edhe sa zgjat ????
se une se ndjek asiher po dua te di kush fitoi
edhe sa zgjat ????
se une se ndjek asiher po dua te di kush fitoi
JO SEKS PARA MARTESE
E Shqiperia ,nuk shpeton kollaj nga thashethemet ,dhe pikerisht ata te miret ,se te keqinjte te nxjerrin syte per ''nder '',i pame ....
te mirit e ben pershtypje ,nuk do llafe ,por eshte per mos ēare koken ,kush te analizon .....
Do zoti e fiton Adela ,me pelqen ajo vajze ,e zgjuar ,e matur ,e edukuar ,nuk ka ofenduar asnje megjithese e kan luftuar shume .
Dhe mua me erdhi keq kur mamaja e Bjordit per ca shprehje dialektikore te sajat e quajti pa edukat ,mendoj qe me e pjekur eshte Adela qe eshte 20 vjeē sa ajo qe eshte 50 ,(xheloze keqe katunarja).
Se din qe duhet te mbylli gojen ,qe mos te ngelet pa djale ,kane qene me te menēura se ajo dhe kane ''ndryshuar'',kot se kan quajtur gruan hoxha i nates......
Kėshtu ėshtė kur kakarisin pulat ! lol
Arjan KonomiAutostop pėr nė Big Brother
Flet Arjan Konomi, opinionisti i Big Brother Albania 2. Eksperti i gjeopolitikės qė sapo ka fituar njė ēmim pėr gazetarinė nė Vjenė rrėfen veten dhe karakteret e banorėve qė po i ndjek prej 3 muajsh
Qė nga koha kur u shfaq si opinionist nė ekranin e Big Brother Albania ishte krijuar ideja se ishte mision i (pa)mundur tė kapėsh Arjan Konomin, por nuk ishte gjė tjetėr veēse njė slogan skeptikėsh. E kėrkuam nė qiell, e gjetėm nė tokė. E thirrėm nėpėr Europė, u pėrgjigj nė qendėr tė Tiranės. E ftuam pėr njė takim, na ofroi njė pije... Tė jetė vallė ky Arjan Konomi?
I sapokthyer nga Austria ku ka fituar njė ēmim gazetarie duke u pėrzgjedhur nė mes 150 konkurrentėve, ka kaluar njė aventurė nė ajėr. Nė Vjenė ka humbur avionin, ndėrkohė qė i duhej tė merrte pjesė nė spektaklin e sė shtunės nė Tiranė. Dikush tjetėr nė vend tė tij do tė shante dreq o punė!, por Arjani ėshtė lutur engjėll o Big Brother. Rezultati? Ka pėrfunduar duke bėrė edhe autostope nė mes tė rrugės, por siē e pamė, ai ishte prezent nė spektakėl.
Tashmė e ka tė pashmangshme qė tė rrijė larg Big Brother jo pėr faktin pse ėshtė opinionisti dhe duhet tė bėjė detyrėn, por, sepse, pas kaq kohėsh duke ndjekur banorėt i ka ndodhur diēka krejt e ēuditshme: Ndjehet si prind pėr herė tė parė nė jetė! Dhe, tė mendosh qė ka qenė shumė skeptik kur ia kanė propozuar qė tė jetė ai njėri nga dy opinionistėt E si tė mos ishte, kur Arjani pėr shumė vite i ėshtė pėrkushtuar vetėm gjeopolitikės. Problemet e rajonit tė Ballkanit e sidomos ato tė shqiptarėve nė tė gjitha trojet ku ata ndodhen, kanė qenė objekti i shkrimeve tė tij nė Itali, por edhe nė Shqipėri. Mė pas eksperienca si Kėshilltar i presidentit Moisiu dhe aktualisht drejtor i revistės Shqip.
Mbase ėshtė njė eksperiencė qė duket krejt pa lidhje nė pamje tė parė me pjesėmarrjen e tij si opinionist nė Big Brother, por askush nuk do tė mund tė thotė mė tė njėjtėn gjė sikur minimalisht tė lexohet kjo intervistė Me mendimet e tij Arjan Konomi mund tė lidhė mė shumė se sa dy fusha, profile apo spektakle; connection people!
Arjan, ju sapo jeni kthyer nga Vjena, ku keni fituar njė ēmim gazetarie. Si arrinit tė ndiqnit qė atje Big Brother?
Natyrisht qė nuk kisha mundėsinė qė ta ndiqja qė kėtu, por arrija tė shikoja pėrmbledhjet nė internet. Nuk mund ta shmangia Vjenėn, pėr faktin se kisha fituar nė njė pėrzgjedhje prej afro 150 gazetarėsh nga vende tė ndryshme dhe pėr mua kjo ishte njė arritje e madhe profesionale, aq mė tepėr qė tema e artikullit ishte nga gjeopolitika. U detyrova ta lija takimet nė Vjenė pėr tė ardhur ditėn e shtunė pėr spektaklin, por pata njė ditė aventurė. Humba avionin pėr Tiranė dhe u detyrova tė marr njė avion pėr nė Mal tė Zi. Pastaj, me taksi deri nė Han tė Hotit. Aty bėra autostop pėr tė shkuar deri nė Shkodėr dhe qė andej me disa miq tė mi erdha direkt para se tė niste spektakli. Kur isha ulur nė kolltuk dhe kujtoja se sa kisha kaluar atė ditė, mė dukej e pabesueshme qė kisha mbėrritur.
Nė fakt ju keni shkruar fillimisht si analist gjeopolitik nga Italia dhe tani jeni opinionist nė Big Brother. Ēfarė e josh Arjanin nė dy profile kaq tė ndryshėm?
Gjeopolitika ka qenė fusha me tė cilėn jam marrė pėr shumė vite nė Itali. Problemet e rajonit tė Ballkanit e sidomos ato tė shqiptarėve nė tė gjitha trojet ku ata ndodhen, kanė qenė objekti i shkrimeve tė mia nė Itali. Pas shumė vitesh qė publikoja nė Itali, nisa tė shkruaj edhe pėr mediat shqiptare qė andej e mė pas u vendosa nė Tiranė. Ende vazhdoj tė publikoj shkrime nė Itali pėr ēėshtje gjeopolitike dhe sė fundmi kam patur dy analiza. Aktualisht po punoj pėr njė tjetėr. Ėshtė diēka krejt tjetėr tė jesh opinionist nė Big Brother. Nė fillim, kur ma propozuan isha pak skeptik, por mė beso, nuk ka gjė mė interesante sesa tė mendosh e tė flasėsh pėr karakteret e njerėzve dhe tė shpjegosh apo justifikosh marrėdhėniet e tyre mė njėri - tjetrin.
Arjan, sė bashku me Virusin ngjani si ėngjėlli dhe djalli. Na tregoni pak, si e shikoni ju nė tė vėrtetė tė bardhėn dhe tė zezėn nė Big Brother?
Ashtu dukemi (qesh)? Ėshtė menduar nga autorėt e programit qė tė ishim dy dhe tė bėnim analizė pėr ta. I miri dhe i keqi, duhej dhe i shėmtuari pėr tė bėrė filmin e Sergio Leone (qesh). Roli i tė mirit ėshtė qė tė pėrpiqesh tė nxjerrėsh nė pah cilėsitė pozitive tė banorėve e pėr tia bėrė mė tė qarta publikut, apo pėr tė shpjeguar ndonjė mosmarrėveshje qė lind midis tyre. Por kjo nuk do tė thotė qė nuk mund ti kritikoj. Ajo qė dua unė ėshtė tė bėj pyetje tė tilla, nėpėrmjet tė cilave ata tė vihen nė vėshtirėsi, si nga pyetja, ashtu edhe nga pėrgjigja. Kėshtu, publiku mėson diēka mė shumė.
Jeni dy meshkuj opinionistė nė Big Brother dhe asnjė femėr. Mendoni se ka njė arsye tė fortė pėr kėtė pėrjashtim?
Po se ndoshta ėshtė Vėllai i madh. Besoj do tė ketė nė versionin Motra e Madhe (qesh).
Sa e lehtė apo e vėshtirė ėshtė tė bėsh analizėn e karaktereve tė disa personave tė rinj nė moshė?
Nuk mund tė them asnjė nga kėto dy fjalė. Varet shumė nga karakteret. Disa janė thjeshtėsisht tė lexueshėm, disa janė mė me komplekse dhe shfaqen nė mėnyra tė ndryshme, sipas momentit. Por ėshtė me tė vėrtetė interesante ti shikosh njerėzit pėr ata ēfarė pėrfaqsojnė, pėr formimin e tyre, mendimet qė japin apo mentalitetet qė shprehin. Ėshtė edhe tej mase e bukur. Natyrisht qė janė cilėsitė e mira ato qė duhet tė vėshtrojmė dhe ata kanė tė tilla, sepse pėr kėtė arsye jaė pėrzgjedhur.
