Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    25 programet dhe shërbimet më të mira për biznesin

    Kushdo që thotë se biznesi i tyre “punon vetë” me siguri që i ka borxh një falënderim të madh një armate të vogël aplikacionesh dhe shërbimesh në Web, që pa lodhje ushqejnë makinën nga prapaskena. Që nga krijimi dhe ruajtja e dokumenteve dhe kontrolli i postës elektronike, mbajtja e librave dhe arritja e bashkëpunimeve mes ekipeve, duhet shumë kod për të mbajtur një biznes, apo së paku për ta mbajtur mirë.

    Por ndërtimi i kompanisë nuk është aq i lehtë sa peshkimi i aplikacioneve nga një fuçi. Ju duhet më e mira që mund të gjeni, me një çmim që nuk kalon përtej tavanit. Duke pasur në mendje aft ësitë dhe kursimin, mblodhëm 25 soft uerë dhe shërbime në Web, që i gjykojmë si më të mirat për fuqizimin e bizneseve të vogla dhe të mesme. Natyrisht, jo çdo biznes ka nevojë për çdo tip programi apo shërbimi, por nëse biznesi juaj i vogël do pak ndihmë në njërën nga kategoritë e mëposhtme, lista jonë do t’ju japë një pamje mjaft të mirë për zgjedhjen e një fituesi.

    Softuer për mbajtjen e llogarive
    Intuit QuickBooks Pro (www.quickbooks.intuit.com)
    : Mbajtja e llogarive bazuar në grafikë (flowchart) e QuickBooks është fare afër një standardi në menaxhimin financiar që ka bota e biznesit të vogël dhe është padyshim mënyra më e lehtë për joprofesionistët, për transferimin e librave, nga kabineti i dosjeve, në kompjuter, ku edhe e kanë vendin. Shumica e veprimeve, duke filluar nga prerja e një çeku deri te faturimi i një klienti, janë vetëm një apo dy klikime larg nga ekrani startues. (200$).

    Backup dhe Recovery
    Mozy
    (http://mozy.com): Mundeni (dhe do të duhej) që rregullisht të ruanit kopje të skedarëve në një disk të jashtëm apo në një pajisje NAS (Hapësirë Magazinimi e bashkangjitur për rrjet), por ç’do të ndodhë nëse bie zjarr në zyrë? Më mirë të shmangeni nga kjo përgjigje përmes një shërbimi online backup si Mozy, që automatikisht arkivon çfarëdo informacioni përmes internetit, sigurt dhe saktë. Vetëm zgjidhni çfarë dëshironi të backup dhe Mozy kryen të tjerat, qoft ë në sasi të mëdha kur ju flini, apo në kohë reale, me skedarë që ndryshojnë. 5$ në muaj për shërbime pa limit.

    Blogging Tool
    WordPress
    (http://wordpress.org): Nëse biznesi juaj ende nuk ka një blog, që është një nga mënyrat më të mira për të ofruar lajmet më të fundit mbi kompaninë dhe produktet e saj, atëherë ju jeni “vetëm” tre vjet prapa. Por ende nuk është vonë për të arritur hapin e kohës: WordPress instalohet brenda disa minutave dhe gjithashtu ofron një opsion për host pa pagesë në WordPress.com. Platforma është mrekullisht e lehtë për t’u përdorur. Faqja kryesore e faqes përmban një reklamë “WordPress për amatorë”, por nuk besoj se do e keni të vështirë ta zëvendësoni. WordPress është aq i thjeshtë, sa ekipi juaj do të lutet të kontribuojë për blog, në vend që të qajë për faktin që është tepër i mundimshëm. (falas)

    Kalendar
    Sunbird
    (www.mozilla.org): Thunderbird të Mozilla i mungon një kalendar, kështu që shumica e përdoruesve të biznesit bazohen në aplikacionin tjetër pa pagesë, Sunbird. Është një aplikacion shumë i thjeshtë me paraqitje të ditëve, javëve dhe muajve. Ka gjithashtu edhe një veçori botimi për të mundësuar dërgimin e kalendarit në një web-faqe, nëse dëshironi ta bëni publik. Merrni shtesën (plug-in) Lightining për të integruar drejtpërsëdrejti Sunbird me Thnderbird. (falas)

    Bashkëpunimi
    Vyew
    (http://vyew.com): Me Vyew, secili mund të mikpresë një seancë interneti, që u mundëson kolegëve të shpërndarë të punojnë së bashku në një projekt, në kohë reale. Kjo platformë për konferenca në web ofron një whiteboard shumë të thjeshtë, ku mund të ngarkoni dokumente për diskutim, të ndani desktopin me dikë, apo të krijoni dizenjo nga fi llimi. Nuk ju kërkohet as të regjistroheni për të përdorur Vyew, por nëse e bëni do të keni akses në VoIP dhe
    shërbime të tjera audio. (pa pagesë deri në 20
    pjesëmarrës live; ekstra për shërbime të tjera)

    Suita Bashkëpunim/Zyrë
    Google Docs
    (https://www.google.com): Nëse të gjithë anëtarët e ekipit tuaj kanë llogari në Google (e pse nuk do të kishin?), ndarja e dokumenteve dhe bashkëpunimi në kohë reale është një gjë e thjeshtë me . Një procesor teksti dhe një përllogaritës janë të vetmet zgjedhje këtu. Nuk ka forma të lira të tabelave të bardha, por shërbimi është falas dhe i lehtë fare për t’u përdorur. Avancimi në edicionin Premier sjell hapësirë ekstra (një limit prej 25GB kundrejt 7GB pa pagesë) dhe një sistem për organizimin orar të konferencave. (Edicioni Standard është falas.)

    CRM
    Salesforce.com
    : Menaxhimi i marrëdhënieve me konsumatorët nuk është vetëm për Fortune 500. Edhe dyqanet me një shitës të vetëm përfi tojnë më shumë nga një qasje më e organizuar e menaxhimit të procesit të shitjes, ndjekjes së porosive në kohën e duhur. Salesforce.com kërkon pakëz trajnim dhe durim për shkak të gjerësisë së tij, por veçoritë e tij dhe çmimi i lirë e bëjnë diçka që duhet ta ketë biznesi patjetër. (8.25$ deri në 250$ në muaj, për shfrytëzues)

    Database
    FileMaker Pro
    (http://www.filemaker.com): Access është pjesë e shumë edicioneve të Microsoft Office, por nëse nuk e keni këtë program për baza të të dhënave në kompjuter, konsideroni kalimin te FileMaker Pro. Ky aplikacion për baza të dhënash është më intuitiv sesa Access, duke ofruar veçori të mira përdorimi, si përkrahje e drejtpërdrejtë për SQL-në dhe aft ësi të lehta për publikim në Web. Kështu, i tërë ekipi mund të ketë qasje në bazën e të dhënave (database), përmes një shfl etuesi. Lista e shabllonëve të parainstaluar ju ndihmon të startoni menjëherë. ($299)


    Shërbimi e-commerce
    Biznesi i vogël Yahoo
    (http://smallbusiness.yahoo.com): Do të befasoheshit nga disa prej gjërave të sofi stikuara që kryhen përmes shërbimit të thjeshtë e-commerce të Yahoo Small Business. Yahoo ofron çdo gjë, prej shabllonëve dhe magjistarëve e deri tek procesimi i kartave të kreditit dhe mbledhjes së taksave të shitjes. Nëse shisni më pak se 50.000 artikuj, padyshim kjo është rruga më e lehtë dhe më e
    shpejtë për të shkuar online. Edhe më mirë: një armatë e vogël zhvilluesish të tretë qëndron në gatishmëri për të krijuar dizenjo për Web, që punojnë shumë mirë me këtë shërbim. (40$ e më shumë në muaj, plus taksat e transaksioneve).


    Yahoo Zimbra Desktop
    Zimbra Dekstop
    : Një zgjidhje tjetër interesante për e-mail që nuk ka të bëjë me Outlook, është Zimbra Desktop, të cilën Yahoo e bleu në fi llim të këtij viti. Në terma të thjeshta, Zimbra Dekstop është një version offl ine i menaxherit për e-mail të bazuar në web nga Zimbra. Përfshin çdo gjë që ka nevojë një përdorues nga biznesi i vogël: një menaxher të kontakteve, një kalendar mbresëlënës, një listë detyrash edhe një menaxher të thjeshtë të integruar për shënime të shpejta. (falas)


    E-Mail
    Thunderbird
    (www.mozilla.org): Nëse keni Microsoft Offi ce keni edhe Outlook, aplikacionin standard industrial për e-mail. Por nëse doni të kurseni ca para dhe prapë të keni shumicën e veçorive të Outlook, Th underbird është një alternativë e mirë dhe pa pagesë. Etiketimi i mesazheve dhe një sistem i shpejtë i integruar për kërkim ofrojnë disa përmirësime mbi Outlook. (falas)


    E-Mail Marketing
    Topica
    (www.topica.com): Një zgjidhje tjetër interesante për e-mail që nuk ka të bëjë me Outlook, është Zimbra Desktop, të cilën Yahoo e bleu në fi llim të këtij viti. Në terma të thjeshta, Zimbra Dekstop është një version offline i menaxherit për e-mail të bazuar në web nga Zimbra. Përfshin çdo gjë që ka nevojë një përdorues nga biznesi i vogël: një menaxher të kontakteve, një kalendar mbresëlënës, një listë detyrash edhe një menaxher të thjeshtë të integruar për shënime të shpejta. (falas)


    Instant Messaging
    Pidgin
    (www.pidgin.im): Nuk keni nevojë të përdorni katër aplikacione të ndryshme mesazhesh të menjëhershme (IM) për të komunikuar me klientët apo këdo tjetër në zyrë. Soft uerët me protokoll të shumëfi shtë si Pldgin mundësojnë komunikimin me përdoruesit e më shumë se njëqind shërbimeve IM. Jo vetëm AIM, ICQ dhe lider tjerë, por edhe më pak të njohur si Gadu-Gadu (Polak) dhe Zephyr. Trillian është i ngjashëm, por përkrahë më pak shërbime. (falas)


    Faturimi
    Zoho Invoice:
    Nuk ju duhet një aplikacion i rëndë për mbajtjen e llogarive si QuicBooks? Zoho Invoice është një zgjidhje e bazuar në web, thuajse e përsosur për menaxhim e nevojave të thjeshta të faturimit. Krijo dhe menaxho llogari të konsumatorëve, ndërto fatura dhe pastaj printoi apo dërgoi me e-mail, me një klikim të vetëm. Mund ta lidhni gjithashtu përdorimin e Invoice me shërbimet e tjera të Zoho, për biznese, me ekstra kosto. Lexoni analizën tonë të plotë të Zoho Invoice. (Nga falas deri në 35$ në muaj, në varësi të sasisë së faturave.)


    Mobile Remote Access
    SoonR Desktop
    (www.soonr.com): Një gjë është bllokimi në një aeroport pa pasur qasje në të dhënat e rëndësishme në zyrë, por po sikur të mos keni as edhe një kompjuter të përdorshëm pranë? Hyni në botën e SoonR, nga ku mund të merrni të dhënat nga kompjuteri përmes një celulari. SoonR nuk është i krijuar për nevoja serioze të transferimit të të dhënave, por ndoshta do t’ju shpëtojë atëherë kur duhet. (pa pagesë)


    Suita e zyrës
    Microsoft Office
    (http://office.microsoft.com): Ju pëlqen apo jo, çdo biznes, i madh apo i vogël, ka nevojë për së paku një kopje të Microsoft Offi ce diku në zyrë. Të gjitha aplikacionet e suitës janë shumë afër të qenit standarde industriale për t’u injoruar. Mund të jetë e kushtueshme, por me siguri nuk keni nevojë të shqetësoheni më për avancim në versionet më të fundit. Çdo gjë që është prodhuar gjatë këtij shekulli e bën punën mirë. (85$ deri në 400$ për përdorues, në varësi të versionit.)


    Suita e zyrës
    OpenOffice
    (http://www.openoffice.org/): Nuk doni të shpenzoni shumë para për Offi ce? Nuk ju vëmë faj, sepse alternativa e saj do të plotësojë 95% të kërkesave tuaja. OpenOffice.org është i përshtatshëm me Microsoft Office dhe operacionet janë aq të ngjashme, saqë çdo përdorues i Microsoft nuk do të ketë problem gjatë përdorimit të tij. Tri aplikacionet e mëdha, procesori i tekstit, përllogaritësi dhe veglat e prezantimi janë që të gjitha aty, së bashku me një database të thjeshtë dhe vegla vizatimi. Një mangësi: OpenOffi ce ka probleme me skedarët e Offi ce 2007, por versioni i ri që po del, OpenOffi ce 3, thuhet se ka korrigjuar këtë mangësi. (Falas.)


    Menaxhimi i projekteve
    Basecamp
    (www.basecamphq.com): Krijoni orare të komplikuara për projekte, lista detyrash, borde të mesazheve dhe ndani skedarët së bashku me anëtarët e ekipit përmes një vegle për web, të lehtë për t’u përdorur. Basecamp mund të mbajë gjithë punëtorët në detyrë duke lejuar këdo tjetër të dijë se çfarë po bëjnë anëtarët e tjerë të ekipit. Gjithashtu mund të regjistrojë kohën e secilit në projekt, për të krijuar faturim të detajuar dhe raporte kur puna ka përfunduar. (24$ deri në 149$ në muaj, në varësi të projekteve të menaxhuara.)


    Akses nga larg/sinkronizim
    Syncplicity
    (www.syncplicity.com): Nëse do të keni nevojë herë pas here për akses në një PC të vetëm, të cilin nuk e keni pranë, mund të përdorni një vegël të thjeshtë për akses nga larg. Log-MeIn ju lejon lidhje të shpejtë me kompjuterin e zyrës për të marrë një skedar apo për të kontrolluar një aplikacion që nuk e keni në laptop. E gjithë kjo arrihet përmes një kompjuteri me një shfl etues. (Nga 0$ deri në 20$ në muaj.)


    Syncplicity
    Syncplicity :
    Nëse rregullisht përdorni më shumë se një kompjuter, mbajtja mend se në cilin kompjuter është, cilin version dhe cilin raport, mund të bëhet disi lëmsh. Zgjidhja: sinkronizoni PC-të që të siguroheni se gjithçka është ashtu siç duhet dhe nuk duhet të mbani mend se kush ështëversioni më i ri i një dokumenti. Ndryshe nga programet tradicionale për sinkronizim, Syncplicity punon përmes Rrjetit, kështu që mund të sinkronizoni kudo që të jeni. (Falas 2GB dhe deri në 10$ në muaj për 40GB.)


    Suita e sigurisë
    Avira AntiVir
    (www.avira.com): Keni nevojë të mbroni biznesin me një pako solide antivirus, por mbrojtja që ofrojnë emrat e mëdhenj mund të jetë shumë e shtrenjtë. Në nivelin bazë, Avira ofron siguri pa pagesë për PC-të e vetëm (nëse pajtoheni të shihni çdo ditë nga një pop-up). Por nëse keni nevojë për mbrojtje të serverëve të të dhënave apo postës, apo shërbimeve të tjera qendrore, Avira mund të ofrojë edhe vegla të tjera për një çmim përgjithësisht të mirë. (Çmimi ndryshon sipas nivelit të mbrojtjes.)


    Rrjetet Sociale
    LinkedIn
    (www.linkedin.com): Kur vjen puna në gjetjen e punëtorëve, kontraktorëve, ofruesve të shërbimeve dhe të partnerëve të jashtëm, Linkedin është vërtetuar që është një vegël e vlefshme për shumë biznese. Por bukuria e vërtetë e Linkedin është diçka që bëhet e dukshme vetëm me përdorim dhe kohë. Gjatë zgjerimit të rrjetit, duke rekomanduar biznese të tjera dhe duke u aktivizuar, mund të kuptoni se përdorues të tjerë të Linkedin, gjithashtu rekomandojnë biznesin tuaj. Si shtesë, një sistem Pyetje dhe Përgjigje ju lejon të pyesni për këshilla të përgjithshme, mbi çdo gjë që ka të bëjë me biznesin. (Pa pagesë e deri në 50$ në muaj për shërbimet Premium.)


    Menaxheri i detyrave
    Chandler:
    Shënime për postim dhe planifikuesit ditorë janë diçka që i përkasin vitit 1988. Merrni orarin, shënimet e ideve, listat e detyrave dhe pothuajse çdo gjë tjetër që keni mbledhur përreth zyrës, në një vend të vetëm, në kompjuterin tuaj të pajisur me Chandler. Ky aplikacion pa pagesë dhe opensource ofron kontroll të thellë mbi ditën tuaj, duke qenë aq i thjeshtë aq sa s’do t’ju duhet të hapni manualin e përdorimit. (falas)


    VoIP
    Skype për biznes
    (www.skype.com/business): Harxhoni sasi të mëdha të të hollave në PBX-in tuaj (Private Branch Exchange), ose mos harxhoni asgjë për një setup voice-over-IP si Skype për Biznes (Skype for Business)? Nëse jeni ngushtë nga paratë, përgjigja është e qartë. Sigurisht, Skype nuk mundet të menaxhojë lehtësisht detyra të tilla si për shembull një biznes për përkrahje teknike nga bodrumi, por për nevoja modeste, në veçanti nëse bëni shumë telefonata ndërkombëtare, Skype është një zgjidhje solide dhe tepër e lirë. (Soft uer pa pagesë, parapagimi deri në 9.95$ në muaj, telefonata ndërkombëtare pakufizim.)


    VPN
    LogMeIn Hamachi
    (https://secure.logmein.com): Nuk është e nevojshme të vendosni serverë të komplikuar VPN (Virtual private Network) për t’i ofruar përdoruesve të largët qasje të sigurt në rrjetin e korporatës: Hamachi (që së fundmi është bërë pjesë e LogMeIn) bën punë me teknologji të menaxhuar peer-topeer, ndaj nuk ka nevojë për një server të centralizuar VPN. Është i lehtë për t’u instaluar, i lehtë në shpenzime dhe abonimi ju sjell LogMeIn remote desktop. (5$ në muaj.)




    Marre nga:
    http://pcworld.al/biznes/25-programe...-biznesin.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga YlliRiaN : 15-02-2009 më 08:09

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Glend
    Anëtarësuar
    10-12-2006
    Postime
    139
    PC World, me bast qe keto jane vetem reklama.

    Digsby eshte me i mire se Pidgin... Avira nuk eshte antivirusi me i mire, NOD32, Kaspersky jane opsion me i mire.
    School is practice, practice makes perfect, but nobody's perfect so why practice?

Tema të Ngjashme

  1. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  2. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •