Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Ahmet Zogu dhe Xheri

    Zogu dhe Xheri, keshtu titullohej shkrimi ne nje reviste te perjavshme amerikane, afro shtatedhjet vjet me pare, rreth dasmes se mbretit Zog me Nenen Mbretereshe Geraldin, celebruar me 27 Prill te vitit 1938.

    Fund Prilli, mijera vete, shqiptar nga te gjitha krahinat, njerez te varfer me fytyra te vrazhda veshen ate dite, diten e dasmes se mbretit te tyre me te mirat rroba, kemishat debore te bardha, xhamadanet me Skenderbeun ne ballinat e tyre e fustanellat me pala, iu hipen c'kishin, kuajve a mushkave (edhe keta te dobet e te drobitur), lane shtepite e tyre per te kaptuar male e kodra e iu drejtuan Tiranes, kryeqytetit te tyre, qe ndonese jetonte kohe te turbullta ate kohe, ishte plot hijeshi e arome mire. Vinin ata ne Tirane per te nderuar dyzetedyvjecarin, mbretin Ahmet Bej Zogu i Pare, i cili martohej me Konteshen Geraldine Apponyi nga Hungaria, ose Xheri (keshtu i pelqente akoma asaj t'a therrisnin ate ashtu si dikur ajo ishte e vogel), njezetedy vjece, gjysme amerikane nga nena e saj Gledis Virxhinia Stuart qe ishte bije nga Manhatan i Nju Jorkut dhe gjysme hungareze nga i ati, konti Anton Apponyi nga Budapesti.

    Pervec gjakmarrjes qe pothuajse ishte bere tradicionale per shqiptaret ne ate kohe, te piret vence ne gostira ishte nje tjeter shqetesim, te dyja keto nga njera ane, e ne anen tjeter mbreti Zog, Zogu ishte finok dhe i njihte mire bashkekombesit e tij, jo vetem miqte, por edhe armiqte e tij te perbetuar dhe si i tille ai diti te shmang cdo te keqe, duke i kenaqur te gjitha palet dhe duke i mbajtur keta "te zene me pune" ne keto tre dite feste. Erdhen ne dasmen e tij nga te katert anet e Shqiperise, Gege e Toske bashke, i harruan ata dhe lane menjane grindjet e mosmarreveshjet qe kishin mes tyre dhe i trokiten me njeri-tjetrin faqoret me raki e fllashkat (gotat) me vere. Kur ahengu, hareja apo entuziazmi i dasmes vazhdoi edhe per te dyten dite, qeveria shqiptare u detyrua te paguaj nga ana e saj shpenzimet e rreth njeqind e pesedhjete cifteve pjesemarrese ne te, e paguret me raki a vere u mbushen e rimbushen. Dita e trete e dasmes se mbretit shkoi mrekulli fare, mbreti nuk pati asnje telash, "as edhe nje gjemb ne kembe nuk i hyri atij". Ne kohen kur oshtima e zerave te myezineve vinte nga minaret e xhamive e zbrazej tatepjete rrugeve, u shfaq kontesha Geraldin me trupin e saj te gjate dhe floket geshtenje ne te erret, veshur me nje mantel te bardhe, hipur ne nje karroce qe terhiqej nga kater kuaj te bardhe te shendetshem e te fuqishem, (kjo karroce ishte dhurate nga qeveria hungareze) e cila po i drejtohej nderteses se quajtur ne ate kohe "Royal Palace" (sot Pallati i Brigadave). Mbreti Zog nga ana e tij, i mbrojtur nga rojet e tij personal, po priste nusen e ardhshme, per t'a shoqeruar ate e shkuar sebashku drejt bibliotekes, me muret e saj lyer ne te verdhe e jeshile, prane bibliotekes ishte vendosur dhe koleksioni i armeve te tij te zjarrit, arme antike e te cmuara. Atje Hiqmet Delvina, nenkryetari i Parlamentit shqiptar, bashkoi ciftin; kjo pra ishte dhe ceremonia e thjeshte e marteses se myslimanit Ahmet me katoliken Geraldin, mbretereshen e re te shqiptareve.

    Jake Koci (Minister shteti ne ate kohe), njeri i besuar i mbretit Zog qe ka punuar per te dhe e ka pasur ate mbi koke per nje kohe te gjate eshte njeriu qe mundesoi njohjen dhe bashkimin e tij me Konteshen Geraldin. Ai ndihej tani teper i lehtesuar. "Gjithcka shkoi mire"- pohoi ai, e me tutje vazhdoi duke bere dhe pak humor, tha - "monarkut te vendit tone, nje vendi te vogel si yni, i duhet te jete i kujdesshem tani, martesa e tij me nje te huaj nuk duhet t'i behet sebep per t'u perzier ne politiken e jashtme".

    Shqiperia me tregtaret e saj qe shihej nga Italia si nje klientele e mire dhe nje fuqi goxha e madhe blerese, varesia e Zogut tek Musolini per nje kohe te gjate (qysh prej vitit 1927), huat pa interes te Qeverise italiane dhene shtetit shqiptar dhe prania e oficereve italiane ne ushtrine shqiptare, bene ate qe martesa e mbretit Zog me Konteshen Geraldine te merrte pelqimin e Benito Musolinit ose sic quhej ndryshe Duce. Ducja jo vetem e aprovoi martesen e tij, por pruri dhe dhendrin e tij, kontin Galeazzo Ciano, Minister i Puneve te Jashtme te Italise, i cili u detyrua te anulonte bisedimet Italo-Franceze ne Rome dhe te vinte ne Tirane per te marre pjese ne dasmen e mbretit Zog.

    Darovat (dhuratat) ne dasmen e mbretit ishin te shumta e u derdhen lume, nuk munguan dhurata dhe nga disa prijes shtetesh te Evropes, nga Adolf Hitler erdhi nje makine sportive Mercedes-Benz, mbreti italian Vittorio Emanuele dergoi nje dragua (statuj), nga Musolini erdhen kater vazo te bronzta qe dikur i perkisnin Napoleon Bonopartit, qilima Persian erdhen nga Kryeministri grek gjenerali Ioannis Metaxas dhe nje statuje (nje sekretare) erdhi nga lideri i te djathtes spanjolle, Gjenerali Francisko Franko.



    Mbreteresha Geraldine ishte e dyta mbretereshe me e re ne bote pas mbretereshes shtatembedhjete vjecare Farida e Egjiptit, ajo eshte po ashtu gruaja me prejardhje amerikane qe ulej ne fronin mbreteror si e para mbretereshe e Shqiperise moderne. Ajo nuk ishte vertete nje milionere, por te pakten ishte nje aristokrate, e cila punonte ne Muzeun Kombetar te Hungarise ne Budapest. Motrat e mbretit Zog princeshat

    Myzejen, Ruhije dhe Maxhide, kur po ktheheshin per ne atdhe nga nje vizite e bujshme qe kishin ne Amerike, ndaluan ne Budapest, shkuan per te pare Muzeun Kombetar te Hungarise, atje ato pane konteshen, e pikasen ate dhe menduan se ajo do te ishte gruaja e denje per vellane e tyre dhe nje kunate e mire per to. Zogu, ish prijes, malesor nga krahina e Matit qe dallohej per zerin e tij te cjerret dhe duhanin qe pinte shume, pa mbaruar mire nje cigare, ndizte tjetren. Eshte i pari mbret per

    Shqiperine moderne e cila ka qene e pushtuar per nje kohe te gjate nga Turqia dhe shpalli pavaresine e saj me 1912. Shkrimet ne gazetat shqiptare te asaj kohe pershkruanin se Zogu kishte nje kohe te gjate qe kerkonte te kishte nje grua te tille si me origjine amerikane.


    K.J
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Myzejen, Ruhije dhe Maxhide, kur po ktheheshin per ne atdhe nga nje vizite e bujshme qe kishin ne Amerike, ndaluan ne Budapest, shkuan per te pare Muzeun Kombetar te Hungarise, atje ato pane konteshen, e pikasen ate dhe menduan se ajo do te ishte gruaja e denje per vellane e tyre dhe nje kunate e mire per to.
    Ky paragraf ka nevoje per nje analize teper te thelle, pervec humorit...

    Myzejeni, Ruhija, dhe Mexhitja, princeshat, tre kokrra fshataresh te egra me nje shkalle te larte injorance dhe nje mungese te theksuar kulture, shkojne vizitojne nje muze, element te nje civilizimi te larte, ne nje nga kryeqytetet me te bukura te regjionit. Sigurisht, me elementet e tyre provinciale, veshtrojne dhe mendojne se kontesha, e bija e botes se civilizuar, do merrte per burre nje tjeter fshatar te vendit tone fatkeq.

    Por ja qe ndodhi, prandaj them ka nevoje per analize te thelle. U rrofte kunata...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    boraks..

    mbete nje injorant .. me nivelin e atyre enveristave qe per kulture kishin dysheme e tavan.. skecet e teatrit te kukullave..
    si ka mundesi te te mos jen hapur pak syte ty ne gjith kto vite pluralizem..
    gjynah..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Eh mer ti, s'ka fund fshati, mire qe e mban te gjalle ne zemer dhe ne tru ti.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •