Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17

    Filmi: Pylli i Lirise

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 18-03-2013 mė 19:45

  2. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Albo pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    bsdev (01-03-2017),Elytony (08-10-2013)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    “Kur kalėroja me ‘Kaprollin’ e Petrit Dumes pasi e dėnuan me vdekje”

    Alfred Bualoti: Ju rrėfej aktrimin me kalin e rrallė.

    “Vetėm pak muaj mė parė gjenerali ishte dėnuar me vdekje”

    Kali qė shfaqet duke aktruar me heroin kryesor tė filmit “Pylli i lirisė” ėshtė “Kaprolli” i Petrit Dumes, gjeneralit tė dėnuar me vdekje pėr tradhti tė lartė ndaj Partisė dhe pushtetit popullor.
    Fakti i panjohur nė vitet e diktaturės, ėshtė koleksionuar nga Alfred Bualoti, aktori qė i ka buzėqeshur fati tė kalėrojė me tė, si njė nga momentet e veēanta tė karrierės sė tij artistike.
    Nga aq sa rrėfen pėr mbresat e aktrimit me “Kaprollin” e famshėm Vlashi i “Pyllit tė lirisė”, tė bėn pėrshtypje mėnyra si ėshtė miqėsuar me kalin e personazhit historik, ndėrkohė qė njė marrėdhėnie tė tillė nuk e kishte provuar herė tjetėr, qoftė edhe me kuaj tė zakonshėm. Megjithatė, jo ēdo gjė na shkoi kreshendo, shton Bualoti duke kujtuar rastet kur e ka parė veten tė gjakosur poshtė kėmbėve tė tij. Sakaq, kujton me detaje rrethanat e rekrutimit tė “Kaprollit” pėr filmin “Pylli i lirisė”, si u zbulua vendndodhja e tij pas dėnimit tė Dumes, kush e orientonte me dinamikėn e skenarit gjatė xhirimeve, ēfarė ndodhi me tė pas pėrfundimit tė filmit…

    Zoti Alfred, nė filmin “Pylli i lirisė” shfaqeni duke kalėruar me njė kal tė veēantė. Nė ēfarė rrethanash u ėshtė besuar ky rol dhe sa tė vėshtirė e keni pasur kėtė lloj aktrimi?

    Tė aktrosh me njė kalė, sė paku duhet tė kesh kalėruar me tė. Mua nuk mė ishte dhėnė rasti kurrė, madje as nuk e kisha menduar tė hipja ndonjėherė nė shpinė tė tij. Pėr herė tė parė dhe tė fundit isha pėrballur me njė tė tillė nė vitet e fėmijėrisė, kur vizitoja familjen e gjyshit nė Pėrmet. Kontakt tjetėr deri atė herė nuk kisha pasur. Pikėrisht pėr kėtė arsye ngurova kur m’u ofrua roli i Vlashit te “Pylli i lirisė”…

    Kush ua ofroi rolin e Vlashit te “Pylli i lirisė”?

    Asokohe punoja nė Teatrin e Gjirokastrės. Kisha vetėm pak kohė qė kisha shkuar aty, i transferuar nga RTSH, nė emėr tė tė famshmit qarkullim kuadri. Kishte ndodhur kjo edhe me njė sėrė krijuesish tė brezit tim, tė punėsuar nė atė institucion fill pas diplomimit nė Akademinė e Arteve. Lajmin pėr tė marrė pjesė nė kinoprovat e filmit ma komunikoi njė nga zyrtarėt e kinoteatrit. Tė them tė drejtėn, e prita me gėzim. Oferta ishte e mrekullueshme, por edhe joshėse, pasi mė krijonte mundėsinė tė rikthehesha pranė familjes nė Tiranė. Qysh nė takimin e parė, regjisori mė njohu me subjektin e filmit dhe vėshtirėsitė qė paraqiste nė kėtė rast aktrimi me kuaj…

    Ēfarė e bėnte tė domosdoshme praninė e kuajve nė pamjet e filmit?

    Filmi i referohej njė ngjarjeje reale nė zonėn e Divjakės. Mė herėt, pėr tė Naum Prifti kishte bėrė njė tregim. Mbi subjektin e tij, Kiēo Blushi kishte shkruar skenarin e filmit. Pra, nė rastin e “Pyllit tė lirisė” kuajt nuk ishin njė gjetje artistike, por protagonistė tė zhvillimeve nė njė lagunė qė dominohet nga kuaj tė egėr. Vlash Zeka (roli im te filmi), njė banor i atyre viseve, jetonte duke u marrė me ta. I vėllai partizan kishte vrarė njė spiun tė italianėve. Kjo Vlashin e kishte vėnė nė shėnjestrėn e kėmishėzinjve. Ngado e ndjekin njerėzit e kėtyre tė fundit. E ndjek Lami, spiuni me damkė nė zonė. Po e ndjek dhe Ibrahim Beu qė vjen tė mbledhė kuaj tė egėr. Nė kėtė sfond qė dominohet nga kuajt, shfaqen ngjarje tė tensionuara. Momenti qė Vlashi e Lena dalin partizanė e fut historinė nė njė rrjedhė interesante…

    Pra, filmi bėn fjalė pėr njė ngjarje reale, qė do tė thotė se edhe Vlashi ishte njė personazh real…

    Ky Vlashi i vėrtetė jetonte nė njė kasolle nė tė dalė tė pyllit tė Divjakės. Vasil Goreja e quanin. Kontakti me tė ishte procedura e parė qė realizuam kur shkuam pėr xhirime nė terren. Ishte njė plak i moēėm, diku te 90-tat. Na tregoi historinė e tij me kuajt. Nė vitet e rinisė ishte bėrė i njohur pėr mėnyrėn si kapte dhe zbuste kuajt e egėr.. Na tregoi sakaq ngjarje tė tjera nga vitet e luftės…

    A ėshtė e vėrtetė qė kali te “Pylli I lirisė” ka qenė i Petrit Dumes?

    Ka qenė pikėrisht ai, “Kaprolli” i famshėm i gjeneralit tė njohur qė diktatura e martirizoi si puēist. Petrit Dumja e kishte pėrzgjedhur mes qindra tė tjerėve tė racės “Gjakpastėr arab” tė fermės sė Lazaretit…

    Si u bė “Kaprolli” i gjeneralit aset i Kinostudios dhe kush u mėsoi tė kalėroni me tė?

    Nevoja pėr kalin e heroit kryesor lindi kur kishte pėrfunduar faza pėrgatitore e filmit. Grupi realizues rrahu mendime e hodhi variante tė ndryshme pėr tė siguruar njė tė tillė. Regjisori, dhe sidomos skenaristi, kėmbėngulnin pėr njė kalė tė veēantė, sė paku tė ndryshėm nga ata tė lagunės sė Divjakės. Nė debat e sipėr, dikush pėrmendi fermėn e kuajve tė Ushtrisė. Aty pėr aty ideja e tij na bashkoi nė njė mendje. Tė nesėrmen u gjendėm nė Lazeret, por mėsuam se kuajt i kishin zhdukur. Kjo kishte ndodhur fill pas dėnimit tė gjeneralėve, me emrat e tė cilėve lidhej ferma e njohur. Qė kėtej u vumė nė kėrkim tė tyre.

    Dhe i gjetėt?

    Mė parė kontaktuam me njėrin prej specialistėve tė fermės. Fatmirėsisht, ai kishte qenė kujdestari i “Kaprollit”. Kur i thamė se kėrkonim kalin e Petrit Dumes, Xhemal Koēi(kėshtu quhej instruktori i kalit tė gjeneralit), u pėrlot dhe na tregoi se e kishin degdisur nė Pėrmet. Na u desh tė udhėtonim pėr aty. “Kaprollin” e gjetėm duke tėrhequr njė karrocė shkatarraqe. Ishte pėrēudnuar i tėri. Cigani qė e kishte pėrdorur si mos mė keq, i kishte prerė edhe jelet. Vendosėm pėr ta marrė. Pas procedurave tė rastit, e sollėm nė Tiranė. Xhemalit iu deshėn disa ditė pėr tė normalizuar pamjen e tij. E vetmja gjė qė nuk mund tė ndėrhynte, ishin jelet e prera. Me to u mor Ana, parukieria e talentuar e Kinostudios, e cila sajoi njė palė artificiale.

    Pra, erdhi momenti kur duhej tė hipnit nė kalin e Petrit Dumes…

    Mė pėrpara duhej tė miqėsohesha me tė, ta bėja shok nė kuptimin e plotė tė fjalės. Kjo, falė talentit tė Xhemalit qė komunikonte me “Kaprollin” sikur tė ishte njeri, u bė e mundur shpejt. Pastaj erdhi ēasti i provave tė kalėrimit. Provat e para ishin tmerrėsisht tė vėshtira. Gjatė tyre jam rrėzuar e gjakosur disa herė, por nuk u tėrhoqa kurrė. Ndoshta nga pasioni, ndoshta nga mosha e re. Mė nė fund ia mora dorėn…

    Kur nisėn xhirimet nė Divjakė dhe sa zgjatėn ato?

    Me sa mė kujtohet, xhirimet nisėn aty nga fillimi i majit ‘76 dhe zgjatėn gati tre muaj. Skenat e aktrimit nė terren me kalė ishin momentet mė tė vėshtira. Kėtu roli i Xhemal Koēit, instruktorit tė tij, ishte determinant. Ai fillimisht njihej me pjesėt e skenarit, studionte terrenin ku do xhirohej dhe instruktonte kalin si ta kishte ushtar tė bindur. Pastaj fillonte me mua. Mė tregonte si do veproja, si do hipja nė shpinė tė tij, si do ta komandoja, ēfarė do kisha parasysh nė rrethana tė veēanta…

    Patėt probleme me kalin gjatė xhirimeve?

    Kanė kaluar kaq vite, por disa syresh i kujtoj edhe sot. Kujtoj sidomos ēastet e veēanta kur kali nuk i bindej asnjė urdhri. Po, po kishte raste tė tilla. “Kaprolli” njihej si hamshor i papėrmbajtshėm. E tillė ishte raca qė i pėrkiste. Problemi mė i madh me tė ishte momenti kur afrohej ndonjė pelė hergjele, nga ato tė kories sė Divjakės. Atėherė nuk bėhej fjalė tė merreshe vesh me tė, qoftė edhe Xhemali. Ai tjetėrsohej i tėri dhe sulej turravrap, mbaronte punė dhe rikthehej. Kėtė huq ia njihte mirė Xhemali, i cili na ftonte pėr njė pushim tė shkurtėr. Gjatė xhirimeve ndodhi kėshtu disa herė, por pa qeder, siē thoshim atėherė.

    Si shkoi aktrimit me “Kaprollin” nė Divjakė?

    Ndryshe nga kalėrimi nė mjediset e Kinostudios, aktrimi me “Kaprollin” nė terren kishte mjaft tė papritura. Tė tillė e bėnte terreni i thyer, prania e kuajve tė tjerė, distancat e gjata nė vrapim dhe sidomos shpejtėsia qė shkonte deri nė 70 kilometra nė orė. Jam rrėzuar disa herė gjatė xhirimeve. Jam rrėzuar e gjakosur madje. Nė ēdo rast, ēuditėrisht, gjendesha para kėmbėve tė tij. Kur e vėshtroja nga poshtė, tmerrohesha. Mė dukej pėrbindėsh. Po sakaq ndalonte menjėherė. Ndalonte nė sekondė. Mėnyra si tė ruante ishte vėrtetė fantastike.

    Ėshtė njė pjesė nė film ku Vlashin e qėllojnė buzė detit dhe “Kaprolli” afrohet pėr ta ndihmuar. Si ėshtė realizuar kjo skenė?

    Ka qenė diēka krejt spontane. Nė skenar ishte parashikuar qė njėra nga kamerat tė ndiqte atentatin ndaj Vlashit dhe tjetra sfondin e pyllit pėrballė ku shfaqej diku “Kaprolli”. Kur u dėgjuan krismat, unė u rrėzova nė ujė. Ashtu duhet tė bėja. Sakaq, kali qė nuk e dinte “lojėn” u shkėput nga vendi ku ishte dhe u afrua kėmbė-kėmbė pėr tė mė ndihmuar. Ishte njė skenė e paparashikuar, por e mrekullueshme. Aty pėr aty mjeshtri Saimir Kokona, duke mė thirrur tė qėndroja pa lėvizur, nxitoi pėr ta hedhur nė celuloid. Nė pak sekonda u xhirua kėshtu njė episod brilant, qė nuk kishte nevojė pėr dubla, siē u thoshim…

    Po tjetėr ē’u kujton “Pylli i lirisė” dhe kali i Petrit Dumes me tė cilin aktruat aty?

    Ai ishte filmi i parė me ekran tė gjerė me ngjyra. Artdashėsi vendės nė pėrgjithėsi e mirėpriti. Madje u mirėprit edhe nga publiku i huaj. Vetėm nė Beograd na adresuan ndonjė vėrejtje.

    Ēfarė vėrejtjeje u bėnė nė Beograd?

    Unė nuk kam qenė gjatė shfaqjes sė filmit aty, por kolegėt mė kanė thėnė se u kishte pėlqyer gjetja e subjektit nga vitet e luftės, por kishin vėrejtje pėr “Kaprollin”. Shqipėria, ishin shprehur disa nga kritikėt e Beogradit, nuk posedon kuaj tė tillė. Ishte e pamundur t’i bindje pėr historinė e “Kaprollit”, i njohur si kali i Petrit Dumes.

    Cili ishte fati i “Kaprollit” dhe Xhemal Koēit pas pėrfundimit tė filmit “Pylli i lirisė”?

    Xhemal Koēi pėrfundimisht u bė pjesė e Kinostudios dhe pėr disa vite ushtroi profesionin e piroteknikut. “Kaprollin”, me sa mė kujtohet, e ēuan sėrish andej nga kishte ardhur, nė internim. Mė vonė kam mėsuar se e ēuan nė Stacionin Zooteknik tė Shkodrės.

    Kinoprovat me kalin e gjeneralit ne kinostudio
    Realizuesit e filmit “Pylli i lirisė” nuk e mbajnė mend si lindi ideja pėr tė bėrė protagonist tė tij kalin e gjeneralit, por nuk kanė harruar vėshtirėsitė e kinoprovave me tė. Sė pari, pėr tė bindur “Kaprollin” e famshėm qė t’i pėrshtatej skenarit, pastaj pėr ta aklimatizuar atė me Alfred Bualotin, qė nuk kishte hipur kurrė nė kalė. Jo tė lehtė e kanė pasur sakaq operatorėt, regjistruesit e zėrit, regjisori etj. Kalvari i kinoprovave nė mjediset e Kinostudios ka zgjatur rreth njė muaj, pėr t’u zhvendosur mė vonė nė Divjakė, nė sheshet e xhirimit.

    “Kali arab nė tokėn e shqiponjave”

    Artikull i revistės franceze “L’Internationale de I’Imaginaire”, me autor Jean Lui Guro, Paris, prill 1991

    “Unė pashė thesarin qė shqiptarėt nuk ia dinė vlerėn”

    “Ka nė Shqipėri njė thesar tė paparė, tė fshehur mirė, qė po ta zbulosh fiton mijėra dollarė. Ky thesar ėshtė kali i rrallė gjakpastėr arab”. Zbulimi i gazetarit francez, Zhan Lui Guro, publikuar nė revistėn “Ndėrkombėtare e imagjinares”, nė marsin e vitit ‘91, ėshtė pjesa mė interesante e reportazhit me titull “Kali arab nė tokėn e shqiponjave”. Autori ėshtė gjendur nė Shqipėri pėr studimin e kuajve nė kuadrin e njė programi pėr shkėmbime kulturore franko-shqiptare. Mė herėt, shkruan Zhan Lui Gjuro, kisha mėsuar se nė vitin 1957 ky vend kishte importuar nga ferma “Tverskaja” e Bashkimit Sovjetik 15 kuaj arabe, duke u bėrė vendi i shtatė nė botė posedues i racės sė famshme. Njėherazi me pėrshkrimin e kuajve qė ka gjetur nė Stacionin Zooteknik tė Shkodrės dhe historikun e trashėgimisė sė tyre, gazetari rekomandon krijimin e njė shoqėrie tė pėrbashkėt franko-shqiptare pėr mbarėshtimin e “arabėve gjakpastėr”. Po ēfarė shkruan tjetėr Zhan Lui Gjuro nė reportazhin “Kali arab nė tokėn e shqiponjave”….

    “Ka nė kėtė vend, nė Shqipėri, tė futur diku, tė fshehur mirė, ose tė paktėn qė bota nuk e di -po ashtu edhe vet shqiptarėt -njė thesar tė vogėl nė tėrė kuptimin e fjalės. Mjafton qė atė ta nxjerrėsh, ta fėrkosh, qė tė shkėlqejė, t’i bėsh njė paraqitje tė mirė dhe hop -ta shesėsh me peshė ari. Ky thesar ėshtė kali i rrallė “arabi gjakpastėr”. Unė pata rastin tė shikoja me sytė e mi vetėm nė Shkodėr dhe Spitallė tė Durrėsit shtatė hamshorė tė tillė, mė shumė se 30 pela dhe rreth 100 mėza. Disa syresh ishin me tė vėrtetė tė mrekullueshėm e besoj edhe shumė, shumė tė kushtueshėm, po tė kemi parasysh tregun ndėrkombėtar. Ka ndėr ta, po t’u referohemi ankandeve tė tilla nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė Gjermani, nė Bashkim Sovjetik e Poloni qė mund tė shiten pėr disa qindra, madje disa mijėra dollarė. Po kėta kuaj me kaq vlerė, nė rrethanat e gjendjen ku janė, tani nuk mund tė vlejnė as sa njė gozhdė. Kjo pėr arsyen e thjeshtė se kėta gjakpastėr arabė, vetėm pėr mungesė informacioni, nuk njihen nė shkallė ndėrkombėtare si tė tillė. Pėr rrjedhojė, pėr momentin ata nuk janė gjė tjetėr veēse- Tė pashitshėm! Ky thesar i padukshėm, ndoshta do tė mbetet kėshtu deri sa tė shuhet edhe i fundit ndėr ta. Ndoshta Franca do tė bėnte mirė tė ndėrhynte me autoritetin e saj qė kėta kuaj tė njihen nga ĖAHO. Unė kam qenė i pranishėm nė ankandin e zhvilluar nė fermėn “Tverskaja”, ku u nxorėn pėr shitje 43 kuaj tė kėsaj race dhe u shitėn 29 syresh kundrejt shumės 1.681.000 dollarė. Rekordin e arriti njė pelė 19-vjeēare, qė u ble nga njė holandez pėr 681 mijė dollarė. Me ēmimin mė tė ulėt, 10 mijė dollarė, u shit nė Finlandė njė hamshor pesėvjeēar. Njė tjetėr ēmim interesant: Njė pelė 20-vjeēare e bleu nė ankand njė amerikan pėr 100 mijė dollarė. Kėto kuota janė shumė larg atyre qė u shėnuan nė vitin 1981, ku shifra totale arriti tre milionė dollarė. Nė ankandin e atij viti, ndodhi qė njėri ndėr ta, hamshori “Pesmiar”, u ble njė milion dollarė dhe u nis pėr nė Shtetet e Bashkuara pėr tė vazhduar atje karrierėn e hamshorit-Yll. Ndėrkaq, nė njė ankand tjetėr tė kuajve tė racės “Tverskaja”, qė rrjedhin nga arabi dhe i ngjajnė atij, por jo me tė njėjtėn lartėsi(disa centimetra mė tė ulėt) shifrat e ēmimeve u ulėn ndjeshėm, duke shėnuar vlerėn mesatare 2000 dollarė pėr copė. Nė kėtė merkato, njė italian bleu gjysmėn e kuajve. Kuajt e rrallė nė tokėn e shqiponjave mesa duket kanė pėr tė humbur pa ua ditur kush vlerėn. Sidoqoftė, unė aty takova specialistė tė talentuar qė mė mėsuan historinė e kėtyre kafshėve tė famshme dhe dallova te ta pėrkushtimin pėr t’i ruajtur e mbarėshtuar, por konteksti nė tė cilin punonin nuk i favorizonte pėr njė sipėrmarrje tė tillė. Arabi aty kishte mbėrritur, siē mė thanė, nė vitet ’50, kur Shqipėria pėrjetonte frytet e miqėsisė sė mirė me Bashkimin Sovjetik. Divorci me kėtė tė fundit kishte pasuar me njė kalvar pėr fermėn e “arabėve”, e cila disa vite mė vonė ishte goditur sėrish nė emėr tė kundėrvėnies ndaj armiqėsisė sė Petrit Dumes, gjeneralit qė kishte iniciuar sjelljen e tyre nga ferma e njohur “Tverskaja” e Bashkimit Sovjetik.

    Shėnim: Nė shkrimin “Kali i Berqir Ballukut tėrhiqte karrocėn e ciganit te rruga “Bardhyl”, ėshtė pėrmendur gabimisht kali me emrin “Frashėri”, me tė cilin ka kalėruar ish ministri i Mbrojtjes nė vitet ‘70. Kali qė i referohet Arian Rugji nė intervistėn pėr “Panorama”, ėshtė “Fidani” trashėgimtari i tij. Edhe nė rastin e kalit tė Petrit Dumes, tė gjurmuar nga tė huajt nė fillimin e viteve ‘90, bėhet fjalė pėr trashėgimtarin e tij gjenetik.

    AFRIM IMAJ
    Panorama
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  5. #3

    Pėr: Filmi: Pylli i Lirise

    Link i ri i perditesuar ~

  6. #4

    Pėr: Filmi: Pylli i Lirise


  7. #5

    Pėr: Filmi: Pylli i Lirise

    Filmi Pylli i Lirise

  8. #6
    Marseli ! Maska e CeLi
    Anėtarėsuar
    08-11-2005
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    272

    Pėr: Filmi: Pylli i Lirise

    Po nderhyje me vonese por me duhet te te korrigjoje zotin Ilir .. kaprrolli sic quhej ne te vertete ka qen nje kam Arab i cili ndodhej ne ponen e Permetit nen Shqiperine komuniste dmth ne kooperativen e Permetit (zona Sémété ne Permet)dhe nje nga punojeset qe e kujdeste ka qene Safete Caushi (Dada).Po ashtu djali Safetes (Kamber Caushi) e trajnonte pothuajse perdit Kaprrollin dhe ka qen vet Kamber Caushi qe e cuar ne Divjake ku beheshin xhirimet e filmit Pylli i Lirise sepse sic dihet Kaprrolli ka den nje kam i egerr dhe shum pak njerez mund ta kaleronin apo ta qetesonin .. ��
    Rossoneri !

  9. #7

    Pėr: Filmi: Pylli i Lirise

    Link i ri i perditesuar

Tema tė Ngjashme

  1. Flaka E Lirisė Tė Kosovės
    Nga ZANOR nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 17:50
  2. Immanuel Kant
    Nga fisnik nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-09-2005, 04:21
  3. Liria
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 06:24
  4. Pyetje mbi dėnimet me vdekje nė Islam
    Nga FLORIRI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 16-03-2005, 05:59
  5. Amerike yll i Lirise! (A literary declaration of love to the US)
    Nga wittstar nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 15-05-2004, 04:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •