktit tė interesit. Sepse ka disa variante gjykatash, diku ato funksionojnė si njė trup unike, diku tjetėr funksionojnė edhe tė fragmentuara. Mirėpo nė kėtė rast ata mbrojtėn karriget e tye.



    Kjo qė ka ndodhur ėshtė jashtėzakonisht e rėndė. Kjo ėshtė njė pengesė nė preocesin e ndarjes nė mėnyrėn mė tė cilvilizuar me njė tė shkuar makabre. Ndaj, duke theksuar se vendimin ne do ta zbatojmė, sepse nuk mund tė hedhim poshtė vendimin e Gjykatės Kushtetuese, pavarėsisht se ai ėshtė absurd dhe pavarėsisht se pas kėtij vendimi ėshtė kryekėput Edi Rama, avokat kryesor i krimeve tė shėmtuara tė sistemit komunist, ne do tė vazhdojmė nė mėnyrė tė vendosur betejėn nė kėtė drejtim. Ne jemi shumicė, ne kemi parlamentin, ne do tė vazhdojmė betejėn tonė tė pandėrprerė, nė kuadrin e shtetit ligjor, derisa Shqipėria tė ndahet nė mėnyrėn mė dinjitoze nga krimet mė barbare qė shqiptarėt kanė pėrjetuar nė tėrė historinė e tyre.



    Edhe njėherė, kjo luftė bėhet nė kuadrin e shtetit ligjor dhe nuk mund tė dalė jashtė kėtij kuadri, sepse nuk realizon qėllimin e saj, pėrkundrazi krijon probleme tė mėdha pėr vendin, pėr liritė e shqiptarėve. Njė shtet demokratik fuknsionon mbi bazėn e institucioneve. Unė e kuptoj qė familjarėt dhe tė afėmit, vet tė pėrndjekurit, e kanė kėtė vendim tė sotėm tė Gjykatės njė mesazh shumė tė hidhur prej saj, por duhet tė kenė besim se kjo ėshtė njė betejė nė vazhdim dhe se kjo shumicė do ta ēojė kėtė ēėshtje deri nė fund.



    Tė gjykosh pėr veten tėnde, kur kėtė ta ndalon ligji, tė gjykosh pėr veten tėnde, kur e di gjithė Shqipėria e gjithė bota se ke urdhėruar varjen e njerėzve tė pafajshėm, etj, krijon njė precedent shumė tė rrezikshėm. Por, reformat, reformat dhe vetėm reformat janė rruga e zgjidhjes sė kėtyre problemeve. Demokracia nuk ėshtė njė proces qė ndėrtohet nė njė ditė. Pėrkundrazi. Ndaj ne do ta ndjekim kėtė ēėshtje, pasi ata kanė shkelur nė mėnyrė flagrante edhe rezolutėn e Gjykatės Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut tė qershorit tė vitit 2008, kanė shkelur ligjin e Gjykatės Kushtetuese dhe njė sėrė ligjesh tė tjera. Por, sėrish zotimi ynė ėshtė qė ēdo gjė duhet tė funksionojė mbi bazėn e rregullave tė shtetit ligjor. Edhe Edi Rama, i cili ka bėrė ankesėn pranė kėsaj gjykate , ka vepruar nė konflikt tė plotė dhe flagrant interesi, sepse janė me dhjetėra e dhjetėra dosje tė cilat kanė firmėn e njerėzve tė tij mė tė afėrt pėr ekzekutim. Edhe njė pjesė e atyre qė e gjykuan ligjin, janė nė konflik interesi, pra e gjithė kjo u bė njė aferė e bazuar nė kunfliktin e interesit. Sėrish ne na duhet tė respektojmė shtetin ligjor. Sot nuk mund tė konstituohet komisioni, sipas pėrcaktimeve ligjore, pasi qeveria duhet tė zbatojė vendimin dhe vullneti i qeverisė shprehet edhe tek ju dhe te parlamenti. Vendimet janė tė domosdoshme qė tė zbatohen”.





    ...

    Komente

    Ku jane te burgosurit politike, pse s'protestojne para Gjykates Kushtetuese,ku eshte elektorati i djathte, kaq shpejt e harruat komunizmin dhe krimet e tij?! Po ju drejtohem juve ish te burgosur dhe ish te perndjekur politike: perpara se t'i kerkoni qeverise demshperblime, beni detyren tuaj morale,protestoni, nese doni te tregoni para te gjitheve se komunizmi dinjitetin te pakten s'ua mori dot. Ndryshe...
    Postuar nga Altini ne daten 16-02-2009


    55

  4. #4
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Nuk fitohet lufta kunder nje te keqeje me tolerime dhe duke degjuar parlamentin Evropian apo dipllomatet angleze. Sepse anglezet nuk pane ndonje te keqe nga vuajtjet e shqiptareve per 45 vjet me radhe. Me cuditi ai ambasadori anglez ne Shkoder kur thoshte -Un nuk jam kunder ndryshimit te kushtetutes dhe me pas - Ndryshoheni, por ju me zor e bete.

    Hedhja poshte e ketij ligji tregon edhe njehere se ish-komunistet kane shume fuqi ne vendin tone. E djathta shqiptare duhet te angazhohet me seriozisht ne kete problem.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga SKRAPARI Lexo Postimin
    Nuk fitohet lufta kunder nje te keqeje me tolerime dhe duke degjuar parlamentin Evropian apo dipllomatet angleze. Sepse anglezet nuk pane ndonje te keqe nga vuajtjet e shqiptareve per 45 vjet me radhe. Me cuditi ai ambasadori anglez ne Shkoder kur thoshte -Un nuk jam kunder ndryshimit te kushtetutes dhe me pas - Ndryshoheni, por ju me zor e bete.

    Hedhja poshte e ketij ligji tregon edhe njehere se ish-komunistet kane shume fuqi ne vendin tone. E djathta shqiptare duhet te angazhohet me seriozisht ne kete problem.
    Nuk eshte e djathte PD dhe mos u lodhni me kot me te. Eshte gjysma e ppsh po aq sa edhe PS.
    Bile me shume komuniste e aparatcike te Enverit ka ne PD se ne PS.
    Prandaj se ben dot kete ligj as PS as PD se jane shume ne tave nga te dy krahet.
    Largoni nje ore e me pare komunistet nga PD dhe do ta shihni sa te mire do ta beje ligjin PD
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga juanito02 : 17-02-2009 mė 03:04

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    TemA

    Nė vend tė njė “revanshi’ pėr Fehmi Abdiun
    Nga Desada Metaj

    Po tė drejtohem personalisht nė mėnyrė publike, jo pėr t’iu bashkuar ndonjė fushate propagandistike apo politike, por pėr tė kujtuar se nė njė betejė tė tillė, ku dėshtojnė palėt qė nuk kanė qenė palė vite mė parė, tė humburit e mėdhenj ndjehemi ne, qė kemi qenė realisht viktimat e atij sistemi.

    Unė nuk po tė shkruaj si gazetare, as si pjesė e stafit tė TV “Klan”, por si mbesa e Selim Metės, vėllait tė gjyshit tim, qė vdiq nė burgun e Ballshit nė dhjetorin e vitit 1981.

    Gjyshi im u pushkatua nė vitin 1945 dhe vėllai i mbetur dhe i vetėm i tij, Selimi, e shtyu jetėn nė burgje e internime duke lėnė rrugėve 7 fėmijėt e tij. Nuk dua tė merrem as me skenėn e ridėnimit tė tij dhe as me fatin e paracaktuar prej regjimit pėr tė. Por sot, kur debati rreth dėnimit tė krimeve tė komunizmit po kthehet nė ushqim dite pėr politikėn, ne tė persekutuarit kemi nevojė tė shikojmė shembuj pendese dhe distance nga kėto krime sė paku nga autorėt e shquar tė tyre. Ju, zoti Abdiu, jeni “njė shembull i mirė negativ” pėr tė qetėsuar mijėra shpirtra. Jeni njė shembull i mirė negativ, jo se jeni mė krimineli i gjithė gjykatėse tė komunizmit, por jeni mė i shquari i atyre qė janė ende sot nė detyrė. Po tė ishte gjallė Bilbil Klosi, qė mė ka pushkatuar gjyshin, apo po tė ishte nė detyrė Arianit Ēela, ti natyrisht do mbeteshe nė hije. Por vonesa jonė e madhe pėr tė dėnuar krimet e komunizmit i dha kohė dhe shans shumicės sė asaj skote tė vdesė e qetė dhe pa brerje ndėrgjegjeje. Nuk di nė ėshtė fat apo fatkeqėsi fundi i jetės sė tyre, por di tė them qė ti mund tė quhesh me fat qė ke shans tė dėshmosh pendesė dhe distancė nga krimet e njė regjimi qė i ke shėrbyer. Mund tė ishe dhe pak mė i vjetėr dhe nuk do ta kishe kėtė shans. Do kishe ikur nė heshtje si paraardhėsit e tu. Shansin e ke qė askush nuk po tė drejton pistoletėn te koka. Askush nga ne, nipėrit dhe mbesat e atyre qė kanė vdekur dhe janė persekutuar nė burgje, nuk po kėrkon shpagim fizik ndaj teje dhe shokėve tė tu. Pėrkundėr kėsaj kemi dėshmuar tolerancė dhe pėrgjegjshmėri ndaj sė shkuarės suaj.

    Unė nuk pres qė ligji i pezulluar prej jush tė bėnte ndonjė mrekulli. Nuk kam pritur as mė parė, kur ju u rikthyet nė pushtet nė vitin 1997 tė kishit ndonjė ndjenjė pendese. Por tashmė qė beteja pėr njė ligj pėr lustrim ėshtė bėrė tėrėsisht politike dhe spekulative, ju keni shansin tė ngriheni mbi palėt dhe tė dėshmoni se keni ndėrgjegje. Unė nuk jam shumė e interesuar, nėse te ti apo ndonjė kolegu yt do tė vijė ndonjė dosje qė shqetėson qeverinė, qė shqetėson kryeministrin apo ndonjė ministėr tė tij, qoftė ky dhe Lulzim Basha. Unė jam e shqetėsuar qė njė nga orėt e tua tė zakonshme tė punės si gjyqtar komunist ka shėrbyer pėr tė lėnė nė burg njė njeri fatkeq, tė moshuar, vetėm pse ishte vėllai i gjyshit tim, po ashtu i pushkatuar mė 1945. Unė nuk e di ē’tė duhen ty dhe tre muaj mė shumė apo mė pak punė apo rrogė nė Gjykatėn Kushtetuese. Di qė ti, sapo u hap ky debat, duhet tė merrje vetė iniciativėn pėr t’u larguar. Jo pėr t’i bėrė qejfin Berishės apo pėr tė lėnė keq Edi Ramėn, por pėr tė shmangur dhe kėtė spekulim tė madh me shashkat e luftės kundėr komunizmit. Ti, dhe kur them Ti, kam parasysh gjithė “shokėt” e tu qė kanė dhėnė vendime tė tilla dhe janė ende nė poste mund tė bėnit njė gjest distancimi tashmė nė fund dhe pastaj do tė kishim njė shans pėr tė provuar sa realisht e kanė tė tjerėt luftėn kundėr komunizmit. Por ti e humbe kėtė shans. Shokėt e tu po ashtu e humbėn kėtė shans. Shqipėria po ashtu po e humbet shansin tė ndahet nga e kaluara e saj me dinjitet dhe tė sillet me tė shkuarėn e saj si njė vend i emancipuar. Njė nga arsyet ėshtė dhe vendimi yt pėr tė dalė nė pension gjykatės, edhe pse kėtė profesion, jo vetėm pėr fajin tėnd, e ke pėrdhosur gjatė njė regjimi qė ishte fatkeqėsi e tė gjithėve.

    Unė tė kėrkoj ta bėsh gjestin e largimit si qytetare e re e Shqipėrisė, por dhe si mbesa e gjyshit qė nuk e kam njohur, pushkatuar nė vitin 1945 dhe si vajza e njė babai, xhaxhai i tė cilit ėshtė lėnė nė burg nė pleqėri prej teje dhe ka gjetur vdekjen nė qeli duke lėnė fėmijėt dhe fisin e tij nė mjerim. Nuk dua t’i bashkohem nė kėtė thirrje as fushatės sė atyre qė flasin pėr shtet ligjor dhe kanė parasysh mbrojtjen ligjore pėr tipa si ty, as pėr ata qė flasin pėr spastrim tė sistemit nga njerėz si ju, por falin tė tjerė politikanė dhe ish-komunistė fanatikė.

    Unė do tė isha e qetė mos tė kisha punė me tė kaluarėn, por kur mendoj se aq vite sa unė jam sot, viktima jote, qė ėshtė vėllai i gjyshit tim, i ka kaluar nė burg, trishtohem thellė dhe kėrkoj pak, fare pak: Tė na lini tė qetė, sė paku duke mos ju pasur mė nė zyra gjykatash, nė zyra partish dhe nė zyra pushteti. Ka plot punė tė tjera, me tė cilat mund tė jetoni dhe tė mbani familjet tuaja. Askush nuk ju uron fatin e tim gjyshi dhe vėllait tė tij, por as ju s’keni pse na mbani me zor tė lidhur me kujtimet e hidhura tė tyre.

    Pa shumė respekt pėr ju dhe sėrėn tuaj
    Desada Metaj, gazetare

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Vendimi i Gjykates Kushtetuese eshte i drejte. Nuk mund ti privosh nje shtetasi te drejten per tu zgjedhur kur ky nuk ka kryer nje krim, ose nuk eshte duke kryer nje denim per nje krim. Dhe nga aspekti politik, mazhoranca eshte duke bere nje gabim te madh teknik: eshte duke dashur tu privoje kandidimin ne zgjedhje ish-funksionareve te rregjimit komunist kur keta nuk jane denuar me pare nga gjykatat shqiptare per ndonje krim.

    Berisha ka te drejte kur thote se Abdiu ne krye te Gjykates Kushtetuese ka nje konflikt interesi, pasi ia vete ka nenshkruar plot procesverbale burgosje apo pushkatimi gjate kohes qe ka qene gjykates e prokuror i regjimit komunist. Ai duhet te mos kish votuar ne lidhje me kete ceshtje, por duhet te kish absternuar duke ua lene rradhen gjyqtareve te tjere qe te vendosin fatin e ligjit. Por ja qe Abdiu nuk eshte nje gjyqtar me integritet, dhe kjo nuk cudit njeri, nuk duhet te cudise as Berishen qe mundohet te kryqezoje Abdiun publikisht.

    Cila eshte zgjidhja e duhur e problemit te denimit te krimeve te komunizmit?

    1. Kuvendi i Shqiperise duhet te aprovoje nje rezolute me ane te te ciles u kerkon falje publike te gjithe viktimave te pafajshme te komunizmit. U njeh te gjithe atyre pafajesine, duke i renditur te gjithe emrat e viktimave te pafajshme, si ata qe jane pushkatuar e nuk jetojne me, edhe te atyre qe jane internuar, deklasuar, burgosur dhe qe jane ende gjalle. Emrat e tyre duhet te renditen ne kete rezolute.

    2. Hapjen e dosjeve te Sigurimit te Shtetit, gje qe Kuvendi i Shqiperise e ka bere tashme.

    3. Pas aprovimit te hapjes se dosjeve te Sigurimit te Shtetit, nuk eshte detyra e mazhorances politike, apo ndonje partie politike, qe te "gjykoje ne grup" krimet e komunizmit. Perkundrazi, sipas Kushtetutes Shqiptare, askush nuk i pengon shtetasit shqiptare viktima te rregjimit komunist qe ti drejtohen gjykates duke paditur te gjithe persekutoret e tyre, si ata qe kane vdekur edhe ata qe jane ende gjalle. Kjo eshte liria dhe pergjegjesia e viktimave dhe jo e shtetit apo partive politike.

    4. Shteti shqiptar te beje kompensimin e duhur ne leke te te gjithe viktimave te pafajshme per vitet e burgut, internimit etj.

    Dhe me kaq, kjo ceshtje mbyllet. Ata ish-funksionare komuniste qe do ta gjejne veten nen padi, nen hetim, apo duke vuajtur denimin, nuk do te kene mundesi qe te zgjidhen e kandidojne ne zgjedhje. Ose nese zgjedhin qe te kandidojne, do tu duhet te perballen me akuzat publike te viktimave te tyre dhe me gjithe gjurmet e tyre te dosjet e Sigurimit te Shtetit.

    Kjo eshte zgjidhja e vetme kushtetuese e nje problemi 64 vjecar.

    Albo

  8. #8
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar mė parė nga [B
    1. Kuvendi i Shqiperise duhet te aprovoje nje rezolute me ane te te ciles u kerkon falje publike te gjithe viktimave te pafajshme te komunizmit.
    Kjo eshte liria dhe pergjegjesia e viktimave dhe jo e shtetit apo partive politike.

    4. Shteti shqiptar te beje kompensimin e duhur ne leke te te gjithe viktimave te pafajshme per vitet e burgut, internimit etj.

    Kjo eshte zgjidhja e vetme kushtetuese e nje problemi 64 vjecar.

    Albo
    Kush duhet te kerkoje falje publike ? Kuvendi apo ata qe i sherbyen regjimit te enver hoxhes duke denuar mijera intelektuale shqiptare?

    Shteti shqiptar nuk duhet te beje kompesimin e viktimave te komunizmit me leket e taksave tona, OK? Kompesimin duhet ta bejne ata qe kane denuar dhe pushkatuar dhe jane shnderruar ne milionere te rinj.
    Zgjidhja e vetme eshte te largohen sa me shpejt nga administrata dhe te vertetohet pasuria e te gjithe ish-gjykatesve apo ish-sigurimsave te sistemit komunist.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Agjensia e Lajmeve "SOT"

    Kushtetuesja, peng i vrasėsve tė poetėve dhe kriminelėve tė diktaturės

    Bllokimi i ligjit tė dosjeve lė nė pushtet spiunėt e sigurimit, hetuesit, prokurorėt dhe gjyqtarėt vrasės

    Mė nė fund Gjykata Kushtetuese mori vendimin e saj kundėr ligjit tė lustracionit. Nė unison me Partinė Socialiste dhe me shpurėn e spiunėve tė sigurimit, operativėve tė sigurimit, punonjėsve tė sigurimit, hetuesve, prokurorėve, gjykatėsve pjesė e dhunės sė diktaturės komuniste, kjo Gjykatė vendosi pezullimin e ligjit qė pastronte figurėn e politikanit, gjyqtarit, prokurorit, administratorit nga njollat e sė kaluarės sė egėr komuniste.Ky vendim i marrė me njė mazhorancė absolute votash padyshim qė ėshtė pjesė e vendimeve mė skandaloze nė rruzullin tokėsor. Njė nga gjyqtarėt qė ka firmosur dėnimin me varje pėr Avzi Nelėn nė konflikt tė plotė interesi me ligjin nė fjalė voton pėr rrėzimin e kėtij ligji. Paradokse tė tilla vetėm nė Shqipėri mund tė ndodhin, ku njeriu qė ka varur njė poet pushon njė ligj qė nuk e vret, por minimalisht i heq tė drejtėn tė ridėnojė apo tė marrė jetė njerėzish. Vendimi i djeshėm riktheu sėrish nė politikė, nė administratė, nė gjykata, prokurori, e kudo ata qė vranė, persekutuan, rrahėn, torturuan, masakruan, burgosėn internuan mijėra fėmijė, tė rinj, gra, plaka e pleq. Vendimi i djeshėm i Gjykatės Kushtetuese riktheu nė skenė faktin qė diktatura kriminale e regjimit monist ėshtė mė e fortė se kurrė, ėshtė mė e pamposhtur se kurrė.
    Duart me gjak tė gjykatėsve firmosėn ditėn e djeshme dėnimin me vdekje tė shpresės sė vetme pėr tė larguar njėherė e pėrgjithmonė nga pushteti shėrbėtorėt e diktaturės qė kanė duart me gjak. Diktatura e proletariatit e ushtroi edhe dje trysninė e saj mbi demokracinė shqiptare. Tashmė pinjollėt e kėsaj diktature ushtruan dhunėn e kartonit pėr tė mbajtur tė paprekur forcėn e pushtetit qė buron nga pėrfaqėsimi i tyre nė tė gjitha qelizat e shtetit. Sot ne shikojmė nė radhėt e prokurorisė ish hetues qė kanė rrahur, vrarė dhe pėrdhunuar gjatė diktaturės komuniste. Sot ne shikojmė nė krye tė gjyqeve njerėz qė kanė vrarė e kanė prerė, hetues e sigurimsa tė cilėt kanė lyer muret e qelive me gjakun e shqiptarėve nėn pretekstin e veprimtarive armiqėsore ndaj Partisė sė Punės. Sot ne shikojmė nė deputetė dhe politikanė shqiptarė spiunė dhe spiune qė kanė dalė dėshmitarė miqve tė tyre duke i dėnuar me dhjetėra vite burg pėr agjitacion e propagandė ose puē kundėr shtetit. Vendimi i djeshėm i gjykatės Kushtetuese konfirmoi hapur para shqiptarėve se mitra komuniste vazhdon tė pjellė kėlyshėt e saj qė po mbajnė peng njė komb tė tėrė, tė ardhmen dhe zhvillimin e tij. Vendimi i Gjykatės Kushtetuese konfirmoi faktin qė kjo gjykatė nuk ėshtė njė institucion i pavarur por ėshtė pjesė e partisė sė punės qė merr urdhra nga pasardhėsja e saj Partia Socialiste. Vendimi i djeshėm ishte konfirmimi i asaj qė nė Shqipėri demokracia ėshtė njė iluzion, forcėn dhe pushtetin e kanė ata qė vranė dhe prenė, ata qė masakruan pėr 45 vjet rresht njė komb tė tėrė.

    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 17-02-2009 mė 20:19

  10. #10
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    ky palla me lart ka gjithmone te drejte, eshte kompetent me patente iso

  11. #11
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar mė parė nga Dito Lexo Postimin
    ky palla me lart ka gjithmone te drejte, eshte kompetent me patente iso
    Rasti, qe i referohesh ti, hedh poshte cdo lloj arsyetimi qe njeriun nga majmuni e dallon logjika. Duhet te jete ndonje gje tjeter, se logjika nuk qenka.

  12. #12
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    te gjitha udhet ne komitetin central punist te ēojen ...

    salis harton ni ligj per te eleminuar prokurorine dhe drejtesine, me qellim qe ti shmanget sa me shume gjykimit te pa-anshem; gjithashtu ben kujdesin me te madh qe sekretaret e partise, duke u nisur vete i pari - te vijojne pas asnje pengese karrieren politiko-shteterore ...

    nga ana tjeter, ashpersia e saliut me sistemin e drejtesise moniste balancohet me koordinimin qe salis-edvinis i bene ligjit qe te "pezullohet" prej kushtetueses, e gjithe kjo maskarade shoqeruar me zhurme marramendes mediatike ...

    ne kete menire, sipas mesimeve te partise meme puniste, sistemi i drejtesise, krahas trashigimise politiko-shteterore, mbeten te palagur ...

    edhe tani, ashtu si ne te kaluaren, dosjet do ti hapin e shfletojne ata qe i kane hartuar dosjet, perskutoret, hanxharistet per ... padrejtesite qe kane pesuar ne regjimin monist te enverit, ashtu dhe kufizimet ne kohen e pas-enverit ...

    nuk ka persekutore, por bashke-persekutore; nuk ka vuejtes, por ka bashke-vuejtes ...

    ku vame? atje ku jeshem!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Duaje Siveten : 17-02-2009 mė 21:33

  13. #13
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Fajin gjithmone e ka niveli i popullit. Ishte populli ai qe me 1993 hodhi poshte kushtetuten vetem se ashtu keshillonte PS-ja. Ja keto jane pasojat.
    Do thoni ju nuk ka asnje gje. Le ta harrojme te kaluaren. Po morali ku ngelet? Keshtu do vazhdoje Shqiperia. Njerezit do mundohen te pasurohen me ane te pushtetit qe ata e kane fituar padrejtesisht, asnjerit nuk i hyn ne pune imazhi langaraq i shqiptareve.

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Kush duhet te kerkoje falje publike ? Kuvendi apo ata qe i sherbyen regjimit te enver hoxhes duke denuar mijera intelektuale shqiptare?
    Rregjimi i Enver Hoxhes ishte "shteti shqiptar" dhe e verteta eshte qe te gjithe xhelatet e atij rregjimi vepronin nen autoritetin e ligjit dhe shtetit shqiptar te kohes. Kjo eshte arsyeja perse shteti aktual demokratik, duhet te kerkoje falje per krimet e komunizmit, ashtu si shteti demokratik gjerman i pasluftes kerkoi falje per holokaustin dhe krimet e kohes se Hitlerit.

    Fajin gjithmone e ka niveli i popullit. Ishte populli ai qe me 1993 hodhi poshte kushtetuten vetem se ashtu keshillonte PS-ja. Ja keto jane pasojat.
    Do thoni ju nuk ka asnje gje. Le ta harrojme te kaluaren. Po morali ku ngelet? Keshtu do vazhdoje Shqiperia. Njerezit do mundohen te pasurohen me ane te pushtetit qe ata e kane fituar padrejtesisht, asnjerit nuk i hyn ne pune imazhi langaraq i shqiptareve.
    Faji nuk demokraci nuk matet me moral, por ne raport me ligjin kushtetues demokratik. Eshte gabim te besh nje "gjyq te pergjithshem" te xhelateve te rregjimit komunist, duke kaluar nje ligj ne Kuvendin e Shqiperise. Kur shume mire, dhe konform te gjitha ligjeve kushtetuese ne vend, cdo shtetas shqiptar i dhunuar nga rregjimi komunist, mund te ngreje nje padi prane gjykatave shqiptare per te gjithe ata persona qe i kane dhunuar e shkelur te drejtat.

    Nuk eshte pergjegjesia e partive politike apo Kuvendin te Shqiperise qe te vene drejtesine ne vend, eshte pergjegjesia e gjyqesorit shqiptar. Ajo qe mazhoranca dhe shteti duhet te bejne, eshte pikerisht qe tu bejne te qarte te gjithe shtetasve te dhunuar nga ai rregjim, qe jane me se te lire qe te ngrejne padi ne gjykate kunder dhunuesve te tyre.

    Kjo eshte praktika qe ndjekin te gjithe shtetasit ne shoqerite demokratike.

    Albo

  15. #15
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Rregjimi i Enver Hoxhes ishte "shteti shqiptar"


    Albo
    Por c`fare kuptojme me permbysje regjimi. Sherbysit e atij regjimi nuk kane te drejte morale te gjykojne dhe hartojne ligje per popullin qe ata i kane keq-sherbyer. Ne te kundert mund te themi se ky regjim vazhdon por ne nje forem tjeter.
    Ti permende gjermanet por bashkepunetoreve te nazismit iu be gjyqi dhe te gjithe u denuan. Patjeter qe ata ndihmesit e hitlerit nuk u lejuan te mereshin me politike. Ndersa gjermania i kerkoj falje jo popullit te vet por nje populli tjeter.
    Ne Shqiperi ndodh e kunderta. Te gjithe gjykatesit e kohes se enveri femijet e tyre i cojne ne shkolla juridike sepse e dine qe ky eshte biznes i mire dhe sjell para. Rezultati: Drejtesia shqiptare me e korruptuara ne bote.
    Por nje gje mund te them qe dosjet nje dite do hapen pavaresisht se atyre qe e kane mbjelle kete regjim nuk do u vij mire.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    TemA

    Nė vend tė njė “revanshi’ pėr Fehmi Abdiun
    Nga Desada Metaj

    Po tė drejtohem personalisht nė mėnyrė publike, jo pėr t’iu bashkuar ndonjė fushate propagandistike apo politike, por pėr tė kujtuar se nė njė betejė tė tillė, ku dėshtojnė palėt qė nuk kanė qenė palė vite mė parė, tė humburit e mėdhenj ndjehemi ne, qė kemi qenė realisht viktimat e atij sistemi.

    Unė nuk po tė shkruaj si gazetare, as si pjesė e stafit tė TV “Klan”, por si mbesa e Selim Metės, vėllait tė gjyshit tim, qė vdiq nė burgun e Ballshit nė dhjetorin e vitit 1981.

    Gjyshi im u pushkatua nė vitin 1945 dhe vėllai i mbetur dhe i vetėm i tij, Selimi, e shtyu jetėn nė burgje e internime duke lėnė rrugėve 7 fėmijėt e tij. Nuk dua tė merrem as me skenėn e ridėnimit tė tij dhe as me fatin e paracaktuar prej regjimit pėr tė. Por sot, kur debati rreth dėnimit tė krimeve tė komunizmit po kthehet nė ushqim dite pėr politikėn, ne tė persekutuarit kemi nevojė tė shikojmė shembuj pendese dhe distance nga kėto krime sė paku nga autorėt e shquar tė tyre. Ju, zoti Abdiu, jeni “njė shembull i mirė negativ” pėr tė qetėsuar mijėra shpirtra. Jeni njė shembull i mirė negativ, jo se jeni mė krimineli i gjithė gjykatėse tė komunizmit, por jeni mė i shquari i atyre qė janė ende sot nė detyrė. Po tė ishte gjallė Bilbil Klosi, qė mė ka pushkatuar gjyshin, apo po tė ishte nė detyrė Arianit Ēela, ti natyrisht do mbeteshe nė hije. Por vonesa jonė e madhe pėr tė dėnuar krimet e komunizmit i dha kohė dhe shans shumicės sė asaj skote tė vdesė e qetė dhe pa brerje ndėrgjegjeje. Nuk di nė ėshtė fat apo fatkeqėsi fundi i jetės sė tyre, por di tė them qė ti mund tė quhesh me fat qė ke shans tė dėshmosh pendesė dhe distancė nga krimet e njė regjimi qė i ke shėrbyer. Mund tė ishe dhe pak mė i vjetėr dhe nuk do ta kishe kėtė shans. Do kishe ikur nė heshtje si paraardhėsit e tu. Shansin e ke qė askush nuk po tė drejton pistoletėn te koka. Askush nga ne, nipėrit dhe mbesat e atyre qė kanė vdekur dhe janė persekutuar nė burgje, nuk po kėrkon shpagim fizik ndaj teje dhe shokėve tė tu. Pėrkundėr kėsaj kemi dėshmuar tolerancė dhe pėrgjegjshmėri ndaj sė shkuarės suaj.

    Unė nuk pres qė ligji i pezulluar prej jush tė bėnte ndonjė mrekulli. Nuk kam pritur as mė parė, kur ju u rikthyet nė pushtet nė vitin 1997 tė kishit ndonjė ndjenjė pendese. Por tashmė qė beteja pėr njė ligj pėr lustrim ėshtė bėrė tėrėsisht politike dhe spekulative, ju keni shansin tė ngriheni mbi palėt dhe tė dėshmoni se keni ndėrgjegje. Unė nuk jam shumė e interesuar, nėse te ti apo ndonjė kolegu yt do tė vijė ndonjė dosje qė shqetėson qeverinė, qė shqetėson kryeministrin apo ndonjė ministėr tė tij, qoftė ky dhe Lulzim Basha. Unė jam e shqetėsuar qė njė nga orėt e tua tė zakonshme tė punės si gjyqtar komunist ka shėrbyer pėr tė lėnė nė burg njė njeri fatkeq, tė moshuar, vetėm pse ishte vėllai i gjyshit tim, po ashtu i pushkatuar mė 1945. Unė nuk e di ē’tė duhen ty dhe tre muaj mė shumė apo mė pak punė apo rrogė nė Gjykatėn Kushtetuese. Di qė ti, sapo u hap ky debat, duhet tė merrje vetė iniciativėn pėr t’u larguar. Jo pėr t’i bėrė qejfin Berishės apo pėr tė lėnė keq Edi Ramėn, por pėr tė shmangur dhe kėtė spekulim tė madh me shashkat e luftės kundėr komunizmit. Ti, dhe kur them Ti, kam parasysh gjithė “shokėt” e tu qė kanė dhėnė vendime tė tilla dhe janė ende nė poste mund tė bėnit njė gjest distancimi tashmė nė fund dhe pastaj do tė kishim njė shans pėr tė provuar sa realisht e kanė tė tjerėt luftėn kundėr komunizmit. Por ti e humbe kėtė shans. Shokėt e tu po ashtu e humbėn kėtė shans. Shqipėria po ashtu po e humbet shansin tė ndahet nga e kaluara e saj me dinjitet dhe tė sillet me tė shkuarėn e saj si njė vend i emancipuar. Njė nga arsyet ėshtė dhe vendimi yt pėr tė dalė nė pension gjykatės, edhe pse kėtė profesion, jo vetėm pėr fajin tėnd, e ke pėrdhosur gjatė njė regjimi qė ishte fatkeqėsi e tė gjithėve.

    Unė tė kėrkoj ta bėsh gjestin e largimit si qytetare e re e Shqipėrisė, por dhe si mbesa e gjyshit qė nuk e kam njohur, pushkatuar nė vitin 1945 dhe si vajza e njė babai, xhaxhai i tė cilit ėshtė lėnė nė burg nė pleqėri prej teje dhe ka gjetur vdekjen nė qeli duke lėnė fėmijėt dhe fisin e tij nė mjerim. Nuk dua t’i bashkohem nė kėtė thirrje as fushatės sė atyre qė flasin pėr shtet ligjor dhe kanė parasysh mbrojtjen ligjore pėr tipa si ty, as pėr ata qė flasin pėr spastrim tė sistemit nga njerėz si ju, por falin tė tjerė politikanė dhe ish-komunistė fanatikė.

    Unė do tė isha e qetė mos tė kisha punė me tė kaluarėn, por kur mendoj se aq vite sa unė jam sot, viktima jote, qė ėshtė vėllai i gjyshit tim, i ka kaluar nė burg, trishtohem thellė dhe kėrkoj pak, fare pak: Tė na lini tė qetė, sė paku duke mos ju pasur mė nė zyra gjykatash, nė zyra partish dhe nė zyra pushteti. Ka plot punė tė tjera, me tė cilat mund tė jetoni dhe tė mbani familjet tuaja. Askush nuk ju uron fatin e tim gjyshi dhe vėllait tė tij, por as ju s’keni pse na mbani me zor tė lidhur me kujtimet e hidhura tė tyre.

    Pa shumė respekt pėr ju dhe sėrėn tuaj

    Desada Metaj, gazetare


    E paska qarė Desada






    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antimafia : 18-02-2009 mė 07:29

  17. #17
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Agjensia e Lajmeve "SOT"

    Berisha e ktheu ligjin e spiunėve nė pazar pėrjashtimesh me socialistėt

    Lustracioni: kryeministri pėrjashtoi sekretarėt e parė, ministrat dhe sekretarėt e organizatave bazė

    Edhe dita e djeshme ka qenė ditė intensive nga ana e mazhorancės nė vijim tė sensibilizimit tė opinionit ndėrkombėtar pėrsa i pėrket domosdoshmėrisė sė ligjit tė lustracionit. Liderėt e partive tė djathta kanė qenė nė unison kundėr vendimit tė marrė nga Gjykata Kushtetuese pėr pezullimin e ligjit tė dosjeve. Kryeministri i vendit ka vazhduar teorinė e persekucionit dhe persekutorėve, ku kėta tė fundit duhet tė marrin dėnimin pėr krimet monstruoze qė kanė kryer gjatė sė kaluarės sė tyre. Ligji i lustracionit i miratuar nga mazhoranca nė fakt ka qenė njė ligj i destinuar pėr tė dėshtuar dhe qėllimisht u miratua nė momentet e fundit pa u konsultuar me palėt dhe me Kėshillin e Europės.

    Ky ligj u kthye nė njė pazar tė rėndomtė duke pėrjashtuar personat qė nuk i interesonin Berishės tė prekeshin nga ky ligj dhe duke pėrjashtuar persona tė cilėt i interesonin qėllimeve diabolike tė kryeministrit tė vendit.

    Nė mėnyrė tė qėllimshme u pėrjashtuan sekretarėt e parė nga ky ligj, pėr tė mos tė futur Gramoz Ruēin nė listėn e njerėzve qė prekeshin nga ligji dhe duke futur persona tė cilėt nė shkallė hierarkike ishin nė nivele shumė mė tė ulėta pėrfaqėsimi nė kupolėn e krimit shtetėror tė diktaturės. Nėse ka pasur persona tė cilėt kanė qenė nė krye tė luftės sė klasave dhe tė persekutimeve tė armikut tė klasės kanė qenė dhe sekretarėt e organizatave bazė tė partisė. Organizatat bazė tė partisė kanė shėrbyer si hapi fillestar pėr dėnimin e elementėve antiparti pėr ti kaluar mė pas nė duart e hetuesisė. Kanė qenė kėto organizata dhe sekretarėt e tyre qė kanė dhėnė viston pėr dėnimet ndaj elementėve tė rrezikshėm qė rrezikonin regjimin komunist.

    Vetė deputeti demokrat Biberaj nė njė intervistė tė dhėnė para ca kohėsh ka deklaruar se ka qenė pro ligji tė lustracionit qė pėrfshinte edhe organizatat bazė apo sekretarėt e partive tė kėtyre organizatave. “Kam qenė dakord tė hapen dosjet pėr pėrfaqėsuesit e medias, duhet bėrė transparencė nuk kam qenė dakord tė pėrjashtohet partia pėr tė zbrit tek persekutorėt e vėrtetė. Po tė kujtojmė historinė e pushkatimit tė Hysen Blloshmit. Kam parė procesverbalin dhe vendimet janė marrė nė zyrėn e sekretarit tė partisė sė asaj kohe, ndėrkohė qė ka pasur dhe zėra qė nuk kanė qenė dakord.

    Struktura e Partisė sė Punės sė Shqipėrisė duhet tė ishte e penalizuar”, ka thėnė Biberaj nė kėtė prononcim. Pra siē e kemi paralajmėruar edhe nė shkrimet pararendėse nė gazetė, kryeministri Berisha asnjėherė nuk tregoi interesin dhe seriozitetin pėr tė kaluar njė ligj qė dėnonte krimet e komunizmit. Ai nėpėrmjet ligjit aktual bėri Pazar me ministrat e diktaturės, ku pėrjashtoi Gjinushin dhe Ruēin, bėri Pazar me komitetin qendror tė Rinisė dhe Partisė dhe sė fundi mbylli sytė para krimeve qė kanė bėrė vetė sekretarėt e partisė sė organizatave.

    Kryeministri Berisha e ktheu kėtė ligj nė njė balonė tė ēarė qė i frynte era nga tė katėr anėt. Ku ligji i dosjeve, nė vend tė njė ligji pėrfshirės tė elementėve realė qė ndihmuan diktaturėn dhe komponentėve qė u shndėrruan nė persekutorėt realė, e shndėrroi kėtė ligj nė njė rrjetė tė ccarė qė dolėn qė nga sekretarėt e organizatave bazė deri te sekretarėt e parė tė cilėt nė vitet ’92 i kapte ligji i gjenocidit i krijuar nga Sali Berisha. Ligji i lustracionit u krijua si alibi pėr Sali Berishėn pėr tė fituar kredon e humbur para shtresės sė tė pėrndjekurve dhe pronarėve, tė cilėt nė tre vjet e gjysmė i gėnjeu me premtime boshe por qė nuk i realizoi kurrė.

  18. #18
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    TemA

    Nė vend tė njė “revanshi’ pėr Fehmi Abdiun
    Nga Desada Metaj

    Po tė drejtohem personalisht nė mėnyrė publike, jo pėr t’iu bashkuar ndonjė fushate propagandistike apo politike, por pėr tė kujtuar se nė njė betejė tė tillė, ku dėshtojnė palėt qė nuk kanė qenė palė vite mė parė, tė humburit e mėdhenj ndjehemi ne, qė kemi qenė realisht viktimat e atij sistemi.

    Unė nuk po tė shkruaj si gazetare, as si pjesė e stafit tė TV “Klan”, por si mbesa e Selim Metės, vėllait tė gjyshit tim, qė vdiq nė burgun e Ballshit nė dhjetorin e vitit 1981.

    Gjyshi im u pushkatua nė vitin 1945 dhe vėllai i mbetur dhe i vetėm i tij, Selimi, e shtyu jetėn nė burgje e internime duke lėnė rrugėve 7 fėmijėt e tij. Nuk dua tė merrem as me skenėn e ridėnimit tė tij dhe as me fatin e paracaktuar prej regjimit pėr tė. Por sot, kur debati rreth dėnimit tė krimeve tė komunizmit po kthehet nė ushqim dite pėr politikėn, ne tė persekutuarit kemi nevojė tė shikojmė shembuj pendese dhe distance nga kėto krime sė paku nga autorėt e shquar tė tyre. Ju, zoti Abdiu, jeni “njė shembull i mirė negativ” pėr tė qetėsuar mijėra shpirtra. Jeni njė shembull i mirė negativ, jo se jeni mė krimineli i gjithė gjykatėse tė komunizmit, por jeni mė i shquari i atyre qė janė ende sot nė detyrė. Po tė ishte gjallė Bilbil Klosi, qė mė ka pushkatuar gjyshin, apo po tė ishte nė detyrė Arianit Ēela, ti natyrisht do mbeteshe nė hije. Por vonesa jonė e madhe pėr tė dėnuar krimet e komunizmit i dha kohė dhe shans shumicės sė asaj skote tė vdesė e qetė dhe pa brerje ndėrgjegjeje. Nuk di nė ėshtė fat apo fatkeqėsi fundi i jetės sė tyre, por di tė them qė ti mund tė quhesh me fat qė ke shans tė dėshmosh pendesė dhe distancė nga krimet e njė regjimi qė i ke shėrbyer. Mund tė ishe dhe pak mė i vjetėr dhe nuk do ta kishe kėtė shans. Do kishe ikur nė heshtje si paraardhėsit e tu. Shansin e ke qė askush nuk po tė drejton pistoletėn te koka. Askush nga ne, nipėrit dhe mbesat e atyre qė kanė vdekur dhe janė persekutuar nė burgje, nuk po kėrkon shpagim fizik ndaj teje dhe shokėve tė tu. Pėrkundėr kėsaj kemi dėshmuar tolerancė dhe pėrgjegjshmėri ndaj sė shkuarės suaj.

    Unė nuk pres qė ligji i pezulluar prej jush tė bėnte ndonjė mrekulli. Nuk kam pritur as mė parė, kur ju u rikthyet nė pushtet nė vitin 1997 tė kishit ndonjė ndjenjė pendese. Por tashmė qė beteja pėr njė ligj pėr lustrim ėshtė bėrė tėrėsisht politike dhe spekulative, ju keni shansin tė ngriheni mbi palėt dhe tė dėshmoni se keni ndėrgjegje. Unė nuk jam shumė e interesuar, nėse te ti apo ndonjė kolegu yt do tė vijė ndonjė dosje qė shqetėson qeverinė, qė shqetėson kryeministrin apo ndonjė ministėr tė tij, qoftė ky dhe Lulzim Basha. Unė jam e shqetėsuar qė njė nga orėt e tua tė zakonshme tė punės si gjyqtar komunist ka shėrbyer pėr tė lėnė nė burg njė njeri fatkeq, tė moshuar, vetėm pse ishte vėllai i gjyshit tim, po ashtu i pushkatuar mė 1945. Unė nuk e di ē’tė duhen ty dhe tre muaj mė shumė apo mė pak punė apo rrogė nė Gjykatėn Kushtetuese. Di qė ti, sapo u hap ky debat, duhet tė merrje vetė iniciativėn pėr t’u larguar. Jo pėr t’i bėrė qejfin Berishės apo pėr tė lėnė keq Edi Ramėn, por pėr tė shmangur dhe kėtė spekulim tė madh me shashkat e luftės kundėr komunizmit. Ti, dhe kur them Ti, kam parasysh gjithė “shokėt” e tu qė kanė dhėnė vendime tė tilla dhe janė ende nė poste mund tė bėnit njė gjest distancimi tashmė nė fund dhe pastaj do tė kishim njė shans pėr tė provuar sa realisht e kanė tė tjerėt luftėn kundėr komunizmit. Por ti e humbe kėtė shans. Shokėt e tu po ashtu e humbėn kėtė shans. Shqipėria po ashtu po e humbet shansin tė ndahet nga e kaluara e saj me dinjitet dhe tė sillet me tė shkuarėn e saj si njė vend i emancipuar. Njė nga arsyet ėshtė dhe vendimi yt pėr tė dalė nė pension gjykatės, edhe pse kėtė profesion, jo vetėm pėr fajin tėnd, e ke pėrdhosur gjatė njė regjimi qė ishte fatkeqėsi e tė gjithėve.

    Unė tė kėrkoj ta bėsh gjestin e largimit si qytetare e re e Shqipėrisė, por dhe si mbesa e gjyshit qė nuk e kam njohur, pushkatuar nė vitin 1945 dhe si vajza e njė babai, xhaxhai i tė cilit ėshtė lėnė nė burg nė pleqėri prej teje dhe ka gjetur vdekjen nė qeli duke lėnė fėmijėt dhe fisin e tij nė mjerim. Nuk dua t’i bashkohem nė kėtė thirrje as fushatės sė atyre qė flasin pėr shtet ligjor dhe kanė parasysh mbrojtjen ligjore pėr tipa si ty, as pėr ata qė flasin pėr spastrim tė sistemit nga njerėz si ju, por falin tė tjerė politikanė dhe ish-komunistė fanatikė.

    Unė do tė isha e qetė mos tė kisha punė me tė kaluarėn, por kur mendoj se aq vite sa unė jam sot, viktima jote, qė ėshtė vėllai i gjyshit tim, i ka kaluar nė burg, trishtohem thellė dhe kėrkoj pak, fare pak: Tė na lini tė qetė, sė paku duke mos ju pasur mė nė zyra gjykatash, nė zyra partish dhe nė zyra pushteti. Ka plot punė tė tjera, me tė cilat mund tė jetoni dhe tė mbani familjet tuaja. Askush nuk ju uron fatin e tim gjyshi dhe vėllait tė tij, por as ju s’keni pse na mbani me zor tė lidhur me kujtimet e hidhura tė tyre.

    Pa shumė respekt pėr ju dhe sėrėn tuaj
    Desada Metaj, gazetare



    Te lumte dora Desada!!!

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Dosjet, Berisha, Rama, Topi dhe SHBA


    Blendi Fevziu



    Vėshtirė qė njė ligj tjetėr i Parlamentit tė dalė nga zgjedhjet e 2005-ės tė ketė pasur komentet, kundėrshtitė, debatin mediatik dhe vėmendjen qė ka pasur ligji i Lustracionit Nga ana tjetėr, nuk kishte asnjė dyshim se njė ligj i tillė do tė ngrinte pikėrisht njė furi si kjo. Ndėr dhjetėra arsyet qė mund tė gjenden, ka njė qė ėshtė thelbėsorja: ēdo raport i gjykimit tė sė shkuarės e ndan shoqėrinė dhe i rihap asaj debatet, problemet dhe ndjesitė me tė cilėn ėshtė pėrballur pėr njė kohė tė gjatė, nė rastin konkret pėr thuajse 46 vjet tė shoqėrisė komuniste. Fatkeqėsisht, ajo qė nuk pritej nė kėtė rast ėshtė grupi apo targeti nga i cili dhe pėr tė cilin erdhi reagimi. Nė vend tė ish-bashkėpunėtorėve tė sigurimit, tė penalizuar, ose "spiunėt" siē quhen rėndom, (nė disa raste viktima tė vetė sistemit kriminal dhe tė detyruar tė bashkėpunojnė nė kushte nga mė tė pabesueshmet), ata qė e ngritėn zėrin dhe u bėnė nė kėtė rast motoja e kundėrshtisė qenė ish-prokurorėt dhe gjykatėsit e regjimit komunist. Madje jo tė gjithė, por ata prokurorė dhe gjykatės qė kishin marrė pjesė nė procese dhe dėnime politike. Fatkeqėsisht, debati duhej tė ishte fokusuar nė kėtė pikė dhe kjo nuk ndodhi. Nėse pėr ish-spiunėt, mund tė ketė njė diskutim qė lidhet me shumė momente konkrete; nėse pėr ta ka mjaft raste qė mund tė shihen me keqardhje, kjo nuk mund tė ndodhte me ata qė kanė qenė pjesa e dukshme, e dhunshme dhe e zellshme e njė regjimi ndėr mė kriminalėt nė botė.
    Duke iu rikthyer mė vonė kėtij argumenti, i gjithė debati mbi ligjin duhet filluar nga njė pyetje e vetme dhe thelbėsore: A duhen dėnuar krimet e komunizmit nė Shqipėri dhe a ka nevojė ky vend pėr njė akt moral qė ta ndajė nga e shkuara? Pėrgjigja duhej tė ishte e menjėhershme dhe e padiskutueshme, PO.
    Po - ja e parė, sepse ky ėshtė njė problem moral i pazgjidhur. Po - ja e dytė sepse askush prej atyre qė kanė pasur pėrgjegjėsi pėr tė shkuarėn, nuk ka kėrkuar qoftė edhe njė herė falje pėr dramėn qė i ka shkaktuar shoqėrisė. Me pėrjashtim tė njė falje tė Liri Belishovės, pėr vuajtjen dhe dramėn qė komunizmi represiv i shkaktoi shqiptarėve (edhe ajo e dėnuar mė pas nė vitin 1960), askush tjetėr nuk e ka shqiptuar fjalėn mė tė thjeshtė dhe normale nė botė, NA FALNI! Askush nuk ka shprehur pendesė dhe nuk ėshtė larguar vullnetarisht, siē ndodhi me shumė ish-funksionarė komunistė tė Europės Lindore. Pėrkundrazi, shumė prej ish-funksionarėve komunistė tė dėnuar nė fillim tė viteve '90-tė u shpallėn tė pafajshėm nė vitet 1997-2000, iu paguan paratė e burgut, njė gjė qė nuk ka ndodhur me asnjė prej 20 mijė viktimave tė pafajshme komuniste qė kanė punuar si skllevėr nė minierat e burgjeve. Shumė tė tjerė u mbrojtėn pas frazės magjike: ashtu ka qenė ligji, duke dėshmuar jo reflektim, por njė mungesė tė fortė vrasjeje ndėrgjegje pėr atė qė kanė bėrė.
    Nuk ka asnjė dyshim qė Shqipėria ishte vendi mė i shtypur, mė i izoluar dhe mė i masakruar i ish-Lindjes komuniste. Nė kėtė pėrfundim tė pranuar nga tė gjithė nuk dua t'u kthehem as statistikave, as tė pėrmend numrin e tė pushkatuarve, tė vrarėve, tė internuarve, shifra tė frikshme krahasuar madje edhe me Bashkimin Sovjetik tė Stalinit. Po ndalem vetėm nė pak ngjarje qė nuk i takojnė tė shkuarės sė largėt, por asaj tė viteve tė fundit tė regjimit.
    Nė 1988 disa nga vendet e Europės Lindore e kishin nisur tashmė divorcin zyrtar me ideologjinė komuniste. Hungaria, Polonia etj., po hynin nė zgjedhjet e lira tė njė viti mė pas. Ato ishin ndarė me kohė me filozofinė respresive tė regjimeve qė kishin nė fuqi dhe tashmė po ndaheshin edhe zyrtarisht me sundimin e tyre. Po atė vit, njė poet shqiptar i quajtur Avzi Nela u var nė mes tė qytetit tė Kukėsit, nė stacionin e autobusit, pėr krimin e vetėm se shkruante poezi dhe sepse po shkonte tė takonte nėnėn e tij tė sėmurė pa lejen e policisė.
    Nė maj 1990, kur Leh Valesa ishte zgjedhur President i Polonisė, kur Hungaria, Ēekia kishin kryer zgjedhje tė lira dhe Ēaushesku ishte pushkatuar nga njė gjykatė ushtarake, ata qindra tė rinj qė tentuan tė kalojnė kufirin shqiptar pas heqjes sė nenit qė e konsideronte atė tradhti tė lartė ndaj atdheut u qėlluan, u vranė dhe mė e keqja u tėrhoqėn zvarrė nėpėr rrugėt e qyteteve. Ka plot dėshmitarė qė kujtojnė sot ritualin makabėr tė tėrheqjes sė trupave pa jetė tė disa djemve 18-20-vjeēarė nė Sarandė, Shkodėr e Kolonjė pėr krimin e vetėm se ėndėrronin njė jetė mė tė mirė. Ka ende sot plot nėna qė nuk e kuptojnė ende se pėrse i humbėn fėmijėt e tyre, kur kjo gjė nuk ishte mė diēka e ndaluar. Ka ende ushtarė qė kanė marrė leje dhe 100 lekė shpėrblim nga shefat e degėve, sepse kanė qėlluar mbi fėmijė qė kishin ndaluar sipas urdhrit tė tyre disa qindra metra nga kloni i kufirit. Tė gjitha kėto raste mjaftojnė pėr tė dėshmuar se komunizmi shqiptar ishte dhjetėra herė mė represiv, mė ortodoks dhe mė i dhunshėm se sa i simotrave tė tjera nė Europėn Lindore. Pėr hir tė kėsaj dhe pėr mungesėn e pendesės qė pėrfaqėsuesit e asaj shoqėrie kanė shprehur gjithnjė, njė ligj i tillė ishte mė se i nevojshėm.
    Ligji dhe Berisha
    Eshtė vėshtirė tė thuash se veē argumentit moral, cila qe arsyeja qė e shtyu Berishėn dhe maxhorancėn e djathtė tė kėrkonte me ngut, nė vitin e fundit tė mandatit kalimin e kėtij ligji. Ndėr shumė hamendje dhe analiza, ajo qė mund tė thuhet ėshtė vetėm njė: PD ka qenė e vonuar, e padrejtė dhe jo e ndershme nė realizimin e kėtij ligji. Duke e marrė nė konsideratė procesin e anėtarėsimit nė NATO dhe konsensusin qė duhej pėr tė, PD-ja duhej tė bėnte ē'ėshtė e mundur pėr ta aprovuar mė parė ligjin; pėr tė gjetur konsensus me opozitėn dhe pėr tė bėrė njė ndarje tė prerė dhe dinjitoze me tė shkuarėn. Ajo u vonua 3 vjet, duke vendosur hyrjen nė NATO mbi njė detyrim moral ndaj njė shoqėrie tė tėrė dhe elektoratit tė saj. E dyta, ligji u zbut ndjeshėm, ai preku disa prokurorė dhe gjyqtarė tė sė shkuarės, por la jashtė figura politike qė kanė po atė pėrgjegjėsi dhe qė konsiderohen ende aktivė. Sė fundi, ligji flet pėr njė pėrgjegjėsi morale, por jo penale pėr ata qė shkelėn ligjet e kohės, qė montuan procese tė falsifikuar, qė torturuan tė burgosurit kur ligji e ndalonte dhe vranė e tėrhoqėn zvarrė tė rinjtė e pafajshėm nė kufi. Sė bashku me neglizhencėn ndaj ish-pronarėve, e djathta dhe kryesisht PD-ja ka firmosur njė marrėveshje tė vėshtirė me elektoratin bazė tė saj dhe i ka munguar njė dimension moral shumė i rėndėsishėm. Tre vjet janė shumė pėr t'u justifikuar dhe ky ligj duhej tė ishte i pari nė axhendėn e Parlamentit tė drejtuar nga Jozefina Topalli.
    Ligji dhe Rama
    Nuk ka asnjė dyshim se lideri i ri i PS-sė ėshtė ndėr tė paktėt persona tė asaj partie qė nuk ka asnjė lidhje personale dhe besoj asnjė afeksion me atė kohė. Profesor i ri me njė dimension rebel nė vitin 1990, ai ishte ndėr tė parėt qė ngriti zėrin pėr ish tė pėrndjekurit, tė persekutuarit dhe pėr katarsisin qė do vinte nga vetė reflektimi i shoqėrisė. Ai i kushtoi kėsaj njė seri seancash qė u quajtėn refleksione dhe qė kanė ecur nė kėtė drejtim. Eshtė e papranueshme qė Rama doli kundėr njė ligji tė tillė. Nėse ligji kishte probleme juridike, ai duhej tė ulej me Berishėn pėr t'i shmangur ato; nėse ligji cenon Kushtetutėn, ai duhej tė ishte palė pėr tė mos e lejuar atė. Ai duhej t'i qėndronte parimit tė dėnimit tė sė shkuarės, parim pėr tė cilin ishte investuar personalisht nė vitin 1990-1991 dhe nuk duhej tė binte pre e kalkulimeve politike tė partisė sė tij, qė e ka konsideruar kėtė ligj si cenim tė elektoratit tė saj dhe sensibilitetit tė tij. E drejta ėshtė e drejtė dhe ajo nuk ndryshon sipas ngjyrės sė partisė ku aderon, por sipas njė bindje qė ēdo njeri, nė kėtė rast Rama, ka krijuar qė 20 vjet mė parė. Duke zgjedhur elektoratin mbi njė tė drejtė, Rama ka bėrė njė hap mė shumė nė rrėnimin e moralit tė qeverisjes qė pretendon.
    Ligji dhe Topi!
    Ka njė person tė vetėm nė Shqipėri qė s'duhej t'i dilte kundėr kėtij ligji, me gjithė koston institucionale qė mund t'i krijonte ai. Bamir Topi ka hyrė nė politikė me kredon e njė njeriu qė vjen nga e djathta tradicionale dhe ish tė persekutuarit. Ai ka ngritur staturėn e tij politike mbi kėto dy dimensione dhe nė kontrast me shumė tė tjerė nė PD. Ngjitja e tij nė Presidencė u pa si triumfi i njė grupimi tė mėnjanuar dhe tė nėpėrkėmbur pa tė drejtė pėr njė kohė tė gjatė dhe nė rastin e parė qė Presidenti i ri u pėrball me kėtė grup dhe problemet e tij, nuk pati as kurajon t'i dilte nė krah.
    Ligji dhe SHBA
    Ambasadori i SHBA nė Tiranė dhe Departamenti i Shtetit kanė shprehur jo pak shqetėsim pėr ligjin e aprovuar dhe implementimin e tij. Argumentimi i ambasadorit, si edhe ai i disa kolegėve tė tij europianė, qėndron nė kontradiktėn e disa neneve tė ligjit me Kushtetutėn. Nuk ka asnjė dyshim se ēdo kontradiktė me Kushtetutėn duhet shmangur, sepse ai ėshtė ligji themelor i shtetit. Nuk ka asnjė dyshim po ashtu se SHBA janė pėr dėnimin moral tė krimeve tė komunizmit dhe tė krimeve nė pėrgjithėsi. Nuk ka asnjė dyshim qė ambasadori i SHBA nė Tiranė do tė ishte i lumtur tė vendoste njė tufė me lule nė varrin e Xhelal Koprenckės, njė antikomunist qė u pushkatua, pėr krimin e vetėm se i kėrkoi me njė letėr Enver Hoxhės tė lidhte marrėdhėnie diplomatike me SHBA dhe tė mbėshtetej tek ajo. "Amerika ėshtė aleati ynė natyral, shkruante ai nė letrėn e tij, ajo na ka mbrojtur dhe duhet t'i jemi mirėnjohės. Ajo ėshtė dhe do jetė shembull pėr gjithė botėn". Ndėshkimi qė mori ishte njė plumb nė ballė dhe fotot e trupit tė tij tė pajetė qė u afishuan nė stendėn e kampit tė Spaēit. Jam i sigurt se ambasadori dhe ēdo zyrtar amerikan do vendosnin njė tufė me lule mbi varrin e tij. Fatkeqėsisht ata s'mund ta bėjnė kėtė. Ai, Fadil Komomani dhe Vangjel Lezho, tė pushkatuar nė njė ditė nuk kanė varr. Janė groposur diku dhe familjet kėrkojnė mė kot eshtrat e tyre. Kėrkojnė mė kot tė kenė njė varr pėr t'i vendosur njė tufė me lule. Prokurori qė kėrkoi pushkatimin e tyre dhe qė padyshim ka asistuar nė ekzekutim, jo vetėm qė nuk e ka treguar vendvarrosjen; jo vetėm qė nuk ka shprehur asnjė lloj pendimi, por u dėnua pėr punė tė mirė nė sistemin e drejtėsisė!!! Ndaj, Xhelal Koprenca vijon tė jetė pa njė gur mbi varr, sepse guxoi, kur nuk guxonte askush, t'i propozonte Enver Hoxhės miqėsinė me SHBA.
    Ligji
    Nuk ka asnjė dyshim qė ligji i lustracionit duhet tė kalojė. Qoftė edhe sikur tė mos dėnohet askush, ai duhet tė jetė njė akt moral i nevojshėm pėr tė ndarė Shqipėrinė nga e kaluara dhe pėr t'i qetėsuar shpirtėrisht tė gjithė ata qė vuajtėn apo u masakruan nė atė kohė. Politika duhet tė gjejė njė konsensus, duhet tė shmangė kontradiktat ligjore dhe duhet tė tregojė se di tė vlerėsojė njė parim moral, mė shumė se sa kalkulimet politike pėr zgjedhjet qė vijnė!



    -----------

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ki blendi gjithmon dallaveraxhi mbeti..

    nejse..

    --



    -------------
    Agjensia e Lajmeve "SOT"
    Marrėdhėniet Edi Rama-Bamir Topi, nga “institucioni” i Vorrit tė Bamit tek “institucioni” i Vorrit tė Ashikut
    Written by Gazeta SOT
    Thursday, 19 February 2009 11:10
    Nga Kastriot MYFTARAJ
    Para disa ditėsh, Presidenca e Republikės, pėr herė tė parė qė nga koha kur atje ka ardhur Bamir Topi, reagoi ndaj njė artikulli gazete qė e implikon Presidentin Topi nė njė intrigė politike, dhe pikėrisht ndaj njė artikulli tė botuesit tė gazetės “55”, Fahri Balliu, i cili pretendonte se Presidenti Topi kishte shkuar natėn nė Pezė, nė shtėpinė ku banon Edi Rama, ku kishte pasur njė takim sekret me kėtė tė fundit. Reagimi i Presidentit Topi erdhi qartėsisht pėr faktin se Fahri Balliu ėshtė zėdhėnėsi mediatik i kryeministrit Berisha dhe nė fakt ishte Berisha, i cili me gojėn e Fahri Balliut, po e akuzonte Presidentin Topi se kishte bėrė njė takim sekret me Edi Ramėn nė Pezė. Reagimi nga presidenca ishte nervoz, duke e etiketuar Fahri Balliun si gazetar shumėpėrdorimėsh, gjė kjo e rėndė nė njė vend demokratik, se shtypi nė Perėndim ėshtė i mbushur plot me intriga politika tė kėtij lloji, por shtetarėt si Topi nuk reagojnė nė kėtė mėnyrė ndaj shtypit.
    Nga presidenca, Fahri Balliut i ka ardhur kėshtu ekuivalenti i njė kėrcėnimi, qė bėhet edhe mė qartė po tė konsiderosh se pak ditė para kėsaj, Fahri Balliu ka pasur njė bisedė aspak tė kėndshme me burrin e Prokurores sė Pėrgjithshme Ina Rama, nė lidhje me akuzat qė i janė bėrė Ina Ramės nė gazetėn e Balliut ,se jeton nė apartamentin qė i ka dhėnė njė kriminel, tė cilit ajo i ka pushuar njė ēėshtje penale pėr pėrdhunim. Burri i Ina Ramės e ka paralajmėruar Fahri Balliun pėr vilėn qė i ka dhėnė Delijorgji. Njė gjė ėshtė e qartė, nė gazetėn e Fahri Balliut pas kėsaj u zhdukėn akuzat ndaj Ina Ramės pėr kėtė aferė veēanėrisht djegėse pėr Prokuroren e Pėrgjithshme. Tė dy palėt duket se e zgjidhėn problemin nė rrugė jashtėinstitucionale.
    Por, qė tė kthehemi nė ēėshtjen e shtjelluar nė fillim, pėrgėnjeshtrimi nga presidenca erdhi pėr faktin se nė natėn qė pretendonte Balliu, Presidenti Topi kishte qenė vėrtet duke u sjellė nė afėrsi tė shtėpisė sė Edi Ramės, si nė atė kėngėn e Shqipėrisė sė Mesme:
    “Po vij qark si zog skifteri,
    Me u taku me ty!”
    Presidenti Topi, i cili e kalon pjesėn mė tė madhe tė ditės nė dreka e darka nė restorante (pa harruar paēen e mėngjesit), ku merret me intriga politike, atė mbrėmje ka qenė duke darkuar me disa miq nė restorant, tek “Vorri i Ashikut”, pranė rezidencės sė Edi Ramės. Tashmė marrėdhėniet mes Edi Ramės dhe Bamir Topit kanė hyrė nė “rrugė institucionale”, duke kaluar nga “institucioni” i Vorrit tė Bamit tek “institucioni” i Vorrit tė Ashikut. Kur Bamir Topi u zgjodh President i Republikės, njė vit e gjysmė mė parė, Edi Rama e quajti kėtė gjė njė turp tė madh, duke e akuzuar Topin publikisht dhe pa terma gjysmake, se ishte zgjedhur president me vota tė blera, dhe duke i bėrė thirrje qė tė jepte dorėheqjen. Nė rrethin e tij tė ngushtė, Edi Rama filloi ta quante presidencėn “Vorri i Bamit”, duke luajtur me emrin “Bamir”, shkurtimi i tė cilit ėshtė “Bam”. Por tashmė kjo periudhė e keqe nė marrėdhėniet mes Presidentit Topi dhe Edi Ramės ka kaluar, qė kur Bamir Topi i shpalli luftė mazhorancės, duke kėrkuar tė marrė si shpėrblim nga Edi Rama njė koabitacion me tė majtėn nė rast se kjo vjen nė pushtet pas zgjedhjeve tė kėtij viti, si dhe duke pasur ndihmėn e sė majtės, qė Rama dhe Topi mendojnė se do tė jetė nė pushtet kur Topit t’ i mbarojė mandate presidencial nė 2012, qė Topi tė bėhet kryetar i PD.
    Ky pakt Topi-Rama ėshtė bėrė tek Vorri i Ashikut, ndėrsa tek Vorri i Bamit duan tė ēojnė Berishėn dhe Metėn. Kėshtu, tashmė marrėdhėniet mes Bamir Topit dhe Edi Ramės kanė hyrė nė rrugė institucionale, duke u institucionalizuar tek “institucioni” i Vorrit tė Ashikut. Emri ėshtė kuptimplotė dhe kėtu ia vlen tė tregohet njė episod. Presidenti Topi, kohė mė parė, pasi kishte ardhur nė kėtė post, mori pjesė nė njė mbledhje nė nder tė Vedat Kokonės, njė njeri i nderuar sigurisht. Por ėshtė njė ironi e madhe kur Vedat Kokonėn e nderon Bamir Topi, i cili mburret se ėshtė tiranas autokton dhe bart vlerat e qytetarisė tiranase. Vedat Kokona, nė romanin e vet autobiografik, “Me valėt e jetės”, tregon kėshtu pėr eksperiencėn e tij si njė fėmijė, kur erdhi me banim nė qytetin e Tiranės (nė romanin autobiografik veten e paraqet pas personazhit me emrin “Ismail”):
    “Nė Tiranė, nė vend tė shokėve gjirokastritė, Ismaili zuri shokė tiranas, qė flisnin njė shqipe mė tė rėndė se ajo qė kish dėgjuar gjer atėherė nė Gjirokastėr. Fjalėt qė i zinte veshi mė dendur ishin fjalėt “ashik”, “dylber” dhe “tė du pėr muhabet”. Kėto fjalė Ismaili i dėgjonte shpesh nga shokėt e vegjėl tiranas. Tiranasit e vegjėl, dhjetė apo njėmbėdhjetėvjeēarė, qė i kishin dėgjuar kėto fjalė nga tė mėdhenjtė, kėrkonin tė ndiqnin shembullin e tyre dhe donin tė kishin nga njė dylber. Dylberi duhej tė rrinte ngaherė me ashikun, sepse ky “e donte pėr muhabet”. Askush nuk guxonte tė ngiste dylberin se atė e mbronte ashiku i tij. Nė qoftė se dylberi nuk rrinte me ashikun qė e donte pėr muhabet, atėherė ashiku ia vinte dylberit “tabutin ke porta” domethėnė se do ta vriste. (cituar sipas: Vedat Kokona: “Me valėt e jetės”, Botimet Kokona, Tiranė 2003, f. 19- 20)
    Kuptohet se fraza “tė du pėr muhabet” ėshtė eufemizėm pėr aktin seksual mes homoseksualėve. Bamir Topi nė mbledhjen pėr nderimin e Vedat Kokonės e quajti edhe njė figurė qė i pėrket edhe qytetarisė tiranase dhe qė ka ditur tė shprehė shpirtin tiranas. Presidenti Topi, kur ka folur kėshtu ka pasur parasysh veprėn letrare tė Kokonės, por nuk dihet nėse ka lexuar dhe rreshtat e mėsipėrm. Gjithsesi, derisa Presidenti safi tirans Topi ėshtė shprehur kėshtu, atėherė bėhet e qartė ēdo gjė pėr “institucionin” e Vorrit tė Ashikut. Tek “institucioni” i Vorrit tė Ashikut ėshtė bashkuar tradita qytetare tiranase e bartur nga Topi me “modernen” e sjellė nga Rama. Nė paragrafin e mėsipėrm tė cituar nga libri i Vedat Kokonės, mund tė gjesh thelbin e marrėdhėnies sė re institucionale Edi-Rama- Bamir Topi, nė kuadrin e “institucionit” tė Vorrit tė Ashikut.
    Toponimi “Vorri i Ashikut” afėr rezidencės sė Edi Ramės nė Pezė, e ka origjinėn tek njė ashik qė u vra duke mbrojtur dylberin e vet, nga njė ashik tjetėr qė donte t’ ia rrėmbente. Presidenti Topi ėshtė bėrė “ashiku” politik, ana e dukshme, i Edi Ramės, dhe duket se ėshtė gati tė vritet politikisht pėr tė mbrojtur dylberin e vet. “Institucioni” i Vorrit tė Ashikut, zbulon dhe misterin se pėrse Presidenti i Republikės, ende pas 19 muajsh nė detyrė, e ka lėnė bosh vendin e kėshilltarit politik. Duket se Presidenti Topi nuk e ndjen mungesėn e kėshilltarit politik, pasi tė tillė ka Edi Ramėn. Duke iu trembur pėrgjimeve, Bamir Topi dhe Edi Rama flasin me emra tė koduar, duke pėrmendur shpesh si “armė sekrete” njė tė quajtur “Lulja e Kuranit”. Nuk dihet se kush ėshtė kjo, por njė hipotezė nuk mund tė mos bėhet kur para pak kohėsh Presidenti Topi dhe Prokurorja e Pėrgjithshme Ina Rama u shfaqėn ēuditėrisht sė bashku, duke ndjekur njė shfaqje teatrale me titull “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit”.
    Vorri i Ashikut ėshtė bėrė njė vend pelegrinazhi pėr politikėn e re nė Tiranė. Kėtu e ka ēuar njė herė edhe Erion Veliaj ambasadorin holandez, dhe ky i fundit u impresionua shumė dhe kėrkoi qė ky vend tė hyjė nė trashėgiminė kulturore shqiptare, duke u shpenzuar pėr kėtė gjė para pa kursim nga qeveria holandeze. Madje ka tė dhėna tė sigurta se tek Vorri i Ashikut janė mbushur dhe formularėt e sondazhit tė Zogbyt. Pritet qė tek Vorri i Ashikut ta ēojnė edhe Zogby-n kur ky tė vizitojė Shqipėrinė, meqenėse Zogby vdes pėr vende tė tilla, duke qenė se ėshtė njė aktivist i shquar i lėvizjes homoseksuale nė SHBA, siē e kam paraqitur me fakte nė njė shkrim tė mėparshėm.
    kmyftaraj@yahoo.com

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata e Strasburgut i jep njė tjetėr “shuplakė” qeverisė pėr pronat
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 07:26
  2. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Liria e shtypit ne diktatin e krimit
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 02-12-2003, 18:57
  4. RD flet Kodra mbas bregut
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-06-2002, 12:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •