Daim MIFTARI
TINGUJT E HESHTJES
Recensues: Ali Aliu
Nehas Sopaj
Lektor: Rukije Bekteshi
Vargjet poetike nė dorėshkrim Tingujt e heshtjes, dėshmojnė talentin e autorit tė tyre. Nga njė vėllim me poezi si ky, mjafton qė, njė dėshmi e tillė tė vijė vetėm nga disa poezi, pėr tė mos thėnė vetėm nga disa vargje, qė lexuesi i kujdesshėm ta vėrejė prirjen e krijuesit tė ri, Daim Miftari, siē pata kėnaqėsinė edhe unė
Vargjet, bie fjala, tė poezive Shtėpia, Udhėkryqe pa semaforė, Si nė ėndėrr, Urbane, Trimi , vijnė tė pjekura nga njė dorė e sigurt. Vetėm pėrmes nėntė vargjeve, te e para shtėpia, rrėfehet njė jetė, njė rrugė e ecur, njė botė, njė portret Te poezia si nė ėndėrr artikulohen tė ngjeshura pritja, malli, ndarja - ndarja pa kthim, pa takim, siē fundja ndodh nė jetėn e njeriut
Daim Miftari, me kėtė vėllim, po vjen i sigurt nė artikulimin e ndjenjės dhe vizionit ngasės tė shqetėsimeve krijuese. Kam besim se do tė ketė tė
nesėrme si poet, do tė veēohet nga shumėsia, kryesisht e patalentuar e kėsaj periferie letrare shqipe.
Akademik Ali Aliu
NĖ VJESHTĖN E VONĖ
shpirti i shqetėsuar
i ngjan njė bulevardi
nė vjeshtėn e vonė
me plot gjethe trotuareve
me mace e qen endacakė
me lypės qė zgjatin dorėn
para kalimtarėve shurdhmemecė
i ngjan turmės sė njerėzve
qė fatin kėrkon bastoreve sportive
i ngjan tė varfrit
qė bie nė gjumė me njė brengė
pėr ditėn e nesėrme
i ngjan pasqyrės
qė assesi nuk e tregon
fytyrėn e vėrtetė
vjeshta e vonė
dridhet para acarit tė parė
ndėrkaq atje nė bulevard
njė shpirt
njė mace
njė qen
pėshpėritin lutje
pėr pranverėn
e hershme
(Shkup, 11 nėntor 2005)
SHTĖPIA
njė herė moti kishte ngrohtėsi
rafte pėrplot libra
dhe pėrralla tė gjyshes
pak mė vonė pati
vetmi e mėrzi
dhe njė derė mbyllur me dry
sot e rrah harresa
nga pak e miklon kujtesa
ėshtė shtėpia ime
(Shkup, 7 janar 2006)
UDHĖKRYQE PA SEMAFORĖ
nė bebėzėn e syrit tim
qytetin e vura nė gjumė
nė agun e parė
syri mė lotoi
shi binte
mbi qytetin tim
mbi njė letėr
tė bardhė
jetėsohej pėrmbajtja
e dhembjes
qė endej
udhėkryqeve
pa semaforė
(Shkup, 28 janar 2006)
MĖ LODHI DYSHIMI
si e si mė bren dyshimi
pėr vendndodhjen e zemrės
rrahjet e dobėta
i ndjej diku tjetėr
nė kujtimet
qė mė ndjekin pas
viteve qė ikėn pa i diktuar
nė kohėt qė vijnė plot enigma
mė lodhi dyshimi
kur i shikoj fotografitė
e tė dashurve qė sjanė mė
mi kanė marrė edhe rrahjet e zemrės
qė paralajmėronin ardhjen e gėzimeve
(Gostivar, 19 janar 2004)
NJĖ DITĖ PAS SHUMĖ VJETĖSH
nėse sėrish ndjen mall
dil te pema jonė
ku ylberit i vidhnim ngjyrat
do tė mė gjesh aty diku
sapo tė shpalosh kujtimet e harruara
jam ai i njėjti
qė ėndėrroja kthimin
njė ditė pas shumė vjetėsh
jam ai i njėjti qė tė thashė
nėse skthehem ma ruaj kujtimin
pranė pemės sonė
(Shkup, 16 maj 2004)
TINGUJT E HESHTJES
le tė rrjedhin kėto vargje
lumit tė kthjellėt
pranė grepave tė peshkatarėve
ujėvarave piktoreske
nėn urat qė bashkojnė brigje
le tė rrjedhin
deri te vasha
qė nėn hijen e pemės
pret ushtarin e lirisė
le tė rrjedhin kėto vargje
bashkė me tingujt
e heshtjes
(Shkup, 2004)
IKJE
nuk i ndjej mė hapat
qė vinin drejt meje
do tė shkoj atje
ku lodhin netėt e gjata
ku rrugėve pa fund
tė pėrcjell vetėm hija
nuk i ndjej hapat mė
as cijatjen e derės
qė hapej rėndė
pas netėve
plot ankth
(Shkup, 10 maj 2004)
KOHA
tė gjallėt po vdesin
tė vdekurit ringjallen
akrepat e orės
stregojnė kohėn
as tė lindjeve
e as tė vdekjeve
ēfarė po ndodh
nė kėtė kohė
qė ikėn nga ngjyrat
e piktorit
(Shkup, 9 qershor)
DUART QĖ NGROHIN
mė shtrėngon
me atė ngrohtėsi
ndjej sa dashuri
aq edhe frikė
duar tė lodhura
nga vitet qė skthehen mė
njė ditė do tė mbeten
kujtim i pėrhershėm
zgjaten drejt meje
mė shtrėngojnė butė
mė ngrohin
edhe sa kohė
o Zot pėrse shenjat
tregojnė vdekjen
(Shkup, 8 maj 2005)
PRITJE
pritje vetėm pritje
njė kopsht me shpresa
me pranverėn amshim
mos i beso fundit
se pritja nuk ka pikė
(2002)
DHIMBJE PA LOT
koha tė vėrtetėn
se thotė qė se thotė
mi pret kėmbėt
si sharra drurin e thatė
dhimbja pa lot
(Shkup, 3 prill 2005)
ORĖ GJEOGRAFIE
nė majė tė gjilpėrės
rrotullohet bota
me tė mbarė
me politikanė
me tė dėshtuar
me artistė
shkencėtarė
me tė mjerė
dijetarė
me tė vetmuar
tė dashuruar
rrotullohet bota
nė majė tė gjilpėrės
pėrfundoi ora e gjeografisė
dėgjoj tek thotė njė zė
i lodhur nga kjo botė
(Shkup, 19 nėntor 2002)
FJALA
njė fjalė e pa thėnė
e pa shkruar
mė duhet
mė duhet njė fjalė
qė ta rrėfejė tė bukur
tė vėrtetė
njė fjalė qė tund ligėsinė
qė jep jetė
njė fjalė
qė do tė mė shoqėrojė
rrugėve tė jetės
mė duhet nė fjalė
qė sdo tė mė tradhtojė
nė kohėt pabesi
njė fjalė
vetėm njė fjalė
qė ti futem nė gji
si foshnja nė djep
dhe tė fle tė fle tė fle
(Shkup, 18 maj 2003)
1 JANAR
ishte njė vit
i zakonshėm
si vitet tjerė
njė vit qė ma largon rininė
dhe ma afron pleqėrinė
(Shkup, 1 janar 2006)
EPITAF
njėzet e shtatė pranvera pa ty
ti pa njėzet e shtatė pranvera
vuajtja si plaēkė shtrydh dhembjen
njėzet e shtatė pranvera lulet ēelin pa ty
ti pa njėzet e shtatė pranvera
ke mbetur lule e kujtimeve
(Shkup, 26 mars 2006)
SI NĖ ĖNDĖRR
tė pashė krejt papritur
nė fundin e njė tuneli pa shtegdalje
qė atėherė tė pres nė fillim tė tunelit
as ti kthehesh
as unė shkoj
(Shkup, 1 maj 2006)
NATYRĖ E VDEKUR
lule nė vazo
vazo nė pikturė
varur nė mur
pikė loti ujit
gjethet e lules
pėrtej dritares
pamje e mbuluar
me errėsirė
FJALA E FUNDIT
ika
kjo ėshtė fjala e fundit
pėrmbajtje e letrės
pa adresė
ika
SI DIKUR
hapet dera
dhe vjen ti
si dikur
mė zgjon
bashkė me mėngjesin
jashtė tė mbetet hija
me akrepat e orės
qė kėrkojnė
kohėn e humbur
si dikur
EPILOG
mes nesh
njė ndarje
njė kujtim
njė derė
as e hapur
as e mbyllur
herė jetonim
herė vdisnim
pėr njėri-tjetrin
e dashur
a ka mbetur diēka
nga tė pathėnat tona
LINDJE
mes kufomave tė gjalla
jeta kafshon buzėt
shtrėngon dhėmbėt
si nė lindjet e rėnda
KOHĖ DJALLI
ėshtė harruar fillimi
fundi sshihet askund
kohė e ligė
me shumė tė panjohura
me gjemba
e zezė
e tėrbuar
kohė djalli
AMSHIMI
fjalė
fjalė
dhe vetėm fjalė
midis jetės
dhe vdekjes
pastaj sėrish fjalė
qė tregojnė pėr jetėn
vdekjen
fjalė pas fjale
thuren rrėfimet
pėr sjellėsin e lirisė
qė mbetet atje
nė amshim
fjala svdes
PIKĖPYETJE
sy e veshė
janė bėrė kufomat
e gjalla
nė tregun
ku asgjė ska ēmim
mallkim
trishtim
ska ēmim
falas mund ta merrni
dhe ta emėroni si tė doni
TRIMI
zė i pafshehur
i popullit
kishte thėnė
veē njė herė do tė vdes
kujtimi pėr tė
pushtoi amshimin
(2001)
URBANE
bulevarde tė qeta
njerėz tė heshtur
dritat e ndezura
ndriēojnė shtegun
ku kėmba jote sshkel
veē pastruesit e rrugės
zhdukin gjurmėt e dhembjes
(Shkup, 2006)
LAPIDAR
varreza
lot akull
ca fjalė kujtimi
trimėrie
emra nė mermer
lavdi
e nder
NĖ FILLIM ISHTE FJALA
njė mall
pa pushim vdes
nė ankthin pambarim
vdes dhe nuk vdes
nė vargje frymon
dhe i pret fjalėt
qė sėrish do ti hapin
shtigjet
pėr dhembjen
e dashurinė
nė fillim ishte fjala
pastaj...
TAVOLINA
mbi tė
ėshtė projektuar
dhembja
dashuria
dhe portreti i lirisė
net pagjumėsie
qėndronin mbi katėr kėmbė
takoheshim sa herė
qė binte heshtja nė
dhomėn e vetmisė
ĒERDHE
aty ėshtė strehuar diēka
qė cicėrin
nuk e kuptoj atė gjuhė
veē zemra
rreh mė shpejt
sa herė qė ajo cicėrimė
bėhet imazh
i kujtimeve
STACIONET E PRITJES
fytyrė e zbehtė nė autobus
pastaj njė trup akull
njė pritje qė udhėton
andej nga mbyllet
shtegu i dhembjes
vetėm ankthet
zbresin e hipin
nė stacionet e pritjes
FRAGMENT
shi vjeshte
mbi kopsht
nė kujtime
vasha ujit saksinė
me lot pritjeje
shi
lot
vjeshtė
nė dhomė
LUFTĖ
peshk
nė zall
bimė
nė acar
luftė pėr jetė
a vdekje
KURORĖ
orėve tė vona tė natės
vargjet dalin nga thellėsitė
aq dhembshėm
aq frikshėm
dalin dhe zhduken
nė botėn e vetmisė
tė pathėnat
skanė fund
e dashur
tė dhembshme
tė frikshme
janė vargjet
qė vetmisė
i thurin
kurorė
TI EC NJĖ RRUGĖ EC
ti ec njė rrugė ec
pa e ditur ku tė shpie
ėndrron ndryshe nga ata
qė jeta i ka izoluar
harron rrėnjėt
nė kėrkim tė shtigjeve tė panjohura
njė tjetėr fat njė tjetėr jetė
nga paraardhėsit
e shkelur e mohuar shekujve
dhe ec e ec
derisa njė ditė pa e kuptuar
ndjen se je bėrė i huaj
mes atyre qė u linde
copėn e bukės e ndave
me kujtimin qė tė djeg nė gji
mė shumė se sa njė vajzė
qė e ke dashur dikur
dhe padashje e ke tradhėtuar
ti megjithatė ec
Shkup, 6 gusht 2007
PA TY
bishė e egėr ėshtė bėrė dhoma
mėrzia ka marrė fuqinė nė duar
loz me mua
njerkė me jetimė
shpresė
pritje
vetmi
ēdo mbrėmje
agim
Shkup, 18 maj 2007
Shkup, 2007
KĖMBĖT E GJYSHES
kėmbėt e gjyshes u ndalėn
ato kėmbė qė dikur
vraponin vetėtimė
rritėn jetimė
tani me shkop ecin ngadalė
vetėm nėpėr dhomė
ku filikat jeton gjyshja
dridhen trerėt e shtėpisė
kur nis e vajton gjyshja
kėmbėt e veta
do tė jetojė ende gjyshja
Shkup, 25 janar 2007
DHOMA
po bie nata
terri ngjitet dritares
perde e zezė teatri
njė kėngė e vjetėr nė radio
pėrplas kujtimet
mureve tė vetmisė
dhomė e zemėr
mbushur trishtim
Shkup, 21 janar 2007
E URREJ
e urrej frymėzimin shpesh
letrat e bardha
stilolapsin
kompjutorin
hartė gjeografike e bėrė copė-copė
tė shpalos shpirtin
fjalėve tė mė rrjedh dėshpėrimi
e urrej
Shkup, 30 qershor 2007
NA ISHTE NJĖ NJERI
na ishte njė njeri
se ēkėrkonte shpirti i tij
se kuptoi njeri
i lodhur nga balta e ndyrė urbane
doli tė jetoj me male
e kur e pyet malin
ai i thotė:
tek unė do tė gjejsh prehjen
e kur e pyet qiellin
ai i thotė:
do tė lėshoj njė rrėmujė
tė shkatėroj ēdo gjė mbi tokė
e kur e pyet tokėn
ajo i thotė:
vetėm vdekjen mund tė ta fal
Shkup, 1 korrik 2007
Shkup, 4 korrik 2007
TĖ KISHA HARRUAR
tė kisha harruar i ziu
mė qortoi mali rrugės pėr ty
unė ula kokėn
fėmijė i zėnė nė faj
pikėllimi tėrkuzė nė fyt mu lidh
qielli u nxi e nuk e fshehu hidhėrimin
nuk mė lanė pa qortuar
as lumi
as gurėt e vjetėr tė fshatit
ku kam vrarė kėmbėt fėmijė
i ziu unė
as qė e dija
qė aq shumė tė kisha harruar
Shkup, 4 korrik 2007
Krijoni Kontakt