Viti kushtuar Darvinit dhe qėndrimi i krishterė ndaj teorive evolucioniste



09.02.2009

Fillon Viti kushtuar Darvinit, gjatė tė cilit do tė kremtohet njė pėrvjetor i dyfishtė: lindja mė 12 shkurt 1809 dhe botimi i veprės sė tij mė tė famshme “Mbi origjinėn e llojeve me anė tė pėrzgjedhjes natyrore” nė vitin 1859.

Pa dyshim, teoria e evolucionit e Ēarls Darvinit e ka ndryshuar pėrfundimisht pikėpamjen tonė mbi botėn dhe mbi vendin qė zė njeriu nė natyrė, i cili ėshtė vetėm njė hallkė e zinxhirit tė gjatė tė jetės.

Teoria e Darvinit ėshtė pėrdorur shpesh pėr tė mohuar ekzistencėn e Zotit, sidomos nga shkencėtarėt materialistė. Studimet e fundit mbi jetėn e Darvinit - nė veēanti biografia e shkruar nga pasardhėsi i tij Randal Kejnes, i cili ka pėrdorur njė sėrė dokumentesh private - vėnė nė dukje procesin, qė e ēoi shkencėtarin e madh tė braktisė Zotin. Vendimtare qe humbja e sė bijės, Enit, e cila vdiq para kohe. “Nuk arrij tė shoh me tė njėjtėn qartėsi si tė tjerėt – i shkruante Darvini njė miku – provėn e njė plani dhe tė njė mirėsie hyjnore pėrreth nesh. Pėr sytė e mi ka tepėr vuajtje nė botė”. E nė fakt, vetėm pas vdekjes tė sė bijės, Darvini e la pas fenė e krishterė njėherė e pėrgjithmonė.

Kjo pėrmasė personale e refuzimit tė fesė nga ana e shkencėtarit, gjithsesi nuk e largon teorinė evolucioniste nga besimi nė Zotin, siē e ka shpjeguar mė sė miri shkencėtari jezuit, Pierr Tejard dė Shardė. Pavarėsisht se si realizohet evolucioni i llojeve, nė tė ėshtė dora e Hyjit.

Por, problemi kryesor i ditėve tė sotme nuk ėshtė pėrputhja e teorisė darviniane me planin hyjnor pėr botėn. Puna kėrkimore-shkencore vė gjithnjė e mė tepėr nė dukje varėsinė e sjelljeve shoqėrore e kulturore tė njeriut nga biologjia. Vihet kėshtu nė dyshim ideja se aftėsia e njeriut pėr tė prodhuar kulturė, gjuhė, moral pėrbėn veēantinė e tij nė botė, se e bėn tė zgjedhurin e Hyjit nė krahasim me qeniet e tjera. Sulmohet kėshtu, pikėrisht ajo “diēka e veēantė”, qė i jep kuptim shpirtėror secilės prej jetėve njerėzore, tė marra njė e nga njė. Viti kushtuar Darvinit ėshtė pra mundėsi pėr bashkėsinė e krishterė, qė tė ripohojė vendin e njeriut nė planin e Hyjit dhe rolin e tij nė botė.

E bota e krishterė ka filluar tė lėvizė pėr kėtė. Tė martėn, mė 10 shkurt, nė orėn 11.30 nė Sallėn e Shtypit tė Selisė sė Shenjtė do tė paraqitet programi i Konferencės Ndėrkombėtare me temė “Evolucioni biologjik: fakte e teori. Njė vlerėsim kritik 150 vjet pas “Origjinės sė llojeve””. Konferenca, qė do tė mbahet nga 3 deri mė 7 mars, organizohet nga Universiteti Papnor Gregorian nė bashkėpunim me Universitetin amerikan “Notre Dame”, nėn patronazhin e Kėshillit Papnor pėr Kulturėn. Kjo konferencė ėshtė pjesė e projektit tė ashtuquajtur STOQ, qė lidh shkencėn, teologjinė dhe ēėshtjet ontologjike. Do tė marrin pjesė imzot Xhanfranko Ravazi, kryetar i Kėshillit Papnor pėr Kulturėn, prof. Mark Leklerk, jezuit, pedagog i Filozofisė sė Natyrės nė Universitetin Gregorian, don Xhuzepe Tancela-Niti, profesor i Teologjisė Themelore nė Universitetin papnor tė Shėn Kryqit dhe prof. Saverio Forestiero, pedagog i Zoologjisė nė Universitetin Tor Vergata tė Romės.