Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    Veshjet me interesante në “Grammy”2009

    Tepihu i kuq në edicionin e 51 të çmimeve “Grammy”, që u mbajtën të dielën në mbrëmje, ishte bërë me një përzierje të shkëlqimeve, bukurisë dhe satisfaksionit. Ky ishte problemi.

    Shumica e yjeve janë fotografuar në mënyrë perfekt, por moda ka treguar mungesën e një shpirti të lirë që e bënë “Grammy”-in të ndahet nga gjërat e tjera të ndarjes se çmimeve për këtë sezon.
    Aty ishte Jennifer Hudson e cila ishte veshur me ngjyrë të bardhë, të argjend dhe të zezë një kombinim ky shumë i rëndë për një shou të tillë; Sheryl Crow me një fustan të qelur me ngjyrë të kaltër të dizajnuar nga Toni Maticevski; dhe Taylor Swift, e cila paraqiste me shumë anën e saj seksi sidomos nga forma V në gjoksin e saj dhe ishte e veshur me një fustan të zi.
    Sara Bareilles ishte "shumë perfekte " me veshjen e saj pink të dizajnuar nga Louisa Beccaria me një rrip të kuq në mes që shkonte në mënyrë perfekt me të kuqin e buzëve të saj, ka thënë Suze Yalof Schwartz, redaktore e revistës “Glamour”.
    “Me pëlqente mënyra e jelekut të saj dantellat e jashtme. Po ashtu më pëlqej ngjyra pink dhe e kuqe. Ndjeva që ky kombinim i ngjyrave ishte shumë i mirë...Ishte shumë “cool”.

    Atmosfera e zjarrtë

    Fantazia e artistëve është shndërruar në një atmosferë të zjarrtë të veshjeve me kapistra të agjenda, dhe Jordin Sparks veshja e të cilës ishte bërë nga dizajnerja e Arizonës Debra Davenport ka pasur një metodë të një modeli në formë luleje dhe një luleje në fund.
    Katy Perry kishte veshur një fustan të lëpitur për trupi, kryesisht me ngjyrë pink me një gushore në fund.
    “Kështu kam përgatitur veshjen time një natë më parë për sonte kështu që mendova se do përfundoj si personi i veshur me se keqi. Por me erdhi nga poshtë, sepse edhe unë kam bërë një fustan për këtë natë natyrisht – sepse nuk kam dashur që dikush tjetër ta vesh këtë veshje – por kjo nuk ishte në rregull. Sepse ishte një ditë para festivalit”.
    Stilisti i saj ka zbuluar këtë fustan ngjyrë pinku që është bërë nga dizajneri libanez, Basil Roda. “Me është dashur të frymëzohem paksa në Liban që nga dje. Por tani po ndihem mirë. Jam shumë e lumtur që gjithmonë ka plan B”, ka thënë Perry.
    Duffy po ashtu kishte zgjedhur në minutat e fundit: një veshje koktej të dizajnerit Alberta Ferretti, me ngjyrë të zezë me një qafore argjendarie dhe një model trupor të një fustani asimetrik.
    Carrie Underwood kishte një fustan ngjyrë ari dhe kristal të dizajnuar nga Zuhair Murad, e që dukej bukur në fotografi, ka thënë Memsor Kamarake, redaktori i revistës “Vibe”.
    “Duket paksa i thjesht, më i thjesht se zakonisht”, ka thënë Kamarake. “”Gjithmonë i kemi dashur ‘Grammy’-it sepse janë paksa me serioz se Oskarët. Sot, kam dashur të di se çka do të veshin?”.
    Reperët përgjithësisht kanë qenë paksa me “out”.

    Baraspeshë e vërtetë

    “Ata nuk mund të rrezikonin të jenin shumë mburravec në këtë kohë, të fërkohen para se njerëzit të tubohen para tavolinës se tyre dhe ata të shkojnë në spektakël pak para dreke”, ka thënë Kamarake.
    Megjithatë, ai mendon që Young Jeezy, TI dhe Ne-Yo, të tre kanë arritur që të tregojnë personalitetin e tyre me veshjet e tyre, kurse Jay-Z është dukur i pastër në veshjen e tij – ashtu sikurse ka pritur publiku.
    Coldplay, thotë Kamarake, ka goditur paksa baraspeshën në veshje në këtë natë pasi që kanë pasur të veshur xhaketa më shumë ngjyra gjë që parkon me ballinën e albumit të tyre.
    Paula Abdul mund të këtë lënë njerëzit duke folur dhe bërë thashetheme për fustanin e saj ngjyrë verdh me disa fije argjendi, por në asnjë moment nuk dukej si JLo që kishte veshur në fustan të zi nga Versace.
    Mosha e vogël e Estelle dhe veshja e saj me ngjyra argjendi – komplet me shoshone – nuk ishte “nga ky planet’, thotë Yalof Schwartz, por kishte disa pjesë të admiruara të saj. “Ishte një veshje si e të çmendurave – por jo sikurse të atyre të Rock n’ Roll”.
    “Mendoni se kush do të vishte këto gjëra, por faleminderit Zotit që dikush i vesh ato”, ka thënë ajo.
    Në mirëbesim me trendët sotme është paraqitur Jason Mraz dhe Ne-Yo, dhe Miley Cyrus, e cila kishte të dizajnuar një fustan nga “Max Azria” dhe kishte të vëna byzylyk nga diamanti nga Mimi So.
    Ajo që duhet kujtuar medoemos janë veshjet e meshkujve të cilat kanë ardhur si kombinim të zi, të bardhë dhe bojë hiri.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-02-2009
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    1
    hey te dashur atdhetar
    ne jemi nga suedia, sa po kemi hapur nje faqe per fustana, ne gjuhen Suedish, Gjermansish edhe Anglish
    kliko te flamuri per ndyshimin e gjuhes
    w w w . n e t-a k t i o n . s e

    esht nej faqe per fustana
    na kontaktoni nese doni fustan si pas madhesis qe deshironi juve.

  3. #3
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220
    Me gjithe respektin per Ju bashke atedhetare qe kam mendoj qe kjo teme nuk eshte e kesaj natyre per Shitblerje
    Me gjithe Respekt

Tema të Ngjashme

  1. Markat tuaja të preferuara...ju pëlqen t'i përzgjidhni ato?
    Nga Fiori në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 288
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 06:16
  2. Veshjet per sezonin e vjeshtes....
    Nga Fiori në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 01-10-2023, 17:25
  3. veshjet e cameve
    Nga Elian70 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 12-05-2010, 15:18
  4. kostumet popullore
    Nga olimpiadisti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 19:27
  5. Kultura Tradicionale në Shqipëri
    Nga Ermal 22 në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-12-2006, 21:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •