Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 149
  1. #1
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690

    Blloko adresat reklame me HOSTS file.

    Sllogani: "Nuk dua te shoh reklama, e aq me pak ato te me shohin mua!"

    Ne rastet me te shpeshta AntiViruset qe kemi ne dispozicion - nuk mjaftojne per "shetitje" te sigurt ne internet. Disa rreziqe na vijne nga shtresat e fundme te faqeve tona te besueshme qe i vizitojme rregullisht.

    Kete e pohon edhe pervoja e kolegut tone i cili thote se:
    Citim Postuar mė parė nga Borix Lexo Postimin
    Sa here qe futem ne forumishqiptar, seksioni lart djathtas i reklamave me bllokohet (pra, nuk me shfaqet), si dhe reklamat ndermjet postimeve here shfaqen, here me del nje mesazh nga firewall-i im, ZoneAlaram, ku thuhet se u bllokuan spyware nga www.bannerconnect.net, nje website i famshem ky per reklamime, por prej disa kohesh edhe per spyware dhe probleme te tilla, te cilat infektojne kompjuterin tuaj. E njejta gje ndodh edhe me ClearSwift, i cili nganjehere nuk me lejon te futem ne forumin shqiptar - per arsye sigurie.

    Ky website, mund te instaloje spyware ne kompjuterin tuaj, nese nuk zoteroni ndonje firewall te fuqishem dhe te mire-azhurnuar. Ne cdo rast tjeter, mund te jeni te disponueshem ndaj spywareve e kodeve te tjera te klases malware.
    Por jo te gjithe mund te kene mundesine e posedimit te ClearSwift.

    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

    Shumica e anetareve te forumit ndodhe qe poaq shpesh vizitojne edhe faqen e njohur FACEBOOK, e cila poashtu sherben reklama nga sajte te treta nder te cilat eshte edhe ad. bannerconnect.net.
    Por ku eshte rreziku me i madh? 1. Ketu ne FSH apo 2. ne FACEBOOK?
    (Ne te dyten sigurisht) - E megjithate as kjo e para nuk eshte e pa rrezikshme...

    Nese BannerConnect ads nuk eshte jane te "rrezikshme" vetvetiu, afiliatėt e tyre nuk ka pse te mos jene!

    Roger Thomson nga Exploit Prevention Labs rrefehet:

    No rootkit, and no detection from any AVs that I had access to, but after a reboot, I found that now, when I started IE and went to my home page, I got extra copies of the browser starting, and ads being served.

    It’s hard to sort out, but here’s the critical sequence of connections …
    Facebook calls to bannerconnect
    208.67.70.3 Referer: http://ads.ak.facebook.com/ads [snip], Host: ad.bannerconnect.net

    bannerconnect calls to yieldmanager
    208.67.70.3 Referer: http://ad.bannerconnect.net/st?ad_t [snip], Host: ad.yieldmanager.com 208.67.70.3 Referer: http://ad.bannerconnect.net/st?ad_t [snip], Host: ad.yieldmanager.com

    yieldmanager calls to valuead
    69.63.219.104 Referer: http://ad.yieldmanager.com/iframe3? [snip], Host: reduxads.valuead.com 69.63.219.104 Referer: http://ad.yieldmanager.com/iframe3? [snip], Host: reduxads.valuead.com

    valuead calls to megapromition,
    which throws an exploit (MS06-014), which runs an adware installer85.17.161.17 Referer: http://reduxads.valuead.com/test?pi [snip], Host: www.megapromition.net

    After reboot, an Internet Explorer launch that should just show google looked like this …[mungon fotoja]
    etj.
    Pra, ad.bannerconnect.net therret ad.yieldmanager.com - ad.yieldmanager.com, me tej therret reduxads.valuead.com dhe ky i fundit mund te therrase megapromition apo cilendo faqe tjeter me 'expoite' te treta qe hapin vrima ne sistemin tuaj te mbrojtjes.

    Eshte e qarte se "...", dhe "pse" bannerconnect eshte futur ne listen e "hostereve" te rrezikshem, dhe perse shumica e AV me te avancuar do ta bllokojne automatikisht permbajtjen qe servohet prej tyre. Por sic thame jo te gjithe mund te kene mundesine per te poseduar AV gardiane aq te avancuar ne laptopet dhe PC e tyre.

    Keto "aditive" anash rrezikun permanent ndaj sigurise se sitemit tuaj, rendojne faqet dhe lidhjen tuaj...

    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

    Pas nje kontrollimi ne (temp files) gjeta edhe scriptin i cili ngarkohet perbrenda ne menyre te padukshme. Adresa e tij eshte teper shqetesuese:

    hxxp://mm.chitika.net/minimall?w=728&h=90&client=albasoul&noctxt=4&sid=Reklama&url=http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=105319&page=13&ref=http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?p=2154698#post2154698&type=mpu&searchref=1&vertical=premium&previous_format=0x0&cb=377&required_text=overture&output=simplejs&callback=ch_ad_render_search...

    Kjo, nuk me pelqeu aspak!
    Emri i script fajllit te asocuar dhe me nje tjeter ishte peros asaj qe kam vene siper si riadresim "amm[1].js" Kete ka gjase se do ta gjeni edhe ju ne Temporary Internet Files Folder.

    Nje analize e shkurter e skriptit tregon se ky skript esthe malicioz dhe nese arrine te ekzekutohet faqja juaj do te mund te perdor privilegjet e administratorit dhe te shkruaj cfaredo urdherash qe te deshiroje dhe t'i ekzekutoje ato.

    Shembull nga strategjia qe perdor ky skript:
    var fobj = document.createElement("iframe");
    fobj.src = "about:blank";
    try {fobj.contentWindow.document.designMode = "on";} catch (e) {}
    try {fobj.contentEditable = true;} catch (e) {}
    .
    .
    .
    var fdoc = fobj.contentWindow.document;
    fdoc.open();
    fdoc.write(thehtml);
    fdoc.close();
    Ne kete pike e siper - cdo gje eshte e mundur. about-blank eshte faqe e besuar e sistemit dhe prej saj mund te ekzekutohen cfaredo urdherash. Nga ky lloj skriptesh nuk mund te ju mbroje asnje AV as FireWall sepse ekzekutohen permes faqeve qe ju keni vizituar ne menyre legjitime.

    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

    A KA SHPETIM?

    Krijoni shtekun si ne vijim:
    [Djathtas-klik ne "Desktop"] (zgjidhni) New \ Shortcut
    [Ne panelin e hapur te fusha "Browse" kopjo vargun e meposhtem]
    Target:
    %WINDIR%\NOTEPAD.EXE %WINDIR%\SYSTEM32\DRIVERS\etc\HOSTS
    [Kliko] Next \ [Tek "type a name for this..." shkuaj: "EDIT HOST"
    [kliko] Finish
    (Ne Desktop do te shihni ikonen e krijuar)
    1. Hapeni shtekun "Edit Host" || Selektoni dhe fshini cdo gje!
    2. Kopjoni kodin ne vijim dhe mbylleni\ruajeni dokumentin.

    127.0.0.1 localhost
    #------------------------------------
    127.0.0.1 content.bannerconnect.net
    127.0.0.1 ad.bannerconnect.net
    127.0.0.1 ym.bannerconnect.net
    127.0.0.1 ad.yieldmanager.com
    127.0.0.1 reduxads.valuead.com
    127.0.0.1 ad.yieldmanager.com
    127.0.0.1 clk.atdmt.com
    127.0.0.1 click.atdmt.com #!
    127.0.0.1 atdmt.com #!
    127.0.0.1 image.atdmt.com
    127.0.0.1 ll.atdmt.com
    127.0.0.1 mir.atdmt.com
    127.0.0.1 nc.atdmt.com
    127.0.0.1 rmd.atdmt.com
    127.0.0.1 spd.atdmt.com #!
    127.0.0.1 spe.atdmt.com
    127.0.0.1 srch.atdmt.com
    127.0.0.1 view.atdmt.com
    127.0.0.1 www.atdmt.com
    127.0.0.1 spd.atdmt.speedera.net
    127.0.0.1 cts.channelintelligence.com
    127.0.0.1 media.fastclick.net #!
    127.0.0.1 reklama.albasoul.com
    127.0.0.1 tag.contextweb.com
    127.0.0.1 ad.doubleclick.net
    127.0.0.1 doubleclick.net
    127.0.0.1 www.smartadserver.com
    127.0.0.1 www.doubleclick.com
    127.0.0.1 googleads.g.doubleclick.net
    127.0.0.1 pagead2.googlesyndication.com
    127.0.0.1 sc1.sclive.net
    127.0.0.1 scripts.chitika.net
    127.0.0.1 mm.chitika.net
    127.0.0.1 chitika.net
    127.0.0.1 kontera.com
    127.0.0.1 ads.bridgetrack.com
    127.0.0.1 bncnt.com
    #------------------------------------
    Keshilla: kopjoni permbajtjen te tere saktesisht ashtu si eshte me gjiteh vijat ndarese (#--..), kjo do tua mundesoje te dalloni me sy nese ndonje adware ka ndryshuar ndogje ne kete file - kete do ta dini nese vereni rrjeshta te shtuar perfundi vijes se fundit ndarese.

    URIME
    Posa forcuat "vine e pare te frontit" qe do t'ju mbroje nga "ads" [aditivet] me te shpeshte te faqeve] dhe spiun-veshjeve me te shpeshta ne internet.

    Hapi qe keni marre do t'ua shpejtoje hapjen e faqeve te forumit deri ne 30% ndoshta edhe me shume. Kete do te mund ta vereni ne praktike poasa te keni kryer proceduren e dhene siper dhe te keni mbyllur e hapur Browserin. Efektive ne Mozilla, Explorer, Opera, etj...

    __________________
    ** Ne rast se edhe pas krijimit te "adBlockut Tuaj Privat" serish shfaqen reklamat, -Ristartoni kompjuterin per te marre efekt **
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #2
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Procedure e gatshme per ata qe nuk jane shume te shkathet ne PC
    *Shkarkoni skedarin e bashkangjitur ne kete post
    A)
    1. Hapeni "My Computer" ose [START \ Run...]
    2. ne "address-bar" Shkruani: %WINDIR%\SYSTEM32\DRIVERS\etc\HOSTS
    3. Ndrydhni "Enter".

    B) Opcionale:
    Nderrojani emrin fajllit HOSTS nga "hosts" ne "hosts.bak"
    [selekto \ djathtas-klik \ rename]

    C)
    Kopjoni fajllin qe sapo shkarkuat ne ate direktorium dhe mbyllne dritaren.
    (ne rast s nuk e keni ndjekur hapin B, ne verejtjen "a deshironi ta zevendesoni..." zgjidhni "OK")
    skedari i bashkangjitur perfundi
    *Ju duhet ta ekstraktoni nga zip para se ta perdorni proceduren!
    Skedarėt e Bashkėngjitur Skedarėt e Bashkėngjitur
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    rrofsh baptist,

    shume antare te forumit jane ankuar se kane marre viruse nga forumi.

    dhe kjo qe thua ti per firewallet eshte e drejte, bile dhe firewalle qe duhet te mbrojne servera nderrmarrjesh te fuqishme kane rene pre e ketyre viruseve.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ju faleminderit xhuxhu.
    Ne te shumten e rasteve te kesh nje antivirus - e ka kuptimin: Te infektohesh me vetbesim.

    Te kesh nje anti spyware e anti adware do te tthote te shoqerohesh me me te fortin e tyre dhe ta mbash ne gji ate per t'i perzene te tjeret.

    Kjo mundesi e vecante e cila per sistemet operative te Windows, nuk u ep atyre as rastin per t'u afruar sepse refuzon kerkesen per navigacionin ne IP adresen e adware serverit dhe nuk do te na shfaqet asgje. Ndersa per adware serverat dhe ads servera qe perdorin "iframe" do te shohim mesazhin "Action Canceled" qe konfirmon se kerkesa per lidhje me serverin e dyshimte [nga lista e dhene] eshte refuzuar ne vend.

    p.s.:
    [Afersisht] Keshtu do te duket kjo faqe pas bllokimit te reklamave kurente -...- Paster e?!
    http://i44.tinypic.com/ru6zwh.jpg
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    E instalova kete apache/tomcat (sipas instruksioneve te Postit # 1) dhe ja vleu. Shume ide e mire dhe shume falemderit, Baptist!

    PS. Cila eshte major e studimeve, applications, historia, apo asnjera? Salut.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 15-02-2009 mė 10:15

  6. #6
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga javan Lexo Postimin
    E instalova kete apache/tomcat (sipas instruksioneve te Postit # 1) dhe ja vleu. Shume ide e mire dhe shume falemderit, Baptist!

    PS. Cila eshte major e studimeve, applications, historia, apo asnjera? Salut.
    Nese e kuptova pyetjen ka gjase se pergjegja e sakte eshte ajo nen 3!
    Por ne realitet, te gjitha keto jane vetem pjese e jetes sone te perditshme dhe prej te cilave nuk mund te ikim e t'i leme mbrapa se do te na vijne pas...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin
    Nese e kuptova pyetjen ka gjase se pergjegja e sakte eshte ajo nen 3!

    Impresive. Sic tha perandori japonez: neqoftese femijet kineze zgjidhen gjezen e dijetareve te mij, sa te zote duhet te jene te rriturit?!

    Por ne realitet, te gjitha keto jane vetem pjese e jetes sone te perditshme dhe prej te cilave nuk mund te ikim e t'i leme mbrapa se do te na vijne pas...
    Nuk besoj se lihet gje pas (pervec nje abstraksioni si koha), per pa lene edhe nje pjese te vetes. Nje pjese nga ne bartin gjithcka me vete, te tjeret humbasin veten.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 15-02-2009 mė 11:05

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin
    Ju faleminderit xhuxhu.
    Ne te shumten e rasteve te kesh nje antivirus - e ka kuptimin: Te infektohesh me vetbesim.

    Te kesh nje anti spyware e anti adware do te tthote te shoqerohesh me me te fortin e tyre dhe ta mbash ne gji ate per t'i perzene te tjeret.
    Une do kisha thene qe AV eshte me shume si vaksine. Nuk ke nevoje ti besh shoqeri me te fortit, forco imunitetin tend. (Nuk me pelqen koncepti servil-lekut askund)

  9. #9
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga javan Lexo Postimin
    Une do kisha thene qe AV eshte me shume si vaksine. Nuk ke nevoje ti besh shoqeri me te fortit, forco imunitetin tend. (Nuk me pelqen koncepti servil-lekut askund)
    Antiviruset jane viruse qe te mbarrin ne mbrojtje nga viruset tjera - edhe nga bota e gjalle viruset kane te njejtin princip.
    Ta merrim si shembull gripin - ky i ngjet shume konglomerateve te spywares trojans, worms, adwares te cilet futen ne sistem dhe ndihmojne e asistojne njeri-tjetrin per te depertuar me thelle atje ku deshirojne. Konglomerat eshte edhe gripi. Dhe kur ai hyn ne organizmin e njeriut e di cfare ben?
    Stimulon prodhimin e (mos gabofsha keshtu quhet) kodeines, e cila mbron nga infeksioni me viruse -prandaj nese ke grip rri shlire, ai te mbrone nga gripet tjera madje edhe nje jave te plote si "bonus" (varesisht nga vitaliteti i oganizmit) pasi te te kete kaluar ky per shkak te nivelit te larte te kodeines ne organizem.

    Nuk mund te te bien dy gripe ne te njejten kohe!

    Pra ate kesh anti virus ne sistem do te thote te kesh nje bos-virus legjitim i cili te ruan (te terin) vetem per vete dhe nuk lejon konkurencen te te afrohet. Pra te kesh grip \ ( antivirus ) - nuk do te thote se ke forcuar imunitetin!

    Ne fakt imunizim tipik mund te quhet kjo qe kemi bere. Shohim se nje faqe e caktuar po mundohet te bej dicka ne sistemin tone permes nje adrese tjeter ne ndermarrim hapa dhe e fusim ate adrese ne listen e "trupave" te padeshiruara ne sitemin tone dhe nuk e lejojme te hyj brenda fare. Pra sistemi imunologjik eshte sistem qe meson por gjithmone meson pasi ta ket "ngrene" dhe te kete shpetuar Nese shpeton per ta mesuar mesimin.

    Por sic thash shumica e aniviruseve "te medhenje" jane te pafuqishem ndaj ketyre keqberesve te vegjel qe i hapin deren "bosit" te ri i cili neser merr rolin e antivirusit ne sistemet tona.

    Per cdo rast ju propozoj (sidomos atyre qe jane te sigurt se kane antivirus te mire) te provoni kete gjene e vogel:
    http://www.simplysup.com
    Mund ta perdorni nje muaj falas...
    ~8.0MB

    Thjeshte po me intereson se cfare do t'ju gjej brenda.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Shkrove nje faqe te tere per te mbrojtur tezen e te fortit dhe ne fakt ke argumentuar tezen e imunitetit -"imunitetin".

    Gripi eshte konglomerat virsusesh sic the vete, dhe prandaj cdo vit vaksinen e permiresojne duke i futur nga te tera tipet e streaks qe njohin por edhe qe nuk anullojne njera tjetren. Keshtu qe vaksina e gripit lejon organizmin te ndertoje antitrupa per tere morine e viruseve te njohur te dhene me doze te vogel ne vaksine.

    AV nuk funksion per viruse te rinj dhe per kete arsye organizmi (lexo sistemi kompjuterik) nuk ka njohuri dhe i pranon keta bastarde. E njejta gje me vaksinen e gripit.

    Por sic e permende, zakonisht ky konglomerat permmban thelbin e cdo programi (virusi qe eshte i njohur) dhe si kudo, shpikjet nuk ndodhin cdo dite. Shumica bashkojne tipare te njohur ne nje tip te ri. Per kete arsye ndonese jo gjithmone 100 efektiv, eshte me mire te kesh se te mos kesh AV.

    Si shembull po jap ate vijen qe vendose ne programin tend. Qe perkthehet qe ky program i njeh gjerat mbi vije, cfare rreshtohet me poshte kerkon pune te re.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 15-02-2009 mė 13:38

  11. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin
    Per cdo rast ju propozoj (sidomos atyre qe jane te sigurt se kane antivirus te mire) te provoni kete gjene e vogel:
    http://www.simplysup.com
    Mund ta perdorni nje muaj falas...
    ~8.0MB

    Thjeshte po me intereson se cfare do t'ju gjej brenda.
    E ke provuar kete vete? Cfare rezultoi?

  12. #12
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga javan Lexo Postimin
    E ke provuar kete vete? Cfare rezultoi?
    Sigurisht qe po.
    Rezultoi me nje varg te papriturash...
    Qe i hoqi me sukses me te madh se antiviruset aktive te medha e te levduara si psh top 10 number one BitDefender etj; - pa nevoje ristartimi!

    ~~~~~~~~

    Per ju qe keni krijuar shtekun per editimin e Hsot fajllit ju propozoj nje hap te metejme ne utilizimin e tij.

    Editoni fushat e rrethuara ne menyre te ngjashme:

    Dhe klikoni apply.

    Tash e tutje mund ta aktivizoni edhe me tatkombinimin CTRL + ALT + H

    Po deshet mund ta terhiqni, dhe ta leshoni ne "quick launch" (me maus). Dhe te beni te mundura dy menyra shtese te ekzekutimit. 1klik ne Q.L. 2klik ne desktop dhe kombinim tastiere.

    Mund ta dergoni edhe ne "start" menune po deshet ... me rightclick ne taskbar \ Properties \ Advanced ...
    dhe me copy paste ne folderin e hapur te behet edhe pjese e Start menuse...

    Por : "cka eshte teper - teper eshte"
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  13. #13

    Kjo me lart me duket e aplikueshme per rrjet/server line.
    Baptist, si shpjegohet qe ne nje link qe vure dikur kompjuteri im identifikoi nje trojan? Mos ke luajtur shume me kete applikacionin dhe te ka hyre ndonje ne sistemin tend?

  14. #14
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga javan Lexo Postimin
    Kjo me lart me duket e aplikueshme per rrjet/server line.
    Baptist, si shpjegohet qe ne nje link qe vure dikur kompjuteri im identifikoi nje trojan? Mos ke luajtur shume me kete applikacionin dhe te ka hyre ndonje ne sistemin tend?
    Jo eshte tabela per editimin e shortcut properties.
    Paskam harruar te jap hollesite si te hapet ky prompt. Right-click ne shtekun qe krijuat per editimin e Host file te dhene ne postimin e pare \ zgjidh "Properties" dhe do te dale nje tabele shume e ngjashme me kete qe shihet. Per te arritur efektin e spjeguar thjeshte shtoni apo editoni te dhenat e rrethuara ne ate tabele. [te dhenat per keboard shorcut "CTRL+ ALT+H" futen duke ndrydhur tastin H ne tastature.]
    ----------
    Per cilin link behet fjale (se nuk kam dhene shume) dhe nuk e besoj? E provove ate anti-trojanin qe preferova, a jo?

    Provoje - nuk do te zhgenjehesh.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  15. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin
    Per cilin link behet fjale (se nuk kam dhene shume) dhe nuk e besoj? E provove ate anti-trojanin qe preferova, a jo?

    Provoje - nuk do te zhgenjehesh.
    Ate siten e kontrollova po adresa m'u duk shume e dyshimte. Gjithashtu di ka njerez ne biznes qe te fusin virus me qellim qe te shesin softwares qe i kane parapergatitur po vete.

    Linku nuk me kujtohet, me mbaj mend qe nuk ishte ne temat kompjureike. Ishte nje nje nga temat e historise.

  16. #16
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga javan Lexo Postimin
    Ate siten e kontrollova po adresa m'u duk shume e dyshimte. Gjithashtu di ka njerez ne biznes qe te fusin virus me qellim qe te shesin softwares qe i kane parapergatitur po vete.
    Une te them provoje [ndodhe qe nuk gjen asgje(!) por sepaku ndonje gabim ne ne "celesat e regjistrave" eshte e pamundur te mos gjeje],

    Linku nuk me kujtohet, me mbaj mend qe nuk ishte ne temat kompjureike. Ishte nje nje nga temat e historise.
    Nuk e besoj! Une nuk dergoj linka qe nuk i kam hapyr vet e aq me pak nese i kam hapur dhe me kane rezultuar si adresa falso.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  17. #17
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Nga karantina:

    Time Module Object Name Threat Action User Information
    1/28/2009 6:47:45 AM IMON file http://lstate.biz/kiosk/?h=9a.0gi?89...40900000000170 a variant of Win32/Injector.HB trojan

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Injorimi ne skedarin HOST eshte i domosdoshem dhe efektiv. Por serish ZoneAlaram, kur i bej scan kompjuterit nje here ne jave, me kap ndonjehere edhe ndonje ad nga BannerConnect.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  19. #19
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Borix Lexo Postimin
    Injorimi ne skedarin HOST eshte i domosdoshem dhe efektiv. Por serish ZoneAlaram, kur i bej scan kompjuterit nje here ne jave, me kap ndonjehere edhe ndonje ad nga BannerConnect.
    Ka perdorur ndonje hostname tjeter qe te mungon ne liste, perndryshe eshte e pamundur. Ia bej nje 'trace-back' adreses prej nga te ka ardhur, dhe bllokoje.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Duhet te jete facebook. Ne fakt, ky clearswift m'i ka zhdukur fare reklamat e forumit, dhe vendi ne postimet perkatese me del i zbrazet, si postim bosh.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Spiunė tė Sigurimit, punonjės tė Ambasadės Amerikane
    Nga CEZARND nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 18:41
  2. Si te lehtesojme hapjen e programeve, dosjeve, skedareve
    Nga edspace nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2005, 21:50
  3. Si te dallojme cookies spiune webbags qe raportojne faqet qe shohim
    Nga benseven11 nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-11-2004, 10:26
  4. Artikull i CNN per programuesit
    Nga Sentinus nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-05-2003, 22:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •