Daim MIFTARI

TINGUJT E HESHTJES

Recensues: Ali Aliu
Nehas Sopaj

Lektor: Rukije Bekteshi

Vargjet poetike nė dorėshkrim – Tingujt e heshtjes, dėshmojnė talentin e autorit tė tyre. Nga njė vėllim me poezi si ky, mjafton qė, njė dėshmi e tillė tė vijė vetėm nga disa poezi, pėr tė mos thėnė vetėm nga disa vargje, qė lexuesi i kujdesshėm ta vėrejė prirjen e krijuesit tė ri, Daim Miftari, siē pata kėnaqėsinė edhe unė…
Vargjet, bie fjala, tė poezive Shtėpia, Udhėkryqe pa semaforė, Si nė ėndėrr, Urbane, Trimi…, vijnė tė pjekura nga njė dorė e sigurt. Vetėm pėrmes nėntė vargjeve, te e para – shtėpia, ”rrėfehet” njė jetė, njė rrugė e ecur, njė botė, njė portret…Te poezia si nė ėndėrr artikulohen tė ngjeshura pritja, malli, ndarja - ndarja pa kthim, pa takim, siē fundja ndodh nė jetėn e njeriut…
Daim Miftari, me kėtė vėllim, po vjen i sigurt nė artikulimin e ndjenjės dhe vizionit ngasės tė shqetėsimeve krijuese. Kam besim se do tė ketė tė
nesėrme si poet, do tė veēohet nga shumėsia, kryesisht e patalentuar e kėsaj periferie letrare shqipe.

Akademik Ali Aliu


















NĖ VJESHTĖN E VONĖ

shpirti i shqetėsuar
i ngjan njė bulevardi
nė vjeshtėn e vonė
me plot gjethe trotuareve
me mace e qen endacakė
me lypės qė zgjatin dorėn
para kalimtarėve shurdhmemecė

i ngjan turmės sė njerėzve
qė fatin kėrkon bastoreve sportive

i ngjan tė varfrit
qė bie nė gjumė me njė brengė
pėr ditėn e nesėrme

i ngjan pasqyrės
qė assesi nuk e tregon
fytyrėn e vėrtetė

vjeshta e vonė
dridhet para acarit tė parė

ndėrkaq atje nė bulevard
njė shpirt
njė mace
njė qen
pėshpėritin lutje
pėr pranverėn
e hershme





(Shkup, 11 nėntor 2005)


SHTĖPIA

njė herė moti kishte ngrohtėsi
rafte pėrplot libra
dhe pėrralla tė gjyshes

pak mė vonė pati
vetmi e mėrzi
dhe njė derė mbyllur me dry

sot e rrah harresa
nga pak e miklon kujtesa

ėshtė shtėpia ime

(Shkup, 7 janar 2006)

























UDHĖKRYQE PA SEMAFORĖ

nė bebėzėn e syrit tim
qytetin e vura nė gjumė

nė agun e parė
syri mė lotoi

shi binte
mbi qytetin tim

mbi njė letėr
tė bardhė
jetėsohej pėrmbajtja
e dhembjes
qė endej
udhėkryqeve
pa semaforė

(Shkup, 28 janar 2006)




















MĖ LODHI DYSHIMI

si e si mė bren dyshimi
pėr vendndodhjen e zemrės

rrahjet e dobėta
i ndjej diku tjetėr

nė kujtimet
qė mė ndjekin pas

viteve qė ikėn pa i diktuar
nė kohėt qė vijnė plot enigma

mė lodhi dyshimi
kur i shikoj fotografitė
e tė dashurve qė s’janė mė

m’i kanė marrė edhe rrahjet e zemrės
qė paralajmėronin ardhjen e gėzimeve

(Gostivar, 19 janar 2004)


















NJĖ DITĖ PAS SHUMĖ VJETĖSH

nėse sėrish ndjen mall
dil te pema jonė
ku ylberit i vidhnim ngjyrat

do tė mė gjesh aty diku
sapo tė shpalosh kujtimet e harruara

jam ai i njėjti
qė ėndėrroja kthimin
njė ditė pas shumė vjetėsh

jam ai i njėjti qė tė thashė
nėse s’kthehem ma ruaj kujtimin
pranė pemės sonė

(Shkup, 16 maj 2004)
























TINGUJT E HESHTJES

le tė rrjedhin kėto vargje
lumit tė kthjellėt
pranė grepave tė peshkatarėve
ujėvarave piktoreske
nėn urat qė bashkojnė brigje
le tė rrjedhin
deri te vasha
qė nėn hijen e pemės
pret ushtarin e lirisė
le tė rrjedhin kėto vargje
bashkė me tingujt
e heshtjes

(Shkup, 2004)






















IKJE

nuk i ndjej mė hapat
qė vinin drejt meje

do tė shkoj atje
ku lodhin netėt e gjata
ku rrugėve pa fund
tė pėrcjell vetėm hija

nuk i ndjej hapat mė
as cijatjen e derės
qė hapej rėndė
pas netėve
plot ankth

(Shkup, 10 maj 2004)
























KOHA

tė gjallėt po vdesin
tė vdekurit ringjallen
akrepat e orės
s’tregojnė kohėn
as tė lindjeve
e as tė vdekjeve

ēfarė po ndodh
nė kėtė kohė
qė ikėn nga ngjyrat
e piktorit

(Shkup, 9 qershor)





























DUART QĖ NGROHIN

mė shtrėngon
me atė ngrohtėsi

ndjej sa dashuri
aq edhe frikė

duar tė lodhura
nga vitet qė s’kthehen mė

njė ditė do tė mbeten
kujtim i pėrhershėm

zgjaten drejt meje
mė shtrėngojnė butė
mė ngrohin

edhe sa kohė
o Zot pėrse shenjat
tregojnė vdekjen

(Shkup, 8 maj 2005)















PRITJE

pritje vetėm pritje
njė kopsht me shpresa
me pranverėn amshim

mos i beso fundit
se pritja nuk ka pikė

(2002)































DHIMBJE PA LOT

koha tė vėrtetėn
s’e thotė qė s’e thotė

m’i pret kėmbėt
si sharra drurin e thatė
dhimbja pa lot

(Shkup, 3 prill 2005)































ORĖ GJEOGRAFIE

nė majė tė gjilpėrės
rrotullohet bota
me tė mbarė
me politikanė
me tė dėshtuar
me artistė
shkencėtarė
me tė mjerė
dijetarė
me tė vetmuar
tė dashuruar
rrotullohet bota
nė majė tė gjilpėrės

pėrfundoi ora e gjeografisė

dėgjoj tek thotė njė zė
i lodhur nga kjo botė

(Shkup, 19 nėntor 2002)















FJALA

njė fjalė e pa thėnė
e pa shkruar
mė duhet

mė duhet njė fjalė
qė ta rrėfejė tė bukur
tė vėrtetė

njė fjalė qė tund ligėsinė
qė jep jetė

njė fjalė
qė do tė mė shoqėrojė
rrugėve tė jetės

mė duhet nė fjalė
qė s’do tė mė tradhtojė
nė kohėt pabesi

njė fjalė
vetėm njė fjalė
qė t’i futem nė gji
si foshnja nė djep
dhe tė fle tė fle tė fle

(Shkup, 18 maj 2003)















1 JANAR

ishte njė vit
i zakonshėm
si vitet tjerė

njė vit qė ma largon rininė
dhe ma afron pleqėrinė

(Shkup, 1 janar 2006)


































EPITAF

njėzet e shtatė pranvera pa ty
ti pa njėzet e shtatė pranvera

vuajtja si plaēkė shtrydh dhembjen

njėzet e shtatė pranvera lulet ēelin pa ty

ti pa njėzet e shtatė pranvera
ke mbetur lule e kujtimeve

(Shkup, 26 mars 2006)


























SI NĖ ĖNDĖRR

tė pashė krejt papritur
nė fundin e njė tuneli pa shtegdalje

qė atėherė tė pres nė fillim tė tunelit
as t’i kthehesh
as unė shkoj

(Shkup, 1 maj 2006)






























NATYRĖ E VDEKUR

lule nė vazo
vazo nė pikturė
varur nė mur

pikė loti ujit
gjethet e lules

pėrtej dritares
pamje e mbuluar
me errėsirė





























FJALA E FUNDIT

ika
kjo ėshtė fjala e fundit
pėrmbajtje e letrės
pa adresė

ika

































SI DIKUR

hapet dera
dhe vjen ti

si dikur

mė zgjon
bashkė me mėngjesin

jashtė tė mbetet hija
me akrepat e orės
qė kėrkojnė
kohėn e humbur
si dikur























EPILOG

mes nesh
njė ndarje
njė kujtim

njė derė
as e hapur
as e mbyllur

herė jetonim
herė vdisnim
pėr njėri-tjetrin

e dashur
a ka mbetur diēka
nga tė pathėnat tona























LINDJE

mes kufomave tė gjalla
jeta kafshon buzėt
shtrėngon dhėmbėt
si nė lindjet e rėnda


































KOHĖ DJALLI

ėshtė harruar fillimi
fundi s’shihet askund

kohė e ligė
me shumė tė panjohura

me gjemba
e zezė
e tėrbuar
kohė djalli




























AMSHIMI

fjalė
fjalė
dhe vetėm fjalė
midis jetės
dhe vdekjes

pastaj sėrish fjalė
qė tregojnė pėr jetėn
vdekjen

fjalė pas fjale
thuren rrėfimet
pėr sjellėsin e lirisė
qė mbetet atje
nė amshim

fjala s’vdes























PIKĖPYETJE

sy e veshė
janė bėrė kufomat
e gjalla
nė tregun
ku asgjė s’ka ēmim

mallkim
trishtim
s’ka ēmim

falas mund ta merrni
dhe ta emėroni si tė doni






















TRIMI

zė i pafshehur
i popullit

kishte thėnė
veē njė herė do tė vdes

kujtimi pėr tė
pushtoi amshimin

(2001)


























URBANE

bulevarde tė qeta
njerėz tė heshtur

dritat e ndezura
ndriēojnė shtegun
ku kėmba jote s’shkel

veē pastruesit e rrugės
zhdukin gjurmėt e dhembjes

(Shkup, 2006)





LAPIDAR

varreza
lot akull
ca fjalė kujtimi
trimėrie

emra nė mermer

lavdi
e nder



























NĖ FILLIM ISHTE FJALA

njė mall
pa pushim vdes
nė ankthin pambarim

vdes dhe nuk vdes
nė vargje frymon
dhe i pret fjalėt
qė sėrish do t’i hapin
shtigjet
pėr dhembjen
e dashurinė

nė fillim ishte fjala
pastaj...
























TAVOLINA

mbi tė
ėshtė projektuar
dhembja
dashuria
dhe portreti i lirisė

net pagjumėsie
qėndronin mbi katėr kėmbė

takoheshim sa herė
qė binte heshtja nė
dhomėn e vetmisė



























ĒERDHE

aty ėshtė strehuar diēka
qė cicėrin
nuk e kuptoj atė gjuhė

veē zemra
rreh mė shpejt
sa herė qė ajo cicėrimė
bėhet imazh
i kujtimeve




























STACIONET E PRITJES

fytyrė e zbehtė nė autobus
pastaj njė trup akull
njė pritje qė udhėton
andej nga mbyllet
shtegu i dhembjes

vetėm ankthet
zbresin e hipin
nė stacionet e pritjes





























FRAGMENT

shi vjeshte
mbi kopsht

nė kujtime
vasha ujit saksinė
me lot pritjeje

shi
lot

vjeshtė
nė dhomė




























LUFTĖ

peshk
nė zall

bimė
nė acar

luftė pėr jetė
a vdekje






























KURORĖ

orėve tė vona tė natės
vargjet dalin nga thellėsitė
aq dhembshėm
aq frikshėm

dalin dhe zhduken
nė botėn e vetmisė

tė pathėnat
s’kanė fund
e dashur

tė dhembshme
tė frikshme
janė vargjet
qė vetmisė
i thurin
kurorė



TI EC NJĖ RRUGĖ EC

ti ec njė rrugė ec
pa e ditur ku tė shpie
ėndrron ndryshe nga ata
qė jeta i ka izoluar
harron rrėnjėt
nė kėrkim tė shtigjeve tė panjohura
njė tjetėr fat njė tjetėr jetė
nga paraardhėsit
e shkelur e mohuar shekujve
dhe ec e ec
derisa njė ditė pa e kuptuar
ndjen se je bėrė i huaj
mes atyre qė u linde
copėn e bukės e ndave
me kujtimin qė tė djeg nė gji
mė shumė se sa njė vajzė
qė e ke dashur dikur
dhe padashje e ke tradhėtuar

ti megjithatė ec…

Shkup, 6 gusht 2007





PA TY

bishė e egėr ėshtė bėrė dhoma

mėrzia ka marrė fuqinė nė duar
loz me mua
njerkė me jetimė

shpresė
pritje
vetmi
ēdo mbrėmje
agim

Shkup, 18 maj 2007



Shkup, 2007

KĖMBĖT E GJYSHES

kėmbėt e gjyshes u ndalėn
ato kėmbė qė dikur
vraponin vetėtimė
rritėn jetimė

tani me shkop ecin ngadalė
vetėm nėpėr dhomė
ku filikat jeton gjyshja

dridhen trerėt e shtėpisė
kur nis e vajton gjyshja
kėmbėt e veta

do tė jetojė ende gjyshja

Shkup, 25 janar 2007





DHOMA

po bie nata

terri ngjitet dritares
perde e zezė teatri

njė kėngė e vjetėr nė radio
pėrplas kujtimet
mureve tė vetmisė

dhomė e zemėr
mbushur trishtim


Shkup, 21 janar 2007



E URREJ

e urrej frymėzimin shpesh
letrat e bardha
stilolapsin
kompjutorin…

hartė gjeografike e bėrė copė-copė
tė shpalos shpirtin

fjalėve tė mė rrjedh dėshpėrimi

e urrej

Shkup, 30 qershor 2007











NA ISHTE NJĖ NJERI

na ishte njė njeri
se ē’kėrkonte shpirti i tij
se kuptoi njeri

i lodhur nga balta e ndyrė urbane
doli tė jetoj me male

e kur e pyet malin
ai i thotė:
tek unė do tė gjejsh prehjen

e kur e pyet qiellin
ai i thotė:
do tė lėshoj njė rrėmujė
tė shkatėroj ēdo gjė mbi tokė

e kur e pyet tokėn
ajo i thotė:
vetėm vdekjen mund tė ta fal

Shkup, 1 korrik 2007



Shkup, 4 korrik 2007

TĖ KISHA HARRUAR

tė kisha harruar i ziu
mė qortoi mali rrugės pėr ty

unė ula kokėn
fėmijė i zėnė nė faj
pikėllimi tėrkuzė nė fyt m’u lidh

qielli u nxi e nuk e fshehu hidhėrimin

nuk mė lanė pa qortuar
as lumi
as gurėt e vjetėr tė fshatit
ku kam vrarė kėmbėt fėmijė

i ziu unė
as qė e dija
qė aq shumė tė kisha harruar

Shkup, 4 korrik 2007