Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Postime
    25

    Sllavomaqedonizimi i historisė shqiptare

    Marre nga: Shqypnia.com



    Nė javėt e para tė tetorit tė kėtij viti, shefi i diplomacisė gjysmake kosovare, Skender Hyseni, nė emėr tė Kosovės njohu IRJM-nė me emrin e saj kushtetues, 'Republika e Maqed-onisė'. Kjo njohje e IRJM-sė me kėtė emėr nga politika dhe mediet e Kosovės valėvitej si njė sukses i diplomacisė sė sapolindur tė Kosovės, duke harruar thelbin e vėrtetė tė kėsaj diplomacie idioteske. Kosova nuk ka kurrfarė politike tė jashtme e as taban pėr tė, ngase duke mos pasur politikė tė brendshme koherente, nuk mund tė ketė as politikė tė jashtme. Sepse kemi tė bėjmė me misione mbisovrane ndėrkombėtare tė cilat thirren nė emėr tė mbėshtetjes sė vendorėve, por qė janė tė pushtetizuar tmerrėsisht, bile aq shumė sa qė politika e brendshme dhe ajo e jashtme (nė pastė politikė tė jashtme) pėrcaktohet nga po kėto misione tė huaja e zyra ndėrkombėtare. Kjo Ministria e Punėve tė Jashtme tė Kosovės ka mė shumė karakter tekniko-burokratik sesa karakter tė vėrtetė; pra kjo ministri ėshtė vetėm sa pėr tė thėnė se ėshtė. Ironikisht, nė kohėn kur Hashim Thaēi krekoset pėr ambasadat e para tė shtetit tė pavarur tė Kosovės, EULEX-i hap zyra pėr Kosovėn nė Beograd, duke shpėrfillur haptas Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Kosovės. Por tė kthehemi te lajtmotivi i kėsaj trajtese: vallė ēfarė ēmimi do tė ketė njohja e IRJM-sė me emrin e saj kushtetues? A do tė ketė reperkusione mbi shqiptarėt njohja e IRJM-sė me njė emėr qė vihet nė dyshim nga tė gjithė? Nė njė intervistė dhėnė BBC-sė Skender Hyseni tha se emri i Maqedonisė nuk ėshtė aspak ēėshtje debati nė Kosovė dhe pastaj vijoi me retorikėn se 'do tė bashkėpunojmė me Maqedoninė edhe nė fusha tė tjera' etj etj.



    Ēėshtja e emrit tė IRJM-sė hėpėrhė nuk ėshtė ēėshtje debati nė Kosovė, siē nuk ėshtė ēėshtje debati asnjė ēėshtje tjetėr qė ia zbulon tė pabėrat autoritetit sipėran ndėrkombėtar dhe juntės vendore. Por, logjika e bastarduar e Skender Hysenit ėshtė pėr ēdo keqardhje. Ėshtė budallallėk me brirė tė thuhet se meqenėse s'ka pasur debat pėr filan ēėshtje, duhet tė vendoset si ia pret mendja fistekut, sikundėr bėri edhe kėsaj here Skender Hyseni. Pikėrisht bash kur nuk ekziston debat pėr njė ēėshtje, duhet ndezur debat, duhet pleqėruar nga tė gjitha anėt dhe krejt nė fund tė vendoset siē ėshtė mė sė miri. Por, dy gjėra janė mė sė tė vėrteta. E para ėshtė se nė Kosovė qenėsojnė politikanė tė juntės, politikanė shėrbėtorė qė ēdo veprim (nėse marrin veprim ndonjėherė) e marrin nė raport me interesat e kastės sė tyre, e jo tė vendit tė tyre. E dyta ėshtė se edhe sikur tė kishte debat pėr kėtė ēėshtje, askush nuk do ia varte kėtij debati ngase debati kėtu ėshtė i kotė, ėshtė ceromonial dhe asgjė mė shumė. Nė vijim po parashtrojmė dhe shoshisim saktėsisht pasojat dėmprurėse qė do i sjell pashmangshėm akti i njohjes sė IRJM-sė me emrin e saj kushtetues! Shqipėria gjatė viteve tė 90'ta ka qenė njė ndėr vendet e para qė njohu pavarėsinė e IRJM-sė, me ē'rast shtetin e sapokrijuar tė IRJM-sė e ngriti nė njė pozė sipėrore, sepse nuk e kushtėzoi aspak IRJM-nė pėr respektimin e referendumit tė shqiptarėve pėr autonomi territoriale nė Maqedoni, qė u mbajt me 11-12 janar 1992. Tė njėjtėve binarė u eci edhe Kosova. IRJM-sė iu dhurua njė identitet i paqenės d.m.th identiteti 'maqedonas'. Pėr t'u shtjelluar thelbi i problemit duhet tė tagentojmė shkurtimisht mbi ēėshtjen pėr tė cilėn po bėhet poterė tash e sa kohė d.m.th fesati nė mes tė IRJM-sė dhe Greqisė pėr ēėshtjen e emrit shtetėror tė IRJM-sė.



    Greqia vazhdon tė ngulmojė se nuk e njeh pėr kurrfarė ēmimi IRJM-nė me emrin 'Maqedoni', meqė kjo dėmtuaka dhe vjedhka historinė helene.

    E vėrteta ėshtė se nė territorin e sotėm grek qenėson njė krahinė e gjerė qė njihet me emrin 'Maqedonia e Egjeut', si mbeturinė e tokave tė dikurshme tė Maqedonisė sė lashtėsisė. Duhet nėnvizuar qė nė fillim se Greqia kėtė krahinė e gllabėroi gjatė luftėrave ballkanike sė bashku me rajonin e Trakės, ku prej asaj kohe e ka kolonizuar vazhdimisht me elementin grek. Tjetri arsyetim ēapraz mbi instrasigjencėn e saj pėr mosnjohjen e IRJM-sė me emrin e saj kushtetues, ėshtė se po u njoh IRJM me emrin kushtetues, atėherė do tė mund tė rindizej nepsi dhe rivendikimi i huaj mbi Maqedoninė e Egjeut.

    Nė po tė njejtėn kohė, Greqia nuk po rresht se pėrēapuri pėr tė ashtuquajturin element "historik helen" (!) tė Maqedonisė. Nė kėtė mejdan tė stėrzgjatur mes Greqisė dhe IRJMsė, shqiptarėt u tėrhoqėn mėnjanė duke u bėrė spektatorė tė heshtur para njė ēėshtje qė e mendonin si tė huaj. A ėshtė e vėrtetė qė ēėshtja e problematizimit tė pronarit tė vėrtetė historik tė Maqedonisė u mundėsua pikėrisht duke e shkelur zanafillėn e vėrtetė tė Maqedonisė? Ėshtė Maqedonia sllave apo greke? Apo nuk ėshtė as njėra, as tjetra!? Akademia Shqiptare e Shkencave heshti edhe kėsaj radhe, duke mos shpėrfaqur njė tė vėrtetė ndryshe mbi Maqedoninė, pėr tė cilėn vetėm ajo do tė kishte kapacitet pėr tė zbuluar. Nė Shqipėri, nė vend qė tė ketė hapėsirė shpalimi tė tė vėrtetave historike mbi lashtėsinė dhe mesjetėn (qė po na mohohen vazhdimisht nga qarqet fqinje), po mbizotėron vazhdimisht njė debat dėrrmues qė ka primesa tė njėfarė revanshi ideologjik nė emėr tė rishikimit, rishkrimit a ndryshimit pjesor a tėrėsor tė historiografisė shqiptare, qė nė fund tė fundit po e ēorodit atė, duke e bėrė lėmsh. Cila ėshtė Maqedonia e lashtė, shtrirja, popullsia dhe gjuha e saj? Maqedonia e lashtėsisė ka ngėrthyer njė territor tė ndryshueshėm. Homeri nuk e pėrmend emrin 'Maqedoni' dhe 'maqedonas'. Pėr tė, luftėtarėt qė vinin nga viset rrėzė lumit Aksios (Vardari i sotėm), njiheshin si paionė. Edhe gjeografi i lashtė grek Straboni, maqedonasit i njėson me paionėt. Paionėt, siē na dėshmojnė burimet historike, kanė qenė njė nga fiset mė tė konsoliduara ilire qė shtriheshin nė jug tė Dardanisė, qė kishin si kryeqendėr tė mbretėrisė sė tyre Bylazorėn (Velesin e sotėm). Prej shekullit IX p.e.s., kur edhe fillon zgjerimi tokėsor i asaj qė mė vonė u quajt Maqedoni, pėrfshinte njė territor qė niste nga bregdeti i Adriatikut e soste deri te rrjedhat e lumit Aksios. Njė skicim mė tė stėrholluar mbi shtrirjen territoriale tė Maqedonisė e gjejmė sėrishmi tek Straboni, i cili e pėrkufizon kėsisoj: 'Maqedonia kufizohet nga perėndimi me bregdetin e Adrias... dhe arrin nė lindje deri nė Thesalonik... Maqedonia mė pėrpara quhej Emathia... Kėtė vend e sundonin disa nga fiset epirote dhe ilire...'. Falė kėtyre tė dhėnave me rėndėsi nga Straboni mbi kufijtė e Maqedonisė sė vjetėr, vijmė nė pėrfundim se brenda kėsaj hapėsire banonin fise ilire. Kurse territoret nė jug tė Herakleas (Manastiri i sotėm) gjer nė Selanik (ku sot shtrihet Maqedonia e Egjeut), u gllabėruan mė vonė pas konsolidimit tė shtetit maqedonas. Kėtu edhe rrėzohet teoria pa mbėshtetje e historiagrafisė dhe politikės greke se "Maqedonia e lashtė ka qenė greke". Faktet e shpalosura mė sipėr dėftojnė se bėrthama e Maqedonisė sė vjetėr ka qenė jashtė sferės sė ndikimit politik, territorial, gjuhėsor e kulturor tė Greqisė sė vjetėr, e cila nuk shkonte mė larg se gryka e Termopileve. Madje, emri i vjetėr i Maqedonisė qė ishte 'Emathia', ka njė etimologji bindėse nė gjuhėn shqipe si 'E madhja', apo vendi i madh, gjė qė ėshtė provuar nga njė numėr i madh studiuesish (G. v. Hahn, R. W. Lane, Robert D'Angely, Mathieu Aref etj.). Madje, studiuesja amerikane Rouz Uillder Llejn, nė librin e saj 'Majat e Shalės', vendodhjen e 'Emathias' antike e pėrafron me Matin e sotėm nė Shqipėri. Njė pohim tė tillė e gjejmė po ashtu edhe te albanologu gjerman, Johan von Hahn. Banorėt e lashtė tė Maqedonisė ishin fiset ilire, sepse ėshtė i mirėnjohur fakti qė autorėt dhe historianėt e lashtė grekė Maqedonisė i drejtoheshin si vend 'barbar' dhe maqedonasve si 'barbarė', term kategorizues qė grekėt e lashtė ua mvishnin tė gjithė popullsive jogreke, dhe qė nuk flisnin greqisht. Pėr elementin gjuhėsor jogrek tė Maqedonisė, dėshmojnė shumė dijetarė antikė, duke filluar nga Straboni, Plutarku, Kurt Rufi, etj. Pėr elementin etnik jogrek tė maqedonasve tė vjetėr dėshmojnė edhe gojėtarėt e famshėm grek Trasimaku nga Kalkedoni dhe Demosteni nga Athina, ky i fundit i njohur pėr prirjet e tij kundėrmaqedonase nė fjalimet e tij filipike. Edhe studiuesit modernė nė studimet e tyre kanė arritur nė tė njėjtin pėrfundim pėr karakterin jogrek tė Maqedonisė. Si pėrkrahės tė karakterit pellazgo-ilir te Maqedonisė sė lashtė, veēojmė, ndėr tė tjerash, edhe kėta emra: Hahn, Fallenmayer, Sami Frashėri, Rouz Uillder Llejn, Droysen, K. Amantos, Robert D'Angely, Aristidh Kola, Mathiew Aref, J. Lendering etj. Robert D'Angely nė veprėn e tij historike kopernikane Enigma, shkruan se: 'nė epokėn romake Maqedonia u pėrfshi nė Illyricum. Edhe kjo ndarje nuk na duket arbitrare; ajo shpjegohet nga fakti se emri Illyricum pėrfshinte njė popullsi homogjene, tė pėrbėrė nė atė kohė vetėm nga pellazgė, qė mbanin emra tė ndryshėm si maqedonė, epiriotė, albanė, dalmatė dhe tė tjerė ilirė, dhe flisnin po atė gjuhė: pellazgjishten ose shqipen'1. Madje, edhe gjatė mesjetės Maqedonia ėshtė quajtur Illyricum. Ardhacakėt sllavė nisėn tė zbrisnin dhe tė kolonizonin Maqedoninė aty rreth shek. VII tė mesjetės, duke ndjekur brigjet e Aksiosit ose Vardarit, e qė sipas K. Amantos, ata nuk gjetėn nė vend veēse pellazgė ose shqiptarė. "Nė Maqedoni sllavėt, qoftė vetėm qoftė sė bashku mė bullgarėt e Simeonit, pėrshembull, nuk kanė paraqitur asnjė kundėrveprim ose qendresė serioze dhe nuk kanė bėrė asnjė kryengritje tė pėrmasave tė mėdha; dhe kjo provon se ata kanė qenė nė numėr tė pamjaftueshėm pėr kėtė. (...). Nga ana tjetėr, pushtimi efemer i Maqedonisė nga serbėt nė epokėn e Stefan Dushanit, me siguri nuk e ka shtuar shumė numrin e popullsisė sllave tė kėtij rajoni"2 , shkruan D'Angely.

    Nė veprat e humanistit shqiptar Marin Barleti, heroi kombėtar shqiptar Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, e quan vetėn 'Princ i Epirit dhe Maqedonisė'. Madje, Gjergj Kastrioti e ka cilėsuar vetėn si pasardhės tė Lekės sė Madh tė Maqedonisė dhe Pirros sė Epirit, gjė qė shpreh pa dyshim njė vetėdije dhe ndėrgjegjje historike pėr njė vazhdimėsi iliromaqedone edhe nė mesjetė. Kristo Frashėri shpreh mendimin se banorėt e hapėsirės gjuhėsore shqipe gjatė mesjetės u quajtėn nga tė huajt epirotė dhe albanitė, ose epirotė dhe maqedonas.

    "Kėto dyzime rridhnin jo vetėm pėr arsye historike tė karakterit shtetėror dhe administrativ, apo fqinjėsie por, duhet thėnė, dhe pėr shkak farefisnie" 3 , pohon studiuesi tjetėr Gazmend Shpuza.





    Me filllimin e shthurjes sė Perandorisė Osmane nė Ballkan, njėkohėsisht zunė tė thuren planet e shteteve monarkiste ballkanike Serbisė, Bullgarisė dhe Greqisė, pėr zgjerim tokėsor, qė bazohej nė programe qė gjakonin territore me pėrmasa mesjetare, me ē'rast Serbia ėndėrronte pėr kufijtė e njė Serbie me pėrmasat e pushtimit maksimal tė Stefan Dushanit, Bullgaria ėndėrronte njė Bullgari kufijtė e sė cilės do pėrputheshin me pushtimet e Car Samuelit, ndėrsa Greqia me ringjalljen e Perandorisė Bizantine, qė pos tė tjerash, pėrfshinte Ēamėrinė, Thesalinė, Maqedoninė, Trakėn, etj., etj.

    E pėrbashkėta e planeve tė tri kėtyre projekteve me primesa mesjetare ishte pushtimi i tokave shqiptare, por edhe dalja strategjike nė detin Egje, ēka nėnkuptonte edhe gllabėrimin e Maqedonisė. Traktati i Shėn Stefanit (mars 1878), qė nė epiqendėr kishte vizionin dhe programin e njė Bullgarie tė Madhe, ndėr tė tjerash pėrfshinte edhe Maqedoninė e Egjeut (shih hartėn nr.1), u bė pikėnisja e njė hasmėrie greko-bullgare pėr mbizotėrim nė Maqedoni saktėsisht nė atė tė Egjeut. Nė Luftėn e Dytė Ballkanike (qershorkorrik 1913) u pėrftua njė aleancė serbo-greke kundėr Bullgarisė, fundi i sė cilės u kristalizua me Traktatin e Bukureshtit nė gusht tė 1913, ku Bullgarisė iu qeth ca shtrirja e saj, dhe Greqia gllabėroi me dhunė shumicėn dėrrmuese tė Maqedonisė sė Egjeut. Kurse, sipas Traktatit tė 'Neulli sur Seine' tė vitit 1919, Bullgaria humbi dhe daljen e saj tė fundit nė Egje, konkretisht Trakėn Perėndimore, e cila sot e kėsaj dite gjendet nėn sovranitetin e Greqisė.

    Duke qenė njė territor disi vakuum dhe cak i rivalitetit gjithshtrirės tė bullgarėve dhe grekėve, Maqedonia e Egjeut dalėngadalė nisi tė kolonizohej nga grekėt. Sami Frashėri me 1878 nė njė artikull nė gazetėn Terxhumani Shark1, shkruante se grekėt nė Maqedoni e Trakė nuk janė as 1/5 e popullsisė sipas statistikave tė atėbotshme zyrtare . Sot Maqedonia e Egjeut qė ndodhet brenda territorit tė Greqisė ka njė sipėrfaqe prej 34,177 km² me njė popullsi afėr 2 milionė e gjysmė banorė, shumica e tė cilėve grekė. Nepsi i ringjallur pėr njė revansh tė shumėpritur tė bullgarėve karshi grekėve mbi Maqedoninė e Egjeut dhe Trakėn Perėndimore ėshtė dhe njė nga arsyet e pėrplasjes mes IRJM-sė dhe Greqisė pėr ēėshtjen e emrit. Harta 1: Kufijtė e zgjeruar tė Bullgarisė sė Madhe sipas Traktatit tė Shėn Stefanit Bullgari vs Greqi Greqi vs Bullgari Identiteti i sllavėve tė ngulitur nė territorin e IRJM-sė sė sotme ėshtė kontestuar e vėnė nė pikėpyetje qe njė kohė bukur tė gjatė. Brenda, IRJM-sė vėrehet gjithashtu edhe njė rivalitet serbobullgar, qėllimi i tė cilėve ėshtė monopolizimi i “serbvėve aktualė” duke u ngjitur etiketėn herė bullgare herė serbe. Sikundėr qė nuk i fsheh pretendimet e saj Bullgaria mbi IRJM, ashtu edhe Serbia lakmon viset veriore tė IRJM-sė, veēmas nė Kumanovė ku ekziston njė numėr i ndjeshėm serbėsh. Ndėrkaq, politika zyrtare e Sofjes (Bullgarisė) mbetet e pandryshueshme; ajo vazhdon ta konsiderojė popullsinė sllave tė IRJM-sė me etnogjenezė bullgare duke e denoncuar dhe mos njohur 'kombin maqedonas'.

