Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Akademik Gudar Beqiraj

    Akademik Gudar Beqiraj i sapozgjedhur kryetar i Akademisė sė Shkencave


    FĖMIJĖRIA "i tregoi" rrugėn se ku ishte... AKADEMIA


    Nga Agron Sejamini


    Si fėmijė i vetėm qė ishte, e pėr mė tepėr i dy prindėrve mėsues, nuk duhej t'i mungonte mirėqenia dhe dashuria. Mirėpo as nė njėrėn e as nė tjetrėn nuk ndjeu ndonjėherė bollėk. Babai, Dauti edhe pse kishte mbaruar pėr matematikė madje nė njė nga universitetet e Italisė, ishte natyrė e qetė. Nė pamjen e jashtme, por edhe nė shpirtin e tij tė bardhė, nuk ndjehej hija e rėndė e asaj lėnde tė vėshtirė. E donte shumė tė birin, dritėn e syve. Herė pas here i jepte edhe ndonjė pesė lekėshe. Mė shumė se sa gurabije, kishte qejf qė ato t'i shijonte duke parė filma te kinema "17 Nėntori"... Gėzonte dhe lumturonte nė mbarėsinė dhe hijeshinė e rritjes sė tė birit. Nuk mban mend Gudari qė t'i ketė vėnė dorė i ati. Por kėshillat dhe pėrkujdesjen e tij e ka patur tė pėrditshme. Por mėnyra se si ja pėrcillte ato ishin shumė tė natyrshme dhe mbresėlėnėse. Gati ēdo pasdarke, tė dy prindėrit qė nuk u mungonin njohuritė dhe mundėsitė pedagogjike bėnin gara me tė birin duke testuar pėrgatitjen e tij. Aq lirshėm dhe kėndshėm bėheshin ato, saqė edhe arithmetika zbutej dhe bėhej mė e bukur se letėrsia. Nėna e Gudarit, Pertefja, bėhej gjyqtare nė shpalljen e fituesit, gjatė zgjidhjes sė ushtrimeve dhe problemeve. Dhe nuk ishte thjesht vlerėsim moral, por nė tė shumtėn e rasteve mbi tavolinė, vihej edhe njė monedhe metalike, pesė lekėshe. Nė tė shumtėn e rasteve kėtė e fitonte Gudari. Mbase i bėnin edhe "hile", por ai kujton qė edhe i ati mundohej... Natyrė tjetėr ishte e ėma. Grua e urtė qė nuk i dėgjohej zėri. Por edhe pak e sertė... Madje, ndryshe nga i shoqi, ajo vinte edhe dorė mbi djalin e vetėm. Ndaj dhe shpesh herė, ndryshe nga ē'ndodh te fėmijėt qė duan nėnėn mė shumė, Gudarit, i pėlqenin mė shumė ledhatimet e babait. Por edhe mėnyra si ajo pėrdorte dorėn, ka qenė domethėnėse. E detyronte momenti ose ndjesia qė i biri tė ishte mė i pėrqendruar dhe mė i kujdesshėm. Nė tė shumtėn e rasteve nuk e godiste me shuplakė, por e pickonte nėn krah... T'i dhimbte, por edhe tė mos i dallohej nga shokėt nė shkollė apo nė lagje. Sa herė qė ikte tek gjyshja nė Durrės, fjala e parė qė i thoshtje ajo ishte:

    -Pa ngriji pak krahėt lart...

    Nėse shikonte shenja, gjithė dufin ja nxirrte nuses, duke kėnaqur jo pak edhe sedrėn e nipit qė e donte aq shumė. Mė vonė, kur Gudari shtonte vitet dhe pjekurinė, ndjente se nga natyra e tė ėmės kishte pėrfituar mė shumė. Ndaj dhe mirėnjohjen mė tė madhe, tek kthen kokėn pas, ia pėrcjell asaj. Ėshtė i bindur se pa atė pickim, do ishte edhe mė e vėshtirė, pėr tė mos thėnė e pamundur qė tė reagonte dhe tė reflektonte nė kohė, ndaj vesit tė keq. I vjen keq qė e humbi herėt por e ndjen akoma nė shpirt, dhembshurinė dhe kujdesin e saj. E si pėr ta bėrė edhe mė tė shenjtė, gėzon kur ka zbuluar njė koicidencė. Edhe dita e lindjes edhe dita e vdekjes ėshtė 15 shkurti. E njėjta gjė qė ka ndodhur edhe te Shekspiri. E impresionon ky fakt, duke e bėrė tė besojė se diēka ka qenė nėna e tij... Mė pas, po mė 15 shkurt do i lindte edhe mbesa.

    Rritur nė kėtė ambient kaq familjar, nga fėmijėria i janė fiksuar edhe shumė shprehje tė dėgjuara nga goja e gjyshes. Thėnie qė nė tė vėrtetė janė kthyer nė lajtmotive, viteve tė jetės sė tij. "Lutju Zotit, ēfarė ke pėrreth tė jenė mė mirė se ti", ėshtė njėra prej atyre fjalėve tė arta. I duket sikur t'ja kishte thėnė enkas pėr kėtė kohė. Pėr kėtė kohė, qė nė se do kuptohej mesazhi i saj edhe cmira mes nesh, do ishte shumėzuar me zero. Jo pak njerėz qė kemi nė krah, mė shumė se sa tė gėzohen tėrbohen nga inati, tek shikojnė qė dikushi pėrparon. Ndjehet i qetė, kur kujton raste tė shumta nga jeta e tij qė dėshmojnė se i ka qėndruar besnik thėnies sė ēmuar tė gjyshes. Gėzohet pėr Erkan Qerimajn, sikur ta kishte njeriun e vet, tek dėgjon ato fjalė tė mira edhe nga pedagogėt e vet. Ky sportist elitar, dy herė kampion bote, ėshtė duke mbaruar me rezultate tė larta, juridikun. Me kėnaqėsi, pėrmend edhe emrin e Taulant Ēerepit, peshėngritėsit tjetėr tė shquar elbasanlli, kampion i Europės. Edhe ky ka mbaruar gazetarinė, duke u treguar po aq i pėrkushtuar sa ndaj sportit. Janė modele qė e entuziasmojnė dhe e lumturojnė, aq mė tė ndjeshėm kur shfaqen nė radhėt e sportit. Aq sa dėshiron me shpirt qė kėtyre t'u ngjajė edhe nipi i vet, Dilani...

    Para disa vitesh, miku i vet Luan Shabani, i telefonon duke i sugjeruar qė tė ndihmojnė njė peshėngritės tė talentuar, i cili jetonte nė Itali. Ishte fjala pėr Ilir Kafaranin. Ai kishte shprehur dėshirėn qė tė garonte me ekipin kombėtar. E falenderoi Luanin, kur mund edhe t'i kishte thėnė qė "boll telashe kemi, edhe kjo na duhet...". Pasi shkėputi lidhjen mė tė dhe hallin ja qau Sokol Morinės, shefit tė klubit "Dinamo". Nuk u mendua dy herė ku dashamirės i nderuar i sportit, por i afroi tė gjitha kushtet qė ai tė jetonte dhe tė stėrvitej pranė kėtij klubi. Madje, edhe duke mos e kushtėzuar nė dėshirėn e tij pėr ekipin qė do pėrfaqėsonte nė aktivitetet kombėtare. Falė kėtij pėrqendrimi dhe bashkėpunimi, ky sportist dha rezultate tė larta nė aktivitetet ndėrkombėtare. Por, nė tjetėr kėndvėshtrim pėrqendrohet Gudari... Nėse, nuk do ishte edhe njė njeri i mirė si Sokol Morina, natyrisht qė edhe mirėsia ime do humbiste, por edhe rezultatet e peshėngritėsit do mungonin...

    Nė njė pjesė tjetėr tė jetės ka shkrirė nė karakterin e vet, thėnien tjetėr po aq tė vyer: "Tė bėn njė tė mirė tjetri, gdhendeni nė mermer. I bėre ti tė mirė atij, shkruaje nė rėrė sa mė afėr dallgės". Bėri ēmos derisa e punėsoi pranė INIMA-s Ymer Pampurin, peshėngritėsin olimpik tė parritshėm deri tani nga asnjė sportist shqiptar. Por ja qė fati, kėtė njeri nuk e ndoqi edhe nė jetėn e zakonshme. Nuk kishte se si tė heshte Gudari pėrpara kėsaj embleme. Dhe jo vetėm kaq. Ju drejtua Presidentit tė Republikės, ku nėpėrmjet njė letre i sugjeronte dhėnien e pensionit tė posaēėm, Pampurit. Kėrkesė qė u realizua shumė shpejt. Por ende nuk e ndjen veten tė qetė, deri sa tė realizohet edhe propozimi tjetėr. E ka shumė merak qė kėtė emėr tė nderuar ta ketė njė rrugė e kryeqytetit...

    Kur ishte ende djalosh, jepte mėsim nė shkollėn teknike profesionale. Nė njė nga ato ditė, ndėrsa shpjegonte mėsimin e radhės sytė ju pėrhumbėn te njė nxėnėsja e vet. Ēdo orė mėsimi po i shtonte emocionet dhe ndjesitė. Sa do dėshironte qė nė atė klasė tė mos jepte vetėm lėndėn e vet, por edhe tė kolegėve tė tij... Mbase hera e parė qė nuk e ka shfrytėzuar matematikėn... Duke qenė vetėm 23-vjeēar dhe sportist qė dinte tė shijonte dhe tė dallonte tė bukurėn, "harroi" qė ishte me shkollė tė lartė dhe djalė i vetėm. Nė njė pushim, mėsuesi i matematikės u tregua mė i butė dhe mė i dashur se nxėnėsja e vet. Kėshtu nisi dashuria me Afėrditėn, qė do bėhej bashkėshortja ideale. Por jo se e pati dhe aq tė lehtė. E ndėrsa prindėrit "kafshuan" gjuhėn pėr njė ēast kur ai u tregoi, fisi nuk rreshti se pėrgojuari se edhe "djalin e Dautit qė e dinim me mend, i shkau kėmba...". Sa pėr pamjen nuk kishin ē'tė thonin, pasi ajo ishte pėr "t'u pirė nė kupė", por nuk kishte shkollėn e lartė. Dhe pėr mentalitetin e kohės, paēka se Partia vlerėsonte njeriun, kjo lidhje nuk ishte normale. Fakti qė Afėrdita kishte njė familje shumė tė nderuar e tė respektuar dhe babai i saj ishte oficer, sikur e pėrmirėsoi disi situatėn. Por jo mė pak e qetė ishte edhe Afėrdita. Vėrtet, ndjehej mirė nė fatin qė pati, por nuk ishte e sigurtė. Inferioriteti qė ndjente nga tė qėnurit familje e thjeshtė dhe me fėmijė shumė, e bėnte shpesh herė dyshuese. Edhe pse Gudari, ia kishte shprehur sinqerisht preferencėn e tij, se kishte dėshiruar njė vajzė tė thjeshtė dhe tė vuajtur, asaj mė shumė i shtohej "frika". Aq sa, kur i tregoi pėrbėrjen e familjes ja pakėsoi njė motėr. Por sa mund tė zgjaste kjo gėnjeshtėr?! Ditėn qė djali iku pėr herė tė parė nė shtėpinė e vajzės, i dilte njė vajzė tepėr... Kjo ishte motra e vogėl e Afėrditės. Nuk kaloi si shaka kjo ndodhi. Afėrditės, pėr njė kohė tė gjatė, mėsuesi ju bė mė i frikshėm se matematika... Mė kot u tremb Gudari, mė kot e zgjati atė fejesė gjashtė vjet sepse me Afėrditėn tė gjitha ditėt ishin tė sinqerta dhe tė bardha. Ajo ishte mė shumė se bashkėshorte nė komunikim dhe mirėkuptim. Me kulturėn dhe mirėsjelljen e shpalosur ndėr vite ajo do ishte jo vetėm nėnė e dashur por edhe njė nuse e denjė pėr prindėrit e Gudarit. Ndaj, jo rėndom se ėshtė rasti, por nga thellėsia e shpirtit, atij i del mirėnjohja dhe krenaria pėr shoqen e saj tė jetės. Njė shoqe e denjė qė diti tė mbėshteste bashkėshortin, nė karrierėn e tij tė suksseshme... Ndėrkohė, jo pak edhe ėshtė lumturuar e krenuar me emrin e tij.

    Edukimi

    1967-1971. Universiteti i Tiranės, Fakulteti i Shkencave tė Natyrės, Departamenti i Matematikės, Tiranė.

    1982. Teza e Doktoraturės "Transformimi Fourier dhe Aplikimet e tij" Kualifikimet

    1985-1986. Specializim nė Gjeostatistikė pranė Qendrės sė Gjeostatistikės, Fontainbleau, Francė.

    1990. Specializim nė metodat e informatikės sė aplikuar nė Gjeofizikė, Universiteti Paris VI, Francė.

    1992. Punė shkencore me kontratė pranė Universitetit "La Sapienza", Romė, Itali.

    1994. Titulli "Profesor", dhėnė nga Kėshilli i Lartė i Atestimit tė Komitetit tė Shkencės dhe Teknologjisė.

    2003. Titulli "Akademik", dhėnė nga Akademia e Shkencave.

    Kontributi Shkencor

    1987. Pjesėmarrės nė Kongresin e III Botėror tė Gjeostatistikės, Avignon, Francė.

    1988. Anėtar i Komisionit tė Vlerėsimit pėr tezat e doktoraturės nė Fontainebleau, Francė.

    1989. Pjesėmarrės nė Simpoziumin Ndėrkombėtar pėr zbatimin e metodave matematikore nė Gjeollogji-Miniera, Ēekosllovaki.

    1990. Pjesėmarrės nė Simpoziumin CODATA, Leeds, UK.

    1991. Pjesėmarrės nė Simpoziumin Ndėrkombėtar pėr zbatimin e metodave matematikore nė Gjeollogji-Miniera. Prezantimi i vlerėsuar me medalje argjendi. Pribram, Ēekosllovaki.

    1994. Ekspert pėr vlerėsimin e projekt-propozimeve nė kuadrin e Programit COPERNICUS, Komisioni Europian, Bruksel.

    2003-vazhdim. Drejtues nė Projektet e Komisionit Europian, SEEREN, SEEREN2, ISOTEA, SEEFIRE, SEE-GRID, SEE-GRID2, SEE-GRID-SCI, ICT-ĖEB-PROMS;

    1994-1998. Iniciator i projektit informatik katėrvjeēar pėr regjistrimin dhe pėrpunimin e tė dhėnave tė kadastrės italiane.

    2002-2007. Anėtar i Kėshillit tė Fakultetit tė Ekonomisė - U.T.

    2007. Anėtar i Komisionit tė Kualifikimit Shkencor pranė Kėshillit tė Ministrave.

    Aktiviteti Studimor

    Realizues i algoritmeve dhe programeve tė ndryshme nė gjuhėt e programimit: Algol, Paskal, Fortran, tė aplikuara nė fusha tė ndryshme si gjeofizika, gjeollogjia, bujqėsia, nafta, mjekėsia, etj.

    Botimet

    Disa libra nė fushėn e informatikės dhe zbatimit tė saj nė gjeofizikė. Dhjetra artikuj shkencor tė botuar brenda dhe jashtė vendit. Dy libra pėr sportin e peshėngritjes si dhe shumė artikuj pėr sportin nė buletine shkencore dhe gazeta sportive dhe jo sportive.

    Detyrat Profesionale

    1971-1993. Punonjės shkecor pranė INIMA-s.

    1993-1997. Drejtor i INIMA-s.

    1996. Anėtar i KQZ-sė

    1997-1999. Zėvendėsdrejtor i INIMA-s.

    1999-2007. Rizgjedhur Drejtor i INIMA-s.

    2007-vazhdim. Dekan i Fakultetit tė Teknologjisė tė Informacionit pranė UPT-s.

    2008. Zėvendėskryetar i Akademisė sė Shkencave

    Aktiviteti Pedagogjik

    37 vjet pedagog i matematikės dhe i informatikės nė Universitetetet e Shqiperisė, si dhe pedagog pėr sportin e peshėngritjes nė Akademinė e Sporteve nė vitet 80-tė.

    Gjuhėt e huaja

    Anglisht, Frėngjisht, Italisht.

    Aktiviteti Sportiv

    1967-1974. Peshėngritės nė ekipin "Studenti".

    1975-1982. Arbitėr kombėtar nė peshėngritje.

    1982. Arbitėr i kategorisė sė parė ndėrkombėtare nė peshėngritje.

    1992-2000. President i Federatės Kombėtare tė Peshėngritjes.

    1996-2000. Zėvendėspresident i Komitetit Olimpik Kombėtar

    1982-2003. Shefi i delegacioneve shqiptare nė Lojėrat Olimpike, Kampionatet Botėrore, Lojėrat Mesdhetare dhe Kampionatet Europiane e Ballkanike nė Peshėngritje.

    2001. Diplomė nga Presidenti i Komitetit Ndėrkombetar Olimpik, Juan Antonio Samaranch, pėr kontributin e vyer si vullnetar pėr zhvillimin e sportit dhe Olimpizmit, si edhe pėr promovimin e miqėsisė dhe solidaritetit ndėrmjet popujve.

    2007. Urdhėri Olimpik, dhėnė nga Komiteti Olimpik Kombėtar.

    Aktiviteti Shoqeror

    1993-vazhdim. Presidenti i Fondacionit Humanitar "Sue Ryder Care" Albania.

    2004-vazhdim. Anėtar i Bordit tė Fondacionit Ndėrkombėtar "Sue Ryder Care".

    2003. Bashkėkrijues i Hospisit tė parė nė Shqipėri pėr tė sėmurėt e diagnostikuar me kancer.

    2002-vazhdim. Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit "Mirash Ivanaj".

    1997. Autori i tekstit tė kėngės dhe i videoklipit dedikuar kampionit absolut tė Shqipėrisė nė peshėngritje, Aleksander Kondo.

    2008. Ēmimi "Personalitet i Vitit" akorduar nga Bashkia e Tiranės


    Fotografi e bėrė pėr vitin 2012...


    E kush nuk do tė dėshironte qė nė albumin e tij tė kishte edhe njė kujtim me Presidentin e Republikės. Por nė kėtė rast, kjo fotografi ka njė diēiturė edhe mė tė gjatė... Ėshtė dita kur zoti Bamir Topi ka pritur nė Pallatin e Brigadave ekipin shqiptar, nė prag tė nisjes pėr nė Lojėrat Olimpike "Pekin 2008". Nė kėtė takim tė bukur sportiv ishte i pranishėm edhe Gudari me nipin e vet, Dilanin. Nė njė moment, zoti Topi pėrshėndetet edhe me Gudarin, duke i shprehur kujtimet dhe respektin e thellė pėr tė atin, tė cilin e ka patur mėsues matematike. Ndėrkohė qė kokėn e nipit e ledhaton dora e Presidentit, Gudari si pėr ta "zgjuar" qė t'i japė njė reagim lumturie Presidentit, i thotė:

    -Hė Dilan, e dėgjon se ēfarė stėrgjyshi ke patur?

    Pas njė heshtjeje, ai shpėrthen nė pastėrtinė fėminore:

    - Nė vitin 2012, si kėta sportistė qė janė sot, do tė jem unė qė do tė pėrfaqėsoj Shqipėrinė nė not...

    Nuk do kishte gjest mė tė bukur nga njė fėmijė, pėr atė ledhatim presidenti se kėto fjalė tė kėtij 10-vjeēari... Presidenti nė ēast, "harron" sportistėt pėr tė cilėt kishte organizuar pritjen dhe i drejtohet fotografit qė ta fiksojė nė celuloid me Dilanin. Ja pse kjo fotografi vlen mė shumė se sa njė kujtim. Mbase ėshtė herėt qė tė thuhet diēka nėse Dilani do ta mbajė fjalėn e dhėnė apo jo. Mirėpo, fakti qė kėtė fotografi nuk e pamė nė album, por nė njė vend tė dukshėm tė shtėpisė sė tyre, flet jo pak. Madje, edhe vetė Gudari e mban nė njė cep tė tavolinės sė punės, si pėr tė dėshmuar se edhe ai ėshtė i obliguar qysh tani pėr pjesėmarrjen e Dilanit, nė Olimpiadėn ardhshme tė Londrės...

    Dashurinė pėr nipėrit dhe mbesat e gjen nė ēdo gjysh e gjyshe, por edhe nė kėtė lidhje, te familja Beqiraj gjen diēka interesante. Kur Dilani ishte gjashtė muaj preket nga njė virus gripal. Duke qenė se nuk shkėputej nga puna, e ėma e ēoi te prindėrit e saj. Pas ditėsh Dilani u shėrua, por edhe u miqėsua pėrjetėsisht me gjyshėrit e vet. Qė nga ajo kohė ai jeton me ta ose thėnė ndryshe te shtėpia e vet shkon si... mysafir. Jo vetėm tė lumtur nga mjalti i mjaltit, por edhe tė preokupuar nė maksimum pėr tė ardhmen e nipit... Do tė ishte fat tė kishe njė gjysh si Gudari. Njė model qė do ja ndjente shijen dhe vlerat nė maksimum. Mjafton "tė kopjohet" dhe asgjė mė tepėr. Kostoja e vetme ėshtė durimi dhe dashuria. Garancia ėshtė mėse e sigurtė. Qė nė moshėn dy vjeē e gjysėm, Dilani ka dalė nė skenė duke kėnduar nė Festivalin "Ēelėsi i Artė". Gjashtė vjet radhazi ka interpretuar nė festivalin "Ylberi", qė organizohet nė Shkup. Ka qenė pjesėmarrės nė tė gjashtė koncertet e tre tenorėve tė mėdhenj. Njė dokumentar prej 20 minutash i titulluar "Pėrshėndetje nga Shqipėria" ėshtė shfaqur edhe nė Toronto tė Kanadasė. Ka tė rregjistruar nė DVD, 25 interpretimet e tij nė tė gjitha aktivitetet artistike, vlerėsuar me ēmime dhe vende nderi. Kėshtu, Dilani nuk do tė ndjejė pengun e Ardit Gjebresė, i cili edhe pse ka kėnduar qysh i vogėl, nuk ka asgjė tė regjistruar nga ajo kohė. Merak qė nė njė intervistė, kėngėtari i madh anglez Tom Xhonsi e ka vlerėsuar si "humbje tė madhe dhe gabim tė pafalshėm" qė nga pakujdesia nuk ka filmime dhe inēizime tė kėngėve qė ka interpretuar nė moshėn 12-vjeēare...

    Por nuk mund ta privonte tė nipin nga ajo dashuri qė gjyshin e kishte tunduar gjithė jetėn... Pėrgatit njė shtangė druri dhe njė ditė ja bėn dhuratė Dilanit. Gėzohet fėmija katėr-vjeēar pas asaj lodre, por mė pas filloi edhe tė lodhet... Pas njė viti stėrvitje nė stilin e shkėputjes, e teston nė garė me shtangėn e drurit. Mbase nga sedra, ndoshta edhe nga rreptėsia e "trainerit", ngritjen e saj Dilani e shoqėronte me ēuarjen e kokės pėr tė parė sa do e ēonte. E ku ta dinte fėmija i shkretė se "A"-ja e peshėngritėsit ėshtė qė tė futi kokėn brenda nė ēastin qė shtanga shtyhet lart. Edhe sot ndjen keqardhje Gudari qė ju dogj ėndrra e hershme, pėr ta bėrė nipin e vet si Luani, si Ilirėt, Erkani apo Taulanti. Dėshtoi nė peshėngritje, por nuk ja zbehu dashurinė tė nipit pėr sportin. Ja di pėr nder njė shokut tė vet qė e prezantoi me Sulejman Podėn, trainerin e notit tė ekipit "Lori 2006". E ndėrsa ja "dorėzoi" Dilanin thjesht si njė fėmijė qė nuk dinte tė qėndronte as mbi ujė, pas tre vjetėsh Sula ja bėri notar. Qė tė jemi mė tė qartė, sot Dilani ėshtė kampion kombėtar pėr moshėn e vet nė 400 m, 200 m, 50 m stil i lirė dhe 200 m nė shpinė. Ėshtė nė udhė tė mbarė, por jo nė krye tė saj. Ndaj ēdo ditė nuk i shkėputet pishinės. Nė ēdo seancė stėrvitore noton 5000-6000 m. Shumė pėr njė fėmijė. Por Dilanit i duket pak kur shikon...fotografinė.





    RD

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Akademik Gudar Beqiraj i sapozgjedhur kryetar i Akademisė sė Shkencave

    Ndahet nga jeta nė ditėn e lindjes akademiku Gudar Beqiraj, fjalėt e ndjera tė Vaso Toles: E filloje ditėn me ē’tė mirė do bėjmė sot

    May 11, 2020

    Kryetari i Akademisė sė Shkencave, Gudar Beqiraj ėshtė ndarė nga jeta ditėn e sotme, ditė kur kishte edhe ditėlindjen. Beqiraj ka ndėrruar jetė nė moshėn 72-vjeēare.

    Emri:  gudar-beqiraj-470x256.jpg

Shikime: 29

Madhėsia:  16.9 KB

    Lajmin pėr vdekjen e Beqirajt e ka dhėnė Sekretari i Pėrgjithshėm i Akademisė sė Shkencave, Vaso Tole, i cili e kujton akademikun me fjalėt e tij tė ēmuara me tė cilat e niste ditėn.

    “Sot u nda nga ne miku dhe akademiku Gudar Beqiraj! Zgjodhi tė ikte nė ditėn qė lindi, si pėr ta kujtuar vetėm 1 herė nė gėzim, e jo ndryshe!

    I paharruar do tė jesh miku ynė, qė e filloje ditėn me fjalėt: “Ē’farė tė mire do tė bėjmė sot”?

    Familja humbi njeriun e saj tė shtrenjtė, Akademia e Shkencave kolegun dhe akademikun e pėrkushtuar, bota e sportit shqiptar njė sportist dhe dashamirės tė madh tė saj, dhe ne mikun tonė zemėrgjerė, si AI!” njofton Tole.

    Kush ishte Gudar Beqiraj?

    Akademik Prof. Dr. Gudar Beqiraj, ka mbaruar studimet nė Universitetin e Tiranės, Fakulteti i Shkencave tė Natyrės, Departamenti i Matematikės. Ėshtė specializuar nė Gjeostatistikė pranė Qendrės sė Gjeostatistikės nė Fontainbleau, Francė si dhe nė metodat e informatikės sė aplikuar nė Gjeofizikė nė Universitetin Paris VI, Francė. Nė 1992 ka kryer punė shkencore pranė Universitetit “La Sapienza”, Romė, Itali. Nė vitin 1994 merr titullin “Profesor”, dhėnė nga Kėshilli i Lartė i Atestimit tė Komitetit tė Shkencės dhe Teknologjisė. Nė vitin 2003 i akoedohet titulli “Akademik”, dhėnė nga Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, Nė 2012 ėshtė bėrė anėtar i Akademisė Europiane tė Shkencave dhe Arteve.

    Kontributi i tij shkencor pėrfshin: Pjesėmarrjen nė Kongresin e III Botėror tė Gjeostatistikės, Avignon, Francė (1987). Anėtar i Komisionit tė Vlerėsimit pėr mbrojtje doktorature nė Fontainebleau, Francė (1988). Pjesėmarrės nė Simpoziumin Ndėrkombėtar pėr zbatimin e metodave matematikore nė Gjeologji-Miniera, Pribram, Ēekosllovaki (1989). Pjesėmarrės nė Simpoziumin CODATA, Leeds, UK (1990). Pjesėmarrės nė Simpoziumin Ndėrkombėtar pėr zbatimin e metodave matematikore nė Gjeologji-Miniera. Prezantimi i vlerėsuar me medalje argjendi. Pribram, Ēekoslovaki (1991). Anėtar i Kėshillit tė Fakultetit tė Ekonomisė – Universiteti i Tiranės. (2002-2007). Anėtar i Komisionit tė Kualifikimit Shkencor pranė Ministrisė sė Arsimit (2007).

    Ėshtė realizues i algoritmeve dhe programeve tė ndryshme nė gjuhėt e programimit: Algol, Paskal, Fortran, tė aplikuara nė fusha tė ndryshme si gjeofizika, gjeologjia, bujqėsia, nafta, mjekėsia, etj.

    Pėrvoja e tij profesionale ėshtė shumė e gjatė dhe e pasur. Nė vitet 1971-2003 ka qėnė matematikan nė INIMA dhe nė 1993 Drejtor i INIMA. Nė vitet 2007-2009 Dekan i Fakultetit tė Teknoligjisė sė Informacionit nė UPT dhe nė 2009-2013 Kryetar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė. 2017-2018 Drejtor i Shkollės sė Doktoratės, Universiteti Mesdhetar i Shqipėrisė dhe nė 2018 e nė vazhdim Rektor i Universitetit Mesdhetar tė Shqipėrisė.

    Ka njė pėrvojė 45 vjeēare si pedagog i matematikės dhe i informatikės nė Universitetet e Shqipėrisė si dhe pedagog pėr sportin e peshėngritjes nė Akademinė e Sporteve nė vitet 80-tė.

    Pėrveē kontributeve nė fushėn shkencore, ka kontribute edhe nė aktivitete e fusha shoqėrore.

    Nė 1982 Arbitėr i kategorisė sė parė ndėrkombėtare nė peshėngritje. 1992-2000 President i Federatės Shqiptare tė Peshėngritjes. 1996-2000 Zėvendės President i Komiteti Olimpik Kombėtar Shqiptar. 1993-vazhdim Presidenti i Fondacionit Humanitar “Sue Ryder Care” Albania. 2004-vazhdim Anėtar i Bordit tė Fondacionit Ndėrkombėtar “Sue Ryder Care”.

    2003-vazhdim President i Hospisit tė parė nė Shqipėri pėr tė sėmurėt terminal tė diagnostikuar me kancer. 2008 Ēmimi Personalitet i Vitit, akorduar nga Bashkia e Tiranės,

    2016 Medalje e Artė pėr kontributin 50 vjeēar nė sportin botėror tė peshėngritjes, nga Federata Botėrore e Peshėngritjes.


    Panorama

Tema tė Ngjashme

  1. Gjurmimi i mallit, Beqiraj: Tė dhėnat do tė jepen nė kohė reale
    Nga Vinjol nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2016, 07:44
  2. Pėr njė vit tė suksesshėm akademik
    Nga optimus.prime nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2013, 09:59
  3. Gjykata e Lartė shpall tė papėrdorshme videon Prifti-Beqiraj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 17-09-2012, 22:09
  4. Akademik Esat Stavileci
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 13:22
  5. mbi shkrimin shkencor/akademik :
    Nga Kryeplaku nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2007, 14:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •