Futbolli është lojë e bukur, por kjo nuk do të thotë se edhe të gjithë futbollistët janë të pashëm. Tabloidi britanik Sun e ka publikuar një listë prej 10 futbollistësh, të cilët i konsideron më të shëmtuarit në histori të futbollit.
Në këtë listë, që është konsideruar jo dhe aq e sjellshme, është futur edhe futbollisti i Milanit, braziliani Ronaldinho, i cili renditet i katërti për shkak të dhëmbëve të tij. Listës së futbollistëve më të këqij i prin Iain Dowie, që nuk njihet dhe aq, por ky sulmues luajti në disa skuadra angleze si Crystal Palace, Charlton, Coventry e Queens Park Rangers (QPR).
I gjori Dowie nga Sun është përshkruar si miks i të gjithë futbollistëve të tjerë të shëmtuar të top 10. Në ‘top-horror’ gjejnë hapësirë, ndër të tjera, edhe skocezi David Hopkin “flokëkuq”, kroati Robert Prosinecki, Peter Beardsley dhe sulmuesi aktual i Liverpool, holandezi Dirk Kuyt.
Lista e 10 futbollistëve më të shëmtuar
1. Iain Dowie
2. Luke Chadwick
3. Dirk Kuyt
4. Ronaldinho
5. Steve Ogrizovic
6. Trifon Ivanov
7. Robert Earnshaw
8. Peter Beardsley
9. Robert Prosinecki
10. David Hopkin
Krijoni Kontakt