    Nė tė vėrtet gjuha e sllavėve tė IRJM-sė ėshtė njė dialekt bullgar. Pėr herė tė parė, 'kombi maqedon' ėshtė pėrmendur nė Kongresin e tretė tė Lidhjes komuniste tė Jugosllavisė nė Vjenė nga Titoja, pas sė cilės 'kombi maqedonas' fitoi njė afirmim nga Kominterni rus. Me kėtė Tito ka pikėsynuar neutralizimin e rivendikimit bullgar mbi Maqedoninė avnojiste, por edhe si njė kartė mėsymėse pėr njė dalje tė mundshme tė Jugosllavisė nė detin Egje. Pra, duke e pėrmendur dhe afirmuar termin 'maqedonas' Tito me shokėt e tij pėrēapeshin qė tė gllabėronin edhe pjesėn tjetėr tė Maqedonisė sė Egjeut. Edhe pse hiqet sikur e kundėrshton pamėshirshėm 'kombin maqedonas', Bullgarisė i pėrshtatet njė term i tillė sepse do tė pėrpiqet ta bėjė tė njejtėn me atė ēfarė ėndėrroi Titoja: tė gllabėrohet Maqedonia e Egjeut por kėsaj radhe nėn Bullgari. Madje, afrimi nė mes IRJM-sė dhe Bullgarisė veēse po trashet. Bullgaria deri mė tani po ndan me mijėra pasaporta bullgare nė IRJMnė lindore duke u dhėnė nėnshtetėsinė bullgare kėtyre qytetarėve. Madje, dhe njė numėr politikanėsh tė lartė sllavė tė IRJM-sė kanė marrė edhe zyrtarisht nėnshtetėsinė bullgare (sidomos tė opozitės probullgare). Kėtu dhe diagnostifikohet shkaku i kundėrshtimit tė Greqisė mbi emrin kushtetues tė IRJMsė: nė rast tė bashkimit tė IRJM-sė me Bullgarinė, ajo (Bullgaria) nė emėr tė Maqedonisė do tė kėrkojė edhe pjesėn tjetėr tė Maqedonisė qė gjendet nėn Greqi duke u thirrur gjithashtu edhe nė popullatėn sllavofone qė ende jeton nė Maqedoninė e Egjeut. Nė kėtė pikė ata kanė arritur njė sukses tė shėnueshėm se po e problematizojnė, po e ngrenė nė ēėshtje ekzistencėn e sllavėve 'maqedonas' nėn Greqi. Kėtė vit, derisa ushtria greke po bėnte stėrvitje ushtarake nė njė fshat tė banuar me sllavė nė kufirin me IRJM, pat keqtrajtuar disa fshatarė sllavė tė po atij fshati. Kėtė akt menjėherė e shfrytėzoi kryeministri i IRJM-sė Gruevski i cili alarmoi menjėherė kokat politike nė Bruksel.

    Pra, ai tė paktėn e bėri ēėshtje, e bėri tė dukshme popullsinė sllave nė Maqedoninė e Egjeut. Teksa shikon kėtė makinacion tė Gruevskit qė tė paktėn shėnoi njėfarė suksesi, tė shtrohet vetvetiu njė pyetje: Po deri mė tani a ka marrė guximin njė politikan i rėndėsishėm shqiptar apo vetė kryeministri shqiptar qė tė problematizojė ēėshtjen ēame, nė kohėn kur ne kemi shumė mė shumė epėrsi sesa ēėshtja e lėkundshme e sllavėve nė Maqedoninė e Egjeut? Derisa sllavėt nė Maqedoninė e Egjeut janė nė njė numėr pakrahasimisht mė tė vogėl nė raport mė grekėt e atij rajoni, shqiptarėt nė Ēamėri (nė pjesė tė ndryshme tė saj) vijojnė tė jenė shumicė dėrrmuese. Derisa Maqedonia e Egjeut ėshtė njė nga rajonet mė tė populluara nė Greqi, Ēamėria ėshtė njė nga territoret mė tė pabanuara nė Greqi. Nė asnjė mėnyrė prirjet e drejta tė shqiptarėve pėr Ēamerinė si pjesė inherente e Shqipėrisė nuk duhen barazuar me prirjet ekspansioniste territoriale tė Bullgarisė mbi Maqedoninė e Egjeut. Sepse, derisa Ēamėria ka qenė pjesė e pashkėputshme etnike, historike, gjeografike e kulturore e Shqipėrisė, Maqedonia e Egjeut nuk kanė pjesė e Bullgarisė nė asnjė aspekt, por ajo i ėshtė dhuruar Bullgarisė nga Rusia cariste pėrmes Traktatit tė Shėn Stefanit me 1878.

    Por, kjo nuk do tė thotė qė Maqedonia e Egjeut ka qenė greke. Sami Frashėri nė njė artikull tjetėr nė gazetėn Terxhumani Shark qysh nė vitin 1878 shkruante: "Dihet se Greqia ka dy pretendime: i pari ėshtė qė Trakia dhe Maqedonia, d.m.th vilajetet e Edrenesė dhe Selanikut tė mos vihen nė situatė qė tė bėhen pronė e sllavėve. (...) Shkurtimisht, me bllokimin e sllavėve nė anėn tjetėr tė maleve Ballkan, njėra pjesė e vendeve tė maleve Ballkan do tė vihet nė pozitė qė tėrėsisht tė greqizohej dhe nė kėtė mėnyrė ndėrmjet Greqisė dhe Stambollit do tė ndodhej njė rrugė e hapur "2. Po ēka ka shqetėsuese dhe kanosėse pėr shqiptarėt, pėrplasja IRJM (Bullgari) - Greqi?





