Ne 8 shkurt 1880, ka edhe nje artikull te botuar ne Nju Jork Times mbi shqiptaret, pervec artikullit mbi grate suliote. E kam perkthyer me poshte, origjinalin e gjeni ne arkiven e gazetes amerikane, ketu.

Tipare Shqiptare

Diten e kaluar nje vendas i rrethit te Delvines po udhetonte dhe u ndesh me nje person qe po flinte nen nje peme, e menjehere i erdhi ndermend se ai person ishte drejtuesi i nje prej bandave me te famshme kusaresh. Me te hedhur syte rrotull per te pare se mos po vezhgohej, ia preu koken kusarit. Dy niper te kusarit te vrare kane ardhur per te jetuar ne Delvine dhe te gjithe e dine qellimin e vizites se tyre. Ata do te qendrojne aty per vite me radhe deri sa te marrin hak. Ndonjehere njeriu i kerkuar shkon te jetoje ne Ishullin e Korfuzit me idene se do te shpetoje, por ai ndiqet vazhdimisht dhe vuan ndeshkimin. Kur une ndalova ne Korfuz, ishte gjetur fill jashte qytetit trupi i nje shqiptari mysliman me koken e prere, e per kete arsye mendohej se ai ish ndjekur deri sa ish vrare. Ky eshte nje zakon i tmerrshem dhe i neveritshem, e teksa qendroja ne vendin tim ne Delvine duke veshtruar jashte dritares pamjen e mahnitshme te maleve e lendinave, te lumit e te pyjeve, te shtepive te mbuluara nga ullishtet, portokallet, sheget, pemet e mersines te shperndara ne te dyja faqet e kodrave te thepisura e qe zgjateshin per dy milje pergjate lendines, e tek tuk ndonje minare, e pastaj nje kishe te krishtere - ndjeva nje drithme teksa mendova se cdo shtepi ka mundesi te kete nje vrases. Pavaresisht kesaj, shqiptaret zoterojne nje sens kaloresiak. Ata me bene te ditur se nje i huaj mund te udhetoje ne siguri te plote nga njeri cep i Shqiperise ne tjetrin qofte me nje trajse te mbushur me ar, me kusht qe te shoqerohet nga nje grua, e kete e kam te konfirmuar edhe per pjese te tjera te vendit. Nje grua angleze qe njoh po udhetonte per t'u bashkuar me te shoqin ne Shqiperine veriore. Ajo shoqerohej vetem nga dy police. Ne mesdite, kish ndaluar te pushonte nen nje peme teksa nje burre i pashem, i armatosur gjer ne dhembe, iu shfaq papritmas dhe ia nisi bisedes. Te tjere iu bashkengjiten atij dhe ajo zbuloi se gjendej ne mesin e nje bande kusaresh, por ata u treguan teper xhentile dhe e percollen ate qetesisht. Keta tipa do ta kishin grabitur nje burre tjeter po te qe e mbase do ta detyronin te paguante edhe nje shperblese.