Ballafaqoheni me vėshtirėsi, pėr faktin se kur flisni, qoftė mirė apo edhe keq, ndonjėherė keni prindėrit apo familjarėt pėrballė?
Jo. Studio ėshtė e madhe dhe unė pėr veten time nuk ndikohem aspak nga kjo.
Si e shikoni njė reality-show tė tillė?
Unė e shikoj si njė format tė sukseshėm pėr njė arsye kryesore. Para se tė isha opinionist aty, unė mnedoja si shumica e intelektualėve, qė ėshtė Vuajerismi ose dėshira pėr tė spiunuar tė tjerėt, qė e bėn kėtė format tė ndiqet shumė. Por nuk ėshtė nė tė vėrtetė kėshtu. Arsyeja ėshtė shumė e thjeshtė edhe pse asnjė nuk e thotė. Ėshtė njė komoditet ta shohėsh atė. Ēdo tė thotė kjo? Ėshtė njė shfaqje televizive qė nuk ka as fillim e as fund. Nėse ti e sheh nė njė moment tė caktuar nuk ke humbur diēka mė parė. Nuk ndodh kėshtu me asnjė format argėtues. Edhe filmin po nuk e pe nga fillimi nuk ke dėshirė ta shohėsh mė tej. Edhe te njė telenovelė, po tė humbėn disa seri, nuk arrin ta ndjekėsh mė. Nė njė debat televiziv, po mos tė tė interesojė tema, ndėrron kanal. Aty nuk ka asgjė qė dihet, ndaj dhe kurioziteti ėshtė mė i madh. Mund tė trasformohen situatat papritmas nė njė debat tė ashpėr, apo tė ndryshojnė marrėdhėniet krejt papritur. Dhe njė arsye tjetėr qė e bėn tė suksesshėm ėshtė edhe fakti se mund ta ndjekėsh duke bėrė edhe gjera tė tjera nė shtėpi. Nuk tė bezdis, nuk ka muzikė dhe ka njė kolonė zanore qė tė duket sikur po ndodh normalisht nė ambjentin ku je ti.
Ėshtė i edukuar apo e ka kulturėn e duhur opinioni publik, pėr tė kuptuar apo mė saktė pėr tė mos keqkuptuar kėtė reality show dhe karakteret qė paraqet ai?
Patjetėr qė publiku e ka kulturėn pėr tė kuptuar njė reality show tė tillė. Kuptohet qė gjithkush, duke mė pėrfshirė kėtu edhe mua, e kupton sipas mentalitetit, formimit dhe kulturės sė tij. Prandaj, shpesh publiku edhe kur ėshtė fjala pėr tė njėjtin person, ndahet nė dy pjesė. Kėtu luan rol tė rėndėsishėm edhe opinionisti, i cili ėshtė aty pėr tė bėrė mė tė dallueshme cilėsi, qė ndoshta banori nuk ka patur aftėsinė ti shprehė qartė apo pėr tė shpjeguar sjellje tė veēanta tė tyre, duke patur parasysh edhe bagazhin kulturor qė ata mbartin tė kondicionuar nga edukata, familja, vendi ku janė rritur, etj.
Mendoni se ndikohet publiku nga opinioni juaj?
Nuk e di. Duhet ta thonė tė tjerėt. Nė pėrgjithėsi shumica e njerėzve mendojnė qė flet mirė, kur thua pikėrisht atė gjė qė ata e mendojnė. Unė shpresoj qė kur thuhet diēka, ndryshe nga ce mendojnė duhet tė vrasin mendjen, duke thėnė, a mund tė jet edhe kėshtu?
Cili ka qenė apo ėshtė karakteri mė i veēantė, qė ju nuk keni arritur ta zbėrtheni deri nė fund?
Nuk mund tė them se ka njė karakter qė nuk kam arritur ta zbėrthej, sepse ka qenė qėllimi im ta bėj kėtė. Mos harroni qė ata janė aty brenda prej tre muajsh dhe pas kaq kohėsh mbyllur nė njė shtėpi, me tė njėjtit njerėz dhe pa kontakte me jashtė, nė mungesė tė ēfarėdolloj informacioni zbėrthehen vetė.
A bėjnė realisht lojė banorėt dhe nėse po, cilėt e bėjnė mė mirė?
E kemi dėgjuar edhe nga banorėt e shtėpisė tė pėrmendim shpesh fjalėn lojė dhe unė nuk jam dakort pėr kėtė. Aty nuk ėshtė njė lojė, pavarėsisht se ka njė ēmim. Ata duhet tė kuptojnė qė votohen nga publiku dhe publiku do ata persona qė i bėjnė mė shumė pėr vete. Dhe mund tė bėsh pėr vete dikė nė njė bisedė, nė njė program tė vetėm, pra tė luash apo tė interpretosh pėr pak kohė, por nuk mund ta bėsh kėtė pėr tre muaj me radhė natė e ditė. Edhe aktorėt qė kanė fituar ēmimin Oscar nuk do tia kishin arritur dot. Publiku vlerėson ata qė janė mė shumė interesantė dhe me kėtė fjalė dua tė pėrfshij shumė. Pra, qė jo vetėm tė ketė karizėm, por edhe ti bėjė pėr vete. Ose mė mirė mos ta bėj kundėr, po tė kemi parasysh mėnyrėn e votimit qė ėshtė e tilla qė ti voton pėr atė qė do tė eleminohet; pėr atė qė tė shkakton mė shumė antipati, pėr njė arsye apo njė tjetėr.
Bjordi-Adela, nga pikėpamja juaj duket njė lidhje e vėrtetė apo lojė? Nėse ėshtė lojė, e kujt prej tyre?
Bjordi dhe Adela po jetojnė moshėn e pafajėsisė dhe ēdo gjė e tyre, pėrfshirė edhe ndjenjėn, ėshtė e pafajshme pėr gjykimin tim.
Arjoni - Anjeza, a ishte njė imitim i Bjordi Adela, dy partnerė qė u dashuruar nė shtėpi, apo njė marrėveshje nė heshtje pėr tė bėrė njė garė nė ēift?
Pėr kėtė duhet tė pyesni ata.
Mimoza po shkon drejt finales me gjumin dhe qetėsinė e saj. A ju duket e drejtė qė edhe pse nuk ėshtė aktive sa tė tjerėt (dhe ata qė kanė dalė), vazhdon tė jetė pjesė e lojės?
Natyrisht qė Mimoza ėshtė njė natyrė e qetė, por nuk mendoj aspak qė ajo ka fjetur gjumė. Biles, po ta shohėsh hollė, ajo ka qenė mė strategia aty brenda. Gjatė javėve normale ajo pėrpiqet tė mos bjerė shumė nė sy, ta ketė mirė me tė gjithė e mos tė pėrfshihet nė debatet. Ndoshta pėr tė mos tė dalė nė nominim. Dhe kur del nė nominim ato pak herė, ajo shkathtėsohet dhe bėhet aktive qė ti pėlqejė publikut jashtė. Pra, unė mendoj se ajo ėshtė i vetmi person aty brenda qė dallon se kur duhet tu pėlqejė banorėve dhe kur duhet ti pėlqejė publikut. E bėn kėtė me njė saktėsi tė tillė, qė unė mendoj se e ka instiktive, mė shumė sesa lojė. Pastaj edhe banorėt qė thonė po tė njėjtėn gjė me ju, kur vjen puna nuk e nominonin, sepse e kishin merakun tek mė tė fortėt, siē thoshin vetė ata.
Qetsori pretendon se bėn lojė, edhe kur nominon thotė se kjo ėshtė loja, banorėt brenda pohojnė tė njėjtėn gjė Ju, ēfarė do tė pohonit apo mohonit?
Nuk mendoj se Qetsori pavarėsisht se e thotė dhe vetė ai, po bėn lojė aty brenda. Pėrkundrazi mė duket si njė banorėt mė tė drejpėrdrejtė. Ajo qė mund tė thuhet pėr tė ėshtė njė lloj strategjie e menduar, e cila e bėn atė tė rregulojė apo tė ndryshojė aleancat e tij.
Adit duket sikur i shkon pėr shtat shprehja mirė me vjehrrėn, mirė me burrin
Ėshtė njė person i sinqertė, por pak oportunist, duke u tėrhequr nga debate tė forta dhe njėkohėsisht pėrpiqet ta mbajė mirė me tė gjithė. Nuk ėshtė aq naiv sa duket.
Tė kalojmė pak te Ari. Edhe ai ishte ndėr banorėt e fundit qė hyri nė shtėpi dhe pėr nga karakteri ėshtė shpėrthyes, agresiv dhe pse jo, edhe ofendues nė disa raste. Tė gjithė nė shtėpi e shajnė dhe ia kishin bėrė benė pėr nominim, por askush nuk e nominoi. Ēfarė mendoni ju se i bėri banorėt qė tė ndryshojnė mendje pėr tė?
Ndoshta, sepse kanė kuptuar qė ai vetė ėshtė ashtu si person, qė nuk shfaq keqdashėsi mbas asaj, por ėshtė pjesė e natyrės sė tij. Dhe se ka njė cilėsi qė ne shqiptarėt pak e kemi, qė edhe po tė grindesh, pas pak kohe e kalon dhe e harron. Pra, sillet sikur mos tė kishte ndodhur gjė. Dhe kjo ėshtė njė mėnyrė sjelljeje qė duhet tė mėsojmė tė gjithė.
A ju duket se djemtė kanė krijuar njė komplot kundėr vajzave, pasi ata shfaqen gjithnjė nė aleancė mes tyre dhe kanė humor me njėri-tjetrin, ndėrsa vajzat vetėm grinden dyshe-dyshe.
Nuk mund tė them se kam parė komplot ndaj vajzave, por ėshtė e vėrtetė qė djemtė janė shumė mė tė harmoni. Do tė thoja jo aleancė. Kjo vjen ndoshta edhe pse djemtė kėtė edicion kanė qenė mė tė pėrparuar se vajzat dhe shumė tė emancipuar. E keni vėnė re qė aty, qė kur janė futur nė shtėpi, janė ata nė shumicėn e rasteve qė gatuajnė, qė lajnė enėt, qė pastrojnė e qė kanė njė sens kolektiviteti mė tė madh sesa vajzat.
Pse ka ka shumė diasporė nė Big Brother, tė rinj qė kanė jetuar jashtė shqipėrisė pėr shumė kohė?
Mendoj qė kjo ėshtė njė nga ēelėsat e suksesit tė Big Brother. Dhe pėr mendimin tim ka bėrė gjėnė mė tė mirė. Duke sjellė tė rinj nga emigracioni nė kėtė format televiziv ėshtė sjellė edhe njė frymė perėndimore, njė kulturė europiane nga e cila ėshtė menduar qė tė mėsojnė diēka tė paktėn moshatarėt e tyre. Duke sjellė njė numėr jo tė vogėl tė rinjsh qė kanė jetuar nė Europė, BB ka realizuar atė qė mund ta quajmė si pėrplasje e dy kulturave, e dy mentaliteteve dhe gėrshetimin e tyre. Banorėt tė cilėt kanė jetuar nė Shqipėri, mbartin me vete edhe probleme tė ndryshme sociale e pėr tė cilat ata diskutojnė e japin edhe shpjegimin e tyre. Eksperiencat janė gjithnjė pėr tu marrė nė konsideratė e pėr tė mėsuar prej tyre.
Nga veriu nuk ka patur thuajse fare banorė, ose ata qė kanė qenė janė rritur jashtė, apo nė vende tė tjera. Pse?
Nuk di tė tė them, sepse nuk kam qenė pjesė e stafit pėrzgjedhės, por ka patur edhe nga veriu, Paulini. Mos harroni se dhe Kosova ėshtė veriu ynė dhe kjo, jo vetėm gjeografikisht.
Si e mendoni modelin qė krijon Big Brother?
Padyshim njė model pozitiv. Njė model emancipimi dhe respekti tė vetvetes. Dy gjėra qė ne shqiptarėt kemi aq shumė nevojė. Aq mė tepėr njė BB si ky shqiptari, ku dalin nė pah e trajtohen shumė probleme sociale, mentalitete tė prapambetura, paragjykime etj, ēėshtje pėr tė cilat ne duhet tė diskutojmė e tė flasim shumė.
Tė famshėm pa bėrė asgjė. Ėshtė diskutuar shpesh herė kjo tezė, jo vetėm kėtu, por edhe nė botė. Ju si mendoni?
Si, pa bėrė asgjė? A nuk ėshtė diēka tė rrish mbyllur pėr 100 ditė brenda njė shtėpie, sado komode tė jetė ajo? Problemi ėshtė se tani flitet shumė, por kur tė kalojnė disa muaj nga fama e tanishme, pak do tė mbetet nėse banorėt nuk do tė dinė apo nuk do tė jenė tė aftė pėr ta shfrytėzuar nė tė mirė tė tyre. Pastaj, pse mos tua japim kėtė kėtė kėnaqėsi disa tė rinjve, edhe pse kanė qenė tė panjohur? Nuk shoh asgjė tė keqe, derisa kjo eksperiencė i bėn tė lumtur disa njerėz. Pėrkundrazi, a ka mundėsira tė tjera qė ti bėjmė njerėzit e lumtur?
Cili ėshtė banori juaj i preferuar. Nėse do tė votonit kė edhe pse?
Pas kaq kohėsh tė gjithė i kam tė preferuar. Ėshtė si ti thuash njė prindi kė fėmijė do mė shumė. Ēfarė thashė? Njė prindi? O zot! Ja, e shikon njė tė keqe qė mė ka bėrė Big Brother?! Mė duket vetja si prind, pėr tė parėn herė nė jetė...
Arjan Konomi
Gjeopolitik deri nė detaj
nga Gazeta Ballkan, 9 maj 2009
Karriera e Arjan Konomit ka nisur nė Itali ku atje ka filluar ta ushtrojė gazetarinė pėr herė tė parė e pas disa vitesh publikimesh atje krijoi kontaktet edhe me shtypin shqiptar. Publikime ta shumta nė revistėn gjeopolitike Limes (botimi intelektual i sė pėrditshmes "La Repubblica"), ku prej vitesh ėshtė edhe anėtar i Kėshillit Redaksional tė saj, krahas intelektualėve mė me emėr nė Itali.
Arjanin e kemi parė nė televizionin italian Rai nė njė panelin e emisionit Pinocchio, tė drejtuar nga gazetari i famshėm italian Gad Lerner, ku debatonte pėr ēėshtjen e Kosovės me politikanėt mė tė lartė tė Italisė, ku ndėr to mbahet mend debati me kryetarin e Lidhjes sė Veriut, Umberto Bossi. Kėtė tė fundit Arjani e vuri me shpatulla pas muri dhe e detyroi tė kėrkonte falje para miliona teleshikuesve, kur ai (Bossi) shtrembėroi historinė e Kosovės nė favor tė serbėve.
Me Kosovėn ka njė lidhje tė veēantė, duke qenė se nė kohėn e represionit serb ka qenė pikėrisht nė Drenicė, nė zonėn mė tė nxehtė dhe ka qenė gazetari i vetėm shqiptar qė ka shkelur territorin e Kosovės, para se tė fillonte sulmi i Nato-s, duke rrezikuar jetėn prej milicisė serbe. Shkrimi tij mbi UĒK-nė do tė ishte i parė nė Europė qė hidhte dritė mbi ushtrinė ēlirimtare, duke analizuar edhe se si do tė ishte e ardhmja e saj politike, e mbi tė gjitha, qė nuk do tė pėrdorte terrorimin si mjet pėr arritjen e qėllimit; ēlirimit tė Kosovės.
Ka qenė referues nė dhjetra konferenca nė mbarė Italinė, nė nivele tė larta pjesėmarrjeje, ku ka mbrojtur me forcė ēėshtjen e shqiptarėve nė Ballkan. Nė Shqipėri, Arjani ka punuar si kėshilltar i Presidentit Moisiu pėr Marrėdhėniet Publike dhe mediat. Aktualisht ėshtė drejtor i revistės Shqip dhe ka bėrė dy publikime nė Itali me titull Nga Shqipėria e dytė tek Panalbania dhe Lufta sekrete e kapove tė Tiranės dhe Prishtinės.
johano,
po s'ka nevoje arjani me i bo biografine ktu,...lol
besoj se kush o i dit e njeh kush o arjani.
pastaj per te qeret,... sja kercet shume me dit...
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Ai Tiransi i pare qe doli si e kishte emrin ai TONI? bo ēa thashthemexhiu e intriganti ishte si gru e keqe (ose si mashkull k...rv).
L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.
saura loooooooool ate perashtypje me la edhe mua Toni.
per ju te tjeret amon me fjal me pak dhe sakt se i bje te lexoj shume.
kush do ta fitoj bigun nje here?
Do te thoja Qetesori por mu ka shlyer ne shume raste kur mundohet ti bej te tjeret qe te ken nivel ose mendime negative per tu dukur vet me i pak komplikuar dhe qe duhet fituar per lojen qe ka bere.
Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same
Bjordi, ai djaloshi i brishtė i cili nė fillim tė “Big Brother 2” mendohej se do na sillte spektakėl falė natyrės sė tij pa komplekse, si njė djalė i rritur nė perėndim, sot i ka kaluar tė gjitha parashikimet tona. Na ka mallėngjyer me historinė prekėse tė familjes sė tij, pasi nuk ka arritur tė takojė asnjėherė babain e tij biologjik, tė gjithė kemi mėsuar mbi detajet e jetės sė tij si dhe herėn e kaluar “Panorama Plus” botoi njė shkrim ku tregohej se ai ka edhe njė motėr nga babai e cila ka mundur ta njohė nga spektakli ashtu si i ati.
Bjordi i ka bėrė tė gjithė tė ėndėrrojnė me historinė e dashurisė me Adelėn, vajzėn e cila deri pak kohė mė parė ia kishte kthyer nė mision tė pamundur afrimin me tė. Ndėrsa sot falė kėmbėnguljes sė Bjordit, por edhe lojės jo pak tė sofistikuar tė Adelės, spektakli vazhdon edhe poshtė ēarēafėve. Mamaja e Bjordit ka qenė gjithnjė aktive nė spektakėl dhe nė media, duke e ndihmuar tė birin pėr mė shumė popullaritet dhe mbėshtetje.
Qysh nė fillim, mbase nga ėmbėlsia qė ai djalė ka transmetuar, Bjordi ėshtė lakuar si njė djalė qė pėlqen jo vetėm femrat por edhe meshkujt, fakt ky qė ėshtė pėrgėnjeshtruar nga ish e dashura e tij por edhe nga e ėma. Disa foto tė Bjordit tė publikuara nė gazeta dhe revista e tregonin atė tė veshur si femėr dhe nė disa pozicione provokuese me djemtė. Por historia e tij me Adelėn bėri qė tė mos flitej mė pėr kėtė argument. Ndėrkohė ne kemi arritur tė sigurojmė disa foto tė tjera, tė cilat e tregojnė Bjordin pėrsėri nė shoqėri me djem tė cilėt i afrohen dhe e prekin. Natyrisht nėse ai nuk do tė ishte bėrė i njohur, askujt nuk do t’i tėrhiqnin vėmendjen ato poza.
Fundja njė djali tė ri i lejohen tė gjitha. Por fakti qė televizioni po “prodhon” njė personazh tė ri publik, bėn qė tė kalohet nė skanerin mediatik ēdo detaj i jetės sė tij. Gjithsesi ne vijojmė ta pėlqejmė pėr ēdo gjė tė mirė qė ai arrin tė pėrcjellė tek teleshikuesit si dhe mendojmė se Bjordi ėshtė njė kandidat i fortė pėr tė shkuar deri nė finale e ndoshta edhe pėr tė qenė fitues.
You are the master of your fate...You are the captain of your soul...
Arjon Muca: Bjordi dhe Adela mund tė kenė bėrė seks Mon May 11, 2009 12:09 pm
--------------------------------------------------------------------------------
Nė atelienė Muēa, krahas klientėve tė zakonshėm tė cilėt porosisin veshjet e tyre, ka dhe disa vizitorė tė veēantė. Ata janė fansat e Arjonit, djalit bukurosh i cili la shtėpinė e “Big Brother” disa ditė mė parė. Ata kėrkojnė tė bėjnė fotografi me Arjonin, por nuk mjaftohen me kaq. Duan tė kenė diēka mė shumė qė t’i kujtojė djalin qė ata kanė zgjedhur si mė tė pėlqyerin e tyre. Prandaj dhe pėrfitojnė nga rasti pėr tė porositur tek prindėrit e Arjonit, disa veshje qė janė identike si tė tij, si psh njė jelek me ngjyra tė cilin Arjoni e ka veshur gjatė spektaklit “Big Brother”. Mbas eleminiminit Arjoni kalon shumė kohė nė atelienė e familjes sė tij, por nė kokėn e tij duket se ka shumė plane, njėri nga tė cilėt ėshtė edhe dėshira e madhe pėr t’u bėrė pjesė e televizionit si moderator nė ndonjė spektakėl pėr tė rinjtė. Ne biseduam me tė pėr gjithēka qė ju do tė dėshironit tė mėsonit e sidomos pėr vajzat.
Mbas daljes nė “Big Brother” je nga tė paktėt ish banorė qė nuk e frekuenton shumė jetėn e natės, pse?
Sepse nuk jam i apasionuar pas jetės sė natės dhe mbi tė gjitha tani jam i pėrqendruar nė planet e mia. Kam ardhur nė Shqipėri pak para se tė futesha nė “Big Brother” dhe pa u ambientuar akoma mora pjesė nė kėtė program dhe tani mė duhet tė mendoj se ēfarė do tė bėj mė tutje.
Mendon tė qėndrosh pėrgjithmonė nė Shqipėri apo nė planet e tua ėshtė Italia?
Jam kthyer pėrgjithmonė nė Shqipėri edhe pse nė Itali kisha krijuar njė jetė tė mirė, punoja, fitoja para, kisha miq, nuk mė mungonte asgjė.
Po me Roselėn ke folur qė kur ke dalė nga shtėpia?
Nuk kam folur, ajo mė ka bėrė zile pėr tė mė dhėnė njė shenjė qė e di qė dole nga “Big Brother” por unė nuk e mora pasi preferoj qė kur tė shkoj nė Itali pėr tė marrė ato gjėra qė kam lėnė aty, tė bisedoj sy mė sy me tė.
Miku yt i ngushtė na ka rrėfyer se historia me Roselėn ėshtė e mbyllur ndėrkohė qė tezja e saj nė njė gazetė ka pohuar tė kundėrtėn. Si qėndron e vėrteta?
Historia me Roselėn ėshtė e mbyllur dhe unė ia kam bėrė tė qartė. Tani e ardhmja ime do tė jetė kėtu nė Tiranė. Ajo ishte gati tė vinte tė jetonte edhe kėtu, por mendoj se asaj lidhjeje shumėvjeēare tashmė i ka ardhur fundi dhe ajo e ka tė qartė kėtė fakt, por unė nuk mund ta ndaloj atė dhe kėdo tjetėr tė provojė njė ndjenjė pėr mua.
Motra jote ka thėnė se Arjonin e pret dikush jashtė, cila ėshtė ajo?
Nuk kam asnjė vajzė nė jetėn time. Edhe vajzat me tė cilat paparaci juaj mė ka fotografuar, janė thjeshtė mikesha.
A je duke e ndjekur “Big Brother”?
Vetėm pėrmbledhjen ditore.
Ēfarė mund tė thuash pėr disa nga banorėt si Qetėsori, Adi…?
Me Qetėsorin lidha njė miqėsi tė sinqertė edhe pse ai ishte i ftohtė nė lojė pasi mendja e tij punonte vetėm pėr ēmimin. Pėr Adin ėshtė folur shpesh se i duhet ai ēmim qė ėshtė njė shumė e konsiderueshme parash, por mendoj se Adit mė shumė se ēdo gjė tjetėr do t’i duhej njė punė.
Mendon se historia e Adelės me Bjordin ishte mė interesante se ajo mes teje dhe Anjezės?
Nuk e di, unė u afrova me Anjezėn pasi vlerėsoj mirėsjelljen dhe pėrkujdesjen qė njė vajzė ka pėr mua. Nė atė shtėpi, kur dikush tė thotė mirėmėngjes duke tė bėrė njė kafe, tė bėn tė ndjehesh mirė, aq mė shumė mua qė vlerėsoj shumė xhentilesėn pasi vetė jam i tillė.
A ke bėrė seks me Anjezėn?
Jo.
Pse?
Sepse po flasim pėr diēka shumė intime tė cilėn nuk do ta dėshiroja ta bėja pjesė tė njė spektakli.
Po Bjordi me Adelėn mendon se kanė bėrė seks brenda asaj shtėpie?
Mbase po, pėrderisa tė gjithė i qepeshin diku iu lutur qė tė putheshin, ndėrkohė qė ata kishin kohė qė ishin puthur pa ditur ne asgjė. Kjo mė bėn tė mendoj se ata tė dy kanė shkuar mė tutje duke evituar qė tė tjerėt t’i shohin. Edhe Bjordi vetė ka thėnė nė fillim qė nuk do ta kishte problem tė bėnte seks nė prezencė tė kamerave.
Do vazhdojė lidhja me Anjezėn kur ajo tė dalė nga shtėpia e “Big Brother”?
Mendoj se po, gjithmonė nėse edhe ajo e dėshiron.
Arjon ne kemi siguruar disa foto tė Anjezės me djalin i cili thuhet se ėshtė i dashuri i saj. Nėse ėshtė e vėrtetė do tė zgėnjeheshe apo nuk do ta kishe problem?
Unė e kam pyetur Anjezėn nėse ka njė lidhje jashtė dhe ajo mė ka thėnė qė ka rreth njė vit e gjysėm qė ėshtė ndarė nga i dashuri pasi nuk i pėlqente mėnyra se si e trajtonte. Nėse do tė ishte e vėrtetė unė do tė zhgėnjehesha pasi gėnjeshtrėn e urrej dhe normal qė do tė tėrhiqesha pasi nuk do tė doja njė lidhje me probleme.
You are the master of your fate...You are the captain of your soul...
Krijoni Kontakt