    Nė mesin e vendeve tė fuqishme europiane qė nuk e njohin emrin kushtetues tė IRJM-sė janė edhe: Gjermania, Franca, Italia, Belgjika, Spanja, Luksemburgu.

    Natyrisht, mosnjohja e emrit kushtetues 'IRJM' nga kėto shtete bazohet kryesisht nga interesa realpolitike ose nga ndikimi propagandues i kanaleve diplomatike greke. Njohja e IRJM-sė me emrin e saj kushtetues nga Kosova, i bėn nder tė madh nė rend tė parė Bullgarisė. Jo tė paktė janė ata qė kėtė ēėshtje e shohin me shpėrfilljen mė tė madhe, duke e pandehur njė ēėshtje tė papeshė. Njohja e IRJM-sė dhe dhurimi a priori i identitetit 'maqedonas' popullsisė meleze sllave nė kėtė vend, i ngre ata padrejtėsisht nė pozicionin e pasardhėsve tė maqedonasve tė lashtė. Pra, popullsisė kolonizatore sllavomeleze nė Maqedoni (nga historia ėshtė e dokumentuar ardhja e vonshme e sllavėve nė Maqedoni) po i jepet pozicioni i pinjollit; po i jepet njė histori e tėrė e Maqedonisė iliro-shqiptare. Pikėrisht, akti i njohjes sė sllavėve me identitetin maqedonas u jep atyre mundėsinė qė historinė mesjetare shqiptare tė kontestojnė dhe mundėsisht edhe t'i japin ngjyrime sllave nė emėr tė Maqedonisė mesjetare. Kėsisoj, i hapet shtegu sllavomelezėve qė ta kontestojnė dhe ta sllavizojnė mesjetėn tonė, dhe veēmas kryeheroin kombėtar shqiptar, Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun. Nė IRJM hėpėrhė nga politika aktuale e Shkupit (e ndihmuar nga Sofia, sigurisht) po krijohen, pėrpunohen dhe shpėrndahen me tė madhe propaganda qė si pikėsynim kanė sllavizimin e historisė sė shqiptarėve. Pėr shembull, nė vitin 2005 njė deputete e LSDM-sė, Eleonora Petrova, nė njė debat nė parlamentin e Shkupit, thoshte se Skėnderbeu 'ka qenė maqedonas dhe ka luftuar pėr mbrojtjen e historisė dhe trojeve maqedonase' . Kjo farė deputetje e emocionuar nga ėndrrat pėr njė Bullgari tė madhe, harronte se Skėnderbeu e mbiquante veten 'maqedonas', por kjo nuk nėnkupton origjinė sllave tė Skėndėrbeut, sepse maqedonasit e lashtė dhe ata mesjetarė nuk kanė qenė sllavė, por kanė qenė maqedonas iliro-shqiptarė. Sllavomelezėt e IRJMsė bėjnė mirė qė ta lexojnė Frang Bardhin dhe argumentet e tij tė pakundėrshtueshme pėr identitetin shqiptar tė Gjergj Kastriotit. Madje, pėr tė qenė edhe mė ironike puna nė fillim tė vitit 2008, shtėpia botuese "MI-AN" e Shkupit nxorri njė pseudoenciklopedi tė titulluar "Enciklopedia e pėrgjithshme dhe maqedonase", e hartuar nga njėfarė Jovan Pavllovski . Kjo pseudoenciklopedi me pėrmbajtje bullgare hasi nė kundėrshtimin e zėshėm tė njė numri tė madh historianėsh dhe intelektualėsh shqiptar nė Maqedoni. Gėnjeshtrat e dhėna nė kėtė pseudoenciklopedi janė thjesht njė paleobullgarizėm, pra njė dogmė skolastike qė ka si qėllim tė moleps sa mė shumė sllavė pėr t'i drejtuar mė pas nė aventurat e Bullgarisė sė madhe qė i shestojnė tash sa vite. I paskrupullt nė kėtė pseudoenciklopedi ėshtė veēanarisht artikulli mbi Gjergj Kastriotin - Skėnderbeun me ē'rast origjinėn ia bėjnė sllave, kurse emrin ia zvetnojnė nė sllavishte si 'Gjorgjia'. Madje, pellazgėt kjo pseudoenciklopedi me fantazi psikopate i bėn tė ardhur nė Ballkan nga Kreta, Sicilia, Italia e Jugut dhe Etruria (!!!), duke harruar faktin se historianėt e lashtė si Herodoti e Tukididi i quajnė pellazgėt popullsi vendase nė Ballkan. Nė faqen 32 nė artikullin pėr shqiptarėt, ata paraqiten si dy grupe popujsh 'gegė e toskė' (gjė qė padyshim do t'i bėnte tė lumtur Migjen Kelmendin e Halil Matoshin). Madje, edhe mė i paskrupullt ėshtė artikulli mbi Pollogun se gjoja popullata shqiptare qenka vendosur me ndihmėn e administratės osmane pas vitit 1690, pas luftės me Austrinė! Kjo e fundit zbulon se historiografia bullgare ėshtė e ngjashme nė kėtė pikė me simotrėn serbe qė pretendon se 'shqiptarėt nė Kosovė janė vendosur mė 1960'! Krijimi i entitetit bullgaro-tėrbesho-goran Politika bullgare e IRJM-sė synon qė, duke e fituar pėrfundimisht cilėsorin dhe identitetin 'maqedonas', tė pėrfitojė njė tė 'drejtė historike' mbi Shqipėrinė. A ka gjasė kjo? Kur tė kihet parasysh gjendja vajtuese e Shqipėrisė dhe Kosovės sė kontrolluar nga autoriteti kolonizator ndėrkombėtarė, ēdo gjė ka gjasė. Sidomos, kur ėshtė e keqe. Eqerem Mete i ndjerė, ish drejtor politik pėr Ballkanin dhe Lindjen e Mesme nė Minstrinė e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, nė njė artikull mbi gjendjen e shqiptarėve nė IRJM, vėrente saktė njė dukuri-gangrenė tė politikės shqiptare se: "...ėshtė e modės dhe oportune sot nė Shqipėri qė ēdo bashkėsie njerėzish nga ndonjė vend tjetėr, qė ėshte ngulitur nė territorin shqiptar gjatė kohėve, pavarėsisht se sa e vogėl nė numėr tė jetė, t'i bashkangjitet termi 'minoritet'" . Jemi dėshmitarė tash e sa kohė qė nė Shqipėri po nis njėfarė panairi ku po dalin gjithfarėsoj minoritete qė meritokan trajtim mė tė mirė nga ana e shtetit. Kjo mbirje e kėrpudhave 'minoritare' po shfrytėzohet nga qarqet me qėndrim dashakeq ndaj Shqipėrisė, pėr tė ngjizur njė shėmbėlltyrė para botės se shqiptarėt po i diskriminokan minoritetet! I dyti me radhė qė po stėrfryhet si 'minoritet' pas atij grek ėshtė ai 'maqedonas' - bullgar, qė banon kryesisht nė Prespė dhe nė disa fshatra tė rralla tė Dibrės. Sipas statistikave shqiptare, nė rrethinat e Prespės (zona e Korēės) ndodhen nja nėntė fshatra bullgare qė quhen 'Mala Prespa' (Prespa e Vogėl), si dhe nė Golo Brd (zona e Dibrės), me gjithsejt 4,000 vetė. Vėrehet qartėsisht se kėta bullgarė janė ardhacakė kėtu, sepse pas kėtyre zonave nė anėn tjetėr tė kufirit, pra nė IRJM, shtrihen toka shqiptare (Struga, Resnja). Nė njė reportazh tė TVSH-sė mbi njė nga fshatrat bullgare nė Prespėn e Vogėl, njė banor bullgar u shpreh para kamerės se 'ne jemi tė ardhur nga Maqedonia e Egjeut'. Pra, bėhet fjalė pėr ata bullgarė qė u zbuan sistematikisht nga politika shoviniste greke gjatė luftės qytetare nė Greqi, bullgarė qė mė vonė u vendosėn nė Manastir, Prilep e zona tjera, duke e pakėsuar numrin e shqiptarėve. Priftėrinj nga IRJM-ja vinė dhe kryesojnė mesha dhe shėrbesa fetare, nė kohėn kur klerikėt shqiptarė nuk lejohen tė shkojnė nga Shqipėria pėr tė mbajtur mesha nė IRJM (kuptohet si pasojė e Kishės Ortodokse 'maqedonase' qė ėshtė e subordinuar nėn atė bullgare). Autoritetet e IRJM-sė dhe ato bullgare e stėrfryejnė numrin e bullgarėve nė Shqipėri, duke e ngritur madje deri nė marrėzi: 100.000 bullgarė!!! Kėtė frymė tė shfrenuar hiperbolizimi e pėrcolli edhe njė nga televizionet kombėtare bullgare, qė transmetoi njė reportazh tė pėrgatitur nga gazetarėt bullgarė Maria Ivanova dhe Venizar Milenkov, nė maj tė vitit 2007 se gjoja nė Shqipėri janė 100 mijė bullgarė . Nė anėn tjetėr, sivjet nė fshatin Brod tė Dragashit (Sharrit) i ka hapur solemnisht zyrat 'Bashkėsia maqedonase gorane'. Kjo bashkėsi si e tillė na ėshtė regjistruar me vendim tė Ministrisė sė Shėrbimeve Publike tė Kosovės, mė 25 tetor 2007. Kryetar i bashkėsisė ėshtė Qamil Elezi nga Brodi. Formimin e kėsaj bashkėsie e kanė ndihmuar Kongresi Botėror Maqedonas, Lidhja e Maqedonasve me fe islame dhe Ministria e Punėve tė Jashtme tė







    Kėto harta tregojnė fort qartė zgjerimin territorial tė shteteve fqinje nė kurriz tė tokave shqiptarėve. Prej pjesės sė dytė tė shek. XIX, e deri nė pėrfundimin e Luftės sė Parė Botėrore, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia kanė pushtuar shumė territore tė banuara nga shqiptarėt si dhe e kanė spastruar popullatėn autoktone nga kėto rajone. Pas pushtimit shumė prej qyteteve e vendbanimeve shqiptare janė kolonizuar dhe asimiluar. Mungesa e njė shteti qė do t'i pėrshfshinte tė gjithė shpitarėt brenda ka qenė shumė e dėmshme pėr ne, ngaqė, nė mungesė tė njė shteti i cili do t'i mbronte, ata u gjendėn nėn shtypjen, dhunėn dhe gjenocidin e shteteve antishqiptare. Kjo pėrpjekje e fqinjve pėr rrudhjen e mėtutjeshme tė trojeve ku jetojnė shqiptarėt po vayhdojnė edhe sot e kėsaj dite. Ngjarjet mė tė freskėta janė dėbimi i shqiptarėve nga veriu i Kosovės nė vitin 2000, dhe spastrimi i shqiptarėve nga ky territor prej strukturave paralele tė Serbisė, pastaj spastrimi i Luginės sė Preshevės. Tash pėr tash, nė funksion tė zgjerimit tė territoreve tė kontrolluara nga Serbia ėshte procesi i decentralizimit etnik qė parashihet nga Plani i Ahtisaar-it. Kurse politikanėt kryesorė shqiptarė anembanė trojeve shqiptare, e tėra qė dinė tė na tregojnė ėshtė qysh populli shqiptar duhet tė kėnaqet me gjendjen ekzistuese, sepse kurrė nuk paska qenė mė mirė nė histori!

    http://www.library.umass.edu/spcoll/...n/1954_060.jpg
    http://www.library.umass.edu/spcoll/...n/1954_071.jpg
    http://www.library.umass.edu/spcoll/...n/1954_058.jpg
    Lehtėso trupin duke munduar mendjen!

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309
    historia shqiptare ne maqedoni


  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309
    Trimi legjendar ne viset e Maqedonise Xhemė GOSTIVARI


  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Drejtori i Muzeut Kombėtar Historik nė Sofje, Bozhidar Dimitrov, ka deklaruar se ka ide se ēfarė emri tė zgjedh Maqedonia.

    “Pėr dallim nga Greqia, Bullgaria nuk ka kundėr qė ata - mendohet pėr maqedonasit- tė marrin cilindo emėr qė duan nga trashėgimia jonė. Pėr shembull, Maqedonia mund tė quhet Bullgari ose Bullgaria Jugperėndimore dhe ne nuk do tė kishim asgjė kundėr”.

    “Madje edhe do tė duartrokisnim dhe nuk do tė thoshim se duan trashėgiminė tonė”, ka thėnė Dimitrov pėr agjencinė bullgare tė lajmeve “Fokus”, raporton Alsat M.

    “Maqedonia mund tė zgjedh emėr qė mban ndonjė toponim tė Mesjetės ose Antikės, mund tė quhen Dardania ose Iliria ose ēfarėdo emri tjetėr dhe tė hyjė nė Bashkimin Evropian dhe NATO”, ka theksuar Dimitrov.

    Nė Maqedoni jetojnė rreth 40 pėr qind shqiptarė, ndėrsa shumicė janė maqedonasit, qė pėr disa q1arqe nė Bullgari, nuk janė asgjė tjetėr veē bullgarė. /alsat-m/

  5. #5
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar mė parė nga Bajraku Lexo Postimin
    Drejtori i Muzeut Kombėtar Historik nė Sofje, Bozhidar Dimitrov, ka deklaruar se ka ide se ēfarė emri tė zgjedh Maqedonia.

    “Pėr dallim nga Greqia, Bullgaria nuk ka kundėr qė ata - mendohet pėr maqedonasit- tė marrin cilindo emėr qė duan nga trashėgimia jonė. Pėr shembull, Maqedonia mund tė quhet Bullgari ose Bullgaria Jugperėndimore dhe ne nuk do tė kishim asgjė kundėr”.

    “Madje edhe do tė duartrokisnim dhe nuk do tė thoshim se duan trashėgiminė tonė”, ka thėnė Dimitrov pėr agjencinė bullgare tė lajmeve “Fokus”, raporton Alsat M.

    “Maqedonia mund tė zgjedh emėr qė mban ndonjė toponim tė Mesjetės ose Antikės, mund tė quhen Dardania ose Iliria ose ēfarėdo emri tjetėr dhe tė hyjė nė Bashkimin Evropian dhe NATO”, ka theksuar Dimitrov.

    Nė Maqedoni jetojnė rreth 40 pėr qind shqiptarė, ndėrsa shumicė janė maqedonasit, qė pėr disa q1arqe nė Bullgari, nuk janė asgjė tjetėr veē bullgarė. /alsat-m/
    Dardania e Iliria jane te zena nga autoktonet.
    Qe sllavet te emertojne shtetet e tyre me keto emertime duhet te zhdukin se pari nja 10 milion shqiptar. Tani ju mbetet atyre qe t'i bejne llogarite.

Tema tė Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Letersia Shqiptare
    Nga new-man nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •